Category: Lajme

  • Lëndimi e lë Arijon Ibrahimovicin jashtë Gjermanisë U21

    Lëndimi e lë Arijon Ibrahimovicin jashtë Gjermanisë U21

    Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimovic, nuk do të jetë në dispozicion të Gjermanisë U21 për dy ndeshjet miqësore kundër Belgjikës dhe Kroacisë.

    Përzgjedhësi i Gjermanisë U21, Antonio Di Salvo, e ka zëvendësuar 20-vjeçarin me një futbollist tjetër, pasi Ibrahimovic ka pësuar lëndim.

    Ai u zëvendësua në pushimin mes pjesëve në humbjen 5-2 të Augsburgut nga Leipzigu, në ndeshjen e zhvilluar gjatë fundjavës.

    Ibrahimovic është i huazuar te Augsburgu nga Bayern Munichu deri në fund të sezonit. Në shtatë paraqitje në Bundesligë, ai ka realizuar një gol dhe ka dhënë një asistim, ndërsa ka shënuar edhe një herë në Kupën e Gjermanisë.

    Pavarësisht angazhimit të tij me grupmoshat e Gjermanisë, Kosova ende shpreson ta bindë Ibrahimoviqin që në të ardhmen të zgjedhë fanellën e Kombëtaren A.

    Sulmuesi është me prejardhje kosovare dhe përfaqësimi i tij në nivelin senior mbetet një mundësi që do të ishte shumë e rëndësishme për Dardanët.

    Megjithatë, deri më tani nuk ka një vendim të konfirmuar nga futbollisti për të ardhmen e tij ndërkombëtare. /Telegrafi/

  • Kosova nis përgatitjet - 15 lojtarë në fushë, Enis Rexhepi zhvillon stërvitjen e parë

    Kosova nis përgatitjet – 15 lojtarë në fushë, Enis Rexhepi zhvillon stërvitjen e parë

    Kombëtarja e Kosovës ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni të Ligës së Kombeve, kundër Izraelit dhe Irlandës.

    Dardanët kanë zhvilluar stërvitjen e parë në Kampin Nacional të Federatës së Futbollit të Kosovës në Hajvali, ku kanë marrë pjesë 15 futbollistë.

    Në mesin e tyre ishte edhe Enis Rexhepi i Sttugartit, i cili ka zhvilluar seancën e tij të parë stërvitore me Kombëtaren e Kosovës.

    Kosovo launches preparations &#82/11; 15 players in the field, Enis Rexhepi holds first exercise

    Ndërkohë, Lindrit Kamberi dhe Bleon Kurtulus i janë bashkuar sot ekipit në Kosovë, duke iu vënë në dispozicion përzgjedhësit Franco Foda për përgatitjet e këtyre dy sfidave.

    Pjesa tjetër e futbollistëve ka zhvilluar një seancë rigjeneruese në palestrën e hotelit, ndërsa atmosfera në kamp raportohet të jetë shumë e mirë. Ekipi ka nisur punën me përkushtim për t’u përgatitur sa më mirë për dy përballjet e rëndësishme të nëntorit.

    Fillimisht, Kosova do të përballet me Izraelin të shtunën në Prishtinë, në një ndeshje me rëndësi të veçantë për renditjen në Grupin B3.

    Pas kësaj përballjeje, skuadra e Franco Fodës do të udhëtojë drejt Irlandës, ku tri ditë më vonë do ta zhvillojë ndeshjen e fundit të këtij edicioni. /Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • Kosovo launches preparations &#82/11; 15 players in the field, Enis Rexhepi holds first exercise

    Kosovo launches preparations &#82/11; 15 players in the field, Enis Rexhepi holds first exercise

    Kosovo’s national has started preparations for the last two games of this UN League edition against Israel and Ireland.

    The Dardans have held their first exercise at the National Camp of the Kosovo Football Federation in Hyvali, where 15 football players have participated.

    Among them was Sttugart’s Enis Rexhepi, who has held his first training session with the National of Kosovo.

    Kosovo launches preparations &#82/11; 15 players in the field, Enis Rexhepi holds first exercise

    In the meantime, Lindit Kamberi and Blaon Kurtulus have joined the team in Kosovo today, making it available to selective Franco Foda for preparing these two challenges.

    The rest of the footballers have held a regenerative session in the gym of the hotel, while the atmosphere in the camp is reported to be very good. The team has launched a commitment to prepare the best for the two important November confrontations.

    Initially, Kosovo will face Israel in Pristina on Saturday, in a match of particular importance for ranking in Group B3.

    After this confrontation, Franco Foda’s team will travel to Ireland, where three days later they will hold the last match of this edition. /Telegraphy/

    Standings provided by Sofascore
  • Hyn me ekskavator në kompleksin qeveritar në Kinë, shkatërron ndërtesat për afro një orë

    Hyn me ekskavator në kompleksin qeveritar në Kinë, shkatërron ndërtesat për afro një orë

    Hyn me ekskavator në kompleksin qeveritar në Kinë, shkatërron ndërtesat për afro një orë

    Pamje të pazakonta janë regjistruar në Kinë, ku një burrë ka hyrë me ekskavator në një kompleks zyrash qeveritare, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

    Ngjarja ka ndodhur në Qendrën e Zyrave Qeveritare të Distriktit Fengdong, në provincën Shaanxi, ndërsa incidenti ka zgjatur afro një orë.

    Sipas raportimit të “Al Jazeera”-s, burri ka përdorur ekskavatorin për të goditur hyrjet e ndërtesave, fasadat, dyert prej xhami dhe pjesë të tjera të kompleksit.

    Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë mjetin e rëndë duke lëvizur nëpër hapësirat e institucionit dhe duke shkatërruar gjithçka që i dilte përpara.

    Për shkak të rrezikut, punonjësit dhe qytetarët janë detyruar të evakuohen me urgjencë. Një punonjës ka deklaruar se të pranishmit ishin të frikësuar dhe askush nuk guxoi ta ndalonte burrin.

    Pas afro një ore, në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat speciale të policisë, të cilat kanë arritur ta neutralizojnë atë.

    Sa i përket motivit, një nga pistat e raportuara lidhet me një mosmarrëveshje për kompensimet financiare që dyshohet se u detyroheshin banorëve të fshatrave përreth. Megjithatë, ky pretendim nuk është konfirmuar zyrtarisht.

    Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa deri në raportimet e fundit nuk kishte informacion zyrtar për persona të lënduar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Invasive access to the government complex in China destroys buildings for about an hour

    Unconventional views have been recorded in China, where a man entered an office complex of government officials, causing serious material damage.

    The event took place at the Fengdong District Governing Office Centre in the Shaanxi province, while the incident lasted about an hour.

    According to Al Jazeera’s report, the man used excavator to hit the entrances of buildings, facades, glass doors and other parts of the complex.

    The images spread on social networks show the heavy vehicle moving through the institution’s spaces and destroying everything in its path.

    Because of danger, employees and citizens have been forced to evacuate urgently. An employee has claimed that those present were fearful and no one dared stop the man.

    After about an hour, special police officers were involved at the scene, who have been able to neutralize it.

    In terms of motive, one of the reported tracks relates to a dispute over financial compensation allegedly owed to residents of surrounding villages. However, this claim has not been officially confirmed.

    Police have launched investigations into the full whitelight of the case, while until recent reports, there was no official information for injured persons.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Dardanët nisin përgatitjet

    Dardanët nisin përgatitjet

    Dardanët nisin përgatitjet

    Kosova ka nisur përgatitjet me 15 futbollistë për ndeshjet kundër Izraelit dhe Irlandës që do të luhet të shtunën në “Fadil Vokrri”

    Lojtarët filluan stërvitjenn në Kampin nacional në Hajvali sipas Koha net.

    Në stërvitje të pranishëm në mesin e lojtarëve tjerë janë edhe talenti i Stuttgarit, Enis Rexhepi dhe kapiteni Vedat Muriqi.

    Burimi: Insajderi

  • The Dardans Begin Preparations

    Kosovo has started preparations with 15 football players for matches against Israel and Ireland, to be played on Saturday at Fadil Vokrri

    Players started training at the National Camp in Hyvalya according to Nighttime.

    The talent of Stuttgar, Enis Rexhepi, and Captain Vedat Muriqi is in attendance.

    Source Layer: Insander

  • Presidenca sqaron nëse u largua fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë

    Presidenca sqaron nëse u largua fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë

    Presidenca e Kosovës ka reaguar pas kritikave dhe diskutimeve në opinion publik lidhur me pretendimet për largimin e fotografisë së ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe Deklaratës së Pavarësisë nga hapësirat e këtij institucioni.

    Nga Presidenca kanë mohuar se këto dy elemente janë larguar, duke thënë se të gjitha vazhdojnë të jenë në hapësirat e institucionit.

    “Asgjë nuk është larguar nga zyra e Presidencës. Të gjitha janë aty”, thuhet në përgjigjen e Presidencës për Ekonomia Online.

    Ky sqarim vjen pas reagimeve të shumta, përfshirë ato të përfaqësuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të cilët kanë kundërshtuar atë që e kanë cilësuar si largim të fotografisë së Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë.

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i kishte bërë thirrje presidentes që ta rishikojë vendimin dhe t’i rikthejë ato në vendin e tyre, duke vlerësuar se Rugova dhe Deklarata e Pavarësisë përfaqësojnë themelet e shtetit të Kosovës.

    Burimi: Dukagjini

  • Dënimet e KPM-së, për AGK-në të larta dhe tendencioze (VIDEO)

    Dënimet e KPM-së, për AGK-në të larta dhe tendencioze (VIDEO)

    Dënimet e KPM-së, për AGK-në të larta dhe tendencioze (VIDEO)

    Si mbikëqyrësi i mediave vizive në vend, vendimet i ka të bollshme.

    Këto të fundit, me fuqinë që ka, Komisioni i Pavarur për Media ia drejtoi televizionit Klan Kosova, duke ndërhyrë në emisione dhe edicione informative.

    Sipas kryetarit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), vendimet e tilla janë të paprecedenta.

    Rexha i cilësoi gjobat si shumë të larta, duke veçuar rastin e dytë ndaj Klan Kosovës për një lajm të transmetuar në edicionin qendror informativ.

    Sipas tij, Zyra e KPM-së kishte propozuar shqiptimin e një vërejtjeje, por anëtarët votuan për një gjobë prej 2 mijë eurosh.

    Ai vlerësoi se kjo dëshmon, sipas tij, se qëllimi i këtij bordi është ndëshkimi i mediave.

    Sipas Rexhës, në këto vendime ka ndikim edhe politika.

    Nga AGK-ja u ngritën shqetësime se KPM-ja mund të vazhdojë me dënime të tjera ndaj mediave.

    Në këtë mbledhje të KPM-së, katër pika të tjera që kishin të bënin me Klan Kosovën dhe një me RTV Dukagjinin u kthyen në rishqyrtim.

    Kronika e përgatitur nga gazetarja e Klan Kosova, Sala Gashi:

  • Rasti i Arlindës: Përplasja pozitë-opozitë në mbledhjen e Komisionit (VIDEO)

    Rasti i Arlindës: Përplasja pozitë-opozitë në mbledhjen e Komisionit (VIDEO)

    Rasti i Arlindës: Përplasja pozitë-opozitë në mbledhjen e Komisionit (VIDEO)

    Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt nisi me shumë zhurmë.

    Deputetët anëtarë, përmes përplasjeve të ashpra, u munduan të zhvillonin debatin, i cili ka për detyrë hetimin e veprimeve dhe mosveprimeve institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Gjithçka nisi pasi deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ngriti shqetësime për vonesën në dorëzimin e dokumenteve nga Zyra e Kryeministrit.

    Këto deklarata nxitën reagimin e deputetit të Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, i cili pati një kundërpërgjigje të menjëhershme, ndërsa debati kaloi edhe në akuza personale.

    Rrahmani vazhdoi kritikat ndaj Rrustemit, e për këtë reagoi edhe kolegia e partisë së tij, Adelina Tërshani.

    Në këtë situatë të tensionuar, për shkak të ndjeshmërisë së temës, mbledhja e Komisionit u mbyll për media, ndonëse PDK-ja kërkoi që ajo të vazhdonte të ishte e hapur.

    Kronika e përgatitur nga gazetarja e Klan Kosova, Diellëza Berisha: