Category: Lajme

  • Flick kërkon transferimin e yllit të Bayern Munichut në janar, por përballet me një pengesë të madhe

    Flick kërkon transferimin e yllit të Bayern Munichut në janar, por përballet me një pengesë të madhe

    Flick kërkon transferimin e yllit të Bayern Munichut në janar, por përballet me një pengesë të madhe

    Barcelona ka bërë një tjetër lëvizje për të mësuar rreth mundësisë së transferimit të qendërmbrojtësit të Bayern Munichut, Jonathan Tah, në prag të afatit kalimtar të janarit.

    Kampioni në fuqi i La Ligës është në kërkim të një mbrojtësi me përvojë, i cili do të formonte dyshen në qendër të repartit defensiv me talentin e ri Pau Cubarsin.

    Sipas gazetarit të Sky Germany, Florian Plettenberg, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, dhe trajneri Hansi Flick kanë kërkuar informacione për situatën aktuale të 30-vjeçarit gjerman në Bavari.

    Të dy drejtuesit vazhdojnë ta vlerësojnë lart mbrojtësin shtatlartë dhe dëshirojnë të përforcojnë repartin defensiv për pjesën e dytë të sezonit. Për këtë arsye, Barcelona ka kontaktuar për të kuptuar nëse ekziston mundësia e arritjes së një marrëveshjeje gjatë afatit kalimtar të dimrit.

    Tah nuk është një emër i panjohur për drejtuesit e klubit katalunas, të cilët kishin shqyrtuar transferimin e tij edhe në vitin 2025, kur kontrata e tij me Bayer Leverkusenin po i afrohej fundit.

    Në atë kohë, Barcelona e kishte marrë seriozisht mundësinë e transferimit të tij, por në fund vendosi të mos vazhdonte me negociatat, duke i hapur rrugë kalimit të tij te rivali vendas, Bayern Munich.

    Që nga transferimi në “Allianz Arena”, mbrojtësi me përvojë është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm te kampionët gjermanë.

    Në 67 paraqitje në të gjitha garat me fanellën e Bayernit, ai ka realizuar tre gola dhe ka dhënë tri asistime, duke konsoliduar pozitën e tij në formacionin bazë.

    Megjithatë, pavarësisht interesimit të rinovuar të Barcelonës, gazetari gjerman raporton se një transferim në mes të sezonit nuk konsiderohet i realizueshëm në rrethanat aktuale.

    Burimi: Insajderi

  • Sadiku: Deficiti tregtar i mallrave në Kosovë arriti në 50,6% të PBB-së

    Sadiku: Deficiti tregtar i mallrave në Kosovë arriti në 50,6% të PBB-së

    Sadiku: Deficiti tregtar i mallrave në Kosovë arriti në 50,6% të PBB-së

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka ngritur shqetësimin për nivelin e deficitit tregtar në vend.

    Sipas tij, gjatë vitit 2025, deficiti i mallrave arriti në 50,6% të Produktit Bruto Vendor (PBB).

    “Për krahasim: Shqipëria 22%, Maqedonia e Veriut 19,8%, Bosnja 19,7% dhe Serbia 7,3%. Prapa këtyre shifrave është varësia jonë nga importi dhe mungesa e prodhimit vendor.”, ka shkruar Sadiku.

    Ai ka thënë se një situatë e tillë duhet të jetë alarm për Qeverinë e Kosovës.

    “Kosovës i duhen politika që mbështesin prodhuesit, investimet dhe eksportin.”, ka thënë Sadiku. 

    Burimi: Insajderi

  • Sadiku: Kosovo trade cargo deficit reached 50,6% of GDP

    Democratic League of Kosovo MP Ermal Sadiku has raised concerns about the level of trade deficit in the country.

    According to him, during 2025, the goods deficit reached 50.6% of the local Bruto Product ( GDP).

    By comparison: Albania 22%, Northern Macedonia 19.8%, Bosnia 19,7% and Serbia 7.3%. Behind these figures is our dependence on import and lack of local production.

    He has said such a situation should be an alarm for the Government of Kosovo.

    Kosovo needs policies that support producers, investments and exports. 

    Source Layer: Insander

  • Rritja e çmimeve dhe presioni mbi standardin jetësor të familjeve në Kosovë

    Rritja e çmimeve dhe presioni mbi standardin jetësor të familjeve në Kosovë

    Rritja e çmimeve dhe presioni mbi standardin jetësor të familjeve në Kosovë

    Shkruan Artan Nimani:

    Rritja e vazhdueshme e çmimeve të produkteve të konsumit familjar paraqet një nga sfidat më të mëdha ekonomike dhe sociale për qytetarët e Kosovës. Të dhënat krahasuese për periudhën tetor 2021 – tetor 2026 tregojnë se kostoja e jetesës është rritur ndjeshëm, duke ushtruar presion të drejtpërdrejtë mbi buxhetin dhe fuqinë blerëse të familjeve.

    Analiza e çmimeve të paraqitura në tabelën e mëposhtme evidenton një rritje mesatare prej rreth 45% për produktet e përzgjedhura. Veçanërisht shqetësuese është fakti se rritjet më të mëdha janë regjistruar te produktet që kanë konsum të përditshëm ose që përbëjnë pjesë të rëndësishme të shportës familjare.

    Mishi i gjedhit është shtrenjtuar për 79%, mishi i pulës për 76%, ndërsa mishi i viçit për 73%. Njëkohësisht, produktet bujqësore dhe ushqimore kanë shënuar rritje të konsiderueshme: domatet për 84%, specat për 80%, buka e bardhë dhe mielli i grurit për 47%, ndërsa sheqeri për 42%.

    Rritja nuk është kufizuar vetëm në ushqim. Drutë për ngrohje janë shtrenjtuar për 58%, dizeli për 53%, ndërsa energjia elektrike, sipas të dhënave të paraqitura, ka shënuar rritje prej 32%. Kjo tregon se familjet kosovare përballen me një rritje të shumëfishtë të kostove, që përfshin ushqimin, transportin, energjinë dhe ngrohjen.

    Nga perspektiva ekonomike, problemi kryesor nuk është vetëm niveli nominal i çmimeve, por raporti ndërmjet rritjes së çmimeve dhe rritjes së të ardhurave. Nëse pagat, pensionet dhe të ardhurat e tjera të familjeve nuk rriten në mënyrë proporcionale me inflacionin dhe koston reale të jetesës, rezultati është zvogëlimi i fuqisë blerëse dhe përkeqësimi gradual i standardit jetësor.

    Ky fenomen prek në mënyrë të veçantë familjet me të ardhura të ulëta, pensionistët dhe kategoritë sociale që një pjesë të madhe të të ardhurave të tyre e shpenzojnë për nevojat bazë. Për këto kategori, rritja e çmimeve nuk përfaqëson thjesht një ndryshim statistikor, por një kufizim real të konsumit dhe të cilësisë së jetës.

    Institucionet publike duhet ta trajtojnë këtë situatë me politika më të strukturuara dhe afatgjata. Nuk mjafton që zhvillimi ekonomik të matet vetëm përmes treguesve makroekonomikë. Një nga treguesit më të rëndësishëm të suksesit të një politike ekonomike duhet të jetë aftësia e qytetarit për të ruajtur dhe përmirësuar standardin e tij jetësor.

    Në këtë kuptim, kërkohet një analizë më e thelluar e strukturës së çmimeve, forcimi i mekanizmave të mbikëqyrjes së tregut, mbështetja e prodhimit vendor dhe hartimi i politikave që mbrojnë fuqinë blerëse të familjeve.

    Rritja ekonomike ka kuptim vetëm atëherë kur rezultatet e saj reflektohen në jetën e përditshme të qytetarëve. Në të kundërtën, rritja e vazhdueshme e çmimeve, pa një rritje të përshtatshme të të ardhurave, rrezikon të prodhojë një shoqëri me konsum më të kufizuar, pabarazi më të madhe dhe pasiguri sociale në rritje.

    Rritjet më të larta janë përqendruar në disa kategori të ushqimit dhe produkteve të konsumit të përditshëm, çka e bën ndikimin mbi familjet me të ardhura të ulëta proporcionalisht më të rëndë.

    Burimi: Insajderi

  • Arsenali po përgatit lëvizjet për janarin, Arteta ka katër emra në listën e transferimeve

    Arsenali po përgatit lëvizjet për janarin, Arteta ka katër emra në listën e transferimeve

    Arsenali ka nisur të shqyrtojë mundësitë për përforcimin e repartit ofensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, me katër futbollistë që janë në listën e dëshirave të trajnerit Mikel Arteta.

    Sipas raportimit të The Independent, londinezët po monitorojnë situatën e Alex Baenas, Endrickut, Antonio Nusas dhe Junior Kroupit, të cilët shihen si opsione të mundshme për të shtuar cilësi në fazën e sulmit.

    Arteta dëshiron të përforcojë skuadrën me më shumë shpejtësi dhe kreativitet në krahët e sulmit. Ndryshimet e bëra gjatë afatit kalimtar të verës kanë lënë hapësira në repartin ofensiv, ndaj trajneri spanjoll synon të ketë më shumë alternativa për pjesën e dytë të sezonit.

    Megjithatë, realizimi i ndonjë transferimi në janar mund të varet edhe nga largimet e mundshme nga Emirates Stadium.

    Në mesin e emrave që pëlqehen nga Arsenali është edhe sulmuesi i Bournemouthit, Junior Kroupi, i cili konsiderohet si një profil që do t’i përshtatej mjaft mirë projektit të Artetës.

    Sidoqoftë, një transferim i tij gjatë janarit vlerësohet i vështirë, çka ka bërë që klubi londinez të shqyrtojë edhe alternativa të tjera.

    Për këtë arsye, vëmendja e Arsenalit është orientuar edhe drejt futbollistëve që aktivizohen te Atletico Madridi, Real Madridi dhe RB Leipzig.

    Ndërkohë, planet e klubit për përforcimet e janarit mund të ndikohen edhe nga e ardhmja e mesfushorit Martin Zubimendi. Për shërbimet e tij raportohet se interesim kanë shfaqur Real Madridi, Atletico Madridi dhe Chelsea.

    Një largim i mundshëm i Zubimendit mund t’i ndihmojë Arsenalit të sigurojë fondet e nevojshme për të investuar në përforcimin e repartit ofensiv. /Telegrafi/

  • Punësimet e mjekëve, Zemaj për qeveritarët: Praktikantë të përhershëm në premtime

    Punësimet e mjekëve, Zemaj për qeveritarët: Praktikantë të përhershëm në premtime

    Punësimet e mjekëve, Zemaj për qeveritarët: Praktikantë të përhershëm në premtime

    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, sërish ka kritikuar ekzekutivin e vendit sa i përket deklaratave rreth punësimit të mjekëve që janë kthyer për të punuar në Kosovë.

    Ish-ministri i Shëndetësisë ka akuzuar qeveritarët se nuk po dinë ta bëjnë dallimin mes licencimit dhe punësimit të mjekëve në sistemin publik shëndetësor.

    “Një qeveri që nuk bën dallimin ndërmjet licencimit dhe punësimit të mjekëve në sistemin publik shëndetësor, po përpiqet ta paraqesë një proces administrativ si rezultat të punësimit. Çfarë të themi!!! Praktikantë të përhershëm në premtime, por premtimet nuk janë rezultate.”, ka shkruar ai.

    Sipas tij, realiteti është krejt ndryshe.

    “534 mjekë figurojnë të papunë në Kosovë. 91 mjekë specialistë janë të papunë. Ndërsa, sa u përket mjekëve të kthyer nga jashtë dhe të punësuar me kontrata të rregullta në institucionet publike shëndetësore gjatë qeverisjes së VV-së, jo 171, por as një numër dyshifror nuk po arrijnë ta dëshmojnë.”, ka thënë ai. /Klankosova.tv

  • “Prishtina 2030”, Kurti diskuton me përfaqësuesit francezë për përgatitjet

    “Prishtina 2030”, Kurti diskuton me përfaqësuesit francezë për përgatitjet

    “Prishtina 2030”, Kurti diskuton me përfaqësuesit francezë për përgatitjet

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me ambasadorin francez për Sportin, Damien Combredet-Blassel, ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, si dhe përfaqësues të organizimit të Lojërave Olimpike Paris 2024 nga France Sport Expertise.

    Në fokus të takimit ishte përgatitja e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, me theks të veçantë te bashkërendimi institucional dhe infrastruktura e nevojshme.

    Kurti bëri të ditur se gjatë takimit morën këshilla për veprimet që duhet të kenë përparësi në këtë proces, duke përfshirë qeverisjen, menaxhimin, planifikimin e prokurimit dhe zbatimin e projekteve.

    “Morëm këshilla për veprimet dhe vendimet që duhet t’i kemi prioritet, përfshirë qeverisjen dhe menaxhimin, planifikimin e prokurimit dhe zbatimin. Caktimi i afateve dhe ndarja e përgjegjësive, sikurse kostot dhe burimet e financimit, duhet të jenë të qartësuara për rrugën përpara”, tha kryeministri Kurti.

    Ai theksoi se Franca mbetet partnere e rëndësishme e Kosovës në organizimin e këtyre lojërave.

    Kjo, sipas tij, dëshmohet edhe përmes marrëveshjes së kredisë me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD), për investime infrastrukturore në kuadër të përgatitjeve, si dhe Deklaratës së Synimit për themelimin e Komitetit të përbashkët për Lojërat Mesdhetare, të nënshkruara në fund të korrikut.

  • Vizita e Listës Studentore, Ramadani: Provokim i rëndë nga Serbia, të qartësohet si hynë në Kosovë

    Vizita e Listës Studentore, Ramadani: Provokim i rëndë nga Serbia, të qartësohet si hynë në Kosovë

    Vizita e Listës Studentore, Ramadani: Provokim i rëndë nga Serbia, të qartësohet si hynë në Kosovë

    Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, njëherësh anëtar i Komisionit Parlamentar për Siguri, ka kërkuar përgjegjësi nga ana e institucioneve për hyrjen në Kosovë të një grupi serbësh, që u tha se janë nga Lista Studentore.

    Një veprim të tillë, ai e ka cilësuar si provokim të rëndë Serbisë, derisa nga institucionet e vendit është kërkuar që të qartësohet se si hynë ata në Kosovë.   

    “Pavarësisht nëse janë nga Lista e Studentëve, e Vuçiqit, Daçiqit, Vulinit apo dreqit e të birit, politikanët e Serbisë nuk guxon të lejohet të futen në Kosovë për të nxitur e provokuar, fyer e odenduar shtetin e Kosovës.”, ka shkruar Ramadani.

    Ai ka thënë se është mirë që sot Komisioni Parlamentar për Siguri vendosi t’i kërkojë informatë me shkrim ministrit të Punëve të Brendshme rreth kësaj vizite.

    “Si anëtar i këtij Komisioni, besoj që saktësia në këtë informim duhet të jetë e plotë! Llogaridhënia e qeverisë është e domosdoshme!”, ka thënë ai. /Klankosova.tv

  • Student List visit, Ramadani: Heavy try from Serbia, clear up how they entered Kosovo

    DThe Alliance’s exclusive, Burim Ramadani, simultaneously a member of the Parliamentary Commission for Security, has sought responsibility on the part of institutions for the entry into Kosovo of a Serb group, said to be from the Student List.

    Such a move, he has described Serbia as serious provocation, until the country’s institutions are required to clarify how they entered Kosovo.   

    Regardless of whether they are from the Students’ List, the Vuciqis, Dicicqis, Voulin or the Devil of his son, Serbia’s politicians dare not be allowed to enter Kosovo to provoke and provoke, offended and offended the state of Kosovo.58, Ramadani has written.

    He has said it is good that today the Parliamentary Commission for Security decided to request written information to the Interior Minister about this visit.

    As a member of this committee, I believe that the accuracy of this information must be complete! Government accountability is necessary! /I did. tv

  • Pristina 2030, Kurti discusses with French representatives about preparations

    KKosovo Prime Minister Albin Kurti has held a meeting with French Ambassador for Sport Damen Combredet-Blassel, France’s Ambassador to Kosovo Jean-François Hushet, as well as representatives of the Paris 2024 Olympic Games organisation by France Sports Expertise.

    The focus of the meeting was Kosovo’s preparation for hosting the 2030 Pristina Mediterranean Games, with particular emphasis on institutional co-ordination and needed infrastructure.

    Kurti announced that during the meeting, they received advice on actions that should take priority in this process, including governance, management, procurement planning and implementation of projects.

    We took advice on the actions and decisions we should have priority, including governance and management, procurement planning and implementation. Setting deadlines and sharing of responsibilities, such as costs and sources of financing, should be clarified for the road ahead, Prime Minister Kurti said.

    He stressed that France remains Kosovo’s important partner in organising these games.

    This, according to him, is also proven by the credit agreement with the French Development Agency ( The AFD), for infrastructure investments in the framework of preparations, as well as the Declaration of Goal for the establishment of the Joint Committee for the Mediterranean Games signed in late July.