Category: Lajme

  • Arben Llapashtica realizon fotografinë zyrtare të presidentes Justina Shiroka Pula, e falënderon për besimin

    Arben Llapashtica realizon fotografinë zyrtare të presidentes Justina Shiroka Pula, e falënderon për besimin

    Arben Llapashtica realizon fotografinë zyrtare të presidentes Justina Shiroka Pula, e falënderon për besimin

    Fotografi Arben Llapashtica ka bërë të ditur se ka realizuar fotografinë zyrtare të presidentes së Kosovës, Justina Shiroka Pula.

    Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Llapashtica e ka cilësuar nder realizimin e fotografisë zyrtare të presidentes.

    “Ishte nder me e realizua fotografinë zyrtare të Presidentes së Kosovës, Justina Shiroka Pula”, ka shkruar ai.

    Fotografi gjithashtu e ka falënderuar presidenten për besimin që ia dha për realizimin e kësaj fotografie, si dhe stafin e saj për bashkëpunimin.

    “Faleminderit Presidentes për besimin dhe stafit të saj për bashkëpunimin! Faleminderit Enes Sahitit për setup-in dhe ndriçimin!”, ka shkruar Llapashtica

    Burimi: Insajderi

  • “I kam gati dy milionë litra, duhet me i shkarku me letra” – Dosja e mashtrimit të naftës me ujë, Insajderi sjell përgjimet nga bisedat e të akuzuarve

    “I kam gati dy milionë litra, duhet me i shkarku me letra” – Dosja e mashtrimit të naftës me ujë, Insajderi sjell përgjimet nga bisedat e të akuzuarve

    “I kam gati dy milionë litra, duhet me i shkarku me letra” – Dosja e mashtrimit të naftës me ujë, Insajderi sjell përgjimet nga bisedat e të akuzuarve

    Përgjimet telefonike dhe incizimet e bisedave mes të dyshuarve në rastin e kontrabandimit të derivateve të naftës zbulojnë detaje për mënyrën se si dyshohet se funksiononte skema, përfshirë manipulimin me cisternat, lëshimin e faturave dhe organizimin e transportit të derivateve.

    Gazeta Insajderi ka siguruar aktakuzën në të cilën Prokuroria Speciale ka përfshirë një sërë bisedash të përgjuara mes Faruk Mazrekut, Fariz Mazrekut dhe personave të tjerë që dyshohet se ishin të përfshirë në këtë skemë.

    Në njërën prej bisedave, të zhvilluar më 19 dhjetor 2023, në orën 20:50, Farizi e pyet Shasivarin nëse i kanë nxjerrë kofat nga cisterna. Shasivari i përgjigjet se janë nxjerrë 63 të zbrazura nga Naseri.

    Farizi e pyet më pas se sa kanë dalë, ndërsa Shasivari i përgjigjet se kanë dalë 6 mijë. Në vazhdim të bisedës, Farizi përmend shifrën 5 mijë e 900 euro dhe diskuton për nxjerrjen e tyre nga cisterna.

    Një tjetër bisedë, e zhvilluar më 11 janar 2024, lidhet drejtpërdrejt me zbrazjen e cisternave. Farizi e pyet Shasivarin nëse i ka zbrazur, ndërsa ky i përgjigjet se po. Farizi i thotë se duhet të mbushen prapa me diçka, duke e pyetur nëse mbushja është bërë si duhet.

    Në një komunikim tjetër, më 19 dhjetor 2023, Shasivari e njofton Farizin se nafta që po e marrin me kofë po del me ngjyrë pak më ndryshe dhe me turbullirë.

    Aktakuza përmban edhe komunikime për shuma të konsiderueshme parash dhe fatura që dyshohet se ishin fiktive.

    Më 15 janar 2024, Farizi kontakton Skender Kelmendin dhe i kërkon që të flasë me Faikun për të mbyllur një çështje. Skenderi i përgjigjet se mund të bëhet një faturë në emër të një kompanie, duke i thënë se duhet të blihen 50 mijë euro në shifra.

    Farizi e pyet nëse bëhet fjalë për një punë prej 55 mijë eurosh në një vend, ndërsa Skenderi i përgjigjet se nuk është punë që kryhet me para të gatshme, por duhet të bëhet siç është paraparë.

    Në një bisedë tjetër, më 21 shkurt 2024, Faruk Mazreku e pyet Skender Kelmendin nëse mund t’ia bëjë një dokument të tillë. Ky i përgjigjet se nuk mundet, pasi e ka një problem tjetër me një faturë 25-mijë eurosh.

    Prokuroria përfshin edhe një komunikim të 8 korrikut 2024, ku Faruku i thotë Skenderit se i ka dy milionë e më shumë dhe e pyet nëse mund t’i ndihmojë me dokumentacion, duke përmendur edhe mundësinë e përfshirjes së inspektimit. Skenderi i përgjigjet që të shkruajë, ndërsa Faruku i thotë se nuk mund të bëjë asgjë nëse nuk e ndihmon.

    Dy milionë litra që duhej të shkarkoheshin me letra

    Një prej bisedave më domethënëse në aktakuzë është ajo mes Faruk Mazrekut dhe Nisret Bajraktarit, të cilin Prokuroria e lidh me lëshimin e faturave përmes biznesit “Seticommerc SH.P.K.”, kinse për blerjen e derivateve nga “PO Petrol Fariz”.

    Komunikimi është zhvilluar më 14 qershor 2024, në orën 19:22.

    Nisreti e pyet Farukun se çfarë i nevojitet, ndërsa ky i përgjigjet: “Të shkarkohen me letra, se ma kanë zënë një kamion dhe duhet me u shkarku, se i kam gati dy milionë litra”.

    Faruku shton se këtë punë do ta kryejë gjatë atij muaji dhe muajit pasues, për ta anuluar më pas dhe për të marrë sërish një pjesë të saj.

    Nisreti i përgjigjet: “Mos ta nin, buni zgjidhje, veç më trego çka ke ba”.

    Më vonë, në orën 19:31, Faruku i thotë: “Merre vulën edhe hajde shpejt te pompa”.

    Sipas aktakuzës, këto komunikime ndërlidhen me dyshimet për lëshimin e faturave fiktive.

    Bisedat për modifikimin e autoboteve dhe mbushjen me ujë

    Pjesë tjetër e përgjimeve lidhet me modifikimin e cisternave që përdoreshin për transportin e derivateve.

    Në komunikimet mes Faruk Mazrekut dhe vëllait të tij, Muhamet Mazrekut, të zhvilluara më 24 mars 2024, diskutohet për rregullimin e një ventili në autobotet e derivateve dhe mbushjen me ujë.

    Më 25 korrik 2024, Faruku i thotë Muhametit se duhet të bëhet një sistem i plotë për cisternën. Në këtë bisedë përmenden kapakët që duhet të priten dhe rrjetat që duhet të vendosen, ndërsa Faruku kërkon që i gjithë sistemi të përfundojë si duhet.

    Në një komunikim të 11 nëntorit 2024, Muhamet Mazreku bisedon me personin që në aktakuzë identifikohet si Haxhi Baba, për çmimin e modifikimit të autoboteve. Haxhiu i thotë se ka kërkuar 350 euro për dy prej tyre, ndërsa për dy të tjerat 700 euro.

    Një ditë më vonë, në një tjetër bisedë, Muhameti diskuton sërish me Haxhiun për cisternën dhe mënyrën se si duhet të mbyllen pjesët e saj.

    Prokuroria pretendon se Gazmen Quni, në bashkëpunim me Faruk dhe Muhamet Mazrekun, kishte modifikuar mjetet transportuese për t’i përdorur në transportin e derivateve të naftës.

    Në një bisedë të 17 tetorit 2024, Faruku diskuton me Gazmenin për modifikimin e një cisterne me kapacitet prej 3 mijë litrash, duke dhënë udhëzime për saldimin dhe sigurimin që të mos ketë përzierje.

    Në përgjime përmenden edhe shuma të mëdha financiare. Në një komunikim të 3 tetorit 2024, Faruku kërkon nga personi i identifikuar si PPM që t’i dorëzojë Muhametit 67 mijë euro për nevojat e doganës.

    Në një tjetër bisedë, më 17 tetor 2024, përmendet edhe një transferim prej 200 mijë eurosh.

    “Krejt është spiunazh, si i panë tabelat e Kosovës”

    Në një bisedë të zhvilluar më 25 tetor 2024, Faruku diskuton me Naserin për kontrollet dhe transportin e derivateve.

    Naseri i thotë: “Krejt është spiunazh, si i panë tabelat e Kosovës”.

    Faruku i përgjigjet se nuk e di se çfarë po ndodh, por shton se nuk po mund të flasë lirshëm për këtë çështje.

    Në vazhdim, Faruku përmend një person të quajtur Paulin dhe thotë se njëri nga shefat atje është i tij. Ai gjithashtu përmend se kishte paguar 12 mijë euro përmes Muhametit.

    Në një bisedë tjetër, më 4 tetor 2024, Faruku i tregon Naserit se dokumentet i kishte rregulluar ligjërisht, pasi fillimisht kishte menduar se po bënte diçka të paligjshme, por kishte frikë se mund të zbulohej.

    Në bisedën e 19 shtatorit 2024, Faruk Mazreku diskuton me Naser Morinën për transportin e derivateve, pagesat dhe rreziqet gjatë operimit, duke përmendur edhe masat për shmangien e kontrolleve doganore. Në një komunikim të 25 tetorit, Naseri i thotë se nuk e mban mend nëse janë kontrolluar, ndërsa Faruku i përgjigjet: “Hajt se flas me P., se njëri nga shefat aty është njëri i Paulinit”. Në të njëjtën bisedë, Faruku përmend edhe 12 mijë euro që thotë se ia kishte dhënë Muhameti. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Ligji për Specialen, Çitaku: PDK-ja s’ka hequr dorë, me VV-në kemi pajtueshmëri për përmbajtjen, po diskutojmë për procedurën

    Ligji për Specialen, Çitaku: PDK-ja s’ka hequr dorë, me VV-në kemi pajtueshmëri për përmbajtjen, po diskutojmë për procedurën

    Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, shpreh besimin se përmes dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet subjekteve parlamentare do të arrihet pajtueshmëria për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

    Çitaku nënvizon për Ekonomia Online rëndësinë e angazhimit të përbashkët institucional në mbrojtje të të drejtave të krerëve të UÇK-së dhe të së vërtetës së luftës çlirimtare. Në këtë frymë, ajo shpreh gatishmërinë e PDK-së për të vazhduar bashkëbisedimin me të gjitha partitë politike dhe akterë tjerë relevantë, duke e cilësuar këtë angazhim si një përgjegjësi shtetërore që kërkon bashkëpunim dhe përkushtim të përbashkët.

    “Ne jemi në bashkëbisedim dhe diskutime intensive me Lëvizjen Vetëvendosje, por edhe me subjekte të tjera politike në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Gjëja më e rëndësishme është që ka pajtueshmëri për përmbajtjen e ligjit, ndërkohë që tani kemi diskutime vetëm për procedurën. Unë dua t’i siguroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, mijëra të rinjtë që kanë protestuar në sheshin e Prishtinës, anekënd Kosovës e në diasporë, kudo që ka shqiptarë, se Partia Demokratike e Kosovës dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk kanë hequr dorë nga ligji. Përkundrazi. Ligji është tani në procedurë të rregullt parlamentare, përmbajtja është pak a shumë e dakorduar, diskutimi është thjesht për procedurën. Unë jam e bindur që, nëse vazhdojmë me vullnetin politik që kemi demonstruar ditën kur e kemi miratuar ligjin, do të gjejmë zgjidhje dhe ligji do të miratohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha Çitaku.

    E pyetur për takimet me përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe qëndrimin aktual të këtij subjekti, Çitaku ka thënë se janë zhvilluar disa takime me zyrtarë të lartë të kësaj partie.

    “Siç e thashë, kemi pasur jo një, por disa takime me zyrtarë të lartë dhe me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk kemi asnjë lloj dallimi për përmbajtjen e ligjit. Aty ku dallojmë është thjesht procedura, por jam e bindur që edhe në këtë pikë do të gjejmë pajtueshmëri. Ne nuk kemi hequr dorë nga ligji, sikurse jemi të vetëdijshëm që miratimi i këtij ligji nuk e përmbush detyrimin që kemi si institucione për t’u dalë në mbrojtje krerëve të UÇK-së, që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Janë edhe një varg hapash që institucionet e Republikës së Kosovës, me koordinimin që po bëhet brenda grupit strategjik, do të ndërmarrin në mënyrë që e vërteta e luftës çlirimtare të triumfojë edhe në Gjykatën e Hagës”, u shpreh Çitaku.

    Duke komentuar qëndrimin e kryeministrit britanik për respektimin e mandatit të Dhomave të Specializuara, Çitaku ka thënë se iniciativa e PDK-së dhe ligji i miratuar më parë në Kuvend nuk duhet të interpretohen si ndërhyrje në procesin e drejtësisë.

    “Është shumë e rëndësishme të theksohet që iniciativa e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ligji, i cili më pas mori rreth 90 vota në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në asnjë formë nuk duhet të kuptohen si ndërhyrje në procesin e drejtësisë. Përkundrazi, është përpjekje serioze e institucioneve të Republikës së Kosovës për ta kthyer në binarë të drejtë një proces i cili është deformuar në plotëni në Gjykatën e Hagës. Po ua jap vetëm një element: ndërmarrja e përbashkët kriminale është një akuzë që ka rënë dy herë në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi. Në rastin Limaj dhe në rastin Haradinaj, një akuzë e tillë e Prokurorisë ka rënë, ndërkohë që është “vërtetuar”, në thonjëza, nga një gjykatë e cila është themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Ky është vetëm një nga deformimet e shumta, të panumërta, që e kanë përcjellë të gjithë këtë proces. Ne nuk po kërkojmë t’i shmangemi drejtësisë. Përkundrazi, po synojmë që procesin ta kthejmë në binarë të drejtë. Ne jemi të hapur për bashkëbisedim me të gjithë aleatët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, sepse, në fund të ditës, kriminalizimi i luftës çlirimtare kriminalizon edhe ndërhyrjen ndërkombëtare në Kosovë gjatë vitit 1999”, u shpreh ajo.

    Sa i përket qëndrimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila kishte shprehur kundërshtime ndaj ligjit gjatë votimit në Kuvend, Çitaku ka thënë se qëndrimi i kësaj partie kishte qenë i ndarë, por ka vlerësuar mbështetjen e saj për deklaratën politike dhe pjesëmarrjen në grupin strategjik.

    “Është e vërtetë që LDK-ja ka pasur një qëndrim të ndarë sa i përket ligjit, por nuk duhet të harrojmë që Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mbështetur deklaratën politike që i ka paraprirë ligjit dhe ai ka qenë vendimi i parë politik që kemi marrë në Kuvendin e Republikës së Kosovës pas aktgjykimit të padrejtë në Hagë. Sikurse janë të vërteta dhe për t’u përshëndetur edhe pjesëmarrja dhe kontributi që Lidhja Demokratike e Kosovës po jep në grupin strategjik. Kjo nuk është betejë partiake, kjo është betejë shtetërore dhe, fatmirësisht, e kemi gjetur si shoqëri dhe si klasë politike një emërues të përbashkët. Një vlerë që na bashkon, e ajo është Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, shtoi Çitaku.

    Ndryshe, Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, më 22 tetor ka vendosur ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

    Sipas arsyetimit të vendimit, presidentja ka pranuar gjatë ditës së sotme propozimin zyrtar të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), si sponsorizues i ligjit, për t’i dhënë Kuvendit mundësinë që ta rishqyrtojë atë. Rishqyrtimi përqendrohet veçanërisht në dispozitat që lidhen me juridiksionin dhe mandatin e Dhomave të Specializuara, si dhe në garantimin e plotë të të drejtave kushtetuese të personave që po gjykohen pranë këtyre Dhomave.

    Në arsyetimin e vendimit, presidentja Shiroka Pula ka theksuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe të krerëve të saj në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

    Ajo ka rikujtuar gjithashtu mbështetjen e saj për Deklaratën e Kuvendit të Kosovës të 28 shtatorit 2026, lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

    Burimi: Dukagjini

  • Në Vërmicë kapen pjesë të padeklaruara të automjeteve në një kamion, vlera 3 mijë e 400 euro

    Në Vërmicë kapen pjesë të padeklaruara të automjeteve në një kamion, vlera 3 mijë e 400 euro

    Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, ku gjatë kontrollit të një kamioni janë gjetur pjesë të padeklaruara për automjete.

    Sipas njoftimit të Doganës, rasti është zbuluar më 6 nëntor, gjatë kontrollit të një kamioni të ngarkuar me automjete, i cili po hynte në territorin e Kosovës për të përfunduar procedurat e zhdoganimit.

    Gjatë kontrollit fizik të kamionit, zyrtarët doganorë kanë zbuluar pjesë për automjete që nuk ishin të përfshira në dokumentacionin përcjellës.

    Vlera e mallrave të padeklaruara vlerësohet të jetë rreth 3 mijë e 400 euro, pa përfshirë detyrimet e importit.

    Lidhur me rastin, Dogana ka iniciuar procedurë kundërvajtëse për mosdeklarim të mallrave, në përputhje me Kodin Doganor dhe të Akcizave.

    Burimi: Dukagjini

  • Erdogan zbulon detaje nga biseda telefonike me Trump: I përcolla shqetësimet e Turqisë për Iranin

    Erdogan zbulon detaje nga biseda telefonike me Trump: I përcolla shqetësimet e Turqisë për Iranin

    Erdogan zbulon detaje nga biseda telefonike me Trump: I përcolla shqetësimet e Turqisë për Iranin

    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka bërë me dije të hënën se Turqia nuk dëshiron të shohë një valë të re sulmesh kundër Iranit.

    Erdogan tha se ia përcolli shqetësimet e Ankarasë, presidentit të SHBA-së Donald Trump gjatë një bisede telefonike të kohëve të fundit.

    “Ne theksojmë në çdo rast se këto çështje mund të zgjidhen përmes dialogut dhe diplomacisë. Fatkeqësisht, po shohim përsëri një ndryshim negativ në zhvillime. Po bëjmë çmos për ta parandaluar këtë”, u tha Erdogan gazetarëve pas kthimit të tij nga Azerbajxhani.

    Ankaraja duket e shqetësuar për mundësinë e një përshkallëzimi të ri ushtarak në Lindjen e Mesme, duke këmbëngulur në nevojën për të gjetur një zgjidhje diplomatike.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Erdogan reveals details from phone conversations with Trump: Turkey’s Iran concerns conveyed

    Turkish President Recep Tayip Erdogan has suggested Monday that Turkey does not want to see a new wave of attacks against Iran.

    Erdogan said he conveyed Ankara’s concerns to US President Donald Trump during a recent telephone conversation.

    We stress in any case that these issues can be resolved through dialogue and diplomacy. Unfortunately, we’re seeing a negative change in developments again. We are doing everything we can to prevent this, Erdogan told reporters after his return from Azerbaijan.

    Ankara seems concerned about the possibility of a new military escalation in the Middle East, insisting on the need to find a diplomatic solution.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Gjykata e Koçanit refuzon kërkesën e Iva Mihailovas për t'u kyçur online në gjykim

    Gjykata e Koçanit refuzon kërkesën e Iva Mihailovas për t’u kyçur online në gjykim

    Gjykata në Koçani ka refuzuar kërkesën e të arratisurës Iva Mihailova për të marrë pjesë nëpërmjet video-online në seancat dëgjimore në të cilat po gjykohet.

    23-vjeçarja Iva Mihailova dha një intervistë për “BNT” bëri akuza serioze për abuzim psikologjik, mbikëqyrje dhe kontrolle të paligjshme nga policia e RMV-së ndërsa ishte në Koçan.

    Mihailova, e cila iku në Bullgari, po ndiqet penalisht në Gjykatën Themelore në Koçani për një aksident trafiku me fatalitet.
    Ajo informoi “BNT” në një deklaratë se avokati i saj tashmë ka paraqitur një kërkesë në gjykatën e Koçanit për ta lejuar atë të marrë pjesë në seancën e ardhshme dëgjimore, të planifikuar për sot, nëpërmjet video-online.

    Sipas informacionit nga “BNT”, i cili po ndjek seancën dëgjimore në Koçani, prokurori Igorço Krstov kundërshtoi kërkesën e Mihailovës, duke vlerësuar se e akuzuara mund të paraqitet personalisht në sallën e gjyqit dhe të marrë pjesë në seancën kryesore dëgjimore, siç ishte rasti në seancat e mëparshme.

    Prokurorja deklaroi se, duke pasur parasysh faktin se Mihailova nuk i respektoi masat për të siguruar praninë dhe u arratis me dashje dhe me vetëdije, ajo vetë vendosi që procedura të zhvillohej pa praninë e saj.

  • The Kocani court rejects Iva Mihailova’s request to&’ it’s online on trial

    The court in Kocani has rejected Iva Mihailova’s request to participate via video-online in the hearing hearing sessions in which it is being tried.

    23-year-old Iva Mihailova gave an interview for HINA BNT) made serious accusations of psychological abuse, supervision and illegal checks by the RMV police while in Kocan.

    Mihailova, who fled to Bulgaria, is being prosecuted at the Constitutional Court in Kocani for a fatalistic traffic accident.
    She informed me. BNT) in a statement that her lawyer has already filed a request to the Kocan court to allow him to attend the upcoming hearing session, scheduled for today, via video-online.

    According to information from ʹ BNT), which is attending the hearing in Kocani, prosecutor Igorco Krstov rejected Mihailova’s request, praising that the accused could personally appear in the courtroom and participate in the main hearing session, such as the case at previous hearings.

    The prosecutor stated that, given the fact that Mihailova did not respect the measures to ensure presence and escaped deliberately and knowingly, she determined that the procedure would develop without its presence.

  • Shiroka Pula and Rudolph discuss deepening co-operation

    During the meeting, according to the presidency’s announcement, the partnership between Kosovo and Germany has been praised, as well as continued German support in Kosovo’s freedom, independence and statehood processes.

    Shiroka Pula has stressed the importance of supporting Germany even on Kosovo’s Euro-Atlantic integration path.

    The meeting has also discussed the role of the Albanian diaspora in Germany in strengthening ties between the two countries, as well as the possibilities of deepening co-operation in areas of common interest.

    Source Layer: RTKLive

  • Shiroka Pula dhe Rudolph diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

    Shiroka Pula dhe Rudolph diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

    Gjatë takimit, sipas njoftimit të Presidencës, është vlerësuar partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe mbështetja e vazhdueshme gjermane në proceset e lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës.

    Shiroka Pula ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së Gjermanisë edhe në rrugën e integrimit euroatlantik të Kosovës.

    Në takim është diskutuar edhe për rolin e diasporës shqiptare në Gjermani në forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

    Burimi: RTKLive