Category: Lajme

  • Prime i Big Brother VIP Kosova 5 sonte LIVE edhe në YouTube

    Prime i Big Brother VIP Kosova 5 sonte LIVE edhe në YouTube

    Prime i Big Brother VIP Kosova 5 sonte LIVE edhe në YouTube

    Spektakli më i madh televiziv në vend, Big Brother VIP Kosova 5, tashmë ka nisur.

    Prime-i po transmetohet drejtpërdrejt në Klan Kosova, si dhe në platformën YouTube, ku publiku mund ta ndjekë LIVE.

    Një televotim i hapur, shumë debate, emocione e surpriza na presin sonte!

    LINKU

  • Trump: Shpresoj të më kujtojnë pas vdekjes, teorikisht do të shkoj në parajsë

    Trump: Shpresoj të më kujtojnë pas vdekjes, teorikisht do të shkoj në parajsë

    Trump: Shpresoj të më kujtojnë pas vdekjes, teorikisht do të shkoj në parajsë

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dha intervistën e tij të parë të madhe televizive që nga humbja e thellë e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit.

    Duke folur në emisionin 60 Minutes të CBS News të dielën, Trump pranoi se inflacioni dhe çmimet e larta të karburantit të lidhura me luftën me Iranin kontribuan në humbjen zgjedhore të partisë së tij. Megjithatë, ai përsëri fajësoi median, kandidatët republikanë dhe vetë votuesit për “mospjesëmarrjen e madhe në votime”.

    Në një ndryshim të papritur të temës, gazetari, i cili iu bashkua së fundmi emisionit dhe është një katolik konservator, e ftoi presidentin amerikan të fliste për famën e tij pas vdekjes, duke thënë karakteristikisht: “Le të flasim për vdekjen”.

    Ndër të tjera, Trump u pyet për vdekjen dhe çfarë beson se ndodh pas saj. Ai deklaroi se “shpreson të shkojë në Parajsë, sepse nuk dëshiron të përfundojë në Ferr”.

    Gazetari iu referua rasteve në të cilat Trump ishte pranë vdekjes në vitet e fundit, më i spikaturi është atentati ndaj tij në korrik 2024, kur një plumb nga një pushkë snajperi e plagosi në veshin e djathtë gjatë një tubimi elektoral në Pensilvani.

    Gazetari vërejti se përvoja të tilla duhet të kenë ndikuar në mënyrën se si mendon presidenti dhe e pyeti se çfarë besonte ai se ndodh pas vdekjes.

    “Shpresoj të më kujtojnë “, u përgjigj Trump duke qeshur. “Shpresoj të më kujtojnë, nuk e di… Mendoj se kam bërë një punë të mirë si…”

    Gazetari këmbënguli, duke sqaruar se nuk po e pyeste se si do ta kujtonin të tjerët, por për atë që mendonte se do t’i ndodhte pas vdekjes së tij.

    «Do të thuash, ku po shkoj unë?, u përgjigj Trump. «Unë jam një person fetar, kështu që teorikisht do të shkoj në Parajsë.» «A mendon se do të shkosh në Parajsë?, pyeti gazetari. «Shpresoj. Nuk dua të shkoj në Ferr », u përgjigj presidenti amerikan.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Trump: I hope they remember me after death. I’m actually going to heaven.

    US President Donald Trump gave his first major television interview since the republican’s deep defeat in the Muslim elections.

    Speaking on CBS News’ 60 Minutes show on Sunday, Trump acknowledged that inflation and high fuel prices related to the Iran war contributed to his party’s election defeat. However, he again blamed the media, republican candidates and voters themselves for the large turnout at the polls.

    In a sudden change in the theme, the journalist, who recently joined the show and is a conservative Catholic, invited the American president to talk about his posthumously reputation: Let’s talk about death.

    Among other things, Trump was asked about death and what he believes is happening after it. He claimed he was hoping to go to heaven because he didn’t want to end up in Hell.

    The journalist referred to cases in which Trump was near death in recent years, the most prominent is the assassination to him in July 2024, when a bullet from a sniper rifle hit his right ear during an election rally in Pennsylvania.

    The journalist noted that such experiences must have influenced the president’s thinking and asked him what he believed occurs after his death.

    I hope they remember me, Trump replied laughing. I hope they remember me, I don’t know… I think I did a good job like…

    The journalist insisted, explaining that he was not asking how others would remember him, but what he thought would happen after his death.

    You mean where am I going? I’m a religious person, so I’m actually going to heaven. Do you think you’re going to heaven? I hope so. I don’t want to go to hell, the American president responded.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Franca akuzon Iranin për hakimin e frigoriferëve të supermarketeve

    Franca akuzon Iranin për hakimin e frigoriferëve të supermarketeve

    Franca ka akuzuar Gardën Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) se qëndron pas sulmeve kibernetike që muajin e kaluar shkaktuan rritjen e temperaturave në frigoriferët dhe ngrirësit e supermarketeve në mbarë vendin.

    Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noël Barrot, tha se sulmi ishte “i paprecedentë, si për nga përmasat, ashtu edhe për nga niveli i agresivitetit”. Ai shtoi se përgjegjësit do të përballen me sanksione “në nivel evropian”.

    Irani ende nuk ka reaguar ndaj akuzave të Barrotit.

    Sulmi kibernetik i muajit të kaluar bëri që frigoriferët dhe ngrirësit në qindra supermarkete në Francë të ngrohen, duke shkaktuar prishjen e produkteve të freskëta dhe atyre të ngrira, me vlerë që llogaritet në miliona euro.

    Ndërkohë, javën e kaluar, dhjetëra supermarkete në disa vende të tjera evropiane u prekën gjithashtu nga një sulm kibernetik që kishte në shënjestër frigoriferët dhe ngrirësit. Ende nuk dihet nëse këto raste kanë lidhje me njëri-tjetrin.

    Barrot tha se sulmi ndaj supermarketeve franceze “shënon sulmin e parë kibernetik në shkallë të gjerë, me synim sabotimin në territorin tonë kombëtar dhe përbën një goditje të rëndë ndaj interesave të vendit dhe sigurisë së popullit francez”.

    Ai bëri të ditur se qeveria franceze e kishte thirrur ambasadorin iranian në Paris për t’i paraqitur një “protestë shumë të ashpër për këtë akt jashtëzakonisht të rëndë”.

    Barrot shtoi se Franca do të ndërmarrë “çdo masë tjetër të nevojshme dhe proporcionale” për t’iu përgjigjur incidentit dhe për të penguar përsëritjen e tij, raporton BBC.

    Burimi: RTKLive

  • Një grup qytetarësh vijon protestën para Kryeministrisë në Tiranë

    Një grup qytetarësh vijon protestën para Kryeministrisë në Tiranë

    Një grup qytetarësh kanë vijuar edhe mbrëmjen e sotme protestën para ndërtesës së Kryeministrisë në Tiranë.

    Protesta, e cila zhvillohet prej 163 ditësh, vijon të ketë të njëjtat kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e kastës së vjetër politike.

    Protestuesit kanë bërë të ditur se nuk pranojnë dialog me kreun e qeverisë.

    Ata theksojnë se do të vijojnë protestën dhe qëndrimin përpara godinës së Kryeministrisë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

    Ndërkohë ka hyrë në fuqi paketa ligjore kundër dhunës urbane, e cila përfshin gjashtë instrumente ligjore që synojnë parandalimin e akteve të dhunës, mbrojtjen e pronës publike dhe private, si dhe forcimin e përgjegjësisë individuale të personave që shkaktojnë dëme gjatë tubimeve.

    Ndryshimet në ligj parashikojnë që personat përgjegjës për dëmtimin e pronës do të detyrohen të përballojnë financiarisht dëmet e shkaktuara. Paketa parashikon gjithashtu gjoba deri në 500 mijë lekë për personat që fshehin identitetin dhe nuk i përgjigjen thirrjeve të Policisë gjatë tubimeve.

    Burimi: RTKLive

  • A group of citizens continues protest before prime minister in Tirana

    A group of citizens have attended today’s protest evening in front of the Prime Minister’s building in Tirana.

    The protest, which takes place for 163 days, continues to have the same demands for Prime Minister Edi Rama’s resignation and the removal of the old political register.

    Protesters have indicated they refuse dialogue with the head of government.

    They stress that they will continue the protest and position in front of the prime minister’s building until their demands are met.

    Meanwhile, legal packages against urban violence, which includes six legal instruments aimed at preventing acts of violence, protecting public and private property, and strengthening the individual responsibility of those who cause damage during the gatherings, have been enacted.

    Changes in the law predict that persons responsible for property damage will be forced to cope financially with the damage caused. The package also envisions fines of up to $500,000 for persons who hide their identity and do not respond to police calls during gatherings.

    Source Layer: RTKLive

  • Sveçla mirëpret konkursin për rreshterë, pas më shumë se dy vjetësh nga anulimi i të parit

    Sveçla mirëpret konkursin për rreshterë, pas më shumë se dy vjetësh nga anulimi i të parit

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka mirëpritur shpalljen e procesit të gradimit për gradën rreshter në Policinë e Kosovës, duke e cilësuar atë si mundësi të rëndësishme për avancimin profesional të zyrtarëve policorë.

    Përmes një postimi, Sveçla ka thënë se avancimi profesional dhe vlerësimi i meritës janë thelbësorë për fuqizimin e Policisë së Kosovës dhe motivimin e pjesëtarëve të saj.

    “Mirëpres shpalljen e procesit të gradimit për gradën Rreshter në Policinë e Kosovës, si një mundësi e rëndësishme për avancimin në karrierë të zyrtarëve policorë që shërbejnë me profesionalizëm dhe përgjegjësi për sigurinë e qytetarëve dhe të vendit tonë”, ka shkruar Sveçla.

    Ai u ka bërë thirrje veçanërisht grave dhe vajzave që të aplikojnë për këtë gradë, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit dhe fuqizimit të tyre brenda Policisë së Kosovës.

    “Inkurajoj veçanërisht gratë dhe vajzat që të aplikojnë dhe të shfrytëzojnë mundësitë për avancim profesional, duke kontribuar edhe më shumë në përfaqësimin dhe fuqizimin e grave në Policinë e Kosovës”, ka deklaruar ministri.

    Shpallja e këtij procesi vjen pas anulimit të konkursit të mëparshëm për gradën rreshter, të shpallur më 12 shkurt 2024, pas shqetësimeve dhe ankesave lidhur me rregullsinë e tij.

    Dukagjini kishte raportuar që nga maji i vitit 2024 për dyshime për parregullsi në këtë proces, përfshirë pretendimet për favorizime të mundshme dhe shpërndarjen e testit të një grupi të kandidatëve para kohës së paraparë.

    Pas raportimeve dhe ankesave të kandidatëve, Inspektorati Policor i Kosovës kishte kryer një inspektim të jashtëzakonshëm, ndërsa Policia e Kosovës kishte vendosur ta anulonte konkursin, duke u zotuar se do t’i merrte parasysh rekomandimet e IPK-së.

    Në raportin e inspektimit, IPK-ja kishte evidentuar dobësi në fazën e konkurrimit dhe kishte dhënë tetë rekomandime për përmirësimin e procesit. Ndër të tjera, kishte kërkuar harmonizimin e bazës ligjore, qartësimin e kritereve të aplikimit, verifikimin e kushteve të kandidatëve dhe përmirësimin e përgatitjeve teknike e administrative.

    Burimi: Dukagjini

  • Rame Lahaj pas koncertit në Vjenë: Faleminderit nga zemra për dashurinë tuaj

    Rame Lahaj pas koncertit në Vjenë: Faleminderit nga zemra për dashurinë tuaj

    Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është emocionuar nga pritja që mori në Vjenë, ku performoi në sallën e njohur Wiener Konzerthaus.

    Një ditë pas koncertit, Lahaj ka publikuar një video të shkurtër me përshtypjet e publikut, duke ndarë edhe mesazhin e tij të falënderimit për të pranishmit.

    “Faleminderit nga zemra, Vjenë! Ta dini sa shumë më emocionuat me prezencën dhe dashurinë tuaj. Paçi bekimin e Zotit!”, ka shkruar tenori.

    Koncerti ishte pjesë e turneut ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”, të cilin Lahaj po e realizon së bashku me ARMA Ensemble.

    Në këtë projekt, ai sjell një repertor që ndërthur këngët shqiptare me muzikën italiane, chanson-in francez dhe pjesë të njohura nga muzika e filmave.

    Pas koncerteve në Zürich dhe Düsseldorf, Vjena ishte ndalesa e radhës e këtij turneu, i cili do të vazhdojë në Toronto më 13 dhjetor.

    Biletat për koncertin në Toronto mund të sigurohen përmes faqes zyrtare të artistit, www.ramelahaj.com.

  • Zjarri në Bit Pazar përfshiu disa shtëpi, ka dëme materiale

    Zjarri në Bit Pazar përfshiu disa shtëpi, ka dëme materiale

    Zjarri që shpërtheu sot pasdite në shtëpitë pranë Bit Pazarit në Shkup është vënë nën kontroll, ndërsa incidenti shkaktoi dëme materiale, tha në një deklaratë për AIM, Zvonko Tomeski, komandant i Njësisë së Zjarrfikësve – Shkup.

    “Po flasim për shtëpi individuale. Çatia e një shtëpie dykatëshe u vu në flakë, nga e cila, për shkak të afërsisë së ndërtesave, janë prekur pjesë të dy shtëpive të tjera. Zjarri pas tregut është vënë plotësisht nën kontroll, tani po punohet për ta shuar atë. Ndërhynë nëntë automjete, me 22 zjarrfikës”, tha Tomeski.

    Ai shtoi se shkalla e dëmit ende nuk është përcaktuar.

  • Jose Mourinho shpallet trajneri i muajit tetor në La Liga

    Jose Mourinho shpallet trajneri i muajit tetor në La Liga

    Jose Mourinho shpallet trajneri i muajit tetor në La Liga

    José Mourinho është shpallur trajneri më i mirë i muajit tetor në La Liga, pas rezultateve të shkëlqyera të Real Madridit nën drejtimin e tij.

    Lajmi është bërë i ditur nga vetë La Liga, e cila ka njoftuar se trajneri portugez e ka fituar këtë çmim për sezonin 2026/27.

    Real Madridi e përfundoi muajin tetor me bilanc të përsosur, duke fituar të gjitha ndeshjet e zhvilluara në kampionat.

    Skuadra madrilene mposhti Villarrealin me rezultat 1:0, Sevillën 4:1, ndërsa triumfoi edhe në El Clásico ndaj Barcelonës me shifrat 2:1.

    Mourinho u përzgjodh në votimin përfundimtar, duke lënë pas Pellegrino Matarazzon e Real Sociedadit dhe Diego Simeonen e Atletico Madridit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali