Category: Lajme

  • Pishman për fjalët ndaj Elijonës, Labi: S'mund të flasësh për një jetime, kam gabu

    Pishman për fjalët ndaj Elijonës, Labi: S’mund të flasësh për një jetime, kam gabu

    Pishman për fjalët ndaj Elijonës, Labi: S'mund të flasësh për një jetime, kam gabu

    Këngëtari Labinot Rexha ka thënë se është penduar për fjalët që ia kishte thënë Elijonës, në kohën sa ishin banorë të Big Brother VIP Kosova.

    Labi tha se ka bërë gabime, por i ka rënë pishman.

    “Nuk mund të flasësh për një jetime brenda..unë kam bërë disa gabime, që nuk përsëriten. Jam pendu, patjetër që jam pendu. Aty është presioni i madh, del nga vetja…”, u shpreh ish-banori i BBVK në Big Cast në Klan Kosova, teksa fliste për edicionin e pestë.

  • Kallas: Nuk shohim shenja të vullnetit të Rusisë për të negociuar paqen në Ukrainë

    Kallas: Nuk shohim shenja të vullnetit të Rusisë për të negociuar paqen në Ukrainë

    Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi të hënën se nuk sheh pothuajse asnjë shenjë të vullnetit të Rusisë për të negociuar një marrëveshje që do t’i jepte fund luftës në Ukrainë.

    Në një intervistë për agjencinë Reuters, në margjinat e takimit të ministrave të Jashtëm të G7-s në Paris, Kallas tha se Moska ka nënshkruar më parë një sërë marrëveshjesh që garantojnë sigurinë evropiane, por nuk i ka respektuar ato.

    Ajo theksoi se çdo diskutim i ardhshëm për sigurinë e Evropës duhet të udhëhiqet nga Bashkimi Evropian, në përputhje me traktatet dhe strukturat e tij institucionale, e jo përmes formateve të improvizuara apo marrëveshjeve të veçanta mes shteteve.

    “Është e qartë se vendet e mëdha duan të bisedojnë edhe me vende të tjera të mëdha”, u shpreh Kallas, transmeton Telegrafi.

    Megjithatë, ajo nënvizoi se çështjet që lidhen me sigurinë evropiane duhet të trajtohen përmes mekanizmave të përcaktuar të BE-së.

    “Kur bëhet fjalë për çështjet e sigurisë evropiane, Bashkimi Evropian ka linja shumë të qarta. Ne kemi traktatet tona”, deklaroi ajo.

    Kallas shtoi gjithashtu se pret që disa vende evropiane të ndajnë gjatë ditëve në vijim informacionet dhe dyshimet e tyre lidhur me një valë kërcënimesh të rreme për vendosjen e bombave në vende të ndryshme të BE-së. /Telegrafi/

  • Ekskluzive: Ky është personi që u kap me kokainë gjatë aksionit policor në Prizren

    Ekskluzive: Ky është personi që u kap me kokainë gjatë aksionit policor në Prizren

    Ekskluzive: Ky është personi që u kap me kokainë gjatë aksionit policor në Prizren

    Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se Flamur Morina është personi tek i cili Policia gjeti dhe sekuestroi rreth shtatë gramë kokainë, gjatë kontrollit të një veture në Prizren, ku ndodhej edhe Orhan Fetahu, i dënuari me pesë vjet burg për vepra penale që lidhen me narkotikët.

    Rasti ka ndodhur sot rreth orës 11:00, kur një patrullë policore, pas informatave të pranuara nga zyrtarët e inteligjencës, ka lokalizuar dhe ndaluar një automjet në të cilin ndodheshin tre persona.

    Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur tek Flamur Morina një substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë rreth shtatë gramë, e cila është sekuestruar si provë materiale.

    Ndërkohë, drejtuesi i automjetit ishte Orhan Fetahu, 50-vjeçar, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prishtinë kishte lëshuar urdhërarrest aktiv për vuajtjen e dënimit prej pesë vjetësh burgim efektiv.

    Fetahu ishte në kërkim nga organet e drejtësisë, ndërsa arrestimi i tij u realizua pas lokalizimit të automjetit në territorin e Prizrenit.

    Sipas Policisë, Flamur Morina, së bashku me substancën e dyshuar narkotike dhe provat materiale, i është dorëzuar Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren për procedura të mëtejshme.

    Ndërkaq, personi i tretë që ndodhej në automjet, pas verifikimeve të nevojshme, është liruar në procedurë të rregullt.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Exclusive: This is the person who was caught with cocaine during police action in Prizren.

    The signal newspaper has learned exclusively that Flamur Morina is the person police found and seized about seven grams of cocaine, during the search of a car in Prizren, where Orhan Fetah, sentenced to five years in prison for criminal acts involving narcotics, was located.

    The case occurred around 11:00 today, when a police patrol, following information received by intelligence officials, located and stopped a vehicle with three people on it.

    During the search, police officials have found at Flamur Morina an alleged narcotics substance of cocaine, weighing about seven grams, which has been seized as material evidence.

    Meanwhile, the driver of the vehicle was Orhan Fetah, 50-year-old, against whom the Constitutional Court in Pristina had issued active arrest warrants for serving the sentence of five years in effective prison.

    Fetah was on the run by the law bodies, while his arrest was carried out after the vehicle was located in Prizren’s territory.

    According to police, Flamur Morina, along with the alleged narcotic substance and material evidence, has been handed over to the Narcotics Trafficking Investigation Unit in Prizren for further procedures.

    Meanwhile, the third person in the vehicle, after necessary verification, has been released in regular procedure.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Presidenti gjerman i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula

    Presidenti gjerman i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula

    Presidenti gjerman i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, me rastin e marrjes së detyrës së Presidentes së Kosovës.

    Në letrën e tij, Steinmeier i ka përcjellë Shiroka Pulës urimet më të mira, në emrin e tij dhe të qytetarëve gjermanë, duke vënë theksin te rëndësia e funksionalizimit të plotë të institucioneve të Kosovës.

    Ai ka vlerësuar se rikthimi i funksionalitetit të institucioneve përbën një lehtësim edhe për Gjermaninë, si shtet mik dhe mbështetës i kahershëm i Kosovës.

    “Fakti që tani të gjitha institucionet kushtetuese janë sërish plotësisht funksionale dhe të afta për të vepruar, përbën një lehtësim të madh edhe për Gjermaninë, si shtet mik dhe mbështetës i kahershëm i Kosovës. Muajt e bllokadës politike treguan se sa të çmuara janë institucionet funksionale dhe sa shumë varen nga gatishmëria e forcave politike për të marrë përgjegjësi përtej kufijve partiakë”, thuhet në letrën e presidentit gjerman.

    Steinmeier ka theksuar se e ardhmja e Kosovës është në Evropë, duke bërë thirrje për avancimin e reformave dhe të integrimit euro-atlantik.

    “Prandaj tani është koha për të drejtuar vështrimin përpara, për të avancuar reformat e nevojshme me një dinamikë të re dhe për të shtyrë përpara integrimin euro-atlantik të Kosovës. Në këtë proces, rëndësi të madhe kanë respektimi i detyrimeve ndërkombëtare, ruajtja e pavarësisë së gjyqësorit, si dhe dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, ka shkruar ai.

    Në fund të letrës, presidenti gjerman ka rikonfirmuar se Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Kosovës si partnere e besueshme dhe ta mbështesë me vendosmëri në rrugën e saj evropiane.

    Po ashtu, Steinmeier ka shprehur kënaqësinë për bashkëpunimin e ardhshëm me Presidenten Shiroka Pula, duke i uruar asaj sukses dhe urtësi në ushtrimin e detyrës.

    Burimi: Insajderi

  • German President uron Shiroka Pula: Kosovo’s future lies in Europe

    JUstina Shiroka Pula has received a letter of congratulations from the president of the Federal Republic of Germany, Frank-Walter Steinmeier, on the occasion of taking office of the President of the Republic of Kosovo.

    In his letter, Steinmeier conveyed the best congratulations to President Shiroka Pula, to his name and German citizens, stressing the importance of full functioning of Kosovo institutions, Klankosova broadcasts.tv.

    The fact that now all constitutional institutions are fully functional and able to act is a great relief even to Germany, as the old friendly and supportive state of Kosovo. Months of the political blockade showed how valuable functional institutions are and how much they depend on the willingness of political forces to take responsibility beyond party borders, the letter said.

    President Steinmeier underlined that Kosovo’s future is in Europe.

    Therefore, now is the time to move forward to advance the necessary reforms with a new dynamic and push forward Kosovo’s Euro-Atlantic integration. In this process, great importance has respected international obligations, maintaining the independence of the judiciary, as well as dialogue on normalising relations with Serbia, Steinmeier has written.

    At the conclusion of the letter, the German president reaffirmed that Germany would continue to stand alongside Kosovo as a reliable partner and firmly support it on its European path.

    He expressed satisfaction with future co-operation with President Shiroka Pula, wishing her success and wisdom in the exercise of office. /Klankosova. tv

  • Presidenti gjerman uron Shiroka Pulën: E ardhmja e Kosovës është në Evropë

    Presidenti gjerman uron Shiroka Pulën: E ardhmja e Kosovës është në Evropë

    Presidenti gjerman uron Shiroka Pulën: E ardhmja e Kosovës është në Evropë

    Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, me rastin e marrjes së detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës.

    Në letrën e tij, Steinmeier i përcolli presidentes Shiroka Pula urimet më të mira, në emrin e tij dhe të qytetarëve gjermanë, duke theksuar rëndësinë e funksionalizimit të plotë të institucioneve të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

    “Fakti që tani të gjitha institucionet kushtuese janë sërish plotësisht funksionale dhe të afta për të vepruar, përbën një lehtësim të madh edhe për Gjermaninë, si shtet mik dhe mbështetës i kahershëm i Kosovës. Muajt e bllokadës politike treguan se sa të çmuara janë institucionet funksionale dhe sa shumë varen nga gatishmëria e forcave politike për të marrë përgjegjësi përtej kufijve partiakë”, thuhet në letër.

    Presidenti Steinmeier nënvizoi se e ardhmja e Kosovës është në Evropë.

    “Prandaj tani është koha për të drejtuar vështrimin përpara për të avancuar reformat e nevojshme me një dinamikë të re dhe për të shtyrë përpara integrimin euro-atlantik të Kosovës. Në këtë proces, rëndësi të madhe kanë respektimi i detyrimeve ndërkombëtare, ruajtja e pavarësisë së gjyqësorit, si dhe dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, ka shkruar Steinmeier.

    Në përfundim të letrës, presidenti gjerman rikonfirmoi se Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Kosovës si partnere e besueshme dhe ta mbështesë me vendosmëri në rrugën e saj evropiane.

    Ai shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e ardhshëm me presidenten Shiroka Pula, duke i uruar asaj sukses dhe urtësi në ushtrimin e detyrës./Klankosova.tv

  • Tre emra në listën e Man Utd për pasuesin e mundshëm të Carrickut

    Tre emra në listën e Man Utd për pasuesin e mundshëm të Carrickut

    Barazimi ndaj Aston Villës ka shtuar dyshimet rreth të ardhmes së Michael Carrickut në stolin e Manchester Unitedit. Rezultati nuk ka arritur të largojë pasigurinë për projektin e skuadrës angleze, drejtuesit e së cilës kërkojnë rikthimin e vazhdimësisë në rezultate dhe një ekip që mund të luftojë sërish për objektivat madhorë.

    Edhe pse shkarkimi i Carrickut nuk është vendosur ende dhe klubi preferon që rezultatet të përmirësohen, në ‘Old Trafford’ kanë filluar të shqyrtojnë alternativat për rastin e një ndryshimi në stol.

    Sipas raportimeve, tre emrat që po shqyrtohen për ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit janë Julian Nagelsmann, Eddie Howe dhe Fabian Hurzeler.

    Nagelsmann, ish-trajner i Bayern Munichut dhe RB Leipzigut, është njëri prej profileve më të vlerësuara nga departamenti i skautimit të klubit.

    Gjermani ka mbështetjen e Christopher Vivellit, përgjegjësit për rekrutimin e lojtarëve, i cili vlerëson filozofinë e tij të lojës, të bazuar në presionin e lartë, intensitetin dhe fleksibilitetin taktik.

    Megjithatë, brenda klubit nuk ekziston një qëndrim i përbashkët për pasuesin e mundshëm të Carrickut. Jason Wilcox, drejtori i futbollit, do të preferonte emërimin e Eddie Howe, kryesisht për shkak të përvojës së tij në Ligën Premier dhe njohjes së futbollit anglez.

    Howe aktualisht është pa klub, pas largimit nga Newcastle Unitedi, skuadër me të cilën arriti të kualifikohej në Ligën e Kampionëve dhe fitoi Kupën e Ligës angleze në vitin 2025.

    Ai ishte rekomanduar edhe më parë për stolin e Manchester Unitedit dhe, sipas raportimeve nga Anglia, do të ishte i gatshëm të dëgjonte një ofertë nga klubi në rast se krijohet mundësia për emërimin e tij.

    Ndërkohë, kandidati i tretë është Fabian Hurzeler, trajneri aktual i Brightonit. Gjermani ka fituar vlerësime për punën e tij në Ligën Premier, ku ka ndërtuar një skuadër me identitet ofensiv, presion të lartë dhe aftësi për të zhvilluar futbollistë të rinj.

    Mosha dhe idetë e tij taktike e bëjnë një alternativë interesante për një projekt afatgjatë në ‘Old Trafford’.

    Megjithatë, transferimi i tij do të ishte i vështirë, pasi ka kontratë me Brightonin dhe është i angazhuar në një projekt që po vazhdon.

    Sipas raportimeve të Sky Sports, nuk pritet të jetë e lehtë që Hurzeler të bindet për t’u larguar nga skuadra e tij në mes të sezonit.

    Kështu, Nagelsmann dhe Howe shihen si dy alternativat më të spikatura për stolin e Manchester Unitedit, ndërsa Hurzeler mbetet një mundësi tjetër nëse drejtuesit vendosin të shqyrtojnë edhe profile të reja.

    Për momentin, Carricku vazhdon të jetë në detyrë, por barazimi ndaj Aston Villës ka bërë që diskutimet për të ardhmen e tij dhe për një pasues të mundshëm të mbeten të hapura. /Telegrafi/

  • Deputeti i LVV-së: Pagat mbi 2 mijë euro po i kthejnë mjekët specialistë në Kosovë

    Deputeti i LVV-së: Pagat mbi 2 mijë euro po i kthejnë mjekët specialistë në Kosovë

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka deklaruar se një mjek specialist në Kosovë paguhet 1,430 euro në muaj, ndërsa kujdestaritë gjatë fundjavave kompensohen me rreth 300 euro.

    Përmes një postimi në Facebook, Azemi ka thënë se me së paku dy kujdestari në muaj, të ardhurat mujore të një mjeku specialist kalojnë 2,000 euro.

    Sipas tij, kjo ka ndikuar që specialistët të mos largohen nga Kosova, por edhe të kthehen nga vendet e tjera.

    “Kjo padyshim se ka ndikuar që specialistët të mos ikin e përkundrazi edhe të kthehen në Kosovë nga vende të tjera”, ka shkruar Azemi./Telegrafi/

  • LVV MP: Salaries over 2 thousand euros are turning specialists into Kosovo

    LVV MP: Salaries over 2 thousand euros are turning specialists into Kosovo

    Vetevendosje Movement MP Egzon Azemi has declared that a specialist doctor in Kosovo pays 1,430 euros a month, while lifeguards on weekends compensate for about 300 euros.

    Through a Facebook post, Azemi has said that with at least two custodys a month, a specialist’s monthly income exceeds 2,000 euros.

    According to him, it has influenced specialists not to leave Kosovo, but also to return from other countries.

    This has obviously influenced specialists not to leave and instead return to Kosovo from other countries, Azemi wrote. /Telegraphy/