Category: Lajme

  • Ndeshjet e nëntorit, “Dardanët” zhvillojnë seancën e dytë stërvitore

    Ndeshjet e nëntorit, “Dardanët” zhvillojnë seancën e dytë stërvitore

    Ndeshjet e nëntorit, “Dardanët” zhvillojnë seancën e dytë stërvitore

    Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur sot seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e radhës kundër Izraelit dhe Irlandës në Ligën e Kombeve.

    Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar pamje nga sërtivjet e sotme, ku ishin të pranishëm të gjithë futbollistët, me përjashtim të Lumbardh Dellovës.

    Në stërvitje ishin disa prej yjeve kryesore, siç është Edon Zhegrova, Vedat Muriqi, Milot Rashica dhe futbollistë të tjerë.

    “Atmosfera në kamp është shumë e mirë, teksa Betim Fazliji dhe Kreshnik Hajrizi janë shprehur të lumtur për rikthimin në Kombëtare dhe optimistë për arritjen e rezultateve pozitive në dy sfidat e ardhshme.”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Klankosova.tv

  • ASK: Inflacioni vjetor arriti në 7.1 për qind në tetor

    ASK: Inflacioni vjetor arriti në 7.1 për qind në tetor

    ASK: Inflacioni vjetor arriti në 7.1 për qind në tetor

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin tetor 2026, sipas të cilave inflacioni vjetor ka arritur në 7.1 për qind.

    Sipas ASK-së, krahasuar me muajin shtator 2026, niveli i përgjithshëm i çmimeve nuk ka shënuar ndryshim, me inflacion mujor prej 0.0 për qind.

    Megjithatë, krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, çmimet kanë shënuar rritje të konsiderueshme, e ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi i transportit, energjisë dhe produkteve të tjera.

    Rritja më e madhe vjetore e çmimeve është regjistruar te transporti me 21.5 për qind, pasuar nga grupi i strehimit, ujit, energjisë elektrike, gazit dhe lëndëve të tjera djegëse me 9.7 për qind, transmeton Klankosova.tv.

    Rritje janë shënuar edhe te pijet alkoolike dhe duhani me 5.0 për qind, restorantet dhe shërbimet e akomodimit me 4.5 për qind, si dhe ushqimi dhe pijet joalkoolike me 3.2 për qind.

    Ndërkaq, në baza mujore, rritja më e madhe e çmimeve është regjistruar te grupi i strehimit, ujit dhe energjisë elektrike me 1.7 për qind, ndërsa ushqimi dhe pijet joalkoolike janë shtrenjtuar për 1.1 për qind.

    Në anën tjetër, rënia më e madhe mujore e çmimeve është regjistruar te transporti me 2.2 për qind dhe rekreacioni, sporti e kultura me 1.4 për qind.

  • Dimitrieska-Koçoska: Ribalanci i buxhetit është reagim në kohë ndaj rrethanave të reja ekonomike dhe ruan stabilitetin e financave publike

    Dimitrieska-Koçoska: Ribalanci i buxhetit është reagim në kohë ndaj rrethanave të reja ekonomike dhe ruan stabilitetin e financave publike

    Ministrja e Financave, Dimitrieska-Koçoska tha se ribalanci i buxhetit është reagim në kohë ndaj rrethanave të reja ekonomike dhe ruan stabilitetin e financave publike

    “Plotësimi i ribalancit të buxhetit për vitin 2026 është reagim në kohë ndaj rrethanave të reja ekonomike, pasojave të pasigurisë globale dhe efekteve ndaj ekonomisë së vendit. Përgjegjësia e Qeverisë është të reagojë në kohë, t’i përshtatë politikat ekonomike me realitetet e reja, njëkohësisht duke ruajtur stabilitetin e financave publike dhe duke siguruar funksionimin e pandërprerë të shtetit”, tha ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në ekspozen e saj për Propozimin e plotësimit për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2026, i cili sot, është në rend dite në seancën e Kuvendit, duke theksuar se ndryshimet dhe plotësimet në Buxhet kanë për qëllim sigurimin e stabilitetit në Buxhet deri në fund të vitit dhe sigurinë për qytetarët dhe ekonominë.

    Me ribalancin, siç theksoi ministrja, bëhen përshtatjet e nevojshme të të ardhurave dhe shpenzimeve, me ç’rast u morën parasysh rrjedhat reale ekonomike dhe nevojën për menaxhim racional, efikas dhe të përgjegjshëm të mjeteve publike.

    “Kjo do të thotë disiplinë më e madhe buxhetore, planifikim i kujdesshëm i shpenzimeve dhe optimizim maksimal i të ardhurave, pa vënë në dyshim përmbushjen e rregullt të detyrimeve të shtetit. Ajo që është më e rëndësishme për opinionin publik dhe qytetarët është se ribalanci i buxhetit nuk është për shkak të problemeve me likuiditetin e Buxhetit, por është pasojë e masave të ndërmarra nga Qeveria për të ulur TVSH-në dhe akcizat për benzinën dhe naftën.

    Me masat që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në anën e të ardhurave të Buxhetit, kemi mbështetur standardin jetësor të qytetarëve, kemi ndihmuar ekonominë, si dhe kemi parandaluar reflektimin e çmimeve të larta të naftës ndaj produkteve dhe shërbimeve të tjera”, theksoi ministrja.

  • Abdixhiku takon Prattipatin: Miqësia me ShBA-në, përcaktim i përhershëm

    Abdixhiku takon Prattipatin: Miqësia me ShBA-në, përcaktim i përhershëm

    Abdixhiku takon Prattipatin: Miqësia me ShBA-në, përcaktim i përhershëm

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në një takim zyrtar në selinë e partisë të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

    Gjatë këtij takimi është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, perspektivën ekonomike, si dhe për projektet me rëndësi të veçantë për zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës.

    Abdixhiku, shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e vazhdueshëm me subjektin e tij politik dhe për mbështetjen e palëkundur që Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë t’i ofrojnë Kosovës.

    Gjithashtu u nënvizua se për LDK-në, miqësia me SHBA-të mbetet një përcaktim i përhershëm, duke konfirmuar përkushtimin për thellimin e këtij partneriteti strategjik në shërbim të vendit dhe integrimit euroatlantik.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Abdixhiku meets Prattipat: Friendship with the United States, permanent definition

    The chairman of the Democratic League of Kosovo, Lumir Abdixhiku, has hosted an official meeting at the party headquarters in charge of the US Embassy in Kosovo, Anu Prattipati.

    During this meeting, it has been discussed the recent political developments in the country, economic prospects, as well as projects of particular importance for Kosovo’s overall development.

    Abdixhiku, expressed gratitude for continued co-operation with his political subject and for the firm support the United States is continuing to offer Kosovo.

    It was also highlighted that for the LDK, friendship with the US remains a permanent determination, confirming commitment to deepening this strategic partnership in the service of the country and Euro-Atlantic integration.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

    Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

    Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

    Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një gruaje të dyshuar për vjedhje në Rahovec.

    Sipas njoftimit të Policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur më 2 janar 2026.

    Ndërsa identiteti i gruas ende nuk është zbuluar, pavarësisht veprimeve hetimore të ndërmarra deri më tani.

    Burimi: Insajderi

  • Real Madridi, Atletico dhe Chelsea në garë për Zubimendin

    Real Madridi, Atletico dhe Chelsea në garë për Zubimendin

    Sipas raportimeve, të tri klubet janë duke përcjellë nga afër situatën e 27-vjeçarit, ndërsa Arsenali raportohet se është i gatshëm të shqyrtojë ofertat që mund të vijnë për të.

    Zubimendi iu bashkua skuadrës londineze në verën e vitit 2025, nga Real Sociedadi, për shumën prej 60 milionë funtesh, duke u shndërruar fillimisht në një prej lojtarëve të rëndësishëm të trajnerit Mikel Arteta.

    Megjithatë, konkurrenca e shtuar në mesfushën e “Topçinjve” ka bërë që ndikimi i tij në skuadër të jetë më i vogël. Bruno Guimaraes dhe Declan Rice së fundmi kanë krijuar partneritetin e preferuar të Artetës në këtë repart.

    Arsenali, në rast të largimit të futbollistit, synon të rikuperojë së paku shumën prej 60 milionë funtesh që kishte investuar për transferimin e tij.

    Një shitje e mundshme e Zubimendit do t’i ndihmonte gjithashtu klubit londinez të siguronte mjete financiare për transferimin e një anësori me shpejtësi, në mënyrë që të përforcojë alternativat në repartin ofensiv.

    Megjithatë, Zubimendi vazhdon të konsiderohet një futbollist i vlefshëm për skuadrën, ndaj largimi i tij në janar do të varet nga oferta që Arsenali do të marrë në tavolinë.

    Burimi: RTKLive