Category: Lajme

  • De Bruyne to the shocking return of Premier League to the club where no one expected

    Everton has made a surprising move to transfer the former Manchester City midfielder, Kevin De Bruyne, according to reports from Italy.

    The winner of Premier League’s six titles left Manchester City to join Naples in the summer of 2025, but in long periods there has been difficulties at the Italian club.

    Now, according to Italian media, Everton is considering the possibility of returning Belgian to Premier League, while he has already started contacts on his transfer.

    According to Calcio Mercato, Everton has shown great interest in De Bruyne and cystama has initiated first contact with player representatives.

    The report stresses that the English club is assessing the real possibilities of real realisation of the agreement, but Naples must be persuaded to let the Belgian midfielder leave.

    De Bruyne has recorded 15 goals contributions to 36 presentations for the team from Serie A, where six of them have made it this season.

    At the weekend, Naples equated 1-1 with Lazio, while Belgian abused a clean opportunity in a situation against one that could ensure his team’s victory.

    As a result, De Bruyne was replaced before the end of the match.

    Last season, 35-year-old had had tensions with the then coach, Antonio Cote.

    Now, under the direction of Massimiliano Allegri, the former Manchester City star is enjoying a better relationship with the young coach of Naples, though tensions to continue in other aspects.

    De Bruyne is currently 43 assisting away from Ryan Giggs, who holds the historical record for most assisting in the Premier League. /Telegraphy/

    Source Layer: Insander

  • De Bruyne drejt rikthimit shokues në Premier Ligë te klubi ku askush nuk e priste

    De Bruyne drejt rikthimit shokues në Premier Ligë te klubi ku askush nuk e priste

    De Bruyne drejt rikthimit shokues në Premier Ligë te klubi ku askush nuk e priste

    Evertoni ka bërë një lëvizje befasuese për transferimin e ish-mesfushorit të Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, sipas raportimeve nga Italia.

    Fituesi i gjashtë titujve të Premier Ligës u largua nga Manchester City për t’iu bashkuar Napolit në verën e vitit 2025, por në periudha të gjata ka pasur vështirësi te klubi italian.

    Tani, sipas mediave italiane, Evertoni po shqyrton mundësinë e rikthimit të belgut në Premier Ligës, ndërsa tashmë ka nisur kontaktet për transferimin e tij.

    Sipas CalcioMercato, Evertoni ka shfaqur interesim të madh për De Bruyne dhe “tashmë ka nisur kontaktet e para me përfaqësuesit e lojtarit”.

    Raporti thekson se klubi anglez po vlerëson mundësitë reale të realizimit të marrëveshjes, por Napoli duhet të bindet për ta lënë të largohet mesfushorin belg.

    De Bruyne ka regjistruar 15 kontribute në gola në 36 paraqitje për skuadrën nga Serie A, ku gjashtë prej tyre i ka realizuar këtë sezon.

    Në fundjavë, Napoli barazoi 1-1 me Lazion, ndërsa belgu shpërdoroi një mundësi të pastër në një situatë një kundër një, që mund t’ia siguronte fitoren skuadrës së tij.

    Si rrjedhojë, De Bruyne u zëvendësua para përfundimit të ndeshjes.

    Sezonin e kaluar, 35-vjeçari kishte pasur tensione me trajnerin e atëhershëm, Antonio Conte.

    Tani, nën drejtimin e Massimiliano Allegrit, ish-ylli i Manchester Cityt po gëzon një marrëdhënie më të mirë me trajnerin e ri të Napolit, megjithëse tensionet për të vazhdojnë në aspekte të tjera.

    De Bruyne aktualisht është 43 asistime larg Ryan Giggsit, i cili mban rekordin historik për më së shumti asistime në Ligën Premier./Telegrafi/

    Burimi: Insajderi

  • VV kundërshton projektin në Ulpianë, paralajmëron anulimin e vendimit dhe ankesë në ministri

    VV kundërshton projektin në Ulpianë, paralajmëron anulimin e vendimit dhe ankesë në ministri

    VV kundërshton projektin në Ulpianë, paralajmëron anulimin e vendimit dhe ankesë në ministri

    Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka kundërshtuar ndërtimin e një parkingu nëntokësor dhe të një objekti kolektiv në hapësirën e njohur si “Fontana”, në lagjen Ulpiana të Prishtinës.

    Gjatë një vizite në këtë hapësirë, Sveçla ka thënë se projekti, i cili është miratuar në seancën e jashtëzakonshme të 6 nëntorit, është paraqitur nga ekzekutivi i Prishtinës në emër të Lojërave Mesdhetare, ndonëse, sipas tij, nuk ka ndërlidhje me këtë organizim.

    Ai ka bërë të ditur se asamblistët e Vetëvendosjes kanë votuar kundër propozimit për dy arsye: mungesën e lidhjes së projektit me Lojërat Mesdhetare dhe ndikimin që ndërtimet e reja mund të kenë në karakterin urban të Ulpianës.

    “Siç e dini, më 6 nëntor, në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Prishtinës, jo vetëm që është diskutuar, por edhe është miratuar një projekt i ekzekutivit të Prishtinës, që ka të bëjë me ndërtimin e një parkingu nëntokësor dhe një objekti kolektiv në këtë hapësirë ku ndodhemi. Propozimi ka ardhur kinse në emër të Lojërave Mesdhetare. Ne, që në seancë, e kemi kundërshtuar këtë propozim për dy arsye. Arsyeja e parë është sepse kemi qenë të bindur, dhe më vonë u dëshmua edhe nga ministri i Sportit, i cili konstatoi se ky projekt nuk ka të bëjë me Lojërat Mesdhetare. Arsyeja e dytë është se po flasim për Ulpianën, një lagje ikonike të qytetit, një ndër lagjet më të urbanizuara që ka Prishtina. Andaj, ndërtimi i objekteve shtesë do ta rëndonte këtë lagje dhe do t’ia humbte karakterin urban. Për këtë arsye, ne votuam kundër këtij propozimi”, ka deklaruar Sveçla.

    Sipas tij, pavarësisht kundërshtimit të Vetëvendosjes, propozimi ka marrë mbështetjen e asamblistëve të LDK-së, PDK-së dhe partive të tjera që qeverisin me Prishtinën.

    “Fatkeqësisht, me votat e asamblistëve të LDK-së dhe PDK-së, si dhe të partive të tjera që qeverisin me Prishtinën, ky propozim u miratua”, ka thënë ai.

    Sveçla ka përmendur edhe reagimet publike të qytetarëve kundër projektit, duke theksuar se Ulpiana ka rëndësi të veçantë për banorët e Prishtinës, por edhe për gjenerata të studentëve që kanë jetuar dhe studiuar në këtë qytet.

    Ai ka thënë se pas reagimeve publike, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është tërhequr nga projekti përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka deklaruar se projekti nuk do të vazhdojë nëse qytetarët nuk e duan atë.

    “Pastaj, siç e dini, kishte një reagim publik të qytetarëve të Prishtinës dhe jo vetëm të Prishtinës, sepse Ulpiana ngjall nostalgji dhe ka histori për secilin student që ka qenë në Prishtinë për dekada të tëra. Si pasojë e këtij reagimi publik, pamë një tërheqje të Përparim Ramës mbrëmë, përmes një statusi ku ai tha se, nëse qytetarët nuk e duan projektin, ai nuk do të ecë përpara”, ka deklaruar Sveçla.

    Megjithatë, ai ka kritikuar deklarimin e Ramës, duke pretenduar se përmes tij po krijohet një pasqyrë e pasaktë për procedurën e miratimit të projektit.

    Sipas Sveçlës, kryetari i Prishtinës ka deklaruar se fillimisht duhet të merret pëlqimi i banorëve dhe më pas propozimi të votohet në Kuvend, por ai ka theksuar se vendimi tashmë është miratuar me 29 vota për.

    “Ajo që vlen të potencohet në këtë rast është se kemi të bëjmë me një tendencë për mashtrim nga zoti Rama, sepse ai tha që fillimisht duhet të merret pëlqimi i banorëve dhe pastaj të votohet propozimi në Kuvend. Kjo nuk ka ndodhur. Ky propozim tashmë është votuar në Kuvend me 29 vota për”, ka thënë Sveçla.

    Ai ka paralajmëruar se në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal, në cilëndo datë që ajo të mbahet, Vetëvendosje do të propozojë anulimin e vendimit për projektin “Ulpiana 2030”.

    Sveçla ka thënë se partia e tij do t’i ndjekë edhe rrugët e tjera administrative dhe ligjore për ta kundërshtuar projektin. Ai ka bërë të ditur se do të paraqesin ankesë në Ministrinë e Pushtetit Lokal, si organ që shqyrton vendimet e komunave, ndërsa nëse projekti nuk ndalet përmes kësaj rruge, do t’i ndjekin edhe procedurat gjyqësore.

    Në këtë kontekst, ai ka përmendur edhe rolin e asamblistëve të Uran Ismailit, të cilët, sipas tij, e kanë mbështetur propozimin.

    “Prandaj për të mos i lënë asgjë rastësisë, ne si LVV në seancën e radhës, kurdo që ajo mbahet do të propozojmë që të bëhet anulimi i vendimit për projektin Ulpiana 2030. Nuk duhet harruar që në këtë qëllim të tij të keqin, po i ndihmon dhe shërben partneri i tij Uran Ismaili, asamblistët e të cilit e mbështeten këtë propozim. Ne pamë një zmbrapsje të zotit Rama përmes statusit të tij në rrjetet sociale, gjithashtu kemi reagim të qytetarëve dhe banorëve të Ulpianës dhe ne do t’i ndjekim edhe rrugët e tjera administrative dhe ligjore. Do të ankohemi në Ministrinë e Pushtetit Lokal, si organ që i shqyrton vendimet e komunave, por në anën tjetër nëse as aty nuk ndalohet, gjithsesi do t’i ndjekim edhe procedurat gjyqësore”, ka deklaruar ai.

    Në fund, Sveçla ka kundërshtuar edhe arsyetimin se ndërtimi në këtë hapësirë është i nevojshëm për akomodimin e sportistëve të Lojërave Mesdhetare. Sipas tij, akomodimi i tyre është planifikuar të bëhet në hapësirat e konvikteve të studentëve, ndërsa nëse nevojiten konvikte shtesë, ato duhet të ndërtohen brenda asaj hapësire dhe jo në Ulpianë.

    “Është thënë që ky projekt bëhet për akomodimin e sportistëve të Lojërave Mesdhetare, ne e kemi kundërshtuar këtë sepse e dimë që akomodimi i sportistëve do të bëhet në hapësirat në anën tjetër, te konviktet e studentëve, dhe nëse ka nevojë për konvikte shtesë, ato do të ndërtohen brenda asaj hapësire jo në pjesën e Ulpianës”, ka thënë Sveçla.

    Burimi: Insajderi

  • Arrestohen dy shqiptarë në Itali për lëndë narkotike, iu gjetën disa lloje të tyre

    Arrestohen dy shqiptarë në Itali për lëndë narkotike, iu gjetën disa lloje të tyre

    Dy shtetas shqiptarë, 26 dhe 20 vjeç, janë arrestuar nga karabinierët në zonën Tor San Lorenzo, në Ardea të Italisë, nën dyshimin për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen e tyre.

    Sipas mediave italiane, arrestimet u kryen gjatë dy operacioneve të ndara kundër trafikut të drogës, të zhvilluara brenda 24 orëve nga karabinierët e stacionit të Tor San Lorenzos. Të dy të arrestuarit kishin vendbanimin në Aprilia.

    Në rastin e parë, 26-vjeçari u kap në momentin kur po i dorëzonte një personi tjetër një pako përmes portës së një banese në rrugën Viale San Lorenzo, shkruan Canaledieci.

    Me të vërejtur forcat e rendit, ai u largua me veturë, duke shkaktuar një ndjekje policore që përfundoi në rrugën Via Adda, në Aprilia, ku u ndalua, transmeton Telegrafi.

    Gjatë kontrollit të veturës, policia gjeti 12 gramë kokainë të ndarë në 26 doza, dy gramë crack në katër paketime dhe tre gramë hashash në katër paketime.

    Ndërkaq, gjatë ditës pasuese, karabinierët ndaluan edhe 20-vjeçarin, i cili po drejtonte një veturë. Gjatë kontrollit në automjet u zbuluan 10 gramë kokainë të ndarë në 27 doza, tre gramë crack në pesë doza, dy gramë hashash dhe një gram marihuanë.

    Të dy shqiptarët janë vënë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane./Telegrafi/

  • Lumbardh Dellova lirohet nga grumbullimi i Kosovës, mungon në dy ndeshjet e nëntorit

    Lumbardh Dellova lirohet nga grumbullimi i Kosovës, mungon në dy ndeshjet e nëntorit

    Lumbardh Dellova lirohet nga grumbullimi i Kosovës, mungon në dy ndeshjet e nëntorit

    Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova, është liruar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, pasi nuk do të jetë në gjendje të paraqitet në dy ndeshjet e nëntorit kundër Izraelit dhe Irlandës.

    Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), e cila ka njoftuar se qendërmbrojtësi është liruar sot nga grumbullimi, pas ekzaminimeve mjekësore.

    Sipas FFK-së, pavarësisht dëshirës së madhe të futbollistit për të qenë në dispozicion të ekipit, gjendja e tij shëndetësore nuk ia mundëson të ndihmojë Kosovën në dy përballjet e radhës, në kuadër të Ligës së Kombeve.

    “Pavarësisht dëshirës së madhe të lojtarit për të qenë në dispozicion të ekipit, ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar se ai nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë ekipin në dy ndeshjet e radhës kundër Izraelit dhe Irlandës, në kuadër të Ligës së Kombeve. Lumbardhit i urojmë rikuperim sa më të shpejtë dhe rikthim sa më parë në fushën e gjelbër!”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Lumbardh Devova released from Kosovo gathering, missing in November two matches

    The defender of the National of Kosovo, Lumbardh Dellova, has been released from the national team’s gathering, as he will not be able to appear in two November matches against Israel and Ireland.

    News has been made known by the Kosovo Football Federation ( FFK), which has announced that the quarterback has been released today after medical examinations.

    According to the SFF, despite the footballer’s strong desire to be available to the team, his health condition cannot enable him to help Kosovo in the next two confrontations, within the League of Nations.

    Despite the player’s strong desire to be available to the team, medical examinations have confirmed that he will not be able to help the team in the next two matches against Israel and Ireland under the League of Nations. Lumbardi, we wish you a quick recovery and return to the green field.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Olechka: Kam ardhur të fitoj, jo për dashuri (VIDEO)

    Olechka: Kam ardhur të fitoj, jo për dashuri (VIDEO)

    Olechka: Kam ardhur të fitoj, jo për dashuri (VIDEO)

    Në një bisedë mes Kledjës dhe Olechkës, kjo e fundit ka treguar se nuk ka ardhur në Big Brother për të gjetur dashurinë.

    Gjatë diskutimit, Olechka ka theksuar se ka ardhur për të fituar.

    Bisedën e plotë mes tyre ndiqeni në videon e mëposhtme:

  • Olechka: I came to win, not for love ( VIDEOS)

    – What?For a conversation between Cledja and Olechka, this one showed that it didn’t come to Big Brother to find love.

    During the discussion, Olechka has stressed that he has come to win.

    The full conversation between them is followed by the following video:

  • Kuvendi miratoi rishikimin e dytë të Buxhetit për vitin 2026

    Kuvendi miratoi rishikimin e dytë të Buxhetit për vitin 2026

    Me 67 vota “për”, 15 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi sot pasdite rishikimin e dytë të buxhetit për vitin 2026.

    Gjatë debatit folën vetëm dy deputetë, Jovanka Trençevska nga LSDM, e cila e cilësoi rishikimin si një disfatë të plotë fiskale, si dhe Igor Zdravkovski nga OBRM-PDUKM, i cili u përgjigj, duke theksuar se Qeveria është përgjegjëse dhe kujdeset për ekonominë dhe standardin e jetesës së qytetarëve.

    “Miratimi i një rishikimi të dytë të buxhetit në nëntor, vetëm tre muaj pas miratimit të atij të korrikut, tregon një nevojë urgjente për të rialokuar fondet para përfundimit të vitit fiskal. Një shpejtësi dhe panik i tillë në ristrukturimin e thesarit shtetëror ndodh më shpesh kur llogaritjet politike tejkalojnë planifikimin e rregullt ekonomik. Ky është një disfatë e pastër fiskale në letër”, vlerësoi Trençevska.

    Sipas Zdravkovskit, rishikimi është i zhvilluar dhe i përgjegjshëm.

    Me Rebalancimin e Ndryshuar të Buxhetit, të ardhurat totale janë planifikuar në një nivel prej 374.2 miliardë denarë, ose rreth 5.3 miliardë denarë më të ulët se parashikimet për vitin 2026.

    Në të njëjtën kohë, është bërë korrigjim në rënie në anën e shpenzimeve në të njëjtin nivel, gjegjësisht shpenzimet totale janë planifikuar në një nivel prej 420.5 miliardë denarë. Në të njëjtën kohë, niveli i deficitit në Buxhet mbetet në një nivel prej 46.3 miliardë denarë.

    Propozimin e Ndryshuar të Rebalancimit të Buxhetit u shpjegoi deputetëve ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, e cila theksoi se prioritet i Qeverisë është ruajtja e stabilitetit ekonomik dhe përgjigjja ndaj sfidave për shkak të zhvillimeve të vazhdueshme gjeopolitike globale.

    Ndryshimet dhe plotësimet në Buxhet, tha ajo, synojnë të sigurojnë stabilitet në Buxhet deri në fund të vitit dhe siguri për qytetarët dhe ekonominë.

    Shpenzimet kapitale janë parashikuar në 40.1 miliardë denarë, të cilat do të vazhdojnë investimet në mbrojtje, infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, infrastrukturën komunale, mjedisin, efikasitetin energjetik, arsimin, mbrojtjen e fëmijëve dhe atë sociale, bujqësinë dhe infrastrukturën lokale. Mbështetja financiare për komunat dhe projektet e infrastrukturës kapitale në nivel lokal po vazhdon gjithashtu.

  • Drejtuesit e Man Utd drejt vendimit për shkarkimin e Carrickut, por nuk pritet vendim i menjëhershëm

    Drejtuesit e Man Utd drejt vendimit për shkarkimin e Carrickut, por nuk pritet vendim i menjëhershëm

    E ardhmja e Michael Carrick në stolin e Manchester Unitedit vazhdon të jetë e paqartë, pavarësisht se presioni për ndryshime në drejtimin e skuadrës po rritet.

    Sipas raportimeve të mediumit britanik talkSPORT, drejtuesit e klubit anglez nuk pritet të marrin një vendim të menjëhershëm për të ardhmen e trajnerit, edhe pse brenda klubit po shqyrtohet mundësia e shkarkimit të tij.

    Shefi ekzekutiv Omar Berrada dhe drejtori i futbollit Jason Wilcox pritet të takohen të martën në Monaco me bashkëpronarin e klubit, Sir Jim Ratcliffe, ku thuhet se do të rekomandojnë ndryshimin e trajnerit.

    Megjithatë, nga ky takim nuk pritet të ketë ndonjë vendim përfundimtar apo njoftim të menjëhershëm.

    Ndërkohë, njëri prej emrave kryesorë që po përmendet si pasues i mundshëm i Carrick është Mauricio Pochettino.

    Ish-trajneri i Chelseat dhe Tottenhamit raportohet se ka një klauzolë largimi prej shtatë milionë funtesh në kontratën e tij me përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Në anën tjetër, Carrick është paraqitur në qendrën stërvitore të klubit, Carrington, ku ka marrë drejtimin e seancës stërvitore me një grup të reduktuar futbollistësh, përpara se të ndiqte nga afër një ndeshje të ekipit U-18 të Manchester Unitedit. /Telegrafi/