Category: Lajme

  • Ligji për Specialen, Çitaku: Me VV-në s'kemi dallime për përmbajtjen - zgjidhje do të gjejmë

    Ligji për Specialen, Çitaku: Me VV-në s’kemi dallime për përmbajtjen – zgjidhje do të gjejmë

    Ligji për Specialen, Çitaku: Me VV-në s'kemi dallime për përmbajtjen - zgjidhje do të gjejmë

    Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka folur sërish për Ligjin për Specialen, duke shprehur besimin se përmes dialogut dhe bashkëpunimit do të arrihet pajtueshmëria për ndryshimet.

    Ajo ka nënvizuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët institucional në mbrojtje të të drejtave të krerëve të UÇK-së dhe të së vërtetës së luftës çlirimtare.

    “Ne jemi në bashkëbisedim dhe diskutime intensive me Lëvizjen Vetëvendosje, por edhe me subjekte të tjera politike në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Gjëja më e rëndësishme është që ka pajtueshmëri për përmbajtjen e ligjit, ndërkohë që tani kemi diskutime vetëm për procedurën.

    Unë dua t’i siguroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, mijëra të rinjtë që kanë protestuar në sheshin e Prishtinës, anekënd Kosovës e në diasporë, kudo që ka shqiptarë, se Partia Demokratike e Kosovës dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk kanë hequr dorë nga ligji. Përkundrazi.

    Ligji është tani në procedurë të rregullt parlamentare, përmbajtja është pak a shumë e dakorduar, diskutimi është thjesht për procedurën. Unë jam e bindur që, nëse vazhdojmë me vullnetin politik që kemi demonstruar ditën kur e kemi miratuar ligjin, do të gjejmë zgjidhje dhe ligji do të miratohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha Çitaku.

    E pyetur për takimet me përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe qëndrimin aktual të këtij subjekti, Çitaku ka thënë se janë zhvilluar disa takime me zyrtarë të lartë të kësaj partie.

    “Siç e thashë, kemi pasur jo një, por disa takime me zyrtarë të lartë dhe me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk kemi asnjë lloj dallimi për përmbajtjen e ligjit. Aty ku dallojmë është thjesht procedura, por jam e bindur që edhe në këtë pikë do të gjejmë pajtueshmëri.

    Ne nuk kemi hequr dorë nga ligji, sikurse jemi të vetëdijshëm që miratimi i këtij ligji nuk e përmbush detyrimin që kemi si institucione për t’u dalë në mbrojtje krerëve të UÇK-së, që po mbahen padrejtësisht në Hagë.

    Janë edhe një varg hapash që institucionet e Republikës së Kosovës, me koordinimin që po bëhet brenda grupit strategjik, do të ndërmarrin në mënyrë që e vërteta e luftës çlirimtare të triumfojë edhe në Gjykatën e Hagës”, u shpreh Çitaku për EO, transmeton Klankosova.tv

    Duke komentuar qëndrimin e kryeministrit britanik për respektimin e mandatit të Dhomave të Specializuara, Çitaku ka thënë se iniciativa e PDK-së dhe ligji i miratuar më parë në Kuvend nuk duhet të interpretohen si ndërhyrje në procesin e drejtësisë.

    Sa i përket qëndrimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila kishte shprehur kundërshtime ndaj ligjit gjatë votimit në Kuvend, Çitaku ka thënë se qëndrimi i kësaj partie kishte qenë i ndarë, por ka vlerësuar mbështetjen e saj për deklaratën politike dhe pjesëmarrjen në grupin strategjik. /Klankosova.tv

  • "Nuk po bën asgjë", bashkëshortja befason me deklaratën për Valdetin për lojën e tij në Big Brother

    “Nuk po bën asgjë”, bashkëshortja befason me deklaratën për Valdetin për lojën e tij në Big Brother

    Bashkëshortja e banorit të Big Brother VIP Kosova 5, Valdetit, Valdrina, ka bërë një reagim në rrjetet sociale, duke komentuar mënyrën se si ai po e zhvillon lojën brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.

    Valdrina ka publikuar në InstaStory një fotografi të bashkëshortit nga transmetimi televiziv, përmes së cilës ka lënë të kuptohet se deri më tani nuk është plotësisht e kënaqur me angazhimin e tij.

    Ajo ka shprehur dëshirën që Valdeti të bëhet më aktiv dhe të tregojë më shumë nga vetja, duke e konsideruar deri më tani si një prej banorëve që nuk ka sjellë shumë dinamika në shtëpi.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Në të njëjtin reagim, ka komentuar edhe atmosferën mes banorëve, duke vënë në pah se situatat brenda shtëpisë duket se kalojnë nga qetësia në përplasje.

    Megjithatë, mesazhi i saj nuk ishte vetëm një kritikë ndaj bashkëshortit.

    Valdrina ka ngritur edhe një çështje tjetër, nëse është e mundur të krijohet atmosferë dhe argëtim pa pasur domosdoshmërisht debate apo konflikte.

    Kështu, ajo duket se pret që Valdeti të marrë më shumë iniciativë dhe të bëhet pjesë më aktive e ngjarjeve që po zhvillohen në shtëpinë e BBVK-së. /Telegrafi/

  • Ekskluzive: Ky është Orhan Fetahu, i dënuari me 5 vjet burg për narkotikë që u kap sot në Prizren

    Ekskluzive: Ky është Orhan Fetahu, i dënuari me 5 vjet burg për narkotikë që u kap sot në Prizren

    Ekskluzive: Ky është Orhan Fetahu, i dënuari me 5 vjet burg për narkotikë që u kap sot në Prizren

    Një person i dënuar me pesë vjet burgim efektiv për vepra penale që lidhen me narkotikët ka përfunduar sot në prangat e Policisë në Prizren, pasi ishte në kërkim me urdhërarrest aktiv.

    Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Orhan Fetahun, 50 vjeçar, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prishtinë kishte lëshuar urdhërarrest për vuajtjen e dënimit.

    Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është realizuar rreth orës 11:00, pasi zyrtarët policorë kishin pranuar informacione nga njësia e inteligjencës se personi i kërkuar po lëvizte me një automjet në territorin e Prizrenit.

    Pas lokalizimit dhe ndalimit të automjetit, policia ka kontrolluar tre personat që ndodheshin brenda tij. Gjatë verifikimit është konstatuar se drejtuesi i automjetit ishte personi ndaj të cilit ishte lëshuar urdhërarresti aktiv.

    Gjatë kontrollit, tek njëri prej dy personave të tjerë është gjetur dhe sekuestruar një substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, me peshë rreth shtatë gramë.

    Personi tek i cili është gjetur substanca narkotike, së bashku me provat materiale, i është dorëzuar Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren për procedura të mëtejshme.

    Ndërkaq, personi i tretë është liruar pas verifikimeve policore.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Exclusive: This is Orhan Fetah, the five-year-old narcotics prisoner captured today in Prizren.

    A person sentenced to five years in effective prison for narcotics-related criminal acts has ended up in police handcuffs in Prizren today, after being sought by active arrest warrant.

    The signal paper has learned exclusively that it’s about Orhan Fetah50-year-old, against whom the Constitutional Court in Pristina had issued arrest warrants for the punishment of punishment.

    According to the Police’s announcement, the arrest was carried out around 11:00, after police officials had accepted information from the intelligence unit that the wanted person was moving in a vehicle on Prizren’s territory.

    After tracking and stopping the vehicle, police searched the three people inside. The investigation found that the driver of the vehicle was the person on whom active arrest warrant had been issued.

    During the search, one of two other persons has been found and seized a suspected narcotic substance of cocaine, weighing about seven grams.

    The person on whom narcotics was found, along with material evidence, has been handed over to the Narcotics Trafficking Investigation Unit in Prizren for further procedures.

    Meanwhile, the third person has been released after police verification.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Rubio ngriti alarmin për lidhjen e shefit të Nvidia me një "spiune"

    Rubio ngriti alarmin për lidhjen e shefit të Nvidia me një “spiune”

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka mbikëqyrur përgatitjen e një memoje të klasifikuar që paralajmëronte zyrtarët e lartë të administratës Trump për lidhjen intime të shefit të Nvidia-s, Jensen Huang, me një grua të dyshuar për spiunazh në favor të Kinës.

    Sipas New York Times, paralajmërimi ishte shpërndarë para vizitës së presidentit Donald Trump në Kinë në muajin maj dhe ngrinte shqetësime për sigurinë kombëtare, në një kohë kur rivaliteti mes Washingtonit dhe Pekinit për Al po intensifikohej.

    Memoja thuhet se ishte bazuar në mbikëqyrjen elektronike të Alice Huang, shtetase kineze dhe drejtuese e lartë në një kompani me bazë në Singapor, e cila po hetohej për dyshime se kishte kontrabanduar çipa të avancuar të Nvidia-s drejt Kinës.

    Sipas raportimit, zyrtarët amerikanë të inteligjencës kishin arritur në përfundimin se Alice Huang ishte rekrutuar nga Ministria kineze e Sigurisë së Shtetit, agjencia kryesore e inteligjencës në Kinë.

    Mbikëqyrja kishte zbuluar gjithashtu marrëdhënien e saj të afërt me Jensen Huang, duke bërë që zyrtarët amerikanë të identifikonin drejtuesin e Nvidia-s si personin e përfshirë në raportet e inteligjencës.

    Roli i Rubios në përgatitjen e paralajmërimit tregon se zyrtarë të lartë të administratës amerikane kishin dijeni për shqetësimet e mundshme të sigurisë, në një kohë kur Huang vazhdonte të kishte ndikim në politikat teknologjike të Trumpit.

    Jensen Huang ka kundërshtuar kufizimet më të ashpra ndaj eksporteve të çipave të avancuar drejt Kinës, duke argumentuar se Nvidia duhet të lejohet të shesë pothuajse të gjithë teknologjinë e saj, përveç produkteve më të reja.

    Pas publikimit të raportimeve, Nvidia njoftoi nisjen e një hetimi të pavarur, ndërsa Huang pranoi se kishte pasur një marrëdhënie intime me Alice Huang.

    Kompania ka deklaruar se nuk ka arsye të besojë se siguria kombëtare amerikane apo sekretet e Nvidia-s janë komprometuar.

    Huang gjithashtu u kërkoi falje punonjësve, duke pranuar se kishte qenë i pabesë ndaj bashkëshortes së tij. /Telegrafi/

  • Projekti “Ulpiana 2030 Legacy” nxit reagime, kundërshtohet ndërtimi në një nga lagjet ikonike të Prishtinës

    Projekti “Ulpiana 2030 Legacy” nxit reagime, kundërshtohet ndërtimi në një nga lagjet ikonike të Prishtinës

    Projekti “Ulpiana 2030 Legacy”, i cili parasheh ndërtimin e një objekti për akomodimin e atletëve dhe stafit përcjellës gjatë Lojërave Mesdhetare 2030, ka nxitur reagime dhe kundërshtime pas miratimit të lokacionit në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

    Me 29 vota për, nëntë kundër dhe asnjë abstenim, asamblistët komunalë kanë miratuar lokacionin për realizimin e këtij projekti, i cili planifikohet të ndërtohet në zonën e njohur si “te Fontana”, përballë konvikteve në lagjen Ulpiana, raporton Telegrafi.

    Gjatë prezantimit të propozimit, drejtori i Planifikimit Strategjik, Bekim Ramku, ka thënë se kapacitetet aktuale të konvikteve nuk janë të mjaftueshme për nevojat e Lojërave Mesdhetare 2030.

    “Kapaciteti i konviktit nuk mund t’i plotësojë nevojat e Lojërave. Ideja është që objekti të bëhet duke përcjellë parametrat arkitektonikë të objekteve ekzistuese dhe është menduar që nën Fontanë të ketë parkingje nëntokësore”, ka deklaruar Ramku.

    Ai ka theksuar se projekti nuk parasheh rrënimin e Fontanës, ndërsa objekti do të ndërtohet në hapësirën e lirë përballë konvikteve.

    “Ideja është që objekti të ndërtohet përballë konvikteve, aty ku ka hapësirë. Fontana nuk preket dhe duhet të ketë sa më shumë parkingje”, ka shtuar ai.

    Sveçla: Nuk duhet të preket Ulpiana pa një master-plan zyrtar

    Kundër këtij propozimi është deklaruar shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, i cili gjatë diskutimit në Kuvendin Komunal ka ngritur pikëpyetje për nevojën e ndërtimit të objektit, duke thënë se ende nuk ka një master-plan të miratuar nga Bordi i Lojërave Mesdhetare.

    “Akoma nuk ka një master-plan të miratuar nga Bordi i Lojërave Mesdhetare. Prandaj nuk e dimë zyrtarisht se a ka nevojë për konvikt shtesë aty”, ka deklaruar Sveçla.

    Ai ka thënë se Ulpiana është njëra prej lagjeve më karakteristike të Prishtinës dhe se ndërhyrjet në të duhet të shqyrtohen me kujdes.

    “Mos harroni se po flasim për me u prekur lagjja Ulpiana, lagje ikonike e Prishtinës. Ne i kemi dy lagje në Prishtinë të cilat mund me i thënë që janë një shembull ose që të përngjan diçka në Prishtinë: Dardania edhe Ulpiana”, ka thënë ai.

    Sveçla ka vlerësuar se ndërtimi i një objekti për nevojat e një ngjarjeje sportive që zgjat disa ditë mund të ketë pasoja afatgjata për lagjen, ndërsa ka ngritur edhe çështjen e destinimit të objektit pas përfundimit të Lojërave Mesdhetare.

    “Po me u ndërtu, po me u fshehë mbas parkingut nëntokësor e me ndërtu objekte, ku dy javë ditë, potencialisht — sepse as kjo nuk është e sigurt — potencialisht kanë me u vendos disa sportistë, e pas dy javë dite nuk e di çka ka me ndodhur me ato, a kemi me ia dhënë rasteve sociale, a kemi me i shitë, a kemi me ia dhënë zyrtarëve qysh u kanë dhënë në të kaluarën”, ka deklaruar Sveçla.

    Ai u ka bërë thirrje asamblistëve që të mos e mbështesin propozimin pa u prezantuar fillimisht master-plani zyrtar i Lojërave Mesdhetare.

    Drita Hajdari: Më dhemb Ulpiana

    Kundër projektit është deklaruar edhe ish-prokurorja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Drita Hajdari, e cila përmes një shkrimi në Facebook ka shprehur shqetësimin për ndërhyrjet e planifikuara në këtë lagje.

    Hajdari, e cila thotë se jeton në Ulpianë, ka kritikuar vendimet urbanistike të Komunës së Prishtinës, duke e lidhur projektin e ri me shqetësimet për betonizimin dhe zvogëlimin e hapësirave të gjelbra në kryeqytet.

    “Pas betonimit të qendrës së qytetit, arkitekti nga Londra tani i është turrur Ulpianës, të vetmes pjesë urbane dhe të gjelbër që ka mbetur në qytet”, ka shkruar ajo, duke iu referuar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

    Ajo ka ngritur shqetësime edhe për gjendjen e infrastrukturës ekzistuese në Ulpianë, duke përmendur problemet me sistemin e kanalizimit dhe ashensorët në ndërtesat kolektive.

    Sipas saj, këto probleme duhet të jenë në fokus të komunës, në vend të investimeve për ndërtimin e një objekti të ri.

    “Ulpiana ka nevojë për ndihmën e komunës për rregullimin e sistemit të vjetër dhe të mbingarkuar të kanalizimit. Prej vitesh, banorët e soliterave po apelojnë tek komuna për ndihmë lidhur me problemin e kanalizimit dhe ankohen për kundërmimin e rëndë në të cilin jetojnë”, ka shkruar Hajdari.

    Ajo ka shprehur shqetësimin se ndërtimi i objektit dhe garazhit nëntokësor mund të ndikojë në hapësirat e gjelbra dhe infrastrukturën e lagjes.

    “Në vend të kësaj, grupi i asamblistëve komunalë, në krye me arkitektin nga Londra, vendosin të ndërtojnë në Ulpianë një objekt të ri me garazh nëntokësor te Fontana”, ka shkruar ajo.

    Në fund, Hajdari ka bërë thirrje që qytetarët të kërkojnë anulimin e vendimit për projektin, duke paralajmëruar se përgjegjësia për mbrojtjen e lagjes nuk u takon vetëm institucioneve.

    Sebahate Hajdini-Beqiri kërkon publikimin e planit të detajuar

    Reagim ndaj projektit ka bërë edhe themeluesja e organizatës “Down Syndrome Kosova”, Sebahate Hajdini Beqiri, e cila ka vënë në pikëpyetje vendimin e asamblistëve për ndërhyrjen në Ulpianë.

    Ajo ka thënë se një ngjarje sportive që zgjat disa ditë nuk duhet të rrezikojë ndryshimin e përhershëm të një lagjeje me histori mbi 70-vjeçare.

    “Nuk po e kuptoj qysh një ngjarje sportive që zgjat disa ditë të rrezikojë të ndryshojë përgjithmonë një lagje që i ka rezistuar kohës për më shumë se 70 vjet?”, ka shkruar Hajdini Beqiri.

    Ajo ka kritikuar edhe mungesën e konsultimit me banorët e Ulpianës, duke kërkuar nga Komuna e Prishtinës që ta bëjë publik planin e detajuar të projektit.

    “Urgjent duhet të bëhet publik plani i detajuar i projektit – ku po planifikohet të ndërtohet objekti, përfshirë edhe njoftimin se për çka do të përdoret ky objekt pasi të kryhen lojërat, në mënyrë që qytetarët të kuptojnë se çfarë realisht parashihet të ndërtohet dhe çfarë ndikimi do të ketë në lagje”, ka deklaruar ajo, përcjell Telegrafi.

    Hajdini Beqiri ka theksuar se projektet e tilla nuk duhet të realizohen në dëm të identitetit urban dhe hapësirave publike.

    “Mendoj se asnjë projekt, pavarësisht rëndësisë që mund të ketë, nuk duhet të kalojë në dëm të identitetit urban, trashëgimisë dhe hapësirave që i përkasin qytetarëve”, ka shkruar ajo, duke i bërë thirrje kryetarit Përparim Rama që të mos lejojë realizimin e projektit në formën e planifikuar.

    Reagimet vijnë pas miratimit të lokacionit në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ndërsa kundërshtuesit e projektit kërkojnë më shumë transparencë për përmasat e ndërtimit, ndikimin në lagje dhe destinimin e objektit pas përfundimit të Lojërave Mesdhetare 2030.

    Shënim redaksional: Në materialet e ofruara nuk përfshihet një përgjigje e Komunës së Prishtinës ndaj këtyre kundërshtimeve. Për një raportim të balancuar, para publikimit duhet të kërkohet qëndrimi i komunës për shqetësimet e ngritura, planin e detajuar dhe përdorimin e objektit pas përfundimit të Lojërave Mesdhetare. /Telegrafi/

    – YouTube youtu.be

  • Konfirmohen gjithsej 299 raste me fruth, prej të cilave 30 janë regjistruar gjatë javës së fundit

    Konfirmohen gjithsej 299 raste me fruth, prej të cilave 30 janë regjistruar gjatë javës së fundit

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) i ka njoftuar qytetarët se rastet me fruth vazhdojnë të regjistrohen në vendin tonë, duke e bërë të domosdoshëm vazhdimin e përpjekjeve për rritjen e mbulueshmërisë me vaksinim dhe mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve.

    Sipas të dhënave të IKShPK-së, gjatë periudhës 16 prill – 08 nëntor 2026 janë konfirmuar gjithsej 299 raste me fruth, prej të cilave 30 janë regjistruar gjatë javës së fundit.

    Raste të fruthit janë regjistruar tek qytetarë, pjesa dërmuese fëmijë, nga 23 komuna të Kosovës.

    Mbi 95% e rasteve të konfirmuara i përkasin personave të pavaksinuar me vaksinën MMR, që mbron nga fruthi, parotiti dhe rubeola.

    Këto të dhëna theksojnë rëndësinë e vaksinimit si masa kryesore për parandalimin e sëmundjes dhe kufizimin e përhapjes së saj.

    Fruthi është sëmundje shumë ngjitëse, e cila mund të shkaktojë komplikime serioze, veçanërisht te fëmijët e vegjël. Vaksinimi me kohë i mbron fëmijët nga kjo sëmundje dhe ndihmon në mbrojtjen e komunitetit, përfshirë foshnjat dhe personat që, për arsye shëndetësore, nuk mund të vaksinohen.

    Krahas vaksinimit sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit, IKShPK, në bashkëpunim me institucionet shëndetësore, po vazhdon vaksinimin plotësues (catch-up) për fëmijët që kanë mbetur pa vaksinuar ose nuk i kanë marrë të dy dozat e parapara.

    Gjatë këtij viti, përmes këtyre aktiviteteve janë vaksinuar mbi 4.069 fëmijë të grupmoshës 2–5 vjeç. Ky rezultat është dëshmi e rëndësisë së angazhimit të prindërve dhe profesionistëve shëndetësorë për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve.

    IKShPK u bën thirrje të gjithë prindërve që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe, nëse kanë humbur ndonjë dozë, të kontaktojnë ekipet e vaksinimit për ta plotësuar atë sa më parë.

    Asnjë fëmijë nuk duhet të mbetet i pambrojtur për shkak të vaksinimit të vonuar ose të papërfunduar.

    Vetëm përmes bashkëpunimit të prindërve, profesionistëve shëndetësorë dhe institucioneve mund të rritet mbrojtja e fëmijëve dhe të ndërpritet përhapja e fruthit. /Telegrafi/

  • A total of 299 fruit cases confirmed, of which 30 were recorded during the last week

    Kosovo National Institute of Public Health ( The IKKPK has announced to citizens that measurable cases continue to register in our country, making it necessary to continue efforts to increase intelligence with vaccines and protect child health.

    According to IKSC data, during April 16th, November 08th, 2026 has confirmed a total of 299 fruit cases, out of which 30 were registered during the past week.

    Fruit cases are registered to citizens, the destructive part of children, from 23 Kosovo municipalities.

    Over 95% of confirmed cases belong to individuals unexcused with the MMR vaccine, which protects from measles, parotitis, and rubella.

    These data highlight the importance of vaccination as the primary measure for preventing disease and limiting its spread.

    Fruit is a highly infectious disease that can cause serious complications, especially among young children. Long – term vaccine protects children from this disease and helps to protect the community, including babies and individuals who, for health reasons, cannot be vaccinated.

    In addition to vaculation according to the regular vaccination calendar, IKPK, in collaboration with health institutions, is continuing the supplementary vaccine (catch-up) for children left unvaccinated or did not receive both front doses.

    During this year, over 4,069 children of the age group 25 have been vaccinated through these activities. This result is evidence of the importance of commitment by parents and health professionals to ensure child protection.

    The IKKPK calls on all parents to control their children’s vaccination status and, if they have lost any dose, to contact the vaccine teams to meet it as soon as possible.

    No child should remain vulnerable because of delayed or unfinished vaccines.

    Only through the co-operation of parents, health professionals and institutions can child protection and the spread of measles be increased. /Telegraphy/

  • Ky është zyrtari i Ministrisë së Ekonomisë që dyshohet se kërcënoi me armë djalin e Donika Kadaj-Bujupit

    Ky është zyrtari i Ministrisë së Ekonomisë që dyshohet se kërcënoi me armë djalin e Donika Kadaj-Bujupit

    Ky është zyrtari i Ministrisë së Ekonomisë që dyshohet se kërcënoi me armë djalin e Donika Kadaj-Bujupit

    Një incident i rëndë dyshohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë, ku djali i ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, dyshohet se është kërcënuar me armë nga një zyrtar i kësaj ministrie.

    Gazeta Sinjali ka mësuar se personi i dyshuar është Sami Shaqiri, zyrtar në Ministrinë e Ekonomisë, i cili pas incidentit është arrestuar nga Policia.

    Arrestimin e të dyshuarit për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar ish-deputetja Donika Kadaj-Bujupi.

    Sipas informacioneve të Sinjalit, incidenti dyshohet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një komision disiplinor.

    Mosmarrëveshja thuhet se kishte nisur pasi djali i ish-deputetes kishte refuzuar të merrte pjesë në komision, me arsyetimin se ishte epror i Shaqirit.

    Para incidentit, Shaqiri dyshohet se i kishte kërkuar përmes postës elektronike plotësimin e një formulari, ndërsa Bujupi i ishte përgjigjur që formularin ta plotësonte vetë dhe më pas t’ia sillte për nënshkrim.

    Situata dyshohet se ka eskaluar kur Shaqiri e ka ndjekur Bujupin deri në tualetin e ministrisë, ku dyshohet se e ka kërcënuar me armë.

    Pas ngjarjes, Shaqiri është arrestuar nga Policia e Kosovës.

    Burimi: Sinjali

  • This is the economy ministry official who allegedly threatened to gun Donika Cadaj-Bujupi’s son

    A serious incident allegedly occurred during the present day in the environments of the Ministry of Economy, where the son of the former Kosovo Parliament President Donika Kadaj-Bujupi has allegedly been threatened with weapons by a ministry official.

    The signal newspaper has learned that the suspected person is Sami Shaqiri, official at the Ministry of Economy, who after the incident has been arrested by police.

    The suspect’s arrest for the Signal Journal has confirmed former delegation Donika Kadaj-Bujupi.

    According to signal information, the incident allegedly occurred following a disagreement over a disciplinary commission.

    The dispute reportedly had begun after the former delegation’s son refused to participate in the commission, arguing he was Shaqiri’s superior.

    Prior to the incident, Shaqiri allegedly requested them through e – mail completing a form, while Buyup had replied to complete the form on his own and then to bring the signature.

    The situation allegedly has been evacuated when Shaqiri has followed Buyup to the ministry’s bathroom, where he allegedly threatened him with weapons.

    After the event, Shaqiri has been arrested by Kosovo police.

    Source Layer: Signal