Category: Lajme

  • “Po mundoheni ta mbuloni dështimin e shtetit”, përplasen Rrahmani e Rrustemi në Komisionin për rastin e Arlinda Zekajt

    “Po mundoheni ta mbuloni dështimin e shtetit”, përplasen Rrahmani e Rrustemi në Komisionin për rastin e Arlinda Zekajt

    “Po mundoheni ta mbuloni dështimin e shtetit”, përplasen Rrahmani e Rrustemi në Komisionin për rastin e Arlinda Zekajt

    Përplasjet mes pozitës dhe opozitës kanë shoqëruar diskutimin për rendin e ditës në Komisionin Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

    Përplasje pati mes anëtarit të komisionit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Eman Rrahmani, dhe anëtarit nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi.

    Rrahmani ngriti shqetësime lidhur me vonesën e Zyrës së Kryeministrit në dorëzimin e dokumenteve të kërkuara nga komisioni. Ai pretendoi se raportet e dërguara së fundmi nuk janë të nënshkruara nga ministritë përkatëse dhe se i gjithë procesi po shoqërohet me përpjekje për të penguar zbardhjen e përgjegjësive institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Sipas Rrahmanit, Zyra e Kryeministrit i ka dërguar raportet vetëm një orë para mbledhjes, ndërsa ai ka vënë në pikëpyetje autenticitetin dhe vlefshmërinë e tyre.

    “Është shqetësuese që angazhimi edhe i Zyrës së Kryeministrit, në vend që do të duhej ta ndihmonte këtë komision, që të zbardhnim gjithë dështimin e zinxhirit shtetëror, bëhet pengesë dhe manipulues i krejt kësaj”, ka thënë ai.

    Rrahmani kritikoi edhe mënyrën se si ishte zhvilluar mbledhja e kaluar e komisionit, duke pretenduar se anëtarët e shumicës parlamentare kishin bllokuar iniciativat e opozitës për përfshirjen në planin e punës të kërkesave për dokumentacion nga Zyra e Kryeministrit.

    “Aty e kanë përjashtuar Zyrën e Kryeministrit, e kanë futur një agjenci brenda Zyrës së Kryeministrit për të pasur qasje në ato dokumente. Dhe si i tillë, unë e shoh që qasja e këtij grupi parlamentar në përgjithësi është qasje duke u munduar me i mbuluar të metat dhe mos me zbardh dështimin në komplet zinxhirin shtetëror, ku ka dështuar shteti për me mbrojt jetën e një gruaje”, është shprehur ai.

    Anëtari i PDK-së ka insistuar se komisioni duhet të kërkojë dokumentacion nga të gjitha institucionet përgjegjëse dhe se kërkesat e tilla duhet të respektohen brenda afateve të përcaktuara ligjore.

    Ai ka bërë të ditur se Zyrës së Kryeministrit i është dhënë afat prej tri ditësh për dorëzimin e dokumenteve, por sipas tij, ky afat nuk është respektuar.

    Pas deklarimeve të Rrahmanit, ka reaguar anëtari i komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi.

    Ai ka pranuar se në komision mund të ketë diskutime politike, por ka theksuar se ato nuk duhet të pengojnë punën hetimore dhe profesionale për zbardhjen e rastit.

    “Unë jam këtu për të trajtuar profesionalisht çdo mekanizëm, çdo veprim, çdo mosveprim e çdo mospërmbushje të detyrimeve ligjore të secilës hallkë institucionale. Personalisht jam për këtë, duke filluar nga përgjegjësitë te prokuroria, te policia, te gjykata, te ministria përkatëse, siç edhe janë pjesë e planit të punës”, ka thënë Rrustemi.

    Ai ka kundërshtuar atë që e ka cilësuar si përpjekje për politizimin e rastit dhe përfitimin e kapitalit politik individual nga një tragjedi e tillë.

    “Po një qasje që e kam vërejtur, që ky komision me filluar dhe me përfunduar te politizimi, kjo është e papranueshme. Dhe po e them që këtu, në këtë mbledhje, askush nuk do të arrijë ta pengojë punën hetimore, profesionale të këtij komisioni. Në rregull, le të bëjnë politikë, por punën s’mund ta pengojë askush”, ka theksuar Rrustemi.

    Burimi: Insajderi

  • Liverpool dhe Araujo shtyjnë vendimin për të ardhmen

    Liverpool dhe Araujo shtyjnë vendimin për të ardhmen

    Araujo iu bashkua skuadrës angleze në fillim të këtij sezoni, në formë huazimi nga Barcelona, pasi kishte humbur vendin në formacionin e katalunasve nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick.

    Kalimi në Premierligë i ka dhënë një mundësi të re karrierës së tij, e cila ishte penguar nga lëndimet. Nën drejtimin e Andoni Iraolas, uruguaiani është përshtatur në pozitën e mbrojtësit të djathtë, ndërsa në qendër të mbrojtjes aktivizohen Jeremy Jacquet dhe kapiteni Virgil van Dijk.

    Liverpooli është i interesuar ta aktivizojë klauzolën e blerjes së përfshirë në marrëveshjen e huazimit, e cila kap vlerën e 47 milionë funteve. Megjithatë, Araujo dëshiron t’i mbajë të hapura të gjitha mundësitë për të ardhmen e tij.

    Sipas “Diario Sport”, palët janë të kënaqura me ecurinë e deritanishme të mbrojtësit në “Anfield”, por nuk pritet të merret ndonjë vendim përfundimtar para muajit qershor.

    Araujo dëshiron të bisedojë me trajnerin Hansi Flick në fund të sezonit, përpara se të vendosë për hapin e radhës në karrierën e tij. Ndërkohë, Liverpooli synon të sigurohet se transferimi i përhershëm përputhet me planet dhe objektivat e klubit.

    Burimi: RTKLive

  • Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjashtë muaj burgim për përdhunim dhe sulme seksuale

    Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjashtë muaj burgim për përdhunim dhe sulme seksuale

    Aktori dhe komediani britanik, Russell Brand, është dënuar me 10 vjet e gjashtë muaj burg për përdhunim dhe tri vepra të sulmit seksual.

    Sipas vendimit, ai pritet të vuajë dy të tretat e dënimit në burg.

    Gjatë shqiptimit të dënimit, gjyqtari e ka cilësuar Brandin si një “grabitqar seksual”, duke thënë se ai kishte paraqitur një “seri gënjeshtrash” dhe kishte treguar “arrogancë të jashtëzakonshme”.

    Në seancë, viktimat kanë rrëfyer për pasojat që përjetuan nga veprimet e tij. Njëra prej tyre ka thënë se ishte në gjendje shoku dhe trazimi emocional, ndërsa kishte humbur edhe respektin për veten.

    Një tjetër e ka cilësuar Brandin si “grabitqar seksual që nuk ndjen pendesë”, ndërsa një viktimë tjetër ka thënë se në momentin e sulmit ishte ndier e pafuqishme.

    Gruaja që Brand e kishte përdhunuar në vitin 2009 ka deklaruar se ende jeton me traumën e përjetuar dhe se në atë kohë kishte pasur frikë se mund të ishte infektuar me HIV.

    Brand ishte përballur me gjithsej shtatë akuza: tri për përdhunim, tri për sulm seksual dhe një për tentim të sulmit të pahijshëm seksual. Ai është shpallur fajtor për katër akuza, ndërsa për tri të tjerat është shpallur i pafajshëm.

    Veprat për të cilat u gjykua kishin ndodhur në periudhën 2004–2009 dhe kishin të bënin me katër gra. Të gjitha viktimat kanë të drejtë të ruajnë anonimitetin gjatë gjithë jetës.

    Burimi: Dukagjini

  • Kamberi fton listat tjera për bashkëpunim pas zgjedhjeve për KKSH: Të mos ketë opozitë

    Kamberi fton listat tjera për bashkëpunim pas zgjedhjeve për KKSH: Të mos ketë opozitë

    Kamberi fton listat tjera për bashkëpunim pas zgjedhjeve për KKSH: Të mos ketë opozitë

    Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ka ftuar të gjitha listat e tjera që kanë garuar në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, për të bashkëpunuar për konstituimin e këtij këshilli.

    Ai ka thënë se frymën e bashkëpunimit që e patën në zgjedhjet parlamentare të Serbië, ta shtrijnë edhe në konstituimin e KKSH-së.

    “Si kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, i ftoj të gjitha listat të bëhemi bashkë e ta ndajmë përgjegjësinë për drejtimin e KKSh. Sipas numërimit preliminar, lista jonë nr. 3, me Enkel Rexhepin në krye, mori më së shumti vota. Ta respektojmë parimin e fituesit dhe peshën që qytetarët ia dhanë secilës listë.”, ka thënë ai.

    Sipas tij, të katër listat duhet të marrin pjesë në vendimmarrje, përtej ndarjes në shumicë e opozitë.

    “Jemi të përkushtuar që në KKSH të mos ketë opozitë. Andaj le të bëhemi bashkë ashtu siç ishim në procesin e zgjedhjeve parlamentare.”, ka thënë Kamberi. /Klankosova.tv

  • Kapet në Prizren personi që ishte gjykuar me 5 vjet heqje lirie

    Kapet në Prizren personi që ishte gjykuar me 5 vjet heqje lirie

    Kapet në Prizren personi që ishte gjykuar me 5 vjet heqje lirie

    Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka arritur një person që kishte udhërarrest gjykate.

    Sipas njoftimit, prangosja e tij ka ardhur pas informatës nga zyrtarët e inteligjencës së stacionit se personi i dyshuar po lëvizte me një automjet në territorin e Prizrenit.

    “Menjëherë pas pranimit të informacionit lidhur me identitetin e personit dhe lokacionin e tij, patrulla policore është vënë në veprim. Brenda një kohe të shkurtër është lokalizuar dhe ndaluar automjeti i dyshuar, si dhe janë kontrolluar tre personat që ndodheshin në të.”, thuhet në njoftim.

    Pas identifikimit, sipas njoftimit, është konstatuar se drejtuesi i automjetit, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhërarrest aktiv nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe se i njëjti ishte i dënuar me vendim të formës së prerë me pesë vjet burgim efektiv për vepra penale që lidhen me narkotikët.

    “Së bashku me personin e kërkuar në automjet gjendeshin edhe dy persona të tjerë. Gjatë kontrollit, tek njëri prej tyre është gjetur dhe është sekuestruar një substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, me peshë rreth 7 gramë. Personi i dyshuar, së bashku me provat materiale, i është dorëzuar Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren për procedura të mëtejshme. Ndërkaq, personi i tretë, pas verifikimeve të nevojshme, është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftim.

  • Mafia e drogës në Francë që rekruton fëmijë për vrasje, hulumtimi i BBC sjellë botën e errët të bandave

    Mafia e drogës në Francë që rekruton fëmijë për vrasje, hulumtimi i BBC sjellë botën e errët të bandave

    Mafia e drogës në Francë që rekruton fëmijë për vrasje, hulumtimi i BBC sjellë botën e errët të bandave

    Një prej organizatave më të frikshme kriminale në Francë, DZ Mafia, po zgjeron ndikimin e saj duke rekrutuar të rinj dhe fëmijë nga qytete të ndryshme të vendit, për t’i përfshirë në trafik droge, rrëmbime, tortura dhe vrasje.

    Një hulumtim i BBC-së ka zbuluar mënyrën se si bandat kriminale joshin të rinjtë, kryesisht nga familje në gjendje të vështirë ekonomike, me premtime për para, vetura luksoze dhe jetë më të mirë, por më pas i mbajnë të bllokuar në një botë të dhunës dhe krimit.

    Rasti i dy adoleshentëve, të cilët në vitin 2022 iu bashkuan një grupi kriminal duke kërkuar punë, dëshmon përmasat e kësaj dukurie.

    Ata u detyruan të merreshin me shitjen e drogës, ndërsa pasi drejtuesit e bandës i akuzuan për mungesë të parave në arkë, nisën të përballeshin me rrahje të vazhdueshme.

    Sipas dëshmive në gjykatë, ata u detyruan edhe të zhvisheshin dhe të kërcenin para kamerave për t’u shantazhuar. Njëri prej tyre ishte gjithashtu viktimë e përdhunimit.

    Një grua që kishte blerë hashash nga njëri prej adoleshentëve vendosi të lajmëronte policinë, pasi bashkë me drogën ai i kishte dorëzuar një letër ku shkruhej: “Po na mbajnë të burgosur dhe kemi nevojë për ndihmë. Jemi 15 vjeç”.

    Pas këtij rasti, policia ndërhyri dhe gjashtë persona u dënuan me burgime të rënda për torturimin e dy të miturve.

    Sipas BBC-së, DZ Mafia është shndërruar në një nga organizatat më të fuqishme kriminale në Francë, pas një lufte të përgjakshme për kontrollin e territoreve në Marsejë.

    Grupi u bë veçanërisht i njohur në vitin 2023, kur nisi të publikonte deklarata përmes videove në rrjetet sociale, duke përdorur famën e tij kriminale për të krijuar një lloj marke.

    Drejtuesi i njësisë franceze kundër trafikimit të drogës, Dimitri Zoulas, thotë se tregu në zgjerim i narkotikëve ka ndihmuar në rritjen e shpejtë të organizatës. Sipas tij, numri i përdoruesve të kokainës në Francë pritet të arrijë së shpejti në dy milionë, krahasuar me 600 mijë në vitin 2017.

    Ai vlerëson se trafikimi i drogës në Francë gjeneron rreth shtatë miliardë euro në vit dhe përfshin rreth 200 mijë persona.

    Vetëm gjatë vitit 2025, sipas shifrave zyrtare të përmendura në raportim, më shumë se 10 mijë fëmijë u përfshinë në një formë të trafikimit të drogës.

    Hulumtimi sjell edhe rrëfimin e një nëne, djali i së cilës, Hugo, u largua nga shtëpia në moshën 15-vjeçare dhe vite më vonë përfundoi në Marsejë. Në vitin 2023, familja mori lajmin tragjik se ai ishte qëlluar në kokë. Policia dyshon se i riu ishte përfshirë në veprimtarinë e një bande kriminale.

    Ndërkohë, një 20-vjeçar që pretendon se është larguar nga DZ Mafia rrëfen se organizata i josh të rinjtë duke u ofruar gjithçka që dëshirojnë, por kërkon prej tyre besnikëri deri në fund.

    Një tjetër anëtar i grupit, i cili ndodhet në burg dhe pret gjykimin për përfshirje në disa vrasje, pranoi se ishte pjesë e një skuadre vrasësish të organizatës.

    Sipas BBC-së, autoritetet franceze paralajmërojnë se për të rinjtë që përfundojnë në botën kriminale të Marsejës, largimi nga bandat bëhet jashtëzakonisht i vështirë.

    Hulumtimi i plotë.

  • Shqipëria dhe Kosova bashkojnë eksperiencat në kërkim-shpëtimin me litar

    Shqipëria dhe Kosova bashkojnë eksperiencat në kërkim-shpëtimin me litar

    Në një kohë kur emergjencat dhe fatkeqësitë e ndryshme vënë në provë kapacitetet e ndërhyrjes, ekipet e kërkim-shpëtimit po synojnë të rrisin gatishmërinë dhe aftësitë për të përballuar situatat kritike. Në këtë kuadër, ekipet e Shqipërisë dhe Kosovës zhvilluan një stërvitje të përbashkët në zonën e Krrabës.

    Në fokus ishte kërkim-shpëtimi me litar dhe shkëmbimi i përvojave mes dy shërbimeve. Ky është trajnimi i dytë mes dy shoqatave, pas atij të zhvilluar një muaj më parë në Kosovë, por i pari që organizohet në territorin shqiptar.

    “Jemi në stërvitjen e dytë të radhës mes shoqatave të Kosovës dhe Shqipërisë. Ky trajnim synon bashkimin e njohurive në kërkim-shpëtimin me litar. Shumë shpejt do të vijojmë me trajnimet e radhës, të cilat do t’i zhvillojmë së bashku”, tha Mentor Maloku, kryetar i Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit të Kosovës

    Stërvitja në Shqipëri zhvillohet në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy shoqatave, e cila parashikon trajnime të përbashkëta dhe rritjen e kapaciteteve për ndërhyrje në situata emergjente.

    “Në bazë të marrëveshjes që kemi me Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës, kjo është stërvitja e parë që zhvillohet në Shqipëri. Ajo vjen pas stërvitjes së parë të zhvilluar në Kosovë dhe e pamë të arsyeshme të organizonim një të tillë edhe në Shqipëri. Besoj se këto lloj shërbimesh janë shumë të nevojshme”, tha Blerim Çeka, zëvendëskryetar i Kërkim-Shpëtimit Malor Shqiptar.

    Kërkim-Shpëtimi Malor Shqiptar është krijuar rreth tre vite më parë dhe aktualisht ka tetë grupe, me shtrirje në pothuajse të gjitha prefekturat e vendit. Përtej trajnimit, ky bashkëpunim synon të ndërtojë një kapacitet më të madh reagimi në të dy vendet, në mënyrë që në situata kritike, ekipet të jenë të përgatitura për të ndërhyrë në kohë dhe në mënyrë të koordinuar. /Euronews.al/

  • Mini-seriali "Taken: Natalee Holloway” kryeson Netflixin, një histori prekëse për një vajzë adoleshente që zhduket në një ekskursion

    Mini-seriali “Taken: Natalee Holloway” kryeson Netflixin, një histori prekëse për një vajzë adoleshente që zhduket në një ekskursion

    Seriali dokumentar “Taken: Natalee Holloway”, që flet për një vajzë që u zhduk në Aruba në vitin 2005, është aktualisht seriali më i shikuar në Netflix në mbarë botën. Kritikët e lavdërojnë fokusin tek nëna e saj, por kritikojnë mungesën e zbulimeve të reja.

    Seriali u shfaq në Netflix më 4 nëntor dhe, sipas FlixPatrol më 7 nëntor, ishte seriali numër një me 707 pikë. Është përpara trillerit suedez “A Couple of Lies”, i cili ka 580 pikë.

    Është një miniserial me tre episode i drejtuar nga Dani Sloane dhe Matthew Galkin. Të gjitha episodet publikohen në të njëjtën ditë dhe secili zgjat midis 30 dhe 45 minutave.

    Nëna në qendër të historisë

    Natalee Holloway ishte 18 vjeçe kur u zhduk më 30 maj 2005, ndërsa ishte në një udhëtim diplomimi në Aruba. Ajo u pa për herë të fundit duke dalë nga një bar me holandezin Joran van der Sloot.

    Seriali ndjek historinë nga këndvështrimi i Beth Holloway, e cila për herë të parë e tregoi vetë të gjithë historinë, dhe flasin edhe miqtë që ishin në udhëtim me Natalee-n.

    Sipas NL Times , u shfaqën edhe regjistrime të papublikuara më parë të intervistave me hetuesit dhe regjistrime audio të familjes, miqve dhe FBI-së.

    Çfarë thonë kritikët?

    Joel Keller i Decider e rekomandon serialin. Ai beson se nuk u sjell shumë gjëra të reja atyre që e kanë ndjekur rastin, por bën një punë të mirë në transmetimin e asaj që nëna dhe miqtë e saj kaluan për gati dy dekada.

    Carla Hay e Culture Mix shkruan në mënyrë të ngjashme, sipas Rotten Tomatoes . Nuk ka fakte të reja, por shqyrtimi i çështjes është i fortë, me pamje të papara më parë të FBI-së të Van der Sloot.

    Portali Film Focus Online vlerëson se këmbëngulja e nënës është shtylla kurrizore emocionale e serialit, të cilin e përshkruan si prekës, por të vështirë për t’u parë. Heaven of Horror i dha vetëm dy nga pesë yje.

    Një recensues i Cinema Daily kritikon formatin: episodet e shkurtra, shkruan ai, e fragmentojnë në vend që ta thellojnë historinë, gjë që do të funksiononte më mirë si një dokumentar i gjatë. Moviesr thekson se seriali u jep zë si arubanëve ashtu edhe gazetarëve që kundërshtojnë një pjesë të historisë, dhe ngre çështjen e raportimit sensacionalist.

    Çfarë tjetër po vëzhgohet?

    I dyti është miniseriali suedez me katër episode “A Couple of Lies”, në të cilin dy çifte të pasura shkëmbejnë shtëpi në Siçili dhe Stokholm. Sipas Netflix , ai është drejtuar nga Kasper Barfoed, bazuar në romanin e Stefan Ahnhem, dhe luajnë Fares Fares, Frida Gustavsson, Emma Appleton dhe Jakob Oftebro.

    Më pas vijnë serialet koreano-jugore “Dead-End Job”, “Lupin”, sezoni i dytë i “Black Doves”, “Doctor X: Mafia in White”, “Anesthesia”, dokumentari “The One About Matthew Perry”, “Nobody Wants This” dhe “WWE SmackDown”.

    I pari midis filmave është trilleri spanjoll “Collision Course” me 694 pikë. Me regji nga Daniel Sanchez Arevalo, ky është trilleri i tij i parë, dhe ngjarja ndjek një grabitje banke në Madrid gjatë krizës ekonomike. Rolet kryesore luhen nga Laia Costa, Karra Elejalde, Luis Zahera, Tamar Novas, Alvaro Cervantes dhe Lluis Homar.

  • Erzen Elezi: Funksionimi i Spitalit të Tetovës është në rrugën e duhur, kemi realizuar 162 punësime

    Erzen Elezi: Funksionimi i Spitalit të Tetovës është në rrugën e duhur, kemi realizuar 162 punësime

    Drejtori i Spitalit të Tetovës Erzen Elezi, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni me të cilin kemi diskutuar për funksionimin e spitalit, investimet që pritet të bëhen, si dhe punësimet.

    Ai tha se gjatë kohës sa ai është drejtor janë bërë 162 punësime, ndërsa ky numër pritet të arrijë deri në 200.

    “Spitali i Tetovës shkon në rrugën e duhur, por pacientët dhe qytetarët duhet ta vlerësojnë punën tonë që jemi duke e bërë. Te ne çdo qytetar e merr shërbimin e duhur, por ka raste të mëdha për shkak të mungesës së personelit, kemi qenë të detyruar që pacientët t’i drejtojmë në Klinikat e Shkupit.

    “Kemi realizuar një numër të madh të punësimeve në Spitalin e Tetovës, deri tani janë bërë 162. Javën tjetër do të pranohen edhe 22 administratorë. Te specializantët në fillim kanë qenë të paraparë të pranohen 22, por prej Ministrisë së Shëndetësisë kemi marrë dokument zyrtar që ky numër do të jetë 42”, tha Elezi.

    Sa i përket investimit që është paralajmëruar nga Banka Botërore, Elezi tha se do të ndërtohen tre ndërtesa të reja në Spitalin e Tetovës.

    “Investimi nga Banka Botërore do të përfshijë tre ndërtesa të reja dhe rinovim i plotë i objekteve internistik dhe kirgjurikal”, tha Elezi.
    Ai një kohë të gjatë ka punuar si urolog dhe e pyetëm për kancerin e prostatës, ndërsa tha se pacientët nuk duhet të neglizhojnë kontrollet e rregullta.

    “Kanceri i prostatës – çdo pacientë së pari masat parandaluese duhet t’i marrë nga mjeku amë. Çdo gjashtë muaj duhet të ketë kontrolle te urologu. 465 brenda vitit ka pasur pacientë të rinj me kancer të prostatës”, tha Elezi. /Telegrafi/

  • Ky është 50-vjeçari që ‘avulloi’ 60 mijë euro nga një bankë në Tiranë

    Ky është 50-vjeçari që ‘avulloi’ 60 mijë euro nga një bankë në Tiranë

    Ky është 50-vjeçari që ‘avulloi’ 60 mijë euro nga një bankë në Tiranë

    Robert Duka, 50-vjeçari nga Vlora, është personi që raportohet se grabiti një bankë të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

    Ngjarja ndodhi të hënën e javës së kaluar, kur Duka hyri në bankë i armatosur dhe me skafandër në kokë, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv

    Fillimisht, ai kërcënoi rojën e bankës, e më pas edhe arkëtaren, e cila nën kërcënimin e armës i dorëzoi shumën prej 60 mijë eurosh.

    Pas grabitjes, 50-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes me një skuter elektrik.