Category: Lajme

  • Gjermani: I riu shqiptar rrezikon jetën duke udhëtuar i kapur pas trenit të shpejt, pasi nuk kishte biletë

    Gjermani: I riu shqiptar rrezikon jetën duke udhëtuar i kapur pas trenit të shpejt, pasi nuk kishte biletë

    Gjermani: I riu shqiptar rrezikon jetën duke udhëtuar i kapur pas trenit të shpejt, pasi nuk kishte biletë

    Një 24-vjeçar shqiptar ka vënë disa herë jetën në rrezik ekstrem mbrëmjen e së dielës në Gjermani, duke udhëtuar i ngjitur ndërmjet dy vagonëve të trenit të shpejtë Intercity-Express (ICE) në linjën Berlin-Potsdam.

    Sipas mediave gjermane, i riu u detyrua të zbriste në stacionin e Potsdamit rreth orës 22:00, pasi gjatë kontrollit nuk paraqiti dot as biletë udhëtimi dhe as dokumente identifikimi. Megjithatë, sapo treni nisi të largohej nga stacioni, ai u ngjit sërish fshehurazi në hapësirën e jashtme mes vagonëve, duke vazhduar udhëtimin në kushte tejet vdekjeprurëse.

    Rreth një orë më vonë, në stacionin kryesor të Magdeburgut, në orën 22:58, personeli i trenit e ka vërejtur të riun duke dalë nga hapësira ndërmjet vagonëve. Më pas, ai ka kaluar përmes platformës dhe ka hyrë në zonën e shinave hekurudhore.

    Pas njoftimit, pjesëtarët e Policisë Federale gjermane e kanë lokalizuar dhe e kanë shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme. Gjatë marrjes në pyetje, i riu ka pranuar se kishte udhëtuar ndërmjet vagonëve të trenit ICE, transmeton albinfo.ch.

    Ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për shmangie të pagesës së udhëtimit, si dhe për shkelje të tjera të mundshme të Kodit Penal dhe rregulloreve për ndërtimin dhe funksionimin e hekurudhave.

    Burimi: Insajderi

  • Germany: Albanian youth endangers life by traveling fast after train, as there was no ticket

    A 24-year-old Albanian has several times put his life in extreme danger Sunday evening in Germany, traveling next door between two speeding train cars Intercyty-Express ( ICE on the Berlin-Potsdam line.

    According to German media, the young man was forced to land at the Potsdam station at around 10: 00 p.m., since he could not present a travel ticket or ID during the search. However, as soon as the train began to leave the station, he sneaked back into the outer space between the wagons, continuing on in extremely deadly conditions.

    About an hour later, at the main station at 10:58 a.m., train personnel have observed the young man exiting space between the cars. Then he went through the platform and entered the railway area.

    After the announcement, members of the German Federal Police have located him and escorted him to police stations for further action. During the interrogation, the young man admitted to traveling between the ICE train cars, broadcasting albinfo.ch.

    Penal Code and regulations for the construction and operation of railways will be raised against it, as well as for other possible violations of the Criminal Code and regulations.

    Source Layer: Insander

  • Bayerni i mbyll derën Barcelonës për Jonathan Tahut

    Bayerni i mbyll derën Barcelonës për Jonathan Tahut

    Sipas “Sky Sport Germany”, klubi katalunas ka kontaktuar drejtuesit e Bayernit për të shqyrtuar mundësinë e transferimit të mbrojtësit gjerman, por kampionët e Bundesligës e kanë refuzuar menjëherë këtë kërkesë.

    Arsyeja kryesore është rëndësia e Tahut në planet e trajnerit Vincent Kompany, pasi 30-vjeçari është shndërruar në një prej lojtarëve kryesorë të repartit defensiv të skuadrës bavareze.

    Tah iu bashkua Bayernit në vitin 2025 dhe deri më tani ka regjistruar 67 paraqitje me fanellën e gjigantit gjerman. Ai ka kontratë të vlefshme me klubin deri në vitin 2029.

    Ndërkohë, trajneri Hansi Flick po mendon për përforcimin e mbrojtjes së Barcelonës në afatin kalimtar të verës së vitit 2027.

    Situata e Andreas Christensenit dhe Alejandro Baldes, kontratat e të cilëve hyjnë në vitin e fundit në vitin 2027, ka shtuar nevojën për alternativa të reja në repartin defensiv. Për më tepër, Balde po shqyrton mundësinë e largimit drejt Premierligës.

    Barcelona tashmë pritet të shqyrtojë emra të tjerë për mbrojtjen, veçanërisht pasi Liverpooli raportohet se është i interesuar ta bëjë të përhershëm transferimin e Ronald Araujos në vitin 2027.

    Kështu, Tah nuk pritet të jetë pjesë e projektit të ardhshëm të Flickut në Barcelonë, të paktën jo në bazë të situatës aktuale.

    Burimi: RTKLive

  • Bayerni shuts the door to Jonathan Tah

    According to í Sky Sport Germanyão, the Cataluns club has contacted Bayerney’s leaders to consider the possibility of the German defender’s transfer, but Bundesliga champions have immediately rejected that request.

    The main reason is the importance of Tah on the plans of Coach Vincent Company, as the 30-year-old has turned into one of the main players in the bavarese team’s defensive department.

    Tah joined Bayerni in 2025 and has so far recorded 67 presentations with the German giant’s fanella. He has valid contracts with the club until 2029.

    Meanwhile, Coach Hansie Flick is thinking about a reinforcement of Barcelona’s defense in a 2027 passing summer term.

    The situation of Andreas Christensen and Alejandro Baldes, whose contracts enter the last year in 2027, has increased the need for new alternatives to the defensive department. Moreover, Balde is considering the possibility of leaving for Premierliga.

    Barcelona is now expected to consider other names on defence, especially after Liverpool is reportedly interested in making Ronald Aruyo’s transfer permanent in 2027.

    Thus, Tah is not expected to be part of Flickut’s upcoming project in Barcelona, at least not according to the current situation.

    Source Layer: RTKLive

  • Vergori në Istog: Optimizimi i KFOR-it nuk e ndryshon mandatin e misionit

    Vergori në Istog: Optimizimi i KFOR-it nuk e ndryshon mandatin e misionit

    Gjatë vizitës, Vergori është takuar edhe me kryetarin e Istogut, Ilir Ferati, me të cilin ka diskutuar për situatën e sigurisë në nivel lokal dhe bashkëpunimin ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve komunale.

    Në këtë takim, komandanti i KFOR-it ka theksuar se procesi i optimizimit të misionit është gradual dhe i bazuar në vlerësimin e situatës së sigurisë.

    “Çdo përshtatje e pranisë së KFOR-it nuk e ndryshon mandatin e tij të përcaktuar nga OKB-ja dhe as përkushtimin e palëkundur për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

    Burimi: RTKLive

  • Kurti takoi personalitetet kyçe në organizimin e Lojërave Olimpike

    Kurti takoi personalitetet kyçe në organizimin e Lojërave Olimpike

    Në takim u diskutua për aspektet përgatitore, nga bashkërendimi institucional deri tek infrastruktura e nevojshme për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

    “Morëm këshilla për veprimet dhe vendimet që duhet t’i kemi prioritet, përfshirë qeverisjen dhe menaxhimin, planifikimin e prokurimit dhe zbatimin. Caktimi i afateve dhe ndarja e përgjegjësive, sikurse kostot dhe burimet e financimit, duhet të jenë të qartësuara për rrugën përpara”, tha kryeministri Kurti.

    Kryeministri Kurti shtoi se me marrëveshjen e kredisë me AFD-në për investime infrastrukturore në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare dhe Deklaratës së Synimit për themelimin e Komitetit të përbashkët për këto lojëra, të nënshkruara në fund të muajit korrik, Franca është partnere e rëndësishme për organizimin e “Prishtina 2030”, njofton Zyra e Kryeministrit.

     

    Burimi: RTKLive

  • Ronaldinho drejt rikthimit të bujshëm në futboll, biletat shiten brenda pak orësh

    Ronaldinho drejt rikthimit të bujshëm në futboll, biletat shiten brenda pak orësh

    Legjenda braziliane, Ronaldinho, pritet të rikthehet në futbollin profesionist në moshën 46-vjeçare, duke tërhequr vëmendjen e madhe të tifozëve.

    Ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit pritet të zbresë në fushë të dielën, nga ora 17:30, në stadiumin “Bruno Benelli”, ku Ravenna do të përballet me Forlin në kuadër të xhiros së 14-të të Serie C.

    Braziliani thuhet se ka nënshkruar me Ravennan në gusht, në një lëvizje që fillimisht u konsiderua si strategji marketingu.

    Interesimi për ta parë fituesin e “Topit të Artë” ka qenë i jashtëzakonshëm, ndërsa sipas raportimeve, të gjitha biletat janë shitur brenda pak orësh.

    Megjithatë, mbetet e paqartë nëse Ronaldinho do ta nisë ndeshjen si titullar apo do të aktivizohet nga stoli, duke marrë parasysh mungesën e gjatë nga futbolli profesionist.

    Burimi: Dukagjini

  • Çitaku takon Prattipatin, diskutojnë zhvillimet politike në Kosovë

    Çitaku takon Prattipatin, diskutojnë zhvillimet politike në Kosovë

    Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, priti sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën diskutoi për zhvillimet aktuale politike dhe perspektivën euroatlantike të vendit.

    Sipas njoftimit, Çitaku shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Kosovës, duke theksuar rëndësinë e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve për forcimin e shtetësisë, zhvillimin demokratik dhe avancimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

    Çitaku ritheksoi gatishmërinë e PDK-së për të kontribuar në proceset me interes shtetëror dhe për të bashkëpunuar ngushtë me partnerët amerikanë në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe integrimit euroatlantik të Kosovës.

    Burimi: Dukagjini

  • Mitrovicë: Mungesa e ndriçimit dhe ujërat e zeza shqetësojnë banorët! (VIDEO)

    Mitrovicë: Mungesa e ndriçimit dhe ujërat e zeza shqetësojnë banorët! (VIDEO)

    Mitrovicë: Mungesa e ndriçimit dhe ujërat e zeza shqetësojnë banorët! (VIDEO)

    Banorët e rrugës “Kalabria” në Mitrovicë po përballen me probleme të ndriçimit publik dhe kanalizimit.

    Për këto shqetësime është diskutuar në emisionin “Fol me Arin” në Radio Klan Kosova FM, ku gazetarja Blerina Doshlaku, përmes një lidhjeje direkte nga kjo lagje, ka sjellë detaje rreth gjendjes në terren.

    Njëri nga banorët ka thënë se mungesa e ndriçimit publik gjatë natës ua vështirëson lëvizjen qytetarëve dhe paraqet rrezik për sigurinë e tyre.

    Ai ka theksuar se në këtë rrugë qarkullojnë vetura me shpejtësi të madhe, ndërsa mungesa e ndriçimit e bën edhe më të vështirë vërejtjen e këmbësorëve, veçanërisht të fëmijëve.

    “Po kemi problem edhe me kanalizime, kemi problem edhe me ndriçim publik, se natën nuk shihet kush kalon. Ka vetura që vijnë me shpejtësi shumë të madhe dhe nuk dihet, mundet me dalë ndonjë fëmijë. Kur ka ndriçim, është pak më mirë edhe për qytetarët ose banorët”, ka thënë ai, njofton Klankosova.tv.

    Banorët presin që shqetësimet e tyre të adresohen nga institucionet përgjegjëse, në mënyrë që të përmirësohen kushtet dhe siguria në këtë rrugë.

  • Punësimet e mjekëve, Zemaj për qeveritarët: Praktikanë të përhershëm në premtime

    Punësimet e mjekëve, Zemaj për qeveritarët: Praktikanë të përhershëm në premtime

    Punësimet e mjekëve, Zemaj për qeveritarët: Praktikanë të përhershëm në premtime

    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, sërish ka kritikuar ekzekutivin e vendit sa i përket deklaratave rreth punësimit të mjekëve që janë kthyer për të punuar në Kosovë.

    Ish-ministri i Shëndetësisë ka akuzuar qeveritarët se nuk po dinë ta bëjnë dallimin mes licencimit dhe punësimit të mjekëve në sistemin publik shëndetësor.

    “Një qeveri që nuk bën dallimin ndërmjet licencimit dhe punësimit të mjekëve në sistemin publik shëndetësor, po përpiqet ta paraqesë një proces administrativ si rezultat të punësimit. Çfarë të themi!!! Praktikantë të përhershëm në premtime, por premtimet nuk janë rezultate.”, ka shkruar ai.

    Sipas tij, realiteti është krejt ndryshe.

    “534 mjekë figurojnë të papunë në Kosovë. 91 mjekë specialistë janë të papunë. Ndërsa, sa u përket mjekëve të kthyer nga jashtë dhe të punësuar me kontrata të rregullta në institucionet publike shëndetësore gjatë qeverisjes së VV-së, jo 171, por as një numër dyshifror nuk po arrijnë ta dëshmojnë.”, ka thënë ai. /Klankosova.tv