Category: Lajme

  • Tre deputetë të PDK-së takojnë ambasadorin e BE-së, diskutojnë edhe për Gjykatën Speciale

    Tre deputetë të PDK-së takojnë ambasadorin e BE-së, diskutojnë edhe për Gjykatën Speciale

    Tre deputetë të PDK-së takojnë ambasadorin e BE-së, diskutojnë edhe për Gjykatën Speciale

    Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, Elmi Reçica dhe Ariana Musliu Shoshi e kanë takuar të hënën me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Prishtinëë, Dirk Schuebel.

    Për këtë takim ka njoftuar shefi i deputetëve të kësaj partie, Arian Tahiri.

    Ai ka thënë se në takim me ambasadorin e BE-së janë diskutuar disa tema, përfshirë atë të Gjykatës Speciale.

    “Gjatë takimit diskutuam për shqetësimet tona lidhur me procesin gjyqësor në Hagë, respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe rëndësinë e avancimit të agjendës evropiane. Bashkimi Evropian mbetet partner strategjik i Kosovës, ndërsa përkushtimi ndaj vlerave të përbashkëta evropiane është thelbësor për të ardhmen tonë.”, ka shkruar Tahiri. /Klankosova.tv

  • Trump tërhiqet: Po bëja shaka për ofertën ndaj shefit të UFC

    Trump tërhiqet: Po bëja shaka për ofertën ndaj shefit të UFC

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se “po bënte shaka” kur deklaroi se ia kishte ofruar postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë shefit të UFC-së, Dana White.

    Trump u tha gazetarëve të dielën se White “e pëlqen idenë”, por se oferta kishte qenë “vetëm pak shaka”.

    Një ditë më herët, Trump kishte shkruar në platformën e tij Truth Social se i kishte ofruar White postin, duke thënë se ai “do të ishte një zëdhënës si askush tjetër”.

    White kishte deklaruar se do ta takonte presidentin të hënën, por nuk kishte treguar nëse do ta pranonte postin.

    Por, Trump sqaroi se takimi mes tyre do të zhvillohej për “arsye të tjera”.

    “Po bëja vetëm shaka. Por Dana e pëlqen idenë. Ka vetëm një Dana. Ai është i shkëlqyer. Ishte vetëm pak shaka”, tha Trump.

    Pozita e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë vazhdon të jetë e lirë, pasi Katie Zacharia dha dorëheqje në tetor, më pak se pesë ditë pasi kishte marrë detyrën.

    Ajo kishte zëvendësuar Karoline Leavitt, e cila ishte zëdhënësja më e re në historinë e SHBA-së dhe e kishte mbajtur postin që nga fillimi i mandatit të dytë të Trumpit.

    Ndërkohë, Dana White ka thënë se tashmë ka “shumë punë”, duke shmangur një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse do ta pranonte një ofertë të tillë. /Telegrafi/

  • Banorët e rrugës “Nexhmi Llumnica” në Prishtinë paralajmërojnë protestë për shkak të mbeturinave

    Banorët e rrugës “Nexhmi Llumnica” në Prishtinë paralajmërojnë protestë për shkak të mbeturinave

    Banorët e rrugës “Nexhmi Llumnica” në Prishtinë kanë paralajmëruar organizimin e një proteste nëse nuk ndërmerren masa për largimin e mbeturinave të grumbulluara në këtë rrugë.

    Përmes një kërkese drejtuar institucioneve përgjegjëse, banorët kanë bërë të ditur se po përballen me këtë situatë prej më shumë se tri javësh, duke pretenduar se mbeturinat janë grumbulluar në atë masë saqë pothuajse çdo pjesë e rrugës është shndërruar në deponi.

    Ata kanë kërkuar që të gjitha mbeturinat e grumbulluara të largohen brenda javës së ardhshme.

    “Largimin e plotë të të gjitha mbeturinave të grumbulluara në rrugën tonë, brenda javës së ardhshme”, thuhet në kërkesën e banorëve.

    Ndërkaq, ata kanë paralajmëruar se nëse nuk ka reagim brenda këtij afati, do të organizojnë protestë, gjatë së cilës mbeturinat do t’i grumbullojnë dhe do t’i dërgojnë para ndërtesës së Komunës së Prishtinës.

    “Nëse nuk do të ketë reagim brenda javës së ardhshme, ne, banorët e kësaj rruge, do të organizojmë protestë. Mbeturinat do t’i grumbullojmë dhe do t’i dërgojmë para ndërtesës së Komunës, për t’i bërë përgjegjës për këtë situatë”, thuhet në paralajmërimin e tyre.

    Banorët kanë shprehur shpresën se do të ketë një reagim të shpejtë nga institucionet përgjegjëse, në mënyrë që të mos detyrohen të kalojnë në protestë. /Telegrafi/

  • Kërcënohet me armë djali i Donika Kadaj-Bujupit në Ministrinë e Ekonomisë, arrestohet i dyshuari – ish-deputetja konfirmon për Sinjalin

    Kërcënohet me armë djali i Donika Kadaj-Bujupit në Ministrinë e Ekonomisë, arrestohet i dyshuari – ish-deputetja konfirmon për Sinjalin

    Kërcënohet me armë djali i Donika Kadaj-Bujupit në Ministrinë e Ekonomisë, arrestohet i dyshuari – ish-deputetja konfirmon për Sinjalin

    Një incident i rëndë dyshohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë, ku djali i ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, dyshohet se është kërcënuar me armë nga një zyrtar i kësaj ministrie.

    Gazeta Sinjali ka kontaktuar ish-deputeten Donika Kadaj-Bujupi, e cila ka konfirmuar arrestimin e personit të dyshuar lidhur me incidentin.

    Sipas informacioneve të raportuara, i dyshuari është zyrtari i ministrisë, Sami Shaqiri, ndërsa incidenti dyshohet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një komision disiplinor.

    Mosmarrëveshja thuhet se kishte nisur pasi djali i ish-deputetes kishte refuzuar të merrte pjesë në komision, me arsyetimin se ishte epror i Shaqirit.

    Para incidentit, Shaqiri dyshohet se i kishte kërkuar përmes postës elektronike plotësimin e një formulari, ndërsa Bujupi i ishte përgjigjur që formularin ta plotësonte vetë dhe më pas t’ia sillte për nënshkrim.

    Situata dyshohet se ka eskaluar kur Shaqiri e ka ndjekur Bujupin deri në tualetin e ministrisë, ku dyshohet se e ka kërcënuar me armë.

    Pas incidentit, i dyshuari është arrestuar, ndërsa arrestimin e tij e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali ish-deputetja Donika Kadaj-Bujupi.

    Deri në këtë fazë, nuk ka konfirmim zyrtar nga Policia e Kosovës për rrethanat e plota të incidentit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti i dy ministrive zbulon lëshime serioze institucionale – viktima kishte kërkuar vazhdimisht mbrojtje

    Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti i dy ministrive zbulon lëshime serioze institucionale – viktima kishte kërkuar vazhdimisht mbrojtje

    Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti i dy ministrive zbulon lëshime serioze institucionale – viktima kishte kërkuar vazhdimisht mbrojtje

    Vrasja e Arlinda Zekajt më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës ka nxjerrë në pah një varg mangësish dhe mosveprimesh institucionale, pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme të viktimës për rrezikun që i kanosej.

    Raporti i përbashkët i Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme evidenton vonesa dhe lëshime në trajtimin e rastit nga institucionet përgjegjëse për sigurinë dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje.

    Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor, pak minuta pasi ishte shoqëruar në shtëpinë e saj nga zyrtarët e Policisë së Kosovës.

    Sipas gjetjeve të raportuara nga dokumenti, viktima kishte përjetuar për më shumë se 12 vite dhunë fizike dhe psikologjike nga bashkëshorti i saj, me të cilin ishte martuar në vitin 2010.

    Ajo ishte kthyer në Kosovë gjatë vitit 2024 së bashku me djalin e saj, ndërsa bashkëshorti qëndronte kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Policia ishte njoftuar për armën, por nuk rezulton të jetë sekuestruar

    Një ndër gjetjet më shqetësuese të raportit lidhet me faktin se autoritetet policore ishin informuar se bashkëshorti i viktimës posedonte armë me leje.

    Megjithatë, sipas dokumentacionit të shqyrtuar, nuk rezulton që Policia e Kosovës të ketë ndërmarrë veprime për sekuestrimin e armës.

    Raporti përshkruan edhe një incident të dhjetorit 2025, kur bashkëshorti dyshohet se e kishte kërcënuar dhe ofenduar Arlindën, duke kërkuar që ajo të largohej nga shtëpia.

    Sipas deklarimeve të viktimës, ai më pas ishte kthyer në banesë dhe u kishte vënë zjarrin sendeve të saj personale.

    Ngjarja ishte dokumentuar përmes një videoje, të cilën Arlinda e kishte dorëzuar në polici si provë.

    Kërkonte mbrojtje, raportonte deri dy herë në ditë

    Gjykata Themelore në Pejë kishte lëshuar urdhër mbrojtjeje, përmes të cilit bashkëshorti obligohej t’i mundësonte viktimës kthimin dhe shfrytëzimin e shtëpisë së përbashkët.

    Me vendimin gjyqësor ishte përcaktuar edhe distanca që ai duhej të mbante nga viktima, përkatësisht dy metra brenda banesës dhe 20 metra jashtë saj.

    Por, pavarësisht urdhrit gjyqësor, Arlinda kishte vazhduar të raportonte në polici se nuk po mund të hynte në shtëpinë e saj.

    Sipas raportit, ajo kishte paraqitur ankesa të vazhdueshme, në raste të caktuara edhe dy herë brenda ditës, duke kërkuar rivlerësimin e rrezikut dhe masa shtesë për sigurinë e saj.

    Raporti trajton gjithashtu procedurat lidhur me kujdesin ndaj djalit të mitur, për të cilin gjykata kishte vendosur që t’i besohej nënës.

    Vrasja dhe veprimet pas ngjarjes

    Më 25 tetor 2026, Arlinda Zekaj u vra në Vitomiricë të Pejës, ndërsa për vrasjen dyshohet kunati i saj, Albert Sylaj, i cili u arrestua dy ditë pas ngjarjes.

    Një ditë pas vrasjes, më 26 tetor, gjykata kishte pranuar kërkesën e prokurorisë për kryerjen e autopsisë.

    Sipas raportit, Instituti për Mjekësi Ligjore kishte ndërmarrë procedurat përkatëse, ndërsa raporti përfundimtar i autopsisë parashihej t’i përcillej prokurorit të rastit.

    Gjetjet e raportit ngrenë pikëpyetje serioze lidhur me mënyrën se si institucionet përgjegjëse i kishin trajtuar denoncimet, paralajmërimet dhe kërkesat për mbrojtje të viktimës.

    Megjithatë, evidentimi i lëshimeve institucionale nuk përbën në vetvete konstatim përfundimtar të përgjegjësisë penale të zyrtarëve të përfshirë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Arlinda Zekaj’s murder, the two ministries’ report reveals serious institutional concessions ʹ the victim had repeatedly sought protection

    The assassination of Arlinda Zekiaj on October 25th 2026 in Vitomirica of Peja has highlighted a series of institutional shortcomings and inactions, despite the victim’s continuing warnings of the danger.

    The Ministry of Justice and the Ministry of Internal Affairs’s joint report reveals delays and concessions in handling the case by institutions responsible for the safety and protection of domestic violence victims.

    Arlinda Zekiaj was killed on October 25th, minutes after being accompanied to her home by Kosovo Police officials.

    According to findings reported by the document, the victim had experienced more than 12 years of physical and psychological violence from her husband, whom she had married in 2010.

    She had returned to Kosovo during 2024 with her son while her husband was mainly in the United States.

    Police were notified of the gun, but it doesn’t turn out to be seized.

    One of the most disturbing findings of the report relates to the fact that police authorities had been informed that the victim’s husband possessed weapons with permission.

    However, according to the reviewed documentation, it does not result that Kosovo police have taken action to sequencing the weapon.

    The report also describes a December 2025 incident when the husband allegedly threatened and offended Arlinda, demanding that she leave home.

    According to the victim’s statements, he had later returned to the apartment and set fire to her personal items.

    The event was documented through a video Arlinda had handed to the police as proof.

    He wanted protection, reported up to twice a day

    The Constitutional Court in Pec had issued a defense order through which the husband was obliged to allow the victim to return and exploit the common house.

    The court ruling had also determined the distance he had to keep from the victim, two meters indoors and 20 metres outside respectively.

    Despite the judicial order, however, Arlinda had continued reporting to the police that she could not enter her home.

    According to the report, she had filed constant complaints, in certain cases twice a day, seeking risk reassessment and additional measures for her safety.

    The report also deals with procedures related to child care, for which the court had decided to trust the mother.

    Murder and Actions After the Event

    On October 25th 2026, Arlinda Zekaj was killed in Vitomirica, Peja, while her brother-in-law, Albert Sylaj, allegedly arrested two days after the event.

    A day after the assassination on October 26th, the court had accepted the prosecution’s request for an autopsy.

    According to the report, the Institute for Legal Medicine had undertaken relevant procedures, while the autopsy’s final report was submitted to the case prosecutor.

    The report’s findings raise serious questions about the way responsible institutions had addressed the victim’s indictments, warnings and requests for protection.

    However, the identity of institutional concessions does not in itself constitute the final conclusion of the criminal responsibility of officials involved.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ky është zyrtari i Ministrisë së Ekonomisë që dyshohet se kërcënoi me revole djalin e Donika Kadaj-Bujupit

    Ky është zyrtari i Ministrisë së Ekonomisë që dyshohet se kërcënoi me revole djalin e Donika Kadaj-Bujupit

    Ky është zyrtari i Ministrisë së Ekonomisë që dyshohet se kërcënoi me revole djalin e Donika Kadaj-Bujupit

    Zyrtari i Ministrisë së Ekonomisë, Sami Shaqiri, është personi që dyshohet se kërcënoi me armë djalin e ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupit.

    Rasti ka ndodhur sot, në objektin e Ministrisë së Ekonomisë, ndërsa Policia ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se është njoftuar rreth orës 12:00 për një rast të kanosjes.

    Djali i Kadaj-Bujupit ka konfirmuar për Insajderin se ishte kërcënuar me revole nga Shaqiri, i cili pas incidentit është shoqëruar në stacion policor.

    Sipas informacioneve të Insajderit, mosmarrëveshja mes tyre kishte nisur lidhur me një komision disiplinor.

    Burimi: Insajderi

  • Azemi: Punëtorët teknikë në Viti nuk kanë marrë pagat për katër muaj

    Azemi: Punëtorët teknikë në Viti nuk kanë marrë pagat për katër muaj

    Punëtorët teknikë të Qendrave të Mjekësisë Familjare (QMF) dhe të Komunës së Vitisë nuk kanë marrë pagat për katër muaj rresht.

    Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, i cili përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka dëgjuar shqetësimet e këtyre punëtorëve.

    Ai ka bërë të ditur se, pas takimit me punëtorët, sindikata ka propozuar ndërprerjen e punës nga dita e hënë, propozim ky që, sipas tij, është miratuar njëzëri.

    “Pas dëgjimit të shqetësimeve të tyre, Sindikata u propozoi një masë konkrete, e cila u miratua njëzëri: nga dita e hënë, këta punëtorë nuk do të paraqiten në vendet e tyre të punës deri në shlyerjen e plotë të të gjitha obligimeve financiare ndaj tyre”, ka shkruar Azemi.

    Ai e ka cilësuar të papranueshme situatën në të cilën, sipas tij, punëtorët mbeten pa paga për katër muaj, ndonëse vazhdojnë t’i kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.

    “Është e papranueshme që punëtorët të mbeten pa paga për katër muaj, ndërkohë që ata vazhdojnë të kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre”, ka theksuar Azemi. /Telegrafi/

  • Kanosje në objektin e Ministrisë së Ekonomisë, Policia shoqëron një person në stacion

    Kanosje në objektin e Ministrisë së Ekonomisë, Policia shoqëron një person në stacion

    Një rast i kanosjes është raportuar sot në objektin e Ministrisë së Ekonomisë në Prishtinë.

    Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinë, Enis Pllana.

    Sipas tij rasti është raportuar rreth orës 12:00, pas pranimit të informatës për një kanosje në këtë institucion.

    Njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin një person është shoqëruar në stacion policor.

    “Sot, rreth orës 12:00, Policia ka pranuar informatën për një rast të kanosjes në objektin e Ministrisë së Ekonomisë. Njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin një person është shoqëruar në stacion policor. Njësitet relevante janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Pllana. /Telegrafi/

  • “Kush don me e pa Fajtonën të zhveshur”, një tjetër postim i vjetër i Doresës bëhet publik nga familjarët e Jonës

    “Kush don me e pa Fajtonën të zhveshur”, një tjetër postim i vjetër i Doresës bëhet publik nga familjarët e Jonës

    Familjarët e Jonës kanë publikuar një tjetër postim të Doresës, të cilin kjo e fundit dyshohet se e kishte bërë për Jonën para disa vitesh.

    Ata kanë shpërndarë në llogarinë e banores së BBVK-së një screenshot që duket se tregon një postim të bërë nga influencerja në rrjetin social Snapchat.

    “Kush don me e pa Fajtonën të zhveshur apo videon e saj??? Bëni screenshot”, thuhet se kishte shkruar asokohe Doresa.

    Postimi ishte publikuar në gjuhën gjermane në Snapchat, por, për hir të transparencës, familjarët e Jonës e kanë përkthyer atë për ndjekësit.

    Ky është vetëm njëri nga postimet e shumta që familjarët kanë publikuar së fundmi në InstaStory, ku duket se paraqiten komente dhe deklarata të ndryshme që influencerja Doresa kishte bërë para disa vitesh.

    Këto postime ishin përfolur prej kohësh në internet, por vetëm së fundmi u publikuan nga profili zyrtar i Jonës.

    Banorja e BBVK-së i kishte folur për këto postime edhe gjatë përballjes me Doresën të premten në Big Brother VIP Kosova.

    Ajo gjithashtu deklaroi se do të ishte e gatshme të kërkonte falje vetëm nëse edhe influencerja do të bënte të njëjtën gjë, për shkak të veprimeve të saj të mëparshme. /Telegrafi/