Category: Lajme

  • Samsung nis shpërndarjen e One UI 9 Watch për Galaxy Watch8, i bazuar në Wear OS 7

    Samsung nis shpërndarjen e One UI 9 Watch për Galaxy Watch8, i bazuar në Wear OS 7

    Samsung ka nisur shpërndarjen zyrtare të përditësimit One UI 9 Watch, i bazuar në sistemin operativ Wear OS 7, për orën inteligjente Galaxy Watch8.

    Google prezantoi Wear OS 7 në maj dhe e shpërndau atë për orët Pixel Watch në qershor. Ndërkohë, Samsung kishte punuar në versionin e saj One UI 9 Watch, duke nisur programin beta për Galaxy Watch8 në fund të gushtit.

    Përditësimi përfundimtar ka filluar të shpërndahet fillimisht në Korenë e Jugut, ku është i disponueshëm përmes internetit me versionin L320XXU2BZJ7. Shkarkimi ka një madhësi prej rreth 2 GB.

    Përditësimi përfshin gjithashtu paketën e sigurisë të datës 5 tetor 2026, transmeton Telegrafi.

    Nëse shpërndarja në Korenë e Jugut nuk has probleme, pritet që Samsung ta zgjerojë përditësimin edhe në tregjet e tjera gjatë ditëve në vijim, sipas praktikës së zakonshme të kompanisë.

    Pas Galaxy Watch8, Samsung pritet ta sjellë One UI 9 Watch edhe në modelet më të vjetra të orëve të saj inteligjente. /Telegrafi/

  • Perugia në Itali mirëpret adhuruesit e çokollatës, dhjetë ditë kushtuar shijeve dhe krijimeve të ëmbla

    Perugia në Itali mirëpret adhuruesit e çokollatës, dhjetë ditë kushtuar shijeve dhe krijimeve të ëmbla

    Dashamirësit e çokollatës do të kenë një arsye më shumë për të vizituar Italinë këtë nëntor. Qyteti i Perugias do të mirëpresë nga 13 deri më 22 nëntor festivalin ndërkombëtar Eurochocolate, një prej aktiviteteve më të njohura kushtuar botës së kakaos dhe çokollatës.

    Në edicionin e tij të 32-të, festivali do të shndërrojë qendrën historike të qytetit në një hapësirë të mbushur me aroma, shije dhe krijime të ndryshme çokollate.

    Këtë vit, aktiviteti zhvillohet nën moton “Fate Dolci”, duke i ftuar vizitorët jo vetëm të shijojnë ëmbëlsirat, por edhe të bëhen pjesë e përgatitjes së tyre përmes punëtorive dhe demonstrimeve praktike.

    Programi përfshin degustime të produkteve nga vende të ndryshme, takime me ekspertë të kakaos, prezantime nga pastiçierë dhe aktivitete për fëmijë e familje.

    Një prej hapësirave më interesante do të jetë Eurochocolate World, ku do të prezantohen prodhues të çokollatës nga më shumë se 20 vende, përfshirë shtete të Amerikës Latine, Afrikës dhe Azisë.

    Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe çokollatës së Costa d’Avorio, vendit të ftuar special të këtij edicioni, si një prej rajoneve më të rëndësishme të prodhimit të kakaos në botë.

    Përveç produkteve tradicionale, vizitorët do të mund të zbulojnë receta të reja, krijime artizanale dhe alternativa për persona me nevoja të ndryshme ushqimore, përfshirë produkte pa gluten, pa laktozë dhe pa sheqer të shtuar.

    Eurochocolate pritet të sjellë një atmosferë të veçantë në rrugët dhe sheshet e Perugias, duke bashkuar gastronominë, turizmin dhe kulturën në një festë të dedikuar një prej ëmbëlsirave më të dashura në botë.

    Burimi: Dukagjini

  • The path to Italy welcomes chocolate lovers, ten days devoted to sweet taste and creation

    Chocolate lovers will have one more reason to visit Italy this November. The town of Perugia will host the Eurocolata International Festival, one of the most popular events dedicated to the world of cocoa and chocolate from November 13th to 22nd.

    In its 32nd edition, the festival will turn the city’s historic centre into a space filled with aromas, tastes and various chocolates.

    This year, the event takes place under the motto Fate Dolçiʹ, inviting visitors not only to enjoy desserts but also to become part of their preparation through workers and practical demonstrations.

    The programme includes distributions of products from various countries, meetings with cacao experts, presentations by pasticiers and children and family activities.

    One of the most interesting spaces will be the Eurocollate World, where chocolate producers from more than 20 countries, including Latin American countries, Africa and Asia, will be introduced.

    Special attention will also be given to Costa d’Avorio, the world’s special guest country, as one of the most important cacao – producing regions.

    In addition to traditional products, visitors will be able to discover new recipes, artisans and alternatives to people with different food needs, including non-gluten products, no lactose and no sugar added.

    Eurococolate is expected to bring a special atmosphere to Perugia streets and squares, uniting gastronomy, tourism and culture at a holiday dedicated to one of the world’s most beloved sweets.

    Source Layer: Dukeagini

  • Ndalohet shitja e rreth 150 mijë lodrave për fëmijë nga Kina, nuk plotësonin standardet e sigurisë

    Ndalohet shitja e rreth 150 mijë lodrave për fëmijë nga Kina, nuk plotësonin standardet e sigurisë

    Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka ndaluar vendosjen në treg të rreth 150 mijë lodrave për fëmijë me origjinë nga Kina.

    Sipas njoftimit të IQMT-së, aksioni është realizuar gjatë ditëve të fundit në pikat doganore, në kuadër të një aktiviteti të përbashkët të mbikëqyrjes së tregut në vendet anëtare të CEFTA-s.

    Gjatë kontrolleve është konstatuar se lodrat nuk i përmbushnin kërkesat themelore të përcaktuara me Rregulloren për Sigurinë e Lodrave nr. 02/2017.

    IQMT ka bërë të ditur se produktet që nuk i plotësojnë standardet e sigurisë mund të paraqesin rrezik për shëndetin dhe sigurinë e fëmijëve.

    Inspektorati ka paralajmëruar se do të vazhdojë kontrollet ndaj produkteve që vendosen në treg, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të sigurisë së tyre.

    Burimi: Dukagjini

  • The sale of about 150,000 children’s toys from China, did not meet safety standards

    Market Supervisor Central Inspectorate ( The IQMT, in co-operation with Kosovo Customs, has banned the market of about 150 thousand toys for children of origin from China.

    According to the IQMT’s announcement, the action has been carried out over the last few days at customs stations, under a joint market supervision activity in CEFTA member states.

    During the raids, it has been found that toys did not meet the basic requirements set out with the Security of Toys No. 02/2017.

    IQMT has made it known that products that fail to meet safety standards can pose a threat to children’s health and security.

    The inspector has warned that he will continue controls over market-based products, with the aim of protecting consumers and ensuring their safety.

    Source Layer: Dukeagini

  • Pritjet në Ortopedi: “Historike”, nisin operimet për proteza (VIDEO)

    Pritjet në Ortopedi: “Historike”, nisin operimet për proteza (VIDEO)

    Pritjet në Ortopedi: “Historike”, nisin operimet për proteza (VIDEO)

    Mundësi tjera dhe financiare nuk pati, ndaj edhe priti kaq gjatë.

    Pas gjashtë vitesh, një 80-vjeçari më në fund i erdhi radha për t’iu nënshtruar operimit në Klinikën e Ortopedisë, për vendosjen e protezës në gju.

    Ai tha se ndërhyrjen nuk kishte pasur mundësi ta kryente në spital privat, ku kostoja arrin në rreth 5 mijë euro.

    Të njëjtën pamundësi e pati edhe një paciente rreth të 60-ave, e cila kishte pritur pesë vjet për këtë intervenim. E kur u ftua për implantin e protezës, ajo tha se nga gëzimi edhe tensioni iu ngrit.

    Pas një ndërprerjeje totale prej një viti, Klinika e Ortopedisë në QKUK ka rifilluar këtë të hënë operimet për vendosjen e protezave në gju dhe kërdhokull.

    Sipas planit të Klinikës së Ortopedisë, synohet të kryhen nga dy operacione në ditë, apo tetë deri në dhjetë në javë.

    Ndërkohë, këto operacione pritet të realizohen edhe në spitalet e përgjithshme të rajoneve, me qëllim të shkurtimit të listave të pritjes, por ky proces ende nuk ka nisur.

    Kronika e përgatitur nga gazetarja e Klan Kosova, Arbreshë Uka:

  • QMK: Nuk ka persona të lënduar nga djegia e shtëpive në Bit Pazar, policia është ende e pranishme në vendngjarje

    QMK: Nuk ka persona të lënduar nga djegia e shtëpive në Bit Pazar, policia është ende e pranishme në vendngjarje

    Në zjarrin, i cili ndodhi dje midis orës 17:20 dhe 20:20, morën pjesë shtatë automjete zjarrfikëse dhe 23 zjarrfikës në ndërtesat – shtëpitë që po digjeshin në Bit Pazar, më saktësisht në rrugën “Nikolla Martinovski”, njoftuan këtë mëngjes nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

    “Dëmi material nuk është përcaktuar dhe nuk ka të lënduar. Zyrtarët policorë në detyrë nga Stacioni Policor i Bit Pazarit janë ende të pranishëm në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e QMK-së.

    Mbrëmë në SPB Shkup është denoncuar për disa shtëpi të djegura në Bit Pazar.

    “Më 09.11.2026 në ora 17:25 në SPB Shkup është denoncuar se në rrugën “Nikolla Martinovski” në Shkup ka zjarr. Menjëherë pas denoncimit, nëpunësit policorë nga Stacioni Policor në Bit Pazar në kuadër të SPB Shkup janë drejtuar në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se është djegur një shtëpi. Nga ana e Brigadës së kundërzjarrit zjarri është lokalizuar. Persona të lënduar nuk ka, as nuk janë përfshirë objekte të tjera. Ndërmerren masa për konstatimin e shkaqeve dhe zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB-ja.

  • Studimi austriak për mungesën e banesave - Çfarë mund të mësojë Zvicra nga vendet e tjera

    Studimi austriak për mungesën e banesave – Çfarë mund të mësojë Zvicra nga vendet e tjera

    Mungesa e banesave me qira të përballueshme po bëhet një problem gjithnjë e më i madh në Zvicër. Një studim i realizuar në Austri ka identifikuar disa zgjidhje të mundshme për këtë çështje, të cilat mund të jenë të zbatueshme edhe në Zvicër. Gjetjet janë analizuar edhe nga Zyra Federale për Zhvillimin Hapësinor (ARE).

    Studimi i Universitetit të Teknologjisë së Vjenës ka shqyrtuar situatën e strehimit në pesë zona metropolitane: Lille, Salzburg, Hanover, Mynih dhe Gent. Të gjitha këto zona po përballen me mungesë të banesave, ndërsa gjetjet e studimit janë analizuar nga ARE për të vlerësuar se cilat prej zgjidhjeve mund të përshtaten me rrethanat në Zvicër, raporton Watson.

    Një nga përfundimet kryesore lidhet me nevojën për stimuj financiarë për komunat. Sipas studimit, vendosja e objektivave detyruese për ndërtimin e një numri të caktuar banesash nuk mjafton. Nëse komunat përballen vetëm me detyrimin për të përmbushur këto objektiva, ato mund të zgjedhin më mirë të paguajnë gjobën.

    Ndërkaq, ofrimi i subvencioneve mund t’i motivojë më shumë komunat që të realizojnë objektivat, pasi fondet mund të përdoren për përshtatjen e infrastrukturës me rritjen e popullsisë.

    Një tjetër dallim që evidenton studimi është mënyra e organizimit të politikave të strehimit. Në qytetet e analizuara, politikat përcaktohen në nivel rajonal, ndërsa në Zvicër secila komunë vendos në mënyrë të pavarur. Për këtë arsye, një qasje më pak e decentralizuar në politikat e strehimit mund të jetë e dobishme edhe për vendin.

    Airbnb dhe qiratë afatshkurtra, një tjetër sfidë

    Probleme të veçanta me mungesën e banesave po përjetojnë qytetet që tërheqin shumë turistë. Një prej faktorëve është dhënia e apartamenteve me qira afatshkurtër përmes platformave si Airbnb, transmeton Telegrafi.

    Disa vende kanë ndërmarrë masa për ta kufizuar këtë praktikë. Sipas Vincent Clapasson nga kompania e shërbimeve të pasurive të paluajtshme Wüest Partner, masa të tilla mund të kenë kuptim edhe në qytete zvicerane si Cyrihu dhe Gjeneva.

    Për qytetet e tjera, Clapasson sheh më shumë potencial te subvencionet. Ai thekson se në Zvicër ekzistojnë tashmë forma të mbështetjes indirekte për banesat me qira të përballueshme.

    “Ekzistojnë tashmë subvencione indirekte: Nëse një kooperativë dëshiron të realizojë një projekt me qira të përballueshme, shpesh ekziston një garanci nga shteti ose sigurimi i tokës nga një bashki sipas një kontrate qiraje ndërtimi”, shpjegon Clapasson.

    Studimi rekomandon gjithashtu përfshirjen e personave që mund të paraqesin kundërshtime gjatë procedurave të miratimit të projekteve të ndërtimit. Krahas kësaj, qasjet më ekologjike dhe ato që marrin parasysh përgjegjësinë sociale mund të kontribuojnë në gjetjen e zgjidhjeve për mungesën e banesave./Telegrafi/

  • Lela Seferi publikon mesazhin që kishte marrë nga Jona Krasniqi, reagon për historinë e bujshme me Doresën

    Lela Seferi publikon mesazhin që kishte marrë nga Jona Krasniqi, reagon për historinë e bujshme me Doresën

    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Lela Seferi, ka reaguar lidhur me situatat e fundit që kanë përfshirë Jonën, duke publikuar edhe një mesazh personal që kishte marrë nga ajo gjatë kohës sa ishte pjesë e këtij formati.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lela ndau komunikimin me Jonën, në të cilin kjo e fundit i kishte shprehur simpatinë dhe mbështetjen, duke i thënë se do të mund të ishin shoqe edhe jashtë shtëpisë.

    “Lelaaaaa, të dua. Do të bëhemi shoqe edhe në jetën e përditshme, je shumë e mirë! Mos u shqetëso për askënd”, ka qenë mesazhi.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Duke iu referuar zhvillimeve të fundit dhe sjelljeve të Jonës gjatë Prime-it të javës së kaluar, Lela pranoi se disa prej veprimeve të saj nuk i kishin pëlqyer, por theksoi se të dyja vajzat e përfshira në situatat e fundit janë lënduar shumë.

    Ajo rikujtoi se mes tyre qëndrojnë dhjetë vjet me shumë urrejtje dhe përjetime, por sipas saj, koha kalon dhe njerëzit ndryshojnë.

    Lela u shpreh se Jona duhet ta ketë mundësinë ta tregojë rrëfimin e saj dhe se publiku duhet ta njohë atë siç është sot, e jo vetëm përmes veprimeve apo historive të para dhjetë vjetëve.

    Me këtë reagim, ish-banorja duket se ka kërkuar që situata të shihet edhe përtej përplasjeve të momentit, duke i lënë hapësirë Jonës të tregojë versionin e saj dhe ndryshimet që mund të ketë përjetuar ndër vite. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com

  • Allegri kërkon katër përforcime në janar, Napoli përgatit revolucion në afatin kalimtar

    Allegri kërkon katër përforcime në janar, Napoli përgatit revolucion në afatin kalimtar

    Napoli po planifikon të hyjë fuqishëm në afatin kalimtar të janarit, pas një fillimi zhgënjyes të sezonit, me synimin për të përforcuar skuadrën në disa pozicione kyçe.

    Trajneri Massimiliano Allegri është vënë nën presion të madh për shkak të rezultateve të dobëta në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.

    Megjithatë, pozita e tij nuk është në rrezik të menjëhershëm, pasi presidenti Aurelio De Laurentiis synon t’i japë kohë dhe ta mbështesë me përforcime të reja.

    Sipas raportimit të gazetës La Gazzetta dello Sport, Allegri i ka kërkuar drejtuesve të klubit afrimin e katër futbollistëve për të mbuluar nevojat e skuadrës në katër pozicione të ndryshme.

    Njëri prej objektivave është mbrojtësi i krahut të djathtë, Vinicius Tobias, i cili aktualisht aktivizohet te Shakhtar Donetsk.

    Napoli e ka identifikuar brazilianin si një mundësi për të zëvendësuar Giovanni Di Lorenzon, i cili është jashtë fushave për shkak të lëndimit.

    Ndërkohë, në repartin ofensiv, klubi napolitan po shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit Gustavo Varela nga Monza.

    Kjo lëvizje lidhet edhe me largimet e mundshme të Noa Lang dhe Lorenzo Lucca, të cilët janë pranë përfundimit të aventurës së tyre në Napoli.

    Varela ka pasur paraqitje të mira këtë sezon dhe është shndërruar në një prej objektivave kryesorë të klubit.

    Një tjetër emër në listën e dëshirave është mesfushori Darryl Bakola i Sassuolos. Ai shihet si një alternativë më ekonomike për të shtuar konkurrencën në mesfushë dhe për t’i ofruar mbulim Frank Anguissas.

    Kështu, drejtuesit e Napolit pritet të kenë një afat kalimtar të ngarkuar në janar, me Allegrin që kërkon ndërhyrje në disa reparte për ta kthyer skuadrën në rrugën e rezultateve pozitive. /Telegrafi/