Category: Lajme

  • Napoli po shqyrton ndarjen me Kevin De Bruyne që në afatin kalimtar të janarit

    Napoli po shqyrton ndarjen me Kevin De Bruyne që në afatin kalimtar të janarit

    Napoli po shqyrton ndarjen me Kevin De Bruyne që në afatin kalimtar të janarit

    E ardhmja e Kevin De Bruyne te Napoli mund të marrë një kthesë të papritur. Sipas raportimeve, klubi italian po shqyrton mundësinë e një ndarjeje me marrëveshje të dyanshme me mesfushorin belg që në afatin kalimtar të janarit.

    Situata thuhet se është komplikuar pas një përplasjeje mes De Bruyne dhe Lorenzo Lucca gjatë një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve kundër Portos. Përveç kësaj, belgu raportohet të ketë pasur edhe tensione me Rasmus Højlund dhe kapitenin Giovanni Di Lorenzo.

    De Bruyne ka kontratë me Napolin deri në qershor të vitit 2027, ndërsa përfiton rreth 6 milionë euro në sezon. Mbetet të shihet nëse palët do të gjejnë një marrëveshje për t’i ndarë rrugët që në merkaton e dimrit./Klankosova.tv

  • Zyrtare: Jose Mourinho shpallet trajneri i muajit tetor në La Liga

    Zyrtare: Jose Mourinho shpallet trajneri i muajit tetor në La Liga

    Zyrtare: Jose Mourinho shpallet trajneri i muajit tetor në La Liga

    Jose Mourinho është shpallur zyrtarisht trajneri më i mirë i muajit tetor në La Liga, duke fituar çmimin individual për paraqitjet dhe rezultatet e arritura gjatë këtij muaji.

    Trajneri portugez ka marrë këtë vlerësim pas punës së bërë me skuadrën e tij, duke dëshmuar edhe një herë aftësitë për të ndërtuar një ekip konkurrues dhe për të nxjerrë maksimumin nga futbollistët që ka në dispozicion.

    Ky çmim vie si pasojē e psë fitoreve me rradhë në Laliga, duke përfshirë fitoren në ElClasico, ndaj Barcelonës./Klankosova.tv

  • Official: Jose Mourinho announced the October coach in La League

    JOr Mourino has officially been announced the best coach of October in La League, winning the individual award for presentations and results achieved this month.

    The Portuguese coach has received this assessment after working with his team, witnessing once again the skills to build a competitive team and to get the maximum out of available football players.

    This award comes as a succession of victories in Laligla, including victory at ElClasico, Barcelona. /Klankosova. tv

  • Naples has been considering sharing with Kevin De Bruyne since the transitional January deadline

    E Kevin De Bruyne’s future at Naples can take an unexpected turn. According to reports, the Italian club is considering the possibility of a two-way split with the Belgian midfielder in the transitional January deadline.

    The situation is said to have been complicated after a clash between De Bruyne and Lorenzo Lucca during a match of the Champions League against Porto. Additionally, Belgians are reported to have had tensions with Rasmussen Höyleund and Captain Giovanni Di Lorenzo.

    De Bruyne has a contract with Naples until June 2027, while he benefits about 6m euros in the season. It remains to be seen whether the parties will find an agreement to split the roads from the winter merkato. /Klankosova. tv

  • MASH: Vazhdon programi "Supershkollat", nxënësit e shkollave të mesme nga Maqedonia krijojnë lidhje me bashkëmoshatarët e tyre nga rajoni

    MASH: Vazhdon programi “Supershkollat”, nxënësit e shkollave të mesme nga Maqedonia krijojnë lidhje me bashkëmoshatarët e tyre nga rajoni

    “Shkëmbimet shkollore kanë ndikim të rëndësishëm dhe shumëdimensional pozitiv në sistemin arsimor. Ato mundësojnë shkëmbimin e praktikave të mira, njohurive dhe përvojave, të cilat mund të zbatohen dhe përshtaten në mjedise të ndryshme arsimore. Njëkohësisht, u japin mundësi mësimdhënësve të mësojnë nga njëri-tjetri, shkollave të zhvillojnë partneritete të reja, ndërsa nxënësve të socializohen, të njihen me popuj dhe kultura të tjera, të respektojnë diversitetin dhe të zhvillojnë ndjenjën e përkatësisë ndaj komuniteti më të gjerë”.

    Këtë e theksoi sekretari shtetëror në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Elena Ivanovska, gjatë prezantimit të shkollave që këtë vit janë pjesë e Skemës së Shkëmbimit të Shkollave të Ballkanit Perëndimor- program bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), ndërsa zbatohet nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) dhe Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

    “Më e rëndësishmja është se, përmes përvojave të tilla, të rinjtë përvetësojnë vlera dhe formohen si individë. Këto vlera nuk mbeten vetëm në klasë apo në shkollë. Nxënësit i bartin ato në shtëpitë e tyre, i përcjellin te familjet dhe komunitetet ku jetojnë dhe, në këtë mënyrë, kontribuojnë në zhvillimin dhe ndërtimin e një shoqërie më të hapur dhe më solidare. Nisma “Supershkollat” është e shkëlqyer.

    “Shkollat tona kanë mundësinë të krijojnë partneritete me shkolla nga vende të tjera, veçanërisht më gëzon fakti që, përmes thirrjes së re, synohet që këto partneritete të mos përfundojnë me realizimin e një projekti të vetëm, por të shndërrohen në marrëdhënie afatgjata dhe bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve arsimore, mësimdhënësve dhe nxënësve”, theksoi Ivanovska.

    Sekretari shtetërore theksoi se rajoni i Ballkanit Perëndimor, pavarësisht ngjashmërive të shumta të përbashkëta historike, kulturore dhe shoqërore, gjatë dekadave të fundit ka kaluar nëpër procese që kanë lënë pasoja në besimin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve. Prandaj, sot më shumë se kurrë nevojiten iniciativa që i afrojnë njerëzit, tejkalojnë paragjykimet dhe krijojnë ura të reja bashkëpunimi.

    “Pikërisht arsimi dhe të rinjtë janë pikënisja më e mirë për këtë. Përmes hapjes së sistemeve arsimore, shkëmbimit të përvojave dhe aktiviteteve të përbashkëta, krijojmë kushte për mirëkuptim më të mirë të ndërsjellë dhe për një rajon ku bashkëpunimi, e jo ndarjet, do të jetë përcaktimi ynë i përbashkët”, shtoi Ivanovska, duke shprehur mirënjohje për zbatuesit dhe mbështetësit e programit për përgjegjësinë e treguar ndaj të rinjve dhe së ardhmes së tyre.

    Sot u prezantuan gjithsej 52 shkolla nga rajoni, të cilat, përmes thirrjes së pestë të hapur për rrjetëzim në kuadër të programit „Supershkollat”, do të vazhdojnë të zhvillojnë partneritetet e krijuara tashmë përmes thirrjeve të mëparshme. Prej tyre, 10 shkolla janë nga Maqedonia: SHMK „Gjorçe Petrov” dhe SHMK „Orde Çopela” nga Prilepi, SHMEK „8 Shtatori” – Tetovë, SHMQSH „Josip Broz Tito” – Shkup, SHMK „Lupço Santov” – Koçan, SHMK „Mavrovë-Rostushë” – Mavrovë-Rostushë, SHMU „Dr. Jovan Kallauzi” – Manastir, QRAPT „Kiro Burnaz” – Kumanovë, QRAPT „Vanço Pitosheski” – Ohër dhe SHMK „Josif Josifovski” – Gjevgjeli.

  • Spalletti tregon pse nuk po e aktivizon Zhegrovën titullar te Juventusi

    Spalletti tregon pse nuk po e aktivizon Zhegrovën titullar te Juventusi

    Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, pas barazimit ndaj Fiorentinës, foli edhe për Edon Zhegrovën, duke treguar se pse ai nuk luan titullar, duke u munduar t’i vë në pah vështirësitë e tij për të ruajtur të njëjtin nivel gjatë gjithë ndeshjes.

    Strategu italian pranoi se pas paraqitjes së fundit ndaj Napolit kishte menduar ta aktivizonte Zhegrovën nga minuta e parë ndaj Fiorentinës.

    Spalletti theksoi se futbollisti kosovar ende ka vështirësi në ndeshjet ku kërkohet angazhim i madh si në fazën sulmuese, ashtu edhe në atë mbrojtëse.

    telegrafi.com

    “Ndodhin raste si ai i Zhegrovës. Pas ndeshjes së kaluar mendoja: Duhet të luajë titullar. Ndonjëherë bën minuta të fundit shumë të mira, por kur e aktivizon që nga fillimi, në ndeshje me shumë duele dhe ku duhet edhe të sulmosh, edhe të mbrohesh, humbet disa gjëra”.

    “Bën mirë një aspekt, por më pak mirë një tjetër. Nuk arrijmë të gjejmë kurrë ekuilibrin e plotë”, deklaroi Spalletti.

    Ndërkohë, Zhegrova ka ardhur sot në Kosovë, ku do t’i bashkohet Kombëtares për dy ndeshjet e nëntorit, ndaj Izraelit dhe Irlandës.

    telegrafi.com

    Ai shihet si një nga futbollistët kryesorë të Kosovës nga përzgjedhësi Franco Foda, i cili llogarit shumë në cilësitë e tij për sfidat e radhës. /Telegrafi/

  • Ministria e Ekonomisë: Zyrtari kërcënoi me armë eprorin e tij, arrestohet

    Ministria e Ekonomisë: Zyrtari kërcënoi me armë eprorin e tij, arrestohet

    Ministria e Ekonomisë ka konfirmuar se në objektin e saj ka ndodhur një incident serioz, gjatë të cilit një zyrtar i Ministrisë ka kërcënuar me armë zjarri një koleg të tij, i cili është udhëheqësi i tij i drejtpërdrejtë. Sipas Ministrisë, i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës.

    “Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës dhe, pas ndërmarrjes së veprimeve përkatëse, zyrtari i dyshuar është arrestuar. Zyrtarët dëshmitarë dhe personat e përfshirë në rast janë intervistuar dhe kanë dhënë deklaratat e tyre para organeve kompetente”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Ekonomisë.

    Ministria ka sqaruar se zyrtari i dyshuar është subjekt i një procedure disiplinore që nga muaji shtator, për çështje që lidhen me shkeljen e detyrave dhe përgjegjësive të punës.

    “Ministria e Ekonomisë e konsideron këtë sulm tejet serioz dhe të papranueshëm. Kërcënimet me armë zjarri, frikësimi dhe çdo formë e cenimit të shëndetit dhe jetës së njeriut, duhet të trajtohen me prioritet nga organet e drejtësisë”, thuhet më tej në reagim.

    Sipas Ministrisë, do të ndërmerren të gjitha veprimet që janë në kompetencën e saj, në përputhje me legjislacionin në fuqi, për trajtimin institucional të rastit dhe adresimin e çdo përgjegjësie eventuale disiplinore apo administrative.

    “Siguria e punonjësve dhe garantimi i një mjedisi të sigurt dhe profesional të punës mbeten prioritet i Ministrisë së Ekonomisë”, theksohet në reagim.

    Ministria ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga organet kompetente të drejtësisë dhe se deri në pranimin e raportit nga këto organe nuk do të komentojë më tej rrethanat e incidentit.

     

    Burimi: RTKLive

  • Ministry of Economy: Officer threatened with gun to his superior, arrested

    The economy ministry has confirmed that a serious incident took place in its facility, during which a ministry official has threatened a colleague, who is his direct leader, with a firearm. According to the ministry, the suspect has been arrested by Kosovo Police.

    The case was reported to the Kosovo Police and, following the respective actions company, the suspected official has been arrested. Witness officials and persons involved in the case have been interviewed and delivered their statements before competent bodies, said the Ministry of Economy’s response.

    The ministry has clarified that the alleged official is subject to a disciplinary procedure since September, on issues related to violations of tasks and work responsibilities.

    The Ministry of Economy considers this attack extremely serious and unacceptable. Threats with firearms, intimidation, and any form of health and human life violations should be handled with priorities from justice organs, further in response.

    According to the Ministry, all actions that are in its competence will be undertaken, in line with legislation in force, for the institutional treatment of the case and addressing any evental disciplinary or administrative responsibility.

    The safety of employees and ensuring a safe and professional working environment remain the priority of the Ministry of Economy, the response is highlighted.

    The ministry has made it known that the case is being investigated by competent justice bodies and that until the report is admitted by these organs it will not further comment on the circumstances of the incident.

     

    Source Layer: RTKLive

  • Lista Studentore e Serbisë premton dyfishimin e buxhetit ushtarak në 5 për qind

    Lista Studentore e Serbisë premton dyfishimin e buxhetit ushtarak në 5 për qind

    Përfaqësuesi i Listës Studentore dhe ish-oficeri i Ushtrisë së Serbisë (VS), Luka Ponorac, tha se kjo forcë politike do të synojë që buxheti për sistemin e mbrojtjes të arrijë në pesë për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), përkatësisht një rritje prej tri pikë përqindjeje.

    Duke prezantuar programin e Listës Studentore, ai tha se zbatimi i këtij plani për sistemin e mbrojtjes do të varet nga gjendja reale e financave dhe burimeve njerëzore që qeveria e re do të gjejë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë e Serbisë. Ai paralajmëroi gjithashtu vazhdimin e modernizimit dhe zhvillimin e barabartë të të gjitha degëve dhe shërbimeve ushtarake.

    “Deri më tani, projeksionet e buxhetit për ushtrinë kanë qenë afërsisht nga 2 deri në 2.5 për qind. Disa nga synimet, siç përcaktohen në program, janë që të synohet një rritje prej tri pikë përqindjeje, në mënyrë që të arrihen pesë për qind, sa është përcaktuar për ushtritë e vendeve të rajonit tonë, si në rajonin e afërt ashtu edhe në atë më të gjerë”, tha Ponorac, për Radio-Televizionin e Serbisë (RTS)

    Lista Studentore paralajmëron rritje të barabartë të pagave për pjesëtarët e ushtrisë, nga 20 deri në 30 për qind, por edhe “korrigjimin e padrejtësive”.

    “Ekziston një situatë ku një ushtar në njësinë speciale ka pagë më të lartë se një gjeneral. Ose një profesor në Akademinë Ushtarake, kolonel dhe doktor i shkencave, ka pagë më të ulët se një major në njësi, sepse Akademia i përket Ministrisë së Mbrojtjes dhe ata nuk marrin shtesën për shërbim në njësi”, shtoi Ponorac.

    Ai tha se do të ketë edhe prioritete në blerjen e pajisjeve ushtarake.

    “Për shembull, blerja e artilerisë raketore me rreze veprimi nga 150 deri në 300 kilometra. Natyrisht, edhe projekti i kupolës strategjike të mbrojtjes ajrore, me rreze të shkurtër, të mesme dhe të gjatë veprimi. Sistemi i rrjetëzuar për komunikim, komandim, drejtim dhe shkëmbim të informacioneve të sigurisë, pajisjet dhe sistemet për vëzhgimin dhe paralajmërimin ajror, si dhe blerja e mjeteve ajrore pa pilot”, deklaroi Ponorac për RTS-në.

    Ai tha se Lista Studentore synon të forcojë edhe rolin e këshillave profesionalë, Institutit Ushtarak-Teknik dhe Qendrës së Testimeve Teknike, ndërsa puna e shërbimeve të sigurisë duhet të “kthehet në kornizat ligjore”, përkatësisht të hetohet përgjegjësia e individëve për punën e tyre eventualisht të paligjshme.

    Sipas vlerësimeve të fundit të mediave vendore, me rishikimin e fundit të buxhetit për vitin 2026, për sektorin e mbrojtjes në Serbi ishin ndarë rreth 2.8 për qind e PBB-së, përkatësisht rreth 315.9 miliardë dinarë (rreth 2.37 miliardë euro).

    Buxheti ushtarak në vitin paraprak, 2025, ishte rreth 2.5 për qind e PBB-së, raporton Nova.

    Burimi: RTKLive

  • Labi befason: Mbi 200 mijë euro i fitova prej kur dola nga Big Brother

    Labi befason: Mbi 200 mijë euro i fitova prej kur dola nga Big Brother

    Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha, ka treguar se pjesëmarrja në spektaklin televiziv i ka sjellë përfitime të mëdha edhe pas përfundimit të aventurës së tij brenda shtëpisë.

    I ftuar në emisionin “Big Cast”, me Blinera Vitija në Klan Kosova, këngëtari ka folur për periudhën pas daljes nga reality show, duke zbuluar edhe shifrën e të ardhurave që pretendon se ka realizuar gjatë kësaj kohe.

    Sipas Labit, ai ka arritur të fitojë mbi 200 mijë euro, kryesisht përmes angazhimeve muzikore dhe performancave në evente të ndryshme.

    – YouTube www.youtube.com

    Duket se ekspozimi dhe vëmendja që mori gjatë qëndrimit në BBVK kanë ndikuar edhe në rritjen e kërkesës për paraqitjet e tij muzikore, duke i sjellë më shumë mundësi për të performuar para publikut.

    Këngëtari ka lënë të kuptohet se për të eksperienca në Big Brother nuk ka përfunduar ende, pavarësisht se tashmë është jashtë shtëpisë.

    Në njëfarë mënyre, Labi vazhdon ta shijojë vëmendjen që fitoi nga ky format, teksa angazhimet e tij pas spektaklit duket se kanë qenë mjaft të suksesshme.

    Deklarata e tij për fitimet mbi 200 mijë euro ka tërhequr vëmendje, duke e bërë pjesëmarrjen në Big Brother një eksperiencë që, sipas vetë artistit, i ka sjellë përfitime të konsiderueshme edhe në aspektin financiar. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com