Category: Lajme

  • Xhiroja spektakolare: Ylli rrëzoi liderin, Prishtina mposhti pejanët në sekondën e fundit

    Xhiroja spektakolare: Ylli rrëzoi liderin, Prishtina mposhti pejanët në sekondën e fundit

    Xhiroja spektakolare: Ylli rrëzoi liderin, Prishtina mposhti pejanët në sekondën e fundit

    Xhiroja e tetë e Superligës së Kosovës në basketboll solli super ndeshje dhe emocione të shumta në fundjavë.

    Ylli e sfidoi ballëlartë liderin që kryesonte tabelën, duke shënuar fitore bindëse ndaj tij me rezultat 105:86.

    Suharekasit treguan paraqitje shumë të mirë në këtë përballje ndaj Bashkimit, me një kontroll të lojhës dhe rezultatit.

    Te Ylli, më i dalluari ishte Davontrey Thomas, i cili realizoi “double-double” me 25 pikë e dhjetë kërcime, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në triumfin e skuadrës së tij.

    Në anën tjetër, te Bashkimi u dallua Shannon Shorter me 26 kërcime, ndërsa Divine Myles shtoi 23 pikë, por paraqitja e tyre nuk ishte e mjaftueshme për të shmangur humbjen.

    Ekipi nga Suhareka numëron pesë fitore e tri humbje pas tetë xhirosh, kurse skuadra prizrenase gjashtë fitore e dy humbje.

    Edhe Kampionët në fuqi, pa problem e tejkaluan Rahovecin,

    Trepça triumfoi ndaj Rahovecit me rezultat 92:58.

    “Xehetarët” dominuan takimin nga fillimi deri në fund, ndërsa Vreshtarat nuk arritën t’iu bëjnë ballë.

    Më i dalluari te ekipi mitrovicas ishte Kenneth Hasbrouck, i cili e përfundoi ndeshjen me 19 pikë.

    Trepça ka gjashtë fitore e dy humbje, kurse Rahoveci 029 dy fitore e gjashtë humbje.

    Në këtë xhiro u shënua edhe një rikthim spektakolar i Sigal Prishtinës ndaj Pejës.

    Prishtrinasit  shënuan fitore dramatike në udhëtim ndaj Pejës me rezultat 79:80. Një trepikësh i Arbër Sinanit në sekondën e fundit i siguroi kryeqytetasve fitoren në derbin e vjetër të basketbollit kosovar.

    Kjo ishte fitorja e parë e Sigal Prishtinës ndaj Pejës këtë sezon.

    Edhe ekipi tjetër nga Prishtina, Bora, arriti të fitojë në udhëtim ndaj Vëllaznimit me rezultat 79:72.

    Dy minuta e 35 sekonda para përfundimit, rezultati ishte i barabartë 67:67, por Bora u tregua më e saktë në momentet vendimtare, duke realizuar 12 pikë kundrejt pesë të vendasve për të siguruar fitoren. /Klankosova.tv

  • "Ke me i ra pishmon, se tani po lodhesh natën", Nichi ngacmon Zojën (VIDEO)

    “Ke me i ra pishmon, se tani po lodhesh natën”, Nichi ngacmon Zojën (VIDEO)

    "Ke me i ra pishmon, se tani po lodhesh natën", Nichi ngacmon Zojën (VIDEO)

    Thumbimet e ngacmimet mes banorëve të Big Brother VIP Kosova 5 s’kanë të ndalur.

    Ishte Nichi, i cili mëngjesin e sotëm, ia lëshoi disa fjalë Zojës.

    Kur reperi tentoi t’ia bëjë një pyetje asaj, ajo nuk pranoi.

    “Ke me i ra pishmon, se tani po lodhesh natën”, ia ktheu Nichi.

    Kjo ishte biseda mes tyre:

  • "Jo 171, por as 17", Zemaj i kundërpërgjigjet Kurtit për mjekët nga diaspora

    “Jo 171, por as 17”, Zemaj i kundërpërgjigjet Kurtit për mjekët nga diaspora

    "Jo 171, por as 17", Zemaj i kundërpërgjigjet Kurtit për mjekët nga diaspora

    Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i është kundërpërgjigjur kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili ka thënë se se gjatë vitit 2025, gjithsej 171 mjekë janë kthyer për të jetuar dhe punuar në Kosovë.

    Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputeti i LDK-së, i cili ka thënë se jo 171, por as 17 mjekë nuk kanë ardhur në Kosovë, duke ngritur disa pyetje për Kurtin.  

    “Jo 12 mjekë që janë kthyer për të punuar në spitalet private, por sa mjekë janë kthyer nga emigrimi dhe janë punësuar me kontrata të rregullta në sistemin publik shëndetësor të Kosovës? Sa prej tyre janë punësuar në QKUK dhe sa në spitalet rajonale?”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

    Ai ka thënë se kjo është pyetja që kërkon përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK-ja.

    “Jo propagandë, por emra, numra dhe dëshmi të punësimit. Qyetaret dhe pacientet nuk po kërkojmë statistika për licencime, ligjërata apo angazhime të përkohshme. Po kërkojmë të dijnë sa prej tyre janë kthyer për të punuar në institucionet publike shëndetësore.”, ka shkruar Zemaj. /Klankosova.tv

  • Kurti në Paris viziton STATION F, kampusin më të madh në botë për startup-e: Kosova ka potencial të madh në sektorin e teknologjisë

    Kurti në Paris viziton STATION F, kampusin më të madh në botë për startup-e: Kosova ka potencial të madh në sektorin e teknologjisë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar kampusin e njohur të teknologjisë dhe inovacionit STATION F në Paris të Francës, ku është njohur nga afër me kompani dhe iniciativa të ndryshme në fushën e teknologjisë, inteligjencës artificiale dhe inovacionit.

    Përmes një postimi, Kurti ka bërë të ditur se STATION F është një prej qendrave më të mëdha në botë për startup-e, e cila funksionon në një ndërtesë historike që dikur shërbente si depo kryesore mallrash dhe stacion trenash në kryeqytetin francez.

    “Një ndërtesë njëshekullore, që ishte ngritur dhe kishte shërbyer si depo kryesore mallrash e stacion trenash në Paris deri në vitin 2000 kur ishte mbyllur, tash e mëse një dekadë është qendër e teknologjisë dhe invocacionit. Me rreth 34 mijë metra katrorë hapësirë, dhe brenda saj, me më shumë se 700 investitorë, me qasje për më shumë se 9,000 startup-e dhe më shumë se 30 programe, STATION F është aktualisht kampusi dhe inkubatori më i madh në botë për startup-e”, ka shkruar Kurti.

    Kurti po ashtu ka shkruar se mes tjerash aty patën mundësi të takohen me përfaqësues kompanish që veprojnë në mes administratës publike, shkencës së sjelljes dhe inteligjencës artificiale, nëpërmjet zhvillimit të platformave të integruara për mbështetjen e vendimmarrjes dhe hartimin e politikave publike, por edhe me të tjera të teknologjisë së mbrojtjes (Defence Tech), të specializuara në zhvillimin e sistemeve autonome nënujore dhe dronëve detarë për mbrojtjen e flotave ushtarake, porteve dhe infrastrukturës kritike ujore.

    “TIK është nga sektorët më dinamik të ekonomisë sonë dhe aktualisht përbën 6 për qind të Bruto Produktit Vendor. Potenciali është më i madh se kaq, andaj ndërtimi i një ekosistemi, krahas bashkëpunimit, shkëmbimeve, përvojave dhe partneriteteve me eskpertë e qendra të tilla, i shërben përmbushjes së tij”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/


  • Spain’s bad news, Yamal s’lan to Czechia

    Barcelona’s attacker is expected to be missing in Spain’s next confronting the Czech Republic, valid for the fifth lap of the League of Nations.

    Physical concerns also concern the attacker of Real Socied, Michael Oyartzabal, who is suffering from the flu. For this reason, he has remained in San Sebastian and has not yet joined the rest of the selection team, Luis de la Fuente.

    However, the Spanish Royal Football Federation ( RFEF) has indicated that the two footballers are expected to join the team in the coming days, with the goal of being ready for the match against England, which will be held at the Metropolitano Stadium.

    The Federation has also confirmed that its medical staff is in constant contact with Barcelona and Real Sociedad medical teams, to closely convey the state of health and recovery of two football players.

    For the moment, it remains to be seen whether Yamal and Oyarzabal will be able to return in time for the challenge to England.

    Source Layer: RTKLive

  • Lajm i keq për Spanjën, Yamal s’luan ndaj Çekisë

    Lajm i keq për Spanjën, Yamal s’luan ndaj Çekisë

    Sulmuesi i Barcelonës pritet të mungojë në përballjen e radhës të Spanjës ndaj Republikës Çeke, e vlefshme për xhiron e pestë të Ligës së Kombeve.

    Shqetësime fizike ka edhe për sulmuesin e Real Sociedadit, Mikel Oyarzabal, i cili po vuan nga gripi. Për këtë arsye, ai ka mbetur në San Sebastián dhe nuk është bashkuar ende me pjesën tjetër të skuadrës së përzgjedhësit Luis de la Fuente.

    Megjithatë, Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka bërë të ditur se të dy futbollistët pritet t’i bashkohen ekipit në ditët në vijim, me synimin që të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Anglisë, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Metropolitano”.

    Federata ka konfirmuar gjithashtu se stafi i saj mjekësor është në kontakt të vazhdueshëm me ekipet mjekësore të Barcelonës dhe Real Sociedadit, për të përcjellë nga afër gjendjen shëndetësore dhe rikuperimin e dy futbollistëve.

    Për momentin, mbetet të shihet nëse Yamal dhe Oyarzabal do të jenë në gjendje të rikthehen në kohë për sfidën ndaj Anglisë.

    Burimi: RTKLive

  • G7 kërkon përgjigje për Ukrainën dhe Iranin

    G7 kërkon përgjigje për Ukrainën dhe Iranin

    Ministrat e Jashtëm të shtatë vendeve kryesore të industrializuara (G7) mblidhen në Paris për bisedime dyditore.

    Në fokus të diskutimeve, nën kryesimin e Francës, janë lufta agresore e Rusisë kundër Ukrainës dhe përpjekjet për arritjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse paqësore.

    Gjithashtu, ministrat do të diskutojnë për situatën në Lindjen e Mesme dhe sigurinë e rrugëve tregtare dhe detare.

    Me përfundimin e kryesisë franceze në fund të vitit, drejtimi i G7 do t’i kalojë Shteteve të Bashkuara në bazë të rotacionit të zakonshëm.

    Anëtarë të G7, përveç Gjermanisë dhe Francës, janë edhe Mbretëria e Bashkuar, Italia, Japonia, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Gjermania përfaqësohet në kryeqytetin francez do të udhëtojë ministri i Jashtëm Johann Wadephul.

    Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, planifikon që sulmet e fundit kibernetike nga një grup i dyshuar prorus të jenë ndër temat e diskutimit të takimit të ministrave të Jashtëm të G7.

    “Jemi në një luftë hibride. Prandaj u kam kërkuar vendeve të G7 që ta vendosin këtë çështje në qendër të debatit të tyre”, citohet ai nga agjencia italiane e lajmeve Ansa.

    Të dhëna të ndjeshme të ministrit të Jashtëm italian, Antonio Tajani, dhe të familjes së tij përfunduan në dark web.

    Si do të pozicionohet SHBA?

    Edhe kryediplomati amerikan Marco Rubio pritet të marrë pjesë në bisedimet në Paris.

    Vetëm një javë pas humbjes së republikanëve të presidentit Donald Trump në zgjedhjet e ndërmjetme, pritet me interes pozicionimi i SHBA në politikën e jashtme.

    Gjithashtu mbetet për t’u parë nëse, pesë javë para samitit të G20 në SHBA, vendet pjesëmarrëse do të arrijnë të gjejnë një qëndrim të përbashkët ndaj Rusisë dhe Kinës.

    Që nga e marta, Ukraina dhe Rusia do të zhvillojnë në Abu Dhabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe, bisedime nën ndërmjetësimin e SHBA-së për një përfundim të mundshëm të luftës së nisur nga Rusia në vitin 2022.

    Kjo është hera e parë që palët rikthehen në tryezën e negociatave që nga shkurti.

    Vendet evropiane kishin kërkuar me këmbëngulje të përfshiheshin në këto bisedime.

    Tashmë, sipas autoriteteve franceze, Evropa do të jetë “e përfaqësuar mirë” në negociata.

    Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur se në çfarë forme konkrete do të realizohet ky përfaqësim. /DW/

  • G7 seeks answers for Ukraine, Iran

    Foreign ministers of the seven main industrialized countries (G7) gather in Paris for two-day talks.

    The focus of the discussions, under the chairmanship of France, is Russia’s aggressive fight against Ukraine and efforts to achieve a comprehensive peaceful solution.

    The ministers will also discuss the situation in the Middle East and the safety of trade and sea routes.

    As the French leadership ends at the end of the year, G7’s direction will be passed to the United States on the usual rotation.

    Members of the G7, besides Germany and France, are the United Kingdom, Italy, Japan, Canada, and the United States of America.

    Germany is represented in the French capital, Foreign Minister Johann Wadefhul will travel.

    Italy’s Foreign Minister Antonio Tayan plans that the latest cyber attacks by a suspected prorus group are among the topics of discussing the G7 foreign ministers’ meeting.

    We’re in a hybrid war. So I have asked the G7 countries to put this issue at the center of their debate, he was quoted by the Italian news agency Ansa.

    The Italian Foreign Minister Antonio Tayan’s sensitive data, and his family ended up at dinner web.

    How will the United States be positioned?

    Even American diplomat Marco Rubio is expected to participate in talks in Paris.

    Just a week after the loss of the Republicans of President Donald Trump in the mid-election, US deployment in foreign policy is expected.

    It also remains to be seen whether, five weeks before the US G20 summit, participating countries will manage to find a common position on Russia and China.

    Since Tuesday, Ukraine and Russia will hold in Abu Dhabi, in the United Arab Emirates, talks under US mediation for a possible end to the war launched by Russia in 2022.

    This is the first time the parties have returned to the negotiating table since February.

    European countries had insisted on participating in these talks.

    Already, according to French authorities, Europe will be well represented in negotiations.

    However, it has not yet been disclosed in what concrete form this representation will be realised. /DW/

  • Identifikohen 10 lidhje ilegale të ujit në Prizren, Suharekë dhe Malishevë

    Identifikohen 10 lidhje ilegale të ujit në Prizren, Suharekë dhe Malishevë

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Hidroregjioni Jugor” ka identifikuar 10 lidhje ilegale të ujit gjatë javës së kaluar në zonat e shërbimit të saj.

    Sipas raportit javor të kompanisë, gjashtë prej lidhjeve të paautorizuara janë evidentuar në Prizren, tri në Suharekë dhe një në Malishevë.

    KRU “Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet dhe aksionet në terren për identifikimin dhe eliminimin e lidhjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit.

    Kompania ka paralajmëruar se do të ndërmarrë masa ndaj konsumatorëve që veprojnë në kundërshtim me rregullat dhe legjislacionin në fuqi.

    Po ashtu, u ka bërë apel qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe të mos keqpërdorin rrjetin e ujësjellësit. /Telegrafi/

  • NBA: Lakers vazhdojnë serinë e fitoreve, Reaves shkëlqen me 43 pikë

    NBA: Lakers vazhdojnë serinë e fitoreve, Reaves shkëlqen me 43 pikë

    Los Angeles Lakers kanë vazhduar me fitore, duke mposhtur Detroit Pistons me rezultat 121-116, edhe pse në këtë përballje mungoi ylli i skuadrës, Luka Doncic.

    Në mungesë të sllovenit, protagonisti kryesor i Lakers ishte Austin Reaves, i cili zhvilloi një ndeshje fantastike, duke realizuar 43 pikë dhe duke udhëhequr ekipin drejt fitores.

    Në Konferencën e Lindjes, Philadelphia 76ers janë rikthyer te fitoret, pasi triumfuan ndaj Chicago Bulls me rezultat 127-121. Jaylen Brown ishte më efikasi me 29 pikë, i ndjekur nga Tyrese Maxey me 27 dhe LeBron James me 22 pikë.

    Fitore të rëndësishme regjistruan edhe Boston Celtics, të cilët triumfuan bindshëm ndaj Milwaukee Bucks me rezultat 117-97. Paul George kontribuoi me 27 pikë, ndërsa Jayson Tatum shtoi 21 të tjera.

    Ndërkohë, Miami Heat arriti të mposhtë Sacramento Kings me rezultat 114-108, falë një paraqitjeje të shkëlqyer të Giannis Antetokounmpo, i cili realizoi 29 pikë dhe regjistroi 14 kërcime.

    Një fitore të thellë e shënuan Dallas Mavericks, që nuk patën shumë vështirësi ndaj Brooklyn Nets, duke triumfuar me rezultat 130-93. Cooper Flagg ishte ndër më meritorët për këtë sukses, me 25 pikë dhe 12 asistime.

    Në dy përballjet e tjera të mbrëmjes, Minnesota Timberwolves mposhti Utah Jazz me rezultat 115-100, ndërsa Los Angeles Clippers triumfuan ndaj New Orleans Pelicans me shifrat 139-123.

    Rezultatet e mbrëmjes në NBA:

    Los Angeles Lakers – Detroit Pistons 121-116

    Philadelphia 76ers – Chicago Bulls 127-121

    Boston Celtics – Milwaukee Bucks 117-97

    Miami Heat – Sacramento Kings 114-108

    Dallas Mavericks – Brooklyn Nets 130-93

    Minnesota Timberwolves – Utah Jazz 115-100

    Los Angeles Clippers – New Orleans Pelicans 139-123

    Burimi: RTKLive