Category: Lajme

  • Rama: Fontana në Ulpianë nuk do të preket, parkimi parashihet të bëhet nën tokë

    Rama: Fontana në Ulpianë nuk do të preket, parkimi parashihet të bëhet nën tokë

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se fontana në lagjen “Ulpiana” nuk do të preket nga propozimi për rregullimin e hapësirës, ndërsa parkimi parashihet të zhvendoset nën tokë.

    Përmes një postimi, Rama ka sqaruar se fontana do të mbetet në vendin ku ndodhet aktualisht, duke e cilësuar atë si simbol dhe krenari të lagjes.

    Sipas tij, ndërtimi i parkingut nëntokësor nën zonën e fontanës do të mundësonte krijimin e më shumë vendeve të parkimit, ndërsa hapësirat ku aktualisht parkohen automjetet do t’u ktheheshin banorëve, me më shumë gjelbërim dhe fusha sportive.

    “SQARIM PËR BANORËT E “ULPIANËS”

    Fontana dhe hapësira përreth saj nuk do të preken! Fontana mbetet në zemër të lagjes, aty ku ka qenë gjithmonë. Simbol e krenari e Ulpianës.

    Parkimi bëhet nën tokë, nën zonën e fontanës. Kjo do të krijonte më shumë vende parkimi, ndërsa hapësirat ku sot parkohen kerret do t’ua kthenim banorëve me më shumë gjelbërim e fusha sportive.

    Objekti i banimit propozohet vetëm nëse nevojitet për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”. Konviktet nuk kanë kapacitet për të gjithë sportistët dhe stafin shoqërues. Për këtë arsye është menduar një objekt akomodimi pa destinim komercial, në harmoni me arkitekturën e lagjes. Pas Lojërave, hapësira mbetet per banorët!

    KREJT KJO ËSHTË PROPOZIM. NËSE BANORËT E ULPIANËS NUK E DUAN, NUK ECIM PËRPARA.

    Fillimisht e diskutojmë me juve! Pastaj, nëse ka mbështetje, propozimi shkon për votim në Kuvendin Komunal, te përfaqësuesit që i keni zgjedhë ju!

    Ky plan është në shërbim të qytetarëve dhe për të vendosim bashkë me ju. Nuk ka arsye për shqetësim”, ka shkruar Rama.

    Burimi: Dukagjini

  • Nissan Patrol rikthehet në tregun amerikan pas më shumë se pesë dekadash

    Nissan Patrol rikthehet në tregun amerikan pas më shumë se pesë dekadash

    Emri legjendar Nissan Patrol po rikthehet në tregun amerikan, por këtë herë në një formë paksa ndryshe. Kompania japoneze ka vendosur që versioni më i përshtatshëm për terrene të vështira i modelit Armada, PRO-4X, të mbajë emrin Patrol për vitin model 2027.

    Për shumë vite, blerësit amerikanë të Nissan-it që kërkonin një SUV të madh me aftësi për vozitje jashtë asfaltit kishin në dispozicion modelin Armada, i cili nuk ofronte të njëjtat karakteristika si Patrol-i i shitur në tregjet e tjera botërore.

    Megjithatë, kjo ndryshoi me prezantimin e gjeneratës së tretë të Armada-s dhe gjeneratës së shtatë të Patrol-it. Të dy modelet tashmë janë pothuajse të njëjta, me disa dallime në pajisje dhe konfigurime, në varësi të tregut ku shiten, transmeton Telegrafi.

    Rikthimi i emrit Patrol në SHBA ka rëndësi të veçantë për adhuruesit e automjeteve për terrene të vështira, pasi ky model ka një histori të gjatë dhe reputacion të konsoliduar në mbarë botën.

    Çfarë e dallon versionin PRO-4X?

    Nissan ka vendosur që emrin Patrol ta përdorë vetëm te versioni PRO-4X i Armada-s. Ky konfigurim është i pajisur me diferencial të pasmë me bllokim, sistem adaptiv të pezullimit, goma për terrene të ndryshme, grepa për tërheqje dhe parakolp të përparmë të ridizajnuar.

    Parakolpi i ri mundëson një kënd më të mirë afrimi në pengesa, duke e bërë automjetin më të përshtatshëm për vozitje jashtë rrugëve të asfaltuara.

    Çmimi fillestar i Nissan Patrol PRO-4X për tregun amerikan është 81.265 dollarë. Ky është gjithashtu versioni i vetëm i modelit Armada që përfshin diferencialin e pasmë me bllokim.

    Sipas vlerësimeve të publikuara, ky konfigurim ofron aftësi më të mira jashtë asfaltit sesa versionet SL dhe Platinum, edhe pse këto të fundit kanë disa avantazhe të vogla në lartësinë nga toka.

    Një emër me histori në SHBA

    Ky nuk është hera e parë që një automjet i Nissan-it mban emrin Patrol në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, rikthimi i vitit 2027 shënon paraqitjen e parë të këtij emri në tregun amerikan që nga viti 1969.

    Nissan e prodhon modelin Patrol prej 75 vjetësh, por në SHBA ai ishte i pranishëm vetëm nga viti 1962 deri më 1969. Në atë periudhë, modeli shitej si Patrol 60 me dy dyer dhe ishte automjeti i parë i markës Nissan i ofruar në tregun amerikan.

    Pas largimit të Patrol-it, emri Nissan u rikthye gradualisht në tregun amerikan në fillim të viteve 1980, kur kompania përfundoi kalimin nga marka Datsun në Nissan.

    Me këtë vendim, prodhuesi japonez synon ta lidhë trashëgiminë e modelit Patrol me blerësit e sotëm amerikanë.

    Pajisje shtesë për terrene të vështira

    Edhe ekipi Nismo ka përgatitur disa pajisje shtesë për këtë model, përfshirë fellne Axis, goma BFGoodrich dhe një bartëse në çati me ndriçim të integruar përpara dhe anash.

    Në dispozicion janë edhe mbrojtëset anësore Nismo, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e automjetit gjatë lëvizjes në terrene të vështira.

    Këto pajisje mund t’i japin automjetit një pamje më agresive dhe ta rrisin përshtatshmërinë e tij për vozitje jashtë asfaltit.

    Rikthimi i emrit Patrol konsiderohet një hap i rëndësishëm për Nissan-in në SHBA, ndonëse për momentin ai do të përdoret vetëm në versionin PRO-4X. Mbetet të shihet nëse kompania do ta zgjerojë këtë emërtim edhe në pjesën tjetër të gamës Armada në vitet e ardhshme. /Telegrafi/

  • Veterinerët protestojnë para Qeverisë, kërkojnë të mos u shkurtohet buxheti për 2027

    Veterinerët protestojnë para Qeverisë, kërkojnë të mos u shkurtohet buxheti për 2027

    Punonjësit në sektorin e shëndetit veterinar protestuan për shkak të, siç thonë, gjendjes së rënduar në sektorin e financimit të pamjaftueshëm dhe vonesës në zbatimin e masave parandaluese për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve.

    Nisma për protestën është nga mjekët veterinarë dhe klinikat veterinare që zbatojnë masa parandaluese në terren, me mbështetjen e Dhomës Veterinare të Maqedonisë.

    Veterinerët tregojnë për fondet e pamjaftueshme buxhetore për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve, veçanërisht në dy vitet e fundit, si dhe trajtimin joadekuat institucional të profesionit të tyre.

    “Kemi ngecje në realizimin e projekteve që duhet të kryhen deri tani sipas planit vjetor, por deri në këtë afat akoma nuk kemi filluar dhe kjo është një përgjegjësi sepse nuk ka cilësi dhe siguri ushqimore te konsumatorët. Kërkojmë realizim urgjent laboratorit ku duhet ti dorëzojmë analizat për kontrolle”, deklaroi Lazim Zurapi, veterinar.

    Dhoma Veterinare paralajmëron se vonesa në masat parandaluese e bën të vështirë zbulimin dhe parandalimin në kohë të sëmundjeve të kafshëve, të cilat mund të kenë pasoja për blegtorinë, tregtinë e kafshëve, sigurinë ushqimore dhe shëndetin publik.

    “Nëse disa vite më parë buxheti për mbrojtjen shëndetësore të kafshëve ishte diku rreth 400 milion denarë, ndërsa tani kemi buxhet diku rreth 180 milion denarë. Mund ta shihni se sa është zvogëlimi i i buxhetit që ashiqare na jep idenë që as Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë nuk mund ti mbuloj të gjitha këto shpenzime ndaj shoqërive të veterinarëve për shërbimet që japin gjatë vitit të ardhshëm”, tha Zharko Mihajllovski, kryetar i Odës së Veterinarëve të RMV-së.

  • Hoxha kritikon opozitën dhe Qeverinë: E para merret me vetveten, e dyta s’mund të arsyetohet më

    Hoxha kritikon opozitën dhe Qeverinë: E para merret me vetveten, e dyta s’mund të arsyetohet më

    Analisti Ylli Hoxha ka kritikuar opozitën, duke thënë se ajo nuk është kredibile dhe e organizuar, ndërsa pjesën më të madhe të angazhimit e ka të përqendruar te vetvetja.

    Duke folur në Debat Plus në TV Dukagjini, Hoxha ka vlerësuar se, pavarësisht kësaj, ekzistojnë shumë çështje për të cilat opozita duhet ta sfidojë Qeverinë dhe të kërkojë llogari.

    “Nuk e kemi një opozitë kredibile dhe të organizuar. Është një opozitë që merret me vetveten. Por, në esencë, rastet, çështjet me të cilat duhet të merret opozita dhe fryma opozitare janë jashtëzakonisht të mëdha”, ka deklaruar Hoxha.

    Ai ka kritikuar edhe mënyrën se si Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti arsyeton mosfunksionalitetin e ministrive dhe mosrealizimin e projekteve të caktuara.

    Sipas Hoxhës, Kurti tashmë ndodhet në mandatin e dytë të plotë qeverisës dhe nuk mund të përdorë më të njëjtat arsyetime për mungesën e rezultateve.

    “Zoti Kurti i ka shpenzuar vitet e arta të qeverisë, zoti Kurti është në mandatin e dytë. Tash justifikimet për mosfunksionalitetin e ministrive të caktuara nuk ka më. Ka mundur me i pas në pjesën e parë. Në mandatin e dytë të plotë vështirë është më të thuhet: s’kam faj që s’është implementuar SISH-i, Sistemi Informativ Shëndetësor”, ka thënë ai.

    Burimi: Dukagjini

  • Hoxha criticises opposition and Government: The first one deals with himself, the second one can no longer reason

    Analyst Ylli Hoxha has criticised the opposition, saying it is not creditable and organised, while much of the commitment is focused on itself.

    Speaking on Dabbat Plus on TV Dukagjini, Hoxha has estimated that, despite that, there are many issues the opposition should challenge Government and seek accounts.

    We don’t have a creditive and organized opposition. It’s a self-interesting opposition. But, in essence, cases, issues the opposition should deal with and opposition spirit are extremely great, Hoxha has declared.

    It has also criticised the way the government led by Prime Minister Albin Kurti argues about the non-functional ministries and the failure to implement specific projects.

    According to Hoxha, Kurti is currently in the second full government mandate and can no longer use the same reasons for the lack of results.

    Mr. Kurt spent his years in the government’s gold, Mr. Kurti’s in his second term. Now the excuses for the dysfunction of certain ministries no longer exist. He could’ve taken the first half. In the second full term, it’s harder to say: I’m guilty of being implemented SSH, the Health Information System, he said.

    Source Layer: Dukeagini

  • Presidentja Shiroka-Pula viziton Dardanët, merr dhuratë fanellën e Kombëtares

    Presidentja Shiroka-Pula viziton Dardanët, merr dhuratë fanellën e Kombëtares

    Presidentja Shiroka-Pula viziton Dardanët, merr dhuratë fanellën e Kombëtares

    Presidentja Justina Shiroka-Pula, ka vizituar sot Kombëtaren e Kosovës, ku është pritur nga drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, stafi teknik dhe futbollistët.

    Ajo është pritur nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, dhe përzgjedhësi Franco Foda.

    Gjatë takimit, Ademi e ka uruar Shiroka-Pulën për marrjen e detyrës së presidentes, ndërsa kjo e fundit i ka falënderuar futbollistët për përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

    Presidentja i ka cilësuar Dardanët si ambasadorët më të mirë të vendit, duke vlerësuar talentin, përkushtimin dhe sukseset e tyre, transmeton Klankosova.tv.

    Ajo gjithashtu u ka uruar suksese në dy ndeshjet e ardhshme, kundër Izraelit në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe Irlandës në udhëtim, si dhe ka përshëndetur tre futbollistët e ftuar për herë të parë në Kombëtare.

    Në fund të takimit, Agim Ademi i ka dhuruar presidentes fanellën zyrtare të Kombëtares së Kosovës si simbol të përfaqësimit dhe krenarisë shtetërore.

  • President Shiroka-Pula visits the Dardanians, receives gift from the National Fanella

    PPresident Justina Shiroka-Pula has visited the National of Kosovo today, where she is hosted by Kosovo Football Federation leaders, technical staff and footballers.

    She was hosted by FFK President Agim Ademi, and selective Franco Foda.

    During the meeting, Ademi has congratulated Shiroka-Pula for taking office in the president, while the latter has thanked football players for representing Kosovo in the international arena.

    The president has named the Dardans as the country’s best ambassadors, praising their talent, dedication and successes, Klankosova.tv broadcasts.

    She has also wished them success in the next two matches, against Israel at the APUil Vokrrião Stadium and Ireland on the trip, and has welcomed the three first-time national guests.

    At the end of the meeting, Agim Ademi has donated the president to the official fanulation of the National of Kosovo as a symbol of state representation and pride.

  • Instagram zgjeron përdorimin e inteligjencës artificiale për të identifikuar llogaritë e adoleshentëve

    Instagram zgjeron përdorimin e inteligjencës artificiale për të identifikuar llogaritë e adoleshentëve

    Meta ka njoftuar se do të zgjerojë globalisht përdorimin e inteligjencës artificiale për të vlerësuar moshën e përdoruesve në Instagram, me synimin që më shumë adoleshentë të përfshihen automatikisht në llogaritë me mbrojtje të posaçme.

    Kompania synon të identifikojë përdoruesit nën moshën 18-vjeçare edhe në rastet kur ata kanë deklaruar një datëlindje të rreme për t’u paraqitur si të rritur, transmeton Telegrafi.

    Instagram përdor llogaritë për adoleshentë, të cilat ofrojnë përmbajtje të përshtatshme për moshën, kufizojnë personat që mund të ndërveprojnë me ta dhe përfshijnë mjete për menaxhimin e kohës së kaluar në platformë.

    Në maj, Meta kishte bërë të ditur se do të përdorte teknologjinë e inteligjencës artificiale për të identifikuar përdoruesit nën 13 vjeç dhe për të siguruar që ata të moshës 13 deri në 17 vjeç të kenë llogari me kufizimet përkatëse.

    Tani, kompania thotë se rezultatet fillestare janë inkurajuese, pasi teknologjia ka ndihmuar në vendosjen e më shumë adoleshentëve nën mbrojtjet e përshtatshme për moshën.

    Ndërkohë, prindërit në SHBA do të marrin gjatë këtij muaji njoftime në Instagram, përmes një videoje që shpjegon mënyrën se si funksionon sistemi.

    Videoja do t’i drejtojë ata edhe te një artikull informues, i përgatitur nga Larry Magid, ekspert i sigurisë në internet dhe drejtues i organizatës ConnectSafely.

    Artikulli shpjegon qasjen e Metës për verifikimin e moshës, përfshirë masat për të mos lejuar fëmijët nën 13 vjeç në platformat e saj dhe mënyrat se si prindërit mund të ndihmojnë që adoleshentët të deklarojnë moshën e saktë.

    Meta ka bërë të ditur se mbrojtjet e njëjta do të shtrihen edhe në Threads dhe Facebook. /Telegrafi/

  • Rama deklarohet për projektin në Ulpianë: Fontana nuk preket, parkimi parashihet nëntokësor

    Rama deklarohet për projektin në Ulpianë: Fontana nuk preket, parkimi parashihet nëntokësor

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë sqarime lidhur me propozimin për rregullimin e hapësirës në lagjen Ulpiana, duke theksuar se fontana dhe hapësira përreth saj nuk do të preken.

    Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se në kuadër të propozimit parashihet ndërtimi i një parkingu nëntokësor nën zonën e fontanës, me qëllim të krijimit të më shumë vendeve për parkim.

    Sipas tij, hapësirat ku aktualisht parkohen automjetet do t’u ktheheshin banorëve, duke u shndërruar në zona të gjelbra dhe fusha sportive.

    Rama ka sqaruar gjithashtu se propozimi parasheh edhe ndërtimin e një objekti banimi, por vetëm nëse kjo do të jetë e nevojshme për akomodimin e sportistëve dhe stafit shoqërues gjatë Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

    Ai ka thënë se konviktet nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm për të akomoduar të gjithë pjesëmarrësit, ndërsa objekti i propozuar nuk do të kishte destinim komercial dhe do të ndërtohej në harmoni me arkitekturën e lagjes.

    Sipas Ramës, pas përfundimit të Lojërave Mesdhetare, kjo hapësirë do të mbetej në shërbim të banorëve.

    Megjithatë, kryetari i Prishtinës ka theksuar se bëhet fjalë vetëm për një propozim dhe se projekti nuk do të vazhdojë nëse banorët e Ulpianës nuk e mbështesin atë.

    Ai ka bërë të ditur se fillimisht plani do të diskutohet me banorët dhe, nëse merr mbështetjen e tyre, do të dërgohet për votim në Kuvendin Komunal të Prishtinës./Telegrafi/

  • Presidentja Shiroka Pula viziton `Dardanët` para dy ndeshjeve të këtij muaji

    Presidentja Shiroka Pula viziton `Dardanët` para dy ndeshjeve të këtij muaji

    Shiroka Pula e ka vizituar sot ekipin kombëtar në kampin e grumbullimit në hotelin “Emerald”, ku është pritur nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përzgjedhësi Franco Foda, futbollistët dhe stafi i Kombëtares.

    Ajo ka përshëndetur në mënyrë të veçantë edhe tre futbollistët që për herë të parë janë ftuar në Kombëtare.

    Shiroka Pula ka shprehur kënaqësinë për takimin me Dardanët, të cilët i ka falënderuar për përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

    Ajo i ka cilësuar futbollistët si ambasadorët më të mirë të vendit, duke vlerësuar se me talentin, përkushtimin dhe sukseset e tyre kanë arritur ta vendosin emrin e Kosovës aty ku ndonjëherë politika nuk ka mundësi.

    “Me talentin, përkushtimin dhe sukseset e tyre kanë arritur ta vendosin emrin e Kosovës aty ku ndonjëherë politika nuk ka mundësi”, ka thënë e para e vendit. 

    Gjatë takimit, Ademi e ka uruar Presidenten për marrjen e detyrës, duke i dëshiruar suksese në udhëheqjen e vendit dhe në realizimin e projekteve shtetërore.

    Ndërkaq, në fund të vizitës, Ademi, i ka dhuruar Presidentes fanellën zyrtare të Kombëtares së Kosovës, si simbol të përfaqësimit dhe krenarisë shtetërore.

    Burimi: RTKLive