Category: Lajme

  • Kongresisti republikan Thomas Massie nis procedurën për shkarkimin e Pete Hegseth nga posti i sekretarit të Mbrojtjes

    Kongresisti republikan Thomas Massie nis procedurën për shkarkimin e Pete Hegseth nga posti i sekretarit të Mbrojtjes

    Kongresisti republikan Thomas Massie ka paraqitur të hënën në Dhomën e Përfaqësuesve nenet e shkarkimit ndaj sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, duke kërkuar nisjen e procedurës për shkarkimin e tij.

    Hegseth deklaroi se nuk është i shqetësuar për përpjekjet për shkarkimin e tij, të cilat lidhen me mënyrën se si po e drejton Pentagonin dhe rolin e tij në menaxhimin e luftës me Iranin.

    I pyetur nga gazetarët për mbështetjen që mund të ketë në mesin e republikanëve në Kongres, Hegseth tha se nuk shqetësohet për këtë çështje dhe njoftoi se të martën në mëngjes do të mbajë një konferencë për media në Pentagon.

    “Shpresoj që të vini të përgatitur me shumë pyetje”, deklaroi ai. Hegseth nuk ka mbajtur konferencë të tillë që nga maji, transmeton Telegrafi.

    Nisma e Massiet vjen në një kohë kur thirrjet për shkarkimin e sekretarit të Mbrojtjes janë shtuar, pasi disa republikanë kanë fajësuar luftën me Iranin për humbjet e thella të partisë në zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2026.

    Massie kishte tentuar ta procedonte nismën edhe në mesin e shtatorit, por kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, anuloi ditën e fundit të planifikuar të punimeve parlamentare para zgjedhjeve, duke shmangur votimin.

    Pas rifutjes së rezolutës, Dhoma e Përfaqësuesve duhet ta shqyrtojë atë brenda dy ditëve parlamentare. Kjo do t’i detyrojë republikanët të shprehin publikisht qëndrimin e tyre për Hegsethin.

    Massie, i cili ka shërbyer për shtatë mandate në Kongres dhe njihet për qëndrimet e tij kushtetuese, humbi zgjedhjet paraprake republikane gjatë verës, pasi presidenti Donald Trump mbështeti kundërshtarin e tij.

    Ende nuk dihet nëse nisma do të sigurojë votat e nevojshme në Dhomën e Përfaqësuesve, ku republikanët vazhdojnë të kenë shumicën. Megjithatë, Massie i tha ABC News se është i bindur se do të ketë mjaftueshëm republikanë që do t’i bashkohen nismës.

    Për miratimin e rezolutës nevojitet një shumicë e thjeshtë, që do të thotë se mjafton që tre republikanë të votojnë së bashku me të gjithë demokratët. Udhëheqësi i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, ka shprehur tashmë mbështetjen për shkarkimin e Hegsethit, duke deklaruar se është plotësisht pro kësaj nisme.

    Megjithatë, udhëheqësit republikanë mund të propozojnë që rezoluta të mos shqyrtohet përmes një votimi të drejtpërdrejtë, por të hidhet në votim një mocion për ta bllokuar atë.

    Kryetari i Komitetit për Mbikëqyrje të Dhomës së Përfaqësuesve, James Comer, nuk ka mbështetur nismën. Ndërkohë, kongresisti republikan Don Bacon tha se do ta shqyrtojë debatin para se të vendosë, por pranoi se Hegseth ka bërë disa gabime serioze.

    Edhe nëse rezoluta miratohet në Dhomën e Përfaqësuesve, ajo do të duhet të marrë mbështetjen e dy të tretave të Senatit, ku republikanët kanë shumicën. Ky prag konsiderohet shumë i vështirë për t’u arritur.

    Presidenti Trump ka deklaruar se synon ta mbajë Hegsethin në krye të Pentagonit.

    Në një video të publikuar të enjten, sekretari i Mbrojtjes u zotua se nuk do të tërhiqet, duke mbrojtur vazhdimin e luftës me Iranin dhe agjendën e tij në Pentagon.

    “E gjithë kjo nuk ka të bëjë me mua, por pala tjetër është e fiksuar pas meje. Një kongresist i pakënaqur dhe i mundur, së bashku me aleatët e tij demokratë, kanë paraqitur nene të rreme për shkarkimin tim, ashtu siç u përpoqën dy herë edhe ndaj presidentit Trump”, deklaroi Hegseth. /Telegrafi/

  • Presidentja Justina Shiroka Pula viziton Kombëtaren e Kosovës, takon Dardanët në kampin e grumbullimit

    Presidentja Justina Shiroka Pula viziton Kombëtaren e Kosovës, takon Dardanët në kampin e grumbullimit

    Kombëtarja e Kosovës ka pasur sot një mysafire të veçantë në kampin e grumbullimit në hotelin “Emerald”. Dardanët janë vizituar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, e cila është pritur ngrohtësisht nga drejtuesit, futbollistët dhe stafi i ekipit kombëtar.

    Presidentja Shiroka Pula është pritur nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përzgjedhësi Franco Foda, si dhe futbollistët e Kombëtares.

    Me këtë rast, Ademi e ka uruar Shiroka Pulën për marrjen e detyrës së Presidentes së Republikës, duke i dëshiruar suksese në udhëheqjen e vendit dhe në realizimin e projekteve shtetërore.

    Nga ana e saj, Presidentja ka shprehur kënaqësinë për vizitën dhe takimin me Dardanët, duke i falënderuar për përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

    Ajo i ka vlerësuar futbollistët e Kombëtares si ambasadorët më të mirë të vendit, duke theksuar se përmes talentit, përkushtimit dhe rezultateve të tyre kanë arritur ta vendosin emrin e Kosovës aty ku ndonjëherë politika nuk ka mundësi.

    Shiroka Pula u ka uruar futbollistëve suksese në dy ndeshjet e ardhshme, fillimisht kundër Izraelit në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe më pas ndaj Irlandës në udhëtim. Ajo ka përshëndetur në mënyrë të veçantë edhe tre futbollistët që janë ftuar për herë të parë në Kombëtaren e Kosovës.

    Në fund të vizitës, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i ka dhuruar Presidentes fanellën zyrtare të Kombëtares së Kosovës, si simbol të përfaqësimit dhe krenarisë shtetërore. /Telegrafi/

  • “LDK-ja rrezikon të mbetet vetëm me histori” – Besnik R. Berisha me kritika të forta: Rugova nuk mund t’ua sigurojë përgjithmonë autoritetin pasardhësve

    “LDK-ja rrezikon të mbetet vetëm me histori” – Besnik R. Berisha me kritika të forta: Rugova nuk mund t’ua sigurojë përgjithmonë autoritetin pasardhësve

    “LDK-ja rrezikon të mbetet vetëm me histori” – Besnik R. Berisha me kritika të forta: Rugova nuk mund t’ua sigurojë përgjithmonë autoritetin pasardhësve

    Avokati Besnik R. Berisha, njëherit kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës, ka reaguar me një kritikë të fortë ndaj gjendjes aktuale të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke paralajmëruar se partia e Ibrahim Rugovës rrezikon të humbasë aftësinë për të qenë alternativë serioze politike, nëse nuk përballet me përgjegjësinë për humbjet dhe dobësimin e saj.

    Në një qëndrim personal, Berisha ka vlerësuar se kriza e LDK-së është shumë më e thellë sesa rezultatet zgjedhore dhe se shqetësimi kryesor duhet të jetë humbja e peshës së fjalës, e autoritetit politik dhe e besimit të qytetarëve.

    “LDK-ja nuk rrezikon të mbetet pa histori. Rrezikon të mbetet vetëm me histori!”, është paralajmërimi me të cilin ai e nis reagimin.

    Duke iu referuar polemikave të fundit për fotografinë e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Berisha ka thënë se debati për vendosjen e saj duhet të shërbejë si pikënisje për një reflektim më serioz mbi atë që LDK-ja përfaqëson sot.

    “Fotografia e Rugovës meriton respektin dhe vendin që i takon. Por mua nuk më shqetëson vetëm se ku vendoset fotografia e tij. Më shqetëson se sa pak nga filozofia e tij politike po arrin të dëshmohet sot në mënyrën se si LDK-ja mendon, vepron dhe përfaqësohet”, ka shkruar Berisha.

    Sipas tij, trashëgimia politike e Rugovës nuk mund të ruhet vetëm përmes simboleve dhe përkujtimeve, nëse mungojnë parimet që e kanë karakterizuar filozofinë e tij politike.

    “Rugovizmi nuk është një fotografi në mur, as një emër që përmendet në përvjetore. Është kulturë politike, maturi në vendimmarrje, guxim për të mbajtur qëndrime dhe aftësi për të ndërtuar besim edhe përtej radhëve të veta”, ka theksuar ai.

    Berisha ka folur edhe për lidhjen e tij personale me LDK-në, duke kujtuar se i përket një brezi që këtë subjekt politik e ka njohur fillimisht përmes idealeve, sakrificës dhe besimit se politika mund të ushtrohet me dinjitet dhe përgjegjësi shtetërore.

    Ai ka sqaruar se nuk ka aspirata personale në LDK dhe as interesa që do ta kushtëzonin të heshtte për zhvillimet brenda saj.

    “Kam, megjithatë, një shqetësim të thellë për atë që ajo ka qenë, për atë që përfaqëson sot dhe, veçanërisht, për atë që rrezikon të bëhet nesër”, ka deklaruar Berisha.

    Në pjesën më kritike të reagimit, ai ka vënë në pikëpyetje mënyrën se si janë trajtuar humbjet e njëpasnjëshme të partisë dhe përgjegjësia e udhëheqjes për rezultatet politike.

    “Kur dështimi përsëritet, ai pushon së qeni rastësi dhe bëhet çështje përgjegjësie. Kur përgjegjësia shmanget vazhdimisht, dobësimi rrezikon të shndërrohet në kulturë politike”, ka shkruar ai.

    Berisha ka kritikuar edhe një kulturë politike ku, sipas tij, kritika rrezikon të trajtohet si pabesi, mendimi ndryshe si kërcënim dhe ruajtja e pozitave si dëshmi stabiliteti.

    Ai ka kërkuar që LDK-ja të bëjë një shqyrtim të ndershëm të vetvetes, duke theksuar se ringritja nuk mund të vijë nga administrimi i gjendjes ekzistuese, por nga rikthimi i besimit, autoritetit dhe aftësisë për të frymëzuar.

    Sipas tij, përgjegjësia nuk kufizohet te individët, por lidhet edhe me kulturën e drejtimit dhe mungesën e një vizioni që dëshmohet përmes rezultateve konkrete.

    “Tragjedia politike e LDK-së nuk do të ishte humbja përballë kundërshtarëve. Do të ishte humbja graduale e aftësisë për të qenë alternativë ndaj tyre”, ka paralajmëruar Berisha.

    Megjithatë, ai nuk e konsideron të humbur mundësinë e ringritjes së partisë, por paralajmëron se trashëgimia historike nuk mund ta zëvendësojë pafundësisht mungesën e rezultateve dhe autoritetit politik.

    Në përmbyllje, Berisha ka kërkuar që LDK-ja të flasë më shumë për vendin që synon të ketë në të ardhmen e Kosovës sesa për vendin ku duhet të qëndrojë fotografia e Rugovës.

    “Rugova i dha LDK-së një vend të veçantë në historinë tonë. Por askush, as vetë Rugova, nuk mund t’ua sigurojë përgjithmonë pasardhësve autoritetin që ata duhet ta fitojnë me punën, karakterin dhe vendimet e tyre”, ka theksuar ai.

    Reagimin e ka përmbyllur me një mesazh që përmbledh kritikën e tij ndaj drejtimit aktual të partisë:

    “Historia mund t’ia ruajë LDK-së vendin që ka pasur. Por nuk mund t’ia garantojë vendin që do të ketë”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • ) LDK risks being left alone with history Faithful R. Berisha with strong criticism: Rugova cannot forever secure authority from successor

    Faithful Lawyer R. Berisha, once chairman of the Kosovo Bar Council, has reacted with strong criticism of the current situation of the Democratic League of Kosovo, warning that Ibrahim Rugova’s party risks losing the ability to be a serious political alternative unless it faces responsibility for its losses and weakness.

    In a personal stance, Berisha has estimated that the LDK crisis is much deeper than the election results, and that the main concern should be the loss of weight of speech, political authority and citizens’ trust.

    ) The LDK does not risk being left without history. He’s in danger of being left alone with history!

    Referring to recent controversy over former President Ibrahim Rugova’s photo, Berisha has said the debate over her deployment should serve as the starting point for a more serious reflection on what the LDK represents today.

    Rugova’s picture deserves respect and place. But it doesn’t bother me just where his picture is put. I am concerned about how little of his political philosophy is being witnessed today in the way the LDK thinks, acts and is represented, Berisha has written.

    According to him, Rugova’s political legacy cannot be preserved only through symbols and commemorations if the principles that have characterised his political philosophy are lacking.

    Rugovism is not a photograph on the wall, nor is it a name mentioned on anniversary. It is political culture, discretion in decisionmaking, courage to maintain attitudes and ability to build faith even beyond its own ranks, he has stressed.

    Berisha has also talked about his personal connection with the LDK, remembering that it belongs to a generation that has first recognised this political subject through ideals, sacrifice and belief that politics can be exercised with dignity and state responsibilities.

    He has clarified that there are no personal aspirations in the LDK, nor interests that would condition him to silence developments within it.

    I have, however, a deep concern for what it has been, what it represents today and, especially, what it risks tomorrow, Berisha has declared.

    In the most critical part of the response, he has questioned the way successive party losses have been addressed and leadership responsibility for political results.

    When failure repeats itself, he ceases to be a coincidence and becomes a matter of responsibility. When responsibility is constantly avoided, weakness risks becoming political culture, he has written.

    Berisha has also criticised a political culture where, according to him, criticism risks being treated as treacherous, thought otherwise as a threat and maintaining positions as evidence of stability.

    He has demanded that the LDK make an honest review of itself, stressing that the reinstatement cannot come from managing the existing situation, but from restoring confidence, authority and the ability to inspire.

    According to him, responsibility is not limited to individuals, but it is also related to the culture of direction and the lack of a vision that is witnessed by concrete results.

    The LDK’s political tragedy would not be the defeat in the face of opponents. It would be the gradual loss of the ability to be an alternative to them, Berisha has warned.

    However, he does not consider losing the possibility of regaining the party, but warns that the historical legacy cannot endlessly replace the lack of results and political authority.

    In conclusion, Berisha has demanded that the LDK speak more about the country intended to have Kosovo in the future than about where Rugova’s photo should stand.

    Rugova gave the LDK a special place in our history. But no one, not Rugova himself, can forever provide their offspring with the authority they must gain with their work, character and decisions, he has stressed.

    The response has concluded with a message summing up his criticism of the party’s current direction:

    History can keep LDK safe. But I can’t guarantee the place.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Nagavci dhe ambasadori hungarez diskutojnë për bashkëpunim

    Nagavci dhe ambasadori hungarez diskutojnë për bashkëpunim

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László István Dux.

    Nagavci ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral.

    Ajo ka vlerësuar mbështetjen e Hungarisë për Kosovën ndër vite, veçanërisht në fushën e arsimit dhe mundësitë e studimit për të rinjtë kosovarë në Hungari.

    “Prita sot në takim Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, z. László István Dux, me të cilin zhvilluam një bashkëbisedim për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit bilateral. Vlerësova mbështetjen e Hungarisë për Kosovën ndër vite si dhe bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe mundësitë e studimit për të rinjtë tanë në Hungari. Diskutuam gjithashtu për perspektivën evropiane të Kosovës, rëndësinë e avancimit të proceseve integruese dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare. Kosova mbetet e përkushtuar për forcimin e marrëdhënieve me Hungarinë, mbi bazën e respektit të ndërsjellë, bashkëpunimit dhe interesave të përbashkëta. E falënderova Ambasadorin Dux për vizitën dhe bisedën konstruktive”, ka shkruar ajo në facebook.

    Burimi: RTKLive

  • Shiroka-Pula viziton “Dardanët”, i quan ambasadorët më të mirë të Kosovës

    Shiroka-Pula viziton “Dardanët”, i quan ambasadorët më të mirë të Kosovës

    Shiroka-Pula viziton “Dardanët”, i quan ambasadorët më të mirë të Kosovës

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka vizituar sot Kombëtaren e Kosovës në futboll, ku është pritur nga drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, stafi teknik dhe futbollistët.

    Ajo është pritur nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, dhe përzgjedhësi Franco Foda.

    Gjatë takimit, Ademi e ka uruar Shiroka-Pulën për marrjen e detyrës së presidentes, ndërsa ajo ka falënderuar futbollistët për përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

    Presidentja i ka cilësuar “Dardanët” si ambasadorët më të mirë të vendit, duke vlerësuar talentin, përkushtimin dhe sukseset e tyre.

    Shiroka-Pula gjithashtu u ka uruar suksese në dy ndeshjet e ardhshme, kundër Izraelit në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe Irlandës në udhëtim.

    Ajo ka përshëndetur edhe tre futbollistët që janë ftuar për herë të parë në Kombëtaren e Kosovës.

    Në fund të takimit, Agim Ademi i ka dhuruar presidentes fanellën zyrtare të Kombëtares, si simbol të përfaqësimit dhe krenarisë shtetërore.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Shiroka-Pula visits HINArdians, calls Kosovo’s best ambassadors

    Kosovo President Justina Shiroka-Pula has visited the National of Kosovo in football today, where she is hosted by Kosovo Football Federation leaders, technical staff and footballers.

    She was hosted by FFK President Agim Ademi, and selective Franco Foda.

    During the meeting, Ademi has congratulated Shiroka-Pula for taking office in the president, while she has thanked football players for representing Kosovo in the international arena.

    The president has named the Dyrdians the country’s best ambassadors, praising their talent, dedication and successes.

    Shiroka-Pula has also wished them success in the next two matches, against Israel at the Fadil Vokrı Stadium and Ireland on the trip.

    She has even greeted the three football players who have been invited to the Kosovo National for the first time.

    At the end of the meeting, Agim Ademi has donated the president to the official fanele of the National Party as a symbol of state representation and pride.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Arlinda akuzon Vjollcën për diktatore:  Herë e luan nënën, herë motrën

    Arlinda akuzon Vjollcën për diktatore:  Herë e luan nënën, herë motrën

    Arlinda akuzon Vjollcën për diktatore:  Herë e luan nënën, herë motrën

    Banorja e Big Brother VIP Kosova, Arlinda, ka komentuar sjelljen e Vjollcës, duke e akuzuar atë se po përpiqet të ndikojë dhe të manipulojë banorët e tjerë brenda shtëpisë.

    Gjatë një bisede, Arlinda u shpreh se Vjollca po përdor mënyra të ndryshme për t’u afruar me banorët, duke luajtur herë rolin e motrës e herë duke u përpjekur të krijojë situata të caktuara.

    “E luan një lojë dhe po duket sikur po të urdhëron ose po të hap një gropë. Vjollca e ka këtë trip: ja ta luaj motrën, ja këtë e atë. Unë i them se s’ke nevojë, luaje diçka që është e afërt. Po mundohesh me na manipulu”, u shpreh Arlinda.

    Burimi: Insajderi

  • Arlinda accuses of dictators: Sometimes you play your mother, sometimes your sister.

    Big Brother’s residence V IP Kosova, Arlinda, has commented on Vjolca’s behaviour, accusing him of trying to influence and manipulate other residents inside the house.

    During one conversation, Arlinda said that Vjollca is using various ways to approach residents, playing the role of sister at times trying to create certain situations.

    YOU play a game and it’s like I’m ordering you or digging a hole. Vjolca has this trip: let me play my sister, here’s her. I tell him you need to play something that’s close. You’re trying to manipulate us, Arlinda said.

    Source Layer: Insander

  • Rama: Fontana në Ulpianë nuk do të preket, parkimi parashihet të bëhet nën tokë

    Rama: Fontana në Ulpianë nuk do të preket, parkimi parashihet të bëhet nën tokë

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se fontana në lagjen “Ulpiana” nuk do të preket nga propozimi për rregullimin e hapësirës, ndërsa parkimi parashihet të zhvendoset nën tokë.

    Përmes një postimi, Rama ka sqaruar se fontana do të mbetet në vendin ku ndodhet aktualisht, duke e cilësuar atë si simbol dhe krenari të lagjes.

    Sipas tij, ndërtimi i parkingut nëntokësor nën zonën e fontanës do të mundësonte krijimin e më shumë vendeve të parkimit, ndërsa hapësirat ku aktualisht parkohen automjetet do t’u ktheheshin banorëve, me më shumë gjelbërim dhe fusha sportive.

    “SQARIM PËR BANORËT E “ULPIANËS”

    Fontana dhe hapësira përreth saj nuk do të preken! Fontana mbetet në zemër të lagjes, aty ku ka qenë gjithmonë. Simbol e krenari e Ulpianës.

    Parkimi bëhet nën tokë, nën zonën e fontanës. Kjo do të krijonte më shumë vende parkimi, ndërsa hapësirat ku sot parkohen kerret do t’ua kthenim banorëve me më shumë gjelbërim e fusha sportive.

    Objekti i banimit propozohet vetëm nëse nevojitet për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”. Konviktet nuk kanë kapacitet për të gjithë sportistët dhe stafin shoqërues. Për këtë arsye është menduar një objekt akomodimi pa destinim komercial, në harmoni me arkitekturën e lagjes. Pas Lojërave, hapësira mbetet per banorët!

    KREJT KJO ËSHTË PROPOZIM. NËSE BANORËT E ULPIANËS NUK E DUAN, NUK ECIM PËRPARA.

    Fillimisht e diskutojmë me juve! Pastaj, nëse ka mbështetje, propozimi shkon për votim në Kuvendin Komunal, te përfaqësuesit që i keni zgjedhë ju!

    Ky plan është në shërbim të qytetarëve dhe për të vendosim bashkë me ju. Nuk ka arsye për shqetësim”, ka shkruar Rama.

    Burimi: Dukagjini