Category: Lajme

  • “Nga Kosova në botë” – Mentor Pllana shpalos vizionin e “World Link Tower” për bizneset kosovare

    “Nga Kosova në botë” – Mentor Pllana shpalos vizionin e “World Link Tower” për bizneset kosovare

    World Link Tower synon të jetë më shumë sesa një objekt biznesi në Kosovë.

    Projekti, i prezantuar nga Mentor Pllana, CEO i Pllana Ventures, ka për qëllim lidhjen e bizneseve kosovare me tregjet ndërkombëtare. World Link Towers, InstaBuilt dhe BP Home Investment janë kompani të veçanta në kuadër të grupit Pllana Ventures.

    Përmes World Link Towers synohet krijimi i një ekosistemi global biznesesh, ndërsa InstaBuilt, me sistemin e certifikuar të ndërtimit në dy kontinente, synon transformimin e ndërtimtarisë në industri prodhuese, kalimin drejt materialeve ekologjike dhe prodhimit në fabrika me përfshirjen e të dy gjinive. Të dy projektet bashkohen në një vizion: “Nga Kosova nëpër botë është e mundshme”.

    Sipas Pllanës, ideja që qëndron pas World Link Tower është ndërtimi i një infrastrukture që do t’u shërbejë kompanive kosovare për të zgjeruar aktivitetin e tyre përtej tregut vendor, duke shfrytëzuar përvojën dhe rrjetin ndërkombëtar të krijuar ndër vite nga InstaBuilt.

    “World Link Tower, edhe vetë emri, nënkupton lidhjen me botën, apo ‘Your Link to World’ – lidhja juaj me botën. Qëllimi ynë ka qenë që, pas 26 vitesh veprimtari të suksesshme në tregun e Kosovës dhe realizimit të projekteve në Gjermani, Zvicër, Austri, Belgjikë, Francë dhe Amerikën e Veriut, të ndërtojmë një infrastrukturë që këtë sukses dhe këtë platformë t’ua ofrojmë edhe kompanive të Kosovës”, ka deklaruar Pllana, shkruan Telegrafi.

    Ai ka theksuar se World Link Tower nuk duhet të shihet vetëm si një investim në patundshmëri, por si një ekosistem bashkëpunimi, në të cilin bizneset mund të mësojnë nga modelet e suksesshme dhe të krijojnë mundësi të reja zhvillimi.

    “Qëllimi i World Link Tower nuk është të jetë një objekt më shumë. Është një objekt ku ne mendojmë se, siç thotë shprehja shqipe, ‘ e sheh rrushi rrushin e piqet’. Duam t’u japim kompanive të Kosovës modelin tonë dhe modelin e kompanive të suksesshme, për të dëshmuar se edhe nga Kosova është e mundshme”, është shprehur ai.

    Nga Kosova në tregjet ndërkombëtare

    Pllana ka treguar se projekti tashmë ka mbledhur mbi një mijë punëtorë të sektorit të teknologjisë, ndërsa synimi kryesor mbetet krijimi i kushteve që kompanitë të operojnë nga Kosova dhe t’u ofrojnë shërbime e produkte tregjeve ndërkombëtare.

    “Vizioni i World Link Tower është i thjeshtë, prej Kosovës nëpër botë është e mundshme. Edhe misioni është shumë i thjeshtë: bashkëpunim, inovacion dhe globalizim”, ka theksuar Pllana.

    Në kuadër të këtij vizioni, ai ka përmendur edhe organizimin e ngjarjes “Green Finance Day”, e cila kishte për qëllim bashkimin e partnerëve, blerësve, bankave dhe drejtuesve të kompanive.

    Sipas tij, në këtë organizim morën pjesë mbi 170 persona, përfshirë më shumë se 50 drejtues ekzekutivë, të cilët u njohën me vizionin dhe mundësitë që ofron World Link Tower.

    Një tjetër element i rëndësishëm i projektit, sipas Pllanës, është efikasiteti energjetik. Ai ka deklaruar se objekti është projektuar sipas konceptit të ndërtimit të gjelbër, me efikasitet energjetik 69 për qind më të mirë krahasuar me objektet e ndërtuara në Kosovë.

    Vizioni për zgjerimin në Berlin dhe Teksas

    Ambiciet e InstaBuilt për World Link Tower nuk kufizohen vetëm në Kosovë.

    Pllana ka bërë të ditur se kompania synon ta zhvillojë këtë koncept edhe në Berlin të Gjermanisë dhe në Austin të Teksasit, me qëllim krijimin e një ekosistemi ndërkombëtar ku kompanitë dhe partnerët nga Kosova, Evropa dhe Amerika mund të bashkëpunojnë.

    “Ideja jonë është që World Link Tower të mos ndërtohet vetëm në Kosovë, por edhe në Berlin dhe Austin, Teksas, në mënyrë që kompanitë e Kosovës, partnerët e Evropës dhe partnerët e Amerikës të operojnë në një ekosistem dhe t’ia ofrojmë botës ofertën që ekziston nga Kosova”, ka deklaruar ai, shkruan Telegrafi.

    Në këtë drejtim, Pllana e sheh diasporën si një pjesë të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe të zgjerimit ndërkombëtar të bizneseve.

    Ai ka përmendur shembuj të kompanive të lidhura me diasporën që operojnë në Kosovë dhe në tregje të tjera, si dhe kompaninë Frutex, e cila prodhon në Suharekë dhe eksporton në 30 shtete të botës.

    Sipas tij, World Link Tower synon t’u ofrojë bizneseve një platformë me infrastrukturë dhe prani ligjore e tatimore në disa tregje, duke krijuar mundësi që kompanitë të zhvillojnë aktivitetin e tyre në Kosovë dhe të konkurrojnë ndërkombëtarisht.

    Bashkëpunimi mes akademisë, industrisë dhe shtetit është çelësi

    Duke folur për perspektivën ekonomike të Kosovës, Pllana është shprehur optimist për vitet e ardhshme, veçanërisht për periudhën 2027-2030, të cilën e sheh si mundësi për zhvillimin e infrastrukturës dhe të bizneseve.

    Ai u ka bërë thirrje investitorëve nga diaspora që të investojnë në Kosovë dhe prej këtu të zhvillojnë bizneset e tyre në tregjet botërore.

    “Bizneset dhe investitorët nga diaspora duhet të vijnë në Kosovë, ta ndërtojnë biznesin në Kosovë dhe prej Kosovës të dalin nëpër botë. Bizneset që janë në Kosovë duhet të punojnë fuqishëm dhe të ndërtojnë ide, sepse është e mundshme prej Kosovës nëpër botë”, ka thënë ai.

    Për realizimin e këtij vizioni, Pllana konsideron të domosdoshëm bashkëpunimin ndërmjet tri shtyllave kryesore: institucioneve shtetërore, bizneseve dhe akademisë.

    “Krejt çfarë na duhet është bashkëpunimi mes akademisë, industrisë dhe shtetit. Shteti i bën punët e veta, bizneset i bëjnë punët e veta dhe akademia, studentët, e bëjnë punën e tyre të studimit. Këto të tria duhet të bëhen bashkë dhe të dalim nëpër botë”, ka përfunduar Pllana.

    Sipas tij, InstaBuilt synon ta përfundojë projektin World Link Tower deri në fund të vitit 2027, ndërsa objekti pritet të jetë plotësisht funksional në fund të vitit 2028. /Telegrafi/.



  • Theret me thikë një person në Durrës, mollë sherri një vend parkimi

    Theret me thikë një person në Durrës, mollë sherri një vend parkimi

    Theret me thikë një person në Durrës, mollë sherri një vend parkimi

    Një konflikt i nisur për një vend parkimi ka përfunduar me plagosjen e një 33-vjeçari mbrëmjen e kaluar në zonën e Plazhit, në Durrës.

    Sipas Policisë, përplasja ka ndodhur mes të plagosurit dhe dy personave të moshës 34 dhe 35-vjeçare, pas një mosmarrëveshjeje për vendparkimin.

    Gjatë konfliktit, njëri nga dy të dyshuarit dyshohet se e ka goditur me thikë 33-vjeçarin, i cili ka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spital.

    Pas ngjarjes, dy të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjet.

    Policia ka bërë të ditur se po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • A person in Durres stabs, rasps a parking lot

    A conflict launched for a parking lot has ended with the injuries of a 33-year-old last evening in the beach area in Durres.

    According to police, the clash has occurred between the wounded and two people aged 34 and 35, following a dispute over the opening.

    During the conflict, one of the two suspects allegedly stabbed the 33-year-old, who has suffered minor injuries and has been sent to hospital for medical treatment.

    After the event, the two suspects have left the site of the vehicle scene.

    Police have announced they are working on their identification and capture.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Araujo, Mastantuono, Frattesi dhe shtatë lojtarë tjerë që po shkëlqejnë si huazime këtë sezon

    Araujo, Mastantuono, Frattesi dhe shtatë lojtarë tjerë që po shkëlqejnë si huazime këtë sezon

    Një marrëveshje huazimi shpesh mund të jetë një shpëtim për një futbollist që nuk ka kohë loje ose për një klub me buxhet të kufizuar. Jo të gjitha historitë e tilla përfundojnë me sukses, por sot do të shohim shembujt më të mirë nga pjesa hapëse e këtij sezoni në ligat kryesore të Evropës.

    Megjithatë, huazimet nuk janë aspak po aq të njohura në të gjitha ligat. Serie A është liderja e padiskutueshme për numrin e lojtarëve të huazuar, me 87 futbollistë. Shifrat në ligat e tjera janë pothuajse gjysma e kësaj shifre. Dhe klubet e Ligës Premier nuk e përdorin fare aktivisht këtë opsion: ka 48 lojtarë të huazuar në Ligue 1, 47 në La Liga , 30 në Bundesliga dhe vetëm 18 në Ligën Premier.

    10 lojtarët tanë më të mirë të huazuar të sezonit 2026/27 deri më tani duken kështu.

    10. Jonathan David (Juventus – Atletico Madrid)

    Shumë klube donin të nënshkruanin me sulmuesin kanadez pas periudhës së tij të suksesshme te Lille, por ai përfundimisht përfundoi te Juventusi. David dështoi të vendosej si një titullar i rregullt për Zonjën e Vjetër dhe talenti i tij në shënimin e golave e braktisi.

    Megjithatë, lajmi i mirë për sulmuesin, ishte se Atletico dhe Juventus kishin prej kohësh një marrëdhënie të mirë, kështu që atij iu dha një shans për të provuar veten në La Liga. Sidomos pasi Julian Alvarez nuk ishte gati të luante për klubin e Madridit në fillim të sezonit.

    Davidi mbetet një lojtar me rotacion për Atleticon, por ai tashmë ka tre gola dhe dy asistime në gjashtë ndeshje të La Ligës. Për kanadezin, ky është një rezultat i jashtëzakonshëm krahasuar me performancat e tij për Juventusin. Në shtator, ai ishte madje në garë për çmimin e Lojtarit të Muajit të La Ligës, por humbi votimin ndaj Raphinhas.

    Goli i tij kundër Real Madridit ishte veçanërisht i rëndësishëm.

    Atletico tani është i hapur për të nënshkruar me lojtarin përgjithmonë. Çmimi i kërkuar nuk është aspak astronomik – vetëm 25 milionë euro.

    9. Guglielmo Vicario (Tottenham – Juventus)

    Klubi i Torinos huazoi dy lojtarë nga skuadra londineze këtë verë. Pape Matar Sarr iu bashkua mesfushës, ndërsa Vicario zuri vendin e tij në portë. Sa i përket mesfushorit senegalez, ai ka kaluar dy ndeshje radhazi pa u paraqitur për Juven që nga humbja ndaj Genoas dhe ende nuk është bërë titullar i rregullt.

    Vicario, nga ana tjetër, është ambientuar shumë mirë te Juve. Ai aktualisht ka katër ndeshje pa pësuar gol. Në ligën italiane, vetëm ai, Elia Caprile i Cagliarit dhe Christos Mandas i Lazios kanë mbajtur kaq shumë portën e paprekur.

    Klubi tashmë po shqyrton mundësinë e ofrimit të një kontrate të përhershme për 30-vjeçarin.

    Sipas Nicolo Schirës, skuadra nga Torino po përgatit një ofertë për të nënshkruar me Vicarion për 8 milionë euro plus 2 milionë euro të tjera në bonuse.

    8. Franco Mastantuono (Real Madrid – Fiorentina)

    Me mbërritjen e Yan Diomande te Real Madrid, mundësitë në Bernabeu u bënë shumë të kufizuara për argjentinasin e ri, kështu që ai u huazua në Firence, ku futbollistët si Mastantuonos janë vlerësuar gjithmonë. Franco ra dakord për një kontratë njëvjeçare me Violën dhe, deri më tani, mund të jetë i kënaqur me besimin që po tregohet tek ai.

    Kundër Venezias, ai u bë futbollisti më i ri argjentinas në histori që shënon një tregolësh në pesë ligat kryesore të Evropës. Rekordi i mëparshëm i përkiste Lionel Messit, i cili shënoi tre gola kundër Real Madridit në vitin 2007.

    Mastantuono u bë futbollisti i dytë më i ri që shënoi të paktën katër gola në 10 ndeshjet e tij të para në Serie A në epokën fitores me tre pikë. Ai ishte 19 vjeç e 80 ditë kur arriti këtë moment historik – të njëjtën moshë sa kishte qenë Mohamed Kallon. Vetëm Alexandre Pato ishte më i ri se ata.

    Mastantuono gjithashtu ka fituar më shumë duele se çdo lojtar tjetër i Serie A këtë sezon.

    7. Zachary Athekame (AC Milan – Lyon)

    Në një ligë ku luan Achraf Hakimi, është shumë e vështirë të pretendosh se je mbrojtësi i djathtë më i mirë, por lojtari zviceran po përpiqet t’i afrohet këtij niveli.

    Athekame ka filluar të luajë për Lyon sikur të kishte kaluar disa sezone me ekipin. Ainsley Maitland-Niles luajti në këtë pozicion në sezonet e mëparshme, por tani ai mezi përmendet.

    Me pesë kontribute në gola – dy gola dhe tre asistime – në shtatë xhirot e para të sezonit të ligës, Athekame u bë mbrojtësi i parë në shekullin e 21-të që arriti atë shifër në fillim të një sezoni në ligën e parë franceze.

    Këtë vjeshtë, lojtari debutoi me ekipin kombëtar dhe dha dy asistime kundër Maqedonisë së Veriut në ndeshjen e tij të parë. Milani po mendon seriozisht ta rikthejë atë nga Lyoni që në dimër, në vend që të presë deri në fund të sezonit.

    6. Christopher Nkunku (AC Milan – RB Leipzig)

    Pas disa vitesh të vështira te Chelsea dhe Milan, Nkunku më në fund është rikthyer te Leipzig. Ai tani është 29 vjeç, por po dëshmon se është ende shumë herët për ta harruar.

    Në 11 ndeshje për klubin gjerman në të gjitha garat, francezi ka regjistruar nëntë kontribute në gola – pesë gola dhe katër asistime, pavarësisht se mungoi dy javë për shkak të një dëmtimi.

    Nkunku është renditur në tetë lojtarët më produktivë në pesë ligat kryesore të Evropës për kontributet në gola për 90 minuta, me 1.40. Ai është përpara edhe Fermin Lopez dhe Donyell Malen në këtë renditje.

    Ruben Amorim nuk e shihte vendin e francezit në projektin e tij, kështu që klubi gjerman tani ka mundësinë ta blejë lojtarin. Megjithatë, shuma e transferimit këtë verë mund të arrijë në 35 milionë euro.

    5. Ronald Araujo (Barcelona – Liverpool)

    I lënë pas dore te Barcelona, uruguaiani u nis për në Angli për të ringjallur karrierën e tij dhe deri më tani po ia del mbanë. Në ekipin e Andoni Iraolas, ai ka luajtur kryesisht në pozicionin e mbrojtësit të djathtë, por Ronald Araujo po e përballon këtë rol në mënyrë brilante dhe po përfshihet aktivisht edhe në sulme. Ai tashmë ka dy gola dhe një asistim.

    Në tetor, ai u emërua Lojtari i Muajit i Liverpoolit. “A do të qëndroj? Jam shumë i lumtur që jam këtu. Edhe familja ime është e lumtur. Por është ende pak herët për të folur për këto gjëra. Njerëzit këtu janë më emocionalë. Kur ecën nëpër rrugë, shkon në qendër të qytetit të Liverpoolit ose viziton një restorant, mund ta ndjesh. Por është e mrekullueshme”, thotë lojtari.

    Marrëveshja e huazimit është e vlefshme deri në fund të sezonit 2026/27 dhe përfshin një opsion blerjeje për afërsisht 55 milionë euro.

    Megjithatë, të dy klubet mund të përfundojnë një transferim të përhershëm që në dimër. Barcelona ka nevojë për para për një qendërmbrojtës të ri, ndërsa Reds janë të lumtur që më në fund e zyrtarizuan një futbollist i cili gradualisht po bëhet një nga liderët e ekipit.

    4. Davide Frattesi (Inter – Lazio)

    Lazio i Rino Gattusos ka befasuar vërtet shumë njerëz me nisjen e shkëlqyer të këtij sezoni. Ka kaluar shumë kohë që kur e kemi parë klubin e Romës kaq lart në tabelë. Një nga ata që ndihmoi ekipin të bënte një nisje të suksesshme ishte Frattesi, të cilin “Shqiponjat” e nënshkruan me huazim nga Interi këtë verë.

    Sipas Fabrizio Romano, tarifa e huazimit ishte 5 milionë euro. Marrëveshja përfshin një opsion blerjeje për 10 milionë euro, si dhe një pjesë prej 50% të çdo tarife transferimi të ardhshëm për Interin. Fillimisht, Nerazzurrët këmbëngulën në një detyrim blerjeje për 14 milionë euro dhe një tarifë huazimi prej 1 milion eurosh.

    “Ai është një lojtar kyç, por ne bëjmë diferencën duke sulmuar vijën mbrojtëse, dhe nuk ka të bëjë vetëm me të. Ai kalon pa u vënë re dhe nuk është rastësi që shënon të gjitha këto gola”, vëren Gattuso.

    Vetë Frattesi është gjithashtu i kënaqur që po punon me një trajner që ia ka rikthyer besimin në vetvete: “Nuk ia them kurrë këtë, por Gattuso më shpëtoi fjalë për fjalë. Ai vetë e di sa e rëndësishme është që një futbollist të ndiejë besimin e trajnerit. Kjo ishte pikërisht ajo që më mungonte për t’u rikthyer në nivelin tim të zakonshëm”.

    Në 11 ndeshje të Serie A, Frattesi ka shënuar katër gola. Davide u bë vetëm futbollisti i dytë që nga sezoni 1994/95 që shënon në secilën nga tre ndeshjet e tij të para në ligë për Lazion. Më parë, vetëm Mauro Zarate e kishte arritur këtë, në sezonin 2008/09.

    Davide gjithashtu ka rifituar vendin e tij në skuadrën e Italisë dhe ka shënuar kundër Francës. Duket sikur Frattesi më në fund e ka gjetur ekipin e tij.

    3. Antonio Raimondo (Bologna – Frosinone)

    Ekipi i Massimiliano Alvinit ka befasuar jo vetëm Italinë, por të gjithë Evropën me futbollin e tyre emocionues në fillim të sezonit. Ata aktualisht janë të gjashtit, madje përpara Juventusit, ndërsa 22-vjeçari Raimondo është golashënuesi i tretë më i mirë në ligë. Italiani ka shënuar tashmë nëntë gola dhe ka dhënë një asistim.

    Lojtari pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës në fillim të nëntorit dhe nuk do të luajë më këtë vit. Megjithatë, ai kishte tërhequr tashmë vëmendjen e shumë klubeve kryesore. Frosinone është klubi i katërt që Antonio i është bashkuar në formë huazimi nga Bologna. Ndërkohë, vetë klubi Rossoblu ka huazuar Artem Dovbyk dhe Samuel Mbangula.

    Përpara lëndimit të tij, Raimondo pati kohë të linte një përshtypje mbresëlënëse, duke përfshirë një tregolësh të shkëlqyer kundër Sassuolos.

    Është mjaft e mundur që do ta kishim parë në skuadrën e Italisë nëse nuk do të kishte qenë për shkak të dëmtimit. Për fat të mirë për Bolognën, klubi pati largpamësinë për t’ia zgjatur kontratën deri më 30 qershor 2028 gjatë verës.

    2.Yassir Zabiri (Rennes – Racing Santander)

    Një tjetër marrëveshje huazimi që ka qenë një objektiv absolut, megjithëse klubi spanjoll nuk ka mundësi ta blejë lojtarin më pas. Zabiri është renditur në tre debutuesit më të mirë në La Liga të shekullit të 21-të për gola pas 12 ndeshjeve të para të ekipit të tyre në ligë.

    Marokeni ka shënuar tashmë nëntë gola. Vetëm Robert Leëandoëski, me 13 gola në sezonin 2022/23, dhe Jude Bellingham, me 10 në sezonin 2023/24, kanë shënuar më shumë në këtë fazë të sezonit. Ata tashmë mund të jenë duke i fërkuar duart në Francë.

    Me nëntë gola, ai aktualisht është vetëm pas Raphinha, Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal në listën e golashënuesve të këtij sezoni.

    Në dimër, Rennes pagoi më shumë se 12 milionë euro për lojtarin, i cili ishte bërë kampion bote për U-20. Por skuadra kishte tashmë lojtarë për të shënuar gola edhe pa të: Esteban Lepaul dhe Breel Embolo e lanë të riun pa asnjë shans për kohë të rregullt loje. Klauzola e lirimit të lojtarit tejkalon 20 milionë euro dhe klubet e Ligës Premier tashmë po i kushtojnë shumë para. Aston Villa dhe Neëcastle janë përmendur midis pretendentëve, ndërsa Arsenal, Manchester United, Leeds dhe Ipsëich janë gjithashtu të interesuar.

    1.Niclas Fullkrug (West Ham – Werder Bremen)

    33-vjeçari ka kontratë me “Çekanët” deri në vitin 2028, por këtë verë ai u transferua në formë huazimi te Bremen, ku shijoi sezonet e tij më të mira. Dhe rikthimi ka rezultuar shumë i suksesshëm për Werderin.

    Në 11 ndeshjet e tij të para që nga rikthimi, sulmuesi 33-vjeçar ka shënuar 12 gola – nëntë në ligë dhe tre në Kupën e Gjermanisë. Kjo është më shumë sesa ai shënoi në dy sezonet e mëparshme te West Ham dhe Milan së bashku, kur ai arriti të shënonte vetëm katër gola.

    Fullkrug shënoi në tetë ndeshje radhazi – një rekord në Bundesligë për Werderin. Me nëntë gola, ai kryeson listën e golashënuesve në Gjermani, madje edhe përpara Harry Kane. Performancat e tij kanë lënë mbresa edhe te Jurgen Klopp, i cili e riktheu sulmuesin në ekipin kombëtar.

    Werder tashmë po planifikon ta blejë lojtarin ndërsa West Ham luan në Championship dhe gjermani ka ende dy vjet të mbetura në kontratën e tij.

    /Telegrafi/

  • Studentët refuzojnë ftesën e rektorit për dialog

    Studentët refuzojnë ftesën e rektorit për dialog

    Studentët refuzojnë ftesën e rektorit për dialog

    Parlamenti Studentor ka nisur protestën para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, pas pakënaqësive të shprehura lidhur me mënyrën e komunikimit të rektorit Arben Hajrullahu.

    Studentët pretendojnë se rektori i ka kërcënuar përmes një emaili, gjë që ka nxitur reagimin e tyre dhe organizimin e protestës.

    Gjatë së enjtes, protestuesit janë mbledhur para Rektoratit, ku më pas ka dalë edhe rektori Hajrullahu, i cili i ka ftuar në takim për të diskutuar dhe për të gjetur një zgjidhje përmes dialogut.

    Megjithatë, studentët kanë refuzuar ta pranojnë ftesën, duke kërkuar fillimisht kërkimfalje për atë që e konsiderojnë kërcënim dhe për krahasimin që, sipas tyre, rektori ua ka bërë.

    “Kërkona njëherë falje, na ke krahasu me regjim serb”, kanë reaguar studentët.

    Në anën tjetër, Hajrullahu ka deklaruar se dyert e Rektoratit janë gjithmonë të hapura për studentët.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Students reject sector invitation for dialogue

    The Student Parliament has started the protest before Pristina University Rectorate éhasan Pristina, following the expressed discontent over the approach of the sector’s communication to Arben Hajrullahu.

    Students claim that the reactor threatened them through an email, which has prompted their response and protest organisation.

    During Thursday, protesters gathered in front of the reactor, where Rector Hajrullahu later emerged, who has invited them to the meeting to discuss and find a solution through dialogue.

    However, the students have refused to accept the invitation, initially asking for an apology for what they consider to be a threat, and for the comparison the reactor has given them.

    Give us an apology once, compared to the Serbian regime, the students have reacted.

    On the other hand, Hajrullahu has declared that the capital doors are always open to students.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Një muaj prapa grilave përfundojnë dy të dyshuarit për grabitjet e armatosura në argjendaritë në Gjakovë

    Një muaj prapa grilave përfundojnë dy të dyshuarit për grabitjet e armatosura në argjendaritë në Gjakovë

    Një muaj prapa grilave përfundojnë dy të dyshuarit për grabitjet e armatosura në argjendaritë në Gjakovë

    Dy të dyshuarit për grabitjen e armatosur të dy argjendarive në Gjakovë kanë përfunduar një muaj prapa grilave, pasi Gjykata Themelore në Gjakovë ua kishte caktuar këtë masë të sigurisë nën dyshimin për veprat penale “Grabitja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

    Bëhet fjalë për dy grabitjet e kryera më 5 dhe 16 nëntor në argjendaritë “Xhintoni” dhe “Balt Simoni”, në Gjakovë, gjatë të cilave, sipas Prokurorisë, të dyshuarit kishin vepruar të maskuar dhe të armatosur.

    Sipas kërkesës së Prokurorisë, në rastin e parë, më 5 nëntor, rreth orës 17:15, në argjendarinë “Xhintoni”, në rrugën “Nënë Tereza”, Arbenit Ukaj dhe Lirim Istrefaj dyshohet se kishin vepruar të maskuar dhe të armatosur.

    Ata dyshohet se kishin marrë me qira një veturë “VW Passat” në Deçan, së cilës ia kishin vendosur targat e vjedhura. Pas vëzhgimit të lokalit, Arbenit Ukaj, i armatosur me armë automatike, dyshohet se kishte kërcënuar pronarin N.P. dhe nënën e tij, ndërsa Lirim Istrefaj, me çekan, kishte thyer vitrinat dhe kishte marrë stoli ari në vlerë prej 27 mijë eurosh, si dhe 1 mijë e 600 euro nga pazari ditor.

    Grabitja e dytë kishte ndodhur më 16 nëntor, rreth orës 16:56, në argjendarinë “Balt Simoni”, në rrugën “Sylejman Hadum Aga”.

    Sipas Prokurorisë, të dyshuarit kishin marrë me qira një veturë “VW Golf VII” në Pejë, së cilës i kishin vendosur targa të vjedhura. Gjatë grabitjes, Arbenit Ukaj dyshohet se kishte kërcënuar me armë pronarin M.S. dhe familjarët e tij, ndërsa Lirim Istrefaj kishte thyer xhamat me çekan dhe kishte marrë stoli ari nga sirtarët.

    Në momentin kur një person, Sh.V., kishte tentuar të ndërhynte, Arbenit Ukaj dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri, duke e plagosur atë në këmbën e djathtë.

    Dy ditë pas grabitjes së dytë, të dyshuarit ishin arrestuar. Gjatë bastisjeve në Deçan, Policia kishte gjetur dhe sekuestruar para të gatshme, ari, një veturë “Golf 7”, armë zjarri dhe prova të tjera materiale.

    Ndërkohë, gjatë hetimeve ishte gjetur edhe arma e gjatë me të cilën dyshohet se ishte plagosur personi gjatë grabitjes së argjendarisë “Balt Simoni”. Arma ishte fshehur në një shtëpi të pabanuar.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • A month behind bars end two armed robbery suspects in silversmithies in Gjakova

    The two suspects for the armed robbery of two silversmiths in Gjakova have ended a month behind bars, after the Constitutional Court in Gjakova had imposed this measure of security under suspicion of criminal acts APUabitja and possession, control or unauthorized possession of weapons.

    It’s about the two robberys committed on November 5th and 16th in the silversmiths Johnton’s and Balt Simonie, in Gjakova, during which, according to the prosecution, suspects had acted in disguise and armed acts.

    At the prosecution’s request, on November 5th, around 17:15, in the silversmithy éintonı, on Mother Teresa Street, Arbenit Ukaj and Istrefaj Freedom allegedly acted in disguise and armed action.

    They allegedly rented a car. VW The pasta in Decan, who had stolen plates. Following the local surveillance, Arben Ukaj, armed with automatic weapons, allegedly threatened the N.P. owner. and his mother, while Freedom Istrefay, with a hammer, had broken the windows and taken gold ornaments worth 27 thousand euros, as well as 1,000 and 600 euros from the daily market.

    The second robbery took place on November 16, about 16:56, at the silversmith Balt Simonião Street. Sylejman Hadum Agaé.

    According to the prosecution, the suspects had rented a car. VW Golf VIDE in Pec, to whom he had stolen license plates. During the robbery, Arben Ukaj allegedly threatened the owner of the M.S. and his family had broken glass with a hammer and taken gold from his drawers.

    The moment a person, U.V., had attempted to intervene, Arben Ukaj allegedly fired a gun, wounding him in the right leg.

    Two days after the second robbery, the suspects were arrested. During the raids in Decani, police had found and seized cash, gold, a car APUof 750, firearms and other material evidence.

    In the meantime, the long – standing weapon allegedly wounded the man during the silver robbery was also found during the investigation. The gun was hidden in an uninhabited house.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Shiroka-Pula: Të drejtat e njeriut nuk mjafton të garantohen me ligj, ato duhet të mbrohen

    Shiroka-Pula: Të drejtat e njeriut nuk mjafton të garantohen me ligj, ato duhet të mbrohen

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, në shënimin e 26-vjetorit të themelimit të Institucionit të Avokatit të Popullit, ka thënë se të drejtat e njeriut nuk mjafton vetëm të garantohen me ligj, por duhet të mbrohen në çdo rast.

    Burimi: Dukagjini

  • Një muaj prapa grilave përfundojnë dy të dyshuarit për grabitjet e armatosura në argjendaritë në Gjakovë

    Një muaj prapa grilave dy të dyshuarve për grabitjet e armatosura në argjendaritë në Gjakovë

    Një muaj prapa grilave përfundojnë dy të dyshuarit për grabitjet e armatosura në argjendaritë në Gjakovë

    Dy të dyshuarit për grabitjen e armatosur të dy argjendarive në Gjakovë kanë përfunduar një muaj prapa grilave, pasi Gjykata Themelore në Gjakovë ua kishte caktuar këtë masë të sigurisë nën dyshimin për veprat penale “Grabitja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

    Bëhet fjalë për dy grabitjet e kryera më 5 dhe 16 nëntor në argjendaritë “Xhintoni” dhe “Balt Simoni”, në Gjakovë, gjatë të cilave, sipas Prokurorisë, të dyshuarit kishin vepruar të maskuar dhe të armatosur.

    Sipas kërkesës së Prokurorisë, në rastin e parë, më 5 nëntor, rreth orës 17:15, në argjendarinë “Xhintoni”, në rrugën “Nënë Tereza”, Arbenit Ukaj dhe Lirim Istrefaj dyshohet se kishin vepruar të maskuar dhe të armatosur.

    Ata dyshohet se kishin marrë me qira një veturë “VW Passat” në Deçan, së cilës ia kishin vendosur targat e vjedhura. Pas vëzhgimit të lokalit, Arbenit Ukaj, i armatosur me armë automatike, dyshohet se kishte kërcënuar pronarin N.P. dhe nënën e tij, ndërsa Lirim Istrefaj, me çekan, kishte thyer vitrinat dhe kishte marrë stoli ari në vlerë prej 27 mijë eurosh, si dhe 1 mijë e 600 euro nga pazari ditor.

    Grabitja e dytë kishte ndodhur më 16 nëntor, rreth orës 16:56, në argjendarinë “Balt Simoni”, në rrugën “Sylejman Hadum Aga”.

    Sipas Prokurorisë, të dyshuarit kishin marrë me qira një veturë “VW Golf VII” në Pejë, së cilës i kishin vendosur targa të vjedhura. Gjatë grabitjes, Arbenit Ukaj dyshohet se kishte kërcënuar me armë pronarin M.S. dhe familjarët e tij, ndërsa Lirim Istrefaj kishte thyer xhamat me çekan dhe kishte marrë stoli ari nga sirtarët.

    Në momentin kur një person, Sh.V., kishte tentuar të ndërhynte, Arbenit Ukaj dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri, duke e plagosur atë në këmbën e djathtë.

    Dy ditë pas grabitjes së dytë, të dyshuarit ishin arrestuar. Gjatë bastisjeve në Deçan, Policia kishte gjetur dhe sekuestruar para të gatshme, ari, një veturë “Golf 7”, armë zjarri dhe prova të tjera materiale.

    Ndërkohë, gjatë hetimeve ishte gjetur edhe arma e gjatë me të cilën dyshohet se ishte plagosur personi gjatë grabitjes së argjendarisë “Balt Simoni”. Arma ishte fshehur në një shtëpi të pabanuar.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali