Category: Lajme

  • Kurti talks about Jakup Krasniqi’s visit to Kosovo: It is extremely painful the situation in the former deputy family

    Kosovo Prime Minister Albin Kurti has reacted to the humanitarian visit of former Parliament Speaker Jakup Krasniqi to Kosovo, expressing solidarity with him and his family in this difficult period.

    In a media proposal, Kurti has described the situation in the Krasniqi family as extremely painful, while he wished everything would go as well under these circumstances.

    It is extremely painful to the former prime minister’s family, Jakup Krasniqi, and in these difficult moments, of course, that we all co-operate with suffering and pain and hope that everything will go as best as possible in a situation when he was sentenced to 25 years in prison with all those historical and actual inaccuracies, of course we are all close to the Krasniqi face, Kurti said.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Vizita e Krasniqit në Kosovë, Kurti: Situatë jashtëzakonisht e dhimbshme

    Vizita e Krasniqit në Kosovë, Kurti: Situatë jashtëzakonisht e dhimbshme

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar vizitën e ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, në Kosovë.

    Burimi: Dukagjini

  • Krasniqi’s visit to Kosovo, Kurti: Incredibly Painful situation

    Kosovo Prime Minister Albin Kurti has commented on former Parliament Speaker Jakup Krasniqi’s visit to Kosovo.

    Source Layer: Dukeagini

  • Aktakuzë ndaj një gruaje në Ferizaj për mashtrim me prona, dyshohet se shkaktoi 320 mijë euro dëm

    Aktakuzë ndaj një gruaje në Ferizaj për mashtrim me prona, dyshohet se shkaktoi 320 mijë euro dëm

    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj një shtetaseje të Maqedonisë së Veriut, e dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, lidhur me shitjen e pronave duke përdorur autorizime të falsifikuara.

    Burimi: Dukagjini

  • ​Në Llapushnik do të vendosen bustet e Skënderbeut, Adem Jasharit dhe Pjetër Bogdanit

    ​Në Llapushnik do të vendosen bustet e Skënderbeut, Adem Jasharit dhe Pjetër Bogdanit

    ​Në Llapushnik do të vendosen bustet e Skënderbeut, Adem Jasharit dhe Pjetër Bogdanit

    Në Llapushnik të Drenasit, më 22 nëntor 2026, do të mbahet një akademi përkujtimore me rastin e vendosjes së busteve të 3 figurave të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare: Pjetër Bogdanit, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe Adem Jasharit.

    Ceremonia do të nisë në orën 14:00 dhe do të përfshijë një program kulturor, artistik dhe përkujtimor, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë, historianëve, artistëve dhe familjes Jashari, shkruan KP.

    Sipas programit të publikuar nga organizatorët, të pranishmëve do t’u drejtohen me fjalë përshëndetëse kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, vikeri ipeshkvor në Llapushnik, Don Anton Ukaj, si dhe përfaqësues nga familja Jashari.

    Në kuadër të akademisë, kumtesa do të mbajnë historiani Paulin Zefi, shkrimtari Ndue Ukaj dhe profesori Blerim Latifi, të cilët do të trajtojnë rëndësinë historike dhe kombëtare të figurave që do të përjetësohen përmes busteve.

    Programi parasheh edhe një pjesë teatrale nga aktori Xhevat Limani, si dhe interpretime muzikore nga tenori Shkodran Tolaj, sopranoja Besiana Qani Mehmeti dhe pianistja Magdalena Sedaj.

    Akademia do të moderohet nga gazetari Nikollë D. Ukaj.

    Pjesa qendrore e aktivitetit do të jetë zbulimi solemn i busteve të Pjetër Bogdanit, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe Adem Jasharit, ceremoni që do të shoqërohet me një program muzikor nga tenori Shkodran Tolaj.

  • "Kishte provokime", Shaqiri i rikthehet gjestit të shqiponjës që e bëri pas golit ndaj Serbisë

    “Kishte provokime”, Shaqiri i rikthehet gjestit të shqiponjës që e bëri pas golit ndaj Serbisë

    "Kishte provokime", Shaqiri i rikthehet gjestit të shqiponjës që e bëri pas golit ndaj Serbisë

    Ish-futbollisti shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, është rikthyer te një prej momenteve më të përfolura të Kampionatit Botëror të vitit 2018 në Rusi, kur festoi me gjestin e shqiponjës pas golit të shënuar ndaj Serbisë.

    Ai ka zbuluar edhe ndikimin që kjo ngjarje pati te përfaqësuesja e Zvicrës.

    Në një intervistë për mediumin zviceran RSI.ch, Shaqiri ka folur për emocionet, provokimet dhe polemikat që e shoqëruan atë ndeshje, ku bashkë me të, gjestin e shqiponjës e bënë edhe Granit Xhaka dhe Stephan Lichtsteiner.

    “Para ndeshjes ishte shkruar shumë në media dhe kishte pasur shumë provokime, si para ashtu edhe gjatë takimit. Në fund, për mua ishte e rëndësishme që ta fitonim ndeshjen në aspektin sportiv dhe të tregonim vlerat tona në fushë. Donim të tregonim se ishim aty për sport, jo për politikë, edhe pse në fund pati edhe dimension politik. Emocionet u përfshinë sepse ishte shkruar dhe provokuar shumë. Mendoj se edhe mediat e tepruan pak me gjithë atë që ndodhi. Shumë njerëz në Zvicër nuk e kuptuan situatën.”, ka thënë Shaqiri.

    Sipas tij, polemikat rreth gjestit të shqiponjës ua morën energjinë dhe ndikuan në përqendrimin e futbollistëve para përballjes me Suedinë, në fazën e 1/8 së finales.

    “Mendoj se mediat zvicerane ndikuan gjithashtu. U shkrua shumë dhe na u desh të shpjegonim vazhdimisht pse e kishim bërë atë gjest. Kjo na mori shumë energji dhe ndikoi në përqendrim. Nuk ishte e lehtë”, ka theksuar Shaqiri.

    Zvicra u eliminua nga Suedia, duke humbur 1:0 në ndeshjen e zhvilluar më 3 korrik 2018, ndërsa gjesti i shqiponjës i Shaqirit dhe Xhakës ndaj Serbisë mbetet një nga momentet më të diskutuara të atij Botërori.

    Shaqiri vazhdon të jetë aktiv në futbollin profesionist ku luan për skuadrën Basel, derisa është pensionuar nga kombëtarja e Zvicrës. /Klankosova.tv

  • Nis Forumi Ekonomik Brezovica 2026, në fokus integrimi rajonal dhe mundësitë për investime

    Nis Forumi Ekonomik Brezovica 2026, në fokus integrimi rajonal dhe mundësitë për investime

    Nis Forumi Ekonomik Brezovica 2026, në fokus integrimi rajonal dhe mundësitë për investime

    Në Brezovicë po mbahet Forumi Ekonomik Brezovica 2026, edicioni i dytë, i cili këtë vit ka në fokus integrimin ekonomik rajonal, kapitalin njerëzor dhe zhvillimin e qëndrueshëm të bizneseve.

    Forumi i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, ka mbledhur pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës, përfshirë përfaqësues të institucioneve, bizneseve dhe diasporës, të cilët e shohin Kosovën si një vend me potencial për investime.

    Sipas agjendës së publikuar, gjatë forumit do të trajtohen tema që ndërlidhen me bashkëpunimin me diasporën, mundësive për investime lokale dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në biznes.

    Në program është paraparë gjithashtu prezantimi i platformës B2B, e cila synon lidhjen e bizneseve vendore me sipërmarrësit dhe investitorët nga diaspora, si dhe diskutim mbi rolin e komunave në krijimin e mundësive të reja për investime.

    Forumi Ekonomik Brezovica 2026 po mbahet më 18 dhe 19 nëntor, në Hotel Brezovica, me synimin e nxitjes së bashkëpunimit ekonomik dhe promovimit të mundësive për zhvillim të biznesit në Kosovë. /Klankosova.tv

  • Vizita e Jakup Krasniqit në Kosovë, Kurti: Situatë jashtëzakonisht e dhimbshme

    Vizita e Jakup Krasniqit në Kosovë, Kurti: Situatë jashtëzakonisht e dhimbshme

    Vizita e Jakup Krasniqit në Kosovë, Kurti: Situatë jashtëzakonisht e dhimbshme

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur për vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë.

    Në një deklarim për media para nisjes së seancës së Kuvendit, Kurti ka thënë se situata është jashtëzakonisht e dhimbshme, duke shtuar se në këto momente bashkëndjejnë me dhimbjen dhe vuajtjen e familjes së Krasniqit.

    “Është jashtëzakonisht e dhimbshme situata e rëndë në familjen e ish-kryekuvendarit, Jakup Krasniqi dhe në këto momente të vështira natyrisht që të gjithë bashkëndjejmë me vuajtjen edhe dhimbjen dhe urojmë që gjithçka të shkojë sa më mirë që është e mundur në një situatë kur ai u dënua me 25 vjet burg me gjithë ato pasaktësi historike e faktike padyshim që të gjithë jemi pranë familjës Krasniqi”, ka thënë Kurti.

  • Vdekje e dyshimtë në Zubin Potok, një person gjendet pa shenja jete në spital

    Vdekje e dyshimtë në Zubin Potok, një person gjendet pa shenja jete në spital

    Një person është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore në shtëpinë e tij në Zubin Potok, ku jetonte i vetëm. Ai ka ndërruar jetë pasi është transportuar në spital.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 18 nëntor 2026, rreth orës 20:20.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe autoambulanca, të cilët e kanë transportuar viktimën drejt spitalit.

    Megjithatë, me të arritur në spital, mjekët kanë konstatuar se ai kishte arritur pa shenja jete.

    Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.

    Policia e ka iniciuar rastin si “Vdekje e dyshimtë”. /Telegrafi/

  • Jeta ime dhe e të afërmve të mi është në rrezik nga Enver Hoxha

    Jeta ime dhe e të afërmve të mi është në rrezik nga Enver Hoxha

    Nga: Muntaz Kokalari[1] (1895-1944)

    Zonjë e nderuar Makbule.

    Erdha dhe s’të gjeta, mbesa juaj më tha se ndodheni në Elbasan bashkë me Feim Beun.

    Po përjetojmë ditë të vështira. Erdha t’ju përshëndes se kam vendosur me brengë në zemër, të largohem nga Shqipëria ime e bukur, nga familja e dashur, që tani ka aq shumë nevojë për mua. Këtë vendim e mora mbasi më njoftuan disa nga miqtë e mi të besuar, se jeta ime dhe e të afërmve të mi është në rrezik nga bashtua i Gjirokastrës, Enver Hoxha. Ai ka urdhëruar djajtë e kuq kundër nesh. Kjo kuptohet: Thjesht për motive personale, se ne kemi qenë kundërshtarë të okupatorit Nazi-Fashist dhe kemi punuar thjeshtë për të mirë e përparimin e Kombit.

    Siç e kemi biseduar edhe herë të tjera, fatkeqësi e Kombit tonë dhe e Shqipërisë së gjorë, që ka rënë në duart e një njeriu të përbindshëm, tinëzar, hakmarrës, inatçi, dinak, megaloman, egoist, që i do njerëzit nën vete, kumarxhi, gënjeshtar edhe kur qe jashtë për studime nuk dha asnjë provim, mbeti pas kabareve, kazinove etj. Fëlliqi botën me borxhe.

    Ne intelektualët gjirokastrit ia dimë të gjitha dhe sa i vlen lëkura, prandaj kërkon të na asgjësojë. Po kam besim se këtij batakçiu, bashkë me djajtë e kuq, shpejtë ka për t’i dalë boja. Këtë radhë besoj se do të na ndihmojë Evropa dhe Amerika dhe mbas shkatërrimit të tij, me të do të tallën dhe gurët e sokakëve.

    Më fal që u zgjata më këtë çështje se nxora pak dufin.

    Megjithatë, përpjekjet e vazhdueshme, nuk ta mbarova dot hipotekimin e shtëpisë, gjë të cilën ju e kishit me shumë merak, sepse në këto rrethana ngatërresash, nuk funksionojnë zyrat prej kohësh, e për më keq ato kanë rënë në duart e djajve të kuq. Jam bashkë me mikun tim dhe tuajin të besës, zotin Hamid Llagami. Mbetëm dakord që një kopje të Note Transkriptimit të shtëpisë së përgatitur për hipotekën, e kemi lënë bosh vendin e hipotekimit që ta plotësojë kur t’i krijohet mundësia zotit Hamid, dhe në fund të faqes kam firmosur e vulosur unë mbi boshllëkun e bardhë pa caktuar datën. Hamitit i kam lënë të gjitha materialet e orenditë me gjithë pajimet e zyrës time noteriale. Për çdo problem që do të lindë me mungesën time, t’i drejtohesh pa asnjë ndrojtje sikur të jem unë.

    Me këtë letër po të dërgoj dhe një Note Transkriptim të shtëpisë origjinale, firmosur e vulosur nga unë, ta kesh për çdo eventualitet se ka fuqi ligjore. Do të të lutem shumë të më mbani afër familjen, se ju jeni grua e zonjë, e me aftësi të rrallë, zemër të madhe, dhe ke forca të përballosh këtë rrebesh të egër.

    Të fala shumë mikut tim të dashur, Feim beut. E përqafoj duke ju lutur Zotit të na ndihmojë e të shihemi në Shqipërinë e lirë dhe pa djaj të kuq.

    Me respekt të thellë, i juaji, Muntaz Kokalari

    Tiranë më 9 nëntor 1944. /Muzeu Kokalari/

    Lexo po ashtu:
    – Raporti i spiunëve për shëtitjet e “rrezikshme” të Musine Kokalarit, pranë repartit ushtarak!
    – Fjalët e fundit të opozitës së parë të pushkatuar nga komunistët shqiptarë: Rroftë Shqipëria me Kosovën
    – Musine Kokalari: Ky qe fati im, më i hidhur se vdekja
    – U ndava nga ambienti kulturor, duke jetuar me njerëz me fytyrë njeriu, po më keq se kafsha!
    – Fati tragjik i autorit të veprës “Kosova, djepi i shqiptarizmit”: Enveri e akuzoi se hodhi gurë kundër Jugosllavisë motër

    ______________

    [1] Letër e Muntaz Kokalarit, drejtuar zonjës Makbule Xomo Vrioni, gruas së Feim Leskovikut, bijës së Ymer Vrionit, me të cilën ka pasur miqësi familjare. Në fund letra ka nënshkrimin e Muntaz Kokalarit dhe vulën noteriale. Vetëm tre ditë pas dërgimit të kësaj letre, forcat e “Mbrojtjes së popullit” (pararendëse e Sigurimit të Shtetit), u paraqitën në banesën Kokalari dhe morën “për një sqarim” Muntazin dhe të vëllain Vesim. Trupat e tyre u gjendën pas shumë ditësh në bodrumet e Hotelit “Bristol” së bashku me intelektualë të tjerë të njohur, të shpuar nga plumbat dhe gjysmë të dekompozuar. Së bashku me ta u ekzekutua edhe kushëriri Surja Kokalari. Mëngjesin e ditës tjetër, më 13 nëntor 1944 morën edhe motrën e tyre Musine, të cilën e liruan pasi e mbajtën 15 ditë në hetuesi.