Category: Lajme

  • “Më ke thënë e shëmtume, pa u ly koke katastrofë”, Shkurta përballet me Labin, ia vë në pah fjalët që i kishte thënë

    “Më ke thënë e shëmtume, pa u ly koke katastrofë”, Shkurta përballet me Labin, ia vë në pah fjalët që i kishte thënë

    Shkurta Haxhiu dhe Labinot Rexha kanë qenë pjesë e një diskutimi së fundmi, ku ajo ka deklaruar se këngëtari e kishte ofenduar për paraqitjen e saj gjatë kohës sa të dy ishin pjesë e “Big Brother VIP Kosova”.

    Të pranishëm në një panel diskutimi në “Artistët Shqiptarë”, Shkurta tregoi se Labi kishte komentuar në mënyrë fyese pamjen e saj të jashtme.

    “Edhe në Big brenda më ke thënë, e shëmtume, pa ly koke katastrof, ti po i thu vetes mysliman, myslimanët fizikun e njerëzve nuk e keshin”, u shpreh ajo.

    “Lab, pamja e jashtme eshte dhuratë e Zotit, mu ma ka bo, tha ti pa u ly nuk po u këqyrshe. Unë kurrë në jetë nuk kam thënë që jam e bukur. Pa ly ti po të tutshe”, potencoi tutje Shkurta.

    Përveç kësaj teme, gjatë diskutimit të tyre në panel, Shkurta dhe Labi kanë folur edhe për çështje të tjera.

    Kujtojmë se Labinot Rexha dhe Shkurta Haxhiu kanë qenë banorë të edicionit të kaluar të “Big Brother VIP Kosova”. /Telegrafi/

  • Kosova pëson sërish nga Italia, gjithçka vendoset në ndeshjen e fundit me Gjeorgjinë

    Kosova pëson sërish nga Italia, gjithçka vendoset në ndeshjen e fundit me Gjeorgjinë

    Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar humbjen e dytë radhazi nga Italia në kuadër të Grupit 10 të raundit kryesor kualifikues për Kupën e Botës 2028. Pas disfatës dramatike 4-3 në Prishtinë, “Dardanët” janë mposhtur edhe në ndeshjen e kthimit në Itali, me rezultat 3-0.

    Ndeshja e zhvilluar në Barletta ishte përballja e tretë e Kosovës në këtë fazë kualifikuese.

    Golashënuesit për Italinë në fitoren 3-0 ndaj Kosovës ishin Gabriel Motta (14’23”), Antonio Molaro (16’10”) dhe Maurizio Silvestri (39’30”).

    Kësaj radhe, përfaqësuesja jonë nuk arriti të përsëriste paraqitjen e mirë të ndeshjes së parë, kur përkundër disavantazhit prej tri golash, ishte rikthyer në lojë dhe kishte barazuar rezultatin në 3-3, para se Italia të shënonte golin e fitores në fund.

    Humbja në Itali bën që Kosova të mbetet me tri pikë në Grupin 10, të fituara në ndeshjen hapëse ndaj Gjeorgjisë, të cilën e kishte mposhtur me rezultat 3-2 në udhëtim.

    Ndërkohë, Italia ka konfirmuar epërsinë në grup, duke marrë pikët e plota në dy përballjet direkte me Kosovën.

    Për Kosovën, sfida e fundit e kësaj faze do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme. Më 24 shkurt 2027, “Dardanët” do ta presin Gjeorgjinë në ndeshjen që mund të përcaktojë pozitën përfundimtare në grup dhe mundësinë e vazhdimit të rrugëtimit drejt Kupës së Botës.

    Objektivi i Kosovës është të sigurojë pozitën e dytë dhe të mbetet në garë përmes fazës së play-offit.

    Sipas formatit të kualifikimeve, fituesit e 12 grupeve dhe katër ekipet më të mira të vendeve të dyta kalojnë drejtpërdrejt në fazën Elite, ndërsa tetë përfaqësueset e tjera që përfundojnë në vendin e dytë do të luajnë në play-off për të kërkuar një vend në këtë fazë. /Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • Elshani viziton Drejtorinë Rajonale të Policisë Kufitare-Jugu

    Elshani viziton Drejtorinë Rajonale të Policisë Kufitare-Jugu

    Drejtori i Departamentit për Kufi në Policinë e Kosovës, nënkolonel Veton Elshani, sot realizoi një vizitë pune në Drejtorinë Rajonale të Kufirit – Jugu (DRK Jugu).

    Në kuadër të kësaj vizite, nënkolonel Elshani vizitoi stacionet policore kufitare, si dhe disa pika kyçe në terren, ku u njoh nga afër me situatën e sigurisë, aktivitetet operacionale, kushtet e punës dhe sfidat me të cilat përballen njësitë policore në këtë rajon.

    Gjatë takimeve dhe vizitave në terren u diskutua gjithashtu për nevojat operacionale, përmirësimin e kushteve të punës, forcimin e kapaciteteve policore dhe avancimin e masave për mbikëqyrjen dhe kontrollin efektiv të kufirit.

    “Kjo vizitë e realizuar pas marrjes së detyrës si Drejtor i Departamentit për Kufi, kishte për qëllim njohjen e drejtpërdrejtë me gjendjen në terren, identifikimin e sfidave dhe vlerësimin e nevojave për përmirësimin e mëtutjeshëm të sigurisë kufitare, si dhe krijimin e kushteve më të favorshme për qytetarët që jetojnë në zonat kufitare”, njofton Policia e Kosovës.

    Burimi: RTKLive

  • Elshani visits Regional Director of Border-South Police

    Kosovo Police Department of Borders Director Lieutenant Colonel Veton Elshani today paid a working visit to the Regional Border Directorate. DRUK South.

    Under this visit, Lieutenant Colonel Elshani visited the border police stations, as well as some key points on the ground, where he became closely acquainted with the security situation, operational activities, working conditions, and challenges facing police units in this region.

    During meetings and field visits were also discussed on operational needs, improving working conditions, strengthening police capacities, and advancing measures for effective border supervision and control.

    This visit, conducted after taking office as Borders Department Director, was aimed at direct recognition of the situation on the ground, identifying challenges and assessing the needs for further improved border security, as well as creating more favourable conditions for citizens living in border areas, Kosovo Police report.

    Source Layer: RTKLive

  • Haradinaj: Për pesë vjet u larguan 766 mjekë dhe mbi 2 mijë infermierë nga Kosova

    Haradinaj: Për pesë vjet u larguan 766 mjekë dhe mbi 2 mijë infermierë nga Kosova

    Deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka deklaruar se Kosova gjatë pesë vjetëve të fundit ka humbur qindra mjekë dhe mijëra infermierë.

    Duke folur në Debat Plus në TV Dukagjini, Haradinaj ka thënë se, sipas statistikave që ka marrë, gjatë kësaj periudhe nga Kosova janë larguar 766 mjekë specializantë dhe 2 mijë e 224 infermierë.

    Ai ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se vetëm gjatë vitit 2025 në Kosovë janë kthyer 171 mjekë për të jetuar dhe punuar.

    Haradinaj ka shtuar se një pjesë e mjekëve që kthehen në Kosovë vijnë për t’i certifikuar diplomat, ndërsa më pas punojnë në spitale private.

    “I kam marrë statistikat e largimit të mantelbardhëve prej Kosovës. Për pesë vjet janë shifra alarmante. Janë larguar 766 mjekë specializantë që e kanë lëshuar Kosovën. Asnjë nuk e ka kthyer, ata janë kthyer kanë marrë certifikim diplome, punojnë nëpër spitale private, ‘doing business perfect’. Shumë mirë që vijnë se janë të zotë, vendi ynë më mirë është të operojë në Kosovë sesa të shkojnë në vendet e rajonit, se e dini sa milionë i kemi çuar.

    2 mijë e 224 infermierë, që e kanë kryer shkollën këtu, llogariteni sa iu ka kushtuar familjeve t’i krijojnë ata mantelbardhë dhe i kemi të larguar prej Kosovës. Llogaritet 14 janë ardhur në Kosovë për certifikim, sipas Odës së Mjekëve të Kosovës që ka certifikuar diploma”, ka thënë Haradinaj.

    Burimi: Dukagjini

  • Haradinaj: For five years 766 doctors and over 2 thousand nurses from Kosovo left

    Alliance MP Daut Haradinaj has declared that Kosovo has lost hundreds of doctors and thousands of nurses over the past five years.

    Speaking on Dabbat Plus on TV Dukajni, Haradinaj has said that, according to the statistics he has received, during this period from Kosovo 766 special doctors and 2 thousand and 224 nurses have left.

    He has also commented on Prime Minister Albin Kurti’s statement, which has said that 171 doctors have been returned to Kosovo during 2025 alone.

    Haradinaj has added that some of the doctors returning to Kosovo come to certified diplomas, while later working in private hospitals.

    I’ve got the statistics of leaving Kosovo’s weed. For five years they’re alarming numbers. 766 special doctors have left Kosovo. No one has returned, they’ve received degree certificate, they work in private hospitals, they’re doing business perfect. Very good to be able, our country is better to operate in Kosovo than to go to countries in the region, than you know how many millions we’ve taken.

    Two thousand and 224 nurses who have performed the school here, count how much it has cost families to make them wet clothes and we have them removed from Kosovo. An estimated 14 have come to Kosovo for certificate, according to the Kosovo Medical Association, which has certified diplomas, Haradinaj has said.

    Source Layer: Dukeagini

  • ‘Makinat fluturuese’ mund të shfaqen në Kinë verën e ardhshme, thotë prodhuesi i modelit me dy ulëse

    ‘Makinat fluturuese’ mund të shfaqen në Kinë verën e ardhshme, thotë prodhuesi i modelit me dy ulëse

    Njerëzit në Kinë mund të fillojnë të udhëtojnë me të ashtuquajturat “makina fluturuese” që verën e ardhshme, sipas prodhuesit të një mjeti me dy ulëse dhe sistem pilotimi automatik.

    Deli Zhao, drejtori ekzekutiv i kompanisë kineze të makinave fluturuese XPeng, deklaroi se ky mjet për fluturime në lartësi të ulëta – me një kosto prej 300,000 dollarësh – do të jetë gati për përdorim nga individë për qëllime argëtimi në zona rurale, si dhe nga shërbimet e emergjencës, gjatë gjysmës së dytë të vitit 2027.

    Pas 10 vitesh zhvillimi, mjeti ka marrë miratimin nga autoritetet kineze të aviacionit civil për përdorim të kufizuar.

    Kabina e vogël ka përmasa të përafërta me ato të një makine Fiat 500.

    Mjeti ngrihet në ajër përmes gjashtë helikave me bateri – të ngjashme me ato të dronëve – dhe drejtohet nga një levë e thjeshtë kontrolli (joystick).

    Ai mund të fluturojë edhe në mënyrë autonome drejt një destinacioni të programuar; megjithatë, Zhao – i cili është pilot i trajnuar – pohon se mund t’i mësojë kujtdo ta drejtojë atë brenda pesë minutash.

    Çmimi i këtij mjeti përfshin gjithashtu një furgon me gjashtë rrota, të përmasave të një Ford Transit, nga pjesa e pasme e të cilit nxirret dhe hapet mjeti fluturues – “pikërisht si në filmat ‘Transformers’”, u shpreh Zhao.

    Ai ka punuar për zhvillimin e makinave fluturuese për gati një dekadë. /Telegrafi/

  • AGK-ja mirëpret aktakuzën ndaj të dyshuarit për sulmet ndaj gazetarëve dhe ushtarëve të KFOR-it në Zveçan

    AGK-ja mirëpret aktakuzën ndaj të dyshuarit për sulmet ndaj gazetarëve dhe ushtarëve të KFOR-it në Zveçan

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka mirëpritur ngritjen e aktakuzës kundër një personi me inicialet A.S., i cili dyshohet për sulmet ndaj gazetarëve dhe pjesëtarëve të KFOR-it gjatë trazirave të 29 majit 2023 në Zveçan.

    Prokuroria Speciale ka njoftuar se A.S. akuzohet për veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.

    Sipas aktakuzës, i pandehuri, në bashkëkryerje me persona të tjerë, dyshohet se ka përdorur dhunë ndaj pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të KFOR-it, duke përdorur mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara dhe armë zjarri.

    Si pasojë e këtyre sulmeve, janë lënduar disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe të paktën 30 pjesëtarë të KFOR-it, tre prej të cilëve kanë pësuar lëndime të rënda.

    Në komunikatën e Prokurorisë Speciale thuhet gjithashtu se gjatë këtyre ngjarjeve janë sulmuar edhe automjetet e gazetarëve që po raportonin nga terreni.

    AGK-ja ka bërë të ditur se, sipas të dhënave të saj, gjatë një periudhe pesëjavore të tensioneve në veri të Kosovës, në maj dhe qershor të vitit 2023, janë regjistruar 35 raste të sulmeve ndaj gazetarëve, përfshirë edhe sulme fizike.

    Në reagimin e publikuar në Facebook, AGK-ja ka theksuar se do të angazhohet që sistemi i drejtësisë të mbajë përgjegjës të gjithë personat e përfshirë në këto sulme, të cilat penguan punën e mediave dhe gazetarëve gjatë asaj periudhe.

    Asociacioni ka vlerësuar ngritjen e aktakuzës si një hap drejt vendosjes së përgjegjësisë për sulmet ndaj gazetarëve në veri të vendit.

  • Goditje për Francën, ylli i Real Madridit largohet nga grumbullimi për shkak të lëndimit

    Goditje për Francën, ylli i Real Madridit largohet nga grumbullimi për shkak të lëndimit

    Goditje për Francën, ylli i Real Madridit largohet nga grumbullimi për shkak të lëndimit

    Përzgjedhësi i Kombëtares së Francës, Zinedine Zidane, mund të përballet me një tjetër mungesë në këtë grumbullim ndërkombëtar, pasi mesfushori i Real Madridit, Aurelien Tchouameni, ka pësuar një shqetësim fizik gjatë qëndrimit me përfaqësuesen franceze.

    Sipas raportimeve të mediumit “L’Equipe”, reprezentuesi francez nuk arriti ta përfundonte seancën stërvitore të së martës, pasi ndjeu dhimbje në zonën pubike.

    Mesfushori pritet t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e problemit fizik dhe nëse do të jetë në gjendje të vazhdojë qëndrimin në grumbullimin e Kombëtares së Francës.

    Kjo përbën një tjetër shqetësim të mundshëm për Zidane, i cili tashmë ka mbetur pa shërbimet e Pierre Kalulu dhe Marcus Thuram, pasi të dy janë larguar nga grumbullimi për shkak të lëndimeve.

    Në rast se edhe Tchouameni detyrohet të tërhiqet, Franca do të regjistronte mungesën e tretë për shkak të lëndimeve gjatë këtij grumbullimi.

    Kujtojmë se mesfushori i Real Madridit kishte munguar edhe në grumbullimin e shtatorit, pasi ishte në fazën e rikuperimit nga një lëndim në muskujt aduktorë, të cilin e kishte pësuar gjatë Kupës së Botës për Klube.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • French strike, Real Madrid star gets away from gathering because of injury

    National of France, Zinedine Zidane, may face another lack in this international gathering, as Real Madrid midfielder Aurelien Tchoamen has suffered a physical concern during his stay with the French representative.

    According to media reports L’Equipe’, the French frontman failed to complete Tuesday’s training session, as he felt pain in the public area.

    The midfielder is expected to undergo medical examinations to determine the degree of the physical problem and whether he will be able to continue staying at the gathering of the National of France.

    This is another possible concern for Zidane, which has already been absent the services of Pierre Callulu and Marcus Thram, after both have left the gathering due to injuries.

    If Tchovani too is forced to withdraw, France would register its third absence due to injuries during this gathering.

    We remember that Real Madrid’s midfielder had also been missing at the September gathering, as it was in the recovery stage of a muscle injury that he suffered during the World Club Cup.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal