Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Vitomiricë të Pejës

Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Vitomiricë të Pejës

Written by

in

Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Vitomiricë të Pejës

Policia ka njoftuar se një person është parë i shtrirë në shtëpinë e tij përmes dritares nga disa familjar.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Tutje bëhet e ditur se njësit relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete.

“Fsh. Vitomiricë, Pejë 09.11.2026 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, përmes dritares, nga disa familjar të tij, ishte vërejtur i shtrirë në shtëpinë e tij. Njësit relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. 

Burimi: Insajderi