Category: Lajme

  • Aktakuzë ndaj një gruaje, dyshohet se mashtroi me prona në vlerë 320 mijë euro

    Aktakuzë ndaj një gruaje, dyshohet se mashtroi me prona në vlerë 320 mijë euro

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, e pandehura dyshohet se ka përdorur autorizime të falsifikuara, kinse të lëshuara nga xhaxhai i saj, për shitjen e pronave të tij që gjenden në Kosovë.

    Rasti lidhet me disa transaksione pronësore në Ferizaj dhe Shtime. Prokuroria pretendon se më 13 nëntor 2024, e pandehura ka përdorur dokumente të falsifikuara në Gjykatën Themelore në Ferizaj, përmes të cilave është njohur e drejta e pronësisë për një person mbi disa parcela në zonën kadastrale Petroviq të Shtimes.

    Po ashtu, sipas aktakuzës, gjatë vitit 2016 ajo dyshohet se ka mashtruar një person, duke e bindur se kishte autorizim për shitjen e pronës. Përmes pagesave të kryera në llogarinë e saj bankare, të dëmtuarit i është shkaktuar dëm prej 200 mijë eurosh.

    Ndërkaq, gjatë vitit 2018, e pandehura dyshohet se ka mashtruar edhe një person tjetër përmes një para-kontrate për shitblerjen e pronës, duke i shkaktuar dëm pasuror në vlerë prej 120 mijë eurosh.

    Në total, sipas pretendimeve të Prokurorisë, dëmi pasuror në këto dy raste të mashtrimit arrin në 320 mijë euro.

    Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurën ta shpallë fajtore dhe ta dënojë sipas ligjit për veprat penale për të cilat akuzohet.

    Burimi: RTKLive

  • Pas vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë, Kurti: Situatë jashtëzakonisht e dhimbshme

    Pas vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë, Kurti: Situatë jashtëzakonisht e dhimbshme

    Kurti, në një deklarim për media, e cilësoi situatën si jashtëzakonisht të dhimbshme, duke thënë se në këto momente të vështira të gjithë bashkëndjejnë me familjen.

    “Është jashtëzakonisht e dhimbshme situata e rëndë në familjen e ish-kryekuvendarit, Jakup Krasniqi dhe në këto momente të vështira natyrisht që të gjithë bashkëndjejmë me vuajtjen edhe dhimbjen dhe urojmë që gjithçka të shkojë sa më mirë që është e mundur”, ka deklaruar Kurti.

    Ai foli edhe për dënimin prej 25 vjetësh burgim ndaj Krasniqit, duke shprehur qëndrimin e tij lidhur me procesin gjyqësor.

    “Kur ai u dënua me 25 vjet burg me gjithë ato pasaktësi historike e faktike padyshim që të gjithë jemi pranë familjës Krasniqi”, ka thënë Kurti.

    Burimi: RTKLive

  • Shaqiri rikthehet te shqiponja ndaj Serbisë: Shumë zviceranë nuk e kuptuan historinë pas gjestit

    Shaqiri rikthehet te shqiponja ndaj Serbisë: Shumë zviceranë nuk e kuptuan historinë pas gjestit

    Xherdan Shaqiri ka folur sërish për gjestin e shqiponjës që bëri së bashku me Granit Xhakën dhe Stephan Lichtsteinerin gjatë Kampionatit Botëror të vitit 2018, në ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë.

    Burimi: Dukagjini

  • Vonohet nisja e seancës, s’nis as 1 orë e gjysmë pas orarit të paralajmëruar

    Vonohet nisja e seancës, s’nis as 1 orë e gjysmë pas orarit të paralajmëruar

    Vonohet nisja e seancës, s’nis as 1 orë e gjysmë pas orarit të paralajmëruar

    Vazhdimi i seancës plenare, i thirrur për të enjten në orën 10:00, ende nuk ka nisur, ndonëse ora tani shënon gati 11:30.

    Në sallë, aktualisht të pranishëm janë vetëm deputetët e GP të LDK-së, dhe ekipet e gazetarëve.

    Sipas njoftimit të Kuvendit, në këtë seancë janë tri pika të parapara për diskutim, në mesin e të cilave edhe Rishqyrtimi i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të rikthyer nga Presidentja e Kosovës.

    Ky është rendi i ditës:

    9. Votimi i Propozim Rezolutës nga Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, z. Arben Vitia, në lidhje me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesa e barnave onkologjike;

    10. Votimi i Propozim Rezolutës nga Mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë,

    11. Rishqyrtimi i Ligjit nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të rikthyer nga Presidentja e Republikës së Kosovës.

  • "Na kputen njohjen me Norën shpejt" - Rroni pas daljes nga BBVK (VIDEO)

    “Na kputen njohjen me Norën shpejt” – Rroni pas daljes nga BBVK (VIDEO)

    "Na kputen njohjen me Norën shpejt" - Rroni pas daljes nga BBVK (VIDEO)

    Rron Isufi ka qenë një prej banorëve që është eliminuar nga gara e Big Brother Vip Kosova 5.

    Gjatë qëndrimit në Shtëpinë e BBVK, ai ka deklaruar haptazi pëlqimin e tij për banoren tjetër aty, Norën, qëndrim të cilin po vazhdon ta ketë edhe jashtë.

    Për situatat që po ndodhin aktualisht në Big Brother, përplasjet, dinamikat e ndryshme ka folur ekskluzivisht në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

    Kur është pyetur se çfarë kontakti do të zhvillonte jashtë me Norën, ai e theksoi se do të kishte raport shoqëror.

    “Nora është okej, çikë e mirë, jashtë nëse don me ushtru fitnes, apet se apet kemi me pasë kontakt gjithqysh, po fitnes nuk besoj. Kontakt shoqëror, më shumë njohje, por na e këputën shpejt”, u shpreh ai.

    Ndërsa kur është pyetur se me kë do të mbante raporte të mira jashtë shtëpisë dhe se kush po i mungonte, Rroni i selektoi disa banorë.

    “Më mungon Bejta, Nichi, Akili, këta të tre janë kon shumë ‘funny’, e mu kanë përshtat, ndërsa prej femrave tash është dalë Olechka, Nora, Liki”.

    Ai poashtu tregoi edhe për banorin që nuk do të donte të kishte kontakt.

    “Banori besoj që nuk ka me më ra me pasë kurrë kontakt, është Ardiani, se energjia jem me Ardianin është krejt kundër, ndryshe”.

    Për më shumë detaje, ndiqni linkun e mëposhtëm;

  • Sulmohen dy zyrtarë policorë në Mitrovicë të Veriut

    Sulmohen dy zyrtarë policorë në Mitrovicë të Veriut

    Sulmohen dy zyrtarë policorë në Mitrovicë të Veriut

    Është raportuar se në Mitrovicë të Veriut, me datë 18.11.2026 në ora 01:15, janë sulmuar dy zyrtarë policorë.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, katër të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar pasi që të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë, raporton Klankosova.tv.

    Viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në tretman mjekësor.

    Gjatë bastisjes në shtëpitë dhe banesat e të dyshuarve, janë konfiskuar disa armë gjuetie dhe pistoleta me leje valide.

    Të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje. /Klankosova.tv

  • Parlamenti danez miraton marrëveshjen e sigurisë mes SHBA-së dhe Grenlandës

    Parlamenti danez miraton marrëveshjen e sigurisë mes SHBA-së dhe Grenlandës

    Parlamenti i Danimarkës ka miratuar njëzëri marrëveshjen e sigurisë me Shtetet e Bashkuara dhe Grenlandën, duke lehtësuar tensionet e shkaktuara nga ambicia e presidentit amerikan, Donald Trump, për të marrë kontrollin e ishullit arktik.

    Të 109 deputetët e pranishëm në seancën e së enjtes votuan pro marrëveshjes, pas leximit të dytë të saj në parlamentin me 179 ulëse. Votimi u zhvillua pa debat dhe pa asnjë votë kundër.

    Edhe parlamenti i Grenlandës e kishte miratuar marrëveshjen në fillim të nëntorit, me 16 vota pro dhe shtatë abstenime, transmeton Telegrafi.

    Marrëveshja u nënshkrua më 22 shtator në New York të Shteteve të Bashkuara. Ajo i lejon SHBA-së të ndërtojë dy baza të reja ushtarake në ishull dhe mbetet në fuqi edhe në rast se Grenlanda fiton pavarësinë.

    Paketa e re plotëson marrëveshjen e vitit 1951, e cila rregullon praninë ushtarake amerikane në Grenlandë, territor autonom që i përket Mbretërisë së Danimarkës.

    Dokumenti parashikon gjithashtu kufizime për vendet jashtë Bashkimit Evropian dhe NATO-s në sektorët strategjikë të ishullit. Kjo masë synon të pengojë Kinën dhe Rusinë të rrisin ndikimin e tyre në Grenlandë, veçanërisht përmes investimeve.

    Që prej rikthimit në Shtëpinë e Bardhë në janar të vitit 2025, Trump ka përsëritur se Shtetet e Bashkuara duhet të kenë kontrollin mbi Grenlandën për arsye strategjike. Deklaratat e tij kanë shkaktuar shqetësim në Danimarkë, aleate e SHBA-së në NATO, si dhe te partnerët e tjerë. /Telegrafi/

  • Kurti dhe ambasadorja zvicerane hapin Samitin e 6-të Rajonal kundër diskriminimit racor ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian

    Kurti dhe ambasadorja zvicerane hapin Samitin e 6-të Rajonal kundër diskriminimit racor ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, kanë hapur Samitin e 6-të Rajonal për Luftimin e Diskriminimit Racor ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

    Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka bërë të ditur se Zvicra mbetet mbështetëse e vazhdueshme e përpjekjeve për avancimin e përfshirjes së këtyre komuniteteve, duke theksuar se mundësitë e barabarta dhe përfshirja sociale janë thelbësore për ndërtimin e shoqërive gjithëpërfshirëse dhe më kohezive, shkruan Telegrafi.

    Sipas ambasadës, përkthimi i angazhimeve politike të vendeve të Ballkanit Perëndimor për përfshirjen e komuniteteve në veprime konkrete mbetet thelbësor, si për përmirësimin e pozitës së tyre, ashtu edhe për përparimin e rajonit në procesin e integrimit evropian.

    Samiti synon të kontribuojë në forcimin e përpjekjeve rajonale kundër diskriminimit racor dhe në avancimin e të drejtave dhe mundësive të barabarta për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian./Telegrafi/

  • A mund të pastrohet lavatriçja me kapsula për lavastovilje? Çfarë duhet të dini para se ta provoni

    A mund të pastrohet lavatriçja me kapsula për lavastovilje? Çfarë duhet të dini para se ta provoni

    Përdorimi i kapsulave për lavastovilje për të pastruar lavatriçen është një nga truket që qarkullon shpesh në internet.

    Kjo metodë premton të largojë papastërtitë, mbetjet e detergjentit dhe aromat e pakëndshme nga pajisja. Por a është vërtet e këshillueshme?

    Gjatë përdorimit të shpeshtë, në brendësi të lavatriçes mund të grumbullohen mbetje detergjenti, papastërti dhe fibra nga rrobat. Me kalimin e kohës, këto depozita mund të shkaktojnë erë të pakëndshme dhe të ndikojnë në cilësinë e larjes.

    Një nga mënyrat që përdorin disa persona është vendosja e një tablete për lavastovilje në lavatriçen bosh dhe aktivizimi i një cikli me temperaturë të lartë, deri në 90 gradë. Gjatë këtij procesi, uji mund të nxjerrë mbetje papastërtish, të cilat ndonjëherë shfaqen si lëng me ngjyrë kafe.

    Megjithatë, ekspertët këshillojnë kujdes me këtë praktikë. Edhe pse përbërësit e disa detergjentëve për enë dhe rroba mund të jenë të ngjashëm, produktet nuk janë të projektuara për të njëjtin përdorim. Për këtë arsye, kapsulat e lavastoviljes nuk duhet të përdoren si zgjidhje e rregullt për pastrimin e lavatriçes.

    Si ta mirëmbani siç duhet lavatriçen?

    Për të shmangur grumbullimin e papastërtive dhe aromat e pakëndshme, rekomandohet pastrimi i rregullt i filtrit, ku mblidhen fijet, qimet dhe mbetjet e tjera.

    Gjithashtu, është e rëndësishme të mos përdoret më shumë detergjent sesa rekomandohet në paketim, pasi teprica mund të krijojë depozita brenda pajisjes.

    Zgjidhja më e sigurt për mirëmbajtje është përdorimi i produkteve të posaçme për pastrimin e lavatriçeve, duke ndjekur udhëzimet e prodhuesit të pajisjes.

    Pra, ndonëse tableta për lavastovilje mund të duket si një zgjidhje e shpejtë, ajo nuk duhet të zëvendësojë produktet e krijuara posaçërisht për këtë qëllim. /Telegrafi/

  • Dyshohet se janë helmuar dy qen në Mitrovicën e Veriut, policia nis hetimet

    Dyshohet se janë helmuar dy qen në Mitrovicën e Veriut, policia nis hetimet

    Dy qen dyshohet se janë helmuar në Mitrovicën e Veriut, rast ky që është raportuar në Policinë e Kosovës më 18 nëntor 2026.

    Sipas raportit policor, rastin e ka denoncuar një grua kosovare, e cila ka ngritur dyshime se dy qentë janë helmuar.

    Pas raportimit, njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

    Ndërkohë, ekipet relevante janë duke u marrë me rastin për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

    Rasti është iniciuar si “Keqtrajtim i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve”. /Telegrafi/