Category: Lajme

  • Neuer drejt pensionimit, Bayerni përgatit pasuesin

    Neuer drejt pensionimit, Bayerni përgatit pasuesin

    Portieri 40-vjeçar ende nuk e ka bërë zyrtar vendimin për pensionim, por raportimet e fundit nga Gjermania sugjerojnë se lëndimi i tij në këmbë mund ta përshpejtojë këtë vendim.

    Neuer konsiderohet njëri prej portierëve më të mirë në historinë e futbollit, ndërsa largimi i tij do të krijonte një boshllëk të madh në skuadrën bavareze.

    Sipas gazetarit Florian Plettenberg, Bayern Munichu e sheh Jonas Urbigun si pasuesin e Neuerit në pozitën e portierit të parë, por njëkohësisht dëshiron të transferojë edhe një portier me përvojë, i cili do të shërbente si alternativë.

    Në listën e kandidatëve të mundshëm janë Oliver Baumann i Hoffenheimit, Bernd Leno i Fulhamit dhe Loris Karius, ish-portieri i Liverpoolit.

    Drejtuesit e klubit gjerman pritet të vlerësojnë mundësitë gjatë muajve të ardhshëm, në mënyrë që ta përgatisin sa më mirë ekipin për periudhën pas Neuerit.

    Burimi: RTKLive

  • Neuer on retirement, Bayerni prepares successor

    The 40-year-old goalie has not yet made the decision to retire, but recent reports from Germany suggest that his standing injury could speed up that decision.

    Neuer is considered one of the best goalkeepers in football history, while his departure would create a huge gap in the bavarese team.

    According to journalist Florian Pletenberg, Baiern Munichu sees Jonas Ubbigun as Neuer’s successor in the position of the first goalkeeper, but also wants to transfer an experienced goalkeeper who would serve as an alternative.

    On the list of potential candidates are Oliver Baumann of Hoffmann, Bernd Lenno of Fulham, and Loris Karius, former Liverpool porter.

    German club leaders are expected to assess the possibilities in the coming months, in order to prepare the team better for the period after Neuer.

    Source Layer: RTKLive

  • Mitrovica, 3.3m euros for road infrastructure in five villages

    The project includes the villages of Bigora, Rasan, Trstane, Kutlovc and Vladhi, while the total investment value is 3.3m euros.

    Of this amount, 1.5m euros have been shared by the Government of Kosovo through the Ministry of Infrastructure and Transport, while 1.8m euros are contributing to the Mitrovica municipality.

    The implementation of the project is expected to improve driving conditions, boost security in communications and facilitate the links of these villages to surrounding areas.

    Source Layer: RTKLive

  • Një person gjendet i vdekur në Vitomiricë të Pejës

    Një person gjendet i vdekur në Vitomiricë të Pejës

    Një person është gjetur i vdekur të hënën në Vitomiricë të Pejës.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, disa familjarë e kanë vërejtur viktimën të shtrirë në tokë përmes dritares së shtëpisë së tyre.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e personit.

    Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

    Burimi: Dukagjini

  • Dhjetë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, gjashtë persona arrestohen

    Dhjetë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, gjashtë persona arrestohen

    Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në Prishtinë, Fushë Kosovë, Ferizaj, Gjakovë, Rahovec, Vushtrri dhe Zubin Potok.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në Prishtinë është arrestuar një burrë, i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje kishte sulmuar fizikisht të dashurën e tij. Ajo ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

    Në një rast tjetër në Prishtinë, një grua ka raportuar se ish-bashkëshorti i saj, i cili jeton jashtë vendit, i kishte dërguar asaj dhe familjarëve mesazhe kërcënuese përmes rrjeteve sociale. Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari është futur në kërkim të policisë.

    Në Fushë Kosovë, një burrë ka raportuar se ishte viktimë e dhunës psikike nga djali i tij. Rasti po hetohet në procedurë të rregullt.

    Ndërkaq, në Ferizaj, një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëjetuesi i saj pas një mosmarrëveshjeje. I dyshuari nuk është takuar nga policia dhe gjendet në arrati.

    Në Gjakovë janë raportuar tri raste. Në rastin e parë, një grua ka kërkuar urdhër mbrojtës pasi kishte marrë mesazhe kërcënuese nga djali i saj, i cili ndodhet jashtë vendit. Edhe në këtë rast, i dyshuari është futur në kërkim të policisë.

    Në rastin e dytë, një burrë është arrestuar nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij, ndërsa në rastin e tretë, një grua ka raportuar se i dashuri i saj, për shkak të xhelozisë, vazhdimisht po i shkaktonte dhunë psikike. Ajo është kthyer te familja e saj, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

    Në Rahovec, një burrë është arrestuar pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht babanë e tij. Të dy kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Një rast i dhunës në familje është raportuar edhe në Vushtrri, ku një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Gjatë arrestimit të tij, policia ka sekuestruar dy pistoleta, një pushkë ajrore dhe shtatë fishekë. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

    Ndërsa në Zubin Potok, një grua është fyer dhe kanosur përmes rrjeteve sociale nga ish-bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

    Policia ka bërë të ditur se për rastet është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

    Burimi: Dukagjini

  • Ndryshim i papritur në axhendën e çiftit mbretëror, Meghan tërhiqet nga fjalimi

    Ndryshim i papritur në axhendën e çiftit mbretëror, Meghan tërhiqet nga fjalimi

    Meghan Markle, bashkëshortja e Princit Harry, ka vendosur të mos mbajë më fjalimin e planifikuar në një aktivitet të Parlamentit Evropian në Bruksel, që i kushtohet sigurisë së fëmijëve në internet.

    Sipas raportimeve të mediave britanike, Meghan ka vendosur të tërhiqet nga paraqitja publike si folëse pas zhvillimeve të fundit që lidhen me babanë e saj, Thomas Markle, i cili u arrestua në Florida dhe akuzohet për posedim të materialeve të paligjshme me abuzim seksual ndaj fëmijëve. Ai i ka mohuar akuzat.

    Megjithatë, Dukesha e Sussex-it do të udhëtojë drejt Brukselit së bashku me bashkëshortin e saj dhe do të jetë e pranishme në aktivitet, por pa mbajtur fjalim.

    Në vend të saj, Princi Harry do të mbajë fjalimin kryesor, ku pritet të flasë për mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet e rrjeteve sociale dhe internetit.

    Çifti do të marrë pjesë gjithashtu në hapjen e instalacionit artistik “Lost Screen Memorial”, një projekt që përkujton fëmijët dhe të rinjtë që kanë humbur jetën si pasojë e dëmeve të lidhura me përdorimin e rrjeteve sociale.

    Instalacioni përmban 50 ekrane në formën e telefonave inteligjentë, ku shfaqen fotografitë e fëmijëve dhe të rinjve që kanë humbur jetën.

    Paraqitja në Bruksel vjen në një moment të ndjeshëm për Meghan Markle, e cila muajin e kaluar kishte deklaruar se ishte thellësisht e shqetësuar nga akuzat ndaj babait të saj.

    Burimi: Dukagjini

  • Tri raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës, viktimat kërkojnë mbrojtje

    Tri raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës, viktimat kërkojnë mbrojtje

    Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, ku në njërin prej tyre viktima ka kërkuar edhe urdhër mbrojtës pas mesazheve kërcënuese nga ish-bashkëshorti.

    Rasti i parë është regjistruar në Prishtinë, më 9 nëntor, rreth orës 03:59. Një mashkull kosovar është arrestuar, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij.

    Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Një rast tjetër është raportuar në Fushë Kosovë, më 9 nëntor, rreth orës 19:00. Një mashkull kosovar ka raportuar se ishte viktimë e dhunës psikike nga djali i tij. Në konsultim me prokurorin, rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt.

    Ndërkaq, më 8 nëntor, në Prishtinë është raportuar edhe një rast i dhunës në familje dhe kanosjes.

    Sipas raportit policor, ish-bashkëshorti i viktimës, i cili jeton jashtë vendit, dyshohet se përmes rrjeteve sociale u ka dërguar asaj dhe familjarëve të saj mesazhe me përmbajtje kërcënuese.

    Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari është futur në kërkim nga policia. Për rastin është njoftuar prokurori. /Telegrafi/

  • Lajm i mirë për “Dardanët”, Zvicra ia hap rrugën Lutfi Dalipit

    Lajm i mirë për “Dardanët”, Zvicra ia hap rrugën Lutfi Dalipit

    Lajm i mirë për “Dardanët”, Zvicra ia hap rrugën Lutfi Dalipit

    Lutfi Dalipi nuk do ta vazhdojë më karrierën ndërkombëtare me përfaqësuesen e Zvicrës, duke u hapur rrugë dy kombëtareve shqiptare për shërbimet e tij. Futbollisti i Young Boysit, i cili këtë sezon po luan i huazuar te Vaduzi, ka vendosur përfundimisht të presë përfaqësimin në nivel kombëtaresh dhe në të ardhmen do të zgjedhë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

    Vendimi i talentit shqiptar vjen pas bisedimeve me drejtuesit e helvetikëve, të cilët ia kanë bërë të qartë se konkurrenca e forte në repartin e tij ia vështirëson hapësirat në ekipin e parë të helvetikëve.

    Në anën tjetër, te “Dardanët” interesimi është mjaft i lartë. Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka konfirmuar kontaktet e drejtpërdrejta me futbollistin, duke bërë të ditur se i ka shprehur dëshirën për ta pasur në përbërje.

    Pikat kyçe të zhvillimit:

    Ndërprerja me Zvicrën: Lutfi Dalipi ka mbyllur kapitullin me moshat e reja të Zvicrës dhe nuk parashikohet më në planet e ekipit të parë helvetik.

    Dilema e madhe: Futbollisti mbetet në pritje për të marrë vendimin përfundimtar se cilën fanellë do ta veshë – atë të Kosovës apo të Shqipërisë.

    Sinjali nga Foda: Trajneri i Kosovës ka zhvilluar biseda telefonike me lojtarin dhe ka shprehur besimin se ai do të zgjedhë të përfaqësojë Kosovën.

    Tashmë gjithçka mbetet në dorën e 20-vjeçarit, i cili shumë shpejt pritet të zyrtarizojë zgjedhjen e tij përfundimtare për të ardhmen ndërkombëtare.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Good news for the Daardians, Switzerland makes way for Lutfi Dalipi

    Lutfi Dalipi will no longer continue his international career with Switzerland’s representative, paving the way for two Albanian nationals for his services. Young Boys football player, who is playing loaned to Vaduzi this season, has finally decided to expect national representation and in the future will choose between Kosovo and Albania.

    The Albanian talent decision comes after talks with the leaders of the helvetics, who have made it clear that strong competition in his department makes space difficult for the first cell team.

    On the other hand, with therdians, interest is very high. Kosovo National Selector Franco Foda has confirmed direct contacts with football player, suggesting he has expressed his desire to have it in his makeup.

    Key development points:

    Swiss break: Lutfi Dalipi has closed the chapter with Switzerland’s younger ages and is no longer predicted on the plans of the first cellic team.

    Big dilemma: The footballer remains waiting to make the final decision on which fans will wear Kosovo or Albania’s.

    The signal from Foda: Kosovo’s coach has conducted phone conversations with the player and has voiced confidence that he will choose to represent Kosovo.

    Everything now remains in the hands of the 20-year-old, who is soon expected to formalise his final choice for the international future.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Dhjetë raste të dhunës në familje në Kosovë brenda 24 orëve

    Dhjetë raste të dhunës në familje në Kosovë brenda 24 orëve

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, tri raste janë regjistruar në Gjakovë, dy në Prishtinë, ndërsa nga një rast në Fushë-Kosovë, Ferizaj, Rahovec, Vushtrri dhe Zubin-Potok.

    Në Gjakovë, një grua ka raportuar se është kërcënuar përmes mesazheve nga djali i saj, i cili ndodhet jashtë vendit. Ajo ka kërkuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari është shpallur në kërkim të Policisë.

    Në një rast tjetër në këtë komunë, një person është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllain e tij. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

    Po ashtu, në Gjakovë është raportuar edhe për dhunë psikike ndaj një gruaje nga partneri i saj, i cili dyshohet se në vazhdimësi e ka shqetësuar për shkak të xhelozisë. Viktima është kthyer te familja e saj, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati.

    Dy raste janë raportuar edhe në Prishtinë. Në njërin prej tyre, një grua ka marrë mesazhe kërcënuese përmes rrjeteve sociale nga ish-bashkëshorti i saj, i cili jeton jashtë vendit. Ajo ka kërkuar urdhër mbrojtës, ndërsa Policia është vënë në kërkim të të dyshuarit.

    Në rastin tjetër, një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij pas një mosmarrëveshjeje. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Ndërkohë, në Fushë-Kosovë është raportuar për dhunë psikike ndaj një burri nga djali i tij, rast për të cilin Policia ka nisur hetimet në procedurë të rregullt.

    Në Ferizaj, një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga partneri me të cilin bashkëjetonte. I dyshuari nuk është gjetur nga Policia dhe ndodhet në arrati.

    Një tjetër arrestim është realizuar në Rahovec, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë e tij. Të dy palët kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Në Vushtrri, një grua ka raportuar se është sulmuar nga bashkëshorti i saj. Gjatë rastit, Policia ka sekuestruar edhe dy pistoleta, një pushkë ajrore dhe shtatë fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

    Ndërsa në Zubin-Potok, një grua është fyer dhe kërcënuar përmes rrjeteve sociale nga ish-bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

    Burimi: RTKLive