Category: Lajme

  • BE i kërkon Izraelit akses që ndihmat humanitare të kalojnë pa pengesa në Gaza

    BE i kërkon Izraelit akses që ndihmat humanitare të kalojnë pa pengesa në Gaza

    BE i kërkon Izraelit akses që ndihmat humanitare të kalojnë pa pengesa në Gaza

    Bashkimi Evropian i ka kërkuar të hënën Izraelit të garantojë akses të plotë humanitar në Rripin e Gazës, duke paralajmëruar se përmbytjet e mëdha dhe përkeqësimi i kushteve atmosferike gjatë dimrit po rëndojnë edhe më tej situatën e rëndë humanitare në territor.

    Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Eva Hrncirova, deklaroi gjatë një konference për mediat në Bruksel se kushtet e jetesës për familjet e zhvendosura janë përkeqësuar ndjeshëm, veçanërisht për ata që strehohen në tenda të përmbytura nga reshjet.

    Ajo theksoi se BE-ja i ka bërë vazhdimisht thirrje qeverisë izraelite, në të gjitha nivelet, për të lejuar hyrjen e plotë të ndihmave humanitare në Gaza.

    Sipas Hrncirovës, jo të gjitha pikat kufitare janë të hapura për kalimin e ndihmave, duke penguar furnizimin e popullsisë me nevojat bazë dhe duke përkeqësuar një situatë tashmë kritike.

    Zëdhënësja paralajmëroi gjithashtu se përmbytjet dhe temperaturat e ulëta mund të shkaktojnë pasoja të mëtejshme shëndetësore për familjet e zhvendosura, duke rritur rrezikun e përhapjes së sëmundjeve dhe infeksioneve të lidhura me dëmtuesit.

    Ajo bëri të ditur se pjesa më e madhe e popullsisë në Gaza ka nevojë urgjente për strehim dhe ndihma joushqimore, ndërsa rreth 60% e personave që kanë nevojë për këtë mbështetje përballen me kushte kritike.

    Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka ndarë rreth 700 milionë euro, ose afërsisht 784 milionë dollarë, në ndihmë humanitare për palestinezët që nga fillimi i krizës në tetor 2023.

    “Ne bëjmë thirrje për qasje të shpejtë, të sigurt dhe të papenguar në Gaza për të lehtësuar vuajtjet e njerëzve atje”, deklaroi Hrncirova.

    BE-ja vijon të kërkojë lehtësimin e hyrjes së ndihmave humanitare, në një kohë kur kushtet e vështira atmosferike dhe mungesa e strehimit po shtojnë rreziqet për mijëra familje të zhvendosura në enklavë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • EU urges Israel access for humanitarian aid to pass without obstacles to Gaza

    The European Union has urged Israel on Monday to ensure full humanitarian access to the Gaza Strip, warning that major floods and worsening weather conditions during the winter are further burdening the serious humanitarian situation in the territory.

    The European Commission’s spokeswoman, Eva Hrncicova, said during a media conference in Brussels that living conditions for displaced families have deteriorated significantly, especially for those sheltered in flooded tents.

    She stressed that the EU has repeatedly called on the Israeli government, at all levels, to allow full entry of humanitarian aid to Gaza.

    According to Hrcirova, not all border points are open to the passage of aid, preventing the supply of population with basic needs and worsening an already critical situation.

    The spokeswoman also warned that floods and low temperatures could cause further health consequences for displaced families, increasing the risk of spreading pest-related diseases and infections.

    It disclosed that most of the population in Gaza urgently needs housing and non-food aid, while about 60% of those who need such support face critical conditions.

    Meanwhile, the European Union has allocated about 700m euros — or approximately $784m — to humanitarian aid to Palestinians since the beginning of the crisis in October 2023.

    We call for quick, safe and unhindered access to Gaza to alleviate the suffering of the people there, Hrncicova said.

    The EU continues to seek relief of humanitarian aid, at a time when difficult atmospheric conditions and housing shortages are increasing risks for thousands of households displaced in enclaves.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Policia bastis dy lokacione në Vushtrri, sekuestron armë zjarri

    Policia bastis dy lokacione në Vushtrri, sekuestron armë zjarri

    Policia e Kosovës ka realizuar bastisje në dy lokacione në Vushtrri, ku ka sekuestruar dy armë zjarri, një pistoletë me shtatë fishekë dhe një armë të gjatë. I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

    Sipas Policisë, hetuesit policorë në Vushtrri, gjatë hetimit të një rasti, kanë siguruar informata që kanë ngritur dyshime të arsyeshme se një person posedon armë zjarri.

    “Bazuar në këto dyshime, gjatë ditës së sotme Policia ka realizuar bastisje në dy lokacione, me ç’rast janë gjetur dhe janë sekuestruar dy armë zjarri: një pistoletë me shtatë (7) fishekë dhe një armë e gjatë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Policia ka bërë të ditur se armët e gjetura janë sekuestruar dhe do të procedohen si prova materiale në kuadër të rastit.

    “Pas intervistimit, ndaj të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit kompetent, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet më tej në njoftim. 

    Burimi: RTKLive

  • Police raid two locations in Vushtrri, obtain firearms

    Kosovo police have conducted raids at two locations in Vushtrri, where they have seized two firearms, a seven-round pistol and a long gun. Suspect has been detained in 48 hours.

    According to police, police investigators in Vushtrri, during the investigation of a case, have provided information that has raised reasonable suspicions that one person possesses firearms.

    Based on these allegations, during today police have carried out raids at two locations, which have been found and two firearms seized — a seven-quartered pistol and a long gun, said the Police report.

    Police have made it known that the weapons found have been seized and will proceed as material evidence under the case.

    After the interview, the suspects, with the decision of the competent prosecutor, have been assigned the detention measure for 48 hours, the announcement said. 

    Source Layer: RTKLive

  • Maqedonci pret ambasadorin belg, diskutojnë për zgjerimin e bashkëpunimit

    Maqedonci pret ambasadorin belg, diskutojnë për zgjerimin e bashkëpunimit

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Arnaud Dusaucy, në vizitën e tij të parë pas marrjes së detyrës. Në takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

    Maqedonci ka bërë të ditur se gjatë takimit e ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës ndaj Kosovës, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

    “Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit bilateral, duke vlerësuar akreditimin e atasheut të mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Belgjikë, si dhe rëndësinë e zbatimit të letërqëllimit të përbashkët ndërmjet dy shteteve, me synim forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

    Ministri ka bërë të ditur se ambasadorit Dusaucy i ka uruar suksese në detyrën e re, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës. 

    Burimi: RTKLive

  • Macedonia hosts Belgian ambassador, discuss expanding co-operation

    Defence Minister Ejup Macedonia has hosted a meeting of Belgium’s Kingdom Ambassador to Kosovo, Arnaud Dusaucy, on his first visit after taking office. The meeting has discussed deepening co-operation between the two countries in the field of defence and security.

    Macedonia has indicated that during the meeting it has thanked the ambassador for Belgium’s continued support of Kosovo, especially in the field of defence and security.

    We discussed deepening bilateral co-operation, praising the accreditation of the Republic of Kosovo defence attaché in Belgium, as well as the importance of implementing the joint goal between the two states, with the aim of strengthening and expanding co-operation in the field of defence, Macedonia has written on Facebook.

    The minister has announced that Ambassador Dusaucy has congratulated successes on the new task, expressing readiness for continued and enhanced co-operation between Kosovo and Belgium. 

    Source Layer: RTKLive

  • Fruthi në Kosovë, 299 raste të konfirmuara - 30 vetëm gjatë javës së fundit

    Fruthi në Kosovë, 299 raste të konfirmuara – 30 vetëm gjatë javës së fundit

    Fruthi në Kosovë, 299 raste të konfirmuara - 30 vetëm gjatë javës së fundit

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se rastet me fruth po vazhdojnë të regjistrohen në vend, duke bërë thirrje për vaksinimin e fëmijëve dhe rritjen e mbulueshmërisë me vaksinën MMR.

    Sipas të dhënave të institutit, nga 16 prilli deri më 8 nëntor 2026 janë konfirmuar gjithsej 299 raste me fruth, prej të cilave 30 vetëm gjatë javës së fundit.

    Rastet janë regjistruar në 23 komuna të Kosovës, ndërsa shumica e të prekurve janë fëmijë. Mbi 95 për qind e personave të infektuar nuk kanë qenë të vaksinuar me vaksinën MMR, e cila mbron nga fruthi, parotiti dhe rubeola.

    IKShPK thekson se fruthi është sëmundje shumë ngjitëse dhe mund të shkaktojë komplikime serioze, veçanërisht te fëmijët e vegjël.

    Ndërkohë, gjatë këtij viti, përmes vaksinimit plotësues janë vaksinuar mbi 4 mijë e 69 fëmijë të moshës 2 deri në 5 vjeç, të cilët nuk i kishin marrë vaksinat e parapara ose nuk i kishin përfunduar të dy dozat.

    Instituti u ka bërë thirrje prindërve që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve dhe të kontaktojnë ekipet shëndetësore në rast se ndonjë dozë është lënë pa marrë.

    IKShPK rikujton se vaksinimi në kohë mbetet masa kryesore për parandalimin e fruthit dhe kufizimin e përhapjes së tij.

  • Kosova me portret të ri presidencial, fotografia e Shiroka-Pulës shkon edhe në ambasada

    Kosova me portret të ri presidencial, fotografia e Shiroka-Pulës shkon edhe në ambasada

    Kosova me portret të ri presidencial, fotografia e Shiroka-Pulës shkon edhe në ambasada

    Presidenca e Kosovës ka njoftuar se fotografia zyrtare e presidentes Justina Shiroka-Pula është vendosur në Presidencë dhe në institucionet e Republikës së Kosovës.

    Sipas njoftimit nga presidenca, Departamenti i Protokollit të Shtetit ka bërë shpërndarjen e fotografisë zyrtare në institucionet qendrore dhe lokale, agjencitë dhe institucionet e tjera përkatëse, si dhe në misionet diplomatike dhe konsullore të Kosovës në mbarë botën.

    Ky proces është realizuar në përputhje me Rregulloren Nr. 19/2011 për kriteret e përzgjedhjes dhe vendosjes së fotografisë së Presidentit/es së Republikës së Kosovës dhe brenda afateve të përcaktuara.

    Fotografia zyrtare e presidentes Shiroka-Pula është realizuar nga fotografi Arben Llapashtica.

  • Kosovo with new presidential portrait, Shiroka-Pula photo goes to embassies

    PKosovo’s residence has announced that the official photograph of President Justina Shiroka-Pula is located in the Presidencys and in the institutions of the Republic of Kosovo.

    According to the presidency announcement, the State Protocol Department has made the distribution of official photography to central and local institutions, agencies and other relevant institutions, as well as Kosovo diplomatic and consular missions worldwide.

    This process has been implemented in accordance with Rule No. 19/2011 for the selection criteria and the deployment of the president’s/her photo of the Republic of Kosovo and within the set deadlines.

    President Shiroka-Pula’s official photograph was taken by the photograph Arben Llapashtica.

  • Presion i padrejtë dhe tendencë për të heshtur zërat kundërshtues: Kritikohet kërkesa britanike për Specialen

    Presion i padrejtë dhe tendencë për të heshtur zërat kundërshtues: Kritikohet kërkesa britanike për Specialen

    Avokati Skender Musa e ka cilësuar si të padrejtë letrën e kryeministrit britanik, Andy Burnham, drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në të cilën kërkohet respektimi i mandatit të plotë të Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë. Edhe Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka shprehur shqetësime lidhur me mesazhin e përcjellë përmes kësaj letre, duke vlerësuar se thirrjet për të mos ndërhyrë në punën e gjykatës mund të shndërrohen në kufizim të debatit publik dhe të zërave kundërshtues ndaj saj.

    I ftuar në Five në TV Dukagjini, Musa ka thënë se letrën nuk e konsideron si presion të drejtpërdrejtë, por si kërkesë që Kosova të mos ndërhyjë në punën e gjykatës.

    Megjithatë, ai e ka vlerësuar si të padrejtë një kërkesë të tillë, pasi, sipas tij, institucionet e Kosovës nuk kanë ndërhyrë në punën juridike të Speciales dhe nuk kanë pasur kontakte individuale me gjyqtarë apo prokurorë të saj.

    “Në radhë të parë, letrën e kryeministrit të Britanisë së Madhe nuk e shoh si presion. Një kërkesë për të mos ndërhyrë në punën e gjykatës. Në fakt, Qeveria e Kosovës nuk është duke ndërhyrë në aspektin juridik në punën e gjykatës. Nuk ka pasur asnjë tendencë as të kryeministrit apo të ministrave që të takohen me ndonjë gjyqtar në mënyrë individuale, qoftë me prokurorë. E konsideroj një letër të padrejtë. Po i bëhet presion i padrejtë Kosovës”, ka deklaruar Musa.

    Avokati ka bërë një krahasim me veprimet e zyrtarëve serbë, duke pretenduar se përfaqësues të institucioneve të Serbisë, kanë kontaktuar me prokurorë dhe hetues të Speciales për përgatitjen e dëshmitarëve kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    “Për shkak se përderisa zyrtarët serb dhe ministri i Punëve të Brendshme, ministri i Drejtësisë, Policia, kryeprokurori kanë kontaktuar me prokurorë dhe hetues të Speciales për të përgatitur dëshmitarë shqiptarë kundër liderëve të UÇK-së. Qeveria e Kosovës, Prokuroria, Policia e ka zbatuar të gjitha rregullat e një procedurë demokratike, por nuk kanë ndërhyrë dhe komunikuar me asnjë prokuror“.

    Ndërkaq, Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se kur të tjerëve u kërkohet të mos flasin për çështje gjyqësore me arsyetimin se mund të cenojnë pavarësinë e gjykatës, kjo mund të krijojë një klimë që i pengon zërat kundërshtues ndaj Speciales dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj saj.

    Në Five, Qelaj ka vlerësuar se adresimi i kryeministrit britanik mund të lidhet me miratimin dhe më pas tërheqjen e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, pasi një veprim i tillë mund të shihet si rrezik për ndërhyrje të drejtpërdrejtë në gjykatë.

    Megjithatë, ai ka kritikuar mungesën e transparencës dhe llogaridhënies, duke thënë se qytetarët dhe institucionet nuk duhet të heshtin përballë një gjykate, standardet e së cilës, sipas tij, nuk janë bërë mjaftueshëm të qarta.

    “Unë mendoj që mungesa e transparencës e llogaridhënies, tash tendenca për të na heshtur, me na e mbyllë gojën para një gjykate që nuk dimë se cilin standard ka vendosur dhe çfarë standardesh është bazuar kur ka marrë ose zbaton procedurat gjyqësore, mendoj që është në kundërshtim me vlerat e demokracisë dhe nuk është në vlerat evropiane të cilat evropianët i proklamojnë”, ka deklaruar Qelaj.

    Deklaratat e tyre vijnë pasi kryeministri britanik, Andy Burnham, në një letër urimi drejtuar Albin Kurtit, ka inkurajuar Kosovën që të respektojë mandatin e plotë të Dhomave të Specializuara, duke e cilësuar këtë si dëshmi të pjekurisë demokratike dhe përkushtimit ndaj drejtësisë së pavarur dhe të paanshme.

    Letra vjen pas ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të miratuara në Kuvendin e Kosovës në fillim të tetorit, të cilat kanë ngritur shqetësime te përfaqësuesit evropianë lidhur me respektimin e detyrimeve ndërkombëtare dhe pavarësinë e gjykatës.

    Burimi: Dukagjini