Category: Lajme

  • Is Kosovo’s opposition facing power, or has it turned into opposition to statements?

    Kosovo has a Government that constantly faces criticism for the economy, health, justice, education and the functioning of institutions. But facing it lies an opposition whose role and effectiveness deserve equally attention. Is the opposition really challenging power, or is political opposition increasingly limited to statements, media conferences and social networking posts?

    In a democratic system, the opposition is not just political grouping that is not part of the government. It has the responsibility to control power, demand accountability, identify failures, and offer concrete alternatives to citizens.

    But how much is the Kosovo opposition fulfilling this role?

    Much criticism of Kurt, but where are the results?

    The Democratic Party of Kosovo, the Democratic League of Kosovo and the Alliance for the Future of Kosovo continue to oppose the policies of Albin Kurti Government.

    Criticals about high prices, health conditions, lack of investments, problems in education and developments in justice have not been missed.

    However, there is a fundamental difference between being against the government and exercising an effective opposition.

    A harsh statement can produce media attention for several hours, but not necessarily political responsibility.

    A mismanagement charge may trigger public debate, but without requirements for documentation, parliamentary initiatives and institutional prosecution, it risks remaining only part of the daily political clash.

    The opposition cannot measure success only with the number of reactions against the prime minister. The question is what has managed to change through them.

    Is Facebook becoming the main opposition arena?

    One of the phenomena that characterises political debate in Kosovo is the continued use of social networks to oppose power.

    MPs react, criticise, publish figures and seek responsibility.

    But does the same battle continue in the Parliament?

    Do criticism turn into interference, parliamentary investigations, legal initiatives and concrete requirements for accountability?

    These are questions on which the opposition’s effectiveness should be assessed.

    Because an opposition who opposes Government only through public communication, without exploiting the institutional mechanisms available, risks reducing its role in explaining power decisions.

    Opposition should offer alternatives, not only to identify problems

    The Government’s criticism of price hikes is a legitimate part of the political debate.

    But citizens also need to know what the opposition would do to cope with the cost of living.

    The same question applies to health, where medical employment problems, drug supplies, and the functioning of public institutions require sustainable solutions.

    In justice, the opposition may seek responsibility for institutional failures, but at the same time must present proposals that strengthen the independence and efficiency of the system.

    Identifying a problem is part of the opposition work. Offering a reliable solution is the rest.

    Opposition parties, more self-focused than government?

    Another issue deserving attention is the internal functioning of opposition parties.

    Races for leadership, organisational changes and discussions on political direction can affect the way parties exercise their role in the Assembly.

    When political energy focuses on internal positions, there is the danger that government opposition will remain in second place.

    However, domestic party democracy is necessary and should not automatically be considered an obstacle to opposition.

    The question is whether the parties manage to maintain simultaneously internal organisation and a clear strategy for controlling power.

    Is the government benefiting from the lack of a co-ordinated opinion?

    A divided opposition or sufficient co-ordination may find it more difficult to exert political and parliamentary pressure.

    The PDK, LDK and AAK have different identities, interests and political priorities. They have no obligation to agree on any matter.

    But when it comes to transparency, spending public money and the responsibility of institutions, parliamentary co-operation can be an important tool for monitoring the government.

    In its absence, individual MPs’ objections may not produce the impact that a co-ordinated institutional action would have.

    On the other hand, responsibility for accountability is not limited to the opposition. The government is obliged to be transparent and to undergo parliamentary control despite the political power of its opponents.

    Is this the weakest opposition in Kosovo’s history?

    That is a question that can be posed, but the answer requires more than political impression.

    To reach such a conclusion, the opposition’s results in different periods must be compared: how many initiatives they took, how many parliamentary investigations have been requested, how many times have managed to force Government to account and what changes they produced.

    Without such a comparison, naming as the weaker opposition would sometimes be more political judgment than fact-based findings.

    However, this does not rule out the need for a serious debate on the effectiveness of the current opposition.

    Who’s holding the power responsible?

    In the end, citizens need more than a government that promises results and an opposition that opposes those promises.

    They need institutions that control each other, for transparency in spending public money and for political alternatives that can be assessed on the basis of concrete proposals.

    An opposition does not become powerful just by being loud. It becomes effective when it uses democratic instruments to seek responsibility and influence decision-making.

    Therefore, the question that needs to be posed today to the Kosovo opposition is not only how strongly it is opposing Albin Kurti, but what it is accomplishing through such opposition.

    Because in democracy, the government must account for the way it governs, while the opposition exercises its responsibility to control power.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Rizvanolli: Projektligji i ri për ZRRE-në fuqizon mbrojtjen e konsumatorëve dhe kontrollin e tregut të energjisë

    Rizvanolli: Projektligji i ri për ZRRE-në fuqizon mbrojtjen e konsumatorëve dhe kontrollin e tregut të energjisë

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka raportuar në Komisionin për Ekonomi, Industri dhe Ndërmarrësi lidhur me Projektligjin për Rregullatorin për Energji, i cili është shtuar në rendin e ditës pas propozimit të anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kelmendi.

    Gjatë raportimit, Rizvanolli ka paraqitur ndryshimet kryesore që parasheh projektligji i ri, duke theksuar se një ndër synimet kryesore është fuqizimi i mbrojtjes së konsumatorëve, përmes rritjes së kompetencave të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në monitorimin e cilësisë së furnizimit, ndërprerjeve të energjisë elektrike, faturimit dhe respektimit të të drejtave të konsumatorëve.

    “Një çështje që konsideroj që është shumë rëndësi, është që projekti i ri e përforcon mbrojtjen e konsumatorit. Më saktësisht përcakton, më hollësisht, përgjegjësitë e rregullatorit për monitorimin e cilësisë, furnizimit, ndërprerjeve të energjisë, faturimit dhe respektimit të të drejtave të konsumatorëve. Kjo duke qenë se nga përvoja jonë, si në qoftë se ministri, qoftë besoj që edhe ju si deputet, ankesat kryesore nga qytetarët i kemi pikërisht në këto pika, që në fakt nuk janë çështje politike, po janë çështje e rregullimit të tregut dhe çështje e monitorimit të tregut. Prandaj synohet që në të ardhmen rregullatori të ketë më shumë kompetenca dhe më të detajuara në monitorimin dhe mirëpo edhe në adresimin e ankesave të konsumatorëve në pikërisht furnizimit, faturimit dhe çështjeve për të cilat kryesisht kemi ankesa”, tha Rizvanolli.

    Një tjetër ndryshim që parasheh projektligji, sipas ministres, është forcimi i mbikëqyrjes së tregut të energjisë dhe mbrojtja e konkurrencës.

    Rizvanolli ka theksuar se këto ndryshime reflektojnë zhvillimet e fundit në tregun evropian të energjisë, ndërsa i ka vlerësuar të rëndësishme edhe për Kosovën, veçanërisht për shkak të disa rasteve të dyshimta të identifikuara gjatë viteve të fundit.

    “Pastaj është shkurtimi mbi çfryjjen e tregut të energjisë dhe mbrojtja e konkurrencës. Në veçanëti, çfarë është e re është që projekt i ri rregullon monitorimin dhe parandalimin e manipulimit të tregut dhe tregtimit në bazë të informatave të brendshme dhe parashikon regjistrimin dhe mbikëqyrjen e pjesëmarrësve në treg.Kjo reflekton zhvillimet më të reja në tregun e energjisë elektrike në Evropë dhe rregulloret atje që janë për të luftuar manipulimin e tregut. Mirëpo konsideroj që janë gjithashtu të rëndësishme në Kosovë, veçanërisht në dritë të disa rasteve të dyshimta që janë identifikuar gjatë viteve të fundit”, ka shtuar ministrja.

    Rizvanolli ka folur edhe për ndryshimet që lidhen me licencimin dhe mbikëqyrjen e ndërmarrjeve të energjisë. Sipas saj, projektligji parasheh lehtësimin e procedurave të licencimit për kapacitetet e vogla, duke përjashtuar nga detyrimi për pajisje me leje disa sisteme të ruajtjes së energjisë dhe instalime të vetëprodhimit që nuk janë të kyçura në rrjet, deri në kapacitetin prej një megavati.

    Ajo ka theksuar se kjo do të lehtësojë procedurat për qytetarët dhe bizneset, duke përmendur se deri më tani kërkohej licencë dhe autorizim edhe për vendosjen e paneleve solare në çatitë e shtëpive.

    “Pastaj, gjithashtu me rëndësi është që ka disa ndryshime sa i përket licencimit dhe mbikëqyrjes së ndërmarrjeve të energjisë. Në njërën anë ka disa lehtësime për procedurat e licencimit duke përjashtuar nga detyrimi për pajisje me leje, ndër të tjera, sistemet e ruajtjes së energjisë dhe instalimet e vetë prodhimit, pra që nuk hyjnë në rrjet, në kapacitet deri në 1 megavat. Pra, përderisa deri tani kemi pasur një ligj që ka detyruar madje për vendosjen e disa paneleve solare në çati, kërkohet licencë dhe autorizim nga bordi i Zëres. Tani për këto instalime deri në 1 megavat, por edhe për bateri të deri me 1 megavat, nuk do të kërkohet parëre një leje e tillë që e lehtëson jashtëzakonisht qytetarët dhe bizneset këtë proces”, shtoi ajo.

    Megjithatë, ministrja ka bërë të ditur se krahas lehtësimit të procedurave për kapacitetet e vogla, projektligji parasheh edhe kontrolle më të forta ndaj aplikuesve për licenca dhe leje në rastet kur ekzistojnë dyshime të bazuara për rrezik ndaj sigurisë kombëtare, sigurisë së furnizimit apo funksionimit të tregut të energjisë.

    Në këto raste, sipas saj, rregullatori do të ketë mundësi të kërkojë informata dhe dokumentacion shtesë për pronarët përfitues, strukturën e pronësisë, personat që ushtrojnë kontroll mbi ndërmarrjen, si dhe burimet e financimit.

    Rizvanolli ka thënë se një mekanizëm i tillë ka munguar deri më tani dhe se, duke marrë parasysh krizat dhe zhvillimet në tregun e energjisë, është e rëndësishme që ZRRE-ja të ketë kompetenca më të mëdha për të kontrolluar pronësinë dhe burimin e financimit të aplikuesve.

    “Mirëpo në anën tjetër, përderisa ka lehtësi të tilla për kapacitetet e vogla, projekt i cili parashikon kontrollin më të fortë ndaj aplikuesve për leje. Në raste kur ekzistojnë dyshime të bazuara për rrezikun ndaj sigurisë kombëtare, sigurimit të furnizimit ose funksionim të tregut të energjisë, rregullatori kufron informata dhe dokumentacion shtesë në lidhje me pronarët përfitues për fitues, strukturën e pronësisë dhe persona që ushtrojnë kontroll mbi ndërmarrjen dhe burimet e financimit. Kjo është një mekanizëm i cili ka munguar deri tani dhe veçanërisht duke marrë parasysh të gjitha krizat që na kanë shoqëruar e që na shoqërojnë në të gjitha zhvillimet në treg, konsiderojmë që është me rëndësi që rregullatori të ketë një kompetencë, një hapësirë ligjore për të kontrolluar më shumë edhe burimin e financimit, edhe pronësinë e aplikantëve për leje”, potencoi Rizvanolli.

    Pas raportimit ky projektligj u votua nga anëtarët e komisionit./EO

    Burimi: Dukagjini

  • Musmurati akuzon Hekuran Muratin për bllokimin e projektit  20-milionësh për pastrimin e Prishtinës

    Musmurati akuzon Hekuran Muratin për bllokimin e projektit  20-milionësh për pastrimin e Prishtinës

    Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka akuzuar ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, se po e bllokon nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë për projektin e modernizimit të shërbimeve të pastrimit në kryeqytet, i cili mbështetet nga Qeveria gjermane dhe Banka Zhvillimore Gjermane (KfW).

    Përmes një, konferencë të jashtëzakonshme për media Musmurati ka thënë se bëhet fjalë për një projekt të rëndësishëm institucional, përgatitjet e të cilit kanë nisur që nga maji i vitit 2023, me përfshirjen e Komunës së Prishtinës, Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”, institucioneve të Kosovës dhe partnerëve gjermanë.

    Sipas saj, projekti është planifikuar të realizohet në dy faza, me investime të konsiderueshme për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave në kryeqytet.

    Faza e parë parasheh një grant prej 4.1 milionë eurosh nga Qeveria gjermane, si dhe një kredi të butë prej 20 milionë eurosh. Këto mjete janë planifikuar për blerjen e 100 kamionëve të rinj për mbledhjen e mbeturinave, 10 mijë kontejnerëve dhe platformave për kontejnerë, me vlerë rreth një milion euro.

    Ndërkaq, faza e dytë parasheh investime prej rreth 50 milionë eurosh, të cilat do të shërbenin për blerjen e kamionëve dhe kontejnerëve shtesë, si dhe krijimin e një qendre për riciklimin dhe kompostimin e mbeturinave.

    Musmurati ka rikujtuar se në tetor të vitit 2023 ishte arritur marrëveshja fillestare për projektin, ndërsa kredia e butë prej 20 milionë eurosh parashihej të kishte maturitet 38-vjeçar, përfshirë gjashtë vjet periudhë mospagese.

    Më 30 prill 2024 kishin nisur negociatat zyrtare ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe palës gjermane, ndërsa më 10 shtator 2024, sipas Musmuratit, Qeveria gjermane kishte miratuar projektin prej 24 milionë eurosh dhe fazën e dytë prej 54 milionë eurosh.

    Më 26 shtator 2024 ishin dërguar draft-marrëveshjet për grantin dhe kredinë e butë, ndërsa më 18 dhjetor 2024 Qeveria e Kosovës kishte miratuar nisjen e marrëveshjes së kredisë me KfW dhe kompaninë “Pastrimi”. Vendimi përkatës, sipas saj, ishte nënshkruar nga kryeministri Albin Kurti.

    Megjithatë, Musmurati thotë se deri në mars të vitit 2026 dokumentacioni kishte mbetur në pritje të finalizimit të marrëveshjes së kredisë nga Ministria e Financave.

    Ajo ka bërë të ditur se personalisht është angazhuar për të afruar palët dhe për të përshpejtuar realizimin e projektit. Në këtë drejtim, KRM “Pastrimi” dhe KfW i kanë drejtuar një shkresë të përbashkët ministrit Hekuran Murati, duke kërkuar shqyrtimin e çështjes.

    Sipas Musmuratit, edhe pas kësaj kërkese nuk është marrë përgjigje përfundimtare.

    Ajo ka përmendur edhe takimet e zhvilluara më 24 dhe 25 qershor 2026 me përfaqësuesit e KfW-së dhe KRM “Pastrimi”, për të diskutuar vazhdimin e projektit. Megjithatë, sipas saj, marrëveshja ende nuk është nënshkruar.

    Musmurati ka deklaruar se gjatë një takimi të realizuar me përfaqësues të Bankës Zhvillimore Gjermane është njoftuar se ministri Hekuran Murati ende nuk e ka nënshkruar marrëveshjen e kredisë.

    Ajo ka kërkuar nga Murati dhe Ministria e Financave të japin një sqarim publik për arsyet e mosnënshkrimit të marrëveshjes.

    “Ne kërkojmë që të na shpjegohet arsyeja e këtij bllokimi, që për neve është e pakuptimtë”, ka deklaruar Musmurati.

    Sipas saj, situata aktuale me mbeturinat në Prishtinë është serioze, ndërsa KRM “Pastrimi” operon me vetëm 12 kamionë funksionalë, kapacitet që, sipas saj, nuk është i mjaftueshëm për nevojat e kryeqytetit.

    “Qytetarët po përballen me probleme serioze me mbeturinat. KRM ‘Pastrimi’ operon me 12 kamionë funksionalë, aspak afër asaj që na duhet për një menaxhim serioz”, ka thënë ajo.

    Musmurati ka theksuar se projekti është përgatitur prej vitesh, ka mbështetjen financiare të Gjermanisë dhe është miratuar në nivel qeveritar, por ende nuk po mund të zbatohet për shkak të mosnënshkrimit të marrëveshjes.

    “Qytetarët e Prishtinës duhet ta dinë se kush po e bllokon pastrimin e kryeqytetit. Mund t’i kishim 100 kamionë shtesë, por gjithçka ka ngecur për shkak të bllokadave politike dhe inateve të Hekuran Muratit”, ka deklaruar Musmurati.

    Ajo ka kërkuar që marrëveshja të nënshkruhet sa më parë, në mënyrë që të vazhdojnë procedurat për blerjen e 100 kamionëve të rinj dhe pajisjeve të tjera të nevojshme për menaxhimin e mbeturinave.

    Deri më tani, në deklarimin e Musmuratit nuk është përfshirë një përgjigje nga ministri Hekuran Murati lidhur me arsyet e mosnënshkrimit të marrëveshjes. /Telegrafi/

  • Kosova ka nevojë për kapitenin e saj – Vedat Muriqi vjen në formë optimale para dy sfidave vendimtare

    Kosova ka nevojë për kapitenin e saj – Vedat Muriqi vjen në formë optimale para dy sfidave vendimtare

    Kombëtarja e Kosovës do ta ketë një arsye më shumë për optimizëm në dy ndeshjet e fundit të grupit në Ligën e Kombeve, pasi kapiteni Vedat Muriqi po vjen në grumbullim në një formë shumë të mirë.

    Për Kosovën, rikthimi i tij në këtë gjendje është tejet i rëndësishëm. “Dardanët” kanë përpara dy përballje ku duhet të kërkojnë rezultatet e nevojshme për ta arritur objektivin në grup, ndërsa prania e një sulmuesi me përvojën dhe efikasitetin e Muriqit mund të jetë vendimtare.

    Mungoi ndaj Izraelit për shkak të problemeve muskulore

    Në ndeshjen e 1 tetorit ndaj Izraelit, e cila përfundoi pa gola, Kosova nuk mundi të llogariste në shërbimet e kapitenit të saj.

    Muriqi nuk ishte në gjendje të paraqitej për shkak të një shqetësimi muskulor që kishte ndier gjatë përgatitjeve. Mungesa e tij nxiti edhe spekulime në rrjetet sociale, por kapiteni doli vetë për ta sqaruar situatën dhe për të mohuar pretendimet se kishte refuzuar të luante për Kosovën.

    Ai shpjegonte se kishte pasur ngarkesë në muskuj dhe se më parë kishte kaluar edhe një lëndim që kishte ndikuar në gjendjen e tij fizike.

    “Kisha ngarkesë të muskujve, është normale. Kisha lëndim para një muaj e gjysmë. Sot do të stërvitem dhe do të jem gati për lojë”, kishte deklaruar Muriqi, duke konfirmuar se synonte të ishte në dispozicion për sfidën pasuese ndaj Austrisë.

    Ai u paraqit në atë ndeshje, por nuk arriti të kompletojë 90 minutat e plota.

    Statistikat te Fenerbahce dëshmojnë rikthimin e tij të fuqishëm

    Forma e Muriqit në Turqi është një sinjal i rëndësishëm për Kosovën. Në 11 paraqitje në Superligën turke ai ka realizuar shtatë gola dhe ka dhuruar një asistim.

    Një prej paraqitjeve të tij më të mira ishte në fitoren 8-0 ndaj Eyupsorit, ku realizoi katër gola brenda 69 minutave sa qëndroi në fushë. Ai regjistroi gjashtë goditje drejt portës në atë takim, katër prej të cilave përfunduan në kuadrat.

    Përveç kampionatit, Muriqi ka lënë gjurmë edhe në Ligën e Kampionëve. Në ndeshjen kundër Liverpoolit, ai u aktivizua nga banka rezervë dhe në minutën e 79-të shënoi golin e fitores për Fenerbahçen, që triumfoi me rezultat 3-2.

    Kapiteni që i jep Kosovës më shumë se sa vetëm gola

    Rëndësia e Muriqit për ekipin kombëtar nuk kufizohet vetëm te statistikat e tij. Ai është një prej futbollistëve me më së shumti përvojë në këtë grup dhe një pikë referimi për repartin ofensiv të Kosovës.

    Në ndeshjen hapëse ndaj Irlandës, Muriqi realizoi golin e vetëm të takimit, duke i siguruar Kosovës tri pikë të rëndësishme në fitoren 1-0.

    Përveç aftësisë për të shënuar, sulmuesi i ofron ekipit mundësi të tjera në lojë. Me fizikun dhe forcën në duele, ai mund të mbajë topin, të fitojë hapësira dhe të krijojë mundësi për futbollistët që vijnë nga prapavija apo krahët.

    Si kapiten, Muriqi ka edhe përgjegjësinë për ta udhëhequr skuadrën në momentet më të vështira. Ai vetë ka theksuar se dëshiron që përvoja e tij, së bashku me atë të futbollistëve të tjerë me përvojë, t’u shërbejë lojtarëve të rinj të Kosovës.

    Për këtë arsye, rikthimi i tij në formë të mirë është një lajm i rëndësishëm për Franco Fodën.

    Dy ndeshje vendimtare për Kosovën

    Kosova do t’i zhvillojë gjatë nëntorit dy ndeshjet e fundit të grupit B3 në Ligën e Kombeve. Fillimisht, më 14 nëntor, “Dardanët” do ta presin Izraelin në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa më 17 nëntor do të përballen me Irlandën në udhëtim.

    Pas katër ndeshjeve, Kosova ka pesë pikë, aq sa Irlanda, ndërsa Austria kryeson grupin me tetë pikë. Izraeli ka dy pikë.

    Kosova ka nevojë për kapitenin e saj më shumë se kurrë ndërsa forma e treguar në Turqi jep shpresë se ai mund të jetë një prej figurave kryesore në dy sfidat që e presin Kombëtaren./Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • Luana Vjollca rikthehet në Top Channel, zbulohet formati dhe kur nis

    Luana Vjollca rikthehet në Top Channel, zbulohet formati dhe kur nis

    Luana Vjollca rikthehet në Top Channel, zbulohet formati dhe kur nis

    Luana Vjollca po rikthehet në ekranin e Top Channel.

    Burime të Prive By LS konfirmojnë se moderatorja do të rikthehet në televizion nga muaji janar.

    Sipas burimeve Luana do të vijë me formatin “Shiko Kush Luan”, një prej emisioneve më të suksesshme që ajo ka drejtuar më herët në Top Channel.

    Programi pritet të transmetohet në prime time, të dielave, duke zënë këtë hapësirë deri në fillim të muajit mars.

    Më pas, të dielat në Top Channel pritet t’i kalojnë sezonit të ri të “Portokalli”, që nis transmetimin në fillim të marsit.

    Rikthimi me “Shiko Kush Luan” shënon kështu edhe rikthimin e Luanës në një format që për vite me radhë u identifikua fort me të dhe që solli në studio disa prej emrave më të njohur të showbizz-it shqiptar.

    Burimi: Insajderi

  • The Vjolca Lion returns to Top Channel, the format is discovered and when it starts

    Villca Lion returning to Top Channel screen.

    Prive sources By LLS confirm the moderator will return to television from January.

    According to sources Luana will come with the format Look who’s Lion, one of the most successful shows she’s run earlier on Top Channel.

    The programme is expected to be broadcast on my parents on Sundays, occupying this space by early March.

    Then, on Sundays at Top Channel, it is expected to spend the new era of Portalli, which begins broadcasting in early March.

    The return to see whoever Lion thus marks Luana’s return to a format that for years was strongly identified with him and brought to the studio some of the most popular names of Albanian showbiz.

    Source Layer: Insander

  • Një nga divorcet më të shtrenjta në histori? Bashkëshortja e shefit të Nvidia-s mund të marrë gjysmën e pasurisë së tij

    Një nga divorcet më të shtrenjta në histori? Bashkëshortja e shefit të Nvidia-s mund të marrë gjysmën e pasurisë së tij

    Një nga divorcet më të shtrenjta në histori? Bashkëshortja e shefit të Nvidia-s mund të marrë gjysmën e pasurisë së tij

    Drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang, mund të përballet me një nga divorcet më të shtrenjta në histori, pas zbulimit të një marrëdhënieje jashtëmartesore me një grua që dyshohet se ka lidhje me shërbimet sekrete kineze.

    Sipas një analize të Forbes, nëse miliarderi 63-vjeçar dhe bashkëshortja e tij, Lori Huang, vendosin të ndahen, ajo mund të kërkojë një pasuri që mund të kalojë 75 miliardë dollarë.

    Megjithatë, kjo shifër mbetet hipotetike, pasi deri më tani nuk ka asnjë tregues publik se çifti, i martuar prej rreth katër dekadash, ka vendosur të divorcohet.

    Sipas artikullit, pranimi i tradhtisë nga vetë Huang, së bashku me zbulimet për Alice Huang, shtetase kineze që autoritetet amerikane dyshohet se e konsiderojnë një bashkëpunëtore të mundshme të shërbimeve sekrete kineze, ka nxitur diskutime të shumta jo vetëm për të ardhmen e drejtuesit të Nvidia-s, por edhe për pasojat financiare që mund të sillte një ndarje e mundshme e çiftit.

    Pasuria prej 155 miliardë dollarësh dhe 75 miliardët që mund të kërkojë bashkëshortja

    Jensen Huang renditet ndër dhjetë njerëzit më të pasur në botë, megjithëse të hënën doli përkohësisht nga dhjetëshja e parë, pasi aksionet e Nvidia-s pësuan një rënie të konsiderueshme.

    Sipas vlerësimit të Forbes, pasuria e tij personale arrinte në rreth 155.2 miliardë dollarë, në orën 16:00, sipas kohës së Bregut Lindor të SHBA-së, të hënën.

    Pyetja që shtrohet është se çfarë do të ndodhte me këtë pasuri të jashtëzakonshme nëse Lori Huang do të vendoste të kërkonte divorcin. Përgjigjja lidhet kryesisht me legjislacionin e Kalifornisë.

    Ligji parashikon që pasuritë e krijuara gjatë martesës konsiderohen pronë e përbashkët dhe, në rast divorci, ndahen në mënyrë të barabartë mes bashkëshortëve, përveç rasteve kur ekzistojnë marrëveshje të posaçme ose prova që vërtetojnë se disa pasuri i përkasin ekskluzivisht njërit prej tyre.

    Në rastin e Huang, fakti që ai themeloi Nvidia-n në vitin 1993, disa vite pas martesës, merr një rëndësi të veçantë. Nëse aksionet e tij në kompani dhe pjesa tjetër e pasurisë konsiderohen pronë e përbashkët bashkëshortore, Lori Huang mund të ketë të drejtë të përfitojë rreth gjysmën e tyre, pra një shumë prej rreth 75 miliardë dollarësh ose më shumë, në varësi të ecurisë së aksioneve të Nvidia-s.

    Megjithatë, Forbes thekson se nuk dihet nëse çifti ka nënshkruar një marrëveshje paramartesore apo ndonjë dokument tjetër që përcakton ndryshe ndarjen e pasurisë. Ekzistenca e marrëveshjeve të tilla mund të ndryshojë ndjeshëm rezultatin përfundimtar.

    U njohën kur ishin studentë, përpara krijimit të Nvidia-s

    Historia e Jensen dhe Lori Huang nis shumë kohë përpara krijimit të perandorisë së mikroprocesorëve, e cila sot dominon tregun e inteligjencës artificiale.

    Ata u njohën kur ishin studentë në Universitetin Shtetëror të Oregonit dhe u martuan në mesin e viteve 1980, kur Huang ishte ende shumë larg krijimit të Nvidia-s dhe grumbullimit të pasurisë së tij të jashtëzakonshme.

    Lori qëndroi pranë tij që në hapat e parë të karrierës profesionale, ndërsa vetë Huang e ka vlerësuar vazhdimisht kontributin e saj në zhvillimin e kompanisë. Ai është shprehur se bashkëshortja e tij “ka qenë pjesë e Nvidia-s në çdo hap të rrugëtimit”.

    Një tjetër element që mund të marrë rëndësi në një proces të mundshëm gjyqësor është roli që Lori Huang ka pasur në administrimin e financave të çiftit.

    Sipas një artikulli të Wall Street Journal, drejtuesi i Nvidia-s u kishte thënë së fundmi bashkëpunëtorëve të tij se bashkëshortja bënte pothuajse gjithçka për të, nga nënshkrimi i dokumenteve deri te administrimi i financave personale dhe familjare. Madje, ai kishte bërë shaka duke thënë se nuk e dinte as adresën e shtëpisë së tij dhe se nuk i paguante vetë faturat.

    Sipas informacionit zyrtar të Nvidia-s për aksionarët, për vitin 2026, pjesa më e madhe e aksioneve që i atribuohen Jensen Huang ndodhet në truste, ku si ai, ashtu edhe bashkëshortja e tij figurojnë si bashkëadministratorë.

    Pjesëmarrja e tij në Nvidia dhe mundësia e ndarjes së aksioneve

    Jensen Huang zotëron më shumë se 3.5% të aksioneve të Nvidia-s, çka e bën atë aksionarin më të madh të kompanisë.

    Kjo pjesëmarrje përbën pjesën më të rëndësishme të pasurisë së tij dhe, sipas Forbes, mund të jetë në qendër të një procesi të mundshëm divorci.

    Nëse një pjesë e aksioneve do t’i kalonte Lori Huang në kuadër të një marrëveshjeje financiare, kjo mund të ndryshonte shpërndarjen e pronësisë së një pjese të rëndësishme të kompanisë. Megjithatë, nuk është e sigurt që një marrëveshje e mundshme financiare do të kërkonte transferimin e drejtpërdrejtë të aksioneve.

    Në çdo rast, madhësia e pasurisë së Huang e bën këtë skenar hipotetik veçanërisht të bujshëm, pasi edhe një pjesë e saj përkthehet në dhjetëra miliarda dollarë.

    Burimi: Insajderi

  • Rasti i Arlinda Zekajt, javën e ardhshme nis intervistimi i dëshmitarëve në komisionin hetimor parlamentar

    Rasti i Arlinda Zekajt, javën e ardhshme nis intervistimi i dëshmitarëve në komisionin hetimor parlamentar

    Rasti i Arlinda Zekajt, javën e ardhshme nis intervistimi i dëshmitarëve në komisionin hetimor parlamentar

    Komisioni hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt pritet të nisë dëgjimin e dëshmitarëve gjatë javës së ardhshme.

    Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komisionit, deputeti i AAK-së Burim Ramadani, i cili përmes një njoftimi në rrjetet sociale konfirmoi se sot ka nënshkruar grupin e parë të ftesave zyrtare për personat që do të intervistohen.

    “Në emër të Komisionit Hetimor, sot kam nënshkruar ftesat e para për dëshmitarët. Gjatë javës së ardhshme fillojmë intervistimet, bazuar në legjislacionin në fuqi.”, ka shkruar Ramadani.

    Burimi: Insajderi

  • Fazlija: Krenar që jam pjesë e Kosovës, duam fitore ndaj Izraelit

    Fazlija: Krenar që jam pjesë e Kosovës, duam fitore ndaj Izraelit

    Pas stërvitjes së sotme, Fazliji ka thënë se përfaqësimi i Kosovës ka një rëndësi të veçantë për të, duke theksuar se mezi pret të zbresë në fushë në ndeshjet e ardhshme.

    “Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe shumë krenar. Për mua është diçka shumë e madhe të vij këtu për ta mbështetur kombin dhe Kombëtaren tonë. Mezi po pres t’i luaj ndeshjet e ardhshme”, ka deklaruar Fazliji.

    Ai është shprehur i kënaqur edhe me atmosferën brenda ekipit, duke vlerësuar gjendjen fizike dhe motivimin e futbollistëve në prag të përballjeve të nëntorit.

    “Stërvitja ka qenë shumë e mirë. Jam bashkuar menjëherë me ekipin. Skuadra është në formë të mirë, të gjithë jemi të lumtur, të motivuar dhe të fokusuar. Presim një ndeshje shumë të mirë kundër Izraelit, në shtëpinë tonë, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’”, ka shtuar ai.

    Kosova do të përballet me Izraelin më 14 nëntor në Prishtinë, ndërsa më 17 nëntor do të luajë në udhëtim kundër Irlandës, në kuadër të Ligës së Kombeve.

    Burimi: RTKLive

  • Aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan më 2023

    Aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan më 2023

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj A.S., për sulmin ndaj personave zyrtarë dhe pjesëmarrjen në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm, lidhur me dhunën e 29 majit 2023 në Zveçan.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri akuzohet se atë ditë, nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orët e mbrëmjes, në bashkëpunim me persona të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, ka marrë pjesë në sulmet pranë objektit të Komunës së Zveçanit.

    Në aktakuzë thuhet se A.S., në bashkëkryerje me të dyshuar të tjerë, ka sulmuar pjesëtarët e KFOR-it duke përdorur mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara dhe armë zjarri.

    Si pasojë e sulmeve, janë lënduar disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe së paku 30 pjesëtarë të KFOR-it, tre prej të cilëve kanë pësuar lëndime të rënda.

    Po ashtu, gjatë sulmit janë dëmtuar edhe automjetet e gazetarëve që po raportonin nga vendi i ngjarjes.

    “A.S., akuzohet se në bashkëkryerje, përmes përdorimit të dhunës i ka sulmuar ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, duke përdorë mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara si dhe armë zjarri. Si pasojë e këtyre sulmeve, janë lënduar disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës, dhe së paku 30 (tridhjetë) pjesëtarë të KFOR-it, 3 (tre) prej të cilëve kanë pësuar lëndime të rënda. Gjatë këtij sulmi po ashtu, janë sulmuar edhe veturat e gazetarëve të cilët kanë mbuluar ngjarjet e asaj dite”, thuhet në njoftim.

    Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin e plotë të sulmit ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve.

    Deri më tani, janë arrestuar disa persona për ngjarjet e 29 majit në Zveçan.

    Burimi: Dukagjini