Category: Lajme

  • Spalletti kritikon Zhegrovën, Juventusi mund ta largojë kosovarin që në janar

    Spalletti kritikon Zhegrovën, Juventusi mund ta largojë kosovarin që në janar

    Spalletti kritikon Zhegrovën, Juventusi mund ta largojë kosovarin që në janar

    E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi po bëhet gjithnjë e më e pasigurt, pasi trajneri Luciano Spalletti ka kritikuar paraqitjet e futbollistit kosovar, duke vënë në pah mangësitë e tij, veçanërisht në fazën defensive.

    Pas ndeshjes, Spalletti pranoi se Zhegrova posedon cilësi të rëndësishme, por theksoi se atij i mungon vazhdimësia gjatë gjithë lojës.

    “Ai ka cilësi dhe ato janë të rëndësishme, por humb gjëra gjatë lojës. Humb qetësinë në mbrojtje dhe pozicionimin, si dhe kur ndjek një kundërshtar. Në këtë nivel nuk mund ta përballosh këtë. Ke nevojë për lojë të vazhdueshme për 90 minuta. Paraqitjet individuale nuk janë të mjaftueshme”, deklaroi Spalletti, raporton mediumi “Goal”.

    Kritikat e trajnerit italian vijnë në një periudhë kur e ardhmja e Zhegrovës në Torino është vënë në pikëpyetje.

    Sipas “Goal”, Juventusi dhe futbollisti kosovar mund të ndahen që në afatin kalimtar të janarit, pasi klubi po shqyrton mundësinë e transferimit të një lojtari që i përshtatet më shumë vizionit të Spallettit.

    Statistikat e Zhegrovës deri më 9 nëntor 2026 tregojnë se ai ka regjistruar 36 paraqitje, por 35 prej tyre i ka zhvilluar duke u inkuadruar nga banka rezervë, ndërsa vetëm në një rast ka qenë titullar.

    Kështu, aventura e yllit të Kosovës te Juventusi mund të marrë fund më herët sesa pritej.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Spaletti criticises Zegrov, Juvenus can remove Kosovar since January

    The future of Edon Zegrov of Juventu is becoming increasingly uncertain, as coach Luciano Spalletti has criticised Kosovo football presentations, highlighting his shortcomings, especially in the defensive phase.

    After the match, Spaletti acknowledged that Zegrov possesses important qualities, but stressed that he lacks continuity throughout the game.

    He has qualities and they’re important, but he loses things during the game. You lose your coolness in your defense and position as well as when you follow an opponent. At this level you can’t handle this. You need a constant game for 90 minutes. Individual presentations aren’t enough, Spallette said, media report Goal.

    Italian coach’s criticism comes at a time when Zegrov’s future in Turin is being questioned.

    According to ‘%Goal ‘%, Kosovo’s Juventu and football player can be divided in the transitional term of January, as the club is considering the possibility of transferring a player more adaptable to the Spallette vision.

    Zegrov’s statistics until November 9th 2026 show that he has recorded 36 presentations, but 35 of them have developed by being injected by the reserve bank, while in only one case he has been a title.

    Thus, the adventure of the Kosovo star Juvenus may end earlier than expected.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Rama: Fontana e Ulpianës nuk preket, parkimi parashihet të bëhet nëntokësor

    Rama: Fontana e Ulpianës nuk preket, parkimi parashihet të bëhet nëntokësor

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka sqaruar propozimin për rregullimin e hapësirës në lagjen Ulpiana, duke thënë se fontana dhe hapësira përreth saj nuk do të preken.

    Sipas Ramës, parkimi është planifikuar të bëhet nëntokësor, nën zonën e fontanës, ndërsa hapësirat ku aktualisht parkohen veturat do t’u kthehen banorëve me më shumë gjelbërim dhe fusha sportive.

    Ai ka bërë të ditur se ndërtimi i një objekti banimi po propozohet vetëm nëse është i nevojshëm për akomodimin e sportistëve dhe stafit shoqërues gjatë Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, pasi konviktet nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm.

    Rama ka theksuar se objekti nuk do të ketë destinim komercial dhe se, pas përfundimit të Lojërave, hapësira do t’u mbetet banorëve.

    Ai ka nënvizuar se i gjithë plani është vetëm propozim dhe se nuk do të vazhdohet përpara nëse banorët e Ulpianës nuk e mbështesin atë. Fillimisht, propozimi do të diskutohet me banorët dhe, nëse merr mbështetjen e tyre, do të dërgohet për votim në Kuvendin Komunal.

    Burimi: RTKLive

  • Rama: Ulpiana Fountain not affected, parading to become underground

    Pristina Mayor Progress Rama has clarified the proposal for space regulation in Ulpiana neighbourhood, saying the fountain and its surrounding space will not be affected.

    According to Rama, the parking lot is scheduled to take place underground under the Fountain area, while the space where cars are currently parked will be turned to more greeners and sports fields.

    He has made it known that building a residential facility is being proposed only if it is necessary for the accommodation of sportsmen and social staff during the Mediterranean Games, Pristina 203050, as dormitories do not have enough capacity.

    Rama has stressed that the object will have no commercial destination and that, after the end of the Games, space will remain for residents.

    He has underlined that the whole plan is only a proposal and that it will not go ahead if Ulpiana residents do not support it. Initially, the proposal will be discussed with residents and, if it receives their support, will be submitted to the Municipal Assembly for voting.

    Source Layer: RTKLive

  • Bejta akuzon Vjollcën se i xhelozon vajzat në shtëpinë e BBVK-së

    Bejta akuzon Vjollcën se i xhelozon vajzat në shtëpinë e BBVK-së

    Bejta akuzon Vjollcën se i xhelozon vajzat në shtëpinë e BBVK-së

    Një tjetër diskutim është shënuar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5.

    Bejta ka akuzuar Vjollcën se ndjen xhelozi ndaj vajzave të tjera në shtëpi.

    Banori ka pretenduar se Vjollca nuk i sheh me sy të mirë vajzat e tjera, por ajo e mohoi.

    Kjo temë po diskutohet aktualisht në Prime.

  • 16 persona humbin jetën pas një incidenti në një fabrikë në Turqi

    16 persona humbin jetën pas një incidenti në një fabrikë në Turqi

    16 persona humbin jetën pas një incidenti në një fabrikë në Turqi

    Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm dhe zjarrit që përfshiu një fabrikë të prodhimit të çelikut në Izmir të Turqisë.

    Ngjarja ndodhi të hënën në fabrikën “Habas”, në distriktin Aliaga, pasi një vinç i rëndë ra në një furrë gjatë procesit të shkrirjes së çelikut të lëngshëm, transmeton Klankosova.tv.

    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, konfirmoi numrin e viktimave, ndërsa bëri të ditur se të plagosurit janë dërguar në spitale. Tre prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

    Sipas raportimeve, 10 persona dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja, ndërsa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet.

    Autoritetet turke kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të shpërthimit.

    Habas iron and steel manufacturing plant after explosion in Aliaga Izmir, Turkey. Pic: AP

  • Arlinda për Vjollcën: Herë e luan nënën, herë motrën (VIDEO)

    Arlinda për Vjollcën: Herë e luan nënën, herë motrën (VIDEO)

    Arlinda për Vjollcën: Herë e luan nënën, herë motrën (VIDEO)

    Banorja e Big Brother VIP Kosova, Arlinda, ka komentuar sjelljen e Vjollcës, duke e akuzuar atë se po përpiqet të ndikojë te banorët e tjerë.

    “E luan një lojë dhe po duket sikur po e urdhëron ose po e bën një gropë. Vjollca e ka këtë trip: ja ta luaj motrën, ja këtë e atë. Unë i them se s’ke nevojë, E luan diçka që është e afërt. Po mundohesh me na manipulu”, është shprehur Arlinda.

  • Fuego: O Nich, qetësohu - banori qesh dhe e injoron (VIDEO)

    Fuego: O Nich, qetësohu – banori qesh dhe e injoron (VIDEO)

    Fuego: O Nich, qetësohu - banori qesh dhe e injoron (VIDEO)

    Fuego e ka akuzuar Nichin për sjelljet e tij në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5.

    Ai e akuzoi atë se po shkon te banorët e tjerë dhe po u kërkon të mos qëndrojnë me të.

    “O Nich, qetësohu, tranquilo”, i tha Fuego, ndërsa Nichi reagoi vetëm duke qeshur dhe nuk dha përgjigje.

    Ky diskutim erdhi pasi Kledja pretendoi për veprime të tilla të Nichit.

    VIDEO

  • Mbi 90 të vdekur në trafik për 10 muaj, ekspertët kërkojnë riaftësimin e shoferëve

    Mbi 90 të vdekur në trafik për 10 muaj, ekspertët kërkojnë riaftësimin e shoferëve

    Siguria rrugore vazhdon të mbetet shqetësim, pasi vetëm gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti në komunikacion kanë humbur jetën 93 persona. Përveç masave ndëshkuese, ekspertët kërkojnë edhe riaftësim të detyrueshëm për shoferët që përsërisin kundërvajtjet, si dhe përgjegjësi më të madhe institucionale për mirëmbajtjen e rrugëve.

    Aksidentet me fatalitet në komunikacion vazhdojnë të mbeten një nga shqetësimet kryesore për sigurinë rrugore në vend. Të dhënat e Policisë tregojnë se numri i viktimave në trafik mbetet i lartë, ndërsa ekspertët kërkojnë masa më konkrete për parandalimin e aksidenteve.

    Sipas Policisë, në dhjetëmujorin e vitit 2026 janë regjistruar 93 persona të vdekur në komunikacion. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 88 aksidente me fatalite

    Për ekspertin e komunikacionit, Lavdim Hamiti, parandalimi i aksidenteve kërkon edhe masa më të rrepta ndaj shoferëve që përsërisin kundërvajtjet në trafik. Ai vlerëson se një prej hapave të nevojshëm është riaftësimi i detyrueshëm i këtyre drejtuesve të automjeteve.

    “Duhet të jetë një shkollë riaftësimi e obligueshme, për personat që kanë kundërvajtje të shpeshta apo të shumta, që të jetë i obligueshëm të vijë në atë shkollim për riaftësim dhe pastaj të ketë të drejtën të qarkullojë në komunikacion”, tha ai.

    Me afrimin e 15 nëntorit, kur fillon obligimi për pajisjen e automjeteve me pajisje dimërore, Hamiti u bën thirrje shoferëve që të përgatiten me kohë për kushtet e vështira atmosferike.

    Ai thekson se përgjegjësi për sigurinë rrugore kanë edhe institucionet, të cilat duhet të kujdesen për mirëmbajtjen e rrugëve, veçanërisht gjatë sezonit të dimrit.

    Gjatë periudhës janar-tetor të vitit 2026, në vend janë regjistruar gjithsej 18 mijë e 338 aksidente në komunikacion. Prej tyre, 7 mijë e 337 kanë përfunduar me lëndime./RTK

  • Pau Cubarsi fiton çmimin “Golden Boy 2026”

    Pau Cubarsi fiton çmimin “Golden Boy 2026”

    Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsí, është fituesi i çmimit prestigjioz “Golden Boy 2026”, të ndarë nga gazeta italiane “Tuttosport”.

    Futbollisti 19-vjeçar u përzgjodh si lojtari më i mirë evropian nën moshën 21-vjeçare, duke pasuar në këtë çmim Desire Doue, fituesin e edicionit të kaluar.

    Vendimi u mor nga një juri prej 50 gazetarësh të mediave sportive nga vende të ndryshme të Evropës. Cubarsí e fitoi këtë vlerësim pas një sezoni të shkëlqyer, në të cilin u shndërrua në një nga futbollistët e rëndësishëm të Barcelonës.

    Pavarësisht moshës së re, qendërmbrojtësi ka treguar pjekuri dhe siguri në repartin defensiv, duke u konsoliduar në skuadrën e parë katalunase.

    Produkti i akademisë së Barcelonës do ta pranojë trofeun në një ceremoni që do të mbahet në Torino gjatë muajit dhjetor.

    Me këtë çmim, Cubarsí bëhet pasuesi i Desiré Doue, ndërsa nuk mund të mos përmendet se bashkëlojtari i tij, Lamine Yamal, nuk ishte në garë për ta fituar sërish trofeun, pasi e kishte marrë në vitin 2024.

    Sipas rregullave të “Tuttosport”, një futbollist nuk mund ta fitojë dy herë këtë çmim.

    Që nga debutimi me ekipin e parë të Barcelonës, më 18 janar 2024, në ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Unionistas, Cubarsí ka regjistruar 141 paraqitje me skuadrën katalunase, krahas 23 ndeshjeve me Përfaqësuesen e Spanjës. /Telegrafi/