Category: Lajme

  • Para Forumit të Paqes, Kurti takohet me personalitete franceze që mbështetën Kosovën

    Para Forumit të Paqes, Kurti takohet me personalitete franceze që mbështetën Kosovën

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim në Paris me disa personalitete franceze dhe ndërkombëtare që kanë kontribuar në mbështetjen e Kosovës, një ditë para nisjes zyrtare të Forumit të Paqes.

    Përmes një postimi në Facebook, Kurti bëri të ditur se në takim morën pjesë ish-ministri francez i Mbrojtjes, Alain Richard, oficeri dhe ish-zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes, Gilles Pernet, antropologia dhe studiuesja Véronique Nahoum-Grappe, drejtoresha e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris, Frédérique Duversin, si dhe gazetarja dhe ish-korrespondentja e Le Monde, Florence Hartmann.

    Kurti i cilësoi ata si miq të Republikës së Kosovës, duke vlerësuar kontributin e tyre në forma të ndryshme për vendin.

    Ai veçoi mbështetjen e Alain Richardit për ndërhyrjen e NATO-s më 1999, angazhimin e Véronique Nahoum-Grappe për dokumentimin e dhunës seksuale në luftëra dhe konflikte, si dhe kontributin e Florence Hartmannit në njohjen e drejtësisë ndërkombëtare dhe zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor.

    Sipas Kurtit, gjatë takimit u diskutua për përparimin demokratik të Kosovës, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, investimet në siguri dhe mbrojtje, si dhe planet për mandatin e ri qeverisës.

    Një nga temat e bisedës ishte edhe aktgjykimi i 16 shtatorit, të cilin Kurti e cilësoi si të padrejtë, si dhe angazhimi për korrigjimin e tij në procedurën e apelit.

    Kryeministri bëri të ditur se është diskutuar edhe për rolin e Francës në rrugën e Kosovës drejt integrimit euro-atlantik.

    “Për rolin e rëndësishëm të Francës në rrugën e Republikës së Kosovës drejt integrimit euro-atlantik”, shkroi Kurti, duke përshkruar një nga temat e takimit.

  • Spanja kërkon hetim ndaj TikTok për abuzim seksual me fëmijë, në tavolinë edhe bllokimi i platformës

    Spanja kërkon hetim ndaj TikTok për abuzim seksual me fëmijë, në tavolinë edhe bllokimi i platformës

    Ministria e Rinisë dhe Fëmijëve në Spanjë u ka kërkuar prokurorëve të hetojnë praninë e materialeve me abuzim seksual të fëmijëve në TikTok, ndërsa ka ngritur edhe mundësinë e pezullimit të platformës në vend.

    Kërkesa vjen pas një hetimi të organizatës spanjolle Maldita.es, e cila tha se kishte identifikuar 1,182 postime publike me materiale eksplicite të abuzimit seksual të fëmijëve gjatë një periudhe 35-ditore.

    Sipas raportit, këto postime kishin marrë rreth 48 milionë shikime, ndërsa mjetet e kërkimit dhe rekomandimit të TikTok-ut kishin ndihmuar në gjetjen e përmbajtjeve të tilla.

    Hetuesit thanë se disa llogari përdornin emoji ose efekte vizuale për të fshehur pjesë të imazheve eksplicite dhe më pas reklamonin videot e plota për shitje.

    Në raste të tjera, përmbajtjet shfaqeshin hapur, madje edhe si fotografi profili.

    Maldita.es raportoi gjithashtu mijëra llogari në gjuhën spanjolle ku përdoruesit pretendonin se posedonin materiale të tilla, i kërkonin ato ose ofronin t’i shpërndanin.

    Nga 231 llogari të identifikuara për publikim të materialeve eksplicite, 136 ishin ende aktive në ditën e fundit të hetimit.

    Organizata analizoi gjithashtu dhjetëra transmetime të drejtpërdrejta nga të mitur, ku disa shikues u ofronin para fëmijëve në këmbim të kërkesave me natyrë seksuale.

    Ministrja e Rinisë dhe Fëmijëve, Sira Rego, ka kërkuar një takim urgjent me përfaqësuesit e TikTok-ut në Spanjë për të kërkuar shpjegime mbi masat e sigurisë dhe mënyrën se si platforma moderon përmbajtjet.

    Burime të ministrisë i kanë cilësuar gjetjet si “jashtëzakonisht serioze” dhe kanë kërkuar reagim të koordinuar nga autoritetet spanjolle dhe evropiane.

    Në letrën dërguar prokurorisë është përmendur edhe mundësia e pezullimit të shërbimeve të TikTok-ut në Spanjë, nëse një masë e tillë konsiderohet e nevojshme. /AA/

  • Arrestohen dy persona pranë Shtëpisë së Bardhë pas dy incidenteve të ndara

    Arrestohen dy persona pranë Shtëpisë së Bardhë pas dy incidenteve të ndara

    Policia ka arrestuar dy persona të hënën pranë Shtëpisë së Bardhë, pas dy incidenteve të ndara në afërsi të parkut Lafayette Square në Washington.

    Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë një automjet që duket se është përplasur me një barrierë, ndërsa nga motori i tij dilte tym.

    Sipas autoriteteve, drejtuesi i automjetit ka shfaqur rezistencë ndaj zyrtarëve të rendit, por është arrestuar menjëherë, transmeton Telegrafi.

    Një zëdhënës i Shërbimit Sekret amerikan bëri të ditur se incidenti i parë ndodhi pak para orës 10:00, në anën veriore të parkut Lafayette, në kryqëzimin e rrugëve 16th Street dhe H Street NW. Në vendngjarje reaguan policia e Shërbimit Sekret dhe pjesëtarët e Gardës Kombëtare.

    Për arsye sigurie, ekipit për çaktivizimin e mjeteve shpërthyese të policisë së Washingtonit iu kërkua të kontrollonte automjetin. Pas incidentit, rrugët përreth parkut u mbyllën për qarkullim.

    Pothuajse në të njëjtën kohë, një person tjetër kapërceu një barrierë në pjesën veriperëndimore të parkut Lafayette. Edhe ai u arrestua nga autoritetet.

    Pas ngjarjeve, Shërbimi Sekret zhvendosi përkohësisht gazetarët dhe përfaqësuesit e mediave brenda sallës së konferencave të Shtëpisë së Bardhë. Ata u lejuan të largoheshin pak më vonë. Të dy incidentet janë duke u hetuar.

    Arrestimet ndodhën vetëm pak ditë pasi autoritetet ndaluan një emigrant nga Venezuela pranë Shtëpisë së Bardhë, të enjten e kaluar.

    Sipas Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare (DHS), zyrtarët gjetën personin brenda një automjeti të raportuar si të vjedhur, në të cilin kishte disa armë zjarri. Ai dyshohet se kishte kërcënuar se do ta vriste presidentin Donald Trump.

    Shërbimi Sekret ndërhyri pasi vërejti të dyshuarin duke u sjellë në mënyrë të dyshimtë në automjetin e parkuar në Constitution Avenue, në Washington.

    Sipas DHS-së, ai u tha zyrtarëve se kishte dëgjuar zëra në kokën e tij që e urdhëronin të udhëtonte drejt kryeqytetit amerikan dhe të vriste Trumpin.

    Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën tri armë zjarri, përfshirë një pushkë të tipit AR-15 dhe dy pistoleta, si dhe dhjetëra fishekë.

    I dyshuari u identifikua si Ronny Yordrix Guanipa Chrinos. Sipas autoriteteve, ai kishte hyrë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara përmes Teksasit në mars të vitit 2024 dhe ishte arrestuar nga Patrulla Kufitare, por më vonë ishte liruar në vend gjatë administratës së Joe Bidenit.

    Pas arrestimit të tij, Shërbimi i Emigracionit dhe Doganave (ICE) kërkoi që Chrinos të mbahej në paraburgim nga Shërbimi i Marshallëve amerikanë, i cili aktualisht ka kujdestarinë e tij.

    Shërbimi Sekret ka paralajmëruar se ky rast pasqyron kërcënimin në rritje nga personat e armatosur që afrohen në kompleksin e Shtëpisë së Bardhë. /Telegrafi/

  • Two people arrested near the White House after two separate incidents

    Police have arrested two people Monday near the White House, following two separate incidents near Lafayet Square Park in Washington.

    Social networking shows a vehicle that seems to have crashed into a barrier while smoking from its engine.

    According to authorities, the driver of the vehicle has demonstrated resistance to law officials, but has immediately been arrested, broadcasts Telegrafi.

    A spokesman for the U.S. Secret Service announced that the first incident occurred just before 10:00, on the north side of Lafayette Park, at the intersection of 16th Street and H Street roads. The secret Service police and members of the National Guard reacted on the scene.

    For security reasons, Washington’s police explosive squad was asked to search the vehicle. After the incident, roads around the park closed for circulation.

    At about the same time, another person crossed a barrier in northwest Lafayette Park. He too was arrested by the authorities.

    After the events, the Secret Service temporarily moved journalists and media representatives into the White House conference room. They were allowed to leave a little later. Both incidents are being investigated.

    The arrests occurred just days after authorities banned an immigrant from Venezuela near the White House last Thursday.

    According to the American Department of Homeland Security ( DHS, officials found the person inside a vehicle reportedly stolen, in which he had several firearms. He allegedly threatened to kill President Donald Trump.

    The Secret Service intervened after noticing the suspect being brought suspiciously to the vehicle parked in Constituation Avenue, Washington.

    According to the DHS, he told officials he had heard voices in his head ordering him to travel towards the American capital and kill Trump.

    During vehicle control, three firearms were found, including an AR-15-type rifle and two pistols, as well as dozens of bullets.

    Suspect identified as Rodny Yordrix Ganipa Chhinos. According to authorities, he had entered the United States illegally through Texas in March 2024 and had been arrested by Border Patrol but was later released in the country during Joe Biden’s administration.

    After his arrest, the Migration and Customs Service ( ICE) demanded that Chrinos be kept in custody by the American Marshall Service, which currently has his custody.

    The Secret Service has warned that this case reflects the growing threat by armed men approaching the White House complex. /Telegraphy/

  • Fundi i një epoke – Audi A8 del nga prodhimi pas 32 vitesh

    Fundi i një epoke – Audi A8 del nga prodhimi pas 32 vitesh

    Audi ka përfunduar prodhimin e modelit A8 në fabrikën e Neckarsulm në Gjermani, duke mbyllur një histori 32-vjeçare të sedanit luksoz.

    Ekzemplari i fundit doli nga linja e prodhimit në mesin e tetorit, ndërsa gjenerata aktuale D5, e prezantuar në vitin 2017, tashmë ka përfunduar ciklin e saj.

    A8 ishte prezantuar për herë të parë në vitin 1994 dhe ndër vite u bë rivali kryesor i Mercedes-Benz S-Class dhe BMW Serisë 7.

    Megjithatë, emri A8 nuk pritet të zhduket përfundimisht.

    Audi ka konfirmuar se një pasardhës është planifikuar para vitit 2030, por ende nuk dihet nëse do të jetë elektrik, hibrid apo me motor tradicional.

    Kapaciteti i liruar në Neckarsulm do të përdoret për prodhimin e modeleve A5 Sedan dhe A5 Avant.

    Deri në rikthimin e mundshëm të A8, SUV-i i madh luksoz Audi Q9 do të mbajë rolin e modelit kryesor të markës. /Telegrafi/

  • The end of an era.

    Audi has completed the production of the A8 model at the Neckaratta factory in Germany, closing a 32-year-old history of the luxury sedan.

    The last eclipse came out of the production line in mid-October, while the current generation of D5, introduced in 2017, has already completed its cycle.

    The A8 was first introduced in 1994 and over the years became the main rival of Mercedes-Benz S-Class and BMW Serie 7.

    However, the name A8 is not expected to disappear permanently.

    Audi has confirmed that a successor was planned before 2030, but it is still unknown whether it will be electric, hybrid, or traditionally engineed.

    Free capacity in Neckaratta will be used for the production of models A5 Sedan and A5 Avant.

    Until the possible A8 recovery, the huge luxury Sudi Q9 SUV will hold the role of the main brand model. /Telegraphy/

  • Zbulim i pazakontë në vilën e ish-presidentit, gjendet kasafortë e blinduar pas murit të rremë

    Zbulim i pazakontë në vilën e ish-presidentit, gjendet kasafortë e blinduar pas murit të rremë

    Zbulim i pazakontë në vilën e ish-presidentit, gjendet kasafortë e blinduar pas murit të rremë

    Një zbulim i pazakontë është bërë gjatë kontrollit të rezidencës verore të ish-presidentit të Paraguait, Santiago Peña, ku hetuesit kanë gjetur një kasafortë të fshehur pas një muri të rremë.

    Kontrolli u zhvillua të dielën në mbrëmje, në pronën luksoze në zonën San Bernardino, rreth 50 kilometra larg kryeqytetit Asunción, në kuadër të hetimeve për skandalin financiar që lidhet me kolapsin e bankës Ueno.

    Sipas mediave paraguajane, kasaforta kishte një derë të blinduar dhe sistem të sofistikuar sigurie, që dyshohet se përfshin njohjen e irisit të syrit, gjurmët e gishtërinjve dhe kode numerike. Megjithatë, hetuesit nuk kanë arritur ta hapin atë, ndërsa ende nuk dihet se çfarë gjendet brenda.

    Dyshimet e autoriteteve lidhen edhe me financimin e rezidencës, e cila raportohet se është ndërtuar gjatë viteve 2024-2025, përmes kredive të marra nga banka Ueno. Prokuroria po heton marrëdhëniet financiare mes ish-presidentit dhe këtij institucioni bankar.

    Kolapsi i bankës Ueno thuhet se la afro tre milionë klientë pa qasje në llogaritë e tyre, duke shkaktuar krizë financiare dhe politike në vend.

    Sipas raportimit të dhënë, skandali ka çuar në shkarkimin e Peñës përmes procedurës parlamentare, ndërsa ai ndodhet në paraburgim nën akuza për shpërdorim detyre dhe përfitim personal nga pozita. Ish-presidenti i ka mohuar akuzat.

    Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur financimin e pasurisë dhe dyshimet që lidhen me kolapsin e bankës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Unconventional discovery in the former president’s villa, lies the armoured safe behind the false wall

    An unusual discovery was made during the search of the summer residence of the former Paraguay president, Santiago Peña, where investigators found a safe hidden behind a false wall.

    The search was held on Sunday evening on luxury property in the San Bernardino area, about 30 miles [50 km] from the capital of Asunción, under investigation into the financial scandal associated with the collapse of the Weno bank.

    According to Paraguay media, the vault had an armoured door and sophisticated security system, allegedly including recognition of eye iris, fingerprints and numeric codes. However, investigators have not been able to open it, while what is inside is not yet known.

    The authorities ‘ doubts are also linked to the financing of the residence, which was reportedly built during 2024-2025, through loans borrowed from the Wayne Bank. The prosecution is investigating financial relations between the former president and this banking institution.

    The Weno Bank’s Kolapsy reportedly left nearly three million clients without access to their accounts, causing financial and political crisis in the country.

    According to the report, the scandal has led to Peña’s dismissal through parliamentary procedure, while he is in custody on charges of abuse of office and personal gain from office. The former president has denied the charges.

    Investigations are continuing to whitewash wealth financing and allegations related to bank collapse.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Merz: Pa marrëveshje për ndihmën ndaj Ukrainës, nuk do të ketë as marrëveshje për buxhetin e BE-së

    Merz: Pa marrëveshje për ndihmën ndaj Ukrainës, nuk do të ketë as marrëveshje për buxhetin e BE-së

    Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka kushtëzuar arritjen e një marrëveshjeje për buxhetin e ardhshëm shumëvjeçar të Bashkimit Evropian me miratimin e një pakete të re financiare prej 45 miliardë eurosh për Ukrainën.

    Përmes një letre drejtuar presidentit të Këshillit Evropian, António Costa, Merz ka kërkuar që mbështetja financiare për Kievin të trajtohet si pjesë e pandashme e negociatave për buxhetin e ardhshëm të BE-së, transmeton Telegrafi.

    Ukraina po përballet me një mungesë prej rreth 70 miliardë eurosh në buxhetin e vitit 2027, si pasojë e dëmeve ekonomike dhe sulmeve të vazhdueshme ruse. Bashkimi Evropian ka premtuar të mbulojë rreth dy të tretat e kësaj shume, përkatësisht afro 45 miliardë euro, përmes një instrumenti financiar që ende nuk është përcaktuar.

    “Nëse nuk ka një zotim të përbashkët që të gjithë, pa përjashtim, të kontribuojnë në mënyrë të drejtë për mbulimin e këtij hendeku financiar, atëherë nuk mund të zgjidhet kjo çështje dhe as të diskutohen çështje të tjera, veçanërisht ato që kanë pasoja financiare”, shkroi Merz në letrën e siguruar nga Euronews.

    Kancelari gjerman kërkoi gjithashtu që negociatat për buxhetin shtatëvjeçar të BE-së të garantojnë një zgjidhje të mbështetur nga të gjitha shtetet anëtare, e cila do t’i sigurojë Ukrainës financim të qëndrueshëm edhe nga viti 2028 e tutje.

    Ai theksoi se kjo duhet të përfshijë edhe pagesën e interesave të akumuluara nga kreditë e mëparshme për Ukrainën.

    Çështja lidhet edhe me kredinë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, e mbështetur nga huamarrja e përbashkët e 24 shteteve anëtare të BE-së.

    Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke kishin siguruar përjashtimin nga kjo marrëveshje, në këmbim të mosbllokimit të vendimit që kërkonte unanimitet.

    Kryegjësia e kredisë nuk do të shlyhet derisa Rusia të pranojë të paguajë reparacionet e luftës. Megjithatë, pagesat e interesit pritet të fillojnë vitin e ardhshëm. Fillimisht, Komisioni Evropian kishte parashikuar rreth tre miliardë euro interes në vit, por rritja e kostove të huamarrjes ka ndryshuar llogaritjet.

    Ndërkohë, 45 miliardë eurot që BE-ja synon t’ia sigurojë Ukrainës gjatë vitit 2027 do të jenë shtesë ndaj kredisë ekzistuese.

    Duke pasur parasysh madhësinë e deficitit financiar, një tjetër huamarrje e përbashkët e vendeve të BE-së është shfaqur si një nga opsionet kryesore. Komisioni Evropian pritet t’u paraqesë shteteve anëtare disa alternativa përpara një samiti të posaçëm në fund të muajit.

    Në letrën drejtuar Costës, Merz kërkoi që diskutimet të përshpejtohen dhe kjo çështje të vendoset si prioritet në samitin joformal të kësaj jave në Dublin, ndonëse fillimisht nuk ishte paraparë në agjendë.

    Ai shprehu pakënaqësi për faktin se ndihma financiare dhe ushtarake për Ukrainën është shpërndarë në mënyrë të pabarabartë dhe është mbështetur kryesisht nga një numër i vogël shtetesh anëtare.

    “Mbështetja për Ukrainën është çështje e sigurisë sonë të pandashme evropiane, prandaj edhe barra e kësaj mbështetjeje duhet të ndahet në mënyrë të barabartë”, theksoi Merz.

    Gjermania është donatori më i madh bilateral i Ukrainës. Danimarka, Finlanda, Holanda dhe Suedia janë ndër vendet e tjera që mbështesin qëndrimin e Berlinit dhe kërkojnë që financimi i Ukrainës dhe negociatat për buxhetin e BE-së të trajtohen si një paketë e vetme.

    Këto shtete bëjnë pjesë në grupin e njohur si “kursimtarët” ose “modernizuesit”, të cilët kërkojnë shkurtime të përgjithshme në projektbuxhetin e ardhshëm të Bashkimit Evropian.

    Qëndrimi i tyre ka shkaktuar përplasje me grupin e vendeve të njohura si “Miqtë e Kohezionit”, të cilat kundërshtojnë shkurtimet dhe kërkojnë ruajtjen e një niveli të lartë të shpenzimeve për zhvillimin dhe mbështetjen e rajoneve më pak të zhvilluara.

    Republika Çeke, Hungaria dhe Sllovakia kanë sinjalizuar se mund të kërkojnë sërish përjashtimin nga çdo skemë e re e borxhit të përbashkët për financimin e Ukrainës. Pritet që të njëjtin qëndrim ta mbajë edhe Bullgaria, e cila ka kritikuar vazhdimisht dërgesat e armëve për Kievin.

    Të katërta këto shtete bëjnë pjesë në grupin e vendeve që mbështesin politikën e kohezionit.

    Refuzimi i tyre për të marrë pjesë në huamarrjen e përbashkët ka shkaktuar pakënaqësi te vendet që kërkojnë ndarje më të barabartë të barrës financiare.

    “Grupi i vendeve të kohezionit nuk mund t’i ketë të gjitha përfitimet pa marrë përsipër përgjegjësitë. Në Bruksel nuk ka pemë nga e cila rriten paratë, prandaj duhet të bëjmë zgjedhje politike”, tha një diplomat evropian.

    Edhe ministri irlandez i Financave, Simon Harris, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të BE-së dhe ndërmjetëson negociatat, mbështeti lidhjen e dy çështjeve.

    “Është shumë e vështirë të zhvillohet një diskutim serioz për buxhetin evropian të viteve të ardhshme pa përfshirë Ukrainën dhe financimin e saj. Duhet ta kuptojmë drejt këtë çështje. Në të vërtetë, bëhet fjalë për sigurinë evropiane”, deklaroi Harris të hënën.

    Megjithatë, jo të gjitha shtetet anëtare pajtohen me këtë qasje.

    Zëvendësministri polak përgjegjës për çështjet evropiane, Ignacy Niemczycki, paralajmëroi javën e kaluar se buxheti i BE-së dhe ndihma për Ukrainën janë dy çështje të ndryshme. Sipas tij, lidhja e tyre mund të ketë efekt të kundërt dhe ta bëjë arritjen e një marrëveshjeje edhe më të vështirë.

    Ndërkohë, kryeministri sllovak, Robert Fico, e cilësoi një lidhje të tillë si “shumë të rrezikshme”.

    Negociatat pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, ndërsa ndarja e barrës financiare për Ukrainën dhe përcaktimi i prioriteteve të buxhetit të ardhshëm do të mbeten ndër çështjet më të diskutueshme mes vendeve të Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

  • Mandy doubts the secret agreement between Obadiah and the VV: It is meeting people who support coalition with Pec

    Kosovo Democratic League of Branch Chairman ( The LDK) in Mitrovica, Gezim Mandolli, has raised doubts about a possible secret agreement between LDK chairman Lumir Abdjiku and Vetevendosje Movement.

    Invited to the Dukagjini TV Five, Mandy has criticised Abdixhik for meeting with persons who, according to him, are supporting continued co-operation with Mitrovica chairman Faton Peci, though the LDK branch has decided to leave the coalition.

    He has said he does not understand why the LDK chairman is meeting with these people who are not staying behind the branch decision to leave the coalition.

    Mandolli also recalled Obadiah’s position during discussions on the president’s issue, when the latter, according to him, had criticised six LDK deputies who were not supporting the agreement.

    When it was in talks with the president, six LDK deputies opposed the agreement. He mentioned them by names, and he threw all the ball at those MPs, why they are not following the alleged decision of headship, that there were no decisions there. And for eight months, in February, the LDK people are not following branch decisions, Qyll has declared.

    He has said that, according to him, the situation becomes even more unclear when Abdixhiku meets with people who continue to support the coalition with Faton Pecin, despite the decision of the LDK branch in Mitrovica to leave him.

    It is up to people standing in a coalition to Faton Peci, despite the branch’s decision to leave the coalition. And that’s why I’m looking for answers. Is there any secret agreement between President Obadiah and Vetevendosje Movement?

    Commenting on developments within the branch, Qyll has said that over three years at its helm it has gone through five election processes, including three national elections, local elections and the runoff, but says it has not had the promised support from the party’s central level.

    Source Layer: Dukeagini