Category: Lajme

  • “Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane (VIDEO)

    “Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane (VIDEO)

    “Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane (VIDEO)

     Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka marrë rolin e “gazetares”, duke i drejtuar disa pyetje rreth jetës së tij.

    Ajo e pyeti se cili është vendi që i pëlqen më shumë, ndërsa përgjigjja e Fuegos ishte qyteti i Ulqinit.

     “Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë!”, i është drejtuar Fuego asaj, duke treguar për kujtimet e tij në këtë vend.

    Për të dëgjuar të gjithë bisedën mes tyre, ndiqeni videon më poshtë:

  • We go next year together, Olechka and Fuego plan ( VIDEOS)

      Olechka and Fuego have drawn closer than ever, while this time Olechka has taken on the role of Musakaetares, addressing some questions about his life.

    She asked the country she likes most, while Fuego’s response was the town of Ulcinj.

     Let’s go next year together.

    To listen to the entire conversation between them, follow the video below:

  • Hoxhaj rrëfen rrugëtimin me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në vitet e 90-ta

    Hoxhaj rrëfen rrugëtimin me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në vitet e 90-ta

    Hoxhaj rrëfen rrugëtimin me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në vitet e 90-ta

    Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka rrëfyer një pjesë të rrugëtimit të tij para angazhimit në politikë. 

    Ai ka folur për njohjen me ish-presidentin Hashim Thaçin dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veselin gjatë viteve studentore, si dhe për largimin nga Kosova në vitin 1993 dhe udhëtimin drejt Vjenës në pranverën e vitit 1994.

    Hoxhaj kujtoi se Thaçi ishte ndër njerëzit e parë që kishte takuar kur studionte histori dhe se përmes tij ishte njohur edhe me Veselin.

    “Unë kam qenë student i historisë në vitet 1987-88 dhe prej njerëzve të parë që i kam taku ka qenë Hashim Thaçi dhe përmes Hashimit kam taku edhe Kadriun. Me Hashimin kemi bisedu shumë për historianë”, tha Hoxhaj.

    Ai tregoi se në vitin 1994 ishte nisur drejt Vjenës bashkë me Thaçin dhe Nuri Bexhetin. Sipas tij, Thaçi qëndroi një muaj në kryeqytetin austriak para se të vazhdonte studimet në Cyrih, ku për studime shkoi edhe Veseli.

    “Kur unë kam lëvizë bashkë me Hashim Thaçin dhe Nuri Bexhetin, në 1994 kemi lëvizë drejt Vjenës. Hashimi ka qëndru një muaj në Vjenë dhe pastaj ka shku në Cyrih për studime. Kadriu gjithashtu ka lëvizë në Cyrih për studime. Kur unë kam shku për Austri, në Vjenë, për studime, kam shku me pasaportë falco, që ma ka dhënë një shok i historisë, që ka qenë kryetar komune pastaj në Maqedoni”, rrëfeu ai.

    Hoxhaj u kthye edhe te kalimi i kufirit në vitin 1993 dhe te muajt që kaloi në Shqipëri bashkë me Thaçin, para nisjes për në Austri, transmeton Klankosova.tv.

    “Kur e kam kalu kufirin në 1993, kam kalu përmes pikës kufitare që e lidh Kosovën me Tetovën dhe kam qëndru në familjen e një shokut tim. Kemi qëndru në Shqipëri disa muaj bashkë me Hashimin dhe në pranverën e 1994 kemi lëvizë drejt Vjenës për studime”, tha Hoxhaj, në emisionin “Shteg” me Dibran Hoxhën.

  • Hoxhaj confesss travel with Hashim Thaci, Kadri Veselini in the 90s

    IThe foreign minister, Enver Hoxhaj, has confessed part of his trip ahead of his involvement in politics. 

    He has talked about recognition with former President Hashim Thaci and former Prime Minister Kadri Veselin during student years, as well as leaving Kosovo in 1993 and traveling to Vienna in the spring of 1994.

    Hoxhaj recalled that Thaci was among the first people he met when studying history and that through him he had met Wessel.

    I was a student of history in 1987-88 and of the first people I met was Hashim Thaci, and through Hashim I have a meeting with Kadriun. With Hashim we have talked a lot about historians, Hoxhaj said.

    He indicated that in 1994 he was heading toward Vienna along with Thaci and Nuri Bexhet. According to him, Thaci stayed a month in the Austrian capital before continuing his studies in Zurich, where Wessel also went for studies.

    When I moved along with Hashim Thaci and Nuri Bexhet, in 1994 we moved towards Vienna. Hashimi has spent a month in Vienna and then went to Zurich for studies. Kadriu has also moved to Cyril for studies. When I went to Austria, to Vienna, for studies, I went with a falco passport, who gave me a friend of history, who was mayor then in Macedonia, he confessed.

    Hoxhaj also returned to the border crossing in 1993 and to the months he spent in Albania along with Thaci, ahead of his departure for Austria, broadcasts Klankosova.tv.

    When I crossed the border in 1993, I crossed the border across the border that connects Kosovo to Tetovo and stayed in the family of a friend of mine. We’ve been in Albania for several months with Hashim and in the spring of 1994 we’ve moved towards Vienna for studies, Hoxhaj said, on the news show, with Debra Hodza.

  • Universitetet franceze takohen me studentët kosovarë, prezantojnë mundësitë e studimit në Francë

    Universitetet franceze takohen me studentët kosovarë, prezantojnë mundësitë e studimit në Francë

    Përfaqësues të universiteteve franceze do të takohen me studentët kosovarë më 23 nëntor, në kuadër të Turneut të Ballkanit, në një aktivitet që do t’i kushtohet bashkëpunimit universitar ndërmjet Francës dhe Kosovës, shkruan Telegrafi.

    Sipas njoftimit të Ambasadës së Francës në Kosovë, aktiviteti do të organizohet nga Instituti Francez në Kosovë dhe do të hapet nga ambasadori i Francës në Kosovë, Jean-François Huchet.

    Nga ora 09:00 deri në 13:00 do të mbahet panairi i studentëve, ku të rinjtë do të kenë mundësi të njihen me programet e studimit të ofruara nga universitetet franceze dhe të shkëmbejnë drejtpërdrejt me përfaqësuesit e tyre rreth mundësive për të studiuar në Francë.

    Në njoftim bëhet e ditur se gjatë pasdites do të zhvillohen edhe takime institucionale ndërmjet universiteteve kosovare dhe homologëve të tyre francezë, me qëllim të shqyrtimit të mundësive të reja për bashkëpunim dhe partneritet.

    “Studentët do të kenë mundësi të njihen me programet e studimit të ofruara nga universitetet franceze dhe të shkëmbejnë drejtpërdrejt me përfaqësuesit e tyre rreth mundësive për të studiuar në Francë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Francës në Kosovë.

    Në fund të njoftimit, Ambasada u ka drejtuar një ftesë studentëve dhe përfaqësuesve universitarë: “Studentë dhe përfaqësues universitarë, ju mirëpresim!”/Telegrafi/

  • Benita për pëlqimin ndaj Klodit: Kur shoh për kë kam pasur pëlqim, them se në Big Brother edhe një gotë të pëlqen

    Benita për pëlqimin ndaj Klodit: Kur shoh për kë kam pasur pëlqim, them se në Big Brother edhe një gotë të pëlqen

    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Benita Zena, ka rikthyer në vëmendje një nga diskutimet që kishte marrë vëmendje gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në vend, atë të pëlqimit që kishte shprehur për Klodian Mihajn.

    E ftuar në emisionin “Big Cast” në Klan Kosova, ajo është pyetur nëse është penduar për ndjenjat dhe interesimin që kishte shfaqur ndaj tij gjatë kohës sa ishte pjesë e formatit.

    Benita nuk hezitoi të përgjigjej, duke lënë të kuptohet se pas daljes nga shtëpia dhe rikthimit në jetën e përditshme, e kishte parë situatën krejtësisht ndryshe.

    Foto: Screenshot/YouTube

    Ajo madje bëri një krahasim interesant, duke thënë se izolimi dhe qëndrimi për një kohë të gjatë larg realitetit mund të ndikojnë në mënyrën se si krijohen pëlqimet brenda shtëpisë.

    “Pasi që jam dalë prej Bigut dhe e shoh se për kë kam shpreh pëlqim, ndonjëherë edhe kjo gotë të pëlqen. Ka qenë efekti i izolimit, sepse nuk ka qenë preferencë e imja”, u shpreh ajo.

    Me këtë deklaratë, ish-banorja la të kuptohet se pëlqimi ndaj Klodit nuk ka qenë domosdoshmërisht një interesim që do ta kishte edhe jashtë formatit, duke ia atribuuar atë atmosferës së krijuar brenda shtëpisë.

    Kjo vjen si një tjetër koment për raportet dhe afrimitetet që krijohen gjatë qëndrimit në një ambient të izoluar, ku mungesa e kontakteve me botën e jashtme mund të ndikojë edhe në perceptimin e marrëdhënieve mes banorëve. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com

  • “Tash nuk paska trashëgimi kulturore”, Rama: Propozimi për operën aty ku po e bllokojnë kryeqytetin në emër të trashëgimisë

    “Tash nuk paska trashëgimi kulturore”, Rama: Propozimi për operën aty ku po e bllokojnë kryeqytetin në emër të trashëgimisë

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar lidhur me propozimin për operën.

    Ai në një postim në Facebook shkruan se propozimi për operën po bëhet aty ku po e bllokojnë kryeqytetin në emër të trashëgimisë.

    Lexoni të plotë postimin e tij:

    Tash nuk paska trashëgimi kulturore!

    Propozimi për operën aty ku po e bllokojnë kryeqytetin në emër të trashëgimisë!

    A nuk ka trashëgimi kulturore tash aty ku po e bllokoni “Ishullin Urban”, projekt që lidh 30.000 banorë me qendrën?

    Apo nuk përbën problem, kur ju duhet me paraqit një projekt kuturu, veç sa me thënë se po bëni diçka, pas vdekjes klinike të institucioneve kulturore prej se keni ardhë në pushtet?

    ❌Teatri Kombëtar i Kosovës 5 vjet i mbyllur.

    ❌Muzeu Kombëtar i Kosovës 5 vjet i mbyllur.

    E tash, propozim për Operën!

    Pa bashkëpunim me Kryeqytetin, pa koordinim e pa planifikim të përbashkët. Nuk e kam hallin që na ndeshen projektet. Sepse ju as nuk e filloni,si çdo projekt tjetër që e keni fol e nuk e keni realizu asnjëherë. Hallin e kam që qytetarët do të mbesin pa Operën.

    Prandaj, ejani të bashkëpunojmë që Opera potencialisht të bëhet.

    Ne jemi të gatshëm ta ndajmë hapësirën, t’i angazhojmë ekspertët më të mirë që kemi dhe t’ju ndihmojmë të koordinohemi në çdo hap.

    Që në fund të fitojnë qytetarët dhe artistët ta kenë shtëpinë që e meritojnë. /Telegrafi/

  • Dua Lipa bëhet emri kryesor i festivalit më gjigant të muzikës në botë

    Dua Lipa bëhet emri kryesor i festivalit më gjigant të muzikës në botë

    Dua Lipa bëhet emri kryesor i festivalit më gjigant të muzikës në botë

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, do të jetë një nga emrat kryesorë të festivalit gjigant të muzikës Coachella, ku do të performojë në ditën e parë të ngjarjes.

    Ylli i muzikës do të ngjitet në skenën kryesore të festivalit, i cili çdo vit mbledh miliona adhurues të muzikës nga vende të ndryshme të botës.

    Në mesin e artistëve të tjerë të paralajmëruar për ditën e parë janë edhe Madonna, Zara Larsson, Peggy Gou dhe Kehlani.

    Ndërkaq, në ditët e tjera të festivalit pritet të performojnë emra të njohur të skenës ndërkombëtare, si Tame Impala, The Neighbourhood, Becky G, SZA, Martin Garrix, Måneskin dhe Daddy Yankee.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • I want Lipa becoming the world’s top music festival

    The world-renowned Albanian singer I Love Lipa will be one of the main names of the giant Coachela music festival, where she will perform on the first day of the event.

    The music star will climb the main stage of the festival, which annually gathers millions of music fans from different parts of the world.

    Among other artists warned of the first day are Madonna, Zara Larsson, Peggy Gou and Kehlan.

    Meanwhile, in the other days of the festival, they are expected to perform popular international stage names, such as Tame Impala, The Neighbourhood, Becky G, SZA, Martin Garrix, Méneskin and Daddy Yankee.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • U ekzekutua me armë zjarri në Spanjë, shqiptari nga Vlora rezulton i dënuar për trafik ndërkombëtar droge

    U ekzekutua me armë zjarri në Spanjë, shqiptari nga Vlora rezulton i dënuar për trafik ndërkombëtar droge

    U ekzekutua me armë zjarri në Spanjë, shqiptari nga Vlora rezulton i dënuar për trafik ndërkombëtar droge

    Luka Beqiraj, 39-vjeçari nga Vlora i cili u vra me armë zjarri mesditën e së martës në Orihuela Costa, në provincën e Alicantes në Spanjë, rezulton të ketë pasur një të kaluar të lidhur me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Pas identifikimit të viktimës, të dhënat e publikuara më herët në mediat shqiptare rikthejnë në vëmendje përfshirjen e emrit të tij në një dosje të rëndësishme hetimore për trafikimin e drogës drejt Italisë. Beqiraj u arrestua në shkurt të vitit 2019 gjatë operacionit ndërkombëtar “Lulet e Pranverës”, të zhvilluar në bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare dhe italiane. 

    Operacioni kishte në fokus disa grupe të dyshuara për trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë. Gjatë hetimeve u sekuestruan sasi të konsiderueshme kanabisi dhe lëndë të tjera narkotike. Më pas, në janar të vitit 2020, Gjykata e Leçes në Itali e kishte dënuar Beqirajn me 4 vite e 6 muaj burgim, si dhe me një gjobë prej 24 mijë eurosh. Ndërkohë, vrasja e tij në Spanjë ndodhi teksa ndodhej në tarracën e një lokali pranë kompleksit sportiv Playa Flamenca Sport Club.

    Autori i dyshuar është afruar me një monopatinë elektrike, ka qëlluar disa herë në drejtim të shqiptarit dhe më pas është larguar me të njëjtin mjet. Pas ngjarjes, në vendin e krimit kanë mbërritur shërbimet policore, ndërsa hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit po drejtohen nga Guardia Civil.

    Deri më tani, autoritetet spanjolle nuk kanë bërë të ditur një motiv zyrtar për ekzekutimin. Mes pistave që po përmenden është ajo e larjes së hesapeve, por kjo mundësi mbetet e pakonfirmuar nga hetuesit. Autori i dyshuar vijon të jetë në arrati, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar.

    Burimi: Insajderi