Category: Lajme

  • I lani dhëmbët çdo ditë, por mund të jeni duke bërë gabime – dentisti zbulon çfarë duhet të ndryshoni

    I lani dhëmbët çdo ditë, por mund të jeni duke bërë gabime – dentisti zbulon çfarë duhet të ndryshoni

    I lani dhëmbët çdo ditë, por mund të jeni duke bërë gabime – dentisti zbulon çfarë duhet të ndryshoni

    Larja e dhëmbëve është një nga rutinat më të zakonshme të përditshme, por kjo nuk do të thotë se të gjithë e bëjnë atë siç duhet. Përdorimi i furçës së gabuar, fërkimi i tepërt dhe neglizhimi i hapësirave ndërmjet dhëmbëve janë disa nga gabimet që mund të dëmtojnë shëndetin oral.

    Për këto gabime ka folur profesori emeritus Murray Thomson nga Universiteti i Otagos, i cili ka shkruar afro 500 punime profesionale dhe për më shumë se tri dekada ka edukuar breza të tërë dentistësh. Këshillat e tij, të bazuara në përvojën shumëvjeçare dhe njohuritë shkencore, janë publikuar nga mediumi Stuff.

    Furça e butë është zgjedhja e duhur

    Thomson rekomandon përdorimin e furçave të dhëmbëve me fije të buta, duke këshilluar shmangien e atyre me fortësi mesatare dhe të lartë.

    Sipas tij, pllaka dentare është një biofilm i butë, prandaj nuk ka nevojë që dhëmbët të fërkohen me forcë për ta larguar atë. Përkundrazi, larja agresive mund të dëmtojë mishrat e dhëmbëve dhe të konsumojë dentinën, pjesën më të butë të dhëmbit, veçanërisht në zonën e qafës së tij.

    “Jini të butë dhe harroni qasjen ‘sa më e fortë aq më mirë’. Mund të bëni vetëm dëm”, këshillon ai.

    Profesori tregon se personalisht preferon furçën e zakonshme, pasi nuk i pëlqen ndjesia e furçës elektrike. Megjithatë, ai pranon se furçat elektrike janë shumë efektive për personat që i përdorin.

    Pastrimi duhet të bëhet në mënyrë sistematike

    Një tjetër gabim i zakonshëm është pastrimi jo i njëtrajtshëm i të gjitha pjesëve të gojës.

    Nga përvoja e tij klinike, Thomson thotë se shpesh mund të dallojë nëse një pacient është djathtak apo majtak, duke u bazuar në pastërtinë e dhëmbëve. Sipas tij, njerëzit kanë tendencë ta pastrojnë më pak mirë anën e gojës që përkon me dorën e tyre dominuese.

    Për të shmangur këtë problem, ai rekomandon një metodë të organizuar në katër hapa: fillimisht pastrimin e pjesës së brendshme të dhëmbëve të poshtëm, më pas pjesën e jashtme të tyre dhe të njëjtën procedurë për dhëmbët e sipërm.

    “Filloj me pjesën e brendshme të dhëmbëve të poshtëm, pastaj kaloj në pjesën e jashtme. Pastaj e përsëris të njëjtën gjë në dhëmbët e sipërm”, shpjegon ai.

    Edhe pse dy minutat konsiderohen si kohë e rekomanduar për larjen e dhëmbëve, Thomson thekson se kohëzgjatja nuk është garanci për pastrim cilësor.

    “Është cilësi, jo sasi”, nënvizon profesori.

    Kur duhet ndërruar furça e dhëmbëve?

    Sipas Thomson, nuk është e domosdoshme që furça të ndërrohet sipas një afati të prerë, por gjendja e fijeve të saj duhet të përcaktojë se kur është koha për një të re.

    Ai tregon se e ndërron furçën disa herë gjatë vitit, ndërsa shpjegon se për sa kohë fijet janë të drejta dhe ruajnë formën, furça mund të vazhdojë të përdoret.

    “Por nëse fijet janë përhapur dhe koka e furçës është shtrembëruar, është koha për një të re sepse nuk është më efektive”, thotë ai.

    Mos e mbuloni furçën kur është e lagur

    Edhe mënyra e ruajtjes së furçës ka rëndësi për higjienën orale.

    Thomson këshillon që furça të mos vendoset drejtpërdrejt mbi tualet, për arsye higjienike, por nuk sheh problem që ajo të mbahet në pjesën tjetër të banjës.

    Ai paralajmëron veçanërisht kundër mbulimit të furçës kur është ende e lagur, duke theksuar rëndësinë e tharjes së saj.

    “Është e rëndësishme ta lini të thahet. Sa më gjatë të jetë e lagur, aq më shumë baktere mund të rriten”, shpjegon ai.

    Mos i lani dhëmbët menjëherë pas ushqimeve acidike

    Pas konsumimit të ushqimeve acidike, si portokajtë, Thomson sugjeron të pritet rreth dhjetë minuta para larjes së dhëmbëve.

    Kjo për shkak se pastat e dhëmbëve kanë veti të lehta gërryese dhe larja e menjëhershme pas ekspozimit ndaj acidit mund të rrisë teorikisht rrezikun e erozionit të smaltit, veçanërisht nëse përdoret forcë e tepërt ose furçë me fije të forta.

    Megjithatë, profesori sqaron se ky rrezik mbetet kryesisht teorik dhe se nuk ka prova të forta që e mbështesin atë në praktikë.

    Fluori është përbërësi më i rëndësishëm i pastës së dhëmbëve

    Sa i përket produkteve për higjienën orale, Thomson vë theksin te rëndësia e fluorit, duke rekomanduar përdorimin e pastave të dhëmbëve që përmbajnë të paktën 1,000 ppm fluor.

    Ai i konsideron pastat zbardhuese si një pretendim më shumë tregtar, pasi, sipas tij, nuk ka gjetur prova bindëse për efektivitetin e tyre.

    Profesori vlerëson se fluori ka luajtur rol të rëndësishëm në uljen e rasteve të kariesit që nga vitet 1970.

    Ndërkohë, ai është kritik edhe ndaj përdorimit të shpëlarësve të gojës, të cilët i konsideron të panevojshëm për shumicën e njerëzve.

    Përjashtim bën shpëlarësi me klorheksidinë, i cili mund të ndihmojë personat që po rikuperohen pas ndërhyrjeve kirurgjikale në gojë. Megjithatë, ai paralajmëron se nuk duhet të përdoret për periudha të gjata, pasi mund të shkaktojë njolla në dhëmbë dhe humbje të përkohshme të shijes.

    Dy herë në ditë janë të mjaftueshme

    Sipas Thomson, larja e dhëmbëve dy herë në ditë është më se e mjaftueshme, nëse bëhet në mënyrën e duhur.

    Ai vlerëson se larja tri herë në ditë mund të jetë e tepërt, ndërsa për personat që dëshirojnë të freskojnë frymën pas drekës, rekomandon përtypjen e çamçakëzit pa sheqer.

    Hapësirat ndërmjet dhëmbëve nuk duhet të neglizhohen

    Një nga këshillat e fundit të profesorit lidhet me pastrimin e hapësirave ndërmjet dhëmbëve, të cilat shpesh mbeten jashtë rutinës së përditshme.

    Thomson tregon se më parë përdorte fillin dentar çdo mëngjes, por vitet e fundit ka kaluar në furçat e vogla ndërdhëmbore, të cilat i vlerëson shumë.

    Ai rekomandon pastrimin e këtyre hapësirave rregullisht, idealisht dy deri në tri herë në javë ose edhe më shpesh, nëse është e mundur.

    “Një furçë dhëmbësh heq pllakën nga sipërfaqet e arritshme, por jo nga vendi ku dhëmbët preken. Atje mund të zhvillohen sëmundjet e mishrave të dhëmbëve dhe kariesi”, shpjegon ai.

    Sa u përket ujitësve oralë, profesori thotë se nuk i ka provuar personalisht, megjithëse disa nga kolegët e tij i konsiderojnë shumë efektivë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Rasti i Arlinda Zekajt, gjatë javës së ardhshme fillon intervistimi i dëshmitarëve

    Rasti i Arlinda Zekajt, gjatë javës së ardhshme fillon intervistimi i dëshmitarëve

    Rasti i Arlinda Zekajt, gjatë javës së ardhshme fillon intervistimi i dëshmitarëve

    Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt pritet që gjatë javës së ardhshme të nisë intervistimin e dëshmitarëve, në kuadër të hetimit parlamentar për rrethanat dhe veprimet institucionale që i paraprinë vrasjes së saj.

    Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komisionit, Burim Ramadani, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i cili ka njoftuar se tashmë ka nënshkruar ftesat e para për dëshmitarët që do të intervistohen.

    Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka bërë të ditur se intervistimet do të nisin javën e ardhshme dhe do të zhvillohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.

    “Në emër të Komisionit Hetimor, sot kam nënshkruar ftesat e para për dëshmitarët. Gjatë javës së ardhshme fillojmë intervistimet, bazuar në legjislacionin në fuqi”, ka shkruar Ramadani.

    Komisioni është formuar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, rast që ka nxitur reagime dhe kërkesa për përgjegjësi institucionale, veçanërisht lidhur me mënyrën se si institucionet e drejtësisë dhe organet e tjera trajtuan raportimet dhe shqetësimet e mëparshme për sigurinë e saj. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Zbulohet identiteti i komedianit të famshëm të akuzuar për ngacmim seksual

    Zbulohet identiteti i komedianit të famshëm të akuzuar për ngacmim seksual

    Zbulohet identiteti i komedianit të famshëm të akuzuar për ngacmim seksual

    Komediani, aktori dhe shkrimtari britanik David Walliams (55) ka kërkuar të parandalojë publikimin e emrit të tij në gjykatë në lidhje me akuzat për sjellje të papërshtatshme seksuale ndaj grave të reja.

    Identiteti i tij u zbulua pasi një gjykatë hodhi poshtë një kërkesë për ndalimin e publikimit, raporton Page Six . Walliams i mohon akuzat, transmeton Indeksonline.

    Walliams, i njohur për serialin e tij komik “Little Britain” dhe rolin e tij si gjyqtar në “Britain’s Got Talent”, ka nisur veprime ligjore kundër mediave Guardian News and Media dhe Independent Television News (ITN).

    Ai donte të parandalonte publikimin e një hetimi në të cilin disa gra e akuzojnë atë për shfrytëzimin e famës dhe ndikimit të tij për të kontaktuar gra të reja dhe për t’i nxitur ato të kryejnë marrëdhënie seksuale.

    Gjykata e Lartë në Londër e hodhi poshtë kërkesën e tij për një urdhër ndalimi më 3 nëntor. Gjykatësi Matthew Nicklin arriti në përfundimin se një urdhër i tillë ndalimi do të përbënte një kufizim serioz të lirisë së shprehjes.

    Walliams iu dha mundësia të apelonte vendimin, por ai nuk paraqiti ankesë deri në afatin e 9 nëntorit. Pas kësaj, media publikoi identitetin e tij.

    Sipas një hetimi të përbashkët nga Guardian dhe ITV News, shumë gra e kanë akuzuar Walliams se po përdor pozicionin e tij në industrinë e argëtimit për t’u afruar me to.

    Dy gra pretendojnë se e kanë takuar atë kur ishin 15 vjeç dhe se më pas ai ka krijuar kontakt me to, gjë që, sipas pretendimeve të tyre, ka përshkallëzuar në sjellje të papërshtatshme seksuale.

    Gra të tjera përshkruan mesazhe të padëshiruara, ngacmime seksuale dhe situata në të cilat ndiheshin të presionuara për shkak të popullaritetit dhe ndikimit të tij.

    Walliams mohon akuzat për sulm seksual, ngacmim dhe shfrytëzim të pozicionit të tij. Avokatët e tij kundërshtojnë disa nga rrëfimet e grave dhe pretendojnë se marrëdhëniet ose kontaktet e përshkruara ishin konsensuale ose të keqinterpretuara.

    Gjatë seancës gjyqësore, avokatja e Walliams, Sara Mansoori, deklaroi se komediani u përpoq dy herë t’i jepte fund jetës së tij pasi mësoi për hetimin gazetaresk.

    Ajo deklaroi se ai ishte shtruar në spital për muaj të tërë dhe se publikimi i emrit të tij dhe i akuzave mund ta rrezikonte seriozisht shëndetin e tij.

    Gjykatësi pranoi se ekzistonte një rrezik serioz për shëndetin e Walliams, por arriti në përfundimin se kjo nuk ishte arsye e mjaftueshme për të vendosur një ndalim të përhershëm të botimit. Ai gjithashtu theksoi se stafi mjekësor që kujdesej për të ishte përgjegjës për sigurinë e tij.

    Burimi: Insajderi

  • Bien lindjet në Shqipëri, 10 qarqe regjistrojnë tkurrje gjatë vitit 2026

    Bien lindjet në Shqipëri, 10 qarqe regjistrojnë tkurrje gjatë vitit 2026

    Bien lindjet në Shqipëri, 10 qarqe regjistrojnë tkurrje gjatë vitit 2026

    Shqipëria po përballet me një fenomen që po bëhet gjithnjë e më i vazhdueshëm, në shumicën e qarqeve po regjistrohen më shumë vdekje sesa lindje.

    Edhe në tremujorin e tretë të këtij viti, 7 nga 12 qarqe rezultojnë me bilanc negativ natyror. Korça mban rekordin më negativ ndërsa më pozitive situata paraqitet në Tiranë.

    Sipas të dhënave të INSTAT-it gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026 në Shqipëri u regjistruan 5.787 lindje dhe 5.045 vdekje. Në shkallë vendi bilanci natyror rezultoi pozitiv me 742 lindje më shumë se vdekje.

    Megjithatë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, lindjet kanë rënë me 10,5%, ndërsa vdekjet janë rritur me 0,4%. Pas këtij bilanci qëndrojnë zhvillime demografike si emigracioni, numri i ulët i lindjeve dhe ndryshimet në strukturën e popullsisë. Faktorë që ndikojnë në numrin e personave që jetojnë në vend dhe në raportin mes lindjeve dhe vdekjeve.

    Edhe shpërndarja sipas qarqeve tregon se kjo prirje nuk është e njëjtë në të gjithë vendin.

    Tirana kryeson për numrin e lindjeve, me 2.708 foshnje të ardhura në jetë, por edhe për numrin e vdekjeve me 1.328 raste. Për pasojë kryeqyteti regjistron shtesën më të lartë natyrore me 1.380 lindje më shumë se vdekje.

    Në anën tjetër Korça ka bilancin më negativ me 220 vdekje më shumë se lindje. Gjirokastra regjistron numrin më të ulët të lindjeve vetëm 66.

    Në krahasim me tremujorin e tretë të vitit të kaluar 10 qarqe kanë shënuar rënie të lindjeve. Tkurrja më e fortë është regjistruar në Fier me 20,1% ndërsa Dibra ka shënuar rritjen më të lartë me 3,9%.
    Sa u përket vdekjeve janë rritur në 7 qarqe. Rritjen më të madhe e ka regjistruar Kukësi, me 15,7% ndërsa Dibra ka shënuar rënien më të fortë me 17,8%.

    Ndërkohë, për të nxitur lindjet, qeveria ka rishikuar skemën e bonusit të bebes duke ndryshuar mënyrën e mbështetjes financiare për familjet. Mbetet për t’u parë nëse ndryshimet e bëra do të japin efektin e pritshëm.

  • Cucurella: Real Madridi është skuadra më e mirë në Evropë

    Cucurella: Real Madridi është skuadra më e mirë në Evropë

    Cucurella: Real Madridi është skuadra më e mirë në Evropë

    Marc Cucurella nuk ka dilema kur bëhet fjalë për skuadrën më të fortë në Evropë.

    Futbollisti spanjoll ka vlerësuar se aktualisht Real Madridi është ekipi që po paraqitet më mirë në kontinent, madje edhe përpara Paris Saint-Germainit.

    Në një intervistë për emisionin “El Partidazo” në radion Cadena COPE, Cucurella u pyet nëse Reali është më i mirë se PSG-ja.

    “Për momentin, mendoj se skuadra më e mirë në Evropë jemi ne. Kemi kaluar një seri shumë të mirë, kemi zhvilluar shumë ndeshje të mira dhe skuadra është shumë serioze”, deklaroi ai.

    I pyetur për krahasimin me PSG-në, spanjolli shtoi se skuadra franceze ka lojtarë shumë të mirë dhe një projekt të ndërtuar ndër vite, por pranoi se nuk i ndjek shumë ndeshjet e saj.

    “PSG-ja ka një ekip shumë të mirë, por aktualisht e shoh Real Madridin më të mirë”, theksoi Cucurella.

    Ai veçoi edhe Arda Güler si futbollistin që e ka befasuar më së shumti te Reali, duke vlerësuar se me të në fushë skuadra luan më mirë dhe ka më shumë lidhje në lojën e pasimeve.

  • Në kulmin e ëndrrave muzikore, këngëtari ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare

    Në kulmin e ëndrrave muzikore, këngëtari ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare

    Në kulmin e ëndrrave muzikore, këngëtari ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare

    Këngëtari i ri amerikan i muzikës country, CJ Beach, ka humbur jetën në moshën vetëm 22-vjeçare, pak orë pasi ishte ngjitur në skenë në Florida.

    Artisti nga Tallahassee u përfshi në një aksident automobilistik në orët e para të mëngjesit të së shtunës, më 7 nëntor, pak kohë pasi kishte performuar në lokalin “The Salty Donkey”, në Panacea.

    Lajmin e trishtë e konfirmoi babai i tij, Charles, përmes një postimi në Facebook, ku falënderoi të gjithë ata që kanë shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen për familjen.

    “E vlerësoj jashtëzakonisht gjithë dashurinë dhe mesazhet për djalin tim CJ. Të shoh fotot dhe videot e tij më copëton zemrën, por e di që ai ishte i dashur nga shumë njerëz dhe do të na mungojë”, shkroi ai, transmeton LadBible, përcjell Klankosova.tv.

    Sipas Patrullës Rrugore të Floridës, aksidenti ndodhi rreth orës 01:15, kur automjeti doli nga rruga dhe u përplas me disa pemë. 22-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa rrethanat e aksidentit janë ende nën hetim.

    Në një tjetër mesazh prekës, babai i tij kërkoi nga autoritetet lokale të marrin masa për rritjen e sigurisë në rrugën Rehwinkle, ku ndodhi aksidenti, duke theksuar se në të njëjtin vend kishte ndodhur edhe një tjetër përplasje fatale.

    Edhe vëllai i madh, Marshall, ndau një dedikim emocionues, duke kujtuar momentet e fëmijërisë dhe lidhjen e veçantë me të vëllanë.

    CJ Beach konsiderohej një nga talentet e reja premtuese të muzikës country në zonën e Tallahassee. Ai performonte si solo, ashtu edhe me grupin e tij, ndërsa mbështeste vazhdimisht artistët e rinj dhe kishte krijuar edhe një festival lokal të muzikës.

    Edhe radioja lokale X101.5 shprehu dhimbjen për humbjen e tij, duke e cilësuar CJ një nga muzikantët e rinj më të talentuar të zonës.

    Vdekja e tij ka lënë në zi familjen, miqtë dhe komunitetin muzikor, që do ta kujtojnë për talentin dhe pasionin e tij për muzikën.

  • Ross nga seriali "Friends" është rikthyer me një bluzë të kuqe, kësaj here në një reklamë

    Ross nga seriali “Friends” është rikthyer me një bluzë të kuqe, kësaj here në një reklamë

    Aktori David Schwimmer, i njohur më së miri për rolin e tij si Ross Geller në sitcom-in “Friends”, ka veshur përsëri pulovrën e kuqe që luajti një rol të madh në një nga episodet më të famshme të serialit 25 vjet më parë.

    Këtë herë, është një reklamë për markën e modës Quince, e cila u kujtoi shumë shikuesve momentin kur u zbulua se Ross ishte babai i fëmijës së Rachel, raporton Yahoo.

    Në reklamën e quajtur “Puloveri i Kuq”, Schwimmer endet rrugëve të qytetit të New Yorkut në kërkim të një pulovre të kuqe kashmiri.

    Por kudo që shikon, dikush e ka veshur tashmë. Ai sheh të njëjtën pulovër te kalimtarët, dhe në një moment madje edhe te një qen.

    “Kur Quince ma prezantoi idenë, menjëherë e gjeta qesharake. Në fund të fundit, unë dhe pulovra e kuqe kemi një histori të gjatë së bashku”, deklaroi aktori.

    “Këtë herë po ndjek një pulovër, dhe disi të gjithë të tjerët e kanë tashmë. Edhe qeni,” shtoi ai.

    A ju kujtohet episodi nga “Friends”?

    Reklama është një homazh për episodin “Ai me trikon e kuqe” nga sezoni i tetë i “Friends”, i cili u transmetua në vitin 2001.

    Në atë episod, personi Rachel e cila është shtatzënë, nuk dëshiron t’u tregojë miqve të saj se kush është babai i fëmijës derisa të flasë më parë me të.

    Joey gjen një pulovër të kuqe të lënë pas nga një burrë me të cilin ishte Rachel dhe, së bashku me Phoebe-n dhe Monica-n, përpiqet të kuptojë se kujt i përket. Në fillim, ata dyshojnë për ish-të dashurin e saj, Tag-un, por në fund të episodit, Ross hyn në apartamentin e Monica-s dhe e njeh pulovrën e tij.

    Në ato momente ata e kuptuan se Ross është babai i foshnjës së Rachel. Interesante është se vetë Schwimmer e drejtoi episodin.

    Njëzet e pesë vjet më vonë, aktori iu rikthye përsëri pulovrës së kuqe, këtë herë në një reklamë që luan me një nga skenat më të famshme të serialit të njohur.

  • Nga ylli i Bayernit te rekordmeni i padëshiruar, Olise vendoset në krye të një renditjeje negative

    Nga ylli i Bayernit te rekordmeni i padëshiruar, Olise vendoset në krye të një renditjeje negative

    Michael Olise është shndërruar në një prej futbollistëve më kreativë të repartit ofensiv të Bayern Munichut, por këtë sezon francezi po kryeson edhe një statistikë jo të favorshme në kampionatin gjerman.

    Sipas të dhënave të publikuara nga Fussballdaten.de, 24-vjeçari është futbollisti me më së shumti topa të humbur në Bundesliga gjatë këtij sezoni.

    Pas nëntë paraqitjeve në kampionat, Olise ka regjistruar plot 194 humbje të posedimit të topit. Pas shtatë xhirove, ai renditej në vendin e tretë me 147 raste të tilla, por 47 humbjet e regjistruara në dy ndeshjet e fundit e kanë ngjitur në krye të kësaj liste.

    Francezi ka kaluar kështu Vladimir Coufalin e Hoffenheimit, i cili renditet i dyti me 185 topa të humbur.

    Pas tyre vijnë Ibrahim Maza i Bayer Leverkusenit me 162, Laurin Curda i SC Paderbornit me 161 dhe Lukas Petkov i SV Elversbergut me 157 humbje të posedimit.

    Megjithatë, kur statistika llogaritet në raport me minutat e luajtura, Olise nuk e mban vendin e parë. Ai regjistron mesatarisht 23.37 humbje të topit për 90 minuta lojë, duke u renditur i treti në këtë klasifikim.

    Përpara tij janë Vladimir Coufal me 23.82 dhe Borna Sosa me 23.45 humbje për 90 minuta. /Telegrafi/

  • Portugalia përgatitet për stuhinë e fuqishme, tetë qarqe në alarm të kuq

    Portugalia përgatitet për stuhinë e fuqishme, tetë qarqe në alarm të kuq

    Portugalia përgatitet për stuhinë e fuqishme, tetë qarqe në alarm të kuq

    Portugalia do të mbyllë të mërkurën shkollat dhe shërbimet publike jo thelbësore, pasi stuhia Charles pritet të godasë disa pjesë të vendit me reshje të dendura shiu dhe erëra të fuqishme.

    Ministri i Brendshëm i Portugalisë, Luis Neves, u ka bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë mundësi, të qëndrojnë në shtëpi, të shmangin zonat bregdetare dhe të punojnë nga shtëpia.

    “Të gjithë ata që kanë mundësi duhet të qëndrojnë në shtëpi”, ka deklaruar Neves të martën, gjatë një konference për media.

    Ai ka paralajmëruar se vendi po përballet me një situatë të vështirë, veçanërisht të mërkurën, kur pritet të shënohen kushtet më të rënda atmosferike.

    “Është një periudhë e vështirë dhe sfiduese. Vendi do të vihet në provë, veçanërisht nesër, duke pasur parasysh skenarin e parashikuar”, citohet të ketë thënë ai për gazetarët, sipas medias portugeze Diario de Noticias.

    Ministri ka bërë të ditur se gjendja e alarmit do të jetë në fuqi të mërkurën, nga ora 00:00 deri në 23:59.

    Ndërkohë, tetë qarqe të Portugalisë, përfshirë kryeqytetin Lisbonë, janë vendosur në nivelin më të lartë të alarmit të kuq për shkak të kushteve ekstreme atmosferike.

    Stuhia Charles pritet të mbërrijë në Portugalinë kontinentale të mërkurën në mëngjes, pasi gjatë mbrëmjes së së martës të kalojë fillimisht mbi ishullin e Madeirës.

    Rreziku nga përmbytjet mbetet gjithashtu i lartë. Një zyrtar i Agjencisë Portugeze të Mjedisit ka paralajmëruar se 101 komuna janë të rrezikuara nga përmbytjet, ndërsa kulmi i baticës pritet të regjistrohet të mërkurën, në orën 15:20 sipas kohës lokale.

    Krahas stuhisë Charles, Portugalia kontinentale po vazhdon të jetë nën ndikimin e stuhisë Bruna, e cila ndodhet në veri të arkipelagut të Azoreve. Kjo stuhi ka sjellë reshje të dendura shiu dhe ka shkaktuar vështirësi në transport.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Portugal prepares for powerful storm, eight red – alert circuits

    Portugal will close non-substantial schools and public services Wednesday, as the Charles storm is expected to hit parts of the country with heavy rainfall and strong winds.

    Portugal’s Interior Minister Louis Neves has urged citizens to stay at home if they can, avoid coastal areas, and work from home.

    Everyone who can stay at home has declared Neves during a news conference Tuesday.

    He has warned that the country is facing a difficult situation, especially on Wednesday, when it is expected to mark the worst weather conditions.

    It’s a difficult and challenging time. The country will be tested, especially tomorrow, given the predicted scenario, he was quoted as telling reporters, according to Portuguese media. Diario de Noticias.

    The minister has announced that the alarm situation will be in effect Wednesday, from 0000 to 23:59.

    Meanwhile, eight Portuguese counties, including the capital Lisbon, have been placed at the highest level of red alert because of extreme atmospheric conditions.

    The Charles Storm is expected to arrive in mainland Portugal Wednesday morning, after Tuesday’s evening passes first over the island of Madeira.

    The risk of floods also remains high. An official of the Portuguese Environment Agency has warned that 101 municipalities are endangered by floods, while the roof of batica is expected to be registered at 15:20 local time on Wednesday.

    In addition to the Charles storm, mainland Portugal is still under the influence of the Bruna storm, located north of the Azore Archipelago. This storm has brought heavy rainfall and has caused difficulty in transportation.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal