Të shtëna me armë në Gjakovë, dy persona mbesin të plagosur

Të shtëna me armë në Gjakovë, dy persona mbesin të plagosur

Written by

in

Të shtëna me armë në Gjakovë, dy persona mbesin të plagosur

Të shtënat me armë zjarri në Gjakovë kanë lënë të plagosur dy persona pasditen e sotme.

Rastin është konfirmuar nga policia e këtij rajoni të cilët kanë të bërë të ditur se rreth orës 16:40, janë njoftuar nga Qendra Emergjente e Spitalit të Gjakovës se dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se janë plagosur nga arma e zjarrit.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja dhe një armë të gjatë automatike.

Ndërkohë, personi i dyshuar është arrestuar, ndërsa Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. /Klankosova.tv