Category: Lajme

  • E papritur - Beharja lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, anulohet televotimi i javës

    E papritur – Beharja lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, anulohet televotimi i javës

    Një zhvillim i papritur ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku banorja Behare Maksutaj është detyruar të largohet nga gara për shkak të një situate të jashtëzakonshme jashtë shtëpisë.

    Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të spektaklit në Instagram, ku është konfirmuar largimi i saj i papritur.

    “Një situatë e jashtëzakonshme jashtë, e detyron Beharën ta lërë shtëpinë në këtë moment”, thuhet në njoftimin e publikuar nga produksioni.

    Deri më tani nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat që çuan në këtë vendim, ndërsa mbetet e paqartë nëse largimi i saj është përfundimtar apo i përkohshëm.

    Ndërkohë, produksioni ka njoftuar edhe një tjetër ndryshim në rrjedhën e lojës, duke bërë të ditur se televotimi i kësaj jave do të anulohet për shkak të largimit vullnetar të Behares nga shtëpia.

    Mbetet të shihet nëse produksioni do të japë sqarime të mëtejshme për situatën që çoi në largimin e banorës dhe nëse ajo do të ketë mundësi të rikthehet në garë. /Telegrafi/

  • Unexpected &#82/11; Beharya leaves Big Brother’s house V IPP Kosova 5 Canceled week television

    An unexpected development occurred in Big Brother’s home V IP Kosova 5, where resident Behare Maksutaj has been forced to leave the race due to an extraordinary situation abroad.

    The news was made known through an announcement on the official show site in Instagram, where its unexpected departure was confirmed.

    A state of emergency outside forces Beharra to leave her home right now, says the report published by production.

    So far no further details have been given concerning the circumstances that led to this decision, while it remains unclear whether its departure is final or temporary.

    Meanwhile, production has announced yet another change in the course of the game, suggesting that this week’s televoting will be cancelled because of Behare’s voluntary departure from home.

    It remains to be seen whether production will provide further clarification of the situation leading to the evacuation of the resident and whether it will be able to return to the race. /Telegraphy/

  • “Situatë e jashtëzakonshme jashtë”, Beharja largohet nga BBVK5

    “Situatë e jashtëzakonshme jashtë”, Beharja largohet nga BBVK5

    “Situatë e jashtëzakonshme jashtë”, Beharja largohet nga BBVK5

    Beharja është larguar nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 5.

    “Një situatë e jashtëzakonshme jashtë, e detyron Beharën ta lërë shtëpinë në këtë moment.” – njoftoi produksioni.

    Tashmë është marrë vendim që televotimi të anulohet.

    Beharja ishte në nominim, por pas daljes së saj nga shtëpia, votimi i hapur për publikun nuk do të vazhdojë më.

  • The extraordinary situation outside, Beharya leaves BBVK5

    BThe wind has left Big Brother’s house V IP Kosovo 5.

    An extraordinary situation outside forces Beharra to leave her home right now. The production announced.

    The decision has already been made to cancel.

    Beharja was in nomination, but after her leaving the house, open voting for the public will no longer continue.

  • Gunshots in Gjakova, two people remain wounded

    TGunshots fired in Gjakova left two people injured this afternoon.

    The case has been confirmed by police in this region, who have indicated that around 4:40 a.m., there have been reports by the Gjakova Hospital Emergency Centre that two people have sought medical assistance after allegedly being wounded by the firearm.

    Police stations have taken the scene, where three shells and a long automatic weapon were found and seized during the examination.

    Meanwhile, the suspected person has been arrested, while police, in co-ordination with the State Prosecutor, are taking necessary investigative action. /I did. tv

  • Të shtëna me armë në Gjakovë, dy persona mbesin të plagosur

    Të shtëna me armë në Gjakovë, dy persona mbesin të plagosur

    Të shtëna me armë në Gjakovë, dy persona mbesin të plagosur

    Të shtënat me armë zjarri në Gjakovë kanë lënë të plagosur dy persona pasditen e sotme.

    Rastin është konfirmuar nga policia e këtij rajoni të cilët kanë të bërë të ditur se rreth orës 16:40, janë njoftuar nga Qendra Emergjente e Spitalit të Gjakovës se dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se janë plagosur nga arma e zjarrit.

    Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja dhe një armë të gjatë automatike.

    Ndërkohë, personi i dyshuar është arrestuar, ndërsa Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. /Klankosova.tv

  • Pacientja pa diçka në karrigen e zbrazët, ajo që i tha infermieres është rrëqethëse

    Pacientja pa diçka në karrigen e zbrazët, ajo që i tha infermieres është rrëqethëse

    Pacientja pa diçka në karrigen e zbrazët, ajo që i tha infermieres është rrëqethëse

    Infermieria është një profesion që kërkon përkushtim dhe kujdes të vazhdueshëm ndaj të tjerëve, por për disa punonjës shëndetësorë, përvojat në spital mbeten të paharrueshme, madje edhe rrëqethëse.

    Një infermiere ka ndarë në TikTok një nga përvojat më të frikshme të karrierës së saj, pasi një paciente e moshuar i kishte treguar për një djalë të vogël që, sipas saj, po qëndronte në një karrige të zbrazët në dhomë.

    Ngjarja thuhet se kishte ndodhur gjatë një ndërrimi të natës në një spital në Luiziana të SHBA-së. Pacientja, rreth të 80-ave dhe plotësisht e vetëdijshme, e kishte thirrur infermieren rreth orës 02:30, duke i kërkuar ta kthente karrigen nga muri, shkruan Daily Star, transmeton Klankosova.tv.

    “Djali i vogël që është ulur në të po më buzëqesh. Nuk më pëlqejnë sa shumë dhëmbë ka”, thuhet t’i ketë thënë pacientja.

    Infermierja mendoi se bëhej fjalë për halucinacione dhe e ktheu karrigen nga muri. Por, rreth 20 minuta më vonë, pacientja e thirri sërish, këtë herë e përlotur.

    “Nuk është dashur t’ia kthesh karrigen”, i tha ajo. Kur infermierja e pyeti pse, përgjigjja e saj ishte edhe më e frikshme: “Sepse tani ai po qëndron pas teje”.

    Sipas rrëfimit, rreth orës 03:17 pacientja pësoi arrest kardiak dhe, pavarësisht përpjekjeve të stafit, ndërroi jetë.

    Por historia nuk përfundoi me kaq. Infermierja pretendoi se gjatë përgatitjes së dhomës kishte gjetur një shënim të palosur nën jastëkun e pacientes, ku shkruhej: “Ai nuk është djalë i vogël. Thjesht përkulet që ti t’ia shohësh fytyrën”.

    Ajo e lidhi këtë përvojë me vdekjen e një vajze shtatëvjeçare, e cila kishte ndërruar jetë në të njëjtën dhomë tre muaj më parë dhe, para se të vdiste, kishte bërtitur se po shihte një burrë në cep të dhomës.

    E frikësuar nga këto përvoja, infermierja pretendoi se kishte vendosur ta linte punën. Por edhe në ditën e fundit, sipas saj, një roje sigurie e ndaloi te dalja dhe e pyeti:

    “Pse ai djaloshi i vogël të ndjek gjithmonë nëpër korridor?”

    Rrëfimi u bë viral në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta. Megjithatë, bëhet fjalë për një histori të publikuar në TikTok, autenticiteti i së cilës nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur./Klankosova.tv

  • The patient saw something in the empty chair, what she told the nurse is thrilling.

    INfermia is a profession that requires constant commitment and attention to others, but for some health workers, hospital experiences remain unforgettable, even thrilling.

    A nurse has shared in TikTok one of the most frightening experiences of her career, for an elderly patient had told her about a young boy who, she thought, was standing in an empty chair in the room.

    The event reportedly took place during a night shift at a hospital in Louisiana, U.S.A. The patient, about 80 and completely conscious, had called the nurse around 2:30, asking her to turn the chair away from the wall, writes the Daily Star, broadcast Clankosova.tv.

    Little guy sitting on it is smiling at me. I don’t like how many teeth the patient said.

    The nurse thought it was hallucinations and turned the chair from the wall. But about 20 minutes later, the patient called her again, this tearful time.

    You shouldn’t have given her back the chair, she told them. When the nurse asked her why, her answer was even more frightening: Because now he’s standing behind you.

    According to the confession, about 3:17 a.m., the patient had cardiac arrest and, despite the efforts of the staff, passed away.

    But the story did not end. The nurse claimed that while preparing the room, she had found a folded note under the patient’s pillow, which read: He’s not a little boy. He just bends to see his face.

    She linked this experience to the death of a seven – year – old girl who had changed her life in the same room three months earlier, and before her death, she had shouted that she was seeing a man in the corner of her room.

    Frightened by these experiences, the nurse claimed that she had decided to quit. But even on the last day, according to her, a security guard stopped her from coming out and asked:

    Why does that little boy always follow you down the hall? )

    The confession became viral on social networks, prompting numerous reactions. However, it is a story published in TikTok, whose authenticity has not been independently confirmed. /Klankosova. tv

  • Jari Litmanen, mbreti finlandez që pushtoi Evropën dhe magjepsi Gerrardin e Xavin

    Jari Litmanen, mbreti finlandez që pushtoi Evropën dhe magjepsi Gerrardin e Xavin

    Jari Litmanen ishte një nga futbollistët më elegantë dhe më inteligjentë të gjeneratës së tij. Mesfushori finlandez shkëlqeu me Ajaxin në vitet ’90, fitoi Ligën e Kampionëve dhe la gjurmë edhe te gjigantë si Barcelona e Liverpooli.

    Madje, ndikimi i tij ishte aq i madh, sa disa prej emrave më të njohur të futbollit, përfshirë Steven Gerrardin, Xavin dhe Zlatan Ibrahimovicin, e kanë përmendur si një prej lojtarëve që i kanë impresionuar dhe frymëzuar.

    I njohur me nofkën “Mbreti”, Litmanen u dallua për teknikën e jashtëzakonshme, vizionin e lojës, pasimet e sakta dhe instinktin për gol.

    Edhe pse dëmtimet ia penguan të arrinte potencialin e plotë në vitet e mëvonshme, ai mbetet një prej futbollistëve më të rëndësishëm në historinë e Ajaxit dhe një ikonë e futbollit finlandez.

    Nga Finlanda drejt ëndrrës evropiane

    Talenti i Litmanenit u shfaq që në moshë të re. Ai debutoi në futbollin profesionist me Reipasin në vitin 1986, kur ishte vetëm 16-vjeçar, ndërsa në vitin 1990, në moshën 19-vjeçare, u shpall futbollisti i vitit në Finlandë.

    Pas paraqitjeve të mira në vendlindje, ai pati mundësinë të stërvitej edhe me Barcelonën, ku trajner ishte legjendari Johan Cruyff.

    Ky i fundit e ftoi finlandezin të punonte me ekipin e parë, ku pati mundësinë të përballej në stërvitje me emra të mëdhenj si Michael Laudrup, Hristo Stoichkov dhe Pep Guardiola.

    Megjithatë, rruga e tij drejt majës së futbollit evropian kaloi përmes disa klubeve finlandeze. Pas Reipasit, ai luajti për HJK Helsinki dhe MyPa, ku vazhdoi të dëshmonte se ishte një talent i veçantë.

    Në vitin 1992, paraqitjet e tij në Kupën e Finlandës bindën skautët e Ajaxit që ta rekomandonin për transferim në Amsterdam.

    Ajax, aty ku u bë legjendë

    Në Ajax, Litmanen gjeti ambientin ideal për të shfaqur gjithë potencialin e tij. Fillimisht trajneri Louis van Gaal nuk ishte plotësisht i bindur për rolin e tij në skuadër, por pasi e vendosi në pozitën e preferuar si mesfushor ofensiv, finlandezi tregoi menjëherë cilësitë e tij.

    Pas largimit të Dennis Bergkampit drejt Interit, Litmanen mori fanellën me numrin 10 dhe u bë një prej figurave kryesore të skuadrës holandeze. Ai u përshtat në mënyrë të përkryer me sistemin e Van Gaalit, duke krijuar një lidhje të jashtëzakonshme me lojtarë si Marc Overmars, Ronald de Boer, Edgar Davids dhe Clarence Seedorf.

    Në sezonin e tij të parë të plotë si titullar, ai shënoi 26 gola në kampionat dhe ndihmoi Ajaxin të fitonte titullin e Eredivisies. Performancat e tij ishin mbresëlënëse, ndërsa ish-kapiteni i Ajaxit, Danny Blind, e vlerësonte për inteligjencën taktike dhe aftësinë për të luajtur si mesfushor dhe si sulmues i dytë.

    Vetë Van Gaal kishte një vlerësim të jashtëzakonshëm për të, duke i thënë se gjatë karrierës së tij gjithmonë kishte kërkuar një futbollist me cilësitë e Litmanenit. Ishte një kompliment që tregonte rëndësinë e finlandezit në projektin e trajnerit holandez.

    Maja e Evropës dhe finalja e vitit 1995

    Kulmi i karrierës së Litmanenit me Ajaxin erdhi në sezonin 1994/95, kur skuadra holandeze fitoi Ligën e Kampionëve. Ajax arriti të mposhtte kundërshtarë të mëdhenj gjatë rrugëtimit drejt finales, përfshirë Milanin dhe Bayern Munichun.

    Litmanen ishte një prej lojtarëve më vendimtarë të skuadrës. Ai shënoi gola të rëndësishëm në fazën e grupeve dhe në gjysmëfinale, duke ndihmuar Ajaxin të siguronte një vend në finalen e Vjenës kundër Milanit.

    Në finalen e 24 majit 1995, finlandezi u aktivizua nga minuta e parë, por nuk ishte në gjendjen e tij më të mirë fizike për shkak të problemeve shëndetësore. Ai u zëvendësua në pjesën e dytë nga Patrick Kluivert, i cili në minutën e 85-të shënoi golin e fitores 1-0 për Ajaxin.

    Një vit më vonë, Litmanen ishte sërish protagonist në Ligën e Kampionëve. Ai shënoi në finale kundër Juventusit, por kësaj radhe trofeu përfundoi në duart e italianëve pas ekzekutimit të penalltive. Megjithatë, finlandezi e mbylli atë edicion si golashënuesi më i mirë i garës me nëntë gola.

    Barcelona dhe Liverpooli, respekti i legjendave

    Pas periudhës së jashtëzakonshme në Amsterdam, Litmanen u transferua te Barcelona në vitin 1999, ku u ribashkua me Louis van Gaalin dhe disa ish-bashkëlojtarë të Ajaxit. Megjithatë, dëmtimet e vazhdueshme e penguan të përsëriste paraqitjet e tij më të mira. Ai zhvilloi 32 ndeshje, por vetëm në 18 prej tyre ishte titullar.

    Në janar të vitit 2001, ai iu bashkua Liverpoolit, ku pavarësisht hapësirës së kufizuar, arriti të linte përshtypje të jashtëzakonshme te bashkëlojtarët. Steven Gerrard, në autobiografinë e tij, kujtonte se ishte magjepsur që në momentin e parë kur e pa Litmanenin në stërvitje.

    “Jari ishte si një mjeshtër shahu, gjithmonë duke parashikuar tri apo katër lëvizje përpara”, kishte shkruar Gerrard.

    Edhe Jamie Carragher ishte impresionuar nga cilësitë e finlandezit, duke shprehur keqardhjen që Liverpooli nuk e kishte transferuar shumë më herët. Sipas tij, dëmtimet e penguan Litmanenin të tregonte të gjitha aftësitë në futbollin anglez.

    Ndërkohë, Xavi e ka përmendur si një prej futbollistëve që e ndihmuan në fillimet e karrierës te Barcelona. Ai kujtonte se Litmanen i jepte këshilla, e inkurajonte dhe qëndronte pas stërvitjeve për të punuar individualisht. Edhe Zlatan Ibrahimovic, gjatë kohës së tyre te Ajax, e kishte vlerësuar për ndikimin që pati në zhvillimin e tij si sulmues.

    Në moshën 55-vjeçare, ende në fushën e futbollit

    Litmanen vazhdoi karrierën edhe pas largimit nga klubet e mëdha evropiane, duke luajtur në disa shtete dhe duke u rikthyer në Finlandë. Ai e mbylli në mënyrë jozyrtare karrierën profesionale te HJK Helsinki në vitin 2011, kur ishte 40-vjeçar.

    Por pasioni për futbollin nuk u shua asnjëherë. Në korrik të vitit 2026, në moshën 55-vjeçare, ai u aktivizua për ekipin e tretë të klubit estonez Kalev Tallinn, në një ndeshje që përfundoi me fitore 4-2. Madje, në atë takim pati mundësinë të luante përkrah djalit të tij 20-vjeçar, Caros.

    Nga një talent i jashtëzakonshëm në Finlandë, te triumfi në Ligën e Kampionëve dhe respekti i legjendave të futbollit, Jari Litmanen mbetet një emër i veçantë në historinë e këtij sporti.

    – YouTube www.youtube.com

    Një futbollist që nuk kishte nevojë për shpejtësi apo spektakël të tepruar, sepse inteligjenca, teknika dhe mënyra se si e kuptonte lojën e bënin të dallueshëm. /Telegrafi/

  • Irani heq kufirin prej 2.000 km për raketat e tij balistike – deri ku mund të arrijnë ato dhe çfarë do të thotë kjo?

    Irani heq kufirin prej 2.000 km për raketat e tij balistike – deri ku mund të arrijnë ato dhe çfarë do të thotë kjo?

    Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) njoftojnë se kanë hequr kufirin prej 2.000 km – të vendosur më parë nga vetë ata – për rrezen e veprimit të raketave të tyre balistike.

    Kjo ngre pikëpyetje nëse Teherani tani po shqyrton mundësinë e goditjes së objektivave përtej Lindjes së Mesme.

    “Ky kufizim është hequr për ne”, deklaroi të shtunën zëdhënësi i IRGC-së, gjeneral brigade Hossein Mohebbi, gjatë një konference për shtyp në Teheran.

    Mohebbi nuk specifikoi nëse Irani zotëron tashmë raketa që e tejkalojnë këtë kufi, por shtoi se vendi do t’i demonstrojë aftësitë e tij përmes veprimeve dhe jo deklaratave, ndërkohë që Teherani ka ashpërsuar qëndrimin e tij dhe ka kaluar drejt një doktrine ushtarake “ofensive”.

    Ky njoftim vjen pak ditë pasi Udhëheqësi Suprem, Mojtaba Khamenei, paralajmëroi se “çdo lloj dhe nivel kërcënimi” nga Shtetet The Bashkuara ose Izraeli do të përballet me një përgjigje që nuk njeh kufizime gjeografike.

    Mojtaba theksoi se Irani duhet t’i japë fund situatës së “as luftë, as paqe”, në një kohë kur gjendja në ngushticën e Hormuzit mbetet e paqëndrueshme, ndërsa portet iraniane përballen me një bllokadë detare nga ana e SHBA-së.

    Njoftimi vjen gjithashtu në një moment kur janë intensifikuar përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund “luftës” së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Të hënën, Trump deklaroi se ekziston një “momentum pozitiv” drejt përfundimit të armiqësive ushtarake, pas bisedimeve në Uashington D.C. me kryeministrin e Katarit, Sheik Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.

    Pra, çfarë ndryshon realisht heqja e këtij kufiri dhe pse Irani po e bën këtë pikërisht tani?

    Deri ku mund të arrijnë raketat e Iranit?

    Irani zotëron tashmë aftësi operacionale për të lëshuar raketa me rreze veprimi mbi 2.000 km, por deri më tani e kishte mbajtur këtë kufizim, duke u përqendruar te parandalimi rajonal.

    Raketat iraniane mund të godasin të gjithë Gadishullin Arabik, rajonin e Levantit dhe pjesën më të madhe të Egjiptit, si dhe zona në Evropën Juglindore, përfshirë Greqinë, Bullgarinë, Rumaninë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

    Për shtetet e Gjirit, ky njoftim nuk sjell ndonjë ndryshim të madh.

    Ato ndodhen tashmë brenda rrezes prej 2.000 km të Iranit dhe janë goditur vazhdimisht nga raketat iraniane që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën luftën më 28 shkurt.

    Ky ndryshim mund ta ndihmojë Iranin të vendosë disa nga lëshuesit e tij të raketave në pjesën lindore të vendit, nga ku do të nevojitej një rreze më e madhe për të arritur në Izrael.

    SHBA-ja dhe aleatët e saj evropianë druhen se Irani mund të godasë bazat amerikane në Oqeanin Indian dhe në Evropë.

    Në mars, Mbretëria e Bashkuar akuzoi Iranin se kishte lëshuar raketa drejt bazës së përbashkët SHBA-Mbretëri e Bashkuar në Diego Garcia, rreth 4.000 km larg Iranit.

    Teherani mohoi të ketë pasur si objektiv bazën që ndodhet në Oqeanin Indian, duke e cilësuar atë si një operacion izraelit të “flamurit të rremë” (false flag).

    Në vitin 2019, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania deklaruan se, sipas modeleve të tyre, një version i raketës iraniane “Khorramshahr” – e pajisur me një kokë luftarake më të lehtë – mund të arrinte një rreze prej rreth 3.000 km.

    Zyrtarë amerikanë kanë thënë gjithashtu se teknologjia nga programi hapësinor i Iranit mund të përshtatet për ndërtimin e raketave balistike ndërkontinentale, raportoi agjencia e lajmeve “The Associated Press”.

    Aktualisht, Irani nuk zotëron raketa balistike ndërkontinentale në arsenalin e tij.

    Muhanad Seloom, profesor i asociuar i politikës ndërkombëtare dhe sigurisë në Institutin e Dohas për Studime Pasuniversitare, tha për “Al Jazeera”-n se lëshimi drejt Diego Garcia-s e kishte arritur tashmë qëllimin e Iranit.

    “Irani e mohoi një gjë të tillë, por ata donin të jepnin sinjalin se e zotërojnë kapacitetin. Pra, po, ata e kanë kapacitetin”, u shpreh ai.

    Seloom, i cili është gjithashtu studiues nderi në Universitetin e Exeter-it, vuri në dukje lëshimet hapësinore të Iranit gjatë dekadës së fundit, duke thënë se, teorikisht, të njëjtat raketa mund të arrijnë kudo në botë.

    “Sa i përket efektivitetit, kjo është një çështje krejt tjetër”, tha ai, duke shtuar se Irani ndoshta mund të vendosë në shërbim raketa me një rreze prej rreth 5.000 km.

    E analisti iranian i sigurisë, Mohamed Taheri, shprehu një mendim të ngjashëm në kanalin shtetëror iranian “Channel 3”, duke thënë se, që nga mesi i viteve 2010, rrezja e veprimit nuk përbënte më një pengesë teknike për Iranin.

    “Edhe tani, nuk kemi asnjë kufizim teknik për të arritur distanca mbi 2.000 km”, tha ai.

    “Nëse do ta rrisnim atë rreze në 4.000 km, sigurisht që pjesa më e madhe e Evropës, si dhe një pjesë e konsiderueshme e Afrikës së Veriut, do të hynin brenda rrezes së raketave tona”, u shpreh Taheri.

    Si është përgjigjur Evropa ndaj kërcënimit raketor të Iranit?

    Njoftimi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) për heqjen e kufizimit që i kishin vendosur vetes, duket se shënon një ndryshim nga garancitë që Teherani i kishte dhënë Evropës lidhur me rrezen e raketave.

    Marrëdhëniet e Evropës me Iranin janë përkeqësuar për shkak të programit bërthamor të këtij të fundit dhe ambicieve të tij gjeopolitike në rajon.

    Klasifikimi i IRGC-së si grup “terrorist” nga Bashkimi Evropian, si dhe lejimi i SHBA-së për të përdorur baza në kontinentin evropian, kanë ngjallur zemërimin e Iranit.

    Gjatë këtij viti, Irani e ka paralajmëruar disa herë Bullgarinë në lidhje me praninë e aeroplanëve amerikanë në territorin e saj.

    Në prill, Teherani dërgoi një notë diplomatike, duke e paralajmëruar Bullgarinë që të mos lejojë avionët ushtarakë amerikanë të përdorin aeroportet e saj për operacione kundër Iranit.

    Kur parlamenti bullgar miratoi, në muajin korrik, vendosjen e deri në tetë aeroplanëve amerikanë për furnizim me karburant në fluturim (të tipit KC-135) në bazën ajrore të Bezmerit, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, deklaroi se vendimmarrësit bullgarë “duhet të mbajnë përgjegjësi” për këtë veprim.

    Ky ishte paralajmërimi i tretë i Teheranit drejtuar Sofjes.

    Në gusht, dy burime të brendshme iraniane i thanë Financial Times se bazat amerikane në vende si Bullgaria ishin vlerësuar si objektiva të mundshëm, duke e përshkruar kërcënimin për Evropën si real, por të kufizuar në jug dhe juglindje të kontinentit. Dy tankerë amerikanë u larguan nga Bezmer më 21 gusht.

    Muajin e kaluar, shefi i spiunazhit të Mbretërisë së Bashkuar tha se Irani po rrit shënjestrimin e bazave ushtarake në Evropë.

    Kjo ndodhi pasi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Andy Burnham tha se IRGC ishte “pothuajse me siguri” pas një komploti të dyshuar kundër Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) Fairford, një bazë ajrore e përdorur nga bombarduesit amerikanë për të kryer sulme ndaj Iranit.

    Incidenti bëri që SHBA-të të tërhiqnin aeroplanët e tyre ushtarakë nga objekti për shkak të shqetësimeve për sigurinë në fillim të këtij muaji.

    Teherani ka mohuar përfshirjen, duke thënë se ishte një operacion “me flamur të rremë”.

    Të hënën, ushtria amerikane evakuoi aeroplanët nga një bazë e dytë britanike, RAF Mildenhall, “pas një kërcënimi nga Irani”, sipas The Wall Street Journal.

    Tankerët e furnizimit me karburant u zhvendosën në Gjermani dhe gjetkë, dhe zyrtarët amerikanë ende po diskutonin natyrën e saktë të kërcënimit.

    Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar nuk e konfirmoi arsyen.

    “Aeroplanët dhe asetet e tjera lëvizin rregullisht sipas kërkesave operacionale”, tha një zëdhënës.

    Bazat në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani dhe Rumani janë ndër vendet e tjera evropiane që SHBA-të kanë përdorur gjatë konfliktit.

    “Është e mundur që në këtë luftë të lëmë mënjanë kufizimet gjeografike që kemi vërejtur që rrjedhin nga marrëdhëniet tona diplomatike me vende të caktuara dhe madje të jemi në gjendje të godasim bazat që ekzistojnë në Evropë”, tha Taheri i Iranit.

    Për qeveritë evropiane, njoftimi është “shqetësues… por jo alarmues”, tha Seloom i Institutit Doha.

    Raketat do të duhet të udhëtojnë larg për të arritur Evropën kontinentale ose Mbretërinë e Bashkuar, shpjegoi ai, duke u dhënë anëtarëve të NATO-s me asete në rajon paralajmërim të hershëm dhe kohë “për t’i kapur ato”.

    Ai tha se kërcënimi i Evropës nuk do t’i shërbente interesave të Iranit, pasi qeveritë evropiane nuk e mbështetën luftën e Trump dhe kanë shtyrë për një zgjidhje diplomatike pavarësisht se kanë paguar një çmim të lartë në kostot e energjisë.

    Kjo mund të ndryshojë nëse Irani fillon të shihet si një kërcënim për sigurinë ndërkombëtare, paralajmëroi ai, duke iu referuar Irakut, ku rezoluta të njëpasnjëshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së i paraprinë mbështetjes evropiane për pushtimin e vitit 2003.

    “Askush nuk mund t’i mbrojë politikat iraniane kur bëhet fjalë për kërcënimin e Evropës ose të Mbretërisë së Bashkuar”, thotë Seloom.

    Heqja e kufizimit, shtoi ai, sugjeron se Teherani “e sheh këtë konflikt tashmë si ekzistencial”.

    Kjo, argumentoi ai, është ajo që duhet ta shqetësojë të gjithë rajonin.

    “Kur u jepni idenë se kanë vetëm një mundësi – të vdesin – atëherë ata mund të bëjnë gjithçka. Nuk do të ketë më vija të kuqe”, tha ai.

    Pse po e bën Irani këtë tani?

    Meqenëse kufizimi ishte vendosur vullnetarisht nga vetë Irani, ai mund ta kishte hequr atë në çdo kohë.

    Për vite me radhë, Garda Revolucionare (IRGC) deklaronte se kufizimi shërbente për të siguruar vendet evropiane se ato nuk do të ishin në shënjestër.

    Mohebbi, zëdhënësi i Gardës Revolucionare, shkoi edhe më tej, duke thënë se nëse Irani vendos të ndryshojë doktrinën e tij bërthamore dhe të ndërtojë një bombë, do të bëhen përgatitjet e nevojshme.

    Një nga interpretimet është parandalimi: një paralajmërim për Uashingtonin dhe qeveritë evropiane që strehojnë aeroplanë amerikanë, se sulme të reja mund të sjellin një përgjigje më të gjerë.

    Kërcënimet e mëparshme të Iranit ndaj Bullgarisë u panë në të njëjtën dritë, si një përpjekje për t’i dekurajuar qeveritë evropiane që të mbështesin operacionet amerikane.

    Teherani po kërkon gjithashtu të fitojë avantazh diplomatik në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund konfliktit.

    Ai mund ta ofrojë heqjen e kufizimit si një lëshim, duke lënë të kuptohet se çdo kufizim i rrezes së veprimit tani ka një çmim në tryezën e negociatave.

    “Është e dyanshme”, tha Seloom.

    Ai argumentoi se Teherani sheh një dritare të ngushtë kohore para se Kongresi i ri amerikan të mblidhet në janar, periudhë gjatë së cilës Trump do të dëshirojë një marrëveshje që mund ta paraqesë si sukses.

    Vendimi për të hequr kufizimin, tha ai, “synon në thelb ta shtyjë administratën Trump drejt një marrëveshjeje, në vend që të nisë një fushatë tjetër veprimesh ushtarake”.

    Me Trumpin që kërcënon të godasë ura dhe rrjetin elektrik, Irani po “dërgon sinjalin se mund të veprojë në mënyrë edhe më ekstreme”.

    Çfarë ka thënë historikisht Perëndimi për raketat e Iranit?

    Shqetësimi perëndimor lidhur me raketat e Iranit ka qenë i pranishëm paralelisht me çështjen bërthamore për më shumë se një dekadë.

    Marrëveshja bërthamore e vitit 2015, e nënshkruar nën presidentin e SHBA-së, Barack Obama, vendosi një kufizim në programin bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

    Rezoluta 2231 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila miratoi marrëveshjen bërthamore, e njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), vendosi një frenim në programin e raketave balistike të Iranit.

    Këto frenime skaduan në tetor 2023, pas së cilës vendet perëndimore shprehën shqetësime në lidhje me aktivitetet raketore të Teheranit.

    Në shtator 2025, Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar rivendosën sanksionet ndaj Iranit për shkak të pasurimit të tij bërthamor.

    Por Teherani mbrojti rritjen e pasurimit pasi fajësoi Trump për tërheqjen nga marrëveshja e vitit 2015.

    Trump e vendosi shkatërrimin e programit raketor dhe bërthamor të Iranit si qëllimet kryesore të luftës së nisur në shkurt.

    “Ne do t’i shkatërrojmë raketat e tyre dhe do ta rrafshojmë me tokë industrinë e tyre të raketave”, kishte thënë ai.

    Disa ditë më vonë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se qëllimi ishte shkatërrimi i raketave sulmuese iraniane dhe i prodhimit të raketave.

    Megjithatë, ekspertët dhe vlerësimet e inteligjencës amerikane tregonin se programi raketor i Iranit ishte ende vite larg nga mundësia për të kërcënuar territorin e Shteteve të Bashkuara.

    Para luftës, Irani zotëronte arsenalin më të madh të raketave balistike në Lindjen e Mesme, i cili vlerësohej të ishte midis 2.500 dhe 6.000 raketa. /Telegrafi/