Category: Lajme

  • Tragjedi në brigjet e Kretës, mbytet anija me migrantë – të paktën 13 të vdekur

    Tragjedi në brigjet e Kretës, mbytet anija me migrantë – të paktën 13 të vdekur

    Tragjedi në brigjet e Kretës, mbytet anija me migrantë – të paktën 13 të vdekur

    Të paktën 13 persona kanë humbur jetën pasi një anije që transportonte migrantë është mbytur në brigjet e ishullit grek të Kretës, ndërsa 18 persona të tjerë janë shpëtuar, raporton BBC.

    Sipas rojës bregdetare greke, të gjithë të mbijetuarit janë shtetas sudanezë. Katër prej tyre janë dërguar në spital për trajtim mjekësor, përfshirë edhe një fëmijë të vogël.

    Autoritetet ende nuk kanë përcaktuar shkakun e saktë të vdekjeve, por dyshohet se anija kishte qëndruar në det për disa ditë dhe kishte hasur vështirësi për të arritur në breg për shkak të erërave të forta. Një zyrtar i rojës bregdetare i tha Reutersit se të mbijetuarit “po dridheshin nga të ftohtit”.

    Anija u pikas nga një kontejnerësh me flamur maroken, rreth 15 milje detare larg brigjeve të Kretës, pas së cilës nisi operacioni i shpëtimit.

    Ndërkohë, roja bregdetare greke ka shpëtuar edhe 187 migrantë të tjerë në tri incidente të ndara përgjatë brigjeve të vendit, të ndodhura të hënën.

    Kreta mbetet një nga pikat kryesore të hyrjes për migrantët që synojnë të arrijnë në Evropë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. Sipas të dhënave të OKB-së, më shumë se 37 mijë migrantë kanë mbërritur në Greqi këtë vit, duke tejkaluar tashmë numrin e të ardhurve gjatë gjithë vitit 2025.

    Përballë rritjes së fluksit, qeveria greke ka paralajmëruar masa të reja, përfshirë hapjen e një kompleksi të përkohshëm banimi pranë Heraklionit, kryeqytetit të Kretës.

    Greqia ishte një nga pikat kryesore të krizës së migracionit në Evropë gjatë viteve 2015-2016, kur në ishujt e saj mbërritën afro një milion njerëz, kryesisht përmes Turqisë. Ndërsa kalimet nga Libia janë shtuar vitet e fundit, veçanërisht nga persona që largohen nga konflikti në Sudan dhe kërkojnë kushte më të mira jetese.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Tragedy on the coast of Crete drowns at least 13 deaths

    At least 13 people have lost their lives after a ship carrying migrants has drowned on the shores of the Greek island of Crete, while another 18 persons have been rescued, reports the BBC.

    According to the Greek coastline, all survivors are Sudanese citizens. Four have been sent to the hospital for medical treatment, including a small child.

    Authorities have not yet determined the exact cause of death, but it is suspected that the ship had remained at sea for several days and had faced difficulties reaching shore because of strong winds. A coast guard official told Reuters that survivors were shivering from the cold.

    The ship was spotted by a shipping container, about 15 miles [15 km] off the coast of Crete, after which rescue operation began.

    Meanwhile, the Greek coastal guard has saved another 187 migrants in three separate incidents along the country’s coasts, taking place Monday.

    Crete remains one of the main points of entry for migrants aiming to reach Europe from the Middle East and North Africa. According to UN data, more than 37 thousand migrants have arrived in Greece this year, already exceeding the number of foreigners throughout 2025.

    In the face of rising flow, the Greek government has warned new measures, including the opening of a temporary residential complex near Heraklion, the capital of Crete.

    Greece was one of the main points of the migration crisis in Europe during 2015-2016, when nearly a million people arrived in its islands, mainly through Turkey. As the crossings from Libya have increased in recent years, especially by persons fleeing the conflict in Sudan and seeking better living conditions.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Sugjerim për drekë - përgatitni tavën tradicionale boshnjake me mish viçi dhe perime

    Sugjerim për drekë – përgatitni tavën tradicionale boshnjake me mish viçi dhe perime

    Tava boshnjake është një gatim tradicional që përgatitet duke vendosur në shtresa mishin dhe perimet, të cilat zihen për disa orë në temperaturë të ulët, pa i përzier.

    Nuk kërkon shumë angazhim gjatë përgatitjes dhe është zgjedhje ideale për ditët e ftohta të vjeshtës dhe dimrit.

    Sekreti kryesor i kësaj pjate është durimi.

    Foto ilustruese

    Përbërësit vendosen në tenxhere, mbulohen me ujë dhe lihen të ziejnë ngadalë.

    Në këtë mënyrë, shijet e mishit dhe perimeve ndërthuren, ndërsa mishi bëhet i butë dhe i lëngshëm.

    Për rezultat sa më të mirë, rekomandohet përdorimi i një tenxhereje prej balte ose të një tenxhereje me fund të trashë dhe kapak, e cila e shpërndan nxehtësinë në mënyrë të njëtrajtshme.

    Përbërësit për gjashtë persona:

    – 800 g mish viçi (mund të përdorni edhe mish qengji), të prerë në kube të mëdha

    -2 qepë të kuqe

    – 4-5 thelpinj hudhër

    – 4 patate mesatare

    – 2 karota

    – Gjysmë koke të vogël lakre

    – 2 speca

    – 3 domate

    – Rrënjë majdanozi dhe një grusht gjethe majdanozi të freskët

    – Kripë dhe piper sipas dëshirës

    – 3 lugë vaj

    – Rreth një litër ujë

    Përgatitja:

    Fillimisht, lajeni mishin, thajeni dhe kriposeni. Qepët pritini në rrathë, patatet dhe karotat në copa të mëdha. Specave hiquni farat dhe pritini në copa, kurse domatet në feta.

    Lyejeni fundin e tenxheres me vaj dhe vendosni shtresën e parë të mishit, pastaj qepët.

    Vazhdoni me patatet, karotat, lakrën dhe specat.

    Mes shtresave shtoni pak kripë, disa kokrra piper dhe hudhrën.

    Përsëriteni këtë renditje derisa t’i shpenzoni të gjithë përbërësit. Në fund, vendosni sipër fetat e domateve dhe majdanozin.

    Shtoni ujë derisa përbërësit pothuajse të mbulohen plotësisht.

    Mbulojeni tenxheren me kapak dhe lëreni të zihet në zjarr të ulët për tri deri në katër orë.

    Gjatë kësaj kohe, mos e përzieni gatimin, pasi shtresat mund të shpërbëhen.

    Herë pas here, vetëm tundeni lehtë tenxheren dhe, nëse është e nevojshme, shtoni pak ujë të nxehtë.

    Tava është gati kur mishi të jetë zbutur plotësisht.

    Para se ta shërbeni, lëreni të pushojë për rreth dhjetë minuta.

    Shërbehet e ngrohtë, e shoqëruar me bukë shtëpie ose pogaçe. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com

  • Tragjedi në Kretë, mbytet varka me emigrantë, 13 të vdekur

    Tragjedi në Kretë, mbytet varka me emigrantë, 13 të vdekur

    Tragjedi në Kretë, mbytet varka me emigrantë, 13 të vdekur

    Të paktën 13 persona kanë vdekur pasi një anije që transportonte migrantë u mbyt në brigjet e ishullit grek të Kretës, raporton BBC.

    Roja bregdetare tha se kishte shpëtuar 18 persona, të gjithë shtetas sudanezë. Katër prej të mbijetuarve u dërguan në spital, përfshirë një fëmijë të vogël.

    Autoritetet thanë se ende nuk dihej menjëherë se çfarë i shkaktoi vdekjet, por besojnë se anija kishte qenë në det për disa ditë dhe kishte pasur vështirësi për të arritur në breg për shkak të erërave të forta.

    Kreta mbetet një nga disa portat kryesore për migrantët që përpiqen të arrijnë në Europë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. Më shumë se 22 mijë nga 86 mijë e 400 personat që kanë mbërritur me rrugë detare deri më tani këtë vit, kanë zbarkuar vetëm në Kretë.

    Një zyrtar i paidentifikuar i rojës bregdetare, i cili foli për agjencinë e lajmeve Reuters në kushte anonimiteti, tha se të mbijetuarit “po dridheshin nga të ftohtit”.

    Anija me migrantë u pikas nga një anije kontejnerësh me flamur maroken, rreth 15 milje detare (28 kilometra) larg brigjeve të Kretës.

    Roja bregdetare greke shpëtoi edhe 187 persona të tjerë në tri incidente të ndara në brigjet e Greqisë të hënën.

    Sipas të dhënave të OKB-së, më shumë se 37 mijë migrantë kanë mbërritur në Greqi deri më tani këtë vit, duke tejkaluar tashmë numrin e atyre që mbërritën gjatë gjithë vitit 2025.

    Qeveria greke ka njoftuar planet për t’u përballur me fluksin, përfshirë hapjen e një kompleksi të përkohshëm banimi pranë kryeqytetit të Kretës, Heraklion.

    Greqia ishte në qendër të krizës së migracionit në Europë në vitet 2015-2016, kur në ishujt e saj mbërritën afro një milion njerëz, kryesisht nga Turqia.

    Numri i të ardhurve më vonë ra pas forcimit të kontrolleve kufitare, por kalimet nga Libia janë shtuar ndjeshëm vitet e fundit, veçanërisht nga njerëzit që po ikin nga konflikti në Sudan dhe që kërkojnë mundësi më të mira ekonomike, përfshirë ata nga vende si Bangladeshi.

    Burimi: Insajderi

  • Tragedy in Crete drowned boats with immigrants, 13 dead

    At least 13 people died after a ship carrying migrants sank on the shores of the Greek island of Crete, reports the BBC.

    Coast Guard said he had saved 18 people, all Sudanese citizens. Four of the survivors were taken to the hospital, including a small child.

    Authorities said it was not yet known what caused the deaths, but believe that the ship had been at sea for several days and had had had difficulty reaching shore because of strong winds.

    Crete remains one of several main gates for migrants trying to reach Europe from the Middle East and North Africa. More than 22 thousand out of 86 thousand and 400 people who have arrived by sea so far this year have landed only in Crete.

    An unidentified coast guard official, who spoke of the Reuters news agency under anonymity, said survivors were shivering from the cold.

    The immigrant ship was spotted by a container ship with a gold flag, about 15 nautical miles (28 km) off the coast of Crete.

    The Greek coastal guard saved another 187 persons in three separate incidents on Greece’s coast on Monday.

    According to UN data, more than 37 thousand migrants have arrived in Greece so far this year, already exceeding the number they reached throughout 2025.

    The Greek government has announced plans to confront the influx, including the opening of a temporary residential complex near the capital of Crete, Heraklion.

    Greece was the focus of the migration crisis in Europe in 2015-2016, when nearly a million people arrived in its islands, mainly from Turkey.

    The number of arrivals later dropped after strengthening border controls, but crossings from Libya have increased significantly in recent years, especially by people fleeing the conflict in Sudan and seeking better economic opportunities, including those from countries like Bangladesh.

    Source Layer: Insander

  • Mbështetja italiane për Kosovën në fokus të takimit mes Shiroka Pulës dhe Antoninit

    Mbështetja italiane për Kosovën në fokus të takimit mes Shiroka Pulës dhe Antoninit

    Mbështetja italiane për Kosovën në fokus të takimit mes Shiroka Pulës dhe Antoninit

    Presidentja Justina Shiroka Pula ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, me të cilin rikonfirmoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe diskutoi mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral.

    Sipas njoftimit, prresidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, si dhe në përpjekjet për forcimin e pozitës së saj ndërkombëtare.

    Ajo vlerësoi kontributin e Italisë në mbështetjen e zhvillimit dhe të konsolidimit të shtetit të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të partneritetit dhe të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

  • Tragjedi në Mesdhe: 14 migrantë humbin jetën pranë brigjeve të Kretës

    Tragjedi në Mesdhe: 14 migrantë humbin jetën pranë brigjeve të Kretës

    Tragjedi në Mesdhe: 14 migrantë humbin jetën pranë brigjeve të Kretës

    Të paktën 14 persona kanë humbur jetën pasi një varkë me migrantë u gjet pranë ishullit të Kretës në Greqi, kanë bërë të ditur autoritetet greke.

    Trupat e 13 viktimave u nxorën nga varka, e cila u gjet të hënën në mëngjes, rreth 28 kilometra në jug të Kretës. Ndërkohë, 18 persona të tjerë u shpëtuan nga një anije mallrash me flamur maroken, por njëri prej tyre ndërroi jetë më vonë, duke e çuar në 14 numrin e viktimave, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

    Autoritetet njoftuan gjithashtu se mbi 180 migrantë të tjerë u zbuluan në tri varka të ndryshme që po udhëtonin nga Libia drejt Kretës. Të gjithë pritet të dërgohen në ishull.

    Deri më tani nuk janë bërë të ditura identitetet e viktimave dhe as rrethanat e plota të tragjedisë.

    Greqia mbetet një nga pikat kryesore të hyrjes në Bashkimin Evropian për migrantët që largohen nga luftërat, varfëria dhe përndjekjet. Kalimi i rrezikshëm nga Libia drejt Kretës është shfrytëzuar nga mijëra persona muajt e fundit.

    Sipas agjencisë kufitare të BE-së, Frontex, gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026 janë regjistruar rreth 31 mijë e 800 kalime të parregullta në rrugën e Mesdheut Lindor, e cila mbetet rruga më e frekuentuar drejt BE-së. Megjithatë, kjo shifër paraqet rënie prej 15 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, transmeton Klankosova.tv.

  • Tragedy in Mediterranean: 14 immigrants lose their lives off the coast of Crete

    TAt least 14 people have lost their lives after a boat of migrants was found near the island of Crete in Greece, Greek authorities have announced.

    The bodies of 13 victims were removed from the boat, which was found on Monday morning, about 28 miles [28 km] south of Crete. Meanwhile, 18 other people were rescued from a cargo ship with a Moroccan flag, but one of them later passed away, bringing the number of victims to 14, writes Sky News, broadcast Klankosova.tv.

    Authorities also announced that more than 180 other migrants were discovered on three different boats that were travelling from Libya to Crete. Everyone is expected to be sent to the island.

    So far, no identities of victims have been disclosed, nor the full circumstances of tragedy.

    Greece remains one of the main points of entry into the European Union for migrants fleeing from wars, poverty and persecution. The dangerous transition from Libya to Crete has been exploited by thousands of people in recent months.

    According to the EU border agency Frontex, during the first nine months of 2026 there have been an estimated 31 thousand and 800 irregular crossings on the Eastern Mediterranean road, which remains the most frequent route towards the EU. However, this figure represents a 15 – percent drop compared to the same period last year, broadcasts Clankosova.tv.

  • Incidenti me armë brenda Ministrisë së Ekonomisë, zyrtari që kërcënoi shefin në pranga

    Incidenti me armë brenda Ministrisë së Ekonomisë, zyrtari që kërcënoi shefin në pranga

    Incidenti me armë brenda Ministrisë së Ekonomisë, zyrtari që kërcënoi shefin në pranga

    Ministria e Ekonomisë ka dalë me reagim lidhur me sulmin ndaj një zyrtari që ndodhi sot brenda objektit të këtij dikasteri, i cili dyshohet se kërcënoi me armë zjarri një koleg të tij, konkretisht udhëheqësin e departamentit ku punonte.

    Sipas ministrisë, ashtu edhe siç u konfirmua, rasti është raportuar në Policinë e Kosovës dhe pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme, zyrtari i dyshuar është arrestuar, transmeton Klankosova.tv

    “Zyrtarët dëshmitarë dhe personat e përfshirë në rast janë intervistuar dhe kanë dhënë deklaratat e tyre para organeve kompetente.”

    Në njoftim thuhet se zyrtari i dyshuar është subjekt i një procedure disiplinore që nga muaji shtator për çështje që lidhen me shkeljen e detyrave dhe përgjegjësive të punës.

    “Ministria e Ekonomisë e konsideron këtë sulm tejet serioz dhe të papranueshëm. Kërcënimet me armë zjarri, frikësimi dhe çdo formë e cenimit të shëndetit dhe jetës së njeriut, duhet të trajtohen me prioritet nga organet e drejtësisë.”

    Po ashtu është bërë me dije se do të ndërmerren të gjitha veprimet për trajtimin institucional të rastit, por jo edhe detajet e rrethanave.

    “Siguria e punonjësve dhe garantimi i një mjedisi të sigurt dhe profesional të punës mbeten prioritet i Ministrisë së Ekonomisë.

    Rasti në lidhje me këtë sulm është duke u hetuar nga organet kompetente të drejtësisë. Deri në pranimin e raportit nga ana e organeve kompetente, Ministria nuk do të komentojë më tej rrethanat e incidentit.”

  • Ministria e Ekonomisë konfirmon kërcënimin me armë ndaj eprorit: Zyrtari ishte në procedurë disiplinore që nga shtatori

    Ministria e Ekonomisë konfirmon kërcënimin me armë ndaj eprorit: Zyrtari ishte në procedurë disiplinore që nga shtatori

    Ministria e Ekonomisë konfirmon kërcënimin me armë ndaj eprorit: Zyrtari ishte në procedurë disiplinore që nga shtatori

    Ministria e Ekonomisë ka konfirmuar se në objektin e saj ka ndodhur një incident i rëndë, gjatë të cilit një zyrtar dyshohet se ka kërcënuar me armë zjarri një koleg të tij, i cili është eprori i tij i drejtpërdrejtë.

    Për rastin, i cili ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ka raportuar edhe Gazeta Sinjali, duke mësuar ekskluzivisht se personi i dyshuar është Sami Shaqiri, zyrtar në Ministrinë e Ekonomisë.

    Sinjali raportoi se Shaqiri dyshohet se ka kërcënuar me armë djalin e ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ndërsa arrestimin e tij për Gazetën Sinjali e kishte konfirmuar vetë ish-deputetja.

    Në reagimin zyrtar, Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se rasti është raportuar në Policinë e Kosovës dhe se zyrtari i dyshuar është arrestuar pas veprimeve të ndërmarra nga organet kompetente.

    Sipas Ministrisë, zyrtarët që kanë qenë dëshmitarë dhe personat e përfshirë në rast janë intervistuar dhe kanë dhënë deklaratat e tyre para organeve kompetente.

    Tutje, Ministria ka zbuluar se zyrtari i dyshuar ishte subjekt i një procedure disiplinore që nga muaji shtator, për çështje që lidhen me shkeljen e detyrave dhe përgjegjësive të punës.

    Ndërkaq, sipas informacioneve të raportuara më herët nga Sinjali, incidenti dyshohet se kishte nisur pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një komision disiplinor.

    Mosmarrëveshja thuhet se kishte filluar pasi djali i ish-deputetes kishte refuzuar të merrte pjesë në komision, me arsyetimin se ishte epror i Shaqirit.

    Para incidentit, Shaqiri dyshohet se i kishte kërkuar përmes postës elektronike plotësimin e një formulari, ndërsa Bujupi i ishte përgjigjur që formularin ta plotësonte vetë dhe më pas t’ia sillte për nënshkrim.

    Situata dyshohet se kishte eskaluar kur Shaqiri e kishte ndjekur Bujupin deri në tualetin e ministrisë, ku dyshohet se e kishte kërcënuar me armë.

    Në reagimin e saj, Ministria e Ekonomisë e ka cilësuar rastin si tejet serioz dhe të papranueshëm, duke theksuar se do të ndërmarrë të gjitha veprimet që janë në kompetencën e saj për trajtimin institucional të rastit.

    Ministria ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga organet kompetente dhe se nuk do të komentojë më tej rrethanat e incidentit deri në pranimin e raportit zyrtar.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali