Category: Lajme

  • Kapetanoviq: Bashkëpunimi rajonal në fushën e sigurisë duhet të sjellë rezultate konkrete

    Kapetanoviq: Bashkëpunimi rajonal në fushën e sigurisë duhet të sjellë rezultate konkrete

    Kapetanoviq: Bashkëpunimi rajonal në fushën e sigurisë duhet të sjellë rezultate konkrete

    Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Amer Kapetanoviq, bëri thirrje për koordinim më të fortë ndërmjet institucioneve të sigurisë dhe për përmirësime konkrete në përgjigjet rajonale ndaj kërcënimeve të përbashkëta.

    Kështu u shpreh ai gjatë hapjes së Konferencës së 11-të Vjetore për Koordinimin Rajonal të Sigurisë, që u mbajt sot në Tiranë.

    “Deri në konferencën e ardhshme JUMBO, duhet të jemi në gjendje të tregojmë përmirësime konkrete: një procedurë që funksionon më mirë, një kontakt që mundëson një përgjigje në kohë, apo një mangësi në gatishmëri që është adresuar. Qytetarët tanë duhet të mund të përfitojnë nga bashkëpunimi për të cilin diskutojmë këtu”, tha Kapetanoviq.

    Duke iu drejtuar pjesëmarrësve, Kapetanoviq theksoi se rrjetet kriminale po veprojnë gjithnjë e më shumë në disa juridiksione, duke e bërë thelbësore shkëmbimin në kohë të informacionit, hetimet e koordinuara dhe bashkëpunimin më të fortë institucional.

    Ai theksoi gjithashtu se bashkëpunimi i vazhdueshëm profesional mund të forcojë besimin dhe stabilitetin në të gjithë rajonin, edhe kur marrëdhëniet politike janë të vështira.

    Konferenca dyditore, e organizuar nën temën “Siguria Rajonale: Rreziqe të Reja, Bashkëpunim më i Fortë”, mbledh më shumë se 150 zyrtarë të lartë, profesionistë dhe ekspertë të sigurisë, përfaqësues të institucioneve dhe agjencive të Bashkimit Evropian, organizatave rajonale dhe ndërkombëtare, botës akademike dhe shoqërisë civile.

  • "Këshilla marr veç prej nanës tem", Zoja e Anjeza nuk e çojnë kurrqysh (VIDEO)

    “Këshilla marr veç prej nanës tem”, Zoja e Anjeza nuk e çojnë kurrqysh (VIDEO)

    "Këshilla marr veç prej nanës tem", Zoja e Anjeza nuk e çojnë kurrqysh (VIDEO)

    Përplasja mes Zojës dhe Anjezës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 ka vazhduar edhe sot.

    Tensionet kanë nisur qysh para disa ditësh, kur vajzat u kapën me njëra-tjetrën si pasojë e lojës.

    Ishte Zoja ajo e cila iu drejtua Anjezës duke i kërkuar që të mos shkonte në dhomën e rrëfimeve, pas debateve që kanë.

    E ‘mësimet’ që ajo tentoi t’ia japë banores, kjo e fundit tha se nuk i do.

    “Këshilla marr veç prej nanës tem”, u dëgjua Anjeza. /Klankosova.tv

  • Asambleja e PS më 14 nëntor, Veliaj kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të PS dhe SPAK-ut për të marrë pjesë

    Asambleja e PS më 14 nëntor, Veliaj kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të PS dhe SPAK-ut për të marrë pjesë

    Kryebashkiaku Erion Veliaj i është drejtuar me një kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi, dhe SPAK-ut, për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare më 14 nëntor.

    Nga paraburgimi në Fier, Veliaj kërkon të jetë i pranishëm fizikisht ose përmes një lidhjeje me videokonferencë.

    LETRA E PLOTË

    Fier, më 10.11.2026

    DREJTUAR:

    Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste të Shqipërisë

    Prokurorit të çështjes pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)

    PËR DIJENI:

    Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

    Drejtorisë së IEVP Fier

    LËNDA: Kërkesë urgjente për garantimin e pjesëmarrjes dhe ushtrimin e të drejtave statutore në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, të datës 14 nëntor 2026, përmes pjesëmarrjes fizike ose, alternativisht, nëpërmjet videokonferencës.

    I nderuar z. Sekretar i Përgjithshëm,

    I nderuar z. Prokuror,

    Në datën 14 nëntor 2026 është njoftuar zhvillimi i mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste të Shqipërisë, organ më i rëndësishëm i drejtimit dhe vendimmarrjes politike të partisë në mes dy kongreseve.

    Unë jam anëtar i Asamblesë Kombëtare, i Kryesisë së Partisë Socialiste, drejtues politik i qarkut Tiranë, kryetar i Partisë Socialiste Tiranë, si dhe kryetar i zgjedhur i Bashkisë Tiranë. Për rrjedhojë, pjesëmarrja ime në këtë mbledhje lidhet drejtpërdrejt me ushtrimin e të drejtave që më burojnë nga anëtarësia dhe funksionet e mia në organet drejtuese të partisë.

    Aktualisht ndodhem në paraburgim në IEVP Fier, në zbatim të masës së sigurimit personal të caktuar ndaj meje. Kjo rrethanë më kufizon lirinë e lëvizjes, por nuk sjell, në vetvete, humbjen e të drejtave të mia politike dhe statutore, për aq sa ushtrimi i tyre është i pajtueshëm me kufizimet e ligjshme që burojnë nga masa e sigurimit dhe regjimi i paraburgimit. E drejta për organizim dhe pjesëmarrje në jetën politike gëzon mbrojtje kushtetuese dhe konventore. Nenet 17 dhe 46 të Kushtetutës, si dhe neni 11 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kërkojnë që kufizimet e ushtrimit të këtyre të drejtave të kenë bazë ligjore dhe të respektojnë parimin e proporcionalitetit.

    Pjesëmarrja ime në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare ka rëndësi të veçantë, pasi synoj të paraqes personalisht qëndrimet, propozimet dhe kërkesat e mia për çështje që lidhen me funksionimin e Partisë Socialiste, ushtrimin e përgjegjësive të organeve të saj dhe të ardhmen e organizatës politike ku bëj pjesë.

    Për këto arsye, kërkoj të më mundësohet pjesëmarrja në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të datës 14 nëntor 2026, mundësisht në mënyrë fizike dhe nëse kjo nuk realizohet, nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë audiovizive.

    I. KËRKESA DREJTUAR SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË SOCIALISTE

    Në cilësinë e autoritetit përgjegjës për organizimin dhe koordinimin e veprimtarisë së organeve të partisë, ju kërkoj të ndërmerrni masat organizative dhe teknike për të garantuar pjesëmarrjen time efektive në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.

    Në mënyrë të veçantë, kërkoj:

    Të më njoftohen zyrtarisht ora, vendi, rendi i ditës dhe dokumentet që do të shqyrtohen në mbledhjen e datës 14 nëntor 2026.

    Të merren masat për mundësimin e pjesëmarrjes sime fizike, nëse kjo autorizohet nga autoritetet kompetente.

    Në alternativë, të sigurohet infrastruktura teknike për lidhjen time të drejtpërdrejtë me videokonferencë nga IEVP Fier, me mundësi për të ndjekur diskutimet, për të marrë fjalën, për të paraqitur propozime dhe për të ushtruar të drejtat e tjera që më njeh Statuti.

    Të bashkërendohen paraprakisht veprimet me administratën e IEVP Fier dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për realizimin e lidhjes audiovizive, duke respektuar kërkesat e sigurisë së institucionit.

    Nëse pjesëmarrja ime e drejtpërdrejtë nuk mundësohet, të më jepet mundësia që qëndrimi im i shkruar t’i paraqitet Asamblesë dhe të pasqyrohet në dokumentacionin e mbledhjes, pa e konsideruar këtë alternativë si zëvendësim automatik të së drejtës për pjesëmarrje.

    Pjesëmarrja në një organ kolegjial nuk kufizohet vetëm te marrja dijeni për vendimet e tij. Ajo përfshin mundësinë reale për të dëgjuar, për t’u dëgjuar, për të diskutuar dhe për të marrë pjesë në vendimmarrje, sipas rregullave statutore.

    II. KËRKESA DREJTUAR PROKURORIT TË ÇËSHTJES

    Duke qenë se ndodhem nën masën e sigurimit personal “arrest në burg”, ju kërkoj të shqyrtoni me urgjencë mundësinë ligjore të pjesëmarrjes sime fizike në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare dhe sipas kompetencës suaj, të jepni miratimin përkatës ose t’ia përcillni kërkesën pa vonesë autoritetit kompetent për vendimmarrje. Nëse pjesëmarrja fizike nuk mund të realizohet, kërkoj që të shqyrtohet dhe të mundësohet pjesëmarrja ime nëpërmjet videokonferencës nga ambientet e IEVP Fier.

    Kjo alternativë nuk kërkon largimin tim nga institucioni, nuk cenon zbatimin e masës së sigurimit dhe mund të organizohet nën mbikëqyrjen e administratës penitenciare, duke respektuar kushtet ligjore dhe të sigurisë. Theksoj se kërkesa ime nuk synon ndryshimin, pezullimin apo shmangien e masës së sigurimit personal. Ajo synon vetëm gjetjen e një mënyre proporcionale për ushtrimin e një të drejte politike dhe statutore, pa cenuar qëllimet e ligjshme të paraburgimit. Për këtë arsye, kërkoj që çdo kufizim apo refuzim të mbështetet në një bazë konkrete ligjore, të arsyetohet dhe të marrë në shqyrtim mundësinë e pjesëmarrjes në distancë si alternativë më pak kufizuese.

    III. URGJENCA E SHQYRTIMIT

    Duke qenë se mbledhja e Asamblesë Kombëtare është caktuar për datën 14 nëntor 2026, kërkoj që kjo kërkesë të shqyrtohet menjëherë dhe që vendimmarrja të më komunikohet në kohë të mjaftueshme për organizimin e pjesëmarrjes. Mungesa e një përgjigjeje përpara zhvillimit të mbledhjes do ta bënte praktikisht të pamundur ushtrimin e të drejtës sime për të marrë pjesë në një proces konkret të vendimmarrjes politike.

    Privimi nga liria nuk duhet të shndërrohet, përtej kufizimeve të domosdoshme dhe të ligjshme, në përjashtim nga jeta politike dhe nga ushtrimi i funksioneve statutore që vazhdoj të mbaj.

    Në përfundim, kërkoj që Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe autoritetet kompetente të bashkërendojnë veprimet e nevojshme për të garantuar pjesëmarrjen time efektive në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të datës 14 nëntor 2026, fizikisht ose, alternativisht, nëpërmjet videokonferencës.

  • Milani planifikon tre transferime në janar

    Milani planifikon tre transferime në janar

    Drejtuesit e Milanit kanë planifikuar tashmë të përforcojnë skuadrën gjatë janarit, duke synuar tri përforcime në tri pozita të zgjedhura.

    Sipas gazetarit të Serie A, Nicolo Schira, Milani po planifikon të bëjë tre nënshkrime në afatin kalimtar të janarit.

    Rossonerët synojnë të sjellin një sulmues të ri, një mbrojtës të djathtë dhe një qendërmbrojtës.

    Drejtori ekzekutiv i Milanit, Gerry Cardinale, ka konfirmuar tashmë se do të ketë më shumë përforcime në dimër, pasi ka injektuar kapital të konsiderueshëm.

    Markus Krosche, i cili pritet të bëhet Drejtori i ri i Futbollit të Milanit nga janari, do të mbikëqyrë opsionet kryesore të transferimeve.

    Një sulmues duket të jetë prioritet për skuadrën e Ruben Amorim për të qenë zëvendësues për Goncalo Ramos, i cili ka qenë i paqëndrueshëm që nga transferimi i tij rekord nga PSG në verë. /Telegrafi/

  • Cate Blanchett kombinon pallton luksoze me atlete të thjeshta, dëshmon elegancën edhe në stilin e përditshëm

    Cate Blanchett kombinon pallton luksoze me atlete të thjeshta, dëshmon elegancën edhe në stilin e përditshëm

    Aktorja e njohur, Cate Blanchett, ka dëshmuar edhe një herë se stili nuk kërkon domosdoshmërisht kombinime të komplikuara, duke u shfaqur në Londër me një veshje të thjeshtë, por elegante, ideale për sezonin e vjeshtës.

    E njohur për paraqitjet e saj ekstravagante në tapetin e kuq, ku shpesh zgjedh krijime të pazakonta të stilistëve të njohur, Blanchett në jetën e përditshme preferon një stil shumë më të relaksuar.

    Gjatë fundjavës së kaluar, aktorja u fotografua para hotelit Claridge’s në Londër, ku fillimisht kishte marrë pjesë në një aktivitet me një fustan të veçantë nga stilistja Mary Katrantzou.

    Palltoja ‘Burberry’

    Megjithatë, pas përfundimit të angazhimit, ajo ndërroi veshjen dhe zgjodhi një kombinim më të rehatshëm, me xhinse të gjera, atlete Converse dhe një pallto klasike Burberry.

    Palltoja e gjatë, e njohur si ‘trench coat’, konsiderohet prej dekadash një prej pjesëve më karakteristike të modës britanike.

    Pantallona

    Blanchett e kombinoi prerjen elegante dhe klasike të saj me atlete sportive, duke krijuar një kontrast që i dha pamjes një karakter modern dhe të përditshëm.

    Zgjedhja e atleteve përputhet edhe me rikthimin e modeleve të thjeshta në trendet aktuale të modës.

    Atlete ‘Converse’

    Aktorja, ndërkaq, preferoi një model Converse që e mban prej vitesh dhe që publiku mund ta kujtojë edhe nga filmi i Wes Anderson, “The Life Aquatic with Steve Zissou”.

    Kështu, Blanchett dëshmon se një pallto klasike, xhinset e gjera dhe një palë atlete të rehatshme mund të krijojnë një kombinim të suksesshëm për ditët e vjeshtës. /Telegrafi/

    Cate

  • Xhelozia kthehet në rast policor në Gjakovë, 27-vjeçarja denoncon dhunën psikologjike nga i dashuri – Policia në kërkim të tij

    Xhelozia kthehet në rast policor në Gjakovë, 27-vjeçarja denoncon dhunën psikologjike nga i dashuri – Policia në kërkim të tij

    Xhelozia kthehet në rast policor në Gjakovë, 27-vjeçarja denoncon dhunën psikologjike nga i dashuri – Policia në kërkim të tij

    Një 27-vjeçare në Gjakovë ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke denoncuar dhunën e vazhdueshme psikologjike që, sipas saj, po ushtron ndaj saj i dashuri për shkak të xhelozisë. Pas denoncimit, zyrtarët policorë kanë nisur kërkimet për të dyshuarin, por nuk kanë arritur ta lokalizojnë, mëson Gazeta Sinjali.

    Ngjarja është raportuar të hënën, më 9 nëntor, rreth orës 22:30, në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktima është G.P. (27), ndërsa i dyshuari është partneri i saj, B.I. (34).

    Gjatë denoncimit, e reja ka deklaruar se i dashuri po i shkaktonte vazhdimisht dhunë psikologjike, të cilën ajo e ka lidhur me xhelozinë e tij.

    Pas raportimit, viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, por ajo ka refuzuar dhe ka vendosur të kthehet te prindërit e saj.

    Ndërkohë, Policia ka ndërmarrë veprime për lokalizimin e 34-vjeçarit, duke e kërkuar në shtëpinë e tij dhe në disa lokacione të tjera ku dyshohej se mund të ndodhej.

    Megjithatë, deri në përpilimin e informacioneve policore, i dyshuari nuk ishte gjetur.

    Për rastin është njoftuar Prokuroria, ndërsa Policia do të vazhdojë kërkimet për sigurimin e pranisë së të dyshuarit dhe ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

    /Gazeta Sinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Jealousy turns into a police case in Gjakova, 27-year-old denouncing psychological violence by dear police in search of it

    A 27-year-old in Gjakova has called for police assistance, denouncing the ongoing psychological violence that, according to her, is exercising her boyfriend because of jealousy. After the indictment, police officials have started searching for the suspect, but have failed to locate him, the Signal newspaper learns.

    The event was reported on Monday, November 9th, about 10:30, on the street of Ally Ibrau in Gjakova.

    According to information provided by the signal, the victim is G.P. (27), while the suspect is her partner, B.I. (34).

    During the denouncing, the young woman has claimed that her boyfriend was constantly causing psychological violence, which she has linked to his jealousy.

    After the report, the victim was offered medical treatment, but she refused and decided to return to her parents.

    Meanwhile, police have taken action to locate the 34-year-old, searching his home and several other locations where he was suspected to be located.

    However, until police information was compiled, the suspect had not been found.

    The prosecution has been announced in the case, while police will continue searching for the security of the suspect’s presence and the enterprise of further procedure actions.

    /The Signal Office/

    Source Layer: Signal

  • Shiroka Pula diskuton me shefin e EULEX-it për sundimin e ligjit dhe sigurinë

    Shiroka Pula diskuton me shefin e EULEX-it për sundimin e ligjit dhe sigurinë

    Gjatë takimit, Shiroka Pula ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, si dhe përkushtimin e institucioneve të Kosovës për sundimin e ligjit, pavarësinë dhe profesionalizmin e institucioneve të drejtësisë dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore.

    Burimi: RTKLive

  • Shiroka Pula discusses with EULEX chief on rule of law, security

    During the meeting, Shiroka Pula has stressed the importance of co-operation with international partners, as well as the dedication of Kosovo institutions for rule of law, independence and professionalism of justice institutions and the protection of fundamental rights and freedoms.

    Source Layer: RTKLive

  • Trazirat e 29 majit në Zveçan, një tjetër person akuzohet për sulmin ndaj mbi 30 ushtarëve të KFOR-it

    Trazirat e 29 majit në Zveçan, një tjetër person akuzohet për sulmin ndaj mbi 30 ushtarëve të KFOR-it

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet A.S., nën dyshimin për sulmin ndaj personave zyrtarë dhe pjesëmarrjen në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, gjatë trazirave të 29 majit 2023 në Zveçan.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, më 29 maj 2023, nga ora 06:00 deri në orët e mbrëmjes, ka marrë pjesë në sulmet pranë objektit të Komunës së Zveçanit.

    Në aktakuzë thuhet se A.S., në bashkëkryerje me të dyshuar të tjerë nga Kosova dhe Serbia, ka sulmuar me dhunë pjesëtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, duke përdorur mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara dhe armë zjarri.

    Si pasojë e sulmeve, janë lënduar disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe të paktën 30 pjesëtarë të KFOR-it, tre prej të cilëve kanë pësuar lëndime të rënda.

    Gjatë trazirave, sipas Prokurorisë, janë sulmuar edhe automjetet e gazetarëve që po raportonin nga vendi i ngjarjes.

    Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për hetimin e plotë të sulmit ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve më 29 maj 2023. /Telegrafi/