Category: Lajme

  • Diana Kastract’s father: 15 years after the event, this is delayed justice, we’ve had great pain during this time.

    After the end of the session against Adnon Jashar, charged with the murder of Diana Kastrat, the victim’s father, Gezim Kastrati, and family lawyer, Miranda Haxhiu, have been declared.

    Lawyer and the deceased’s father, Gezim Kastrati, have declared that justice is delayed, but expect the case to receive the deserved epilog.

    Kastrati also spoke of what he described as neglect of state institutions prior to his daughter’s murder, saying he had failed to hear from anyone to express concerns and find a solution to the situation.

    No one has agreed to speak, to express myself, to be promoted to the situation in order to resolve this issue, Kastrati declared before the media.

    Source Layer: Insander

  • KRU “Prishtina” paralajmëron shkyçjen e konsumatorëve me dy ose më shumë fatura të papaguara

    KRU “Prishtina” paralajmëron shkyçjen e konsumatorëve me dy ose më shumë fatura të papaguara

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka paralajmëruar konsumatorët se do të nisë shkyçjen e menjëhershme nga rrjeti të të gjithë atyre që kanë dy ose më shumë fatura të papaguara radhazi.

    Përmes një njoftimi publik, kompania ka bërë të ditur se ekipet e saj në terren tashmë kanë filluar zbatimin e masave ndaj konsumatorëve që nuk i kanë përmbushur obligimet financiare për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit.

    Përveç shkyçjes nga rrjeti, KRU “Prishtina” ka paralajmëruar se lëndët e borxhlinjve do të procedohen te përmbaruesit privatë, çka mund të sjellë edhe shpenzime shtesë ligjore dhe tarifa për rikyçje.

    Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve që t’i shlyejnë borxhet sa më parë, në mënyrë që të shmangin këto masa.

    Pagesat mund të kryhen online përmes platformës zyrtare dhe aplikacionit mobil të KRU “Prishtina”, në platformën eKosova, si dhe në pikat e Postës së Kosovës, bankat komerciale dhe institucionet mikrofinanciare.

    Ndërkaq, për konsumatorët që nuk kanë mundësi ta paguajnë të gjithë borxhin menjëherë, kompania ka ofruar mundësinë e lidhjes së marrëveshjeve për riprogramimin e borxhit me këste mujore.

    Për këtë mundësi, konsumatorët duhet të paraqiten në sportelet zyrtare të kompanisë para se të zbatohet masa e shkyçjes. /Telegrafi/

  • Moto Guzzi dhe Napapijri prezantojnë V85 TT, një edicion special me dizajn të veçantë dhe 80 kuajfuqi

    Moto Guzzi dhe Napapijri prezantojnë V85 TT, një edicion special me dizajn të veçantë dhe 80 kuajfuqi

    Prodhuesi italian i motoçikletave Moto Guzzi ka prezantuar një edicion special të modelit V85 TT, të zhvilluar në bashkëpunim me markën e njohur të veshjeve Napapijri. Modeli i ri kombinon karakteristikat teknike të një motoçiklete adventure me elemente të veçanta të dizajnit, të frymëzuara nga eksplorimi dhe udhëtimet në Veri të Evropës.

    I quajtur Moto Guzzi V85 TT Napapijri, ky version bazohet në platformën ekzistuese V85 TT, ndërsa dallimet kryesore përfshijnë kombinimin e ngjyrave, grafikat ekskluzive, detajet e personalizuara dhe disa pajisje të dedikuara për udhëtime në distanca të gjata.

    Bashkëpunimi mes dy markave italiane lidhet edhe me historinë e Moto Guzzi. Në vitin 1927, Giuseppe Guzzi udhëtoi deri në Rrethin Arktik me një Moto Guzzi GT 500, motoçikletë që më vonë mori emrin Norge.

    Dizajn i frymëzuar nga flamuri norvegjez

    Një nga elementet që e dallon edicionin Napapijri është kombinimi i ngjyrave të bardhë, të kuqe dhe blu, të frymëzuara nga flamuri norvegjez dhe identiteti vizual i markës së veshjeve.

    Rezervuari i karburantit është i bardhë dhe përmban grafika të frymëzuara nga harta e botës, ndërsa korniza dhe pjesë të tjera të motoçikletës janë realizuar me ngjyra kontrastuese.

    Në parafangon e përparmë është vendosur mbishkrimi NORDKAPP, që i referohet Kepit të Veriut në Norvegji, ndërsa në rezervuar gjenden koordinatat gjeografike të këtij destinacioni.

    Detaje të tjera përfshijnë logot e të dy markave të gravuara me laser në pjesën e sipërme të timonit, si dhe elemente grafike të frymëzuara nga xhaketa e njohur Rainforest e Napapijri.

    Këto motive janë përdorur edhe në ulësen e motoçikletës, së bashku me shqiponjën karakteristike të Moto Guzzi.

    Edicioni special përfshin gjithashtu çantën Napapijri Bering Bag, të prodhuar nga pambuku i dyllosur, material i njohur për rezistencën ndaj kushteve atmosferike.

    Motor 853 cc me 80 kuajfuqi

    Në aspektin mekanik, Moto Guzzi V85 TT Napapijri ruan motorin karakteristik të prodhuesit italian, me dy cilindra në konfigurim V, me kënd 90 gradë dhe ftohje me ajër.

    Motori me kapacitet 853 cc zhvillon 80 kuajfuqi në 7,750 rrotullime në minutë, ndërsa çift-rrotullimi maksimal arrin 83 Nm në 5,100 rrotullime në minutë.

    Sistemi i kohëzimit të ndryshueshëm të valvulave mundëson që 90 për qind e çift-rrotullimit të jetë në dispozicion që në 3,500 rrotullime në minutë.

    Motoçikleta ka rezervuar karburanti me kapacitet prej 23 litrave, përfshirë rezervën prej pesë litrave.

    Korniza është ndërtuar nga tuba çeliku me rezistencë të lartë, ndërsa sistemi i pezullimit ofron lëvizje prej 170 mm në të dy boshtet.

    Rrotat me fole kanë diametër 19 inç përpara dhe 17 inç prapa, me goma tubeless të përshtatshme për përdorim në asfalt dhe jashtë tij.

    Për frenim përdoren dy disqe 320 mm me kalipera Brembo në pjesën e përparme dhe një disk 260 mm në pjesën e pasme.

    Pesha e motoçikletës në gjendje pune është 230 kilogramë, ndërsa lartësia e ulëses është 830 mm.

    Pajisje shtesë për udhëtime dhe teknologji e avancuar

    Moto Guzzi V85 TT Napapijri vjen standard me ulëse dhe doreza timoni me ngrohje, pajisje që mund të jenë veçanërisht të dobishme gjatë udhëtimeve në temperatura të ulëta.

    Modeli përfshin gjithashtu mbrojtëse duarsh, mbrojtëse alumini për pjesën e poshtme të motorit dhe xham të përparmë që mund të rregullohet manualisht në pesë pozicione, me një hapësirë totale rregullimi prej 70 mm.

    Sa i përket sistemeve elektronike, motoçikleta ofron katër mënyra të ngasjes: Road, Sport, Offroad dhe Rain.

    Pajisjet përfshijnë kontrollin elektronik të tërheqjes MGCT, sistemin ABS dhe kontrollin elektronik të gazit Ride-by-Wire.

    Platforma inerciale me gjashtë boshte mundëson funksionimin e sistemeve Cornering ABS dhe Cornering Traction Control, të cilat përshtatin ndërhyrjen elektronike në varësi të këndit të animit të motoçikletës.

    Në dispozicion është edhe sistemi cruise control për ruajtjen e shpejtësisë gjatë udhëtimeve.

    Informacionet e ngasjes shfaqen në ekranin TFT me ngjyra prej pesë inçësh.

    Përmes platformës multimediale Moto Guzzi MIA, e cila përfshihet si pajisje standarde, drejtuesi mund të lidhë telefonin inteligjent me motoçikletën dhe të përdorë funksionet e navigimit, telefonatave, muzikës dhe asistentit zanor.

    Moto Guzzi V85 TT Napapijri është vazhdimësi e bashkëpunimit mes dy markave italiane, i cili më parë kishte rezultuar me një koleksion të kufizuar veshjesh dhe aksesorësh.

    Në Kosovë, Ventoro Motors by Auto Mita është përfaqësues zyrtar i markës Moto Guzzi, duke u mundësuar adhuruesve të motoçikletave qasje në modelet e prodhuesit legjendar italian, të njohur për dizajnin unik, teknologjinë dhe traditën mbi një shekull në botën e motoçiklizmit. /Telegrafi/

  • Rusia dhe Ukraina në bisedime me ndërmjetësimin e SHBA-së, shtohen përpjekjet për paqe

    Rusia dhe Ukraina në bisedime me ndërmjetësimin e SHBA-së, shtohen përpjekjet për paqe

    Përfaqësuesit e Rusisë dhe Ukrainës janë duke zhvilluar bisedime me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, në një përpjekje të re diplomatike për t’i dhënë fund luftës.

    Takimet kanë nisur sot në Abu Dhabi dhe pritet të zgjasin dy ditë. Në procesin e ndërmjetësimit amerikan janë përfshirë të dërguarit Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

    Në fokus të diskutimeve janë kushtet e mundshme të paqes, garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe krijimi i një kuadri të ri sigurie për Evropën, raporton reutes.

    Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se ekziston mundësia e arritjes së një marrëveshjeje më të gjerë, duke theksuar se të dyja palët janë të lodhura nga luftimet.

    Megjithatë, Moska dhe Kievi vazhdojnë të kenë dallime të thella, veçanërisht për çështjen e rajonit të Donbasit. Rusia kërkon kontrollin e plotë të tij, ndërsa Ukraina kundërshton dorëzimin e territoreve të saj.

    Ndërkohë, Ukraina kërkon që edhe vendet evropiane të kenë rol në procesin diplomatik, pasi çdo marrëveshje e ardhshme lidhet drejtpërdrejt me sigurinë e kontinentit.

    Pavarësisht deklaratave optimiste nga Uashingtoni, deri tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje konkrete. Rezultati i negociatave në Abu Dhabi mbetet një nga zhvillimet më të rëndësishme diplomatike në lidhje me luftën në Ukrainë.

    Burimi: Dukagjini

  • Russia, Ukraine in talks with US mediation mount peace efforts

    Representatives of Russia and Ukraine are holding talks with the United States’ mediation, in a new diplomatic effort to end the war.

    Meetings are due to begin today in Abu Dhabi and are expected to last two days. In the process of American mediation, envoys Steve Whitoff and Jared Kouchner are involved.

    Focusing on discussions are possible conditions of peace, security guarantees for Ukraine, and the creation of a new security framework for Europe, reports Come on.

    US President Donald Trump has indicated that there is the possibility of reaching a broader agreement, stressing that both sides are tired of fighting.

    However, Moscow and Kiev continue to have deep differences, especially on the issue of the Donbas region. Russia seeks full control of it, while Ukraine opposes handing over its territories.

    Meanwhile, Ukraine requires that European countries also have a role in the diplomatic process, as any future agreement is directly linked to the safety of the continent.

    Despite optimistic statements from Washington, no concrete agreements have been reached so far. The outcome of negotiations in Abu Dhabi remains one of the most important diplomatic developments in connection with the war in Ukraine.

    Source Layer: Dukeagini

  • Zoja i drejtohet Jonës: Je dyfytyrëshe! (VIDEO)

    Zoja i drejtohet Jonës: Je dyfytyrëshe! (VIDEO)

    Zoja i drejtohet Jonës: Je dyfytyrëshe! (VIDEO)

    Një përplasje verbale ka ndodhur mes Zojës dhe Jonës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5.

    Gjatë debatit, Zoja i është drejtuar Jonës duke e quajtur dyfytyrëshe.

    Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme.

  • Brenda një muaji në Ferizaj: Dhjetëra vepra penale dhe qindra të prangosur

    Brenda një muaji në Ferizaj: Dhjetëra vepra penale dhe qindra të prangosur

    Brenda një muaji në Ferizaj: Dhjetëra vepra penale dhe qindra të prangosur

    Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka bërë bilancet për muajin tetor të këtij viti.

    Sipas një njoftimi për media, ky institucion ka publikuar shifrat e veprave penale dhe të arrestimeve që janë kryer gjatë kësaj periudhe kohore.

    Brenda një muaji në këtë rajon janë kryer 31 raste të vjedhjeve, kurse 16 të tjera të vjedhjeve të rënda.

    Për dallim nga muaji tetor i vitit 2025, gjatë këtij viti ka shënuar rritje numri i rasteve të dhunës në familje.

    Derisa, në tetor të vitit të kaluar brenda një muaji ishin raportuar 19 raste të dhunës në familje, gjatë këtij viti, në të njëjtin muaj janë raportuar 38 raste.

    Prej veprave të tjera që kanë ndodhur gjatë këtij muajit janë 35 raste të lëndimit të lehtë trupor dhe një tjetër i lëndimit të rëndë trupor, 21 raste të kanosjes, dy të shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe 11 raste të posedimit ilegal të armëve.

    Derisa, gjatë tetorit 2026, janë kryer gjithsej 154 arrestime, prej tyre 106 me urdhër gjykate dhe 48 sipas autorizimeve policore. /klankosova.tv

  • Komisioni për Ekonomi: Deputetët “pishmanli” të VV-së kthehen në sallë pasi lëshuan mbledhjen

    Komisioni për Ekonomi: Deputetët “pishmanli” të VV-së kthehen në sallë pasi lëshuan mbledhjen

    Komisioni për Ekonomi: Deputetët “pishmanli” të VV-së kthehen në sallë pasi lëshuan mbledhjen

    Mbledhja e Komisionit për Ekonomi është shoqëruar me debate lidhur me rendin e ditës.

    Për shkak të këtyre diskutimeve, tre deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, Ejup Ahmeti dhe Liza Gashi, fillimisht kanë lëshuar mbledhjen.

    Gazetarja e Klan Kosova, Sala Gashi, e cila po e përcjellë këtë mbledhje, raporton se tre anëtarët e VV-së janë kthyer sërish në sallë.

  • Commission for Economy: VV MPs return to the hall after launching the meeting

    MThe Commission’s election to Economy has been accompanied by debates over the agenda.

    Because of these discussions, three deputies of the Vetevendosje Movement, Valon Ramadani, Ejup Ahmeti and Lisa Gashi have initially released the meeting.

    Clan Kosova columnist Sala Gashi, who is attending this meeting, reports that the three VV members have returned to the hall.

  • Trajneri i njohur shkarkohet nga kombëtarja pasi dy gratë e tij u grindën në rrugë

    Trajneri i njohur shkarkohet nga kombëtarja pasi dy gratë e tij u grindën në rrugë

    Hossam Hassan nuk është më trajner i ekipit kombëtar të Egjiptit. Federata Egjiptiane e Futbollit ka ndërprerë bashkëpunimin me ish-trajnerin, i cili drejtoi ekipin kombëtar që nga viti 2024, jo për shkak të rezultateve të tij sportive, por për shkak të skandaleve në jetën e tij private.

    Ndërprerja e marrëdhënies së punës pasoi një incident në gusht, kur shpërtheu një debat i ashpër midis grave së Hassanit në barin e një hoteli. Sherri u përshkallëzua në një përleshje fizike, me dëshmitarë që raportuan se gratë po bërtisnin, hidhnin objekte dhe ziheshin, duke bërë që stafi i hotelit të ndërhynte. Pjesë të incidentit u filmuan dhe u shpërndanë në mediat sociale.

    Sipas raportimeve të medias, situata e shqetësoi aq shumë Hasanin saqë atij i ra të fikët, pas së cilës u dërgua në spital. Gratë nuk ngritën akuza zyrtare kundër njëra-tjetrës. Kujtojmë se Hossam Hassan kishte dy gra në të njëjtën kohë për vite me radhë, gjë që është ligjërisht e mundur në Egjipt, ku myslimanëve u lejohet të kenë deri në katër gra.

    Ai ka tre fëmijë me gruan e tij të parë, Howaid El-Gharbawy, me të cilën u martua në vitin 1994, dhe dy fëmijë me gruan e tij të dytë, Dina Mustafa, e njohur si Dan Adam, me të cilën u martua në vitin 2015.

    Marrëdhënia e tyre përfundoi në një skandal të madh në gusht 2026, kur dy gratë u përleshën fizikisht në një kompleks hotelesh në vendpushimin egjiptian të Porto Marinës. Pasuan divorcet dhe mosmarrëveshjet ligjore.

    Vendimi i Federatës së Futbollit

    Federata Egjiptiane e Futbollit nuk e përmendi drejtpërdrejt incidentin në një deklaratë zyrtare, por konfirmoi se arsyeja e shkarkimit ishin ngjarjet e fundit që dëmtuan reputacionin e ekipit kombëtar.

    “Pas analizimit të të gjitha rrethanave dhe ngjarjeve të ditëve të fundit, si dhe ndikimit të tyre negativ në imazhin pozitiv dhe stabilitetin e ekipit tonë kombëtar, Bordi i Drejtorëve vendosi të falënderojë Hossam Hassan dhe stafin e tij të trajnerëve”, tha federata në një deklaratë.

    Vendimi u mor pavarësisht suksesit historik të Hassanit me Egjiptin, duke arritur në raundin e 16-të të Kupës së Botës 2026, ku u mposhtën nga Argjentina. Gjatë mandatit të tij, ai udhëhoqi ekipin kombëtar në 38 ndeshje, me 21 fitore, dhjetë barazime dhe shtatë humbje.

    Kontradiktat e mëparshme dhe pasardhësi

    Mandati i Hassanit u shënua nga polemika të tjera. Pas ndeshjes kundër Argjentinës në Kupën e Botës, ai u ndëshkua nga FIFA me një pezullim prej tre ndeshjesh për gjeste dhe deklarata që lidheshin me akuza për racizëm.

    Vëllai i tij Ibrahim mori të njëjtin dënim, ndërsa anëtari i ekipit kombëtar Ziko u pezullua për pesë ndeshje.

    Ali Maher, ish-trajneri i klubit egjiptian Ceramica Cleopatra, është emëruar pasardhësi i Hassanit. /Telegrafi/