Category: Lajme

  • 15 years from Diana Kastrati’s murder, missing hearings for the accused are expected today.

    15 years from Diana Kastrati’s murder, missing hearings for the accused are expected today.

    Today, the main review hearing against the accused is expected to be held in absentia in the case of Diana Kastrati’s murder.

    According to the Constitutional Court’s announcement in Pristina, the session is expected to begin at 09:30.

    Meanwhile, a few days ago, Kosovo Police have called for citizens’ co-operation in localising Adnon Jashar, who is on the run under suspicion of carrying out the criminal act — serious murder.

    According to police, the request to locate the suspect was made under the Court’s ordinance regarding the session scheduled for November 10th 2026.

    In this case, police have urged citizens that if they have information about his whereabouts, they help law enforcement agencies identify and locate him.

    Kosovo Police, based on the Court’s ordinance for the November 10th 2026 session, requires citizens’ co-operation in localising suspects Adnon Jashari, wanted for the criminal act of serious murder. Whoever has information about his whereabouts, let us know through his email address info@kosovo police.com, or reporting directly to the nearest station, says the police report. /Telegraphy/

  • 15 vite nga vrasja e Diana Kastratit, sot pritet të mbahet seanca në mungesë ndaj të akuzuarit

    15 vite nga vrasja e Diana Kastratit, sot pritet të mbahet seanca në mungesë ndaj të akuzuarit

    Sot pritet të mbahet në mungesë seanca e shqyrtimit kryesor ndaj të akuzuarit në rastin e vrasjes së Diana Kastratit.

    Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, seanca pritet të nisë në orën 09:30.

    Ndërkaq, disa ditë më parë, Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e Adnon Jasharit, i cili është në kërkim nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”.

    Sipas Policisë, kërkesa për lokalizimin e të dyshuarit është bërë në bazë të urdhëresës së Gjykatës, lidhur me seancën e caktuar për 10 nëntor 2026.

    Me këtë rast, Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione për vendndodhjen e tij, t’i ndihmojnë organet e rendit në identifikimin dhe lokalizimin e tij.

    “Policia e Kosovës, bazuar në urdhëresën e Gjykatës për seancën e datës 10 nëntor 2026, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e të dyshuarit Adnon Jashari, i kërkuar për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’. Kushdo që ka informacione për vendndodhjen e tij, të na njoftojë përmes adresës elektronike info@kosovopolice.com ose duke u paraqitur direkt në stacionin më të afërt”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/

  • Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Vitomiricë të Pejës

    Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Vitomiricë të Pejës

    Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Vitomiricë të Pejës

    Policia ka njoftuar se një person është parë i shtrirë në shtëpinë e tij përmes dritares nga disa familjar.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën në fshatin Vitomiricë të Pejës.

    Tutje bëhet e ditur se njësit relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete.

    “Fsh. Vitomiricë, Pejë 09.11.2026 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, përmes dritares, nga disa familjar të tij, ishte vërejtur i shtrirë në shtëpinë e tij. Njësit relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete”, thuhet në raport.

    Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. 

    Burimi: Insajderi

  • There’s no signs of life in his home in Vitomirica, Pec.

    Police have announced that a person has been seen lying in his house through the window by several family members.

    According to the 24-hour Kosovo Police report, it becomes known that the case occurred Monday in the village of Vitomirica of Peja.

    It is announced that the relevant police units and the medical team have come to the scene, and the doctor has found that the victim had been without signs of life.

    Shh. Vitomirica, Pec 09.11.2026 NN. It has been reported that the Kosovo male victim, through the window, from some of his family members, had been observed lying in his house. The relevant police units and the medical team have emerged at the scene, and the doctor has found that the victim had been without signs of life, the report said.

    By order of the prosecutor, the lifeless body was sent to the IML for production. 

    Source Layer: Insander

  • Graçanicë, i mituri raporton se vëllai tentoi ta sulmonte me thikë dhe sopatë

    Graçanicë, i mituri raporton se vëllai tentoi ta sulmonte me thikë dhe sopatë

    Një rast i kanosjes është raportuar në Graçanicë, ku viktimë është një i mitur.

    Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 9 nëntor rreth orës 09:00.

    I mituri ka njoftuar policinë se pas një mosmarrëveshjeje në shtëpi, vëllai i tij kishte tentuar ta sulmonte me thikë dhe sopatë.

    I dyshuari është larguar nga shtëpia pasi kishte kuptuar se policia ishte njoftuar dhe deri më tani nuk është lokalizuar.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili e ka cilësuar veprën, ndërsa hetimet janë duke vazhduar. /Telegrafi/

  • “Aktualisht jemi skuadra më e mirë në Evropë”, Cucurella befason me deklaratën e tij

    “Aktualisht jemi skuadra më e mirë në Evropë”, Cucurella befason me deklaratën e tij

    Mbrojtësi i Real Madridit, Marc Cucurella, ka bërë një pohim të guximshëm duke i quajtur Los Merengues ekipin më të mirë në Evropë për momentin.

    Deklarata vjen në mes të ringjalljes së Los Merengues nën drejtimin e Jose Mourinhos këtë sezon, duke filluar një seri prej tetë fitoresh.

    Ata janë vetëm tre pikë prapa Barcelonës në vendin e dytë në La Liga dhe janë e vetmja skuadër përveç PSG-së që i ka fituar të katër ndeshjet e Ligës së Kampionëve në fazën e ligës deri më tani.

    “Sipas mendimit tim, ne jemi aktualisht skuadra më e mirë në Evropë”, ka thënë Cucurella.

    Mbrojtësi i majtë spanjoll është bërë një lojtar kyç për Mourinhon që nga transferimi i tij nga Chelsea në verë. /Telegrafi/

  • We’re actually the best team in Europe, Cucurela surprises with his statement.

    We’re actually the best team in Europe, Cucurela surprises with his statement.

    Real Madrid defender Marc Cucurela has made a bold statement calling Los Merengue the best team in Europe at the moment.

    The statement comes in the middle of the Los Merengue revival under Jose Mourinho this season, beginning a series of eight victories.

    They’re only three points behind Barcelona in second place in La League and they’re the only team apart. The SPG that has won all four champion League matches in the league phase so far.

    In my opinion, we’re actually the best team in Europe, Cucurela said.

    The Spanish leftist defender has become a key player for Mourinho since his transfer from Chelsea to summer. /Telegraphy/

  • Mjegulla kufizon dukshmërinë në rrugët e Ferizajt, policia apelon për kujdes

    Mjegulla kufizon dukshmërinë në rrugët e Ferizajt, policia apelon për kujdes

    Mjegulla kufizon dukshmërinë në rrugët e Ferizajt, policia apelon për kujdes

    Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje shoferëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në trafik, pasi në disa pjesë të rajonit ka filluar të paraqitet mjegulla, e cila po shkakton kufizim të dukshmërisë.

    Sipas policisë, mjegulla është më e pranishme në zonat me pozitë më të ulët gjeografike, duke vështirësuar qarkullimin rrugor.

    Për të parandaluar aksidentet, policia rekomandon që shoferët të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike, të përdorin dritat e shkurtra dhe ato të mjegullës, si dhe të mbajnë distancë të sigurt ndërmjet automjeteve, transmeton Klankosova.tv.

    Po ashtu, apelohet që të shmangen parakalimet e panevojshme dhe të tregohet kujdes i veçantë në zonat pranë lumenjve, ku mjegulla mund të jetë më e dendur.

    Policia u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë përgjegjësi për sigurinë e tyre dhe të të tjerëve.

  • Gjërat që s’bashkëjetojnë dot

    Gjërat që s’bashkëjetojnë dot

    Gjërat që s’bashkëjetojnë dot

    Shkruan: Blerim Shala

    Dy realitete politike, dy koncepcione, dy botëkuptime qytetëruese janë përplasur në Serbi, me 25 tetor, në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

    Dy botë, në fakt.

    Nuk ka mundur të ketë bashkëjetesë midis këtyre dy botëve. Për më shumë, ato kanë qenë thellësisht të antagonizuara, dhe të tilla mbeten edhe sot e kësaj dite, përkundër fitores bindëse të ‘Listës Studentore’.

    Nuk është rend që në politikën dhe në shoqërinë serbe do të ketë rehati. Në një të ardhme të afërt.

    Humbja zgjedhore nuk mjafton në raste të këtilla, çfarë është ky i Serbisë së sotme.

    Duhet të ndodhë këndellja e plotë qytetëruese, pastrimi i të gjitha institucioneve të pushtetit, mëkëmbja e gjyqësisë dhe prokurorisë, ndryshimi në skenën mediatike të këtij shteti.

    Është interes i Kosovës që Serbia të bëhet një shtet i zakonshëm i demokracisë liberale, duke tejkaluar një herë e mirë atë ‘statusin’ e një shteti që nuk i njeh kufijtë e vet, nuk e respekton rendin rajonal në këto anë të Evropës, nuk pranon historinë që ka ndodhur në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar me të gjitha pasojat e saj tragjike, nuk e di vendin e vet këtupari, në Evropë dhe në Botë. 

    Me një Serbi që merret me punë të veta duke synuar një transformim të gjithanshëm dhe rrënjësor, për ta kualifikuar veten që në një të ardhme të afërt të bëhet shtet anëtar i Bashkimit Evropian, Kosova do të mund të kishte marrëdhënie të mira fqinjësore, në atë finalen e procesit i cili tash e 16 vjet, nën lehtësimin e BE-së, synon normalizimin e marrëdhënieve në mes të këtyre dy shteteve.

    Nuk ka pra dilema ndër ne se kah do të duhej të ecnin marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë. 

    Sidoqoftë, teksa në të gjitha temat dhe çështjet e tjera, u shfaqën dallimet të denja për humnerë në mes të pushtetit të deritashëm të Serbisë së Aleksandar Vučićit dhe atij në ardhje e sipër të ‘Listës Studentore’, kur bëhet fjalë për raportin e Serbisë me Kosovën, këtu spikatet një vazhdimësi e plotë në mes të tyre.

    Këtu janë Botë e njëjtë. Identike.

    Edhe këta të ‘Listës Studentore’, thirren në Kushtetutën e Serbisë dhe në Rendin ndërkombëtarë, edhe këta pra pohojnë që ‘Kosova është pjesë e Serbisë’, dhe gjepura të ngjashme nga katalogu i marrëzive politike të cilat asnjëherë nuk kanë pas vlerë dhe nuk kanë qenë të qëndrueshme.

    Kosova është qëmoti shtet i pavarur, dhe ky fakt ka qenë determinues (tek e fundit), për lansimin e dialogut të Brukselit të vitit 2011, por edhe për nismën franko-gjermane të vitit 2022.

    Po të mos ishte kështu, nuk do kishte fare bisedime për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    Sa më parë që ‘Lista Studentore’, dhe politikanët që tash e tutje do ta udhëheqin Serbinë, do ta kuptojnë këtë, aq më mirë do të jetë për ta, por edhe për gjithë rajonin, për synimet e BE-së dhe të SHBA-së që Ballkani Perëndimor të shndërrohet në një rajon ku mbizotëron stabiliteti afatgjatë.

    Në të kundërtën, nëse në Serbi duhet të ndryshojë gjithçka, siç po thonë këta të ‘Listës Studentore’, teksa në relacionet me Kosovën duhet të mbahet në fuqi politika e deritashme e pushtetit të Aleksandar Vučićit, atëherë, herët a vonë, do të kontestohet ajo mësymja e madhe e kësaj Liste që njëmend ta transformojë Serbinë me themel.

    Këto dy gjëra janë thellësisht kundërthënëse, kanë qenë kështu edhe në të kaluarën, në gjithë historinë politike të decenieve të fundit në Serbi, këtë e dimë ne më së miri, do të jenë po ashtu edhe me pushtetarët e ri, nëse ata do të vazhdojnë me të vjetrën në qasjen e tyre ndaj Kosovës.

    Thjeshtë, këto dy gjëra s’mund të bashkëjetojnë.

  • Policia vihet në kërkim të mërgimtarit për mesazhet e dërguara ndaj ish-bashkëshortes

    Policia vihet në kërkim të mërgimtarit për mesazhet e dërguara ndaj ish-bashkëshortes

    Policia vihet në kërkim të mërgimtarit për mesazhet e dërguara ndaj ish-bashkëshortes

    Policia e Kosovës ka njoftuar se është vënë në kërkim të një personi që dyshohet për kryerjen e dy veprave penale.

    Sipas raportit 24-orësh, i dyshuari që jeton jashtë vendit, përmes rrjeteve sociale ka dërguar mesazhe kërcënuese për ish-bashkëshorten dhe familjarët e saj.

    Për këtë, ai ngarkohet për veprat penale të dhunës në familje dhe të kanosjes.

    “Prishtinë  08.11.2026 – NN. Është raportuar se ish-bashkëshorti i viktimës, i dyshuari mashkull kosovar, i cili jeton jashtë vendit,  përmes rrjeteve sociale i ka dërguar asaj dhe familjarëve mesazhe me përmbajtje kërcënuese. Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari është futur në kërkim të policisë. Lidhur me rastin është informuar prokurori.”, thuhet në raport. /klankosova.tv