Hoxha kritikon opozitën dhe Qeverinë: E para merret me vetveten, e dyta s’mund të arsyetohet më

Hoxha kritikon opozitën dhe Qeverinë: E para merret me vetveten, e dyta s’mund të arsyetohet më

Written by

in

Analisti Ylli Hoxha ka kritikuar opozitën, duke thënë se ajo nuk është kredibile dhe e organizuar, ndërsa pjesën më të madhe të angazhimit e ka të përqendruar te vetvetja.

Duke folur në Debat Plus në TV Dukagjini, Hoxha ka vlerësuar se, pavarësisht kësaj, ekzistojnë shumë çështje për të cilat opozita duhet ta sfidojë Qeverinë dhe të kërkojë llogari.

“Nuk e kemi një opozitë kredibile dhe të organizuar. Është një opozitë që merret me vetveten. Por, në esencë, rastet, çështjet me të cilat duhet të merret opozita dhe fryma opozitare janë jashtëzakonisht të mëdha”, ka deklaruar Hoxha.

Ai ka kritikuar edhe mënyrën se si Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti arsyeton mosfunksionalitetin e ministrive dhe mosrealizimin e projekteve të caktuara.

Sipas Hoxhës, Kurti tashmë ndodhet në mandatin e dytë të plotë qeverisës dhe nuk mund të përdorë më të njëjtat arsyetime për mungesën e rezultateve.

“Zoti Kurti i ka shpenzuar vitet e arta të qeverisë, zoti Kurti është në mandatin e dytë. Tash justifikimet për mosfunksionalitetin e ministrive të caktuara nuk ka më. Ka mundur me i pas në pjesën e parë. Në mandatin e dytë të plotë vështirë është më të thuhet: s’kam faj që s’është implementuar SISH-i, Sistemi Informativ Shëndetësor”, ka thënë ai.

Burimi: Dukagjini