Category: Lajme

  • Elshani: Janë ekzekutuar pagesat për operatorët, presim rifillimin e punës në shkolla dhe çerdhe

    Elshani: Janë ekzekutuar pagesat për operatorët, presim rifillimin e punës në shkolla dhe çerdhe

    Elshani: Janë ekzekutuar pagesat për operatorët, presim rifillimin e punës në shkolla dhe çerdhe

    Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arianit Elshani, ka njoftuar se janë ekzekutuar pagesat ndaj operatorëve ekonomikë, punëtorët teknikë të të cilëve kishin hyrë në grevë.

    Përmes një postimi në Facebook, Elshani ka bërë të ditur se pagesat janë realizuar gjatë ditës së djeshme, ndërsa tani pret që puna në shkolla dhe çerdhe të rifillojë në përputhje me kontratat dhe marrëveshjen e arritur.

    Ai ka paralajmëruar gjithashtu krijimin e një Task-Force për mbikëqyrjen e higjienës në të gjitha shkollat dhe çerdhet, transmeton Klankosova.tv.

    “Në ditët në vijim do të krijojmë një Task-Forcë për mbikëqyrjen e higjienës në çdo shkollë dhe çerdhe, për të kërkuar respektimin e plotë të standardeve higjieno-sanitare dhe përgjegjësi nga secili operator dhe çdo punonjës i Drejtorisë së Arsimit. Shëndeti i fëmijëve tanë është i panegociueshëm”, deklaroi Elshani.

  • Elshani: Paiments have been executed for operators, waiting to resume work in schools and shelters

    DThe education veteran in the Pristina municipality, Arian Elshani, has announced that payments to economic operators whose technical workers had gone on strike have been executed.

    Through a Facebook post, Elshani has announced that the payments were carried out during yesterday, while now he expects the work in schools and nursery to resume in line with contracts and agreements reached.

    He has also warned of the creation of a Task-Force for surveillance of hygiene at all schools and nests, broadcasts Klankosova.tv.

    In the next few days, we will create a Task Force to monitor hygiene at every school and nursery, to require full respect for hygieno-sanitary standards and responsibility from each operator and every education director. The health of our children is non-negotiable, Elshani said.

  • Kamenica ndan mbi 15 mijë euro për shpërblimin e 387 nxënësve dhe 39 mësimdhënësve

    Kamenica ndan mbi 15 mijë euro për shpërblimin e 387 nxënësve dhe 39 mësimdhënësve

    Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se janë ndarë gjithsej 15 mijë e 210 euro për shpërblimin e nxënësve dhe mësimdhënësve që kanë arritur rezultate të dalluara në gara komunale dhe republikane.

    Përmes një postimi në Facebook, Rahimaj ka bërë të ditur se nga kjo shumë, 9 mijë e 410 euro janë ndarë për 387 nxënës, ndërsa 5 mijë e 700 euro për 39 mësimdhënës që kanë kontribuar në arritjen e këtyre rezultateve.

    Ai ka theksuar se këto suksese janë dëshmi e investimit në arsim, përkushtimit të mësimdhënësve dhe punës së palodhshme të nxënësve.

    Sipas Rahimajt, nxënësit janë vlerësuar për rezultatet e tyre në fusha të ndryshme, përfshirë letërsinë, sportin, atletikën dhe disiplina të tjera.

    Kryetari i Kamenicës ka premtuar se komuna do të vazhdojë t’i mbështesë dhe shpërblejë nxënësit e suksesshëm, duke e cilësuar arritjen e tyre si krenari dhe të ardhme të qytetit. /Telegrafi/

  • Publikohen pamjet e plota nga tensionet e forta mes djemve në Big Brother - si nisi gjithçka

    Publikohen pamjet e plota nga tensionet e forta mes djemve në Big Brother – si nisi gjithçka

    Tensionet mes banorëve të Big Brother VIP Kosova 5 po vazhdojnë të jenë të pranishme në shtëpi, ndërsa kësaj radhe në qendër të vëmendjes është vënë përplasja mes Akilit dhe Bejtës.

    Dy banorët janë përfshirë në një debat të ashpër, i cili ka sjellë reagime dhe ka ngritur pikëpyetje rreth asaj se çfarë e shkaktoi përplasjen mes tyre.

    Për këtë situatë është diskutuar edhe gjatë Prime-it të së hënës, ku publikut iu prezantuan pamjet e tensioneve mes dy banorëve.

    Foto: Screenshot/YouTube

    Përmes një videoje të përmbledhur, u rikthyen ngjarjet dhe debatet që paraprinë konfliktin, duke treguar rrjedhën e situatave që çuan deri te përplasja mes Akilit dhe Bejtës.

    Kështu, shikuesit patën mundësinë të kuptonin më mirë se si nisi gjithçka dhe cilat ishin momentet që e përshkallëzuan raportin mes dy banorëve.

    Përplasjet mes banorëve kanë qenë të shpeshta gjatë këtij edicioni, teksa edhe raporti mes Akilit dhe Bejtës tashmë është kthyer në një tjetër prej situatave që po marrin vëmendje në shtëpinë e famshme.

    Mbetet të shihet nëse pas këtyre zhvillimeve dy banorët do të arrijnë të qetësojnë raportet apo tensionet mes tyre do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com

  • Ekzekutohen pagesat për punëtorët teknikë në Prishtinë, Elshani: Tash presim punë e përgjegjësi, shëndeti i fëmijëve nuk negociohet

    Ekzekutohen pagesat për punëtorët teknikë në Prishtinë, Elshani: Tash presim punë e përgjegjësi, shëndeti i fëmijëve nuk negociohet

    Ekzekutohen pagesat për punëtorët teknikë në Prishtinë, Elshani: Tash presim punë e përgjegjësi, shëndeti i fëmijëve nuk negociohet

    Protestat dhe pezullimi i punës nga punëtorët teknikë në shkollat dhe çerdhet e Prishtinës duket se i kanë ardhur fundit. Pas periudhës së grevës që shkaktoi shqetësim për nivelin e higjienës në institucionet arsimore, Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë hapa konkretë për zgjidhjen e problemit.

    Gjatë ditës së djeshme janë ekzekutuar përfundimisht pagesat ndaj operatorëve ekonomikë, të cilët menaxhojnë punëtorët teknikë që ishin në grevë.

    Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arianit Elshani, i cili ka deklaruar se pas shlyerjes së detyrimeve financiare, pritshmëria e vetme tashmë është rikthimi i menjëhershëm në punë dhe zbatimi strikt i kontratave.

    “Pagesat janë ekzekutuar. Tashti presim përgjegjësi dhe punë! Presim që puna në shkollat dhe çerdhet tona të rifillojë në përputhje me kontratat dhe marrëveshjen e arritur,” ka bërë të ditur Elshani.

    Për me tepër, me qëllim garantimin e standardeve higjieno-sanitare, Drejtoria e Arsimit ka paralajmëruar masa të rrepta kontrolli në terren. Në ditët në vijim pritet të formohet një task-forcë e posaçme që do të mbikëqyrë gjendjen e higjienës në secilën shkollë dhe çerdhe të kryeqytetit.

    Elshani ka nëvizuar se nuk do të ketë tolerime ndaj asnjë operatori apo punonjësi që nuk i përmbahet detyrimeve, duke u shprehur prerazi se “shëndeti i fëmijëve tanë është i panegociueshëm”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Pays are executed for technical workers in Pristina, Elshani: Now we expect work and responsibility, child health is not negotiated

    Protests and suspensions of work by technical workers in Pristina schools and nurserys seem to have come to an end. After the period of strike that caused concern for the level of hygiene in educational institutions, the Pristina municipality has taken concrete steps to resolve the problem.

    During yesterday, payments to economic operators, which manage the technical workers on strike, have been eventually executed.

    The news has confirmed itself as Director of Education in the Pristina municipality Arian Elshani, who has declared that following the repayment of financial obligations, the only expectations already are immediate return to work and strict implementation of contracts.

    Pays have been executed. We now await responsibility and work! We expect the work in our schools and nests to resume in line with contracts and agreement reached, Elshani has announced.

    Moreover, with the aim of ensuring hygieno-sanitary standards, the Education Directorate has warned strict measures of land control. In the coming days, a special task force is expected to be formed that will oversee the state of hygiene at each of the capital’s schools and nursery.

    Elshani has noted that there will be no tolerance against any operator or employee who does not adhere to his obligations, firmly stating that the health of our children is non-negotiable.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • KRU “Mitrovica” paralajmëron intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, këto janë rrugët dhe fshatrat e prekura

    KRU “Mitrovica” paralajmëron intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, këto janë rrugët dhe fshatrat e prekura

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e saj të mirëmbajtjes do të realizojnë intervenime në disa lokacione në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit.

    Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të përfshijnë rrugët “UÇK”, “Fadil Deliqi”, “Shala e Bajgorës”, “Xhevat Jusufi”, “Gjergj Fishta”, “Xhemajl Zhaza”, “Tafil Osmani”, “Mbreti Agron”, “Ali Pashë Tepelena” dhe “Obilićeva”.

    Ndërkaq, intervenime në rrjetin e kanalizimit do të ketë në rrugët “Shaban Polluzha”, “Dëshmorët e Kombit”, “Muzeu”, “Fadil Deliqi”, “Bislim Bajgora” dhe “Pajazit Boletini”, si dhe në fshatrat Vinarc i Epërm dhe Sërbovc.

    KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

    Po ashtu, pas rikthimit të furnizimit, uji mund të jetë përkohësisht i turbullt, ndaj konsumatorëve u është rekomanduar që ta lënë të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet.

    Kompania ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të këtyre intervenimeve. /Telegrafi/

  • Shisnin paketa televizive pa autorizim, tre persona dënohen me burg në Tiranë

    Shisnin paketa televizive pa autorizim, tre persona dënohen me burg në Tiranë

    Tre shtetas janë dënuar me nga nëntë muaj burgim secili, pasi akuzohen se shisnin dekodera me qindra kanale televizive pirate, pa pasur licencë apo autorizim nga operatorët që zotërojnë të drejtat e transmetimit. Vendimi është marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, e cila i shpalli fajtorë shtetasit me inicialet F.Ç., A.S. dhe E.Xh. për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”.

    Hetimet për këtë rast nisën në vitin 2023, pas kallëzimit të kompanisë Digitalb, e cila denoncoi subjekte që shisnin përmes rrjeteve sociale paketa televizive të saj, duke pretenduar se dispononin të drejtat e transmetimit. Nga hetimet dhe blerjet e simuluara të pajisjeve dekoder, Prokuroria identifikoi tre subjektet që ushtronin këtë aktivitet të paligjshëm.

    Bëhet fjalë për subjektin “FRA SYSTEM IPTV”, në pronësi të F.Ç., që shiste paketat me 79 euro; “Elektronika Shop”, në pronësi të E.Xh., që i ofronte ato për 4 mijë lekë përmes Facebook-ut, si dhe “4k server” (Kanale.al), në pronësi të A.S., që kryente shitjet përmes Instagram-it. Sipas hetimeve, në dekoderat që u shiteshin klientëve ishin instaluar aplikacione që mundësonin aksesin në kanalet televizive të platformave Digitalb, Tring, si dhe në paketa të tjera ndërkombëtare, pa autorizimin e operatorëve përkatës.

    Prokuroria arriti në përfundimin se të pandehurit kishin ndërhyrë në sistemet kompjuterike dhe të transmetimit të operatorëve të licencuar, duke shpërndarë në mënyrë të paligjshme të dhëna televizive të mbrojtura, me qëllim përfitimin ekonomik.

    Në përfundim të gjykimit, tre të pandehurit u shpallën fajtorë për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”, të parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 1, i Kodit Penal, dhe u dënuan me nga nëntë muaj burgim secili./rtsh.al/

  • Raining TV packages without authorization, three people sentenced to prison in Tirana

    Three citizens have been sentenced to nine months in prison each, as they are accused of selling decoders with hundreds of pirated television channels without license or authorisation from operators who own transmission rights. The decision was made by the Tirana First Court of General Jurisdiction at the request of the Tirana Prosecutor, who convicted citizens of F.C., A.S. and E.J. For the criminal work computer fraud.

    Investigations into this case began in 2023, following the announcement of the Digitalb company, which denounced subjects selling its television packages through social networks, claiming to have broadcast rights. By investigations and simulated purchases of decoder equipment, the prosecution identified the three subjects exercising this illegal activity.

    This is the subject. FRA SYSTEM IPTTV, owned by F.C., who sold the packages for 79 euros; Electrical Shop, owned by E.J., which offered them 4 grand on Facebook, and 4k server (Canal.al) owned by A.S., which carried out sales through the Instagram. According to the investigation, apps were installed in decoders sold to customers that enabled access to TV channels of Digitalb platforms, Tring, as well as in other international packages, without the authorization of relevant operators.

    The prosecution concluded that the defendants had intervened in computer systems and broadcasting of licensed operators, illegally distributing protected television data with the aim of economic benefits.

    At the end of the trial, the three defendants were convicted of criminal acts of computer fraud, envisioned by Article 143/b, paragraph 1, of the Penal Code, and sentenced to nine months in prison each./rtsh.al/

  • Babai i Diana Kastratit: 15 vjet pas ngjarjes, kjo është drejtësi e vonuar, kemi pasur dhimbje të madhe gjatë kësaj kohe

    Babai i Diana Kastratit: 15 vjet pas ngjarjes, kjo është drejtësi e vonuar, kemi pasur dhimbje të madhe gjatë kësaj kohe

    Babai i Diana Kastratit: 15 vjet pas ngjarjes, kjo është drejtësi e vonuar, kemi pasur dhimbje të madhe gjatë kësaj kohe

    Pas ndërprerjes së seancës ndaj Adnon Jasharit, i akuzuar për vrasjen e Diana Kastratit, janë deklaruar babai i viktimës, Gëzim Kastrati, dhe avokatja e familjes, Miranda Haxhiu.

    Avokatja dhe babai i së ndjerës, Gëzim Kastrati kanë deklaruar se drejtësia është e vonuar, por presin që rasti të marrë epilogun e merituar.

    Kastrati foli edhe për atë që e cilësoi si neglizhencë të institucioneve shtetërore para vrasjes së vajzës së tij, duke thënë se nuk kishte arritur të dëgjohej nga askush për të shprehur shqetësimet dhe për të gjetur një zgjidhje për situatën.

    “Askush nuk më ka pranuar që të flas, që të shprehem, të pronomcohem për situatën që ta zgjidhim këtë çështje”, ka deklaruar Kastrati para mediave.

    Burimi: Insajderi