Category: Lajme

  • Paul McCartney bëhet muzikanti i tretë më i pasur në botë

    Paul McCartney bëhet muzikanti i tretë më i pasur në botë

    Legjenda e muzikës britanike, Paul McCartney, ka hyrë në klubin e miliarderëve, duke u renditur si muzikanti i tretë më i pasur në botë, me një pasuri të vlerësuar prej rreth 1.4 miliardë dollarësh, sipas revistës Forbes.

    Ish-anëtari i grupit legjendar The Beatles, në moshën 84-vjeçare, renditet pas reperit Jay-Z, pasuria e të cilit vlerësohet në 2.8 miliardë dollarë, dhe këngëtares Taylor Swift, me rreth 2 miliardë dollarë.

    Pasuria e McCartney-t nuk vjen vetëm nga karriera e tij muzikore, por edhe nga investimet dhe pronësia mbi katalogë të shumtë muzikorë.

    Një pjesë e rëndësishme e të ardhurave vjen nga kompania e tij botuese, MPL Communications, të cilën e themeloi në vitin 1969. Përmes saj, ai zotëron të drejta autoriale për mijëra këngë, përfshirë vepra të artistëve të tjerë si Buddy Holly, si dhe muzikë nga produksione të njohura të Broadway-it.

    Një tjetër burim i rëndësishëm të ardhurash është trashëgimia muzikore e The Beatles. Kompania Apple Corps gjeneron rreth 50 milionë dollarë në vit nga platformat muzikore, shitjet e vinileve dhe produktet e lidhura me grupin. McCartney përfiton një të katërtën e këtyre të ardhurave.

    Në pasurinë e tij përfshihen gjithashtu të ardhurat nga koncertet dhe turnetë botërore, prona të paluajtshme në Britani dhe SHBA, si dhe një koleksion arti që përmban vepra të artistëve të njohur si Pablo Picasso dhe René Magritte.

    Pavarësisht dekadave në skenën muzikore, McCartney vazhdon të jetë aktiv. Ai publikoi edhe albumin e tij të 20-të solo, “The Boys of Dungeon Lane”, në maj të vitit 2026.

    Historia e tij dëshmon se suksesi i një artisti mund të shtrihet shumë përtej muzikës, duke u kthyer në një perandori biznesi të ndërtuar gjatë më shumë se gjashtë dekadave.

    Burimi: Dukagjini

  • Sulm me thikë në Gjakovë, tre persona përfundojnë në mbajtje

    Sulm me thikë në Gjakovë, tre persona përfundojnë në mbajtje

    Sulm me thikë në Gjakovë, tre persona përfundojnë në mbajtje

    Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një sulmi të dyshuar me thikë, që ka ndodhur në rrugën “UÇK” në Gjakovë.

    Policia njofton se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku mjekët kanë konstatuar se është jashtë rrezikut për jetë.

    Pas hetimeve të zhvilluara, forcat e rendit kanë arrestuar tre persona të dyshuar, të gjithë meshkuj kosovarë.

    Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

    Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”, transmeton Klankosova.tv.

  • Osmani nderohet me “Global Diplomacy Award”: Çmimin ia dedikoj popullit të përvuajtur të Kosovës

    Osmani nderohet me “Global Diplomacy Award”: Çmimin ia dedikoj popullit të përvuajtur të Kosovës

    Osmani nderohet me “Global Diplomacy Award”: Çmimin ia dedikoj popullit të përvuajtur të Kosovës

    Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me çmimin “Global Diplomacy Award”.

    Ndarja e këtij çmimi është bërë në praninë e mbi 350 pjesëmarrësve nga 32 shtete të botës, të cilët u mblodhën në Turqi, me ftesë të organizatës “Global Journalism Council”.

    Osmani është shprehur mirënjohëse pasi ka pranuar këtë çmim, duke thënë se diplomacia e vërtetë ndërton ura dhe qëndron gjithmonë në anën e drejtësisë.

    “Këtë çmim ia dedikoj, sikurse çdo çmim tjetër, popullit të përvuajtur të Kosovës, i cili sakrifikoi gjithçka, deri edhe fëmijët në djep, që ne sot ta gëzojmë lirinë. Njëkohësisht, ia dedikoj Atit themeltar të Republikës sonë, Presidentit Ibrahim Rugova, i cili na mësoi rëndësinë e aleancave, të ndërtimit të urave dhe të kultivimit të miqësive.”, ka shkruar Osmani.

    Gjithashtu, Osmani ka thënë se ky çmim është edhe një homazh për gazetarët që, gjatë luftës në Kosovë, me guximin për të treguar të vërtetën, ndihmuan në shpëtimin e jetëve të panumërta.

    “Sepse gazetaria e guximshme nuk është vetëm dëshmi e historisë, por edhe mbrojtje e jetës dhe e njerëzimit.”, ka shkruar Osmani. /Klankosova.tv

  • Kapet një burrë në Leposaviq, dyshohet se shkeli urdhrin mbrojtës ndaj babait të tij

    Kapet një burrë në Leposaviq, dyshohet se shkeli urdhrin mbrojtës ndaj babait të tij

    Kapet një burrë në Leposaviq, dyshohet se shkeli urdhrin mbrojtës ndaj babait të tij

    Një person është arrestuar në Leposaviq nën dyshimin se nuk ka respektuar urdhrin mbrojtës që kishte ndaj babait të tij.

    Policia bë me dije se urdhri mbrojtës ishte shqiptuar për shkak të sjelljeve të mëhershme të të dyshuarit ndaj babait, transmeton Klankosova.tv.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

  • Shqetësuese, 10 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

    Shqetësuese, 10 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

    Shqetësuese, 10 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

    Organet e rendit në Kosovë vazhdojnë të marrin raportime të shumta për dhunë në familje.

    Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, 10 raste janë raportuar në rajone të ndryshme të vendit.

    Më së shumti janë raportuar në rajonin e Gjakovës, ku tri raste të dhunës në familje kanë ndodhur në Gjakovë, kurse një tjetër në Rahovec.

    Gjithashtu, dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Prishtinë dhe një tjetër në Fushë Kosovë.

    Derisa, një tjetër ka ndodhur në Ferizaj, një në Vushtrri dhe një në Zubin Potok.

    Në shumicën prej këtyre rasteve, viktima janë gratë.

    Në rastin e Prishtinës, sipas raportit 24-orësh, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht të dashurën e tij.

    Gjithashtu, në rastin tjetër në Prishtinë, është raportuar se ish-bashkëshorti i viktimës, i dyshuari mashkull kosovar, i cili jeton jashtë vendit, përmes rrjeteve sociale i ka dërguar asaj dhe familjarëve mesazhe me përmbajtje kërcënuese.

    Kurse, në Ferizaj është raportuar se viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilinë është duke bashkëjetuar. I dyshuari ndodhet në arrati.

    Ndërsa, në njërin rast në Gjakovë, viktima është kthyer te familja e saj, për shkak se ka raportuar se i dyshuari vazhdimisht i ka shkaktuar dhunë psikike.

    Në dy raste të tjera në Gjakovë dhe një tjetër në Rahovec, rastet kanë të bëjnë me dhunë në familje të fëmijëve të ushtruar ndaj prindërve.

    Në rastin e Vushtrrisë, viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti janë sekuestruar dy pistoleta, një pushkë ajrore dhe 7 copë fishekë.

    Edhe në Zubin Potok është arrestuar një person pasi viktima femër kosovare ka raportuar se përmes rrjeteve sociale, është fyer dhe kanosur nga ish-bashkëshorti i saj.

  • IQMT ndalon vendosjen në treg të rreth 150 mijë lodrave për fëmijë, me origjinë nga Kina

    IQMT ndalon vendosjen në treg të rreth 150 mijë lodrave për fëmijë, me origjinë nga Kina

    Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, gjatë ditëve të fundit ka realizuar një aksion të përbashkët inspektues në pikat doganore, me ç’rast ka ndaluar vendosjen në treg të rreth 150.000 lodrave për fëmijë, të gjitha me origjinë nga Kina.

    Kështu bëhet e ditur në një postim në IQMT-së.

    “Ky aksion është realizuar në kuadër të një aktiviteti të përbashkët të mbikëqyrjes së tregut në të gjitha vendet anëtare të CEFTA-s, me qëllim të forcimit të kontrollit dhe parandalimit të hyrjes në treg të produkteve që nuk përmbushin standardet e sigurisë.

    Gjatë kontrollit është konstatuar se lodrat e ndaluara nuk i plotësonin kërkesat themelore të përcaktuara me Rregulloren nr. 02/2017 për sigurinë e lodrave”, thuhet në njoftim.

    IQMT rikujton se lodrat për fëmijë, që nuk përmbushin kërkesat dhe standardet e përcaktuara me legjislacionin në fuqi mund të paraqesin rrezik serioz për sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve.

    Tutje thuhet se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, do të vazhdojë aktivitetet e mbikëqyrjes dhe kontrollit të produkteve që vendosen në treg, në funksion të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të sigurisë së produkteve. /Telegrafi/

  • Konaté e zbulon se si reagoi Mbappe pas humbjes së Topit të Artë

    Konaté e zbulon se si reagoi Mbappe pas humbjes së Topit të Artë

    Konaté e zbulon se si reagoi Mbappe pas humbjes së Topit të Artë

    Kylian Mbappe e ka përjetuar rëndë mosfitimin e Topit të Artë, por nuk ka lejuar që zhgënjimi të ndikojë në përkushtimin e tij profesional.

    Këtë e ka zbuluar bashkëlojtari i tij te Real Madridi dhe Kombëtarja e Francës, Ibrahima Konaté.

    “Është garues i lindur dhe sigurisht që është e vështirë të mos e fitosh Topin e Artë, kur e meriton plotësisht”, u shpreh Konaté, duke mbështetur sulmuesin francez, i cili përfundoi pas Harry Kane në votimin e këtij viti.

    Sipas mbrojtësit, Mbappe u rikthye që të nesërmen në stërvitje me përkushtim të plotë.

    Konaté shpreson që sulmuesi i Real Madridit ta fitojë çmimin në edicionin e ardhshëm.

    Ai gjithashtu theksoi se Mbappe është shumë i rëndësishëm për Real Madridin, duke nënvizuar mentalitetin e tij dhe ndikimin vendimtar që ka pasur në ndeshjet e fundit.

    Burimi: Insajderi

  • Konaté finds out how Mbppe reacted after the Golden Ball was lost

    Kylian Mbpee has experienced a serious lack of Golden Ball, but has not allowed disappointment to affect his professional commitment.

    His associate at Real Madrid and France National Ibrahima Konaté has discovered this.

    He’s a natural racer, and it’s certainly hard not to win the Golden Ball when he deserves it fully, Conaté said, supporting the French assailant who ended up after Harry Kane in this year’s vote.

    According to the defender, Mbppe returned from the next day to full – time training.

    Konaté hopes Real Madrid’s attacker wins the prize at the next edition.

    He also stressed that Mbpe is very important for Real Madrid, underlining its mentality and the crucial impact it has had in recent matches.

    Source Layer: Insander

  • Në Podujevë raportohet rast i ngacmimit seksual ndaj një gruaje nga dy persona

    Në Podujevë raportohet rast i ngacmimit seksual ndaj një gruaje nga dy persona

    Në Podujevë është raportuar një rast i ngacmimit seksual, ku një grua ka deklaruar se ishte ngacmuar seksualisht nga dy persona.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 9 nëntor 2026.

    Viktima është intervistuar në praninë e punëtorit për punë sociale, ndërsa rasti është duke u hetuar.

    Burimi: Dukagjini

  • In Podujevo the case of sexual harassment against a woman by two persons is reported

    A case of sexual harassment was reported in Podujevo, where a woman claimed to have been sexually harassed by two people.

    According to the 24-hour Kosovo Police report, the case was reported on November 9th 2026.

    The victim has been interviewed in the presence of a social worker while the case is being investigated.

    Source Layer: Dukeagini