Category: Lajme

  • Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë në botë, 27 kilometra nën det

    Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë në botë, 27 kilometra nën det

    Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë në botë, 27 kilometra nën det

    Norvegjia po realizon një nga projektet më ambicioze të infrastrukturës rrugore në botë. Bëhet fjalë për tunelin nënujor Rogfast, i cili, pas përfundimit, do të jetë tuneli rrugor nënujor më i gjatë dhe më i thellë në botë.

    Me një gjatësi prej 27 kilometrash dhe një thellësi maksimale prej 392 metrash nën nivelin e detit, projekti synon të transformojë transportin përgjatë bregut perëndimor të Norvegjisë.

    Tuneli do të lidhë më mirë rajonet Stavanger dhe Haugesund, duke lehtësuar udhëtimin drejt qyteteve kryesore të vendit dhe duke reduktuar varësinë nga transporti me tragete.

    Rogfast do të përbëhet nga dy tunele të veçanta, secili me nga dy korsi trafiku. Një prej elementeve më të veçanta të projektit do të jetë një rrethrrotullim i dyfishtë, i ndërtuar rreth 260 metra nën nivelin e detit, që do të mundësojë lidhjen me ishullin Kvitsøy.

    Aktualisht, për të përshkuar të gjithë këtë itinerar nevojiten rreth 21 orë udhëtim dhe përdorimi i shtatë trageteve. Synimi i autoriteteve norvegjeze është krijimi i një korridori rrugor pa tragete, përmes ndërtimit të tuneleve dhe urave.

    Një nga sfidat më të mëdha të ndërtimit është garantimi që dy ekipet që punojnë nga skajet e kundërta të tunelit të takohen me një devijim maksimal prej vetëm 5 centimetrash.

    Për këtë përdoren skanerë lazerë dhe pajisje të avancuara matëse, të cilat mbledhin deri në 2 milionë pika të dhënash në sekondë. Këto të dhëna krijojnë një model dixhital të tunelit, duke mundësuar krahasimin e vazhdueshëm të punimeve me projektin fillestar.

    Megjithatë, ndërtimi përballet edhe me sfida të mëdha gjeologjike. Në disa pjesë janë regjistruar depërtime të konsiderueshme të ujit të kripur, duke kërkuar teknika të posaçme për izolimin e shkëmbinjve dhe garantimin e sigurisë së punëtorëve.

    Për sigurinë e drejtuesve të automjeteve do të instalohet gjithashtu një sistem i avancuar ventilimi, kamera, radarë dhe teknologji për identifikimin në kohë reale të incidenteve.

    Punimet nisën në janar të vitit 2018, por u ndërprenë në fund të vitit 2019 për shkak të rritjes së kostove dhe ristrukturimit të kontratave. Ndërtimi rifilloi në fund të vitit 2021.

    Përfundimi i tunelit parashikohet për vitin 2033, ndërsa kostoja e projektit vlerësohet në rreth 2.4 miliardë dollarë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Norway is building the world’s longest underwater tunnel, 15 miles [27 km] underwater

    Norway is implementing one of the most ambitious road infrastructure projects in the world. This is the Rogfast underwater tunnel, which will be the longest and deepest underwater tunnel in the world after its completion.

    With a length of 27 miles [27 km] and a peak depth of 392 feet [392 m] below sea level, the project aims to transform transportation along Norway’s western coast.

    The tunnel will better connect the Stavanger and Haugsund regions, facilitating travel to the country’s main cities and reducing dependence on ferry transport.

    Rogfast will consist of two separate tunnels, each in two lanes of traffic. One of the most specific elements of the project will be a double roll, built about 260m below sea level, which will enable connections to the island of Ktimes.

    Currently, it takes about 21 hours to travel and use seven ferries to cover all of this route. The goal of Norwegian authorities is to create a ferry – free road corridor through the construction of tunnels and bridges.

    One of the biggest construction challenges is ensuring that the two teams working from the opposing ends of the tunnel meet with a maximum shift of only two inches [5 cm].

    Laser scanners and advanced measurement equipment are used to gather up to 2 million data stations per second. This data creates a digital pattern of the tunnel, enabling the ongoing comparison of works with the original design.

    However, construction also faces major geological challenges. In some parts there have been considerable degradation of salt water, requiring special techniques for rock isolation and ensuring worker safety.

    An advanced ventilation system, cameras, radar and technology for real-time identification of incidents will also be installed for the safety of automotive drivers.

    Work began in January 2018, but it was cut off at the end of 2019 because of increased costs and contract restructuring. Construction resumed in late 2021.

    The tunnel’s completion is forecast for 2033, while the cost of the project is estimated at about $2.4 billion.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Katër shtete të BE-së kundërshtojnë Merzin për ndihmën ndaj Ukrainës

    Katër shtete të BE-së kundërshtojnë Merzin për ndihmën ndaj Ukrainës

    Udhëheqësit e Sllovakisë, Çekisë, Hungarisë dhe Bullgarisë kanë kundërshtuar kërkesën e kancelarit gjerman Friedrich Merz për ta kushtëzuar miratimin e buxhetit të ardhshëm të Bashkimit Evropian me ndihmën e re financiare për Ukrainën. Kryeministri sllovak Robert Fico e ka cilësuar këtë veprim si “shantazh” dhe ka paralajmëruar përdorimin e vetos.

    Sipas Euronews, Fico e kundërshtoi kërkesën e Merzit gjatë një takimi me homologun çek, Andrej Babiš, në Bratislavë.

    “Ajo që po bën kancelari federal është një shembull klasik i shantazhit dhe unë e refuzoj. Ne jemi një vend sovran. Ne jemi Republika Sllovake. Kemi pikëpamjet tona”, deklaroi Fico.

    Ai theksoi se Sllovakia ka të njëjtën të drejtë vetoje si Gjermania.

    Ndërkohë, kryeministri çek Andrej Babiš tha se buxheti i propozuar i BE-së tashmë parasheh 100 miliardë euro për Ukrainën. Megjithatë, këto fonde nuk do të jenë të disponueshme deri në vitin 2028, ndërsa Kievi përballet me mungesë prej 70 miliardë eurosh vitin e ardhshëm.

    Merz, përmes një letre drejtuar presidentit të Këshillit Evropian, António Costa, ka deklaruar se ndihma e re për Ukrainën është “parakusht thelbësor” për miratimin e buxhetit të ardhshëm të BE-së.

    Brukseli ka premtuar të mbulojë rreth 45 miliardë euro nga mungesa financiare e Ukrainës, ndërsa huamarrja e përbashkët po shqyrtohet si alternativë kryesore.

    Edhe kryeministri hungarez Péter Magyar kundërshtoi lidhjen e buxhetit të BE-së me ndihmën për Ukrainën, duke theksuar se Hungaria nuk mund të marrë përsipër borxhe të reja për shkak të deficitit të lartë buxhetor.

    “Do të gjejmë një zgjidhje për buxhetin e BE-së. Jam i sigurt për këtë”, tha Magyar pas takimit me Merzin në Berlin.

    Kryeministri bullgar Rumen Radev kërkoi gjithashtu përjashtimin e vendit të tij nga kreditë e ardhshme për Ukrainën, duke theksuar se Bullgaria do të vazhdojë mbështetjen përmes formave të tjera, përfshirë furnizimet me energji.

    Sllovakia, Çekia, Hungaria dhe Bullgaria janë pjesë e grupit “Miqtë e Kohezionit”, i cili synon mbrojtjen e fondeve të kohezionit dhe bujqësisë në buxhetin e ardhshëm të BE-së.

    Nga ana tjetër, Merz këmbënguli se barra e mbështetjes për Ukrainën duhet të ndahet në mënyrë më të drejtë mes shteteve anëtare.

    “Politika ndaj Ukrainës duhet të përfshihet plotësisht në buxhetin e Bashkimit Evropian”, deklaroi kancelari gjerman.

    Burimi: RTKLive

  • Four EU states oppose Merzin for aid to Ukraine

    The leaders of Slovakia, Czechia, Hungary and Bulgaria have rejected German Chancellor Friedrich Merz’s request to condition the adoption of the European Union’s future budget with new financial assistance to Ukraine. Slovak Prime Minister Robert Fico has described the move as rescindation and has warned of the use of veto.

    By EuronewsFico rejected Merzi’s request during a meeting with Czech counterpart, Andrej Babush, in Bratislava.

    What the federal Chancellor is doing is a classic example of blackmail and I reject it. We are a sovereign country. We are the Slovak Republic. We have our views, Fico said.

    He stressed that Slovakia has the same veto right as Germany.

    Meanwhile, Czech Prime Minister Andrej Babık said the EU’s proposed budget already envisions 100 billion euros for Ukraine. However, these funds will not be available until 2028, while Kiev faces a lack of 70 billion euros next year.

    Merz, through a letter to the president of the European Council, Antónnio Costa, has stated that the new aid to Ukraine is essential precondition for the adoption of the future EU budget.

    Brussels has promised to cover about 45 billion euros from Ukraine’s financial shortages, while joint borrowing is being considered the main option.

    Hungarian Prime Minister Péter Magyar also rejected the EU budget link with help for Ukraine, stressing that Hungary cannot take over new debts due to its high budget deficit.

    We will find a solution to the EU budget. I’m sure of that, Magyar said after the Berlin meeting with Merz.

    Bulgarian Prime Minister Rumen Radev also sought his country’s exclusion from future loans to Ukraine, stressing that Bulgaria will continue supporting through other forms, including energy supplies.

    Slovakia, Chechia, Hungary and Bulgaria are part of the Cohesion Ministers, which are aimed at protecting cohesion and agriculture funds in the EU’s future budget.

    On the other hand, Merz insisted that the burden of support for Ukraine should be more justly divided among member states.

    Politics towards Ukraine should be fully included in the European Union budget, the German Chancellor said.

    Source Layer: RTKLive

  • Uashingtoni dhe Teherani japin "përgjigje pozitive" ndaj përpjekjeve ndërmjetësuese – njofton Katari

    Uashingtoni dhe Teherani japin “përgjigje pozitive” ndaj përpjekjeve ndërmjetësuese – njofton Katari

    Katari njoftoi se ka marrë “përgjigje pozitive” si nga SHBA-ja, ashtu edhe nga Irani, lidhur me përpjekjet e vazhdueshme ndërmjetësuese mes dy palëve, duke theksuar se po punohet për t’i dhënë fund gjendjes “as luftë, as paqe” dhe pasigurisë në rajon.

    “Përpjekjet ndërmjetësuese mes Uashingtonit dhe Teheranit janë ende në vazhdim dhe ka pasur përgjigje pozitive nga të dyja palët”, deklaroi të martën Ibrahim Al-Hashimi, drejtor i Departamentit të Medias dhe Komunikimit në Ministrinë e Jashtme të Katarit, gjatë një konference për shtyp në Doha, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Ai theksoi se ndërmjetësuesit po punojnë për t’i dhënë fund gjendjes “as luftë, as paqe” në rajon dhe për të eliminuar pasigurinë.

    Këto komente erdhën një ditë pasi kryeministri i Katarit, Sheik Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, bëri të ditur se kishte zhvilluar “diskutime pozitive” në Uashington me presidentin amerikan Donald Trump dhe zëvendëspresidentin JD Vance, lidhur me arritjen e një marrëveshjeje dhe vendosjen e paqes në rajon.

    “Më vjen mirë që u takova me Presidentin dhe Zëvendëspresidentin e SHBA-së në Uashington, ku diskutuam për situatën në rajon dhe mënyrat për të bërë përparim në negociatat SHBA-Iran”, shkroi të hënën Sheik Mohammed në platformën X.

    “I vlerësoj diskutimet pozitive mbi arritjen e një marrëveshjeje dhe sjelljen e paqes në rajon”, shtoi ai.

    Më herët të hënën, një zyrtar iranian – identiteti i të cilit nuk u bë i ditur – i tha agjencisë gjysmë-zyrtare të lajmeve “Fars” se raportimet për bisedime që synojnë rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, në këmbim të zhbllokimit të 8 miliardë dollarëve në asete iraniane të ngrira, janë të pavërteta.

    Zyrtari deklaroi se Teherani do të angazhohet vetëm brenda kornizës së shtatë kushteve që i ka përcjellë Uashingtonit.

    Këto kushte përfshijnë heqjen e bllokadës detare dhe të sanksioneve të njëanshme, garantimin e kalimit të sigurt përmes ngushticës, zhbllokimin e aseteve iraniane dhe dhënien fund të luftës.

    SHBA-ja dhe Izraeli ndërmorën sulme ndaj Iranit më 28 shkurt.

    Në prill u arrit një armëpushim, por luftimet mes SHBA-së dhe Iranit rifilluan në korrik, ndërsa përpjekjet diplomatike ngecën. /Telegrafi/

  • Një milion eurot në Merdare: Apeli ia rrëzoi një herë paraburgimin, por çfarë e bindi gjykatën ta mbajë Fatlind Akifin në qeli?

    Një milion eurot në Merdare: Apeli ia rrëzoi një herë paraburgimin, por çfarë e bindi gjykatën ta mbajë Fatlind Akifin në qeli?

    Një milion eurot në Merdare: Apeli ia rrëzoi një herë paraburgimin, por çfarë e bindi gjykatën ta mbajë Fatlind Akifin në qeli?

    Gjykata e Apelit fillimisht konstatoi mangësi serioze në arsyetimin e Themelores për mbajtjen në paraburgim të shtetasit gjerman që pretendon pronësinë e një milion eurove. Pas një vendimi të ri të gjykatës së shkallës së parë, Apeli e refuzoi ankesën e mbrojtjes. Në dosje dalin në pah mospërputhjet mes deklarimeve të Akifit dhe njërit prej të pandehurve, si dhe dokumentet bankare nga Gjermania me qindra mijëra euro qarkullim

    Gazeta Insajderi

    Gjykata e Apelit fillimisht e anuloi vendimin e Gjykatës Themelore për paraburgimin e Fatlind Akifit, duke konstatuar mangësi në arsyetimin e tij. Pas nxjerrjes së një aktvendimi të ri nga Themelorja, një kolegj tjetër i Apelit e refuzoi ankesën e mbrojtjes dhe e la në fuqi paraburgimin.

    Në vendimet gjyqësore trajtohen dyshimet për pronësinë e një milion eurove të sekuestruara në Merdare, rreziku i ndikimit në dëshmitarë dhe dokumentacioni bankar i dorëzuar nga mbrojtja.

    Apeli e anuloi vendimin e parë për paraburgim

    Me vendimin e datës 29.10.2026, nën udhëheqjen e kryetarit të kolegjit Mentor Bajraktari dhe anëtarëve Avni Mehmeti e Ferit Osmani, Gjykata e Apelit e prishi aktvendimin e parë të Gjykatës Themelore në Prishtinë për caktimin e paraburgimit ndaj Fatlind Akifit.

    Apeli konstatoi se në vendimin e shkallës së parë kishte shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale. Sipas arsyetimit të tij, Gjykata Themelore kishte renditur 21 prova, por nuk kishte dhënë shpjegime konkrete se si ato lidhen me veprimet e Akifit dhe me ekzistimin e rrezikut të ndikimit në prova.

    Për këtë arsye, lënda u kthye në rivendosje në Gjykatën Themelore. Megjithatë, masa e paraburgimit mbeti në fuqi përkohësisht, deri në marrjen e një vendimi të ri.

    Pas vërejtjeve të Gjykatës së Apelit, gjyqtari i procedurës paraprake, Leon Përlaska, nxori një aktvendim të ri më 03.11.2026.

    Në këtë vendim, gjyqtari e arsyetoi më gjerësisht bazën ligjore për caktimin e paraburgimit, dyshimet ndaj Akifit dhe rrethanat që, sipas vlerësimit të gjykatës, përbënin rrezik për zhvillimin e papenguar të procedurës penale.

    Pas ankesës së sërishme të mbrojtjes, çështja u shqyrtua nga një kolegj tjetër i Gjykatës së Apelit.

    Me vendimin e datës 10.11.2026, ky kolegj, i përbërë nga gjyqtarët Valon Kurtaj, kryetar, dhe Vaton Durguti e Albina Shabani-Rama, anëtarë, e refuzoi si të pabazuar ankesën e avokatit të mbrojtjes.

    Në këtë mënyrë, Apeli e vërtetoi aktvendimin e ri të Gjykatës Themelore për caktimin e paraburgimit ndaj Fatlind Akifit.

    Pse gjykata e mbajti Akifin në paraburgim?

    Gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi i bazuar se një milion eurot e gjetura në hapësirën e modifikuar të furgonit, të njohur si “bunker”, i përkasin Fatlind Akifit.

    Sipas dyshimeve të trajtuara në procedurë, Akifi kishte porositur transportimin e këtyre parave nga Gjermania drejt Kosovës, përmes personave të tjerë.

    Këto janë dyshime që po trajtohen në procedurën penale dhe nuk përbëjnë konstatim përfundimtar të përgjegjësisë penale të Akifit.

    Gjykata nuk konstatoi rrezik ikjeje

    Në vendimet e tyre, si Gjykata Themelore ashtu edhe ajo e Apelit nuk e konsideruan rrezikun e ikjes si bazë për mbajtjen e Akifit në paraburgim.

    Në këtë vlerësim ndikoi fakti se Akifi ishte paraqitur vullnetarisht në Kosovë nga Gjermania, pas thirrjes së Prokurorisë, për të pretenduar pronësinë e parave të sekuestruara.

    Paraburgimi për shkak të rrezikut të ndikimit në prova dhe dëshmitarë

    Baza mbi të cilën gjykata vendosi ta mbajë Akifin në paraburgim ishte rreziku i ndikimit në prova dhe dëshmitarë, sipas nenit 184, paragrafit 1, nënparagrafit 1.2, pikës 1.2.2 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.

    Në arsyetimin e vendimit, gjykata trajtoi edhe një mospërputhje mes qëndrimeve të Akifit dhe mbrojtjes së njërit prej të pandehurve të tjerë, Aurel Kaziut.

    Sipas vendimit, mbrojtësi i Kaziut kishte kërkuar në muajin mars që Akifi të ftohej në cilësinë e pronarit të parave. Ndërkaq, kur u paraqit në procedurë në muajin tetor, Akifi deklaroi se nuk e njihte Kaziun.

    Gjykata e mori në konsideratë këtë mospërputhje gjatë vlerësimit të rrezikut të ndikimit në dëshmitarë dhe në zhvillimin e procedurës.

    Një tjetër rrethanë e përmendur në vendim është fakti se dëshmitarët dhe bashkëpandehurit e tjerë ende nuk ishin marrë në pyetje. 

    Sipas vlerësimit të gjykatës, lirimi i Akifit në këtë fazë mund të rrezikonte integritetin e hetimeve dhe sigurimin e provave.

    Dokumentet bankare në Gjermani: 665,909 euro hyrje dhe 169,300 euro tërheqje cash

    Një pjesë tjetër e rëndësishme e vendimit lidhet me dokumentacionin bankar që mbrojtja ka paraqitur për të mbështetur pretendimin mbi origjinën e parave.

    Për këtë qëllim, mbrojtja dorëzoi dokumente nga llogaria afariste e biznesit të Akifit në bankën gjermane “Hamburger Sparkasse”, për periudhën maj 2024 – maj 2025.

    Në këto dokumente figurojnë hyrje financiare në vlerë prej 665,909.38 eurosh, ndërsa tërheqjet në para të gatshme gjatë së njëjtës periudhë kapin shumën prej 169,300 eurosh.

    Megjithatë, gjykata vlerësoi se dokumentacioni i paraqitur nuk është i mjaftueshëm për të dëshmuar origjinën e drejtpërdrejtë të një milion eurove të sekuestruara në Merdare.

    Për këtë arsye, verifikimi i burimit të këtyre mjeteve financiare mbetet çështje që duhet të trajtohet më tej, përfshirë edhe përmes bashkëpunimit ndërkombëtar me autoritetet kompetente gjermane.

    Kështu, pavarësisht paraqitjes vullnetare të Akifit në Kosovë dhe dokumentacionit bankar të dorëzuar nga mbrojtja, Gjykata e Apelit e la në fuqi paraburgimin, duke u mbështetur në rrezikun e ndikimit në prova dhe dëshmitarë.

    Rasti nisi më 24 shkurt 2026, në pikën kufitare të Merdares, kur zyrtarët e Doganës së Kosovës, gjatë kontrollit të një furgoni të bardhë të tipit “Mercedes Sprinter”, me targa të Shqipërisë, zbuluan një hapësirë të modifikuar në dyshemenë e automjetit.

    Fillimisht, automjeti ishte kontrolluar përmes pajisjes së skanimit me rreze X, ku ishin identifikuar shenja të një hapësire të dyshimtë. Pas kontrollit të mëtejshëm, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe përmes pajisjes fibroskopike, në atë hapësirë u zbuluan 18 pako me para të gatshme, në vlerë totale prej një milion eurosh.

    Në furgon ndodheshin tre persona: Edmir Ahmagjokaj, Aurel Kaziu dhe Ardit Laska. Njëri prej tyre, Aurel Kaziu, ishte pjesëtar i Policisë së Shtetit të Shqipërisë, në Komisariatin numër 5 në Tiranë.

    Të tre u arrestuan nën dyshimet për shpëlarje parash. Prokuroria Speciale kërkoi caktimin e paraburgimit ndaj tyre, por kërkesa fillestare nuk u aprovua nga Gjykata Themelore në Prishtinë, me arsyetimin se Prokuroria nuk kishte paraqitur prova të mjaftueshme për të mbështetur dyshimin e bazuar.

    Çështja kaloi nëpër disa vendimmarrje gjyqësore, përfshirë edhe ndërhyrjen e Gjykatës Supreme, e cila e ktheu lëndën në rivendosje. Në përfundim, tre personat nuk mbetën në paraburgim.

    Hetimet për origjinën e parave dhe mënyrën e transportimit të tyre vazhduan nga Prokuroria Speciale.

    Më 23 tetor 2026, në Prokurorinë Speciale u paraqit Fatlind Akifi, shtetas gjerman me origjinë nga Tetova dhe me banim në Hamburg të Gjermanisë. Ai deklaroi se një milion eurot e sekuestruara në Merdare i përkisnin atij. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Hoxha: Solidaritet me të prekurit nga aksidenti tragjik në Bullgari

    Hoxha: Solidaritet me të prekurit nga aksidenti tragjik në Bullgari

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha shprehu sot ngushëllimet për familjet e viktimave nga aksidenti tragjik në Bullgari.

    “Thellësisht të pikëlluar nga aksidenti tragjik në Bullgari, i cili ka marrë shumë jetë dhe ka lënë të tjerë të lënduar. Mendimet tona dhe ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjet dhe të dashurit e viktimave, si dhe për popullin dhe Qeverinë e Bullgarisë”, u shpreh Hoxha.

    Ai u uroi shërim të shpejtë dhe të plotë të gjithë të lënduarve, si dhe forcë të gjithë atyre që janë prekur nga kjo tragjedi.

    Dymbëdhjetë persona humbën jetën sot në dy aksidente masive që bllokuan autostradën “Trakia” në Bullgari. Shkak i aksidentit mendohet se ishte mjegulla e dendur që kishte kufizuar dukshmërinë në rrugë.

    Burimi: RTKLive

  • Policia paralajmëron për mashtrime online gjatë shitjes së produkteve

    Policia paralajmëron për mashtrime online gjatë shitjes së produkteve

    Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë shitjes së produkteve në platformat online, pasi kohëve të fundit janë evidentuar raste të mashtrimeve përmes linqeve të dyshimta, me të cilat synohet marrja e të dhënave të kartelave bankare.

    Sipas Policisë, persona të dyshuar kontaktojnë qytetarët që kanë publikuar produkte për shitje, paraqiten si blerës të interesuar dhe u dërgojnë linqe mashtruese, përmes të cilave kërkojnë të dhënat bankare, kinse për realizimin e pagesës.

    Policia u rekomandon qytetarëve të mos hapin linqe të dyshimta dhe të mos japin të dhënat e kartelave bankare, përfshirë numrin e kartelës, datën e skadimit, kodin CVV/CVC dhe kodet e konfirmimit bankar.

    Po ashtu, kërkesat për pagesa duhet të verifikohen vetëm përmes kanaleve zyrtare të bankave ose platformave përkatëse.

    “Nëse keni dhënë të dhënat bankare në ndonjë faqe të dyshimtë, kontaktoni menjëherë bankën për bllokimin e kartelës dhe rastin raportojeni në Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

    “Për të shitur online, nuk keni nevojë të zbuloni të dhënat e kartelës suaj bankare!”, thekson Policia e Kosovës.

    Burimi: RTKLive

  • Benita ia kthen Elijonës: “Dikush dhez me vallëzime në club” (VIDEO)

    Benita ia kthen Elijonës: “Dikush dhez me vallëzime në club” (VIDEO)

    Benita ia kthen Elijonës: “Dikush dhez me vallëzime në club” (VIDEO)

    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Benita Zena ka reaguar ndaj deklaratës së Elijonës, e cila më herët ishte shprehur se “dikush dhez me dhëmbë”.

    E ftuar në emisionin “Big Cast” në Klan Kosova, Benita nuk ka hezituar t’i kundërpërgjigjet, duke përdorur një deklaratë që tërhoqi vëmendje.

    “Unë mendoj që dikush dhez me dhëmbë, dikush me vallëzime në club. Unë jam krenare që kam dhez me dhëmbë, ma mirë me dhëmbë se me vallëzime në club”, u shpreh Benita.

    Për më shumë:

  • Top 10 lojtarët spanjollë më të paguar: Gjysma pjesë e Barcelonës pavarësisht krizës financiare së klubit katalunas

    Top 10 lojtarët spanjollë më të paguar: Gjysma pjesë e Barcelonës pavarësisht krizës financiare së klubit katalunas

    Barcelona dominon listën e dhjetë futbollistëve spanjollë më të paguar, duke zënë plot pesë pozicione, ndërsa Rodri kryeson renditjen me një pagë vjetore prej 27 milionë eurosh.

    Sipas të dhënave të publikuara nga “Tribuna.com”, nëntë nga dhjetë futbollistët aktivizohen në Spanjë, ndërsa vetëm njëri luan jashtë vendit. Kjo renditje bazohet në kombësinë e lojtarëve dhe jo në pagat më të larta të të gjithë futbollistëve të La Ligës.

    10. Fermin Lopez (Barcelona) – 10.4 milionë euro në vit

    Fermin Lopez e nis listën e pesë futbollistëve të Barcelonës me një pagë vjetore prej 10.42 milionë eurosh. Ai ndan të njëjtën pagë me Aymeric Laporte dhe Dani Carvajal, duke mos pasur asnjë dallim financiar mes pozitës së tetë dhe asaj të dhjetë.

    Diferenca mes tij dhe futbollistit të parë që mbetet jashtë kësaj liste është vetëm 220 mijë euro, pasi Inigo Martinez raportohet se përfiton 10.2 milionë euro në vit.

    Barcelona përfaqësohet me pesë futbollistë, por pagat e tyre kanë dallime të konsiderueshme, nga 10.4 milionë euro të Fermin Lopez deri te 27 milionë euro të Rodrit.

    9. Dani Carvajal (Getafe) – 10.42 milionë euro në vit

    Dani Carvajal përfaqëson Getafen në këtë renditje, duke ndarë të njëjtën pagë vjetore prej 10.4 milionë eurosh me Laporten dhe Fermin Lopezin.

    Ai është njëri nga tre mbrojtësit që përfshihen në dhjetëshen e futbollistëve spanjollë më të paguar.

    8. Aymeric Laporte (Athletic Bilbao) – 10.4 milionë euro në vit

    Aymeric Laporte është pjesë e grupit prej tre futbollistësh që përfitojnë nga 10.4 milionë euro në vit.

    Mbrojtësi është përfaqësuesi i dytë i Athletic Bilbaos në këtë listë, pas Nico Williamsit. Mes pagave të tyre ekziston një diferencë prej 6.7 milionë eurosh në vit.

    Athletic Bilbao është klubi i vetëm, përveç Barcelonës, që ka më shumë se një futbollist në këtë renditje.

    7. Pedri (Barcelona) – 12.5 milionë euro në vit

    Pedri renditet si futbollisti i katërt i Barcelonës në këtë listë, me një pagë vjetore prej 12.5 milionë eurosh.

    Ai gjendet pas Rodrit, Lamine Yamalit dhe Dani Olmos në mesin e futbollistëve spanjollë të Barcelonës.

    Paga e tij është 2 milionë euro më e lartë sesa ajo e treshes që ndan pozitën e fundit në renditje.

    6. Ferran Torres (Paris Saint-Germain) – 13.6 milionë euro në vit

    Ferran Torres është i vetmi futbollist në këtë renditje që nuk aktivizohet në Spanjë, pasi përfaqëson Paris Saint-Germainin.

    Sulmuesi përfiton 13.6 milionë euro në vit, duke u renditur 1.1 milionë euro mbi Pedrin dhe 940 mijë euro poshtë Marc Cucurellas.

    Prania e tij është përjashtimi i vetëm në një listë ku nëntë nga dhjetë futbollistët luajnë në futbollin spanjoll.

    5. Marc Cucurella (Real Madrid) – 14.5 milionë euro në vit

    Marc Cucurella është mbrojtësi më i paguar në këtë renditje, me një pagë vjetore prej 14.5 milionë eurove.

    Ai është gjithashtu përfaqësuesi i vetëm i Real Madridit në dhjetëshen e parë.

    Paga e tij është 4.1 milionë euro më e lartë sesa ajo e Aymeric Laportes dhe Dani Carvajalit, të cilët ndajnë të njëjtin nivel page.

    Në mesin e 20 futbollistëve spanjollë më të paguar gjenden edhe emra të tjerë të Real Madridit, si Dean Huijsen dhe Alvaro Carreras, por ata nuk e kalojnë pragun prej 10.4 milionë eurove në vit.

    4. Dani Olmo (Barcelona) – 15.6 milionë euro në vit

    Dani Olmo është futbollisti i tretë i Barcelonës në katër pozitat e para të kësaj renditjeje, me një pagë vjetore prej 15.6 milionë eurosh.

    Ai përfiton më shumë se Pedri dhe Fermin Lopez, por mbetet prapa Rodrit dhe Lamine Yamalit në mesin e futbollistëve spanjollë të klubit katalunas.

    Diferenca mes pagës së tij dhe asaj të Pedrit është 3.1 milionë euro në vit.

    3. Nico Williams (Athletic Bilbao) – 17.1 milionë euro në vit

    Nico Williams është futbollisti më i paguar në këtë renditje jashtë Barcelonës, duke u pozicionuar në vendin e tretë me 17.1 milionë euro në vit.

    Sulmuesi i Athletic Bilbaos ka një pagë 1.5 milionë euro më të lartë sesa Dani Olmo dhe 6.7 milionë euro mbi bashkëlojtarin e tij, Aymeric Laporte.

    Athletic Bilbao ka dy përfaqësues në këtë listë, me pagat e tyre të kombinuara që arrijnë në 27.6 milionë euro në vit.

    2. Lamine Yamal (Barcelona) – 22.9 milionë euro në vit

    Lamine Yamal është sulmuesi më i paguar në këtë renditje, me një pagë vjetore prej 22.9 milionë eurosh.

    Ylli i Barcelonës renditet vetëm pas Rodrit dhe ka një diferencë prej 5.7 milionë eurosh nga Nico Williams, që pozicionohet në vendin e tretë.

    Së bashku me Rodrin, dy futbollistët kryesorë të Barcelonës përfitojnë 50 milionë euro në vit, duke kaluar edhe shumën e kombinuar të pagave të dy përfaqësuesve të Athletic Bilbaos dhe futbollistit të vetëm të Real Madridit në këtë listë.

    1. Rodri (Barcelona) – 27 milionë euro në vit

    Rodri kryeson listën e futbollistëve spanjollë më të paguar, me një pagë vjetore prej 27 milionë eurosh.

    Mesfushori ka një epërsi prej 4.1 milionë eurosh ndaj Lamine Yamalit, ndërsa diferenca me Nico Williamsin, që renditet i treti, arrin në 9.8 milionë euro.

    Ai është gjithashtu mesfushori më i paguar në këtë renditje, duke lënë pas edhe bashkëlojtarët e tij te Barcelona, Dani Olmon dhe Pedrin.

    Kësisoj, Rodri jo vetëm që mban vendin e parë, por i siguron Barcelonës edhe dy pozitat e para në listën e dhjetë futbollistëve spanjollë me pagat më të larta.

    Renditja tabelore:/Telegrafi/