Category: Lajme

  • SHBA: Rusia dhe Ukraina po tregojnë fleksibilitet për çështjen e territoreve

    SHBA: Rusia dhe Ukraina po tregojnë fleksibilitet për çështjen e territoreve

    Rusia dhe Ukraina po tregojnë prapa dyerve të mbyllura njëfarë fleksibiliteti lidhur me mundësinë e shkëmbimit të territoreve, përpara bisedimeve të ndërmjetësuara nga SHBA-ja që do të zhvillohen këtë javë në Abu Dhabi.

    Kështu ka deklaruar të hënën një zyrtar amerikan, teksa presidenti Donald Trump po shton përpjekjet për t’i dhënë fund luftës, transmeton Telegrafi.

    Zyrtari, i cili informoi gazetarët para nisjes së negociatave të planifikuara të fillojnë të martën, tha se një nga temat kryesore do të jenë garancitë e sigurisë për Ukrainën. Në diskutime pritet të përfshihet edhe mundësia e ofrimit të një mbrojtjeje të ngjashme me nenin 5 të NATO-s për Kievin.

    Çështja e territoreve mbetet një nga pengesat kryesore në negociata. Ukraina kërkon që forcat ruse të tërhiqen në kufijtë fillestarë mes dy vendeve, ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin, synon të marrë kontrollin e të gjithë rajonit të Donbasit.

    Megjithatë, sipas zyrtarit amerikan, të dyja palët po shfaqin privatisht gatishmëri për të shqyrtuar mundësinë e një kompromisi. Çdo marrëveshje për territorin pritet të diskutohet në fazat e fundit të negociatave, pasi të arrihet pajtimi për çështje të tjera, përfshirë sistemin e garancive të sigurisë për periudhën pas përfundimit të luftës.

    Përpjekjet ndërmjetësuese të SHBA-së në Abu Dhabi do të udhëhiqen nga të dërguarit Steve Witkoff dhe Jared Kushner. Bisedimet janë planifikuar të zgjasin dy ditë.

    Zyrtari amerikan nuk e përjashtoi mundësinë që të dërguarit e Trumpit të udhëtojnë më vonë drejt Rusisë për t’u takuar me Putinin.

    Ai theksoi se negociatat do të kërkojnë kohë, por shtoi se pala amerikane ka optimizëm të kujdesshëm se mund të arrihet përparim.

    Trump ka vënë vazhdimisht në pah humbjet e mëdha që të dyja palët kanë pësuar që nga pushtimi rus i Ukrainës, i nisur në fillim të vitit 2022.

    “Është hera e parë që ndiejmë se pala ruse ka një dëshirë të vërtetë për t’i dhënë fund luftës”, deklaroi zyrtari amerikan. /Telegrafi/

  • E fshehu në xhaketë për t’ia dërguar të burgosurit, zbulohet substanca e dyshuar narkotike në burgun e Prishtinës

    E fshehu në xhaketë për t’ia dërguar të burgosurit, zbulohet substanca e dyshuar narkotike në burgun e Prishtinës

    E fshehu në xhaketë për t’ia dërguar të burgosurit, zbulohet substanca e dyshuar narkotike në burgun e Prishtinës

    Zyrtarët korrektues kanë parandaluar sot futjen e një substance të dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

    Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, substanca është zbuluar gjatë kontrollit në sallën e vizitave, ku ishte fshehur brenda xhaketës së një familjari që kishte ardhur për të vizituar një të burgosur.

    Pas zbulimit, vizita është anuluar, ndërsa është njoftuar Policia e Kosovës, së cilës i është dorëzuar edhe substanca e dyshuar.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë zbatimin e kontrolleve dhe masave të sigurisë për të parandaluar futjen e sendeve dhe substancave të ndaluara në institucionet korrektuese.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • He hid it in his jacket for sending prisoners, discovered suspected narcotics substances to Pristina prison

    Correcting officials have today prevented the introduction of an alleged narcotics substance at Pristina’s Pristina Pristina Pristina Pristina Centre of Pre-medigation.

    According to the Kosovo Correcting Service’s announcement, substances have been discovered during the search at the visiting hall, where it was hidden inside the jacket of a family member who had come to visit a prisoner.

    After the discovery, the visit has been cancelled, while Kosovo Police have been reported, to which even suspected substances have been handed over.

    Kosovo’s corrective service has indicated that it will continue implementing controls and security measures to prevent the introduction of forbidden items and substances in corrective institutions.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Haradinaj reacts to a group of Serbs’ visit to Pec and Decani: Who gave you permission?

    Daut Haradinaj has reacted to a group of Serbs’ visit to Peja and Decani, who in Belgrade have used the slogan “Kosovo” is Serbia.

    Haradinaj has criticised the Government of Kosovo, even citing the latest statements by Minister Nenad Rspqi in connection with the establishment of association. He has asked to be known who gave you permission to visit these two cities.

    Today, Kurti’s minister spoke of creating association, while today there has been invasion by winning Serbs in Belgrade with the slogan “Kosovo” is Serbia. Permission to visit Pec and Deccanin, who gave them? Did he or she give them the land for the monastery at 24: 00 a.m.? The curtain of patriotism is dropping, but the permits for those who threaten Kosovo must be given publicly. Cub time is over for everyone, Haradinaj wrote.

    Source Layer: Insander

  • Haradinaj reagon lidhur me vizitën e një grupi serbësh në Pejë dhe Deçan: Kush ua dha lejen?

    Haradinaj reagon lidhur me vizitën e një grupi serbësh në Pejë dhe Deçan: Kush ua dha lejen?

    Haradinaj reagon lidhur me vizitën e një grupi serbësh në Pejë dhe Deçan: Kush ua dha lejen?

    Daut Haradinaj ka reaguar lidhur me vizitën e një grupi serbësh në Pejë dhe Deçan, të cilët në Beograd kanë përdorur sloganin “Kosova është Serbi”.

    Haradinaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke përmendur edhe deklaratat e fundit të ministrit Nenad Rshiq, në lidhje me krijimin e Asociacionit. Ai ka kërkuar të bëhet e ditur se kush ua dha lejen për vizitën në këto dy qytete.

    “Dje, ministri i Kurtit foli për krijimin e Asociacionit, ndërsa sot paska pasur invazion nga serbët fitues në Beograd, me sloganin “Kosova është Serbi”. Lejen për ta vizituar Pejën dhe Deçanin, kush ua dha? A ua dha ai ose ajo që e dha tokën për Manastirin në orën 24:00 të natës? Perdja e patriotizmit po ju bie, por lejet për ata që kërcënojnë Kosovën duhet t’i jepni publikisht. Koha e qebeve si mbulesë ka mbaruar për secilin”, ka shkruar Haradinaj.

    Burimi: Insajderi

  • NjPZSh në Shtime pajiset me pajisje moderne për zjarrfikje dhe shpëtim

    NjPZSh në Shtime pajiset me pajisje moderne për zjarrfikje dhe shpëtim

    Njësia Profesionale për Zjarrfikje dhe Shpëtim (NjPZSh) në Shtime është pajisur me një komplet modern të pajisjeve elektro-hidraulike me bateri, të dedikuara për ndërhyrje dhe shpëtim në aksidente dhe situata të ndryshme emergjente.

    Pajisjet janë siguruar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME), në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).

    Komandanti i NjPZSh-së në Shtime, Bajram Gashi, ka theksuar rëndësinë e këtyre pajisjeve për punën e përditshme të zjarrfikësve, duke vënë në pah se teknologjia e re do të mundësojë ndërhyrje më të shpejta dhe më të sigurta në raste emergjente.

    “Kompleti i ri përfshin mjete hidraulike të kombinuara për prerje dhe shpërndarje të metaleve, shufër cilindrike për hapjen dhe shtyrjen e strukturave të dëmtuara, si dhe pajisje për menaxhimin e xhamave dhe mbrojtjen e timonit. Falë teknologjisë moderne me bateri, këto pajisje mundësojnë reagim më të shpejtë dhe më efikas në terren, duke lehtësuar punën e zjarrfikësve dhe duke rritur mundësitë për shpëtimin e jetëve të qytetarëve”, tha Gashi.

    Ndryshe, vetëm pak ditë më parë, NjPZSh në Shtime është pajisur edhe me një automjet modern për zjarrfikje, duke vazhduar kështu procesin e avancimit të kapaciteteve dhe pajisjeve për reagim sa më efikas në situata emergjente

    Burimi: RTKLive

  • "Nuk e di nëse do të jetë më si dikur" - deklarata alarmuese e Hoenessit për Musialën

    “Nuk e di nëse do të jetë më si dikur” – deklarata alarmuese e Hoenessit për Musialën

    Presidenti i nderit i Bayern Munichut, Uli Hoeness, ka shkaktuar shqetësim në Gjermani me deklaratat e tij për gjendjen shëndetësore të Jamal Musialës, duke vënë në dyshim nëse mesfushori do të arrijë ndonjëherë ta rikthejë nivelin e tij të mëparshëm.

    Hoeness ishte i ftuar të dielën në emisionin “Sonntags-Stammtisch” të transmetuesit publik bavarez BR, ku foli hapur për situatën e futbollistit 23-vjeçar.

    “Me të, jemi në dilemë. Është një sëmundje që nuk shërohet, por mund të kontrollohet deri diku. A do ta ketë ndonjëherë aftësinë që kishte dikur…”, deklaroi Hoeness, duke lënë të kuptohet se rikthimi i Musialës në nivelin e tij më të mirë nuk është i garantuar.

    Një pjesë tjetër e deklaratave të tij kishte të bënte me kontratën e futbollistit. Hoeness theksoi se Musiala vazhdon të marrë pagën e tij dhe se Bayerni duhet ta mbështesë në këtë periudhë të vështirë.

    “Vetëm imagjinoni nëse Bayerni do të fillonte tani të vinte në pikëpyetje kontratën e tij”, shtoi ai.

    Musiala kishte pësuar dy episode të humbjes së shkurtër të vetëdijes gjatë ndeshjeve miqësore në gusht, kundër Leipzigut dhe Heidenheimit, brenda pak ditësh. Më vonë, futbollisti gjerman kishte shpjeguar se këto episode lidheshin me një çrregullim neurologjik, i cili mund të trajtohet.

    Aktualisht, 23-vjeçari është jashtë fushave për shkak të një dëmtimi muskulor të pësuar gjatë një kampi stërvitor me Kombëtaren e Gjermanisë. Tifozët e Bayernit shpresojnë që ai të rikthehet sa më shpejt në dispozicion të skuadrës.

    uli hoeness telegrafi.com

    Ndërkohë, disa ditë më parë, legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthäus, kishte shprehur dyshime se dëmtimi i Musialës mund të ishte më serioz nga sa kishte bërë të ditur klubi bavarez. /Telegrafi/

  • Xhuli Nura komenton përplasjen mes Jonës dhe Doresës: Të dyja kanë faj, nuk përfaqësojnë vajzat e diasporës

    Xhuli Nura komenton përplasjen mes Jonës dhe Doresës: Të dyja kanë faj, nuk përfaqësojnë vajzat e diasporës

    Përplasja mes Jona Krasniqit dhe Doresës, e cila u diskutua gjerësisht pas ballafaqimit të tyre në spektaklin e Big Brother VIP Kosova 5, ka nxitur reagime edhe nga ish-banorët e këtij formati.

    Kësaj radhe, për ngjarjen ka folur Xhuli Nura, e cila ndau mendimin e saj përmes një videoje të publikuar në Instagram.

    E pyetur nga një ndjekës se si e sheh konfliktin mes dy vajzave, Xhuli tha se fillimisht kishte preferuar të qëndronte jashtë kësaj çështjeje, pasi të dyja i njeh nga afër.

    Megjithatë, ajo vendosi të shprehej, duke bërë të ditur se nuk e sheh asnjërën prej tyre si përfaqësuese të vajzave shqiptare që jetojnë në diasporë.

    Sipas Xhulit, përgjegjësia për situatën nuk i takon vetëm njërës palë, pasi të dyja kanë pjesën e tyre të fajit.

    “Mendoj që këto dy vajza nuk na përfaqësojnë ne vajzave të diasporës dhe mendoj që të dyja kanë faj”, u shpreh ajo.Ish-banorja shtoi se, ndonëse të dyja po përpiqen të përmirësohen si persona, ende kanë disa ngecje në këtë drejtim.

    Ndërkohë, kujtojmë se Jona dhe Doresa u përballën të premten në mbrëmje në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku shkëmbyen akuza lidhur me pretendimet për bullizim nga e kaluara. /Telegrafi/

  • Kurti në Paris diskuton për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

    Kurti në Paris diskuton për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

    Ambasada e Francës në Kosovë ka bërë të ditur se në Paris është mbajtur një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe përfaqësuesve të përfshirë në organizimin e Lojërave Olimpike “Paris 2024”.

    Sipas ambasadës, diskutimet u përqendruan në përvojën e Francës në organizimin e këtyre lojërave dhe ndikimin afatgjatë të tyre në Paris dhe në vend.

    Ambasada po ashtu ka shprehur gatishmërinë e ekipit francez për të ndarë ekspertizën dhe përvojën me Kosovën në përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

    “Sot pasdite, në Paris, në Prefekturën e Île-de-France, u mbajt një takim ndërmjet figurave kryesore të përfshira në organizimin e Lojërave Olimpike Paris 2024 dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.Diskutimet u përqendruan në mësimet e nxjerra nga përvoja e Francës në organizimin e Lojërave Olimpike 2024 dhe trashëgiminë afatgjatë që këto lojëra lanë për Parisin dhe Francën. Ekipi francez është i gatshëm të ndajë ekspertizën dhe përvojën e tij me Kosovën në përgatitjet për Prishtina2030. Falënderime të shumta për ambasadorin e Francës për Sportin, Damien Combredet-Blassel, Sophie Lorant dhe Eva Baldessin, përkatësisht presidente dhe drejtoreshë e France Sport Expertise, si dhe për të gjithë pjesëmarrësit në takim”, thuhet në njoftim.

    Burimi: RTKLive

  • Kurti in Paris discusses Pristina Mediterranean Games 2030

    France’s embassy in Kosovo has indicated that a meeting between Kosovo Prime Minister Albin Kurti and representatives involved in hosting the 2024) Olympic Games has been held in Paris.

    According to the embassy, discussions focused on France’s experience in organizing these games and their long-term impact in Paris and the country.

    The embassy has also expressed the French team’s readiness to share expertise and experience with Kosovo in preparation for the organisation of the Mediterranean Games, Pristina 2030.

    Today afternoon, in Paris, at the FYRe-de-French Prefecture, a meeting was held between the main figures involved in hosting the Paris 2024 Olympics and Kosovo Prime Minister Albin Kurti. Discussions focused on lessons learned from France’s experience in organizing the 2024 Olympic Games and the long – term heritage these games left for Paris and France. The French team is ready to share its expertise and experience with Kosovo in preparations for Pristina2030. Numerous thanks to France’s Ambassador for Sports, Damen Combdets-Blassel, Sophie Lorant and Eva Baldessin, president and director of France Sport Expertise respectively, as well as to all participants at the meeting, the announcement said.

    Source Layer: RTKLive