Category: Lajme

  • Presidentja Shiroka Pula priti në takim Shefin e EULEX-it, Antero Lopes

    Presidentja Shiroka Pula priti në takim Shefin e EULEX-it, Antero Lopes

    Presidentja Shiroka Pula priti në takim Shefin e EULEX-it, Antero Lopes

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes.

    Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për forcimin e rendit dhe ligjit, funksionimin e institucioneve dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.

    Ajo theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për sundimin e ligjit, pavarësinë dhe profesionalizmin e institucioneve të drejtësisë, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore.

    Burimi: Insajderi

  • President Shiroka Pula hosted EULEX Chief Antero Lopes at meeting

    Republic of Kosovo President Justina Shiroka Pula hosted the European Union’s Mission Chief for Rule of Law in Kosovo ( EULEX, Antero Lopes.

    President Shiroka Pula stressed the importance of co-operation with international partners for strengthening the rule and law, functioning of institutions and ensuring security for all citizens.

    She stressed the devotion of institutions of the Republic of Kosovo to rule of law, independence and professionalism of justice institutions, as well as protection of fundamental rights and freedoms.

    Source Layer: Insander

  • Kosova mbetet pa një titullar për ndeshjet e nëntorit

    Kosova mbetet pa një titullar për ndeshjet e nëntorit

    Kosova mbetet pa një titullar për ndeshjet e nëntorit

    Qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova është liruar sot nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës, njofton Federata e Futbollit të Kosovës.

    Pavarësisht dëshirës së madhe të lojtarit për të qenë në dispozicion të ekipit, ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar se ai nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë ekipin në dy ndeshjet e radhës kundër Izraelit dhe Irlandës, në kuadër të Ligës së Kombeve.

    Burimi: Insajderi

  • Kosovo remains without title for November matches

    Centrekeeper Lumbardh Dellova has been released today from the gathering of the National of Kosovo, the Kosovo Football Federation reports.

    Despite the player’s strong desire to be available to the team, medical examinations have confirmed that he will not be able to assist the team in the next two matches against Israel and Ireland under the League of Nations.

    Source Layer: Insander

  • Shiroka Pula pret në takim shefin e EULEX-it, diskutojnë për sundimin e ligjit

    Shiroka Pula pret në takim shefin e EULEX-it, diskutojnë për sundimin e ligjit

    Shiroka Pula pret në takim shefin e EULEX-it, diskutojnë për sundimin e ligjit

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes.

    Sipas njoftimit, presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për forcimin e rendit dhe ligjit, funksionimin e institucioneve dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.

    Ajo theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për sundimin e ligjit, pavarësinë dhe profesionalizmin e institucioneve të drejtësisë, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore. /Klankosova.tv

  • Përfundojnë pas katër orësh bisedimet trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe Amerikës

    Përfundojnë pas katër orësh bisedimet trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe Amerikës

    Përfundojnë pas katër orësh bisedimet trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe Amerikës

    Bisedimet trepalëshe midis Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara u hapën të martën në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa Uashingtoni bëri një tjetër përpjekje për t’i dhënë fund luftës që pasoi pushtimin e plotë të fqinjit të saj nga Moska gati pesë vjet më parë.

    Seanca dy-ditore në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi, ishte takimi i parë i tillë që nga shkurti.

    Rusia e sheh NATO-n si një kërcënim dhe Ukraina dëshiron të parandalojë pushtimet e ardhshme ruse, raporton Associated Press, transmeton Klankosovoa.tv.

    Dita e parë e bisedimeve përfundoi pas gati katër orësh, tha agjencia e lajmeve RIA Novosti.

    Ato pritet të rifillojnë të mërkurën, sipas zyrës së shtypit të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Ukrainës.

  • Nis renovimi i ambulantës në Shkabaj të Prishtinës, përfshihen edhe oborri dhe hapësirat e brendshme

    Nis renovimi i ambulantës në Shkabaj të Prishtinës, përfshihen edhe oborri dhe hapësirat e brendshme

    Ka nisur renovimi i ambulantës në lagjen Shkabaj të Prishtinës, me qëllim të përmirësimit të kushteve për pacientët dhe personelin shëndetësor.

    Sipas një njoftimi të publikuar nga përfaqësues të kësaj lagjeje, projekti është iniciuar në bashkëpunim me drejtorin e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi.

    Fillimisht, si ndërhyrje urgjente është realizuar instalimi i kondicionerëve, të cilët mundësojnë freskimin e ambienteve gjatë verës dhe ngrohjen gjatë dimrit.

    Po ashtu, instalimi i tyre ka ndihmuar në ruajtjen e temperaturës konstante në dhomën ku ruhen barnat, duke krijuar kushte më të përshtatshme për ruajtjen e tyre.

    Tashmë kanë filluar edhe punimet për renovimin e plotë të hapësirave të brendshme të ambulantës. Ndërhyrjet përfshijnë renovimin e mureve, përmirësimin e ndriçimit dhe vendosjen e ulëseve të reja për pacientët.

    Pjesë e projektit është edhe rregullimi i oborrit të ambulantës, i cili sipas njoftimit nuk ka qenë në gjendjen e duhur.

    Përfaqësuesit e lagjes kanë bërë të ditur se fillimisht janë detyruar t’i adresojnë kërkesat e banorëve në mënyrë individuale, për shkak të, siç është thënë, mungesës së aktivitetit të Këshillit të Bashkësisë Lokale të Shkabajt.

    Ata kanë falënderuar kryetarin e Prishtinës dhe drejtorin e Shëndetësisë për mbështetjen në realizimin e këtij projekti.

    “Pacientë të dashur, ju falënderojmë për durimin që po bëni! Kemi bërë shumë punë dhe kemi shumë punë për të bërë!”, thuhet në njoftim.

    Renovimi synon të krijojë kushte më të mira për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për banorët e Shkabajt. /Telegrafi/

  • Filmi kosovar “Shame and Money” prezantohet në Hagë - pianisti nga Kosova, Arben Ramadani performon në hapjen e festivalit

    Filmi kosovar “Shame and Money” prezantohet në Hagë – pianisti nga Kosova, Arben Ramadani performon në hapjen e festivalit

    Filmi kosovar “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, ishte pjesë e programit hapës të festivalit ndërkombëtar “Eastern Neighbours Film Festival” (ENFF), i cili u mbajt në Hagë të Holandës.

    Mbrëmja hapëse u mbështet nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë dhe nisi me fjalën përshëndetëse të drejtoreshës së festivalit, Kostana Banovic, shkruan Telegrafi.

    Programi vijoi me një performancë muzikore nga pianisti kosovar Arben Ramadani, muzika e të cilit ndërthuri ndikime nga folklori shqiptar.

    Të pranishmit patën mundësinë të ndiqnin filmin “Shame and Money” të regjisorit Visar Morina, i cili sjell historinë e një familjeje nga Kosova, që përballet me vështirësi ekonomike dhe pasojat e një tradhtie brenda familjes, e cila rrezikon jetesën e saj.

    Mbrëmja u përmbyll me një pritje, gjatë së cilës të ftuarit shijuan ushqime tradicionale dhe verëra nga Kosova, duke pasur mundësi të njihen më nga afër me kulturën dhe traditat shqiptare e kosovare.

    Në këtë edicion të festivalit ishte i pranishëm edhe Veton Nurkollari, drejtor artistik dhe bashkëthemelues i DokuFest-it në Prizren. Ai ishte pjesë e jurisë së festivalit në kategorinë e talenteve të reja.

    Sipas Ambasadës së Kosovës në Hagë, pjesëmarrja e Nurkollarit dëshmon prezencën e profesionistëve kosovarë në skenën ndërkombëtare të filmit dhe kontributin e tyre në promovimin e kinematografisë dhe krijimtarisë filmike të rajonit.

    Ambasada e Republikës së Kosovës ka falënderuar organizatorët dhe të gjithë të pranishmit që morën pjesë në këtë mbrëmje, gjatë së cilës kinematografia dhe kultura kosovare u prezantuan para publikut në Hagë./Telegrafi/

  • Ftesa te Kosova e bën krenar Fazlijin: Pres me padurim ndeshjet e ardhshme

    Ftesa te Kosova e bën krenar Fazlijin: Pres me padurim ndeshjet e ardhshme

    Betim Fazliji ka shprehur lumturinë dhe krenarinë e tij për ftesën e marrë nga Kombëtarja e Kosovës, duke folur për emocionet e bashkimit me ekipin dhe pritshmëritë para ndeshjes me Izraelin.

    Fazliji, i cili i është bashkuar sot grupit të futbollistëve të Kombëtares, është shprehur i lumtur që do të jetë pjesë e skuadrës në ndeshjet e ardhshme, duke theksuar rëndësinë që ka për të përfaqësimi i vendit.

    “Jam shumë i lumtur që më ka thirrur Kombëtarja. Tani që kam mundur të vij sot dhe t’i bashkohem ekipit, jam shumë krenar. Për mua është diçka shumë e madhe kur vij këtu për ta përfaqësuar kombin dhe Kombëtaren tonë. Jam i lumtur dhe mezi pres t’i luaj ndeshjet e ardhshme”, ka deklaruar Fazliji për FFK-në.

    Ai ka folur edhe për stërvitjen e parë me ekipin, duke vlerësuar formën, motivimin dhe përqendrimin e futbollistëve para përballjes me Izraelin.

    “Stërvitja ishte super, menjëherë me ekipin. Ekipi është në super formë, të gjithë jemi të lumtur, të motivuar dhe të fokusuar, kështu që presim një ndeshje shumë të mirë kundër Izraelit, si vendas në ‘Fadil Vokrri’”, ka përfunduar ai.

    Kosova do të përballet me Izraelin më 14 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës së Kombeve, ku synon të marrë tri pikët para tifozëve të saj. /Telegrafi/

  • Përfundojnë pas katër orësh bisedimet trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së

    Përfundojnë pas katër orësh bisedimet trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së

    Kanë përfunduar pas rreth katër orësh bisedimet e ditës së parë mes Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, të mbajtura në Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i ka cilësuar bisedimet si “shumë produktive”, por ka theksuar se ende ka shumë punë për t’u bërë.

    Sipas Reuters, Rubio ka thënë gjithashtu se një nga synimet është që në një fazë të mëvonshme, në bisedimet trepalëshe të përfshihen edhe përfaqësues të tjerë evropianë.

    Zyra për media e Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Ukrainës ka bërë të ditur se bisedimet pritet të vazhdojnë nesër.

    Ndërkohë, delegacioni ukrainas ka zhvilluar edhe takime me përfaqësues të NATO-s dhe Evropës, në kuadër të vizitës së tij në Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Rusia sulmon 10 rajone të Ukrainës, të paktën nëntë të vrarë para bisedimeve në Abu Dhabi

    Burimi: Dukagjini