Category: Lajme

  • Zelensky: Bisedimet trepalëshe në Abu Dhabi ishin konstruktive, diskutuam garancitë e sigurisë për Ukrainën

    Zelensky: Bisedimet trepalëshe në Abu Dhabi ishin konstruktive, diskutuam garancitë e sigurisë për Ukrainën

    Zelensky: Bisedimet trepalëshe në Abu Dhabi ishin konstruktive, diskutuam garancitë e sigurisë për Ukrainën

    President i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, është deklaruar rreth takimit trepalësh që është zhvilluar sot mes delegacionit ukrainas, amerikan dhe rus, duke thënë se ai ka pranuar raport nga ekipi negociator ukrainas, dhe ka falënderuar partnerët e këtij vendi.

    Zelenksyy, ka thënë se takimi trepalësh ka qenë konstruktiv dhe ‘’mjaft përmbajtësor’’, dhe se, është diskutuar në detaje përmbajtja e garancive të sigurisë për Ukrainën dhe bazat për të siguruar funksionimin e këtyre garancive në afat të gjatë.

    ‘’ Nevojiten mekanizma konkretë për të parandaluar çdo përsëritje të luftës. Gjithashtu, u trajtua edhe nevoja për hapa drejt shtensionimit të situatës’’ ka shkruar ai mes tjerash.

    Postimi i plotë:

    Mora një raport nga ekipi ynë negociator. Sot ishte dita e parë e takimeve në Abu Dhabi. Fillimisht u zhvillua një takim me partnerët tanë evropianë dhe amerikanë, i pasuar nga një takim në formatin trepalësh ndërmjet delegacionit tonë dhe delegacioneve amerikane dhe ruse. Jam mirënjohës ndaj të gjithë partnerëve të Ukrainës për mbështetjen e tyre.

    Takimi në formatin trepalësh ishte konstruktiv dhe mjaft përmbajtësor. Pati kohë për të diskutuar nevojën dhe parametrat e mundshëm të hapave humanitarë. Lirimi i të burgosurve është prioritet. U diskutua në detaje përmbajtja e garancive të sigurisë për Ukrainën dhe bazat për të siguruar funksionimin e këtyre garancive në afat të gjatë. Nevojiten mekanizma konkretë për të parandaluar çdo përsëritje të luftës. Gjithashtu, u trajtua edhe nevoja për hapa drejt shtensionimit të situatës.

    I kam dhënë ekipit tonë udhëzime të qarta për vazhdimin e dialogut, si në takimin trepalësh të nesërm, ashtu edhe në ditët në vijim, me të dërguarit e presidentit amerikan dhe përfaqësuesit e Evropës. Gjëja më e rëndësishme është që realisht t’i afrohemi paqes. Nga ana e Ukrainës do të ketë vetëm punë produktive, cilësore dhe të ndershme.

    Falënderoj palën amerikane për organizimin e këtyre negociatave dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për ofrimin e një platforme të besueshme për zhvillimin e tyre.

    Burimi: Insajderi

  • Zelensky: Trilateral talks in Abu Dhabi were constructive, discussed security guarantees for Ukraine

    Ukraine’s president, Voldymyr Zelensky, has been declared about the trilateral meeting that was held today between the Ukrainian, American and Russian delegation, saying he has accepted the report by the Ukrainian negotiating team, and has thanked the country’s partners.

    Zelenxy, has said the trilateral meeting has been constructive and sufficiently entwining, and that, in detail, the content of the security guarantees for Ukraine and the basis for ensuring the functioning of these guarantees in the long run has been discussed.

    Concrete mechanisms needed to prevent any repetition of the war. Also discussed was the need for steps to reduce the situation.

    Full Posting:

    I got a report from our negotiating team. Today was the first day of meetings in Abu Dhabi. Initially, a meeting was held with our European and American partners, followed by a trilateral-format meeting between our delegation and American and Russian delegations. I’m grateful to all of Ukraine’s partners for their support.

    The trilateral-format meeting was constructive and very conservative. There was time to discuss the need and possible parameters of humanitarian steps. Release of prisoners is a priority. The contents of security guarantees for Ukraine and the foundations to ensure the functioning of these guarantees were discussed in detail. Concrete mechanisms are needed to prevent any repetition of the war. Also discussed was the need for steps to reduce the situation.

    I’ve given our team clear instructions on continuing dialogue, both tomorrow’s trilateral meeting and the next few days, with the American president’s envoys and European representatives. The most important thing is that we really get close to peace. Ukraine’s side will have only productive, quality and honest work.

    I thank the American side for organising these negotiations and the United Arab Emirates for providing a reliable platform for their development.

    Source Layer: Insander

  • Kërkesa për shkarkimin e Hegseth - për çka po akuzohet ai?

    Kërkesa për shkarkimin e Hegseth – për çka po akuzohet ai?

    Kërkesa për shkarkimin e Hegseth - për çka po akuzohet ai?

    Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Pete Hegseth, ka reaguar pas procesit të nisur nga republikani Thomas Massie, për shkarkimin e tij.

    Sipas Reuters, Hegseth, gjatë një deklarimi për media, tha se e gjithë kjo është “një farsë”.

    “Është një veprim i sajuar dhe këtë e dinë të gjithë”, shtoi ai, transmeton Klankosova.tv.

    Ndërsa Marko Rubio, Sekretar i Shtetit, po merr pjesë në mbledhjen e G7 në Paris, ai u pyet lidhur me akuzat e përfshira në nenet e shkarkimit ndaj Hegseth.

    Në përgjigjen e tij, ai u përpoq të justifikonte politikat e administratës lidhur me sulmet në Karaibe dhe Paqësor, si dhe veprimet ndaj Venezuelës dhe Iranit.

    “Për të gjitha këto çështje, Pete jo vetëm që zbatoi një urdhër të drejtpërdrejtë të presidentit, i cili sipas Kushtetutës sonë ka kompetencën dhe përgjegjësinë për të garantuar sigurinë e amerikanëve, por i realizoi ato edhe në mënyrë mjaft efektive në të gjitha këto fronte”, tha Rubio.

    Akuzat që i janë bërë Hegseth janë:

    IRANI

    Katër nga akuzat lidhen me luftën në Iran.

    Në tri akuzat e para, Hegseth akuzohet se ka urdhëruar, autorizuar dhe vazhduar veprimet ushtarake përtej kufirit prej 60 ditësh, pa një shpallje zyrtare të luftës apo autorizim nga Kongresi.

    Akuza e katërt e ngarkon atë me shpërfilljen e ligjeve që kërkojnë minimizimin e viktimave civile gjatë operacioneve ushtarake. Kjo akuzë lidhet me sulmin ndaj një shkolle për vajza në Minab të Iranit, ku në ditën e parë të luftës u vranë dhjetëra fëmijë.

    VENEZUELA

    Dy akuza lidhen me Venezuelën.

    Hegseth akuzohet se ka urdhëruar rrëmbimin e një udhëheqësi sovran, Nicolas Maduro, si dhe se ka autorizuar sulme vdekjeprurëse jashtëgjyqësore në Karaibe dhe në Oqeanin Paqësor, të cilat kanë shkaktuar më shumë se 200 viktima.

    JEMENI

    Hegseth akuzohet për urdhërimin dhe zbatimin e sulmeve dhe operacioneve të paligjshme ushtarake, konkretisht për fushatën ajrore dhe detare të vitit 2025, të ndërmarrë nga ShBA-ja dhe Britania e Madhe kundër huthëve, të cilët mbështeten nga Irani.

    LIRIA E SHPREHJES

    Hegseth akuzohet se ka ndërmarrë veprime hakmarrëse ndaj senatorit demokrat Mark Kelly nga Arizona, pavarësisht mbrojtjes ligjore që gëzon e drejta e tij për t’u shprehur.

    Vitin e kaluar, Hegseth u përpoq të niste procedura penale ndaj Kellyt dhe ta ulte atë në gradë, nga kapiten i pensionuar i Marinës, pasi ai dhe pesë demokratë të tjerë në Kongres, me përvojë në ushtri dhe inteligjencë, u bënë thirrje trupave amerikane të refuzonin urdhrat e paligjshëm. /Klankosova.tv

  • Request for Hegseth &#82/11; for what is he charged?

    Request for Hegseth &#82/11; for what is he charged?

    SUnited States Defence Secretary Pete Hegseth has reacted after the process launched by Republican Thomas Massie for his dismissal.

    By ReutersHegseth, in a statement to the media, said this is all a farce.

    It’s a make-up act and everybody knows that, he added, broadcasts Clankosova.tv.

    While Marko Rubio, Secretary of State, is attending the G7 meeting in Paris, he was asked about the charges involved in the Hegseth dismissal articles.

    In his response, he tried to justify the administration’s policies regarding the attacks on the Caribbean and the Pacific, as well as actions on Venezuela and Iran.

    For all these issues, Pete not only carried out a direct order of the president, who under our Constitution has the competence and responsibility to ensure the safety of the Americans but also accomplished them very effectively in all these fronts, Rubio said.

    The charges brought to Hegseth are:

    IRANIA

    Four of the charges relate to the Iran war.

    On the first three charges, Hegseth is accused of ordering, authorising and continuing military action across the 60-day border, without an official declaration of war or authorization by Congress.

    The fourth indictment charges him with ignoring laws requiring the downplay of civilian victims during military operations. This charge relates to the assault on a school for girls in Minab, Iran, where dozens of children were killed on the first day of the war.

    V ENEZUELA

    Two counts relate to Venezuela.

    Hegseth is accused of ordering the kidnapping of a sovereign leader, Nicolas Maduro, as well as of authorizing lethal attacks in the Caribbean and the Pacific Ocean that have caused more than 200 casualties.

    JEMENIA

    Hegseth is accused of ordering and implementing illegal military attacks and operations, specifically for the 2025 air and naval campaign undertaken by the US and Great Britain against the noses, which are backed by Iran.

    HOPE EAST

    Hegseth is accused of taking revenge action against Democrat Senator Mark Kelly from Arizona, despite the legal protection his right to express itself.

    Last year, Hegseth tried to launch criminal proceedings against Kelly and to lower her to rank by retired Navy captain, as he and five other Democrats in Congress, experienced in military and intelligence, called on American troops to refuse illegal orders. /Klankosova. tv

  • Kosovë-Zvicër, Shiroka Pula vlerëson partneritetin dhe mbështetjen shumëvjeçare

    Kosovë-Zvicër, Shiroka Pula vlerëson partneritetin dhe mbështetjen shumëvjeçare

    Kosovë-Zvicër, Shiroka Pula vlerëson partneritetin dhe mbështetjen shumëvjeçare

    Presidentja Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, me të cilën diskutoi për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin e ndërsjellë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës për Kosovën.

    Shiroka Pula vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke theksuar se ky shtet vazhdon të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm të vendit tonë, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekonomik dhe zhvillimor.

    “Ajo shprehu mirënjohjen për angazhimin shumëvjeçar të Zvicrës në zhvillimin e Kosovës, mbështetjen në procesin e shtetndërtimit dhe në rrugëtimin evropian të vendit” – thuhet në njoftimin nga presidenca, transmeton Klankosova.tv.

    Presidentja theksoi rolin e jashtëzakonshëm të mërgatës shqiptare në Zvicër, e cila vazhdon të japë kontribut të veçantë në forcimin e partneritetit Kosovë–Zvicër.

    “Në takim u vlerësua gjithashtu kontributi i Forcave të Armatosura Zvicerane përmes kontingjentit Swisscoy, pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR-it në kuadër të NATO-s që nga viti 1999, në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë”

    Shiroka Pula potencoi se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të thellohet dhe se Zvicra do të vazhdojë të mbetet përkrahëse e Kosovës.

  • Kurti pyetet për Specialen në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithë punën që duhet për Apel

    Kurti pyetet për Specialen në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithë punën që duhet për Apel

    Kurti pyetet për Specialen në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithë punën që duhet për Apel

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një diskutimi në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies After War” në kuadër të Forumit të Paqes në Paris, është deklaruar shkurt për Gjykatën Speciale, pasi u pyet rreth drejtësisë ndërkombëtare.

    Ndonëse nuk i përmendi ish-krerët e UÇK-së që dënuan në Hagë me 81 vjet burgim në total, Kurti tha se nuk duhet ndaluar së besuari në të vërtetën dhe së punuari për drejtësi.

    Ai e përmendi Apelin dhe punën që duhet bërë, kur “s’je i kënaqur”.

    “Sa i përket drejtësisë ndërkombëtare. Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithë punën që duhet për Apelin dhe asnjëherë mos ndalo së besuari në të vërtetën dhe së punuari për drejtësi”, ka thënë Kurti në panel.

  • Kur është koha e duhur për të vendosur pemën e Krishtlindjes?

    Kur është koha e duhur për të vendosur pemën e Krishtlindjes?

    Kur është koha e duhur për të vendosur pemën e Krishtlindjes?

    Vendosja e pemës së Krishtlindjes është një nga traditat më të dashura të festave të fundvitit, por shumë familje pyesin se kur është momenti i duhur për ta dekoruar shtëpinë.

    Tradicionalisht, pema vendoset më 1 dhjetor, duke shënuar nisjen e atmosferës festive. Megjithatë, shumë njerëz zgjedhin ta vendosin që në fund të nëntorit, ndërsa të tjerë presin fillimin e periudhës së Adventit, katër javë para Krishtlindjes, transmeton Klankosova.tv.

    Në fakt, nuk ka një datë të detyrueshme. Koha ideale është ajo kur dëshironi të sillni më shumë ngrohtësi, dritë dhe atmosferë festive në shtëpinë tuaj.

    Një gjë është e sigurt, sa më herët të vendoset pema, aq më gjatë mund të shijohet magjia e Krishtlindjes!/Klankosova.tv

  • ShBA-ja bojkoton shqyrtimin në OKB të të drejtave të njeriut në Amerikë

    ShBA-ja bojkoton shqyrtimin në OKB të të drejtave të njeriut në Amerikë

    ShBA-ja bojkoton shqyrtimin në OKB të të drejtave të njeriut në Amerikë

    Shtetet e Bashkuara refuzuan një takim të OKB-së të martën ku duhej të shqyrtohej historia e tyre e të drejtave të njeriut nën Presidentin Donald Trump, duke tërhequr kritika nga grupet e të drejtave të njeriut të cilat thonë se shkeljet janë rritur në nivele të papara në dekada.

    Uashingtoni u tërhoq nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut me seli në Gjenevë vitin e kaluar, duke përmendur një paragjykim anti-Izrael, dhe ky është viti i dytë radhazi që vendi nuk merr pjesë në procesin e vetëvlerësimit, në të cilin përfshihen edhe shtetet autoritare, transmeton klankosova.tv

    ShBA-ja e la karrigen e vet bosh në skenën e takimit të OKB-së dhe Këshilli vendosi ta shtyjë ngjarjen deri në janar.

    Sipas Reuters, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të ShBA-së tha se pjesëmarrja do të nënkuptonte miratimin e punës së këshillit.

    “Ky organ i pandreqshëm tallet me të drejtat e njeriut përmes dështimeve të vazhdueshme për të mbështetur ‘vlerat’ e veta, ndërsa shtyn retorikën anti-amerikane”, tha zëdhënësi, pa iu përgjigjur pretendimeve në lidhje me historikun e ShBA-së.

    Vetë Këshilli me 47 anëtarë nuk e ka kritikuar drejtpërdrejt historikun e të drejtave të Uashingtonit, por ekspertët e tij të emëruar po, si për shembull për deportimet e migrantëve. Uashingtoni tha se deportimet u kryen në përputhje me ligjin amerikan të imigracionit. /Klankosova.tv

  • Ylli i Realit del kundër deklaratave të Mourinhos: Nuk e di nëse do të qëndroj këtu

    Ylli i Realit del kundër deklaratave të Mourinhos: Nuk e di nëse do të qëndroj këtu

    Endrick ka pranuar se nuk e di se çfarë do të ndodhë me të në afatin kalimtar të janarit, por ka bërë të qartë se dëshiron të ketë më shumë minuta në fushë, në një kohë kur Milani dhe Roma po e monitorojnë situatën e tij te Real Madridi.

    Sipas raportimeve të Calciomercato.com, sulmuesi 20-vjeçar brazilian pritet të largohet nga “Santiago Bernabeu” gjatë afatit kalimtar të dimrit.

    Real Madridi preferon që fillimisht ta huazojë lojtarin, ashtu siç bëri sezonin e kaluar te Lyoni, por klubet italiane kanë kërkesa të tjera. Milani dhe Roma preferojnë një transferim të përhershëm ose një marrëveshje huazimi me opsion blerjeje dhe një klauzolë të lartë riblerjeje në favor të madrilenëve.

    Endrick është nën kontratë me Real Madridin deri në vitin 2030 dhe raportohet se përfiton rreth gjashtë milionë euro bruto në sezon. Klubi spanjoll pagoi 35 milionë euro te Palmeiras në dhjetor të vitit 2022, me 25 milionë euro të tjera në formë bonusesh, ndërsa vlera aktuale e tij në treg vlerësohet rreth 60 milionë euro.

    Në një intervistë për Globo, braziliani pranoi se dëshira e tij kryesore është të luajë rregullisht dhe të vazhdojë zhvillimin e karrierës.

    “Jam ende i ri, vetëm 20 vjeç, nuk kam pse të nxitohem dhe të hidhem nga një shkëmb. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Mund të them vetëm se dua të luaj, të jem i lumtur, t’i ndihmoj bashkëlojtarët, të shënoj gola dhe të asistoj, ashtu siç bëra te Lyoni. Ajo ishte një nga përvojat më të mira të jetës sime dhe një nga periudhat kur jam ndier më i lumtur”.

    “ Nuk e di se çfarë do të ndodhë në janar, gjithçka është në duart e Zotit. Kërkoj vetëm të më lejohet të bëj atë që është më e mira për karrierën time. Çfarëdo që të ndodhë, do të ndodhë”.

    Sulmuesi brazilian ka pasur pak hapësira te Real Madridi, ku Kylian Mbappe është një prej emrave kryesorë në repartin ofensiv.

    “Ju të gjithë e dini se kë kemi te Real Madridi dhe kush është para meje. Mbappe është një lojtar i madh, ai përfundoi i dyti në garën për Topin e Artë. Unë përpiqem t’i shfrytëzoj mundësitë që më jepen dhe të bëj më të mirën”.

    Endrick foli edhe për trajnerin e Romës, Jose Mourinho, i cili para ndeshjes ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve kishte deklaruar se sulmuesi nuk do të largohej nga klubi spanjoll.

    “Mourinho është një person i mrekullueshëm. Çdo ditë vjen tek unë dhe më pyet si jam, por nuk flet kurrë për futbollin. Dëshiron të dijë për jetën time private. Më pëlqen kjo qasje e tij, sepse kujdeset për mua. Unë gjithmonë do të jap maksimumin për Real Madridin, sepse ky klub vjen i pari”, përfundoi braziliani./Telegrafi/

  • Filmi “Nëntori i Ftohtë” shfaqet në Ambasadën e Kosovës në Pragë, bashkon të rinj nga vende të ndryshme

    Filmi “Nëntori i Ftohtë” shfaqet në Ambasadën e Kosovës në Pragë, bashkon të rinj nga vende të ndryshme

    Filmi “Nëntori i Ftohtë”, me regji të Ismet Sijarinës, është shfaqur në Ambasadën e Kosovës në Pragë, në një aktivitet që ka bërë bashkë studentë dhe të rinj nga vende të ndryshme të botës.

    Filmi, i bazuar në ngjarje të vërteta nga fillimi i viteve ’90, sjell në ekran një periudhë të rëndësishme të historisë së Kosovës, e cila shënoi një kthesë në zhvillimet politike dhe shoqërore të vendit.

    Në shfaqje morën pjesë të rinj nga Kosova, Shqipëria, Çekia, Brazili, India, Kazakistani, Pakistani, Armenia, Kolumbia dhe Siria, shkruan Telegrafi.

    Përmes këtij aktiviteti, historia dhe kultura e Kosovës u prezantuan para një audience ndërkombëtare, duke krijuar mundësi për shkëmbim kulturor dhe njohje më të afërt me të kaluarën e vendit.

    Ambasada e Kosovës në Pragë ka vlerësuar rëndësinë e diplomacisë kulturore, duke theksuar se arti dhe historia shërbejnë si ura komunikimi dhe mirëkuptimi mes popujve.

    Për organizimin e aktivitetit është falënderuar edhe Shoqata e Studentëve Shqiptarë, e cila ishte bashkorganizatore e ngjarjes./Telegrafi/