Category: Lajme

  • Çmimet e naftës vazhdojnë të bien, tregjet shpresojnë për marrëveshje paqeje mes SHBA-së dhe Iranit

    Çmimet e naftës vazhdojnë të bien, tregjet shpresojnë për marrëveshje paqeje mes SHBA-së dhe Iranit

    Çmimet e naftës kanë vazhduar rënien të martën, ndërsa investitorët shpresojnë se bisedimet diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit do të çojnë në përfundimin e konfliktit në Lindjen e Mesme.

    Nafta Brent ra me 1.31 për qind, duke zbritur në 91.36 dollarë për fuçi, ndërsa kontratat amerikane West Texas Intermediate (WTI) shënuan rënie prej 1.59 për qind, në 85.47 dollarë për fuçi, transmeton Telegrafi.

    Të dy standardet kryesore kanë humbur rreth 20 për qind të vlerës gjatë këtij muaji, pasi tregtarët po vënë bast për një zgjidhje të konfliktit shtatëmujor, i cili ka nxitur inflacionin dhe i ka detyruar bankat qendrore të rrisin normat e interesit.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të hënën se po vërehej një “dinamikë pozitive” drejt përfundimit të luftës, pas takimit në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin e Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.

    Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump tha se kishte zhvilluar një bisedë shumë të mirë me të dhe se kishin diskutuar gjerësisht për Republikën Islamike të Iranit.

    Pavarësisht pritjeve se administrata amerikane mund të rifillonte sulmet ndaj Iranit gjatë këtij muaji, Trump së fundmi ka minimizuar mundësinë e një përshkallëzimi të ri, megjithëse nuk e ka përjashtuar plotësisht atë.

    Në postimin e tij të hënën, ai përsëriti se SHBA-ja është “e gatshme për veprim”, por shtoi se sulmet e tjera janë “mjaft të pamundura”, pasi aleatët kryesorë amerikanë në Gjirin Persik preferojnë ruajtjen e gjendjes aktuale.

    Këto deklarata përputhen me qëndrimin që Trump kishte shprehur edhe në një intervistë për CNN gjatë fundjavës, kur e cilësoi si “shumë të pamundur” rifillimin e luftimeve. /Telegrafi/

  • Delegacioni ukrainas zhvillon takimin e parë me përfaqësuesit amerikanë dhe evropianë në Abu Dhabi

    Delegacioni ukrainas zhvillon takimin e parë me përfaqësuesit amerikanë dhe evropianë në Abu Dhabi

    Delegacioni ukrainas ka nisur ditën e bisedimeve në Abu Dhabi me një takim me përfaqësuesit evropianë, në kuadër të përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Lajmin e ka bërë të ditur Rustem Umerov, kreu i delegacionit të Kievit.

    Në këtë takim morën pjesë edhe të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, së bashku me përfaqësues nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia, si dhe zyrtarë të NATO-s dhe Komisionit Evropian, transmeton Telegrafi.

    Takimi shërben si një mundësi për koordinimin e qëndrimeve mes Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë, përpara zhvillimit të bisedimeve të drejtpërdrejta me palën ruse.

    Sipas Umerovit, pas takimit me përfaqësuesit evropianë pritet të zhvillohet edhe takimi trepalësh, ku do të marrin pjesë delegacionet e Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

    Ai bëri të ditur se Kievi ka përcaktuar disa prioritete kryesore për këto diskutime. Ato përfshijnë përfundimin e armiqësive, sigurimin e garancive të besueshme të sigurisë për periudhën pas luftës, si dhe krijimin e kushteve për rimëkëmbjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

    Një tjetër çështje me rëndësi për delegacionin ukrainas është avancimi i përpjekjeve humanitare, të cilat synojnë të adresojnë pasojat e luftës dhe nevojat e popullsisë së prekur nga konflikti. /Telegrafi/

  • Babai i Diana Kastratit pas ndërprerjës së seancës: Drejtësi e vonuar, por presim që rasti ta marrë epilogun e merituar

    Babai i Diana Kastratit pas ndërprerjës së seancës: Drejtësi e vonuar, por presim që rasti ta marrë epilogun e merituar

    Pas ndërprerjes së seancës ndaj Adnon Jasharit, i akuzuar për vrasjen e Diana Kastratit, janë deklaruar babai i viktimës, Gëzim Kastrati, dhe avokatja e familjes, Miranda Haxhiu.

    Avokatja dhe babai i së ndjerës, Gëzim Kastrati kanë deklaruar se drejtësia është vonuar, por presin që rasti të marrë epilog.

    Kastrati foli edhe për atë që e cilësoi si neglizhencë të institucioneve shtetërore para vrasjes së vajzës së tij, duke thënë se nuk kishte arritur të dëgjohej nga askush për të shprehur shqetësimet dhe për të gjetur një zgjidhje për situatën.

    “Askush nuk më ka pranuar që të flas, që të shprehem për situatën që ta zgjidhim këtë çështje”, deklaroi Kastrati.

     

    Burimi: Dukagjini

  • Diana Kastrat’s father after the session break: Late Justice, but we expect the case to get the deserved epilogue

    After the end of the session against Adnon Jashar, charged with the murder of Diana Kastrat, the victim’s father, Gezim Kastrati, and family lawyer, Miranda Haxhiu, have been declared.

    Lawyer and the deceased’s father, Gezim Kastrati, have declared that justice has been delayed, but expect the case to receive epilog.

    Kastrati also spoke of what he described as neglect of state institutions prior to his daughter’s murder, saying he had failed to hear from anyone to express concerns and find a solution to the situation.

    No one has agreed to talk to me about the situation so we can settle this, Kastrati said.

     

    Source Layer: Dukeagini

  • Rasti i Diana Kastratit, shtyhet seanca e gjykimit në mungesë ndaj Adnon Jasharit

    Rasti i Diana Kastratit, shtyhet seanca e gjykimit në mungesë ndaj Adnon Jasharit

    Rasti i Diana Kastratit, shtyhet seanca e gjykimit në mungesë ndaj Adnon Jasharit

    Seanca gjyqësore ndaj Adnon Jasharit, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Diana Kastrati, është shtyrë për 23 dhjetor, pasi avokati mbrojtës, Haxhi Millaku, ka kërkuar kohë për t’u pajisur me shkresat e lëndës dhe për të pasur qasje në dosjen e rastit.

    Millaku ka pretenduar se, pavarësisht se autorizimin për mbrojtjen e Jasharit e kishte dorëzuar që në vitin 2011, gjatë procedurës paraprake nuk i ishte mundësuar qasja në dokumentet e rastit.

    Ai ka kërkuar që seanca e sotme të ndërpritej dhe t’i jepej kohë e arsyeshme për t’u njohur me dosjen.

    “Autorizimin si mbrojtës i të pandehurit Adnan Jashari e kam dorëzuar në procedurën paraprake dhe këtë në kohën kur i njëjti kërkohej që të kontaktojë me policinë hetimore. Autorizimi im është i deponuar që nga fillimi, në 48-orëshin e parë, që i bie nga viti 2011 organet e ndjekjes kanë pasur adresën e mbrojtësit të tij për të përfaqësuar tani të akuzuarin në mungesë për plotësimin e parakushteve ligjore për një hetim të rregullt, të drejtë e të ligjshëm. Është cenuar edhe e drejta si kategori kushtetuese, si mbrojtës nuk jam trajtuar siç kërkon ligji. Në asnjë veprim procedural që kanë bërë organet e ndjekjes para aktakuzës së ngritur dhe asnjëherë nuk më është dhënë qasje në dokumente dhe dosjen e kësaj çështjeje, edhe pse unë sot pranova aktakuzën nga gjykata. Nuk më janë plotësuar as kërkesat që të pajisem me shkresat e lëndës. Me marrë unë vesh prej mediave kur ka gjykim, gjithçka mund të quhet, por jo drejtësi. Kërkoj që seanca e sotme nga ky moment të ndërpritet, të pajisem me shkresat e lëndës, procesi i sotëm të shtyhet për një kohë të arsyeshme”, tha ai.

    Ndërkaq, prokurorja Fatmire Cacaj ka deklaruar se shkresat e lëndës i janë dorëzuar avokates Ardita Berisha, e cila ishte caktuar më herët për mbrojtjen e të akuzuarit, duke shtuar se Millaku ka pasur mundësi të interesohej për to.

    “Sa i përket shkresave të lëndës, të njëjtat janë dorëzuar që nga muaji prill i këtij viti avokates Ardita Berisha që është caktuar, nga ajo kohë deri tani avokati ka pasur mundësi që të interesohet sa i përket shkresave të lëndës”, tha ajo, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

    Pas kërkesës së mbrojtjes dhe deklarimeve të palëve, gjyqtarja Sulltane Hoti ka aprovuar propozimin e avokatit, duke shtyrë seancën për 23 dhjetor, në orën 09:00, si dhe duke obliguar prokurorinë që të dorëzojë shkresat e lëndës.

    “Aprovohet propozimi i avokatit, seanca e radhës caktohet me datën 23 dhjetor në ora 09:00. Po ashtu obligohet prokurori të japë shkresat e lëndës”, tha ajo.

    Seanca u zhvillua në kuadër të gjykimit në mungesë ndaj Adnon Jasharit, i cili akuzohet për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Diana Kastrati.

    Diana Kastrati u vra më 18 maj 2011 në Prishtinë, në moshën 27-vjeçare, teksa po shkonte në fakultet, kur u qëllua me armë zjarri.

    Rasti kishte nxitur reagime të shumta publike, pasi viktima kishte kërkuar më parë urdhër mbrojtës emergjent nga institucionet, por mbrojtja nuk i ishte ofruar me kohë.

  • Diana Kastrat’s case puts off missing trial hearing against Adnon Jashar

    SThe court course against Adnon Jashar, charged with the murder of his former husband, Diana Kastrati, has been postponed on December 23rd, after defence lawyer Haxhi Millaku has taken time to handle the subject paperwork and to get access to the case file.

    Millaku has claimed that, despite authorisation for Jashar’s defence, he had submitted it since 2011, his approach to the case had not been permitted during the preliminary procedure.

    He has requested that today’s session be interrupted and that a reasonable time be given to get acquainted with the file.

    I have handed him over to the preliminary procedure as defender of defendant Adnan Jashari, and this at the same time he was required to contact the investigative police. My authorisation has been deposited since the beginning, in the first 48 hours, which date back to 2011 the tracking organs have had his defender’s address now to represent the accused in absentia for fulfilling legal preconditions for a fair, fair and legal investigation. Rights as a constitutional category have also been violated, as a protector I have not been treated as the law requires. In any procedure action that the prosecution bodies have done before the established indictment and I have never been given access to documents and the file of this case, even though today I accepted the indictment from the court. I haven’t even met the requests to be equipped with the paperwork. I hear from the media when there’s a trial, everything can be called, but no justice. I demand that today’s session from this moment be interrupted, equipped with the subject paperwork, today’s process postponed for a reasonable time, he said.

    Meanwhile, prosecutor Fatmire Cacaj has stated that the subject papers have been handed over to lawyer Ardita Berisha, who was previously appointed to protect the accused, adding that Milaku had the opportunity to care for them.

    As for the subject paperwork, the same have been submitted since April of this year, lawyer Ardita Berisha, who has been appointed, from that time until now the lawyer has been able to take an interest in material paperwork, she said. EOKlankosova broadcast.tv.

    Following the plea of the parties’ defence and statements, Sultan Hoti has approved the lawyer’s proposal, postponing the session on December 23rd at 09:00, as well as forcing the prosecution to hand over the subject papers.

    The attorney’s proposal is approved, the next session is scheduled by December 23rd at 09: 00 p.m. The prosecutor is also charged with delivering the subject papers, she said.

    The hearing was held under trial in absentia against Adnon Jashar, who is accused of killing his former husband, Diana Kastrati.

    Diana Kastrati was killed on May 18, 2011, in Pristina, at the age of 27, as she was going to college when she was shot.

    The case had prompted numerous public reactions, as the victim had earlier sought emergency protection order from institutions, but the defence had not been offered in time.

  • Vuçiqi nuk është shqiptar, Vuçiqi është hajn

    Vuçiqi nuk është shqiptar, Vuçiqi është hajn

    Nga: Stefan Simiq [Simić]
    Përkthimi: Telegrafi.com

    Vuçiq nuk është “šiptar” [shiptar, emërtim fyes – shën. i përkth.], Vuçiqi është hajn.

    Edhe sikur të ishte shqiptar [albanac], çfarë do të ndryshonte kjo?

    Asgjë.

    Megjithatë, në protesta dëgjonim vazhdimisht:

    “Vuçiq, sh…!”

    Në vend të:

    “Vuçiq, hajn!”

    Kështu nuk po e fyejmë Vuçiqin.

    Po i fyejmë shqiptarët.

    – Lexo po ashtu nga Stefan Simiqi: Bekim Fehmiu, shkëlqim dhe tmerr

    Po e fyejmë Bekim Fehmiun dhe shumë njerëz të ndershëm me prejardhje shqiptare, të ngjashëm me të.

    Dhe, vështirë se kemi pasur një aktor më të ndershëm e më të madh se Bekimi.

    Ai nuk aktronte, por luante – deri në fund.

    Kështu edhe jetoi.

    E ndërpriste xhirimin derisa të gjithë ta merrnin honorarin – nga anëtari i parë deri tek i fundit i ekipit.

    Për shkak të padrejtësisë u tërhoq para kohe me fjalët:

    “Nuk mund të luaj teksa popullin po ma vrasin.”

    Që në kohën e studimeve, Bata Stojkoviqi ia shau “nënën shiptare”.

    Bekimi e paralajmëroi herën e parë.

    Kur Bata e përsëriti, mori një nokaut.

    Dhe, nuk i shkoi më kurrë ndër mend ta bënte përsëri.

    Serbia edhe sot bën të njëjtin gabim.

    Në vend që të ndërtojmë marrëdhënie të mira fqinjësore, shpallim një komb të tërë të keq dhe të ndyrë, për ta ngritur veten.

    Pastaj dikush shpiku se babai i Vuçiqit është shqiptar.

    Dhe, të paktë ishin ata që nuk e besuan.

    I urrejmë shqiptarët.

    E urrejmë Vuçiqin.

    Pra – duhet të jetë e vërtetë.

    Harrojmë se shqiptarë janë edhe Faruk Begoli, Enver Petrovci, futbollisti legjendar Xhevat Prekazi, i cili na la dje …

    A janë ata të këqij për shkak të prejardhjes së tyre?

    Jo.

    Por, në Serbi çdo budallallëk mund të shitet si e vërtetë.

    Kështu lindi edhe historia se Fahri Musliu është babai i Aleksandar Vuçiqit.

    Argumenti?

    Ngjajnë.

    Si mund të jetë Fahriu babai i tij, nëse erdhi në Beograd për studime në vitin 1972, ndërsa Vuçiqi lindi në vitin 1970?

    Si mundet, nëse nënën e Vuçiqit, mes qindra kolegeve dhe gazetareve, e takoi për herë të parë vetëm në vitin 1985, kur Vuçiqi veçse ishte pesëmbëdhjetë vjeç?

    Fahriu shkroi një libër voluminoz për Bekim Fehmiun.

    Ishte një nga frymëzuesit e filmit për jetën e tij.

    Në libër përfshiu edhe disa nga tekstet e mia për Bekimin.

    Direkt e pyeta për lidhjen e supozuar farefisnore me atë fatkeq.

    U turpërua dhe më tha se ky trillim nuk po shkatërron vetëm jetën e tij, por edhe jetën e familjes së tij.

    Një njeriu të tillë, fjalë për fjalë, i vihet shënjestra në ballë.

    Dhe, nëse ka dikush që nuk ka kurrfarë lidhjeje me politikën e Vuçiqit, ai është Fahriu.

    Jugosllav.

    Paqebërës.

    E kundërta e plotë e gjithçkaje që Vuçiqi përfaqëson që nga vitet nëntëdhjetë.

    Çfarë lidhjeje ka ai me njeriun që bënte thirrje për njëqind myslimanë për një serb?

    Fahriu i përket një historie krejt tjetër.

    Ai është kritik edhe ndaj politikës kosovare.

    Sepse kombësia e dikujt nuk dëshmon asgjë.

    As mirësinë.

    As të keqen.

    As ndershmërinë.

    As hajdutërinë.

    Prandaj, të mos turpërohemi.

    Nëse duam të dallojmë nga tabloidët dhe turma që beson gjithçka që lexon, të mos i përfshijmë më njerëzit e pafajshëm në histori që nuk kanë lidhje me tru.

    Të jemi seriozë.

    Me forcën e argumenteve të ofrojmë diçka më të mirë se thashethemet e kafeneve dhe fyerjet nacionaliste.

    Është e pakuptimtë të shpjegohen të gjitha këto.

    Por, për hir të shëndetit mendor të shoqërisë, ndonjëherë duhet.

    Shqiptar nuk është fyerje.

    Hajn po. /Telegrafi/

  • Shtyhet gjykimi ndaj Adnon Jasharit për vrasjen e Diana Kastratit, seanca e radhës më 23 dhjetor

    Shtyhet gjykimi ndaj Adnon Jasharit për vrasjen e Diana Kastratit, seanca e radhës më 23 dhjetor

    Seanca gjyqësore në rastin ndaj Adnon Jasharit, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Diana Kastrati është shtyrë për 23 dhjetor, në orën 09:00.

    Shtyrja erdhi pas kërkesës së avokatit mbrojtës, Haxhi Millaku i cili kërkoi kohë për t’u pajisur me shkresat e lëndës dhe për t’u njohur me dosjen e rastit.

    Millaku tha se ndonëse autorizimin për mbrojtjen e Jasharit e kishte dorëzuar që në vitin 2011, gjatë procedurës paraprake nuk i ishte mundësuar qasja në dokumentacionin e rastit.

    Ai theksoi se nuk ishte njoftuar për veprimet procedurale dhe se aktakuzën e kishte pranuar vetëm në gjykatë.

    Sipas tij, ishte e papranueshme që për zhvillimin e gjykimit të informohej përmes mediave.

    “Autorizimin e kam dorëzuar që në vitin 2011, por asnjëherë nuk më është mundësuar qasja në dokumentet dhe dosjen e kësaj çështjeje. Kërkoj që seanca të shtyhet dhe të më jepet kohë për t’u pajisur me shkresat e lëndës”, deklaroi Millaku.

    Në anën tjetër, prokurorja Fatmire Cacaj tha se shkresat e lëndës i ishin dorëzuar që në prill të këtij viti avokates Ardita Berisha, e cila ishte caktuar më herët për mbrojtjen e të akuzuarit.

    Ajo shtoi se Millaku kishte pasur mundësi të interesohej për dokumentacionin.

    Pas dëgjimit të palëve, gjyqtarja Sulltane Hoti e aprovoi kërkesën e mbrojtjes, duke e caktuar seancën e radhës për 23 dhjetor, në orën 09:00. Po ashtu, ajo obligoi prokurorinë që t’ia dorëzojë mbrojtjes shkresat e lëndës.

    Ndërkaq, në fillim të seancës, e cila u mbajt në mungesë të të akuzuarit, gjyqtarja lexoi deklaratën e njerkës së tij, Zyrafete Jashari.

    Sipas deklaratës, ajo nuk ka informacione për vendndodhjen e Adnon Jasharit, pasi nuk mban komunikim me të.

    Diana Kastrati u vra më 18 maj 2011 në Prishtinë, në moshën 27-vjeçare, teksa po shkonte në fakultet. Ajo u qëllua me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj. /Telegrafi/

  • Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri–Finlandë në “Air Albania”

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri–Finlandë në “Air Albania”

    Të gjitha biletat për këtë përballje janë shitur, duke konfirmuar interesin e madh të tifozëve për të qenë pranë Kombëtares.

    Më 12 nëntor, në orën 20:45, kuqezinjtë do të zbresin në fushë përpara një stadiumi të mbushur me tifozë, të cilët do të krijojnë atmosferën e tyre karakteristike dhe do të mbështesin skuadrën në këtë ndeshje të rëndësishme.

    Kombëtarja synon të marrë një tjetër rezultat pozitiv në Grupin C1, ku aktualisht renditet në vendin e parë me 9 pikë pas katër ndeshjeve të para.

    Interesimi i tifozëve dhe mbështetja e tyre janë një motivim shtesë për skuadrën në këtë sfidë.

    Burimi: RTKLive

  • All tickets sold for Albania’s Fairland match in Air Albania

    All tickets to this confrontation have been sold, confirming the fans’ great interest in being close to the National.

    On November 12th, at 20:45, the Reds will land in the field in front of a stadium filled with fans, which will create their own distinctive atmosphere and support the team in this important match.

    The national aims to get another positive score in the C1 Group, where it currently ranks first with 9 points after the first four matches.

    The fans’ interest and support are an additional motivation for the team on this challenge.

    Source Layer: RTKLive