
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, do të jetë një nga emrat kryesorë të festivalit gjigant të muzikës Coachella, ku do të performojë në ditën e parë të ngjarjes.
Ylli i muzikës do të ngjitet në skenën kryesore të festivalit, i cili çdo vit mbledh miliona adhurues të muzikës nga vende të ndryshme të botës.
Në mesin e artistëve të tjerë të paralajmëruar për ditën e parë janë edhe Madonna, Zara Larsson, Peggy Gou dhe Kehlani.
Ndërkaq, në ditët e tjera të festivalit pritet të performojnë emra të njohur të skenës ndërkombëtare, si Tame Impala, The Neighbourhood, Becky G, SZA, Martin Garrix, Måneskin dhe Daddy Yankee.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali