Category: Lajme

  • Politika e Jashtme: 2026-a, vit i zbehtë, asnjë njohje për Kosovën (VIDEO)

    Politika e Jashtme: 2026-a, vit i zbehtë, asnjë njohje për Kosovën (VIDEO)

    Politika e Jashtme: 2026-a, vit i zbehtë, asnjë njohje për Kosovën (VIDEO)

    Fundviti po afron e për Kosovën asnjë njohje të re në 2026.

    Të fundit që erdhën, janë në vitin e kaluar, kur Kenia, Sudani, Siria dhe Bahamas thanë se e pranojnë pavarësinë e shtetit më të ri në Evropë.

    Për dikë, kjo flet për mungesë serioziteti të diplomatëve aktualë.

    Ish-diplomatja Alma Lama tha se kjo situatë dëshmon mungesën e një politike të mirëfilltë për njohjet dhe paralizimin e diplomacisë si pasojë e krizës politike në vend.

    Përveç kësaj, ka edhe shkaqe tjera.

    Profesori i diplomacisë, Dorajet Imeri përmend edhe pozicionimet gjeostrategjike të shteteve, lobimin e Serbisë dhe mungesën e angazhimit të Kosovës në këtë drejtim.

    Prandaj, njohësit e fushës thonë se vëmendje duhet t’i kushtohet sidomos shteteve të BE-së që kundërshtojnë pavarësinë e vendit.

    Kronika e përgatitur nga gazetarja e Klan Kosova, Diellëza Berisha:

  • Pas vetos së Siljanovskës dorëzohen 2.158 amendamente për Ligjin për shpallje publike

    Pas vetos së Siljanovskës dorëzohen 2.158 amendamente për Ligjin për shpallje publike

    Gjithsej 2,158 amendamente janë paraqitur për propozim-ligjin që ndryshon Ligjin për prokurimin publik, pasi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova vendosi të mos e nënshkruajë dekretin.

    Sipas informacionit të publikuar nga AIM, shumica qeverisëse paraqiti amendament që propozonte fshirjen e Nenit 13, dispozitës që e shtyu Presidentin të vërë veton ndaj ndryshimeve legjislative. Shumica e amendamenteve të mbetura u paraqitën nga LSDM.
    Ligji është vënë në rendin e ditës të seancës plenare të planifikuar për nesër, kur Kuvendi do ta shqyrtojë përsëri në fazën e leximit të tretë.

    Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në një letër drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, shpjegoi pse vendosi të mos e nënshkruante dekretin për shpalljen e Ligjit për Ndryshimet në Ligjin për Prokurimin Publik, të miratuar në seancën parlamentare të 26 tetorit 2026.

    Në letrën, dërguar Kuvendit më 4 nëntor, ajo deklaron se pas një analize të kujdesshme dhe konsultimeve me ekspertë, në përputhje me nenin 75 paragrafi 3 të Kushtetutës, vendosi të mos e nënshkruante dekretin.

    “Unë besoj se zgjidhja e re ligjore, në dispozitën e kontestuar të nenit 13 të Ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Prokurimin Publik, hap dilema serioze për sundimin e ligjit. Konkretisht, paragrafi 4 i nenit 132 të Ligjit për Prokurimin Publik, i cili thotë: ‘Kryetari dhe anëtarët e Komisionit Shtetëror emërohen për një periudhë prej pesë vitesh, me të drejtë për një zgjedhje tjetër’, është ndryshuar nga neni 13 i ndryshimeve dhe thotë: ‘Kryetari dhe anëtarët e Komisionit Shtetëror emërohen për një periudhë prej pesë vitesh, me të drejtë riemërimi’”.

    “Formulimi ‘me të drejtë riemërimi’, ndryshe nga formulimi ‘me të drejtë për një zgjedhje tjetër’, i cili përcakton qartë një kufi prej 10 vitesh, është ligjërisht i pasaktë dhe lë hapësirë për interpretim arbitrar në kuptimin e rizgjedhjes së pakufizuar. Në frymën e opinioneve dhe rekomandimeve të Komisionit të Venedikut, theksoj se nëse mundësia e një rizgjedhjeje, pra 5+5 vjet, nuk është e mundur. “Nëse anëtarësimi në Komisionin e Prokurimit Publik siguronte fuqi dhe ndikim të madh, atëherë legalizimi i një numri të pakufizuar mandatesh kërcënon me përqendrimin e pushtetit absolut midis pak personave në vendimmarrjen për shpenzimin e shumave të mëdha të parave shtetërore”, theksoi presidentja.

    Ajo kujtoi se puna e këtij organi në dekadat e fundit është shoqëruar me një sërë problemesh, dyshimesh dhe akuzash për punë të paanshme, të papërgjegjshme dhe të paligjshme.

    “Në këtë kuptim, do ta kuptoja një zgjidhje për të kufizuar anëtarësimin në Komisionin e Prokurimit Publik në një mandat, pra pesë vjet, por kam një numër dilemash në lidhje me justifikimin e mundësisë ligjore të një numri të pakufizuar mandatesh. Për arsye demokratike, Parlamenti, kur rishqyrton nenin 13 të Ligjit për Ndryshimet në Ligjin e Prokurimit Publik, duhet të marrë në konsideratë arsyet e vetos sime, të udhëhequr nga parimi i sundimit të ligjit”, deklaroi presidentja.

  • Rama takohet me Macronin, në prag të Forumit të Paqes

    Rama takohet me Macronin, në prag të Forumit të Paqes

    Për këtë ka njoftuar vetë Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, me ç’rast ka thënë se me Macronin ka diskutuar për tema me interes të përbashkët.

    Takimi është zhvilluar në prag të Forumit të Paqes, i cili mbahet nesër në Francë.

    Burimi: RTKLive

  • Rama meets with Macroni on the eve of the Peace Forum

    This has been reported by Rama himself through a social networking post, with whom he said he has discussed topics of common interest with Macroni.

    The meeting is held on the eve of the Peace Forum, which is held tomorrow in France.

    Source Layer: RTKLive

  • Suhareka divides 63 cows for farmers, next year more than 100

    The Suhareka municipality has shared subsidies for farmers, being donated by a cow in order to support the cattle sector and increase local production. The beneficiaries appreciate this help as important opportunities for expanding herds of livestock and developing their economic activity.

    I’ve had two, now one more. I thank the municipality. I wish I could add cows, but I didn’t have a chance. I got three students at home and I couldn’t share money for students and buy cows. My goal is to raise the flock to five cows, said Hedi Jakupi, the beneficiary.

    This help is very helpful. Our village has over a thousand houses, but there are very few cows, and the demand for milk is great. I believe that as the cow’s rate increases, so will the income. We’re six family members and we live in this business, making milk and cheese. Therefore, we aim to expand our activity, noted Bardhil the Office, the beneficiary.

    Support for farmers has been realised in co-operation with the non-governmental organisation, which has contributed to the implementation of this initiative.

    We have an agreement with the organization Today. Last year, we donated 60 cow heads, this year we split 63, and next year over 100. The main reason is the rising price of milk and cheese. Our goal is to help farmers as much as these products remain in our country and are consumed by our citizens, said Bali Muharremaj, chairman of the Suhareka municipality.

    Meanwhile, from the Agriculture Directorate say such projects are necessary for strengthening local production and reducing dependence on imported livestock products.

    By consulting the farmers, we have seen the implementation of this project necessary, as the import of milk and meat in Kosovo continues to be high. Such projects must be supported by both government and municipalities in order to strengthen this sector, which is not yet sufficiently developed in Kosovo, stated Armend Krasniqi, director of Agriculture in the Suhareka municipality.

    The distribution of livestock will continue next week, when the second container for profit farmers is expected to be shared.

    Source Layer: RTKLive

  • Suhareka ndan 63 lopë për fermerët, vitin e ardhshëm planifikohen mbi 100 tjera

    Suhareka ndan 63 lopë për fermerët, vitin e ardhshëm planifikohen mbi 100 tjera

    Komuna e Suharekës ka ndarë subvencione për fermerët, duke u dhuruar nga një lopë, me qëllim të mbështetjes së sektorit të blegtorisë dhe rritjes së prodhimit vendor. Përfituesit e vlerësojnë këtë ndihmë si mundësi të rëndësishme për zgjerimin e tufave të bagëtive dhe zhvillimin e veprimtarisë së tyre ekonomike.

    “Dy i kam pasur, tash edhe një tjetër. E falënderoj komunën. Kam pasur dëshirë t’i shtoj lopët, por nuk kam pasur mundësi. I kam tre studentë në shtëpi dhe nuk kam mundur të ndaj para për studentët dhe për të blerë lopë. Synimi im është që ta rris tufën në pesë lopë”, tha Hedi Jakupi, përfitues.

    “Kjo ndihmë na ndihmon shumë. Fshati ynë ka mbi një mijë shtëpi, por ka shumë pak lopë, ndërsa kërkesa për qumësht është e madhe. Besoj se me rritjen e numrit të lopëve do të rriten edhe të ardhurat. Jemi gjashtë anëtarë të familjes dhe jetojmë nga ky biznes, duke prodhuar qumësht dhe djathë. Prandaj, synojmë ta zgjerojmë veprimtarinë tonë”, theksoi Bardhyl Zyrapi, përfitues.

    Mbështetja për fermerët është realizuar në bashkëpunim me organizatën joqeveritare “Mështjerra”, e cila ka kontribuar në zbatimin e kësaj nisme.

    “Kemi një marrëveshje me organizatën “Mështjerra”. Vitin e kaluar kemi dhuruar 60 krerë lopë, këtë vit do t’i ndajmë 63, ndërsa vitin e ardhshëm mbi 100. Arsyeja kryesore është edhe rritja e çmimit të qumështit dhe djathit. Qëllimi ynë është t’i ndihmojmë sa më shumë bujqit, pasi këto produkte mbeten në vendin tonë dhe konsumohen nga qytetarët tanë”, tha Bali Muharremaj, kryetar i Komunës së Suharekës.

    Ndërkaq, nga Drejtoria e Bujqësisë thonë se projekte të tilla janë të domosdoshme për forcimin e prodhimit vendor dhe uljen e varësisë nga importi i produkteve blegtorale.

    “Duke u konsultuar me fermerët, kemi parë të domosdoshme realizimin e këtij projekti, pasi importi i qumështit dhe i mishit në Kosovë vazhdon të jetë i lartë. Projekte të tilla duhet të mbështeten si nga Qeveria, ashtu edhe nga komunat, në mënyrë që ta forcojmë këtë sektor, i cili ende nuk është mjaftueshëm i zhvilluar në Kosovë”, pohoi Armend Krasniqi, drejtor i Bujqësisë në Komunën e Suharekës.

    Shpërndarja e bagëtive do të vazhdojë edhe javën e ardhshme, kur pritet të ndahet kontingjenti i dytë për fermerët përfitues.

    Burimi: RTKLive

  • Pse disa parfume janë kaq të shtrenjta: Çfarë paguajmë në të vërtetë kur blejmë një aromë?

    Pse disa parfume janë kaq të shtrenjta: Çfarë paguajmë në të vërtetë kur blejmë një aromë?

    Pas një shisheje të vogël mund të fshihen mijëra lule, vite mjeshtërie dhe materiale të çmuara. Por disa çmime marramendëse zbulojnë një histori krejt tjetër

    Disa parfume kushtojnë qindra apo mijëra euro, ndërsa disa shishe të veçanta janë vlerësuar mbi një milion dollarë. Por çfarë e përcakton çmimin: aroma, përbërësit, mjeshtëria apo zbukurimet me diamante?

    Shembujt e publikuar nga Quartz dhe të dhënat e përditësuara të vitit 2026 tregojnë se në botën e parfumerisë luksoze duhet dalluar vlera e aromës nga vlera e shishes, e cila ndonjëherë është një objekt koleksionimi.

    Lëndët e para që kërkojnë miliona lule

    Përbërësit natyrorë mund të jenë jashtëzakonisht të kushtueshëm. Sipas prodhuesit dsm-firmenich, për një kilogram ekstrakt të përqendruar jasemini nevojiten rreth 660 kilogramë lule, afërsisht gjashtë milionë syresh.

    Edhe irisi, trëndafili, druri i sandalit dhe oudi janë përbërës të vlerësuar në parfumerinë luksoze.

    Megjithatë, një përbërës i shtrenjtë nuk e bën automatikisht më të mirë parfumin. Rëndësi kanë cilësia e formulës, ekuilibri i notave dhe mënyra se si aroma zhvillohet në lëkurë.

    Vite pune për një aromë

    Parfumierët duhet të njohin shumë përbërës dhe ndërveprimin e tyre. Sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Aromave (IFRA), formimi i një parfumieri profesionist mund të zgjasë shtatë deri në dhjetë vjet.

    Notat e para, zemra e aromës dhe notat bazë duhet të bashkohen në një kompozim harmonik. Për këtë nevojiten eksperimente, korrigjime dhe përvojë.

    Por çmimi i lartë nuk pasqyron gjithmonë vetëm këtë punë.

    Nga 50 dollarë në mbi një milion: Kur shishja kushton më shumë se parfumi

    Një nga rastet më të njohura është DKNY Golden Delicious. Në vitin 2011, marka bashkëpunoi me argjendarin Martin Katz për një shishe unike të vlerësuar në një milion dollarë, të zbukuruar me diamante dhe gurë të tjerë të çmuar.

    Ndërkohë, versioni i zakonshëm i parfumit shitej për rreth 50 dollarë. Kontrasti tregon se shishja, jo domosdoshmërisht aroma, krijon pjesën dërrmuese të çmimit.

    Edhe më madhështor është Shumukh i The Spirit of Dubai, i prezantuar në vitin 2019 me çmim të shpallur prej 1,295 milionë dollarësh.

    Sipas Guinness World Records, shishja përmban 3.571 diamante dhe, së bashku me bazamentin, arrin 1,97 metra lartësi.

    Ky është çmimi i shpallur për krijimin, jo një shitje e verifikuar publikisht.

    Rekordi i Guinness dhe parfumi me 2.000 diamante

    Guinness World Records regjistron Clive Christian No. 1 Imperial Majesty si parfumin më të shtrenjtë të ofruar komercialisht. Në vitin 2005 u prezantua një edicion prej dhjetë shishesh 500-mililitërshe, me çmim prej 205.000 dollarësh secila, sipas vlerës së asaj kohe.

    Shishet prej kristali Baccarat kishin detaje ari dhe një diamant pesëkaratësh.

    Një tjetër krijim i markës, No. 1 Passant Guardant, përmban mbi 2.000 diamante dhe punime prej ari 24-karatësh. Megjithatë, prodhuesi nuk publikon një çmim të konfirmuar, por e ofron sipas kërkesës.

    Ndërkohë, Morreale Paris pretendon se një krijim Le Monde sur Mesure është shitur në vitin 2018 për mbi 1,5 milion dollarë. Kjo shumë nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

    Po sa kushton një parfum luksoz sot?

    Çmimet marramendëse nuk i përkasin vetëm së kaluarës.

    Në faqen zyrtare amerikane të Louis Vuitton, parfumi The Ultimate Flacon – L’Immensité ka çmim të publikuar prej 18.400 dollarësh.

    Ai përmban një litër parfum në një shishe kristali Baccarat, të dizajnuar nga Marc Newson, e cila paraqitet si objekt artistik.

    A zgjat më shumë parfumi i shtrenjtë?

    Jo domosdoshmërisht. Qëndrueshmëria lidhet me përbërjen, përqendrimin dhe karakteristikat e lëkurës. Një aromë më e përballueshme mund të zgjasë më shumë se një parfum luksoz.

    Prandaj, para blerjes vlejnë më shumë prova në lëkurë dhe përshtatja me shijen personale sesa emri i markës.

    Për disa blerës, shishja është vepër arti; për të tjerët, vlera e vërtetë është vetë aroma.

    Parfumi më i shtrenjtë nuk është domosdoshmërisht zgjedhja më e mirë. Ndonjëherë, ajo që paguajmë nuk është vetëm aroma, por historia, rrallësia dhe prestigji që e shoqërojnë. /Telegrafi/

  • Fotografitë e Rugovës nuk janë larguar, ato vazhdojnë të jenë në Zyrën e Presidentes

    Fotografitë e Rugovës nuk janë larguar, ato vazhdojnë të jenë në Zyrën e Presidentes

    Fotografitë e Rugovës nuk janë larguar, ato vazhdojnë të jenë në Zyrën e Presidentes

    Lidhja Demokratike e Kosovës reagoi gjatë ditës, ndaj siç tha, largimit nga vendet e nderit në Presidencë të fotografisë së presidentit Ibrahim Rugova dhe Deklaratës së Pavarësisë, nga presidentja Justina Shiroka Pula.

    “Lidhja Demokratike e Kosovës e konsideron të papranueshëm vendimin e Presidentes Shiroka-Pula për largimin nga vendet e nderit në Presidencë të fotografisë së Presidentit Ibrahim Rugova dhe të Deklaratës së Pavarësisë, të vendosura përkatësisht nga Presidentja Osmani dhe Presidenti Sejdiu. Presidenca është institucion shtetëror ku nderohen themeluesit e shtetit dhe aktet mbi të cilat është ndërtuar ai. Fotografia e Atit Themelues të Republikës së Kosovës dhe Deklarata e Pavarësisë kanë domethënie historike e shtetërore. Trajtimi i tyre si elemente dekorative që mund të zëvendësohen me vepra arti është i gabuar dhe i papranueshëm”, u tha në reagimin e LDK-së.

    Ndërkohë, Presidentja Justina Shiroka Pula, priti në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, ku nga ato pamje shihet se fotografia e presidentit Ibrahim Rugova ndodhet në ambientet e presidencës.

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me vendosjen e fotografive dhe simboleve në institucionet e Kosovës, duke thënë se historia e vendit nuk mund të ndryshohet përmes ndërrimit të tyre.

    Si dhe, Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me mënyrën e prezantimit dhe respektimit të Deklaratës së Pavarësisë dhe portretit të presidentit historik, Ibrahim Rugova.

    Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se këto dy simbole nuk janë dekor që vendoset apo hiqet sipas shijes së zyrtarëve, por përfaqësojnë themelet mbi të cilat qëndron Republika e Kosovës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Rugova photos have not left, they continue to be in President’s Office

    The Democratic League of Kosovo reacted during the day, so as President Justina Shiroka Pula said, leaving the honourary seats in President Ibrahim Rugova’s presidency of photographs and the Declaration of Independence.

    Kosovo’s Democratic League considers President Shiroka-Pula’s decision to step down from honourary presidency positions of President Ibrahim Rugova’s photograph and the Declaration of Independence, decided by President Osmani and President Sejdiu, respectively. The presidency is the state institution where state founders and the acts upon which it is built are honoured. The photograph of the Founding Father of the Republic of Kosovo and the Declaration of Independence have historical and state significance. Treating them as decorative elements that can be replaced by works of art is wrong and unacceptable, the LDK’s response said.

    Meanwhile, President Justina Shiroka Pula hosted Italy’s ambassador to Kosovo, Maurizio Antonini, where from those images it is seen that President Ibrahim Rugova’s photo is located at the presidency’s venues.

    LDK MP Hykmete Bajrami has reacted to the establishment of photos and symbols in Kosovo institutions, saying the country’s history cannot be changed through their change.

    As well as, former Kosovo Prime Minister Avdullah Hoti has reacted to the manner of presenting and respecting the Declaration of Independence and the portrait of historic President Ibrahim Rugova.

    Through a Facebook post, Hoti has said these two symbols are not decorated or displayed according to the taste of officials, but represent the foundations on which the Republic of Kosovo stands.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Lëndimi e lë Arijon Ibrahimovicin jashtë Gjermanisë U21

    Lëndimi e lë Arijon Ibrahimovicin jashtë Gjermanisë U21

    Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimovic, nuk do të jetë në dispozicion të Gjermanisë U21 për dy ndeshjet miqësore kundër Belgjikës dhe Kroacisë.

    Përzgjedhësi i Gjermanisë U21, Antonio Di Salvo, e ka zëvendësuar 20-vjeçarin me një futbollist tjetër, pasi Ibrahimovic ka pësuar lëndim.

    Ai u zëvendësua në pushimin mes pjesëve në humbjen 5-2 të Augsburgut nga Leipzigu, në ndeshjen e zhvilluar gjatë fundjavës.

    Ibrahimovic është i huazuar te Augsburgu nga Bayern Munichu deri në fund të sezonit. Në shtatë paraqitje në Bundesligë, ai ka realizuar një gol dhe ka dhënë një asistim, ndërsa ka shënuar edhe një herë në Kupën e Gjermanisë.

    Pavarësisht angazhimit të tij me grupmoshat e Gjermanisë, Kosova ende shpreson ta bindë Ibrahimoviqin që në të ardhmen të zgjedhë fanellën e Kombëtaren A.

    Sulmuesi është me prejardhje kosovare dhe përfaqësimi i tij në nivelin senior mbetet një mundësi që do të ishte shumë e rëndësishme për Dardanët.

    Megjithatë, deri më tani nuk ka një vendim të konfirmuar nga futbollisti për të ardhmen e tij ndërkombëtare. /Telegrafi/