Arben Llapashtica realizon fotografinë zyrtare të presidentes Justina Shiroka Pula, e falënderon për besimin

Arben Llapashtica realizon fotografinë zyrtare të presidentes Justina Shiroka Pula, e falënderon për besimin

Written by

in

Arben Llapashtica realizon fotografinë zyrtare të presidentes Justina Shiroka Pula, e falënderon për besimin

Fotografi Arben Llapashtica ka bërë të ditur se ka realizuar fotografinë zyrtare të presidentes së Kosovës, Justina Shiroka Pula.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Llapashtica e ka cilësuar nder realizimin e fotografisë zyrtare të presidentes.

“Ishte nder me e realizua fotografinë zyrtare të Presidentes së Kosovës, Justina Shiroka Pula”, ka shkruar ai.

Fotografi gjithashtu e ka falënderuar presidenten për besimin që ia dha për realizimin e kësaj fotografie, si dhe stafin e saj për bashkëpunimin.

“Faleminderit Presidentes për besimin dhe stafit të saj për bashkëpunimin! Faleminderit Enes Sahitit për setup-in dhe ndriçimin!”, ka shkruar Llapashtica

Burimi: Insajderi