Category: Lajme

  • Kongresisti Massie kërkon votim për shkarkimin e sekretarit të Mbrojtjes

    Kongresisti Massie kërkon votim për shkarkimin e sekretarit të Mbrojtjes

    Një kongresist republikan planifikon të detyrojë këtë javë mbajtjen e një votimi në Dhomën e Përfaqësuesve për shkarkimin përmes procedurës së fajësimit të sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, duke e akuzuar atë për shkelje të Kushtetutës së SHBA-së.

    “Duke u përfshirë në luftime në Iran për më shumë se 90 ditë pa autorizimin e Kongresit, sekretari Hegseth po shkel ligjin dhe duhet të mbajë përgjegjësi”, deklaroi kongresisti Thomas Massie.

    Nisma ka pak gjasa të ketë sukses, pasi republikanët do të vazhdojnë ta kontrollojnë Kongresin deri në janar. Megjithatë, Massie thotë se dëshiron ta shtyjë presidentin Donald Trump që ta shkarkojë Hegsethin përpara se demokratët të nisin procedurën e tyre të fajësimit.

    Hegseth, i cili të martën do të mbajë një konferencë për media lidhur me nismën e Massiet, tha se nuk është i shqetësuar.

    Massie e paraqiti zyrtarisht të hënën pasdite rezolutën me pikat e fajësimit në Dhomën e Përfaqësuesve.

    “Po e bëj këtë sepse është gjëja e duhur për t’u bërë”, u tha ai gazetarëve pas paraqitjes së rezolutës.

    “Ne nuk jemi të shqetësuar për këtë”, tha Hegseth të hënën, kur u pyet nga gazetarët për nismën, duke shtuar se të martën në mëngjes do të mbajë një konferencë për media “pikërisht për këtë çështje”.

    Konferenca e fundit për media e Hegsethit ishte mbajtur në maj. Massie, i cili humbi garën për rizgjedhje në fillim të këtij viti, ka qenë kritik ndaj Trumpit dhe luftës në Iran që nga fillimi i saj, gati nëntë muaj më parë. Ai njihet gjithashtu për presionin ndaj administratës që të publikojë dosjet federale lidhur me Jeffrey Epstein, të dënuarin tashmë të ndjerë për krime seksuale.

    Kongresisti nga Kentaki i kishte paraqitur për herë të parë pikat e fajësimit në shtator, ndërsa tani po kërkon votim pas humbjes së kontrollit të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit nga republikanët në zgjedhjet e mesmandatit të javës së kaluar.

    Ai ka thënë se nisma për largimin e Hegsethit nga administrata synon të parandalojë një spektakël politik nga demokratët vitin e ardhshëm.

    “Nisma ime për fajësimin e sekretarit Hegseth është një version shumë më i butë i asaj që do të ndodhë kur demokratët të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit vitin e ardhshëm. Ata do të organizojnë seanca dëgjimore dhe gjykime”, tha Massie në një deklaratë.

    “Presidenti Trump duhet ta zëvendësojë sekretarin Hegseth tani, derisa ende mund ta konfirmojë në Senat pasardhësin e tij”, shtoi ai.

    Fajësimi i një sekretari të kabinetit qeveritar është shumë i rrallë në SHBA. Për shkarkimin e tij, procedura duhet të miratohet nga të dyja dhomat e Kongresit. Fillimisht, Dhoma e Përfaqësuesve voton për akuzat ndaj Hegsethit, ndërsa më pas Senati zhvillon gjykimin për të vendosur nëse ai duhet të shpallet fajtor apo të lirohet nga akuzat.

    Në historinë e SHBA-së, Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar për fajësimin e vetëm dy anëtarëve të kabinetit qeveritar, por Senati nuk e ka dënuar asnjërin prej tyre.

    Tani që Massie e ka paraqitur rezolutën, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, duhet të caktojë brenda dy ditësh kohën për shqyrtimin e saj. Përveç votimit të drejtpërdrejtë, Dhoma ka mundësinë ta dërgojë rezolutën në një komision ose ta lërë mënjanë.

    Massie pritet të ketë mbështetjen e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve. Udhëheqësi i tyre, Hakeem Jeffries, deklaroi të dielën se është plotësisht pro fajësimit. Megjithatë, Massie duhet të sigurojë edhe mbështetjen e anëtarëve të partisë së tij.

    Ai u tha gazetarëve se nuk është i sigurt nëse nisma ka mbështetje të mjaftueshme për t’u miratuar.

    Peter Loge, profesor i çështjeve publike në Universitetin George Washington, i tha BBC-së se rezoluta ka gjasa të miratohet në Dhomën e Përfaqësuesve, për shkak të shumicës së ngushtë republikane.

    “Ka mjaft republikanë të zemëruar që mund të mos paraqiten fare për të votuar”, shtoi ai.

    Aktualisht, në Dhomën e Përfaqësuesve janë 218 republikanë dhe 214 demokratë.

    Në Senat kërkohet shumicë prej dy të tretash për shpalljen fajtor të Hegsethit, një prag që do të jetë vështirë të arrihet gjatë mandatit aktual të Kongresit. Edhe pasi demokratët të marrin kontrollin në janar, ata nuk do të kenë mjaftueshëm vende për ta dënuar Hegsethin pa mbështetjen e republikanëve.

    Në dokumentin e fajësimit, Massie e akuzon gjithashtu Hegsethin për frikësimin e kritikëve të administratës Trump, rrëmbimin e udhëheqësve të huaj dhe shpërfilljen e rezolutave të Kongresit për kompetencat e luftës.

    Dhoma e Përfaqësuesve ka miratuar disa herë këtë vit një rezolutë për kompetencat e luftës, e cila synon ta ndalojë Trumpin të ndërmarrë veprime të tjera ushtarake në Iran. Massie e ka mbështetur këtë nismë. Edhe Senati kishte miratuar një rezolutë të tillë gjatë verës.

    Loge tha se gjasat që Hegseth të qëndrojë në detyrë deri në fund të mandatit të Trumpit janë “mjaft të vogla”, por ai pret që sekretari të largohet nga detyra dhe jo të shkarkohet përmes procedurës së fajësimit.

    “Sekretari Hegseth ka një personalitet të fortë dhe nuk jam i sigurt nëse do të doja të isha një personazh i tillë që tërheq vëmendjen e presidentit Trump këto ditë. Kjo nuk është mënyrë për të garantuar sigurinë e vendit të punës”, tha Loge për BBC-në.

    Burimi: RTKLive

  • Zoja e sfidon Anjezën pas kërcënimit: Hajde, kapem për flokësh

    Zoja e sfidon Anjezën pas kërcënimit: Hajde, kapem për flokësh

    Përplasja mes Anjeza Gubetinit dhe Zoja Nushit ka vazhduar edhe gjatë Prime-it të sotëm të Big Brother VIP Kosova 5.

    Pasi u transmetua klipi ku Anjeza dëgjohej duke e kërcënuar Zojën me fjalët “Flokët në tokë t’i qes”, kjo e fundit nuk hezitoi t’i kundërpërgjigjej drejtpërdrejt.

    Zoja u tregua e vendosur në qëndrimin e saj, duke e sfiduar Anjezën me fjalët: “Hajde kapem për flokësh”.

    – YouTube www.youtube.com

    Kjo deklaratë erdhi gjatë përballjes së tyre në spektakël, ku u rikthye në diskutim debati që kishte eskaluar disa ditë më parë brenda shtëpisë.

    Gjithçka kishte nisur pasi Zoja i kishte përmendur disa herë të dashurin Anjezës, një temë që kjo e fundit duket se e ka mjaft të ndjeshme.

    Anjeza i kishte tërhequr vërejtjen disa herë Zojës që të mos e përfshinte partnerin e saj në diskutime, por situata mes tyre përfundimisht kishte eskaluar, duke kaluar në kërcënime dhe fjalë të rënda.

    Përballja në Prime solli edhe një tjetër moment tensioni mes dy banoreve, duke rikthyer në vëmendje raportet e tyre të tensionuara brenda shtëpisë. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com

  • 2026 drejt rekordit historik, pritet të jetë viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë

    2026 drejt rekordit historik, pritet të jetë viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë

    2026 drejt rekordit historik, pritet të jetë viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë

    Bota është në rrugën për të regjistruar vitin më të nxehtë në histori, si pasojë e ndryshimeve klimatike dhe fenomenit natyror El Niño, paralajmërojnë shkencëtarët.

    Sipas grupit kërkimor amerikan Berkeley Earth, ekziston 95 për qind mundësi që viti 2026 të tejkalojë rekordin e mëparshëm të temperaturave, të shënuar në vitin 2024.

    Ndërkohë, Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) vlerëson se 2026 do të jetë ndër katër vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë. Sipas saj, fenomeni El Niño pritet të vazhdojë edhe gjatë vitit 2027, duke ndikuar në rritjen e mëtejshme të temperaturave, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

    Shkencëtarët theksojnë se shkaktari kryesor i ngrohjes globale është rritja e përqendrimit të dioksidit të karbonit në atmosferë, kryesisht nga djegia e lëndëve djegëse fosile.

    Paralajmërimet vijnë në kohën kur në Turqi ka nisur samiti i OKB-së për klimën, COP31, ku për dy javë liderët botërorë do të diskutojnë masat për uljen e emetimeve, zgjerimin e energjisë së ripërtëritshme dhe përballimin e pasojave të ndryshimeve klimatike.

    Sipas parashikimeve aktuale, planeti mund të përballet me ngrohje prej 2.8 gradësh Celsius deri në fund të këtij shekulli, duke tejkaluar ndjeshëm objektivin prej 1.5 gradësh të përcaktuar në Marrëveshjen e Parisit.

  • 2026 to the historical record, expected to be the hottest year ever recorded

    BThe hour is on its way to record the hottest year in history, as a result of climate change and El Niño, scientists warn.

    According to the U.S. research group Berkeley Earth, there is 95 percent chance that the year 2026 will exceed the previous temperature record in 2024.

    Meanwhile, the World Meteorological Organization ( WMO estimates that 2026 will be among the four hottest years ever recorded. According to her, the El Niño phenomenon is expected to continue during 2027, affecting further temperature growth, reports BBCKlankosova broadcast.tv.

    Scientists point out that the main cause of global warming is increased concentration of carbon dioxide in the atmosphere, mainly from burning fossil fuels.

    Warnings come at the time when the UN climate summit COP31 started in Turkey, where for two weeks world leaders will discuss measures to reduce emissions, expand renewable energy and cope with the effects of climate change.

    According to current projections, the planet could face warming of 2.8 degrees Celsius by the end of this century, significantly exceeding the 1.5-degree target set in the Paris Agreement.

  • Pjesëtarët e FSK-së trajnohen në Kroaci për intervenime speciale dhe luftim në hapësira të mbyllura

    Pjesëtarët e FSK-së trajnohen në Kroaci për intervenime speciale dhe luftim në hapësira të mbyllura

    Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë marrë pjesë në një trajnim ndërkombëtar në Kroaci, në kuadër të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve.

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se pjesëtarët e Togut për Intervenime të Policisë Ushtarake të FSK-së morën pjesë në trajnimin “Training Based on SOP – Standards of Interventions”, i cili u zhvillua nga 2 deri më 6 nëntor 2026, në Slunj të Kroacisë.

    Sipas Maqedoncit, trajnimi u udhëhoq nga instruktorët e Njësisë Kundër Terrorizmit të Policisë Ushtarake Kroate.

    Gjatë tij, pjesëtarët e FSK-së zhvilluan ushtrime praktike për procedurat standarde të intervenimit, luftimin në hapësira të mbyllura (CQB), si dhe qitjen gjatë ditës, natës dhe nga automjetet në lëvizje.

    Maqedonci ka theksuar se këto aktivitete kontribuojnë në avancimin e aftësive taktike, rritjen e gatishmërisë operacionale dhe harmonizimin e procedurave të FSK-së me standardet dhe praktikat e partnerëve ndërkombëtarë.

    Ai ka ritheksuar përkushtimin e Ministrisë së Mbrojtjes për thellimin e bashkëpunimit me Kroacinë dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, si dhe për zhvillimin profesional dhe forcimin e kapaciteteve të FSK-së./Telegrafi/

  • Tami flet për vendimin e Lutfi Dalipin për të mos e përfaqësuar Zvicrën

    Tami flet për vendimin e Lutfi Dalipin për të mos e përfaqësuar Zvicrën

    Periudha e Pierluigi Tamit në pozitën e drejtorit të Kombëtares së Zvicrës do të përfundojë pas dy ndeshjeve të fundit të Ligës së Kombeve, që zhvillohen gjatë këtij muaji.

    Në konferencën e tij të fundit për shtyp, Tami është ndalur edhe te çështja e futbollistëve me shtetësi të dyfishtë, duke folur konkretisht për rastin e Lutfi Dalipit.

    Federata e Futbollit e Zvicrës është detyruar ta pranojë vendimin e futbollistit të Young Boysit, i cili këtë edicion është i huazuar te Vaduzi.

    Tam speaks of Lutfi Dalip’s decision not to represent Switzerland

    Dalipi ka bërë të ditur se në të ardhmen dëshiron të luajë për një nga dy përfaqësueset shqiptare, Kosovën ose Shqipërinë, ndërsa ende nuk e ka marrë vendimin përfundimtar se cilën do ta zgjedhë.

    Tami ka treguar se me Dalipin kanë biseduar për perspektivën e tij në Kombëtaren e Zvicrës, por konkurrenca në repartin e mesfushës është shumë e madhe.

    “Ne ia përshkruam perspektivat e tij të ardhshme”, ka deklaruar Tami, duke iu referuar konkurrencës me Johan Manzambin, Fabian Riederin dhe Alvyn Sanchesin.

    “Nëse duam ta marrim Dalipin me vete, duhet ta lëmë njërin prej tyre në shtëpi. Mund ta kuptoj që Murat Yakin nuk ka vend për të”, është shprehur ai.

    Zvicra do të përballet të premten me Slloveninë në udhëtim, ndërsa tri ditë më vonë do ta presë Skocinë. Të dyja ndeshjet i takojnë Grupit B1 të Ligës së Kombeve. /Telegrafi/

  • Tam speaks of Lutfi Dalip’s decision not to represent Switzerland

    Tam speaks of Lutfi Dalip’s decision not to represent Switzerland

    The period of Pierluigi Tamit in the position of the director of the Swiss National will end after the last two games of the League of Nations that take place this month.

    At his latest press conference, Tam has also stopped at the issue of double citizenship football players, specifically speaking of Lutfi Dalip’s case.

    The Swiss Football Federation has been forced to accept Young Boys’ footballist’s decision, which is borrowed from Vaduzi.

    Tam speaks of Lutfi Dalip’s decision not to represent Switzerland

    Dalipi has indicated that in the future she wants to play for one of the two Albanian representatives — Kosovo or Albania — while still has not made the final decision on which to choose.

    Tam has shown that with Dalip they have talked about his perspective in the Swiss National, but competition in the midfield department is too big.

    We described his future prospects to him, Tami stated, referring to competition with Johann Manzamby, Fabian Rieder and Alvyn Sanches.

    If we want to take Dalip with us, we have to leave one of them at home. I can understand that Murat Yakin has no room for him, he says.

    Switzerland will face Slovenia on a trip Friday, while three days later it will host Scotland. Both matches belong to the B1 Group of League of Nations. /Telegraphy/

  • Syla: During Kurt’s government from Kosovo, 250 thousand citizens left, and now I hire you.

    Journalist Valon Syla, has said at T7’s R.C.P.P.P., that 250 thousand people released Kosovo in these six years.

    He says it’s normal because Kosovo can’t hire, and Kurt tells you to come back so I hire you.

    Two hundred and fifty thousand escaped. A Vushter a year goes away, very well off because Kosovo can’t work anymore. But when the government says, “Come on, I got you to work, and these inside can’t.”

    They’ve got our help now. They’re in loans to expensive squirrels to come up to swell, and they actually live with social aid. Is this brain? This is a manipulation? 

    Source Layer: Insander

  • Syla: Gjatë qeverisjes së Kurtit nga Kosova u larguan 250 mijë qytetarë, e tash ju thotë unë ju punësoj

    Syla: Gjatë qeverisjes së Kurtit nga Kosova u larguan 250 mijë qytetarë, e tash ju thotë unë ju punësoj

    Syla: Gjatë qeverisjes së Kurtit nga Kosova u larguan 250 mijë qytetarë, e tash ju thotë unë ju punësoj

    Gazetari Valon Syla, ka thënë në “Pressing” të T7, se 250 mijë veta lëshuan Kosovën në këto 6 vite.

    Ai thotë se është normale sepse Kosova nuk mundet t’i punësojë, ndërsa Kurti ju thotë “kthehuni që unë ju punësoj”.

    “Vetë i kanë ikur 250 mijë, kanë me ikur. Një Vushtrri në vit ikë, shumë mirë që ikin sepse nuk mundet me i punësu Kosova. Por, kur thotë Qeveria hajdeni se unë ju shti në punë, e këta brenda nuk munden”.

    “E marrin ndihmat tona, tash kanë filluar hetimet. Hyjnë kredi për kerre shtrejta me ardh me u fry, e në fakt jetojnë me ndihma sociale. A është ky truni, ky është një manipulim”, ka thënë Syla. 

    Burimi: Insajderi

  • Elektrolitet i humbasim edhe gjatë ditëve të ftohta: Pse mund të dehidratohemi pa ndier etje?

    Elektrolitet i humbasim edhe gjatë ditëve të ftohta: Pse mund të dehidratohemi pa ndier etje?

    Edhe kur temperaturat janë të ulëta dhe nuk ndiejmë nevojë për ujë, organizmi vazhdon të humbasë lëngje. Një reagim i pazakontë ndaj të ftohtit mund të na pengojë ta kuptojmë këtë në kohë

    Dehidratimi zakonisht lidhet me vapën dhe djersitjen e tepërt gjatë verës. Megjithatë, organizmi humbet lëngje edhe në dimër, veçanërisht gjatë ecjes së shpejtë, vrapimit, skijimit apo punës fizike në ambiente të hapura.

    Temperaturat e ulëta mund ta zvogëlojnë ndjesinë e etjes, duke krijuar përshtypjen se trupi nuk ka nevojë për ujë. Në të vërtetë, humbja e lëngjeve vazhdon, ndërsa në rrethana të caktuara mund të çrregullohet edhe ekuilibri i elektroliteve.

    Rrobat e trasha mund ta fshehin djersitjen

    Edhe kur jashtë është ftohtë, aktiviteti fizik prodhon nxehtësi dhe shkakton djersitje. Veshjet e trasha e mbajnë nxehtësinë pranë trupit, prandaj mund të djersitemi më shumë sesa mendojmë.

    Përmes djersës humbasim ujë dhe elektrolite, kryesisht natrium dhe klorure.

    Lëngje humbasim edhe përmes frymëmarrjes, sidomos gjatë aktivitetit në ajër të ftohtë e të thatë. Ky proces shkakton kryesisht humbje uji, jo elektrolitesh.

    I ftohti mund të shtojë edhe urinimin, duke ndikuar më tej në ekuilibrin e lëngjeve.

    Pse gjatë dimrit mund të mos ndiejmë etje?

    Një studim i publikuar në revistën Medicine & Science in Sports & Exercise zbuloi se ekspozimi ndaj të ftohtit mund ta zvogëlojë ndjesinë e etjes deri në 40 për qind.

    Studiuesit krahasuan reagimet e organizmit në temperatura prej 4 dhe 27 gradësh Celsius, gjatë pushimit dhe aktivitetit fizik.

    Në studim morën pjesë grupe të vogla prej tetë dhe nëntë burrash. Rezultatet treguan se ndjesia e etjes ishte më e dobët në të ftohtë, madje edhe kur organizmi kishte mungesë lëngjesh.

    Megjithëse këto rezultate nuk mund të përgjithësohen për të gjithë njerëzit, ato tregojnë pse mungesa e etjes nuk është gjithmonë dëshmi e hidratimit të mjaftueshëm.

    Cilat shenja mund të tregojnë dehidratim?

    Sipas Shërbimit Kombëtar Shëndetësor Britanik (NHS), simptomat më të zakonshme përfshijnë tharjen e gojës, urinën me ngjyrë të errët, urinimin më të rrallë, lodhjen, dhimbjen e kokës dhe marramendjen.

    Megjithatë, këto shenja nuk tregojnë domosdoshmërisht mungesë të elektroliteve.

    Natriumi, kaliumi, kalciumi dhe magnezi janë minerale të rëndësishme për funksionimin e muskujve, nervave dhe zemrës.

    Çrregullimet e tyre mund të shoqërohen me dobësi muskulore, ngërçe, të përziera apo çrregullime të ritmit të zemrës.

    Sipas MedlinePlus, shërbim i Bibliotekës Kombëtare Amerikane të Mjekësisë, përcaktimi i çrregullimeve të elektroliteve bëhet përmes analizave të gjakut.

    Konfuzioni, humbja e vetëdijes, krizat konvulsive ose çrregullimet e theksuara të ritmit të zemrës kërkojnë vlerësim urgjent mjekësor.

    Kur mjafton uji dhe kur nevojiten elektrolitet?

    Personat e shëndetshëm që qëndrojnë për periudha të shkurtra jashtë zakonisht nuk kanë nevojë për pije të posaçme me elektrolite.

    Uji dhe ushqyerja e ekuilibruar janë përgjithësisht të mjaftueshme.

    Kaliumi gjendet te bananet, bishtajoret dhe perimet, ndërsa magnezi te arrorët, farat dhe drithërat integrale. Produktet e qumështit dhe ushqime të tjera sigurojnë kalcium.

    Megjithatë, gjatë aktivitetit fizik të zgjatur dhe djersitjes së konsiderueshme, mund të nevojitet zëvendësim shtesë i natriumit dhe lëngjeve.

    Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA) thekson se shumica e të rriturve nuk kanë nevojë të konsumojnë elektrolite shtesë pa ndonjë arsye të veçantë.

    Kur dehidratimi shkaktohet nga diarreja apo të vjellat, mund të nevojiten tretësira për rehidratim oral, të cilat përmbajnë glukozë dhe kripëra në përpjesëtim të përcaktuar.

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), këto preparate duhet të përgatiten duke respektuar saktësisht sasinë e ujit të treguar në paketim.

    Kush duhet të ketë kujdes të veçantë gjatë dimrit?

    Të moshuarit, personat që përdorin barna diuretike dhe ata që kanë diarre apo të vjella janë më të rrezikuar nga dehidratimi.

    Personat me sëmundje të veshkave ose zemrës duhet ta përshtatin marrjen e lëngjeve dhe mineraleve sipas rekomandimit mjekësor.

    Gjithashtu, pirja e sasive të tepërta të ujit gjatë aktivitetit fizik nuk është pa rrezik. Ajo mund ta ulë përqendrimin e natriumit në gjak, duke shkaktuar hiponatremi.

    Sipas Shoqatës Kombëtare Amerikane të Trajnerëve Atletikë (NATA), hidratimi duhet t’u përshtatet humbjeve individuale të lëngjeve, intensitetit dhe kohëzgjatjes së aktivitetit.

    Prandaj, gjatë dimrit nuk duhet pritur gjithmonë shfaqja e etjes për të pirë ujë. Sidomos gjatë aktiviteteve të gjata në të ftohtë, marrja e rregullt dhe e përshtatshme e lëngjeve ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të organizmit. /Telegrafi/