Category: Lajme

  • Ekzekutohet 39-vjeçari shqiptar në Spanjë, vrasësi me pagesë ikën me skuter elektrik

    Ekzekutohet 39-vjeçari shqiptar në Spanjë, vrasësi me pagesë ikën me skuter elektrik

    Ekzekutohet 39-vjeçari shqiptar në Spanjë, vrasësi me pagesë ikën me skuter elektrik

    Një 39-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në një atentat të ndodhur në zonën e Orihuela Costa, në Spanjë. Sipas mediave spanjolle, dyshohet se vrasja lidhet me një larje hesapesh.

    Ngjarja e rëndë është regjistruar pak para orës 13:00, në ambientet e kompleksit sportiv dhe argëtues “Playa Flamenca Sport Club”.

    Viktima ndodhej në tarracën e një lokali, kur një person i armatosur iu afrua dhe shtiu disa herë në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.

    Pas kryerjes së atentatit, autori, i dyshuar si vrasës me pagesë, është larguar nga vendi i ngjarjes me një skuter elektrik. Këtë detaj e kanë bërë të ditur dëshmitarët që ndodheshin në zonë në momentin e të shtënave.

    Policia spanjolle ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes dhe identifikimin e autorit, i cili është shpallur në kërkim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • 39-year-old Albanian in Spain executed, paid killer flees with electric scooter

    A 39-year-old Albanian has been killed with firearms in an assassination in the area of Orihuaela Costa, Spain. According to Spanish media, the murder is allegedly linked to a reckoning.

    The heavy event was recorded shortly before 1: 00 p.m., in sports and entertainment facilities Play Flammentia Sports Club.

    The victim was on a bar roof when an armed person approached him and shot him down several times, leaving him dead.

    After conducting the assassination, the author, suspected of being a hitman, has left the scene with an electric scooter. This detail has been revealed by witnesses in the area at the time of the shooting.

    Spanish police have launched investigations into the complete whitelight of the murder circumstances and identification of the author, who has been declared at large.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Olluri kritikon PDK-në për Ligjin për Specialen: Kush ishte eksperti që i mashtroi qytetarët që dolën në shesh? Publikone emrin

    Olluri kritikon PDK-në për Ligjin për Specialen: Kush ishte eksperti që i mashtroi qytetarët që dolën në shesh? Publikone emrin

    Olluri kritikon PDK-në për Ligjin për Specialen: Kush ishte eksperti që i mashtroi qytetarët që dolën në shesh? Publikone emrin

    Gazetari Parim Olluri, në emisionin “Pressing”, ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) lidhur me qëndrimin e saj për Ligjin për Gjykatën Speciale, duke kërkuar përgjegjësi për atë që e cilësoi si mashtrim ndaj qytetarëve që për javë të tëra protestuan në shesh.

    Olluri ka theksuar se PDK-ja ende nuk ka kërkuar falje dhe se nuk dihet se kush brenda partisë ka gabuar, pasi vetë Grupi Parlamentar i saj tashmë vlerëson se ligji është hartuar gabimisht.

    Ai ka kritikuar mungesën e një shpjegimi konkret nga partia, duke thënë se deri më tani ka pasur vetëm deklarata teknike për procedurat.

    Gazetari ka kërkuar nga PDK-ja që ta bëjë publik emrin e personit përgjegjës dhe të sqarojë nëse ka pasur ndonjë masë apo suspendim ndaj ndonjë zyrtari partiak.

    “PDK nuk ka kërkim falje, nuk po dihet kush ka gabu në PDK…meqë GP e vlerëson se është hartu një ligj gabim, nuk ka shpjegim se kush ishte eksperti i partisë që i mashtroi njerëzit që atë natë ishin në shesh, kanë qenë me javë në shesh duke i bërë presion qeverisë…E kemi një deklaratë të thatë teknike po diskutojmë për procedurat…A ka naj suspendim të ndonjë zyrtari partiak, le ta publikojë PDK emrin…I nxorrët njerëzit në rrugë, pas disa dite thonë po tërhiqemi se ligji keq…”, tha Olluri.

    Burimi: Insajderi

  • Oluri criticises the PDK for the Special Law: Who was the expert who deceived citizens? Public Name

    Journalist Parim Oluri, on the show “Presing ‘%, has criticised the Democratic Party of Kosovo ( The PDK) regarding its stand on the Law for the Special Court, demanding responsibility for what it described as fraud against citizens who for weeks protested in the square.

    Oluri has stressed that the PDK has not yet apologised and that it is not known who within the party has erred, as its own Parliamentary Group already estimates the law has been wrongly drafted.

    He has criticised the lack of a concrete explanation from the party, saying there have been only technical statements on procedures so far.

    The journalist has asked the PDK to make the person responsible public and clarify whether there was any measure or suspension of any party official.

    ) The PDK has no apology, no knowledge of who is wrong in the PDK… since GP estimates that a wrong law has been drafted, there is no explanation of who was the party expert who deceived people who were in the square that night, were in the square for weeks putting pressure on the government… we have a dry technical statement discussing the procedures… Are there a party official’s welcome, let him publish it? The PDK’s name… You got people out on the street in a few days, they say we’re pulling out that bad law…

    Source Layer: Insander

  • Raportohet se komandanti i Njësisë për Kontroll të Autostradave është larguar nga pozita pas aksidentit në garat ilegale në Trudë

    Raportohet se komandanti i Njësisë për Kontroll të Autostradave është larguar nga pozita pas aksidentit në garat ilegale në Trudë

    Raportohet se komandanti i Njësisë për Kontroll të Autostradave është larguar nga pozita pas aksidentit në garat ilegale në Trudë

    Ismajl Fejzullahu është larguar nga pozita e komandantit të Njësisë për Kontroll të Autostradave, pas aksidentit të ndodhur gjatë garave ilegale me vetura në Trudë të Prishtinës.

    Sipas raportimeve në media, Fejzullahu është transferuar në administratë në Stacionin Policor në Gjilan, pas rastit që nxiti reagime në publik.

    Aksidenti ndodhi gjatë një gare ilegale, ku dy vetura u përplasën mes vete. Pamjet e përplasjes u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke ngritur shqetësime për rrezikun që paraqesin garat e tilla në rrugë publike.

    Aksidenti u raportua më 8 nëntor në segmentin e autostradës Mazgit–Trudë. Fillimisht, Policia kishte njoftuar se bëhej fjalë për një vetaksident, por pas analizimit të pamjeve filmike arriti t’i identifikonte të dy drejtuesit e automjeteve të përfshira.

    Të dy shoferët janë paraqitur në polici dhe janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve. Njëri prej tyre kishte pësuar lëndime të lehta, ndërsa Policia i ka konfiskuar të dy veturat për nevoja të hetimit. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Kosova i bashkohet Samitit të Fëmijëve, Kurti tregon qëllimin e deklaratës

    Kosova i bashkohet Samitit të Fëmijëve, Kurti tregon qëllimin e deklaratës

    Kosova i bashkohet Samitit të Fëmijëve, Kurti tregon qëllimin e deklaratës

    Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se Republika e Kosovës i është bashkuar Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve, i cili u lansua në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.

    Përmes një postimi, Kurti ka theksuar se kjo deklaratë synon mbrojtjen e mirëqenies dhe të ardhmes së gjeneratave të reja.

    Ai ka vënë në pah rëndësinë e arsimimit dhe shëndetit të fëmijëve, duke përfshirë edhe shëndetin mendor dhe atë psikosocial, në një kohë kur teknologjitë e reja dhe koha e gjatë e kaluar para ekraneve po paraqesin sfida të reja.

    “Në kuadër të Forumit të Paqes në Paris u lansua Samiti i Fëmijëve, dhe si Republikë e Kosovës iu bashkuam Deklaratës Politike, me qëllim mbrojtjen e mirëqenies dhe të ardhmes së gjeneratave të reja. Arsimimi dhe shëndeti i fëmijëve, përfshirë ai mendor e psikosocial, teksa po sfidohemi nga teknologjitë e reja dhe kalojmë kohë të gjatë në ekrane, janë jetikë”, ka shkruar Kurti./Klankosova.tv

  • Konfirmon Çitaku: Ligji për Specialen kthehet në Kuvend më së largu të hënën – dhe do të kalojë

    Konfirmon Çitaku: Ligji për Specialen kthehet në Kuvend më së largu të hënën – dhe do të kalojë

    Konfirmon Çitaku: Ligji për Specialen kthehet në Kuvend më së largu të hënën – dhe do të kalojë

    Ligji i ri për Specialen, i cili u hartua nga një grup ekspertësh të PDK-së, e i cili kaloi në Kuvend, u kthye mbrapsht nga Presidentja Justina Shiroka-Pula.

    Në Rubikon të Klan Kosova, U.D. e kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka konfirmuar se i njëjti do të kthehet në Kuvend më së largu deri të hënën e javës së ardhshme.

    “Sot mund ta them me siguri të plotë se brenda pak ditësh, Ligji do të trajtohet për shqyrtim në Komisionin për Legjislacion dhe do të kthehet për votim në seancë plenare, dhe ligji do të kalojë – me Lëvizjen Vetëvendosje. Kemi dakordim të plotë për përmbajtjen e ligjit. Kjo është arritur këto dy-tri ditët e fundit, por kanë qenë takime e negociata që kanë zgjatur me ditë”, theksoi Çitaku, raporton Klankosova.tv.

    Për ndryshimin e Ligjit, ajo tha se “është punë në proces e sipër, dhe nuk ka asgjë të keqe këtu”.

    “Po kërkoj edhe pak ditë. Është vetëm edhe pak ditë mirëbesim. Më së largu deri ditën e hënë”, potencoi Çitaku.

    Ndonëse nuk deshi të japë detaje mbi përmbajtjen e Ligjit të ri, ajo theksoi se as thelbi, as qëllimi i ligjit – as nuk preket e as ndryshohet.

  • Çitaku me detajet shokuese të aktgjykimit të Speciales: Veç dy paragrafë prova dhe dëshmitarë (VIDEO)

    Çitaku me detajet shokuese të aktgjykimit të Speciales: Veç dy paragrafë prova dhe dëshmitarë (VIDEO)

    Çitaku me detajet shokuese të aktgjykimit të Speciales: Veç dy paragrafë prova dhe dëshmitarë (VIDEO)

    Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka hedhur kritika ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së, duke vënë në pikëpyetje trajtimin e materialeve të paraqitura në procesin gjyqësor.

    Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Çitaku deklaroi se nga gjithsej 2,040 faqe të aktgjykimit, vetëm në dy paragrafë, sipas saj, u referohet provave dhe dëshmitarëve të mbrojtjes.

    “Nga 2040 faqe aktgjykim, vetëm në dy paragrafë aktgjykimi i referohet provave ose dëshmitarëve të mbrojtjes. Imagjinojeni, kjo Gjykatë ka pranuar 2536 prova dhe dëshmi (nga shteti serb, nga prokuroria e Serbisë, nga Sherbimet Sekrete Serbe, Ministria e Drejtësisë së Serbisë), në ndërkohë që i ka cilësuar si të papranueshme dëshmitë dhe provat e ofruara nga Komandanti i NATO-s, nga diplomatë e ushtarakë evropianë e amerikanë…”, tha mes tjerash Çitaku.

  • Çitaku paralajmëron edhe iniciativa të tjera në betejën në Apel (VIDEO)

    Çitaku paralajmëron edhe iniciativa të tjera në betejën në Apel (VIDEO)

    Çitaku paralajmëron edhe iniciativa të tjera në betejën në Apel (VIDEO)

    Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur në emisionin “Rubikon” për angazhimin politik dhe diplomatik lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

    Çitaku ka bërë të ditur se ajo dhe kolegët e saj kanë zhvilluar takime të shumta me diplomatë dhe ambasadorë, ndërsa ka paralajmëruar edhe vizita në qendrat vendimmarrëse të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    “Mund t’ua konfirmoj që kam pasur, jo vetëm unë, por edhe kolegët e mi, takime të shumta me diplomatë, me ambasadorë dhe do të kemi vizita edhe në qendrat e vendosjes, edhe në Bashkimin Evropian, edhe në ShBA, për ta ngritur alarmin për këtë çështje”, ka deklaruar Çitaku.

    Ajo ka theksuar se kërkesat dhe nismat e grupit strategjik, përfshirë ato në Kuvendin e Kosovës, nuk duhet të interpretohen si ndërhyrje në drejtësi apo përpjekje për t’i shmangur përgjegjësitë ligjore.

    “Kërkesa jonë, qoftë përmes ligjit, qoftë përmes angazhimit të përbashkët që kemi me grupin strategjik, në asnjë moment nuk duhet të interpretohet si ndërhyrje në drejtësi ose si përpjekje për ta shmangur drejtësinë. Përkundrazi, përmes nismave në Parlament, dhe kjo e ligjit është vetëm e para, do të ketë edhe nisma të tjera, politike e diplomatike, por edhe në Kuvendin e Kosovës”, u shpreh ajo.

    Sipas Çitakut, qëllimi i këtyre angazhimeve është që procesi gjyqësor të rikthehet në atë që ajo e konsideron rrugën e drejtësisë, transmeton Klankosova.tv.

    “Ne kemi vetëm një qëllim, ta rikthejmë procesin në binarët e drejtësisë. Ne po kërkojmë drejtësi. Askush nuk e mohon faktin që janë 96 viktima, por për ato viktima nuk është dhënë drejtësi”, ka thënë Çitaku.

    Ajo ka kritikuar mënyrën se si, sipas saj, është trajtuar lufta e UÇK-së në procesin gjyqësor, duke pretenduar se lufta çlirimtare është kriminalizuar dhe se veprimet e UÇK-së janë interpretuar si pjesë e një qëllimi kriminal.

    “Çfarë është bërë, është kriminalizuar një luftë çlirimtare. UÇK-ja u kualifikua si ndërmarrje e përbashkët kriminale dhe gjithçka që ka ndodhur në Kosovë i është mveshur qëllimit kriminal të UÇK-së për kontroll dhe për pushtet, jo për liri”, deklaroi Çitaku në “Rubikon”.

  • Konfirmon Çitaku: Është siguruar financimi për betejën në Apel (VIDEO)

    Konfirmon Çitaku: Është siguruar financimi për betejën në Apel (VIDEO)

    Konfirmon Çitaku: Është siguruar financimi për betejën në Apel (VIDEO)

    Ushtruesja e Detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, në Rubikon të Klan Kosova, ka folur për rastin e apelimit të verdiktit të shkallës së parë në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    Ndër të tjera, ajo tha se ka ndryshuar mënyra e komunikimit me LVV-në, teksa theksoi se ato që i kanë thënë për këtë parti, ende qëndrojnë.

    “Nuk do të ishte korrekte nga ana ime që sot të them që nuk kemi një komunikim dhe një vetëdije tjetër, edhe nga ana e eksponentëve të LVV-së, të zyrtarëve më të lartë të saj. Janë një varg vendimesh që janë marrë në Komision. Jemi zotuar në konfidencialitet, shumë gjëra s’mund t’i themi publikisht”

    “Por, financimi është siguruar, kjo është punë e kryer dhe këtë mund ta them. Nuk mund të flas për shuma, por gjithçka që është kërkuar nga mbrojtja… më duket se ka qenë rreth 150 mijë euro në muaj për çlirimtarët tanë, aq ka qenë kërkesa e ekipeve të mbrojtjes, dhe aq janë ndarë, ndonëse rregullorja e miratuar nga Ministria e Drejtësisë ka paraparë një shumë pothuajse përgjysmë më të vogël. Por, janë ndërmarrë masat dhe vendimi është marrë. Jemi të kënaqur me këtë pjesë”, deklaroi Çitaku.

    Sipas saj, “Aleanca na ka mbështetur pa asnjë kusht. Pa asnjë kusht. Na ka mbështet në çdo përpjekje. E di që ata nuk e kanë bërë për ne, e kanë ditë se kjo nuk është për PDK-në, është për një vlerë shumë më të madhe pjesë e së cilës kanë qenë edhe ata vetë”.

    Çitaku tha se ende nuk i ka takuar ish-krerët e UÇK-së pas verdiktit, por theksoi se shumë shpejt do ta bëjë një gjë të tillë.

    Ndiqeni bisedën me të: