Category: Lajme

  • Ministry publishes Justice Testing dates for November 2026

    The Justice Ministry has announced the candidates that have applied for the Jurisprudence test for the November 2026 deadline for dates, schedules and location where the writing part of the exam will be held.

    According to the Ministry’s announcement, the Civil Rights Law Test will be held on November 21st, starting at 10:00, while the exam by the Criminal Rights District will be held on November 22nd, as will 10:00.

    Both exams will last for four hours.

    Candidates are obliged to submit for registration no later than 0800, while the exam will be held at the new campus of ‘%ssa Boletiniı University in Mitrovica, on the street of Kuksin Kovacica.

    The ministry has also announced that the deadline for the exam payment will be from 10 November to 16 November 2026, through the e-Kosovo platform.

    The deadline applies both to candidates who will undergo a written exam on November 21st and November 22nd, as well as to those who remain in the reprovocation.

    Source Layer: Insander

  • Kopenhaga ju fton në magjinë e Krishtlindjeve, Tivoli hap dyert më 13 nëntor

    Kopenhaga ju fton në magjinë e Krishtlindjeve, Tivoli hap dyert më 13 nëntor

    Një nga atraksionet më të famshme të Danimarkës po përgatitet të mirëpresë vizitorët në atmosferën magjike të festave të fundvitit. Kopshtet Tivoli në Kopenhagë do të hapin sezonin e Krishtlindjeve më 13 nëntor 2026, duke sjellë dekorime spektakolare, mijëra drita dhe aktivitete për të gjitha moshat.

    Parku historik do të shndërrohet në një botë festive, ku pemët e Krishtlindjeve, instalacionet ndriçuese dhe tregjet tradicionale do të krijojnë një atmosferë të veçantë dimërore.

    Një nga momentet më të rëndësishme të hapjes do të jetë ndezja e pemës së madhe të Krishtlindjeve, e planifikuar për më 13 nëntor, në orën 16:30. Pema 13 metra e lartë do të zbukurohet me rreth 35 mijë drita.

    Organizatorët parashikojnë gjithashtu një dekorim madhështor të parkut, me mbi 1.000 pemë të Krishtlindjeve, 80 mijë zbukurime dhe më shumë se 50 kilometra ndriçim festiv.

    Vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë tregjet tradicionale, ushqimet daneze të sezonit, atraksionet argëtuese dhe aktivitetet e organizuara për fëmijët. Në program përfshihen edhe shfaqje muzikore, parada festive dhe takime me Babagjyshin e Krishtlindjeve.

    Një prej aktiviteteve kulturore që pritet të tërheqë vëmendje është baleti “Arrëthyesi”, i cili do të shfaqet nga 26 nëntori deri më 20 dhjetor.

    Sezoni festiv në Tivoli do të zgjasë deri më 3 janar 2027, duke e kthyer Kopenhagën në një prej destinacioneve tërheqëse evropiane për udhëtimet e fundvitit.

    Burimi: Dukagjini

  • Kur duhet të hani mëngjes? Nutricionistët tregojnë kohën më të përshtatshme

    Kur duhet të hani mëngjes? Nutricionistët tregojnë kohën më të përshtatshme

    Kur duhet të hani mëngjes? Nutricionistët tregojnë kohën më të përshtatshme

    Si duket mëngjesi juaj? Ndoshta e shtyni alarmin disa herë, pastaj nxitoni të visheni, të përgatitni fëmijët për në shkollë dhe të shkoni në punë. Mëngjesi është shpesh viktima e parë në këtë kaos. Para se ta kuptoni, tashmë ka kaluar mesdita. Ndërsa nuk ka një rregull universal për kohën ideale për të ngrënë mëngjes, ka disavantazhe nëse prisni rregullisht deri në mesditë për të ngrënë vaktin tuaj të parë, sipas Eating Well.

     Pse mëngjesi pas mesditës nuk është ideal

    Kur e shtyni vaktin tuaj të parë deri në pasdite, orët pa ushqim mund të çojnë në uri ekstreme dhe madje edhe në ankth. Kjo e bën më të vështirë zgjedhjen dhe ngrënien e një vakti të ekuilibruar. “Kur prisni deri në mesditë për të ngrënë vaktin tuaj të parë, mund të ndiheni tashmë të shqetësuar, të paduruar dhe të shpërqendruar, dhe madje mund të ndiheni të marramendur. Në atë gjendje, ka më shumë të ngjarë të merrni çfarëdo që ju përshtatet në vend që të merrni kohë për të përgatitur një vakt të ekuilibruar”, thotë dietologia e regjistruar Bonnie Taub-Dix.

    Hulumtimet tregojnë se njerëzit që nuk hanë mëngjes tre ose më shumë herë në javë kanë tendencë ta kompensojnë atë duke ngrënë më shumë më vonë gjatë ditës, transmeton Klankosova.tv.

    Mund t’ju mungojnë lëndë ushqyese të rëndësishme

    Mëngjesi nuk ka të bëjë vetëm me frenimin e urisë, por është gjithashtu një mundësi për të marrë lëndë ushqyese kryesore. “Mëngjesi është një mundësi e shkëlqyer për të marrë lëndë ushqyese thelbësore që shumë njerëzve u mungojnë, duke përfshirë fibrat, kalciumin, vitaminën D dhe kaliumin. Ushqime si kosi grek, drithërat e plota, frutat dhe vezët mund t’ju japin një fillim të mirë ushqyes për ditën”, thotë Bannan.

     Anashkalimi i mëngjesit ose shtyrja e tij deri në drekë mund ta bëjë më të vështirë marrjen e mjaftueshme të këtyre lëndëve ushqyese. Studimet tregojnë se njerëzit që anashkalojnë rregullisht mëngjesin kanë tendencë të konsumojnë më pak folat, kalcium, hekur dhe vitamina A, C dhe D, dhe nuk i kompensojnë gjithmonë këto lëndë ushqyese më vonë.

     “Kjo sepse anashkalimi i një vakti do të thotë një mundësi më pak për të marrë ato lëndë ushqyese. Për disa njerëz, mëngjesi është thelbësor për të marrë të gjitha lëndët ushqyese që u nevojiten”, shton Taub-Dix.

     Mund të ndikojë në shëndetin tuaj tretës

    Nëse prisni shumë gjatë për të shkuar në banjo në mëngjes, anashkalimi i mëngjesit mund të jetë një arsye. “Një vakt në mëngjes mund të ndihmojë në fillimin e sistemit tuaj tretës, gjë që ndihmon me lëvizjet e rregullta të zorrëve dhe shëndetin e përgjithshëm të zorrëve”, thotë Elizabeth Shaw, M.D., një dietologe e regjistruar dhe trajnere personale e çertifikuar.

     Kjo është pjesërisht për shkak të refleksit gastrokolik, i cili stimulon lëvizjen në zorrën e trashë pas ngrënies. Ky reagim është më i fortë në mëngjes, kështu që mëngjesi mund të nxisë tretjen. Ushqimet e zakonshme të mëngjesit, si tërshëra e pasur me fibra dhe kosi i pasur me probiotikë, ofrojnë lëndë ushqyese dhe baktere të dobishme që mbështesin një mikrobiomë të shëndetshme të zorrëve, thotë Shaë.

     “Kur i anashkaloni rregullisht këto ushqime dhe nuk i rimbushni ato më vonë, mund të humbisni përfitime të rëndësishme për shëndetin e zorrëve. Zorra juaj luan një rol në gjithçka, nga lëvizjet e rregullta të zorrëve deri te metabolizmi, funksioni imunitar dhe inflamacioni”, shton ajo.

     Kur duhet të hani mëngjes

    Orari, oreksi dhe nevojat e secilit janë të ndryshme, kështu që nuk ka një kohë të përsosur për mëngjes. Megjithatë, nutricionistët në përgjithësi bien dakord se qëllimi duhet të jetë të hani mëngjes brenda një ose dy orësh nga zgjimi, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv.

     

  • Rreth 150 mijë lodra nga Kina nuk lejohen të hyjnë në tregun e Kosovës

    Rreth 150 mijë lodra nga Kina nuk lejohen të hyjnë në tregun e Kosovës

    Rreth 150 mijë lodra nga Kina nuk lejohen të hyjnë në tregun e Kosovës

    Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka ndaluar vendosjen në treg të rreth 150 mijë lodrave për fëmijë, të cilat kishin origjinë nga Kina.

    Bëhet e ditur se aksioni i përbashkët është realizuar gjatë ditëve të fundit në pikat doganore, në kuadër të një aktiviteti të mbikëqyrjes së tregut në të gjitha vendet anëtare të CEFTA-s, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas IQMT-së, gjatë kontrollit është konstatuar se lodrat nuk i plotësonin kërkesat themelore të përcaktuara me Rregulloren nr. 02/2017 për sigurinë e lodrave.

    Inspektorati ka rikujtuar se produktet që nuk përmbushin standardet e përcaktuara me legjislacionin në fuqi mund të paraqesin rrezik serioz për sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve.

  • “Buxhet i mbijetesës”, Gërxhaliu: Kosova, shtet i varur nga importi dhe ndihmat sociale (VIDEO)

    “Buxhet i mbijetesës”, Gërxhaliu: Kosova, shtet i varur nga importi dhe ndihmat sociale (VIDEO)

    “Buxhet i mbijetesës”, Gërxhaliu: Kosova, shtet i varur nga importi dhe ndihmat sociale (VIDEO)

    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu e ka quajtur buxhet të mbijetesës, buxhetin për vitin e ardhshëm.

    Në emisionin Ora Shtatë në Klan Kosova, eksperti i ekonomisë ka thënë se rritja e buxhetit nuk është reale, pasi sipas tij, shifrat kanë ndryshuar për shkak të rritjes së inflacionit.  

    “Kosova të mos krekoset me numra, por me substancë, por pyetja duhet të jetë se sa do të dimë të shfrytëzojmë, sa do të arrijmë ta kthejmë në investime dhe zhvillim ekonomik. Është buxhet i mbijetesës.”, ka thënë Gërxhaliu.

    Ai ka marrë si shembull edhe buxhetin për këtë vit ku ishin paraparë afër 1 miliard euro për projekte kapitale, mirëpo vetë, 30% prej tyre janë shpenzuar.  

    “Sektori privat po ngulfatet dhe krijimi i vendeve të reja të punës do të jetë shumë më i vogël…Do të jetë vështirë për të mbijetuar në këto rrethana.”, ka thënë ai.

    Gjithashtu, ai ka kritikuar për varësinë nga importi dhe fokusin e institucioneve te ndihmat sociale.  

    “E keqja që po i ndodh Kosovës është se jemi shndërruar në një shtet të varur nga importi. Në rend të dytë jemi shndërruar në një shtet që jetojmë nga ndihmat sociale dhe ajo nuk është zgjidhje. Dhe, e treta, sektori privat përkundër kontributit që ka dhënë dhe është duke dhënë duhet të jetë më tepër i orientuar në ndërkombëtarizimin e ndërmarrësisë kosovare. Ka të bëjë me menaxhim, me standartizim, me certifikim. Kohëve të fundit kemi skandale të shumta sa i përket prodhimit.”, ka shtuar ish-kreu i OEK-ut. /Klankosova.tv

  • Bastisje në Shkup, sekuestrohen lëndë narkotike dhe ndalohet një person

    Bastisje në Shkup, sekuestrohen lëndë narkotike dhe ndalohet një person

    Një 19-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria pasi policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë gjatë kontrollit ndaj tij, ndërsa më pas ka kryer edhe bastisje në shtëpinë e tij.

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur më 9 nëntor 2026, rreth orës 18:40, në një shteg këmbësorësh pranë lumit Vardar, në zonën e Gjorçe Petrovit.

    Nëpunësit policorë të Njësitit kundër Tregtisë së Palejuar me Drogë dhe Armë pranë SPB Shkup kanë privuar nga liria F.S. (19), pasi gjatë kontrollit personal kanë gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

    Me urdhër gjykate dhe në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminalistike pranë MPB-së, policia më pas ka realizuar bastisje në shtëpinë dhe ambientet e tjera të të dyshuarit.

    Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar edhe një substancë pluhurore e bardhë, si dhe para.

    Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 19-vjeçarit do të parashtrohet kallëzim përkatës, njoftojnë nga MPB-ja./Telegrafi/

  • Situata me Zojën, Alba Pollozhani: Zarf i zi për Beharen, ka sharë moralin e një konkurrenti live

    Situata me Zojën, Alba Pollozhani: Zarf i zi për Beharen, ka sharë moralin e një konkurrenti live

    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka reaguar ndaj situatës së krijuar mes banoreve Behare Maksutaj dhe Zoja Nushi, duke kritikuar ashpër komentet e Miss-it gjatë diskutimit me banoren tjetër.

    Përmes një postimi në InstaStory, Alba e cilësoi sjelljen e Behares si të papranueshme, duke e kritikuar për faktin se, sipas saj, ajo kishte gjykuar moralin e një konkurrenti gjatë Prime-it, ndërsa vetë kishte përdorur komente fyese ndaj një gruaje tjetër.

    Ajo iu referua një komenti të Behares drejtuar Zojës, ku kjo e fundit ishte cilësuar si një femër e konsumuar që nuk mund të gjejë një burrë.

    Foto: Screenshot/Instagram

    “Zarfi i zi për Beharen! Sapo shajti moralin e një konkurrenti live në Prime”, shkroi fillimisht Alba.

    Më pas, ajo ngriti pikëpyetje për mënyrën se si Behare, e cila sipas saj e konsideron veten shembull të moralit, mund t’i drejtohet në atë mënyrë një gruaje tjetër.

    Alba përmendi edhe statusin martesor dhe faktin që Behare është nënë, duke vënë në pikëpyetje nëse këto rrethana i japin asaj të drejtën të gjykojë jetën personale të një gruaje tjetër.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Në reagimin e saj, ajo u ndal veçanërisht te Zoja, duke theksuar se askush nuk e di nëse ajo mund të ketë kaluar përvoja të vështira emocionale apo të ketë plagë që komente të tilla mund t’i prekin.

    “Po sikur Zoja si femër të jetë e mërzitur dhe mund të ketë plagë në zemër, 35 vjeçe single, dhe kjo po e prek direkt në plagë?”, shkroi ajo.

    Në fund, Alba theksoi se statusi i të qenit beqare nuk duhet të përdoret si arsye për të ofenduar apo nënçmuar një grua, duke shtuar se edhe një femër mbi 25 apo 30 vjeçe që është beqare mund të ketë pasur histori të dhimbshme në jetën e saj.

    – YouTube www.youtube.com

    Reagimi i saj vjen pas diskutimeve mes Behares dhe Zojës në shtëpinë e BBVK 5, ndonëse momentet e tyre kanë nxitur edhe reagime jashtë formatit. /Telegrafi/

  • LEX ʹ 15 years after Diana Kastract’s murder, hearings without paperwork fail, prosecution says he handed it over to the lawyer on official duty

    It has failed to hold today’s session at the Constitutional Court in Pristina to Adnon Jashar, charged with killing Diana Kastrat, as the defence declared that it was not equipped with material paperwork, the Signal newspaper reports.

    During the hearing, the defence granted permission for representation, suggesting that the case file was not available.

    The prosecution, meanwhile, claimed the papers had been handed over to the lawyer appointed on official duty.

    So the initial session for today ended without considering the matter.

    Yasar continues to be on the run, while the session was scheduled to take place in his absence. Kosovo police have also called for citizens’ help with his whereabouts and arrest. 

    Diana Kastrati, 27, and a girl’s mother, was killed with firearms on May 18, 2011 in Pristina. The Constitutional Prosecutor in Pristina has filed charges in the absence of Jashar on October 22nd, 2026, for murder and possession without permission. 

    Just 22 days before the assassination, on April 26, 2011, Diana had requested an emergency court protection order in Pristina due to threats against her and her daughter. The request was unanswered. 

    Following her parents ‘ request, Gezim and Makfire Kastrati, the Constitutional Court found in 2013 that the court’s failure to act on Diana’s defense violated her right to life. 

    Note: The accused is considered innocent until his guilt is proven by court’s firm form ruling.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/)

    Source Layer: Signal

  • Risk to Child Health: Kosovo access denied by 150,000 Chinese toys

    A total of about 150 thousand toys for children originating from China has been blocked in recent days at customs stations, unable to access the Kosovo market.

    The action, carried out in co-operation between the Central Inspectorate of Kosovo Market and Customs, came after strict controls exercised under an activity with CEFTA member states for preventing access to dangerous products.

    The verifications found that mass shipments met neither minimum technical requirements nor safety standards defined with regulations in force.

    Key action details:

    The amount blocked: About 150,000 toys for children originally from China were seized at the entrance of Kosovo.

    Standard violation: Toys failed to meet the security conditions set out with the Toy Safety Rule.

    Direct risk: Unrenewable products and standards pose a serious threat to the health and security of children.

    Controls on such products at border points and on the domestic market will continue with high intensity, aimed at protecting consumers.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Rrezik për shëndetin e fëmijëve: Ndalohet hyrja në Kosovë e 150 mijë lodrave kineze

    Rrezik për shëndetin e fëmijëve: Ndalohet hyrja në Kosovë e 150 mijë lodrave kineze

    Rrezik për shëndetin e fëmijëve: Ndalohet hyrja në Kosovë e 150 mijë lodrave kineze

    Një sasi prej rreth 150 mijë lodrash për fëmijë me origjinë nga Kina është bllokuar gjatë ditëve të fundit në pikat doganore, duke pamundësuar daljen e tyre në tregun e Kosovës.

    Aksioni i realizuar në bashkëpunim mes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut dhe Doganës së Kosovës erdhi pas kontrolleve të rrepta të ushtruara në kuadër të një aktiviteti me vendet anëtare të CEFTA-s, për parandalimin e hyrjes së produkteve të rrezikshme.

    Gjatë verifikimeve u konstatua se dërgesa masive nuk përmbushte as kërkesat minimale teknike e as standardet e sigurisë të përcaktuara me rregulloret në fuqi.

    Detajet kryesore të aksionit:

    Sasia e bllokuar: Rreth 150.000 lodra për fëmijë me origjinë nga Kina u sekuestruan në hyrje të Kosovës.

    Shkelja e standardeve: Lodrat nuk i plotësonin kushtet e sigurisë të përcaktuara me Rregulloren për Sigurinë e Lodrave.

    Rreziku direkt: Produktet pa certifikim dhe standarde përbëjnë kërcënim serioz për shëndetin dhe sigurinë e fëmijëve.

    Kontrollet ndaj produkteve të tilla në pikat kufitare dhe në tregun e brendshëm do të vazhdojnë me intensitet të lartë, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali