Category: Lajme

  • Raphael is surprised at the fantastic start, leaving Mbppen and Haaland behind in the Golden Shoe race

    Raphael is going through an extraordinary form with Barcelona, currently being placed at the top of the European Golden Shoe race.

    The Brazilian striker has achieved 15 goals in only 10 games of La League, garnering 30 points in the ranking that even takes into account the championship’s cofficient.

    Next he ranks Amin Chiakha of Rosenboorg, with 18 goals and 27 points, while in third position, Kylian Mbappe of Real Madrid, with 13 goals and 26 points.

    Another surprise in this order is P. Abraham of Hammarby, who takes fourth place with 17 goals accomplished.

    Among the top ten players is Barcelona’s talent, Lamine Yamal, which ranks 10 goals and 20 points.

    Meanwhile, Manchester City star Erling Haaland ranks 17th with nine goals and 18 points.

    As for Serie A football players, Gustavo Varela of Monza is highest, with nine goals.

    Antonio Reimondo of Frosinone and Donyell Malen of Rome are placed in 24th and 25.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Abdixhiku kërkon rikthimin e portretit të Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë në Presidencë

    Abdixhiku kërkon rikthimin e portretit të Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë në Presidencë

    Abdixhiku kërkon rikthimin e portretit të Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë në Presidencë

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me largimin e fotografisë së ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe Deklaratës së Pavarësisë nga ambientet e Presidencës së Kosovës.

    Abdixhiku e ka cilësuar këtë vendim si të gabuar, duke theksuar se Ibrahim Rugova dhe Deklarata e Pavarësisë janë pjesë e themeleve të shtetit të Kosovës dhe duhet të kenë vendin e tyre në institucionin më të lartë shtetëror.

    “Largimi i tyre është një vendim i gabuar. Presidenca ka përgjegjësi ta ruajë kujtesën shtetërore dhe ta nderojë historinë mbi të cilën është ndërtuar shteti që përfaqëson. Kjo përgjegjësi qëndron mbi preferencat personale dhe dallimet politike”, ka shkruar kreu i LDK-së në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

    Ai i ka bërë thirrje presidentes që ta rishikojë vendimin dhe t’i rikthejë në vendin e tyre fotografinë e presidentit historik dhe Deklaratën e Pavarësisë.

    Sipas Abdixhikut, Presidenca ka përgjegjësi të ruajë kujtesën shtetërore dhe të nderojë historinë e Kosovës, pavarësisht dallimeve politike dhe preferencave personale.

    “Prandaj, në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ftoj Presidenten ta rishikojë këtë vendim dhe t’i rikthejë fotografinë e Presidentit Rugova dhe Deklaratën e Pavarësisë në vendin e tyre. Historia që ato përfaqësojnë na përket të gjithëve. Do t’i bënte nder edhe asaj. Siç i bën nder sot ky portret edhe Parlamentit Evropian”, përfundoi ai./Klankosova.tv

  • Edi Rama prezanton bonusin e ri për bebet

    Edi Rama prezanton bonusin e ri për bebet

    Edi Rama prezanton bonusin e ri për bebet

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur një skemë të re mbështetjeje financiare për familjet shqiptare, përmes bonusit mujor për fëmijët e porsalindur.

    Sipas njoftimit të publikuar nga Rama, skema e re do të nisë zbatimin më 1 korrik 2027 dhe do të përfshijë çdo fëmijë të lindur, me mbështetje financiare për një periudhë pesëvjeçare, transmeton Klankosova.tv.

    Përfitimet e parashikuara janë:

    • Fëmija i parë: 5,000 lekë në muaj, ose 300 mijë lekë në pesë vite.

    • Fëmija i dytë: 7,000 lekë në muaj, ose 420 mijë lekë në pesë vite.

    • Fëmija i tretë: 10,000 lekë në muaj, ose 600 mijë lekë në pesë vite.

    Përmes kësaj skeme, familjet do të përfitojnë një mbështetje të vazhdueshme financiare gjatë pesë viteve të para të jetës së fëmijës./Klankosova.tv

  • Punimi me filigran i vendosur nga Shiroka Pula në vend të Deklaratës së Pavarësisë, fotoja e Rugovës zhvendoset

    Punimi me filigran i vendosur nga Shiroka Pula në vend të Deklaratës së Pavarësisë, fotoja e Rugovës zhvendoset

    Punimi me filigran i vendosur nga Shiroka Pula në vend të Deklaratës së Pavarësisë, fotoja e Rugovës zhvendoset

    Fotografitë e fundit të publikuara nga Presidenca konfirmuarn se janë bërë ndryshime në hapësirën ku më parë ishte vendosur Deklarata e Pavarësisë së Kosovës.

    Presidentja Justina Shiroka Pula duket se ka vendosur që në vend të Deklaratës të vendoset një punim me filigran.

    Edhe fotografia e presidentit historik Ibrahim Rugova nuk ndodhet më në vendin e mëparshëm, por është zhvendosur anash.

    May be an image of one or more people and text

    Fotografi e publikuar nga Presidenca, 9 nëntor 2026

    Një vendim të tillë, LDK-ja e ka konsideruar si të prapranueshëm.

  • Bonusi i ri i bebeve në Shqipëri, mbështetje mujore për 5 vite për çdo fëmijë nga 1 korriku 2027

    Bonusi i ri i bebeve në Shqipëri, mbështetje mujore për 5 vite për çdo fëmijë nga 1 korriku 2027

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka prezantuar një skemë të re mbështetjeje financiare për familjet shqiptare, e cila parashikon pagesa mujore për çdo fëmijë të porsalindur, për një periudhë prej pesë vitesh.

    Sipas njoftimit, masa e re pritet të nisë zbatimin më 1 korrik 2027, duke synuar të ofrojë mbështetje ekonomike për prindërit dhe të lehtësojë shpenzimet që shoqërojnë rritjen e fëmijëve.

    “Bonusi i bebeve, me një mbështetje të re mujore për familjet shqiptare. Nga 1 korriku 2027, për çdo fëmijë të lindur të jepen për 5 vite: 5,000 lekë/muaj për fëmijën e parë, ose 300 mijë lekë në 5 vite, 7,000 lekë/muaj për fëmijën e dytë, ose 420 mijë lekë në 5 vite, 10,000 lekë/muaj për fëmijën e tretë, ose 600 mijë lekë në 5 vite”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/

  • Ndryshon pushteti, por jo ambiciet ushtarake: Lista Studentore synon ta rrisë buxhetin e mbrojtjes në 5% të PBB-së

    Ndryshon pushteti, por jo ambiciet ushtarake: Lista Studentore synon ta rrisë buxhetin e mbrojtjes në 5% të PBB-së

    Lista zgjedhore e mbështetur nga studentët në Serbi, e cila fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të muajit të kaluar dhe pritet të udhëheqë qeverinë e re, ka prezantuar një plan për të rritur ndjeshëm shpenzimet e mbrojtjes.

    Sipas propozimit, buxheti për mbrojtjen synon të rritet gradualisht nga niveli aktual prej rreth 2% deri në 2.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), fillimisht në 3% dhe më pas në 5%.

    Luka Ponorac, ish-oficer i Ushtrisë Serbe dhe përfaqësues i listës, tha për transmetuesin publik RTS se zbatimi i planit do të varet nga burimet financiare dhe njerëzore që do të ketë në dispozicion qeveria e re.

    Programi parashikon gjithashtu rritjen e pagave të personelit ushtarak me 20% deri në 30%, si dhe zvogëlimin e dallimeve në paga mes gradave dhe pozicioneve të ndryshme, sipas raportimit të Anadolu-t.

    Sa i përket modernizimit të ushtrisë, prioritet do të kenë sistemet e artilerisë raketore me rreze veprimi nga 150 deri në 300 kilometra, mbrojtja ajrore me rreze të shkurtër, të mesme dhe të gjatë, si dhe blerja e dronëve dhe sistemeve të avancuara të komunikimit dhe mbikëqyrjes.

    Programi parasheh gjithashtu forcimin e institucioneve ushtarake dhe garantimin që shërbimet e sigurisë dhe inteligjencës ushtarake të veprojnë në përputhje me ligjin.

    Lista e mbështetur nga studentët fitoi 140 nga 250 ulëset në parlamentin serb në zgjedhjet e 25 tetorit, duke siguruar shumicën për formimin e qeverisë së re. Megjithatë, parlamenti ende nuk është mbledhur dhe qeveria e re nuk është formuar zyrtarisht.

  • Rrëzuan Vuçiqin, por nuk ndryshojnë qëndrimin për Kosovën –  deklaratat nacionaliste të Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë

    Rrëzuan Vuçiqin, por nuk ndryshojnë qëndrimin për Kosovën –  deklaratat nacionaliste të Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë

    Fegja Dimoviq, kandidat i Listës Studentore në Serbi, tha se Kosova zë një vend të rëndësishëm në programin politik të kësaj liste, e cila e konsideron atë “pjesë përbërëse të Serbisë” dhe “shtyllë të identitetit tonë shpirtëror dhe kulturor”.

    Dimoviq, së bashku me pesë kandidatë të tjerë dhe përfaqësues të lëvizjes studentore, vizituan Kosovën gjatë fundjavës.

    Kjo ishte vizita e tyre e parë pas fitores në zgjedhjet në Serbi.

    “Nga kjo vizitë kthehemi me forcën që do të na nevojitet për ta çliruar vendin tonë nga kthetrat e krimit të organizuar. Bashkëkombësve tanë në Kosovë u përcjellim një mesazh dashurie dhe solidariteti, me premtimin e qartë se nuk do t’i harrojmë kurrë”, shkroi Dimoviq në Facebook.

    Lista Studentore ka deklaruar se, sa i përket Kosovës, do të veprojë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë, e cila e konsideron atë pjesë të territorit të saj, ndonëse Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe është njohur nga shumë shtete.

    Siç shihet nga fotografitë, përveç Dimoviqit, në delegacionin e Listës Studentore ishin edhe Millena Petroviq, Emillija Markoviq, Jugosllav Gashiq, nga Universiteti i Prishtinës me seli në Mitrovicën e Veriut, si dhe Nemanja Karoviq.

    Gjatë vizitës në Kosovë, ata u takuan vetëm me përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe, njoftoi të dielën në mbrëmje Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit.

    Sipas njoftimit, kandidatët e Listës Studentore u takuan në Manastirin e Graçanicës me mitropolitin e Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, për t’u njohur nga afër me jetën e komunitetit serb dhe me sfidat me të cilat përballet Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë.

    “Përfaqësuesit e Listës Studentore shprehën gatishmërinë që, përmes punës dhe angazhimit të tyre të ardhshëm në institucione, t’u kushtojnë vëmendje mbrojtjes së komunitetit serb, të drejtave të tij dhe objekteve të shenjta ortodokse, duke mbajtur komunikim të vazhdueshëm me banorët serbë të Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Më 7 nëntor, kandidati i Listës Studentore nga Kosova, Jugosllav Gashiq, përsëriti se nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe, të cilën e bëri përgjegjëse për, siç tha, përkeqësimin e pozitës së serbëve në Kosovë.

    Lista Serbe është partia kryesore politike e serbëve të Kosovës, e cila deri më tani ka vepruar me mbështetjen e Partisë Përparimtare Serbe dhe të ish-presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Ajo mban nëntë nga dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës dhe udhëheq të gjitha komunat me shumicë serbe në vend.

    Pas fitores së Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi, më 25 tetor, Lista Serbe deklaroi se i “merr parasysh” rezultatet zgjedhore dhe shfaqi shpresën se bashkëpunimi institucional do të vazhdojë.

    Fitorja e lëvizjes studentore i dha fund sundimit 14-vjeçar të Vuçiqit, i cili e pranoi humbjen menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve.

    Pritet që Lista Studentore ta formojë e vetme Qeverinë e re të Serbisë.

    Megjithatë, nuk dihet ende se kë do ta propozojë për kryeministër, ndërsa nuk ka paraqitur ndonjë program të qartë politik.

  • Raportohet se SHBA dhe Irani po negociojnë në heshtje, të dyja palët kanë disa kërkesa kyçe

    Raportohet se SHBA dhe Irani po negociojnë në heshtje, të dyja palët kanë disa kërkesa kyçe

    Raportohet se SHBA dhe Irani po negociojnë në heshtje, të dyja palët kanë disa kërkesa kyçe

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dhënë deri më tani sinjalin më të qartë se intensifikimi i diplomacisë mund të parandalojë një tjetër valë të madhe luftimesh me Iranin, pas rezultateve katastrofike të partisë së tij në zgjedhjet e mesmandatit.

    Trump i tha CNN-it të dielën se sulmet e reja ushtarake amerikane janë “shumë pak të mundshme” nëse Teherani bën përparim drejt një marrëveshjeje për programin e tij bërthamor dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Ai i tha gjithashtu emisionit “60 Minutes” të CBS-it se “nuk po kërkon” përshkallëzimin e luftës.

    Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë negociuar në heshtje për një marrëveshje të ndjeshme, e cila mund ta parandalojë rikthimin e një lufte në shkallë të plotë dhe të hapë rrugën për bisedime më të gjera.

    Por shpresat për një marrëveshje po zbehen nga Washingtoni, ku sekretari i Shtetit, Marco Rubio, tha të dielën se “nuk do të thosha se jemi në prag të një përparimi vendimtar”. Trump gjithashtu e ka bërë të qartë se opsioni ushtarak mbetet në tryezë.

    Të dyja palët dhe Katari, i cili po ndërmjetëson, kanë zbuluar pak për diskutimet, edhe pse aktiviteti diplomatik është përshpejtuar që nga zgjedhjet e mesmandatit të së martës.

    Çfarë ka ndryshuar që nga zgjedhjet e mesmandatit?

    Humbjet e republikanëve në zgjedhje i kanë shtuar një dimension tjetër negociatave, pasi zëvendëspresidenti JD Vance tha më pas se lufta ishte ndër arsyet pse republikanët humbën.

    Trump i tha emisionit “60 Minutes” se nuk ishte dakord me vlerësimin e Vance, duke pranuar se votuesve “nuk u pëlqente lufta”. Por ai e mbrojti fuqishëm vendimin për ta sulmuar Iranin, duke thënë se, nëse do t’i duhej ta merrte përsëri atë vendim, përgjigjja e tij do të ishte “një po e fuqishme”.

    Ndërkohë, Irani është përpjekur t’i përdorë rezultatet e zgjedhjeve për të forcuar pozicionin e tij negociues. “Votuesit amerikanë kanë bërë zgjedhjen e tyre. Është koha që Shtëpia e Bardhë ta bëjë të vetën”, tha të dielën ministri i Jashtëm, Abbas Araghchi.

    Trump vazhdon të shfaqë besim në pozicionin ushtarak të SHBA-së, ndërsa Irani ka kërcënuar vazhdimisht se do ta zgjerojë luftën gjeografikisht nëse sulmohet përsëri.

    Çfarë po diskutohet?

    Të dyja palët kanë disa kërkesa kyçe, të cilat në letër janë të papranueshme për palën tjetër.

    Trump kërkon eliminimin e programit bërthamor të Iranit, të cilin Teherani e konsideron çështje të sovranitetit kombëtar.

    Publikisht, Irani po mban një qëndrim sfidues, duke këmbëngulur se nuk do të negociojë me Washingtonin për programin bërthamor dhe as nuk do ta rihapë Ngushticën jetike të Hormuzit, nëse nuk plotësohen shtatë parakushte – përfshirë përfundimin e luftës në “të gjitha frontet” dhe heqjen e bllokadës detare. Hollësitë ende nuk janë bërë publike.

    Qindra kilogramë uranium i pasuruar – materiali i nevojshëm për prodhimin e një arme bërthamore – mbeten të fshehura diku në Iran. Teherani e ka përdorur këtë rezervë si mjet presioni në bisedimet me SHBA-në. Raportimet tregojnë se Uashingtoni dëshiron që uraniumi të hollohet ose të transferohet në një vend tjetër për t’u ruajtur në mënyrë të sigurt. Nuk dihet se deri ku kanë përparuar të dyja palët në këtë pikë.

    Irani ka këmbëngulur se programi i tij bërthamor shërben për prodhimin e energjisë dhe jo për qëllime ushtarake.

    Për Iranin, përveç moslëshimit pe lidhur me programin e tij bërthamor apo Hormuzin, ka edhe objektiva të rëndësishëm ekonomikë.

    Si një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë, Irani e ka pasur gjithnjë e më të vështirë shitjen e naftës bruto në tregjet globale për shkak të sanksioneve amerikane. Miliarda dollarë të aseteve iraniane, të mbajtura në banka të huaja, gjithashtu mbeten të ngrira. Uashingtoni duket se po shqyrton lehtësimin e këtyre kufizimeve, një lëvizje që mund ta ndihmojë Teheranin të zbusë presionin e rëndë ekonomik mbi popullsinë e tij, në kushtet e inflacionit rekord.

    Irani kërkon gjithashtu kompensim nga SHBA-ja për vrasjen e Udhëheqësit Suprem, Ali Khamenei, dhe komandantëve të tij të lartë ushtarakë nga SHBA-ja dhe Izraeli në fillim të luftës, në shkurt.

    Katari po ndërmjetëson mes dy palëve dhe po qarkullon një dokument kornizë, të cilin Uashingtoni dhe Teherani po e ndryshojnë. Procesi ka vazhduar prej javësh, ndoshta muajsh, por është intensifikuar ditët e fundit për shkak të frikës nga sulme të reja.

    Çka po e pengon marrëveshjen?

    Deri më tani, asnjëra palë nuk ka qenë e gatshme të tërhiqet nga kërkesat e saj.

    Para se të nisej të dielën për takimin e ministrave të Jashtëm të Grupit të Shtatë vendeve në Paris, sekretari i Shtetit, Marco Rubio, la të kuptohej se të dyja palët ishin ende larg një marrëveshjeje.

    “Për momentin, bisedimet nuk kanë qenë shumë produktive, sepse kërkesat e Iranit nuk janë thjesht të papranueshme, por në disa raste janë skandaloze, qesharake dhe vërtet jorealiste”.

    Pas raundeve të njëpasnjëshme të konfliktit të hapur, besimi i Teheranit te Uashingtoni pothuajse është zhdukur. Irani nuk e ka harruar se konflikti nisi ndërkohë që po zhvilloheshin bisedimet bërthamore me SHBA-në.

    Irani është i shqetësuar se heqja dorë nga çfarëdo mjeti presioni mund t’i nxisë SHBA-në dhe Izraelin të sulmojnë përsëri, duke e lënë atë të ekspozuar dhe pa mjete efektive negociuese. Nëse Irani sulmohet pasi ta hapë Ngushticën e Hormuzit dhe të heqë dorë nga kontrolli mbi uraniumin e pasuruar, ai do të mbetej edhe më i ekspozuar dhe në një pozicion më të dobët negociues.

    Trump po përpiqet të balancojë marrëdhëniet e tij me partnerët arabë dhe Izraelin – të cilët të dy e shohin Republikën Islamike si kërcënim – dhe përballet me kritika nëse tërhiqet nga lufta pa një lëshim të madh nga Irani. Teherani dëshiron gjithashtu të mbrojë përfaqësuesit dhe aleatët e tij rajonalë në Liban, Irak dhe Jemen. Këto milici kanë luftuar në emër të Republikës Islamike në rajon dhe janë besnike ndaj Teheranit, por gjatë tre viteve të fundit janë përballur me kërcënime ekzistenciale.

    Në shtator, aleatët e Iranit në Jemen, rebelët Huthi, nisën një ofensivë të befasishme, duke pushtuar një tjetër pikë kyçe të kalimit detar në Detin e Kuq – Bab al-Mandeb – dhe duke i dhënë Teheranit ndikim të mundshëm mbi një tjetër rrugë ujore. Që atëherë, Huthitë i kanë intensifikuar sulmet ndaj Arabisë Saudite, si përgjigje ndaj mbështetjes ushtarake që Riadi i ka dhënë qeverisë së Jemenit.

    SHBA-ja dëshiron që Irani të mos ketë kapacitete për të ndërtuar një armë bërthamore, përfshirë pajisjet e avancuara që mund t’ia mundësojnë këtë.

    Fqinjtë arabë të Iranit janë të ndarë lidhur me çdo marrëveshje që do t’i jepte Teheranit tepër pushtet dhe do ta konsolidonte hegjemoninë që ai synon. Irani dëshiron ta administrojë Ngushticën e Hormuzit, korridorin detar përmes të cilit shtetet e pasura arabe eksportojnë pjesën më të madhe të naftës dhe gazit të tyre. Kontrolli i kësaj rruge ujore do t’i jepte Teheranit ndikim vendimtar mbi atë që hyn dhe del nga rajoni. Edhe kjo do të ishte në kundërshtim me kërkesat e SHBA-së, e cila dëshiron që rrugët ujore të mbeten të hapura dhe nuk do të dëshironte të konsolidonte një nga përfitimet kryesore të Iranit nga lufta.

    Pra, a do të rifillojë lufta?

    Ka pasur disa sulme, por të dyja palët i kanë minimizuar ato, çka ndoshta është shenjë se asnjëra nuk dëshiron t’i prishë negociatat.

    Disa media raportojnë se bisedimet mes dy palëve janë afruar më shumë drejt një marrëveshjeje. “The New York Times” ka bërë të ditur se Irani është i gatshëm të rifillojë negociatat bërthamore.

    Nuk ka pasur asnjë konfirmim të pavarur, por çdo lëshim nga Irani lidhur me programin e tij bërthamor, apo edhe gatishmëria për ta diskutuar këtë çështje, do të konsiderohej përparim vendimtar.

    Megjithatë, pavarësisht raportimeve për përparim, rreziku i një lufte në shkallë të plotë mbetet real. SHBA-ja ende ka një prani të gjerë ushtarake në Lindjen e Mesme, e cila mund të nisë një sulm të madh me urdhër të Trumpit.

    Anijet që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit me naftë dhe gaz vazhdojnë të jenë objekt sulmesh iraniane.

    SHBA-ja po ofron një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione mbi programin bërthamor të Iranit dhe ka krijuar një task-forcë që synon ta pengojë Teheranin të përdorë rrugët tokësore për transportimin e armëve të avancuara dhe materialeve të tjera – shenja se Uashingtoni po e intensifikon presionin, në vend që ta lehtësojë atë.

    Ndërkohë, linjën e ashpër në Iran po e shfrytëzojnë ata që besojnë se Teherani tashmë ka dalë fitimtar nga lufta me SHBA-në, duke kërkuar që Trumpi të paguajë një çmim më të lartë për t’u tërhequr nga konflikti, pas humbjeve të tij në zgjedhjet e mesmandatit. Nëse një marrëveshje arrihet nga udhëheqësit iranianë me prirje më reformiste, të përfshirë në bisedime, ata mund të përballen me kundërshtime brenda vendit.

    Gjatë javëve të fundit, komandantët ushtarakë iranianë i kanë intensifikuar paralajmërimet, duke pretenduar se Irani zotëron armë të afta të godasin më shumë objektiva dhe të shkaktojnë dëme edhe më të mëdha se më parë.

    Pra, edhe nëse Trumpi është i gatshëm të arrijë një marrëveshje, është larg të qenit e qartë nëse Irani është i gatshëm ta pranojë atë.

    injali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Një klauzolë në kontratë mund t’ia hapë Upamecanos dyert e largimit nga Bayerni

    Një klauzolë në kontratë mund t’ia hapë Upamecanos dyert e largimit nga Bayerni

    E ardhmja e Dayot Upamecanos te Bayern Munich mund të varet nga një detaj i kontratës së tij të re, i cili mund t’ia lehtësojë largimin nga klubi bavarez gjatë afatit kalimtar të verës.

    Në shkurt të këtij viti, pas disa muajsh negociatash, drejtuesit e Bayern Munichut zyrtarizuan vazhdimin e kontratës me mbrojtësin francez. Upamecano, 28-vjeçar, nënshkroi marrëveshje të re që e mban të lidhur me gjigantin gjerman deri në qershor të vitit 2030.

    Megjithatë, sipas raportimeve, në kontratën e re mund të jetë përfshirë një klauzolë lirimi në vlerë prej rreth 65 milionë eurosh, e cila do t’i mundësonte futbollistit të largohej nga Bayerni nëse ndonjë klub paguan këtë shumë.

    Për këtë çështje është pyetur edhe drejtori sportiv i klubit, Max Eberl, i cili nuk ka pranuar as ta konfirmojë dhe as ta mohojë ekzistencën e një klauzole të tillë, duke lënë të paqartë edhe nëse ajo do të jetë e vlefshme që nga vera e ardhshme.

    “Unë nuk jam këtu për të shpjeguar përmbajtjen e kontratave. Një gjë është e qartë: kemi rinovuar me Upamecanon, jemi shumë të kënaqur që e kemi bërë këtë dhe, për të qenë të sinqertë, ai ndihet si në shtëpi këtu”, deklaroi Eberl, sipas Absolut Bayern.

    Një klauzolë prej 65 milionë eurosh do të përbënte një mundësi mjaft të favorshme për klubet e interesuara, duke marrë parasysh nivelin dhe përvojën e mbrojtësit francez.

    Për këtë arsye, është e pritshme që disa prej skuadrave më të mëdha evropiane ta monitorojnë nga afër situatën e tij.

    Upamecano ka regjistruar deri më tani 48 paraqitje me Kombëtaren e Francës. Ai e nisi karrierën te të rinjtë e Valenciennes, përpara se të kalonte te RB Salzburg dhe RB Leipzig, ndërsa në vitin 2021 iu bashkua Bayern Munichut.

    Me fanellën e bavarezëve, qendërmbrojtësi ka zhvilluar gjithsej 207 ndeshje zyrtare, duke realizuar 10 gola dhe dhënë 13 asistime. /Telegrafi/

  • Vjeshta ndryshon motin, jo zgjedhjen tuaj – EXFIS

    Vjeshta ndryshon motin, jo zgjedhjen tuaj – EXFIS

    Moti mund të ndryshojë nga dita në ditë, por zgjedhja e duhur mbetet në duart tuaja.

    Në kulmin e vjeshtës, kur reshjet, mjegulla dhe temperaturat e ulëta janë bërë pjesë e përditshmërisë, rrugëtimi vazhdon me të njëjtin ritëm. Mes angazhimeve të përditshme dhe kilometrave që ju presin, një vendim mbetet i rëndësishëm: ku e furnizoni automjetin tuaj.

    Në këtë sezon, zgjedhja e karburantit është një nga vendimet që meriton vëmendje. EXFIS ofron derivate sipas standardeve evropiane, duke iu përgjigjur kërkesave të drejtuesve të automjeteve për cilësi dhe performancë të qëndrueshme.

    Qoftë për nisjet e hershme drejt punës, angazhimet e përditshme apo udhëtimet gjatë fundjavës, EXFIS është zgjedhja që ju shoqëron edhe gjatë muajve të vjeshtës.

    Me rrjetin e saj të gjerë të pikave të furnizimit në Kosovë, kompania ofron qasje të lehtë në derivate dhe shërbim profesional, duke e bërë çdo furnizim një pjesë më të thjeshtë të ditës suaj.

    Këtë vjeshtë, mos ia lini rastësisë zgjedhjen e karburantit, ndalesën e radhës bëjeni në EXFIS dhe vazhdoni rrugën me besim.

    EXFIS – Zgjedhja juaj në çdo stinë