Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, ku gjatë kontrollit të një kamioni janë gjetur pjesë të padeklaruara për automjete.
Sipas njoftimit të Doganës, rasti është zbuluar më 6 nëntor, gjatë kontrollit të një kamioni të ngarkuar me automjete, i cili po hynte në territorin e Kosovës për të përfunduar procedurat e zhdoganimit.
Gjatë kontrollit fizik të kamionit, zyrtarët doganorë kanë zbuluar pjesë për automjete që nuk ishin të përfshira në dokumentacionin përcjellës.
Vlera e mallrave të padeklaruara vlerësohet të jetë rreth 3 mijë e 400 euro, pa përfshirë detyrimet e importit.
Lidhur me rastin, Dogana ka iniciuar procedurë kundërvajtëse për mosdeklarim të mallrave, në përputhje me Kodin Doganor dhe të Akcizave.
Burimi: Dukagjini
